Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)
Te rejat me te fundit , mbi informatiken.
Usb 3.0
Pregadituni per Usb3.0 Nje porte supereshpejte.
Intel po krijon chip-in e ri te komunikimit.
Tasme te gjithe e dime qe USB (Universal Serial Bus) na lejon te lidhim kompjuterin tone me periferi te ndryshme e te shkembejme te dhena me shpjetesi te madhe. Shume shpejt se afermi ne treg do te shfaqet nje tjeter dispozitiv, akoma me i shpejte. Dhjete here me i shpejte se Usb 2.0 i deri tanishem qe percjell 480 mb ne sekonde , Usb 3.0 do te percjelli 4.8 gb ne sek. Brenda 2009 do te nise prodhimi i ketyre Usb per te arritur tek ne do te duhet te presim 2010.
Chrome. Ju eshte merzitur IE dhe ta shpif Mozilla e firefox-it.
Nese keni bere qef me dy eksploruesat e mesiperm te internetit, tashme keni ne dispozicion edhe Chrome.
Chrome eshte nje browser sipas Google.
Mountain View ka leshuar kete software per te eksploruar internetin duke konkurruar keshtu Internet eXplorer dhe Co.
Tashme mos u çudisni me filozofine e Google qe po dominon hap pas hapi Rrjetin e madh. Edhe kesaj rradhe ja ka arritur.
Ju nuk duhet te beni gje tjeter veçse ta provoni, ne versionin beta . Chrome i ka dhene nje goditje ne stomak Microsoftit qe eshte i zene me krijimin e IE 8.
Po cilat jane kartat fituese te chrome te google.,
Thjeshtesi, stabilitet dhe shpejtesi.
Ne fund ka integruar nje motorr JavaScript V8 qe shton shpejtesine e aplikimeve te Web.
E çfare doni me shume.!!!!
Per te dyten ka teme me vete. E kam hap une diten qe doli ne publik.
Dy nga kampionet e Jeopardy ndeshen me Watson, nje kompjuter i prodhuar nga IBM. Ndeshja, rezultati i se ciles eshte sekret, do te transmetohet te henen.
Kjo eshte hera e dyte, ku njeriu ndeshet me makinen. Hera e pare ishte Kasparon vs Deep Blue, nje kompjuter i prodhuar po nga IBM. Kjo ndeshje perfundoi me fitoren e Deep Blue. Te pakten, tha Kasparov, Deep Blue nuk u kenaq nga fitorja.
Nokia behet partnere me Microsoft qe te lancojne brezin e ri te smartphones me Nokia hardware dhe me WP7 software (Windows Phone 7).
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nokia behet partnere me Microsoft qe te lancojne brezin e ri te smartphones me Nokia hardware dhe me WP7 software (Windows Phone 7).
Nuk e di se c'nenkupton me petlla te fshira. Mund te behesh me eksplicite?
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nuk e di se c'nenkupton me petlla te fshira. Mund te behesh me eksplicite?
Aaaaa, pancakes, palacinka, krepa . Yep. Ke ndonje mendje per qerasje?
Re: Chrome. Ju eshte merzitur IE dhe ta shpif Mozilla e firefox-it.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nese keni bere qef me dy eksploruesat e mesiperm te internetit, tashme keni ne dispozicion edhe Chrome.
Chrome eshte nje browser sipas Google.
Mountain View ka leshuar kete software per te eksploruar internetin duke konkurruar keshtu Internet eXplorer dhe Co.
Tashme mos u çudisni me filozofine e Google qe po dominon hap pas hapi Rrjetin e madh. Edhe kesaj rradhe ja ka arritur.
Ju nuk duhet te beni gje tjeter veçse ta provoni, ne versionin beta . Chrome i ka dhene nje goditje ne stomak Microsoftit qe eshte i zene me krijimin e IE 8.
Po cilat jane kartat fituese te chrome te google.,
Thjeshtesi, stabilitet dhe shpejtesi.
Ne fund ka integruar nje motorr JavaScript V8 qe shton shpejtesine e aplikimeve te Web.
