Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Heshtja mbi Entela Hyska, vajza ne makinen e Tanit te Topit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15935)


Postuar nga sarandaebukur datë 25 Maj 2008 - 22:13:

Pse mungoi homazhi per Entela Hyskon?

25.05.2008)

Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje


Këtë temë dhe shkrim e mora përsipër, si shkrimtar, gazetar e qytetar. Për sa i përket qëndrimit në fushën e politikës, nuk e kam ndërprerë asnjëherë komunikimin dhe bashkëpunimin me televizionin Top Channel, edhe kur kolegë të tjerë nuk e kanë mbajtur këtë qendrim. Homazhi i gazetës tonë për vdekjen e presidentit të Top Channel-it iu bashkua homazhit të përgjithshëm të medias, sigurisht me ato specifika që gjithnjë e dallojnë gazetën “55”. Nuk i heqim ndonjë fjalë dhe nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë reagimin e të tjerëve për këtë ngjarje tragjike. Por sigurisht, kemi ndjenjën e qytetarisë që të jemi gjakftohtë dhe të themi ndonjë mendim për ta emancipuar, kulturuar e qytetëruar qëndrimet ndaj kësaj ngjarjeje.
Përse u hesht për zonjushën Entela Hysko që ndodhej në këtë makinë dhe humbi jetën në mënyrë po kaq tragjike? [/size]Entela ishte pjesë e rëndësishme, aktive dhe shpirtërore e frymëzimit, për Top Channelin. Sigurisht, ajo ishte një lidhje konfidenciale e atij niveli që veçanërisht pas një ngjarjeje të tillë, fiton legjitimitet. Dhe në këtë rast, ke një arsye më shumë, që në homazhin për pronarin e Top Medias të ishte edhe homazhi për Entelën. Ajo ishte një vajzë e çmuar, ajo ishte njeri - dhe mbulimi me heshtje është një primitivizëm barbar. Pse heshtën shumë media për Entelën? Janë të shumta arsyet.
Në një rast tjetër, i ngjashëm për nga fundi tragjik, për një politikan, kryesisht mediat që heshtën, në çdo sekondë nuk merreshin me politikanin, deputetin që vdiq, por me zonjën që kishte humbur jetën me të. Dhe kjo bëhej me cinizëm politik. Absolutisht, mendoj se fshehjet, në këto raste, dhe krijimi i enigmave, është i gabuar. Njeriu ka një jetë dhe kur e humb atë, gjithçka tjetër nuk e ka kurrë më vlerën në tregun e moralit apo interesave që i përcaktojnë batakçinjtë dhe thithlopat e lekut e të gjakut. Në botë kanë ndodhur shumë ngjarje si kjo që ndodhi para 2-3 ditësh: Dajana ishte një princeshë, me një rrezatim politik ofensiv, por nuk u përpoq njeri që të heshtej për Dodi al Fajedin - e pastaj të mos bëhej fare homazh për të. Por jo vetëm ky rast, por shumë politikanëve e vip-ave, të politikës a të fushave të tjera, u kanë ndodhur ngjarje të tilla dhe shoqëria ka mbajtur një qendrim korrekt. Dhe jo një qendrim barbar, si ky ndaj Entelës. Përse e bënë këtë, për të bërë strucin? Ajo nuk ishte një leckë, ajo nuk ishte një asgjë. Të gjithë miqtë, shumë bashkëpunëtorë, shumë shokë të vetë presidentit të Top Medias, ia dinin faktin e lidhjes me Entelën, qysh në ngjallje. Dhe tani, ajo shumëzohet me zero. Dhe të parët hipokritë janë ata politikanë si Edi Rama, i cili, edhe pse nuk ka asnjë sensor që funksionon për raste vdekjesh, dhe që mendon vetëm se në dorë të kujt do të bjerë Top Channel-i, e teatron hidhërimin vetëm për njërën anë të tragjedisë. Po ti more zotëri, je kryetar i socialistëve, të cilët gjithashtu kanë sy e veshë, të ndjeshëm realisht, edhe për një bijë nëne, një vajzë babai, që humbi jetën. Dhe e humbi në dashuri!
Kjo tregon se shoqëria shqiptare, dhe veçanërisht këta birbot e politikës dhe zarbot e gazetave janë aq të palexuar, aq të pagdhendur, aq kriminalë dhe interesaxhinj, sa mund ta rivrasin të vrarën, dhe të bëjnë burrin e kanunit, që i bie këtë radhë, sipas këtij modeli, të hidhet nga shkëmbi për të ruajtur nderin, që s’e kanë pasur kurrë. Nuk duhet të harrojmë kurrë që kjo vajzë, që vjen nga kultura e artit, ka pasur një guxim të madh me këtë lidhje, dhe ka prerë biletën e një rreziku të përhershëm, që gjithashtu të gjithë në e dimë se pse.
Ajo mungon në shtëpinë e saj që prej dy netësh. Ajo mungon në sytë e shoqeve dhe miqve të saj që prej dy netësh. Ajo u shndërrua në eter nga heshtja servile, barbare, primitive dhe ndërkaq, të gjithë ata, që e shkaktuan këtë, e duan një Entelë dhe e kanë një të tillë në sediljen e pasme apo të përparme. Paçka se duke gogësitur bëjnë sikur i kanë të zbrazëta sediljet.
Në këtë rast, dua ta mbyll këtë shënim me dëshirën e mirë dhe me thënien e famshme të një gruaje, e cila i tha dikur një mikeshe të të shoqit: je e mirëpritur në shtëpinë time, sepse ti e ke dashur tim shoq, se jo rrallë në këtë shtëpi ka qëlluar që kemi pritur edhe njerëz që e kanë urryer.[size=2]Pra, të mos i futim këto segmente të dhimbshme të jetës, këto kulminacione tragjike të ndjenjave në mokrat blonjëse të interesaxhinjve, hipokritëve, njerëzve pa shpirt, të njerëzve vetëm makina dhe kryesisht të atyre që gjithnjë mashtrojnë pa fund, pa fund, opinionin publik. Dhe shoqëria shqiptare në këto momente është absolutisht nën presionin e një mashtrimi të fortë mediatik.
Por gjithnjë do të gjendet dikush që e çan terrin, e kupton dhe e thotë të vërtetën, dhe e vërteta nuk është minorancë parlamentare, as tirazh gazetash komuniste, që u drejtohen dokerëve, fshatarëve, por është një levë Arkimedi që do vetëm një pikë mbështetjeje.


