Forumi Horizont | Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- N.q.s nje cift ndahet, dhe pastaj ribashkohen, dashuria mes tyre do ishte ajo e para? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7992)
N.q.s nje cift ndahet, dhe pastaj ribashkohen, dashuria mes tyre do ishte ajo e para?
N.q.s nje cift ndahet, dhe pastaj ribashkohen, dashuria mes tyre do ishte ajo e para? me ka ndodhur para pak kohesh te ndahem me te dashuren per nje kohe jo te gjate me saktesi 3.5 muaj. Mua me duket si njeri tjeter sillet ndryshe sikur te kishte rilindur nje dashuri tjeter brenda saj ndersa une te them te drejten bej pak cudi sepse kemi qendruar 5 vjet bashke dhe nuk eshte sjelle asnjehere ashtu m.gj.t nuk e di kerkoj mendimin tuaj.
mmm s'e di. ne pergjthesi pas cdo historije, cdokush ben 1 permbledhje te gjithe historise, duke pare anet negative edhe pozitive, edhe shpesh themi. sikur te me ndodhte tani( x gje) do reagoja apo do veproja ndryshe, ne kete rast do toleroja,ne nje tjeter do beja te kunderten.
ndoshta kete gje ben e dashura e jote. ndoshta ka kuptuar qe je shume i rendesishem per te, edhe eviton te bej te njejtat gabime, ky mund te jete nje motiv per te cilin ajo mund te jete ndryshe.
pastaj tani eshte fillimi , nese eshte gjthe pasion tani per tani, mos u merakos se dale ngadale zhduket vetevetiu pa e kuptuar fare (uroj qe jo, por realisht kjo gje ndodh sipas meje) vetem nese te 2ja palet bejne me rotacion, qe te ndryshojne pas nje periudhe kohe edhe cdo gje mund te jete fantasitike (mund te biesh ne dashuri po me te njejtin person ne nje menyre tjeter)
sipas meje "pauzat" bejne mire. reflekton edhe arrin te kuptosh pa qene e kondicionuar nga askush sesa i rendesishem eshte personi qe ke prane, sesa ja vlen te rrish me kete person, sesa ndjehesh mire, sesa "fiton"(jo per gjera materiale) nga ky raport etj. etj.
kshuqe pas cdo 6 muajsh sipas meje ndahuni edhe bashkohuni prap. mua do me pelqente ta praktikoja, por puna ime eshte akoma me ndryshe.
Citim:
Po citoj ato që tha durrsake_topolake
(mund te biesh ne dashuri po me te njejtin person ne nje menyre tjeter)
sipas meje "pauzat" bejne mire. reflekton edhe arrin te kuptosh pa qene e kondicionuar nga askush sesa i rendesishem eshte personi qe ke prane, sesa ja vlen te rrish me kete person, sesa ndjehesh mire, sesa "fiton"(jo per gjera materiale) nga ky raport etj. etj.
kshuqe pas cdo 6 muajsh sipas meje ndahuni edhe bashkohuni prap. mua do me pelqente ta praktikoja, por puna ime eshte akoma me ndryshe.
asgje :p
KK=kaq kisha
Citim:
Po citoj ato që tha durrsake_topolake
cdo 6 muajsh sipas meje ndahuni edhe bashkohuni prap [/B]
:armiq:
po te ishte i mir ai/ajo nuk do e kishe len
esht cmenduri te bashkohesh perseri
un per vete sdo kisha pranuar te bashkohem asnjeher perseri
vetem kur ta mendosh se kushedi sa tjera ka gjujt ai ne ate koh kur ska qen me ty te vjen ta vrasesh ne vend
Ketu une them qe e ke gabim se ti nuk gjuan ne kohen kur je "free"?
Dhe po gjuajti kjo do te thote qe ti nuk ishe e afte per te nuk arrite ta mbaje per vete prandaj dhe ai ose ajo detyrohet te permbushe ate boshllek qe i ke krijuar ne nje vend tjeter po jo dashuri tjeter se mund te doje vetem ty ok?
N.q.s nje cift ndahet, dhe pastaj ribashkohen, dashuria mes tyre do ishte ajo e para?
