Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Cili nga ju e ha mishin me shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14337)


Postuar nga sarandaebukur datë 15 Gusht 2007 - 23:09:

Cili nga ju e ha mishin me shume

Kush nga ju  mund te me thote : pse Shqiperia e ka mishin me te shijshem,vecanerishte mishi qengjit. E  gatuajme dhe ketu ne Amerike , por  nuk e ka ate shije.Edhe qoftet e zgares nuk te shijone si ne Shqiperi?


Postuar nga kotka datë 15 Gusht 2007 - 23:17:

Re: Cili nga ju e ha mishin me shume

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Kush nga ju  mund te me thote : pse Shqiperia e ka mishin me te shijshem,vecanerishte mishi qengjit. E  gatuajme dhe ketu ne Amerike , por  nuk e ka ate shije.Edhe qoftet e zgares nuk te shijone si ne Shqiperi?


Sepse e ka thene Naimi me mire se sa ta them une, jo vetem mishin, por edhe mjalten, edhe djathen, edhe rigonin edhe trendelinen e plot te tjera.

O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule q'u kam ndër mend dit `natë,
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar,
do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni
o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.


Postuar nga sarandaebukur datë 15 Gusht 2007 - 23:56:

Te lumte ajo goje ,mjalte e pac gjithmone

Eshte bari i njome qe i rrit , ashtu si vajzat dhe djemte , dhe me te vertete jemi race e bukur.

Te pershendes


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 16 Gusht 2007 - 00:07:

Kur kam jetuar ne shqiperi.. se haja mishin fare fare... dhe dy vitet e para ketu ne usa... kurse tashi... te pakten dreken ose darken e dua mish.

pastaj per shije... tjeter ambjent atje.. tjeter ketu.

me ka mare malli per cik mish te pjekur llogorai


Postuar nga myzeqari datë 16 Gusht 2007 - 00:16:

Emo cia fusni kot edhe ju , e ben daja mishin e qengjit ketu te hash dhe gishtat e komshiut !
Une zgaren e qaj , jam i lindur me nje fjal :p


Postuar nga sarandaebukur datë 16 Gusht 2007 - 00:22:

Ah more Vloranjat sa i bukur qe bere ajo qaf e llogorase, isha me djalin dhe pame te gjithe bregun e detit, ajo ere e malit dhe ai uje i ftohte s`kishte te paguar. Ah sikur te kisha shtepi, para dhe doktore nuk do rrija kurre jashte vendit tim.Jame shume mishgrenese dhe se doktori me thote duhet te hashe , pula dhe jeshiklleqe por une ne Shqiperi as pyeta per diete. Dhe kocat e Sarandes me limon lenge prej goje te leshojne.

Te persendes Saranda me mishe te pjekur Llogoraje e Tepelene dhe nje gote bire Tirane.


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 00:23:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Emo cia fusni kot edhe ju , e ben daja mishin e qengjit ketu te hash dhe gishtat e komshiut !
Une zgaren e qaj , jam i lindur me nje fjal :p

O myzo ku ka si mishi i pjekur ne hell. E them me plot gojen o njeri se kam henger mish qengji andej nga anet e tua para nja 15-16 vjetesh qe edhe sot e kujtoj.


Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 00:33:

C'eshte e verteta edhe une jam specialiste ne pjekjen e mishit dhe ne marinimin e tij dhe ne piperizimin e riganizimin e tij etj, etj, por mishi yne i Shqiperise ka tjeter shije nga mishi qe hame ne vendet ku jetojme dhe se luan topi.
Ka pikerisht ate eren karakteristike, qe e ben te dallohet nga mishi i shteteve te tjera te rritura me hormone dhe antibiotike. Te huajt meqe jane mesuar te hane mish pa ere u ben pershtypje kjo lloj ere dhe thone mishi juaj mban ere, por ne fakt ajo eshte era e luleve dhe barit, qe bagetia jone ha ne livadhet tona. Aroma e rigonit, trendelines, dafines etj, etj, sidomos ne zonat e jugut jane te parezistueshme persa iperket aromes. Une gjithmone porosis rigon Zagorie, qe te ma sjellin nga Shqiperia dhe ta mbys mishin e ketueshem me aromen e rigonit tone.