Postuar nga lost_soul datë 26 Maj 2008 - 00:01:

O saranda, s'e kuptoj mire pse duhet t'i behen homazhe edhe asaj vajzes nga politikanet?
Me sa di une, shteti dhe shtetaret i bejne homazhe ndonje njeriu te shquar, ose ndonje punonjesi te shtetit te rene ne krye te detyres.
Cila eshte arsyea qe shteti t'i beje homazhe asaj vajzes a ka mundesi ndokush te ma shpjegoje?


Postuar nga sjara datë 26 Maj 2008 - 00:27:

:shpulle :shpulle :shpulle Te vish ne vete lost_soul

Vajza ka rene ne krye te detyres


Postuar nga BIONDIA datë 26 Maj 2008 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


Jo o Biondine jo se ja rriti mendjen paraja.Guan e ka dashuruar vet dhe e ka dashur shume deri ne momentin e vdekjes me c'kam degjuar nga persona qe e kane njohur nga afer.



Koncepti im per dashurine eshte ndryshe se po te dush nje njeri nuk te shkon mendja per me te bukuren e dheut sepse ne zemren tende ne mendjen tende eshte vetem ajo /ai qe dashuron.
Te them te drejten eshte hera e pare qe e degjoj kete emer me vjen keq thjesht nga mosha e tyre e re dhe nga kjo histori asgje me shume .Por nuk eshte mire qe dhe ne keto moment ekur ka nevoje vetem per ngushellim .
Vdekja eshte e njellojte per te gjithe dhe per kete vajze .


Postuar nga bruni22 datë 26 Maj 2008 - 01:54:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


Jo o Biondine jo se ja rriti mendjen paraja.Guan e ka dashuruar vet dhe e ka dashur shume deri ne momentin e vdekjes me c'kam degjuar nga persona qe e kane njohur nga afer.



me erdhi keq x kete dritanin dhe x ate vajzen qe ne ate moment ndohdej me te.
shkodranet kur te kan inat thon (te hipt vetja ne qejf) fjal shum domethense.
nuk jam aspak dakort me ty kundershtuese me kete qe the, po citoj ato qe tha biondja nese do vertet nje njeri nuk te shkon mendja x me te bukren ose me te bukrin e dheut.
nuk dua te gjykoj as dritanin as ate vajzen shpreh vetem keqardhje x menyren se si ato humben jeten.
dritani beri dicka te bukur me ate qe arriti ne fushen e medias dhe kjo i jep shum nder menyra se si i beri leket mua nuk me intereson pasi nuk jam hetues.