E çfare doni me shume.!!!!
Po, mjafton te fikesh dhe te ndezesh modemin ADSL qe ke ne shtepi.
Me qarte?
.. se keto dite kam dhe probleme me Pc, punon, po sme punon telefoni fix ..edhe kjo ka t'bej me kete qe the ? ( Sa per fishat i kam levizur komplet).
IP eshte nje adrese qe te jepet nga kompania jote e internetit momentin qe ti ndez pajisjen e modemit ne shtepi. Sa here qe ti e fik dhe e ndez serish, ajo adrese ndryshohet. Kjo per vet faktin se mbajtja e nje IPje te pandryshueshme kushton dhe zakonisht e perdorin vetem biznese te caktuara ose ndonje pasanik psikopat.
Persa i perket telefonit, do duhet te flasesh me kompanine. Ti ku jeton? Ne Shqiperi psh ata qe kane dhe internet dhe telefon nga e njejta kompani, zakonisht kane nje pajisje te vogel te kablli i telefonit qe vjen nga jasht. Kjo pajisje merr nga njera ane kabllin qe vjen nga jasht, dhe e ndan ne dy kabllo te tjera ne anen tjeter. Nje per telefonin dhe nje per modemin. Kjo pajisje quhet Splitter keshtu qe shikoje njehere mos ka levizur ndonje fishe aty. Eshte maksimumi sa nje kuti shkrepseje ose sa gjysma e saj. Nese je jashte... nuk di c'te them.
Tjeter?
***IP eshte nje adrese qe te jepet nga kompania jote e internetit momentin qe ti ndez pajisjen e modemit ne shtepi. Sa here qe ti e fik dhe e ndez serish, ajo adrese ndryshohet. Kjo per vet faktin se mbajtja e nje IPje te pandryshueshme kushton dhe zakonisht e perdorin vetem biznese te caktuara ose ndonje pasanik psikopat. **
çeshte e drejta un kam nje mik, qe me te daja çdo gje, edhe ndaj akoma( gjithmon le lidhje me pc) dhe me te konsultoja çdo gje, po tani eshte shpergulur diku larg ( arsyet pak rendesi kan) dhe s'mbaj dot kontakte, qe te interesohesha me shume , per problemin tim qe e parashtrova ketu.duke qen i Dipllomuar ne kete profession.Gjthsesi Flm do bej kete qe me udhezove, nese funskionon aq me mire, nese jo , do shtroj pyetje te tjera.
Per citimin e dyt, jetoj jashte..sdi a do me mdihmoje dot. Do i hedh nje sy Librit qe me kan rekomanduar Kompanite e flasim prap. Mund te them vetem qe jam e lidhur me SFR.
Flm gjithsesi .
Rreth 150 mije vete qe perdorin gmail, u jane fshire te gjitha mesazhet. (ndonjeri ketu?)
Megjithate kjo perben vetem 0.08% e te gjithe perdoruesve te gmail.
Nderkohe, Google po punon per te rekuperuar nje pjese te tyre.
Mire qe me kujtove ta kontrolloj se kam harru fare qe kam edhe aty nje adrese ............ .
Babait tim iu bllokua dje e-maili por per fat, bente pjese te ai grup te cilit iu rekuperua aksesi dhe e-mailet brenda dites. Ne mengjes faqja s'te linte te beje log in me pretekstin se e-maili nuk ekzistonte. Me pas ishte kycur nga Gmail dhe me pas, pas disa oresh ishte perseri aktive. Ndoshta ka qene dhe incident pa lidhje por ishte ne te njejten dite me problemin e Gmail dhe babai im nuk e perdor kurre adresen pasi kredencialet i ka vetem per Google Voice.
Meqe jemi te lajmet... iPad 2 doli ne treg. Me CPU A5 2 here me te shpejte se iPad dhe me grafika deri ne 9 here me te shpejta se iPad. Cmimi? Njesoj si iPad kur doli per here te pare ne treg.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Meqe jemi te lajmet... iPad 2 doli ne treg. Me CPU A5 2 here me te shpejte se iPad dhe me grafika deri ne 9 here me te shpejta se iPad. Cmimi? Njesoj si iPad kur doli per here te pare ne treg.