Ne aromen e luleve dhe ne cilesine e barit ka te beje shume edhe perberja minerale e tokes siperfaqesore (ketu po ju flas si kimiste d.m.th.) . Kjo e ben te dalloje edhe mjaltin e Zagorise nga ato te zonave te tjera, apo rigonin etj, etj.


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 00:34:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
O myzo ku ka si mishi i pjekur ne hell. E them me plot gojen o njeri se kam henger mish qengji andej nga anet e tua para nja 15-16 vjetesh qe edhe sot e kujtoj.
E kujtoj, e kujtoj mire siç kujtoj hurin qe hengra ne qafe te botit nga......lere. Deshti fati qe na zuri nata afer ketyre çobaneve qe na ftuan e na dhane mish qengji te pjekur atje ne mal nuk me kujtohet si quhej vendi por pak a shume ndodhej ne malin qe ndan detin me fushen pertej liqenit te Butrintit rruges per ne Sarande.


Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
E kujtoj, e kujtoj mire siç kujtoj hurin qe hengra ne qafe te botit nga......lere. Deshti fati qe na zuri nata afer ketyre çobaneve qe na ftuan e na dhane mish qengji te pjekur atje ne mal nuk me kujtohet si quhej vendi por pak a shume ndodhej ne malin qe ndan detin me fushen pertej liqenit te Butrintit rruges per ne Sarande.


Eeeh re Punetor c'na bere te na shkoj mendja per mish tani se kisha kohe qe isha kthyer ne vegeterian, kohet e fundit meqe ky mishi i ketyre nuk hahet e nuk vihet ne goje. Keshtu qe me pasta e mbysh mire une stomakun dhe me sallata, por tani ahaaa do vete te marr nje back ribs te gjate e ti pjek ne skare e ti lepij mire e mire


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 00:42:

Rigonin

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
C'eshte e verteta edhe une jam specialiste ne pjekjen e mishit dhe ne marinimin e tij dhe ne piperizimin e riganizimin e tij etj, etj, por mishi yne i Shqiperise ka tjeter shije nga mishi qe hame ne vendet ku jetojme dhe se luan topi.
Ka pikerisht ate eren karakteristike, qe e ben te dallohet nga mishi i shteteve te tjera te rritura me hormone dhe antibiotike. Te huajt meqe jane mesuar te hane mish pa ere u ben pershtypje kjo lloj ere dhe thone mishi juaj mban ere, por ne fakt ajo eshte era e luleve dhe barit, qe bagetia jone ha ne livadhet tona. Aroma e rigonit, trendelines, dafines etj, etj, sidomos ne zonat e jugut jane te parezistueshme persa iperket aromes. Une gjithmone porosis rigon Zagorie, qe te ma sjellin nga Shqiperia dhe ta mbys mishin e ketueshem me aromen e rigonit tone.

Ne aromen e luleve dhe ne cilesine e barit ka te beje shume edhe perberja minerale e tokes siperfaqesore (ketu po ju flas si kimiste d.m.th.) . Kjo e ben te dalloje edhe mjaltin e Zagorise nga ato te zonave te tjera, apo rigonin etj, etj.

çme kujtove rigonin qe ma falen çobanet ate nate. Merre me than se si ky nuk gje ne bote eshte me i miri. E si te mos u besosha perderisa kishin "gjezdisur" mal me mal me kembe.


Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 00:47:

Re: Rigonin

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
çme kujtove rigonin qe ma falen çobanet ate nate. Merre me than se si ky nuk gje ne bote eshte me i miri. E si te mos u besosha perderisa kishin "gjezdisur" mal me mal me kembe.


Nuk te kane genjyer o punetor vecse te verteten te kane thene. A e more apo e le, se une kur bej peshqeshe vetem me rigon e me mjalt dua te mi kthejne peshqeshet shqiptaret, ah harrova edhe me ullinj. Nuk ka ne bote si ullinjte tane, as kalamate e as italiane e as spanjolle, sidomos ata te Vlores thyjne recordin.


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 00:51:

oj e more e mora Kotka dhe sa mish e peshk kam pjekur me at rigon te them te drejten edhe pak mendjemadh se u shitja mend(pordhe) atyre qe kisha komshij..

sa per ullijte Un e disha se e kan namin ata te beratit


Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 00:55:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
oj e more e mora Kotka dhe sa mish e peshk kam pjekur me at rigon te them te drejten edhe pak mendjemadh se u shitja mend(pordhe) atyre qe kisha komshij..

sa per ullijte Un e disha se e kan namin ata te beratit



Tjeter nami e tjeter nishani.