Postuar nga Lela_Dr datë 26 Maj 2008 - 03:52:

Ja dhe disa foto te Enteles


Postuar nga briseide datë 26 Maj 2008 - 04:19:

Citim:
Po citoj ato që tha sjara
:shpulle :shpulle :shpulle Te vish ne vete lost_soul

Vajza ka rene ne krye te detyres



Pak pa vend nje e qeshur ketu po

Nuk duheshin bere homazhe vajzes,por ne te njejten kohe s'duhej lejuar mosdhenia e lajmit te vdekjes se saj.S'po flasim per nje skandal qe i pershinte ne jete,por per humbjen e jetes.Ne kete pike u tregua morali i vertete i informacionit!

Thene kjo,me duket behen debate e moralizma te kota nderkohe qe subjekti ne fjale s'eshte i pari as i fundit qe ndjek nje rruge jo shume "kristiane",qofte per faktin se kishte marredhenie extra martesore,qofte per menyren se si beri ate "te mire" qe perflitet kaq gjate.


Postuar nga lost_soul datë 26 Maj 2008 - 05:03:

S'eshte dhene lajmi fare fare? Me sa di une e kane dhene si lajm, i eshte permendur emri, mosha, dhe ndonje te dhene tjeter. Cfare duhet te thone tjeter? Cfare ka bere ajo qe u dashka permendur patjeter?
Mund te debatohet pa fund per faktin qe nje fjali duhet te ishte nje paragraf por ne parim mendoj qe po ekzagjerohet me "harresen e medias", apo "injorimin e medias".


Postuar nga daedal datë 26 Maj 2008 - 06:52:

Disa media e kane dhene lajmin mgjt kjo nuk ka rendesi nese e shohi ne kendveshtrimin e rendesise. nese do ishte perplasur ajo vajze psh me nje mashkull tjeter psh "IZHFierin'' askush nuk do ta kishte permendur "jashtemartesoren'' e tyre, po do kalonte thjeshte si nje lajm i kronikes se zeze. Kur vdesin persona me rendesi, popullit i rrezikohet perfaqesia dhe siguria si vdektare qe jane (kujtoni fluksin e mijra femrave te traumatizuara te mjeket dhe psikologet pas vdekjes se lady D). ne rastin e te ndjeres ne fjale molepsen pak morali i te dobetit me friken e harreses post mortum. Ajo ishte nje individ pa rendesi te vecante por edhe nese ka patur patjeter do eklipsohej nga figura e te ndjerit tjeter.
Budallalleku sipas meje eshte qe po kerkohet nivel aristokratik ne ca ambiente (qofshin edhe media apo shurretore si keto..) ku niveli eshte per te ardhur keq dhe stonon me teknologjine e perparuar. nese do ta shihnit me kujdes ne disa artikuj te postuara nga copy paste-itet zhgarravitesit nuk kishin vonuar te moralizonin duke fituar honorare ne dite zie. ne harrojme se duhet shume vite dhe drite diturie te kalojme kohen e rende qe ka pllakosur me mediat qe ende trumpetojne 10-ra parti politike fiktive dhe qe paguhen ose nga xhepat e taksapaguesve shqiptare ose nga borxhet qe merr shteti ne emer te tyre.
Shume nga keta mendje te ndritura jane bere "te famshem" vetem duke share Berishen apo Nanon.
ketu ne forum flitet sikur shqiptaret dhe dy te ndjeret te kishin qene katolike te devotshem dhe kandidate potenciale per ne parajse.
mendoj se para se te moralizojme duhet te pyesim veten ne vetmine tone: Sa te vertete jemi kur themi se "nuk tradhetojme". Shpesh rrezulton se kemi frike ose nuk na jepet mundesia.
Nejse per ta mbyllur Dritan Hoxha ishte nje djale qe luftoi dhe u be dikush ne jete. nese ka patur mardhenie me ate vajzen e shkrete besoj se kenaqesine ose neverine e kane provuar vetem ata te dy dhe nuk e besoj se lidhja e tyre hyn krevateve te c'donjerit ketu dhe i behet pjese e erosit dhe moralit.