Ndersa une do te thoja: "Kush ka ndermend ta bleje, le te gjeje ndonje te pakenaqur si puna jote"
Dhe meqe ra fjala, lexoje pak se c'ka thene "shefi" i Samsungut.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ndersa une do te thoja: "Kush ka ndermend ta bleje, le te gjeje ndonje te pakenaqur si puna jote"
Dhe meqe ra fjala, lexoje pak se c'ka thene "shefi" i Samsungut.
Qe keto IPad e Iphone/Blackberry s'duhen per asgje e kuptova kur kisha Iphone vete. Te parin fare. Keto jane lodra qe i ngjajne kompjuterit, por duhen aq sa duhet nje kompjuter pa tastjere dhe pa mouse...
Kujt i hyn ne xhep te kontrolloje emailet ore e minut pervec ndonje biznesmeni qe bazon punen ne to. Apo eshte ndonje mrekulli e madhe te kesh video ne telefon, kur duhen 3 diploma dhe nje PC qe te ngarkosh videon ne telefon, pasi e ke konvertuar me mundim ne formatin qe do telefoni/Ipadi.
Keto lodra vetem sa po ngushtojne hapesirat ku njeriu mund te jetoje pa teknologji. Tani cdo pordhe qe behet shkruhet me vrap ne blackberry messenger, per te kuptuar pas nje viti qe jeta jote eshte prape bosh, megjithese derdh cdo moment tendin ne publik. Ne asnje drejtim IPadi nuk mund te afrohet me nje kompjuter te mirefillte. Madje ajo qe thote shefi i Samsungut, qe perdoruesit s'pyesin per shptejtesi, tregon se keto jane objekte loder, jo objekte qe duhen per pune. Pardje hoqa te zinjte e ullirit te coj nje file nga kompjuteri ne Blackberry. Me gjithe menute e kmplikuara nuk kishte asnje opsion per te lexuar file ne local network. Mu desh te instaloj Blutooth ne kompjuter qe Blackberry te lidhej me kompjuterin per te marre nje file. Keto jane lodra qe s'kane autonomi nga PC. Ne fund zgjidhja gjehet po tek tastjera dhe mouse. Per te mos thene qe Apple e ka PC te domosdoshme qe ti punojne lodrat.
Ke prekur nje ide qe riciklohet dhe del ne siperfaqe sa here qe ka ndonje revolucion teknologjik.
Ka qene nje levizje sociale ne Britani qe quheshin Luditet dhe qe ishin kunder industrializimit.
Sot me kete emer quhen ata qe jane kunder progresit teknologjik.
Une vete akoma s'kam blere tablet por po shikoj te blej nje.
Nje vleresim shume interesant qe kam lexuar ka qene qe tableta si pajisje i perket mesit te dhomes te ndenjes. E ka vendin mbi tavolinen e mesit, apo krahun e kolltukut aty ku qendron edhe nje reviste apo liber, apo edhe nje pult televizori.
Dmth nuk duhet te konsiderohet si pajisje pune, por pajisje per kohen e lire, njelloj si libri, apo televizori.
Me bezdis fakti qe per te pare parashikimin e kohes (per shembull) ne internet, me duhet te hap kapakun (a laptopit), shtyp buttonin, prit nja 10 sekonda sa te zgjohet kompjuteri, shtyp paswordin, hap browserin, kliko te ikona favorite etj etj.. (kuptohet idea).
Ose, nqs don te lexosh nje artikull online dhe te shtrihesh nderkohe, laptopi eshte komplet i paperdorshem: hiq fishat, perdor mousin e laptopit duke qene i shtrire etj.
