Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Mike Tyson (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4254)
Mike Tyson
Ndeshja mes Mike Tyson dhe Clifford Etienne, e cila ishte anulluar ka mundësi që të zhvillohet tha Shelley Finkel, menaxheri ish-kampionit të peshave të rënda.
Ndeshja u anullua në fillim të javës kur 36-vjeçari Tyson u ankua se vuante nga gripi dhe nga stomaku.
Kjo lëvizje hedh një re dyshimi mbi ndeshjen e lajmëruar për këtë verë me kampionin aktual të peshave të rënda Lennox Lewis.
Menaxheri i Tyson tha se ky i fundit kishte kërkuar që ndeshja të zhvillohej ashtu siç qe parashikuar. Por ka njoftime se në kampin e Tyson ekziston frika se ish-kampioni i përfolur për sjelljet e tij të bujshme mund të përsërisë ndonjë nga çuditë e tij. Të hënën Tyson humbi fluturimin nga Las Vegasi për në Memfis.
Majk Tajsoni në ring më 30 gusht
Boksieri amerikan Majk Tajson dhe britaniku Deni Uilliams do të ngjiten në ring për t'u ndeshur mes tyre më 30 gusht, në Kentaki. Afrimi i datës së zhvillimit të këtij takimi ka bërë që të rritet më tej tensioni mes dy boksierëve. "Tajsonin e hekurt" do ta presë në ring në Luisvil të Kentakit boksieri britanik Deni Uilliams, i cili shprehet: "Deri më sot nuk e kam shprehur plotësisht potencialin tim si boksier, por mendoj se këtë herë gjërat do të jenë ndryshe. Dua të tregoj në ring sesa vlej, duke përdorur të gjithë arsenalin tim për të mposhtur Tajsonin."
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.