Kur nje çifte ndahet dhe bashkohet perseri, tregon se kan qene dashur sinqerish dhe duhen sinqerisht.. te pakten ky eshte opinioni im..
Nese nuk do ishin dashur, do e harroni njeri tjetrin shume shpejt dhe do thonin, "po si kemi bere me pare me njeri tjetrin".
Ribashkimi tregon, se e kane te veshtire te gjenden ne krahet e dikujt tjeter, e kane te veshtire te vazhdojne pa njeri tjetrin..
Flas ketu per çifte, qe nuk kane interes financjare tek njeri-tjetri..
Pershendetje
secili e ka mendimin e vet, esht e drejta jon te mendojm dhe te veprojm ashtu siq ne na konvenon me mir, fatmirsisht nuk jan tegjith njerezit njesoj
p.s : Ka ndarje po ka dhe ndarje te perkohshme, keto jan dy gjera te ndryshme
Rrofsh mori SABINA se na dhe zemer?
Ciao
Un them se varet tek arsyeja pse cifti jane ndare.
Nese shkaku i ndarjes eshte zgjidhur atehere lidhja dhe dashuria mund te jete po aq e forte, ne mos me shume se ajo e fillimit.
Por nese shkaku i ndarjes akoma egziston, atehere bashkimi mund te jete rrjedhoje e shume rrethanave (perfshire friken nga vetmia, fakti qe mesohesh me nje njeri etc), dhe si e tille dashuria eshte me e dobet dhe lidhja jo e qendrueshme.
NDAHUNI SA HERE TE KENI MUNDESI DHE BASHKOHUNI SA HERE TE MOS KENI MUNDESI
Nuk qenka nda asnje me duket keto kohet e fundit me duket
Billi!
Une mendoj qe cdo histori dashurie eshte e vecante dhe ndryshon nga njera-tjetra...Mua personalisht me ndosh shpesh kjo pasi partneri im shumicen e kohes eshte jashte vendit ku une jetoj dhe sa here takohemi gjithmone shoh ndryshime tek ai. Por edhe une ndryshoj...Me ka ndodhur qe jam ndare duke shfryre dhe betuar qe nuk do te bashkohem me dhe jam gjendur perseri pre e deshires per te qene me te...Kur jam ribashkuar kam vene re se shume shume boshlleqe jane mbushur...
Perfundimisht ne te gjithe jemi krijesa ne ndryshim...Edhe pa u ndare me partnerin nga viti ne vit mardhenia ndryshon dhe merr nuanca te tjera sepse ne ndryshojme...
Hajt suksese dhe mos merr shume mendime tek te tjere po gjeje vete drejtimin.Eshte me mire keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha Billi
Nuk qenka nda asnje me duket keto kohet e fundit me duket![]()
Per mua,buka qe thyhet s'ngjitet me.Nese e kam thyer njehere do thote qe kam patur arsye te forta,ato arsye nuk do ndryshojne nese ribashkohesh.Njeriu kalon nje periudhe "disintoksimi",qe ndjen mungesa morbide,e mungesa s'eshte e lidhur specifikisht me ate njeri por me rutinen qe kishte lidhur njeriu me te.
Kam me teper se tre vjet me partnerin tim aktual,s'kemi permendur asnjehere fjalen ndarje.Natyrisht ka pase raste ku kemi qene te acaruar etj. por ndarja s'ka qene opcion.Se di por personalisht besoj qe ne momentin qe fillohen e perdoren fjale si "ndarje,te le,te bej,te kthej..."atehere ajo lidhje se ka te gjate.Mgjth,kjo eshte dicka personale imja,pra perceptimi im i nje lidhjeje.Jam mese e bindur qe shumica e njerezve i perkufizojne lidhjet ne formen e tyre.Pra s'ka nje te vertete por shume te verteta
AJO BUKE QE THEMI NE DAKU NGJITET SA HERE TE DUASH DHE NUK E MERR VESH POR, PROBLEMI ESHTE PO E MORE VESH CA DO BESH KJO ESHTE IDEJA
Jo, sepse te dy mund te kene tradhetuar me vepra.
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.