Qe te dal prap te ideja. Dikush i quan njerezit e sotem extended-humans (njerez te shtuar??). Ne te gjithe jemi extended humans, qe nuk mund te bejme pa celular, pa televizor, internet, dikush nuk ben dot pa vene statusin online (qef o qef eshte kjo dynja). Nuk eshte e re. Njeriu ka qene extended qysh kur ka shpikur rroten. Njerezit e atehereshem nuk mund ta shihnin jeten e tyre pa qerret, ne sot pa internetin. Ky zinxhir do te zgjatet me hallka te tjera medoemos.
makes sense lost nese ke qejf te lexosh artikuj etj si pun reviste me ate easy access behet terheqse ideja, por edhe cdo second te jetes te kesh kaq easy access me duket jo edhe aq e shendetshme. njeriu ka nevoje per qetesi, kur jam larg lop topit dhe larg botes informacioneve internetit tv per nje gjys dite me duket sikur me ka be hajer lol
Nuk ka nevoje te hapet kaq shume diskutimi. Tani po shkruaj ne ekranin e TV dhe pult komandimi kam tastjere wireless. Paralel degjoj nje film qe behet streaming online. U be pak i merzitshem e thashe te hap njehere forumin. Pra, nuk ke te besh me diskutim anti-teknologji, por me vleresimin e disa produkteve qe nuk rrine as ne qiell as ne toke. Me cmimin e IPadit blen nje laptop dhe e lidh me televizorin njehere e mire. Hap trefishin e formateve video dhe ke mundesi adaptimi/azhornimi. Ata te Apple krijojne lodra interesante, shume te avancuara teknikisht, por pa vlere. Njesoj sic eshte playstation apo xbox per ata qe nuk luajne lojra.
Tundimin per te vene duart ne nje arritje teknologjike e kemi te gjithe, por kohet e fundit kam filluar te mendohem mire per cfare duhet pajisja kur e blej. Nuk jemi me qejflinj qe s'kemi pare kompjuter me sy. Tani cdo pajisje duhet pare ne funksionin e vet per te evituar te na mblidhen rraqe qe per dy vjet s'kane asnje vlere (shembull vete IPadi).
Prit tani se u be interesant filmi (Defiance).
Dhe nje shembull tjeter (se ky filmi e paska me nge). Mora nje GPS navigator javen qe shkoi. E perdora, me beri pune, por e ktheva prape. Per nje here ne vit qe me duhet navigatori s'ia vlen te parkoj leket. Po te kishte ndonje funksion qe pres ka ca kohe, do e kisha mbajtur. Psh. te behej guide turstike, te me spjegoje gjithe historine e cdo ndertese qe kam perpara ne nje qytet te ri, te me spjegoje ku u dogj Giordano Bruno apo ku iu pre koka mbretit te Frances. Ti them navigatorit me bej nje xhiro turistike me neper qytet, te pyese je me kembe, makine apo biciklete, dhe te zgjedhe rruge te bukura dhe rruges te me flase ca po shof, qofte dhe fabrika apo uzina. Ashtu do e mbaja dhe sikur nje here ne vit ta perdorja. Ashtu do mbaja dhe IPad po te bente gjera te tilla. Po ja qe deri tani duhet vetem per te hap emailet ne menyre fancy.
Faje sdashke gjo fare ti.... Mundesisht ipadi kur te te tregoje gjithe keto gjona, te jet ne gjendje te kuptoje dhe mendjen apo deshiren enje femre ne ndonje cep te guides turistike, lol
Ps. Imagjino gps te te thot: make a left in 500 ft, walk straight 200 ft, on the right side there is a brunette who likes to fxuk, ...... Turn ur head on the right , u can fxuk ur destination now lol
Hmmm
Pajisjet elektronike blihen për ato shërbime të cilat ka nevojë njeriu. Nga ana logjike nuk ka kuptim të blesh një iPad vetëm me treguar që je në një hap me teknologjine (mgjs personi që mendon një gjë të tillë, praktikisht ka kapacitetin intelektual të një amebe).