Kot nuk thone:" me mire nami se syri"

Namin kane te Beratit, por shijen e kane te Vlores.

Eshte si te krahasosh nje unaze diamanti, me nje unaze me gur te madh e te ndritshem. Tjeter te te mbushi zemren e tjeter te te mbushi syrin


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


Tjeter nami e tjeter nishani.

Kot nuk thone:" me mire nami se syri"

Namin kane te Beratit, por shijen e kane te Vlores.

Eshte si te krahasosh nje unaze diamanti, me nje unaze me gur te madh e te ndritshem. Tjeter te te mbushi zemren e tjeter te te mbushi syrin

ou nuk e disha sinqerisht.


Nisur nga kjo teme un mund te thosha se vendi yne ka dhe shume gjera te tjera per tu krenuar dhe per tu ber nje vend i lakmuar per turistet. Nje nga sekretet e turizmit eshte edhe arti i gatimit ku ne nuk kemi pse te jemi mbrapa kur jetojme ne mesdhe dhe afer mjeshterva te artit te gatimit si ai talian dhe grek thjesht menu mesdhetare shqiptare.


Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 01:08:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
ou nuk e disha sinqerisht.


Nisur nga kjo teme un mund te thosha se vendi yne ka dhe shume gjera te tjera per tu krenuar dhe per tu ber nje vend i lakmuar per turistet. Nje nga sekretet e turizmit eshte edhe arti i gatimit ku ne nuk kemi pse te jemi mbrapa kur jetojme ne mesdhe dhe afer mjeshterva te artit te gatimit si ai talian dhe grek thjesht menu mesdhetare shqiptare.



Tek ky kapitull Lela te than, partizane e flakte e guzhines shqipatere mesdhetare.

E ha paparen ti, ja provoje me pak rigon dhe te shohesh si do te shkoje dita, mos harro ti hedhesh pak shellire djathi te bardhe.


Postuar nga Piktor datë 16 Gusht 2007 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


Tek ky kapitull Lela te than, partizane e flakte e guzhines shqipatere mesdhetare.

E ha paparen ti, ja provoje me pak rigon dhe te shohesh si do te shkoje dita, mos harro ti hedhesh pak shellire djathi te bardhe.

Ne fakt nuk e di se ç'eshte paparen por rendesi ka se petulla me mjalt do kesh hanger edhe ti.


Postuar nga myzeqari datë 16 Gusht 2007 - 02:15:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
O myzo ku ka si mishi i pjekur ne hell. E them me plot gojen o njeri se kam henger mish qengji andej nga anet e tua para nja 15-16 vjetesh qe edhe sot e kujtoj.


Para se te veja per kurbet aty reth 17 me 18 , behej nje dasem nga njerzit e nenes (Tatzat, sarande) , per zotin i kishin shtruar 6 dele dhe qengja ne prush qe te kenaqej shpirtin vetem kur i shifje pale ti kur i hengra , edhe sot e kesaj dite i kujtoj patriot , nejse me pelqen qe thua ti me raste ketu ne angli te bej nje zjarr te madh dhe mbi prushin qe ngelet te vej ndonje qengj a gic si te jete , tani problemi eshte se ketu po e bleve te therur nuk ti japin te perbrendshmet , ee une ta ther vete nuk ben se mar fora pastaj dhe i ve te tere ne thike
Lemonin dhe rigonin e kam nje me nje kur pjek , nuk me thua ne c'fshat e hengre ate mishin ?!


Postuar nga Piktor datë 18 Gusht 2007 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari


Lemonin dhe rigonin e kam nje me nje kur pjek , nuk me thua ne c'fshat e hengre ate mishin ?!

Ne mal jo ne fshat me çobanet.


Postuar nga SEXI datë 18 Gusht 2007 - 17:54:

Mua me pelqen shume mishi...I haj te gjitha llojet po me shume me shijon mishi derrit...Sa keq qe nuk ka ketu ku jam dhe kam rastin ta shijoj rrall here...Ndersa mish viçi,qingji,pule e gjeli haj peredite...


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.