Postuar nga tolstoy86 datë 26 Maj 2008 - 14:00:

Mire fare qe nuk e kane permendur aspak apo shume pak emrin e asaj goces. Ajo shkoi, por mbetet familja e saj, per car te merziten me shume te shkretet.. e kote te merremi me gjyqe, po vertet kishte komente interesante ketu, psh 'profecia' e kushedi sa koheve me pare te shkrimit te autorit anonim qe solli Saranda:
'A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa
jetëshkurtër është?! Këtë pyetje nuk e shtroj për
zgjidhje se më vjen keq për Tanin, i cili më duket
edhe shumë antipatik personalisht, por e bëj për t’i
thënë brezave të rinj se nuk është ajo rruga për t’u
ndjekur. Dua t’i them rinisë shqiptare se modeli i
Tanit e ka jetën e shkurtër dhe gjatë kësaj jete të
shkurtër përjeton njëmijë halle e turpe, aqsa jam i
bindur se thellë- thellë është penduar por nuk di ku
ta përplasë kokën.'

...dashuria me ujin qeka e pandashme per ata qe u bertasin dite nate vetes :'The World is Yours'

Po deadal e tha mire, e tepruam. Ndjese pacin, te dy. Zoti i dhente durim familjeve tyre. E mira eshte mos te merremi me sharje tani qe nuk jane me, pavaresisht se ckemi menduar ne lidhje me dike. Nuk i dihet as fundi jone dhe asnjeri nuk ka te drejte te gjykoje kend, ajo eshte e drejte vetem e Zotit. Ne duhet te nxjerim mesime mbase, kjo eshte me e mira qe mund te bejme.

por...... show must go on, te na rroje top-channel-i se po na mban mire me big-brother..na kenaqi fare..

Lajmi i dites ne Shqiperi:

Olsi i thote Nades: Nuk martohem me ty...


Postuar nga Eria datë 26 Maj 2008 - 14:45:

Ndoshta eshte pa vend pyetja,por thjeshte sa per info...
Kjo vajza punonte ke Topi apo jo?
Mqs ne ate artikullin e Sarandes thuhej qe dhe ajo ka dhene ndihemesen e saj ke Top Media....u bera cik konfuze


Postuar nga IQVLORA datë 26 Maj 2008 - 16:20:

Po ,ajo punonte ne Topmedia dhe jepte kontributin e saj ne suksesin e asaj media.


Postuar nga briseide datë 26 Maj 2008 - 16:40:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


Kam lexuar disa SMS tek BBF ku vajza apo gra shqiptare, shkruajne se duan nje lidhje me dike,vetem e vetem per ndihme ekonomike.I urrej keto femra!



Pse meshkujt qe shkruajne sms ne keto kanale,per lidhje serioze,ju duken me "te mencem"?


Sjara nuk besoj se vajzat do ndryshojne menyre jetese ose te behen me nje ndergjegje tani qe shohin si u trajtua zonjusha ne fjale.


Postuar nga sarandaebukur datë 27 Maj 2008 - 18:01:

Familjarët e viktimës së aksidentit tragjik shprehin keqardhje për drejtuesit e "Top-Channel" që nuk shkuan për ngushëllim

Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nënës së saj, Nazimesë

Rexhep POLISI

Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj. Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t'i lehtësuar dhimbjen. "Më iku vajza, më iku drita e syve", flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. "Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t'i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, "tani po ha atë që më përgatite ti". Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin", thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

"Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët", tregon nëna e Entelës, Nazimeja.

Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.

Pasioni

Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin "Arben Broci" në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

"Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t'ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Arben Broci" në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera", tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unë këtë punë kam", më thoshte.

Puna

Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. "Vajza ime ka punuar në "Top-Channel", që kur ishte në shkollën e mesme, "Arben Broci" në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim", thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. "Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre", thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. "Do t'ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar", thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin "Big Brother", që po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. "Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit", thotë nëna e saj.

Ministri i Kulturës ngushëllon familjen e Entelës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte dje për ngushëllim në familjen e Entela Hyskos. Ministri Pango u shprehu prindërve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre të dashur. Ai tha se, "vdekja aksidentale e Entelës është një humbje e madhe për prindërit e saj, por edhe për artin, pasi u prenë në mes ëndrrat e saj për artin". Prindërit e Entelës falenderuan ministrin Pango për ngushëllimin.