Shpenzimi, mendoj se duhet të justifikojë qëllimin. Nqs një iPad apo çfarëdo lloj tablet ju hyn në punë realisht, blerja është një investim, dhe çdo investim ka dhe koston e zhvlerësimit për kohën që kalon. Se ku mund ta përdorni, kjo varet nga puna që bëni.
Asnjë pajisje elektronike që prodhohet sot, nuk i kënaq konsumatorët 100%, pasi çdokush ka preferenca personale për punët që kryejnë, dhe normale që do ketë të pakënaqur.
Hmmm
Meqë jemi tek iPad2
Videoja e mesiperme eshte llaftar, realitet "i hidhur"
Duke qene se i rreshqitem pak fillimit te bisedes, shefi i Samsungut tha se pajisjet e tyre (konkretisht Galaxy Tab) jane ende shume pas ne krahasim me konkurrentin e tyre nr. 1, iPadin.
Persa i perket teknologjise dhe varesise tone prej saj, s'po komentoj pasi si moderator i ketij sektori, dihet se jam i zhytur ne mmm deri ne qafe
Ndersa per idene e Fajtorit mbi GPSin multifunksional, pak a shume dicka te tille e ke ne Android dhe quhet Augmented Reality. Aktualisht une e perdor per testim nepermjet nje programi qe quhet Layar dhe momentin qe hap kameran, programi perpiqet te identifikoje ndertesat, jep te dhena historike dhe jep sugjerime mbi pikat interesante rrotull meje, gjithmone duke u bazuar ne te dhenat e GPSit. Dhe te gjitha keto ne nje celular te vogel sa nje mut cobani. )) (sic thote vjerri im).
Me falni qe e prisha pak gjuhen por meqe u mblodhem fytyra te vjetra ne kete postim, u ndjeva disi mes miqsh.
Fytyre e vjeter je vet
Ka nja dy dite qe ka dale IE9.
Eshte i shpejte ne pergjithsi dhe i paster ne UI.
Megjithate shoh qe ka probleme per shembull kur shkruaj mesazhet ne gmail.
Gjithashtu edhe scrolling e ka si me te ngecme kur ke hapur ndonje faqe me video flash.
Chrome it is for me, still !
Une e instalova dje ne zyre dhe me pelqeu qe zinte me pak hapsire se Chrome dhe sic e the dhe ti, ishte shume i paster. E provova me faqet qe hap zakonisht si FB, iGoogle etj dhe mu duk vertet shume i shpejte. Por nuk mund te them se do ta nderroja dhe une me Chrome pasi dashur pa dashur, e kam kopsitur Chromin me shtojcat qe me nevojiten perdite... Dhe ne fund te fundit, qe te lesh dicka qe te ben pune per dicka qe nuk e di nese do te te plotesoje 100% ato qe po le... them se nuk ja vlen barra qerane.
Dhe dicka tjeter, IE9 eshte vetem per Windows 7 (mbase dhe Vista por nuk kam qe ta testoj). Per XP nuk ben... XP nuk ka arkitekturen e duhur qe ta mbeshtese...
E di qe mund te jem pak si jashte teme, por po me pelqekan diskutimet mbi Ipad, I-phone dhe apple.
Ka disa muaj qe me eshte fiksuar te blej nje mall apple... As vete se di cilin sepse produktet jane njeri me i bukur dhe i duhur se tjetri.
Te blej I-pad, kot sa per tangerllik, mahhhh sma mbushte syrin. Kam ndejtur 1 ore nje dite ne Qender komerciale per ta studiuar disi, dhe si perfundim vendosa qe ishte nje investim i tepert qe sme hyn ne pune per asgje, vecse per te kontrolluar email, facebook ose msn.
I-phone te prish mendjen me ato 3000 aplicacionet, por tani per tani e kam nje smart phone Nokia dhe po nuk u thy skam per ta nderruar per I-phone.
Si perfundim jam fiksuar tek nje MacBookPro......(meqe kam deshire te nderroj pc)
Ju qe jeni icik me eksperte ne kete fushe, ja vlen nje investim i tille?
