| Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- VOTA VOTA, vota me rrota :D (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13050)
VOTA VOTA, vota me rrota :D
Qe nga kohe e pare
Qe kur lindi bota
Te ne s'mbahet mend
Kur u perdor vota
Per qindra vjet rresht
Bridhte ne Shqiperi
Asnjeri s'ja varte
S'kishte leverdi
I ra vlera fare
I ra dinjiteti
Forcen nuk ja dinin
S'mirte vesh mileti
Ne rruge jetime
E gjeti Enveri
E mori per dore
Ne diell e nderi
Vota mori pamje
i erdh bukuria
Veten shpejt e gjeti
E ju rrit fuqia
Njeri nuk e vidhte
S'ishte si me pari
Lum qe erdhi dita
i doli pronari
Ngriheshim pa gdhire
Shpejt qe ne mengjes
Me kenge e me valle
Voten fup ne thes
Vota dhe Berisha
Thone se u takuan
Sy me sy u pane
Shpejt u dashuruan
Te behej e fshehte
Kur s'kish leverdi
Te behej e hapur
Kur s'kish siguri
E moj vote e dashur
Ç'nuk te kane pare syte
Historisë sate
Zor t'i gjesh te dyte
Ne '96-en
Si u katandise
Tu bene brinjet copa
E u telendise
E në emrin tend
Na u be hataja
Ne '97-en
Me pushke, e murtaja
Seç i rame qiellit
Seç e beme rrogoz
Bam i rame me pushke
Bam me mitraloz
Me plumba i rame
Ne kupes se qellit
Sa shtrese e Ozonit
Iku mbrapa Diellit
Ndaj na vjen dielli
i pa perpunuar
Ndaj nga trute e kokes
Jemi te shkalluar
Te mori Fatosi
Qe u dogj nga kosi
Me breke neper kembe
8 vjet i palosi
Iu rrit mendja shume
Lojtarit te klasit
Mendja majë flokut
Birit të Thanasit
Erdhi 3 Korriku
E rrezoi nga fiku
Vota mori kembet
Nga duart i iku
E mori Berisha
E me mall i foli
Te gjitheve nga syte
Lotet çurg u nxori
Djemte u rraskapiten
S'kishin me fuqi
Rrofsh qe erdhe prape
E na dhe lavdi
Rri sa te doje qefi
Ik kur te leme Ne
Na lere pake kohe
Ta marrim me nge
Mos mi ngacmo çunat
E mi ler rehat
Sa te marrin veten
E te zene parate
Djemve te Fatosit
Mire u mbushe xhepat
Prit dhe per te mite
Te dalin nga plepat
Ata bene pallate
Te Shkembi Kavajes
Ne duam nga nje vile
Si Nipi prane Dajes....



(Populli)
me pelqyen vargjet e tua ndersa forumistave te tjer nuk ju paska terhequr shum vemendje.
degjo pse nuk i mer kto vargje dhe te krijosh nje veper me te pastaj kush e di mun te arrish ndoshta jo vetem te krahasohesh me ndre mjeden por edhe te ja kalosh 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.