Marjeta Zaçe: Vdekja e Entelës, humbje e madhe për familjen

Të dielën në familjen e Entela Hyskos ishte për ngushëllim edhe zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Publike dhe Shanseve të Barabarta, Marjeta Zaçe. "Erdha për të ngushëlluar familjen e vajzës, që humbi jetën në aksidentin tragjik", u shpreh zëvendësministrja Zaçe. Ajo tha se, vdekja e vajzës Entela Hysko ishte një humbje e madhe për familjen e saj dhe për të afërmit. Zonja Zaçe shoqëruar edhe nga një përfaqësi nga Lidhja Demokratike e Gruas i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes së Entelës

-----------------------------

Ah nenat e shkreta...me vjen shume keq per keto dy nena, si e Dritanit ashtu dhe e kesaj vajze ..Shpirti i tyre gjithmone do te jete prane.tyre..Le ti leme rehat te prehen ne qetesi..tek e fundit ..nuk qenka gje kjo jete..si te pasur dhe te varfer atje do perfundojme....Prandaj o  cuna mos u hani me njeri tjetrin.. se kjo gje dihet ..ne shqiptaret jemi te vetmit ne bote per thash e theme ..

Respekte





--


Postuar nga sarandaebukur datë 28 Maj 2008 - 17:48:

Zhduken nga interneti fotot e Entela Hyskos, virusohet video me Dritan Hoxhën

Bledi KASMI

……..Ata që censuruan në mënyrë barbare vdekjen e të ndjerës Entela Hysko, janë hedhur në aksion për të fshirë nga faqja e dheut edhe çdo gjurmë të saj. Ata që tremben nga emri i mirë i Entelës, kanë nxituar të fshijnë me urgjencë nga interneti të gjitha fotografitë e saj artistike. Jo vetëm kaq, por ata po gërmojnë të zbulojnë se me kë shoqërohej Entela, me cilin ka bëshkëpunuar dhe me kë ka pozuar ajo që të fshijnë çdo kujtim të saj, pa ditur se gabohen rëndë. Ata e kanë humbur betejën për fjalën e lirë.

……..Ata që fshihen pas këtij skandali kanë arritur deri aty sa të përhapin mjegullnajë se, gjoja Entela Hysko nuk ka punuar fare në “Top Media”.

…….Individë të njohur edhe në botën e gazetarisë u angazhuan me të gjitha mjetet që të censurohej vdekja tragjike e Entela Hyskos. Ata kërcënuan një pjesë të mirë të gazetarëve dhe fotoreporetëve që të mos botonin as inicialet e Entelës na lajmet e dhëna për aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanë qenë të qarta. “Po i marrim të gjithë në telefon dhe aksush nuk do të botojë qoftë edhe inicialet e Entelës”, ishte mesazhi telefonik që shoqërohej sa në njërën media në meidan tjetër.

……Çmenduria e këtyre telefonatave për të bllokuar dhënien e lajmit për vdekjen e 28 vjeçares krahas atij të Dritan Hoxhës ka arritur deri atje, sa të tentohej deri edhe tek ndonjë drejtues institucioni shtetëror që ta censuronin duke mos dhënë madje as inicialet e emrit të Entelës. Po kështu, porosia ka qenë e qartë për të gjithë fotoreporterët që dispononin fotografi të Entelës, që të mos guxonin të shpërndanin të tilla foto.

…….Në disa pika, si tek “Piazza” apo tek “Flora”, gazetashitësit kanë marrë një shpërblim të majmë për të mos e nxjerrë gazetën e RD-se në treg. Persona jo shumë të dyshimtë i kanë blerë të gjitha gazetat me një dorë, për të fshehur të vërtetën, që gazeta të mos shkojë tek lexuesi…..[/BLOCKQUOTE]Pike se pari, nga reagimt e sotme te shumices se diskutanteve ne forum, nuk e mohoj, jam shume i kenaqur qe kane arritur te emancipohen nga bindjet e tyre politike dhe nga paragjykimet e rastit, dhe jane bashkuar ne mbrojtje te fjales se lire. Sali Berisha ka te keqijat e tija, qe asnje nuk ja fsheh dot dhe nuk i zbut dot; por ama ne kete rast ka te drejte kur krahason veprimet e TCH dhe simotrave, (mund te thosha, Bashkepunetoreve), me ato te MAFIOZEVE !