Meqe po pyet, MacBook mund t'ia vleje. Me duket se eshte me SSD (solid state drive, jo me hard disk). Kjo ben qe bateria te zgjasi me shume dhe mos kete nevoje per defragmentim. Po qe se e perdor kompjuterin vetem per gjera standart dhe nuk ke nevoje per variante te ndryshme programesh, MacBook eshte laptop qe vlen. Plus qe ka design elegant qe i shkon femrave. Sidoqofte s'kam pas noiher Mac, keto me te degjuar dhe pare neper dyqane i kam. Nje i njohur kishte ate te hollin fare qe sa kishte dale, vertet i bukur si fletore, por ka ekran te vogel per te punuar rehat.
Merr nje iPhone pasi dhe nevojat do te ti plotesoje por edhe do impresionohesh me kollajllekun qe ofron. Kete e them duke u bazuar te gruaja ime. Sapo e solla iPhonin ne shtepi ma perlau dhe nuk e kam pare me (iPhonin).
Per iPad... nuk di c'te them. Eshte nje iPhone i madh por qe nuk funksionon si celular. Eshte SHUME impresionues por nuk e di sa praktik eshte per te perditshmen tende. Po te kisha cash mjaftueshem dhe po te mos kisha ne plan nje aparat fotografik si blerjen time te rradhes, ndoshta do kisha goditur nje iPad.
Per MacBook... Eshte havale per disa arsye.
1. Kushton shume. Por kur themi shume, llogarite edhe sa dyfishi i nje laptopi te thjeshte. Une kam perdorur pakez MacBook Air (ai i holli qe thote Fajtori) dhe eshte vertet praktik (pertej ekranit te vogel). Eshte si iPad me tastiere Por qe normale, ka nje sistem operativ te plote, jo si iPad qe s'ka as porte USB
2. Meqe dolem te sistemi operativ, nese nuk ke perdorur Mac me pare, do duhet te familjarizohesh me programin e tyre. Ki parasysh qe po s'u ambjentove dot, gjithe ato leke qe do kesh hedhur per MacBook do ndryshken me kalimin e kohes duke u konsumuar ne nje perqindje aq te moderuar saqe Steve Jobs do shkulte dhe ato pak floke qe i kane ngelur.
3. S'kam arsye te trete, dy te parat besoj se mjaftojne.
Skype eshte blere pardje nga Microsoft por kam harruar t'jua komunikoj sapo e mesova
Bobo, e degjova kete. Do na e beje si MSN, lajle lule me reklama ne 4 anet.
Nuk e di nese do ta ndryshojne interface-in pasi Skype eshte nje produkt i suksesshem. Çdo ndryshim qofte edhe vizual do te kishte kostot perkatese...
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nuk e di nese do ta ndryshojne interface-in pasi Skype eshte nje produkt i suksesshem. Çdo ndryshim qofte edhe vizual do te kishte kostot perkatese...
Kush kishte iPhone ketu?
Skype eshte e ardhmja e telefonise celulare, keshtu qe pas pc lufta do perqendrohet tek ata.
3 dite pasi e mor Microsofti Skypen mu prish dhe nuk rregullohej me me reinstalim. Mu desh te azhornoja Windows dhe prape nuk punoi. Ne fund zbulova se e kishte nje zgjedhje per Compatibility qe e kisha lene per Vista dhe versioni ri Skype 5.3 shkonte ne crash pa u ndezur mire.
Sa e kam sha Microsoftin.
Dulcis, kam pas une IPhone, por ne shekullin XIX.
Do te doja qe dikush, brenda mundesive, te me shpjegonte ca pro e ca kontro ne lidhje me iPhone. Kam qene gjithmone skeptike ndaj touchscreen-eve e per me teper i qendroj akoma besnike Nokias. Por nuk kam shume njohuri mbi iPhone, te miat jane me teper paragjykime.
Po me tundojne per ta blere nje... Nuk di...
Citim:
Po citoj ato që tha al74
i sukseshem me 600 e kusur milion borxh?!. kushedi c'strategji ka Billi.
Varet sa te pelqen te kesh mundesi per MP3, video, email ne telefon, telekomande ne telefon, etj (dje pashe njerin qe komandonte mouse e kompjuterit nga IPhone pa hardware tjeter).
Nga ana tjeter qe te fusesh video e MP3 duhet se s'ben programi i tyre (ndersa Blackberry lidhet si external storage me kompjuterin). Se di nqs IPhonet e fundit kane ndryshuar ne kete drejtim.
Touch screen eshte terribel, llogarit sa here te jesh ne levizje, autobus, lokal, dyqan, ne ecje, do e kesh te pamundur te shkruash mesazh pa gabime (email ose sms). Blackberry psh ka edhe tastjere prej verteti.
Me pak fjale varet sa aktivitete do te fusesh ne telefon. Sic te thashe, e ben dhe telekomande, GPS navigator, ndricues per naten, etj, por sa me shume aktivitete te futen brenda nje kutie, aq me i veshtire behet perdorimi i secilit aktivitet. Fjala vjen, per te bere nje telefon do shtypesh ne fillim ikonen perkatese, do shtypesh nr ne ekran (ose do zgjedhesh kontaktin, do hapesh syte mire mos ke shtyp gje gabim (me touch screen smerr vesh gje ke shtype po nuk e pe me sy ekranin gjithe kohes), etj.
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Do te doja qe dikush, brenda mundesive, te me shpjegonte ca pro e ca kontro ne lidhje me iPhone. Kam qene gjithmone skeptike ndaj touchscreen-eve e per me teper i qendroj akoma besnike Nokias. Por nuk kam shume njohuri mbi iPhone, te miat jane me teper paragjykime.
Po me tundojne per ta blere nje... Nuk di...
Me kete shpjegim qe sapo me bere Fajtor.. Me perforcove dyshimet qe kisha... Aplikacionet-opsionet e mp3, gps, navigim, etj etj i gjen edhe ne telefonat e tjere. Qe t'i kesh te gjitha brenda Nokia E7 eshte llahtari fare.. po olele sa kushton..
Po shpresoja mos me pakesonte ndokush paragjykimet...
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
iPhone pro dhe contro?
Pro: Eshte fenomenal, i shpejte, elegant, praktik, ben pothuajse cdo gje qe ti pret nje telefon te beje...
Contro: Eshte i shtrenjte, pjeset e kembimit i ka te shtrenjta, eshte delikat (e them nga eksperienca personale).
Persa i perket ekranit me prekje, eshte dashur pa dashur e tashmja dhe e ardhmja. Te gjitha kompanite qe prodhojne telefona celulare tashme jane perqendruar kryesisht ne ekrane me prekje. Telefoni duket me elegant, perdoruesi ka me shume hapsire per te pare media dhe per te perdorur internetin.
Ti je besnike ndaj Nokias? Ata tashme po kooperojne me Microsoft dhe do hapin linjen e re te telefonave celulare me sistem operativ WP (Windows Phone) i cili punon ne aparate me ekran me prekje. Gjithashtu, perderisa cmimet e impulseve telefonike jane gjithmone ne renie, s'do kursesh me leke duke derguar SMS por do flasesh si njeri qe te kuptohesh qarte. Kjo ka rendesi pasi nese perdorimi i tastieres eshte i rendesishem per ty, tastierat virtuale jane praktike por edhe nese nuk te duken te tilla, nuk eshte se do ti perdoresh shume per te shkruajtur romane ne celular...
Faleminderit per informacionet gjithsesi.
Ja ti pakeson Lordi. Sidoqofte, per mua Nokia ka kohe qe ka dale nga preferncat. Samsung dhe Blackberry po bejne telefona shume me interesante se Nokia. Po ne fund telefoni eshte telefon. Mjafton te besh telefona kollaj, te kete rubrike dhe te cosh sms kollaj. IPhone ma falen dhe se mora (te perdorur), preferova t'ia fal ndonje tjetri qe e vlereson me shume.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.