Dje morem vesh nga bashkebiseduesit tane, se Ballkan WEb paska fshire tere komentet “kompromentuese”, po ashtu kane vepruar edhe media te tjera elektronike e te shtypit; kot sa te shkosh tek forumi i vete TCH, atje s’gjen veçse librin e ngushellimeve …

Nese lajmet e siperpermendura jane te verteta, ateher keto medota duhej quajtur me emrin e tyre : MAFIOZE, MAFIOZE dhe VETEM MAFIOZE !

TURP e faqja e zeze, nese kane bere dhe vazhdojne te bejne keto POSHTERSI te ndryra, keta kelysh te keqinj !

................................................

C`fare morali ...te punosh 10 vjet me njeri tjetrin dhe te mos i shkosh as ne varim... tamam si ne kohen e Enverit.. mbaj mend se as gjyshit tim nuk i shkuan ne varim... per te vetmen aresye se ishte kulak ...kishin frike se mos ju prishej biografia...Demokraci Enveriane...e sa sa te tjera...

Pershendetje Saranda


Postuar nga Lela_Dr datë 28 Maj 2008 - 18:51:

Po e postoj une nje foto te Entela Hyskes, marre nga Gazeta 55, ku dhe saranda kishte marre kete material


Postuar nga kotka datë 28 Maj 2008 - 19:00:

Sa vajze e bukur!!!!

Shpirti ju prehte ne paqe, c'rendesi kane tani te gjitha keto, jo homazhet nga politikanet, jo u permend jo nuk u permend.

Ajo ka nje familje qe do ta permendi, nuk ishte edhe ndonje deputete!!!!

burdulles


Postuar nga ThE^MiLaNisT datë 28 Maj 2008 - 19:43:

ihaa

Po te lexosh RD 55 e Temen normale qe do i vesh faj Tanit te Topit,kur si dini gjerat mso flisni ne hava kot,jeni bere si puna e shejtanit qe kur ska ca ben tund deren dhe ju thashetheme mjes drek dark..Harroni qe TANIN E TOPIT 1 BOTE e tere e ngushelloi dhe than per te krijoji PERANDORI e qe eshte i vetmi TV qe vertet i ka standartet per ne NATO e BE.Mos u beni si grate e liga dhe pergojoni njerzit aq me keq kur sjan me ne kete bote.Flm

Meso sikur do jetosh gjithmon,e shijo jeten sikur te jet dita e fundit...


Postuar nga kumbulla datë 29 Maj 2008 - 02:11:

me vjen keq qe po shkruaj ne kete menyre por me duhet ta them sinqerisht qe Entela ndoshta e genjente te jemen qe punonte te tch. e me vjen keq qe e them kete se ndoshta duket e rende por me mire te thuhen gjera reale se sa lloj lloj hipotezash te cilat vetem po i trazojnz si shpirtrat e atyre qe kane vdekur ashtu edhe trondisin akoma me shume familjet e tyre. ajo vajze e cila ishte shume bukuroshe mund te ket qene dhe vajze shume e talentuar dhe e lexuar po ju a them me siguri te plote qe ajo nuk ka punuar asnjehere ne Top Chanel.

une e njihja personalisht dhe sinqerisht me vjen keq shum per vdekjen ragjike te saj e nuk e di a ka thene e jema e saj ate cka lexova me lart apo eshte nga ato shkrimet e Fari Balliut i cili ka nxjerre mllefin e zakonshem  me ata qe ngushelluan Tanin apo dhe vet mediat qe spublikuan nje homazh per entelen dhe dhane vetem lajmin e vdekjes se saj ne aksident. Enteles se ndjere nuk mund ti bente njeri homazhe te transmetuara ne tv pasi nuk ishte nje person publik dhe i bie qe te gjithe ata qe vdiqen neper aksidente rrugore ate nate ( sepse ishin 11 te vdekur neper rruget e shqiperise po ate nate)tu beheshin homazhe te tilla. i perjetshem qofte kujtimi i Enteles dhe Z. Dritan Hoxha ju prehte shpirti ne paqe se ne shqiptaret po sbeme skenare me jetet e tet jereve nuk gjejme rehat.


Postuar nga Deb* datë 29 Maj 2008 - 03:27:

Po ky Fahriu pse nuk kerkoi homazhe dhe per te tjeret qe humben jeten ne aksidente po ate dite,por vetem per Entelen ?Cfare e bente ate me te vecante nga te tjeret?Duhet te vdisnin dhe ata me Dritanin qe tu kerkohej homazh?

Shume qesharak jane bere keta gazetaret.


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.