Forumi Horizont | Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Marketingu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=340)
-- Menyra inovative marketingu? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16879)
Menyra inovative marketingu?
Kam nje detyre nga shefi im dhe po perpiqem ta zhvilloj por me duhet dhe ndonje dore ndihme. Detyra eshte e ketille:
Une duhet te gjej menyra inovative marketingu ndryshe nga konvencionalet qe kemi perdorur deri tani si psh. reklama ne TV, ne Gazeta, ne Radio, flet volante neper semafore, e-mail spams...
Me jepni ndonje ide ndryshe nga te mesipermet pls. Ideja me e mire do te vleresohet me nje skonto per pushimet e beharit ne Turqi E premtoj une kete gje
Qe te besh marketing duhet te biesh ne kontakt me individin. Si fillim duhet menduar nese ky supozim eshte absolut apo mund te behet pa te. Ne kete moment s'me vjen ne mend marketing ne kohe te shkurter pa rene ne kontakt me individin.
Ato qe permende me lart jane te gjitha menyra per te rene ne kontakt me te. Nese ato jane per t'u perjashtuar atehere mbetet te mendohet si mund te bihet ne kontakt ne menyra te tjera. Ne pikeveshtrimin tim kjo qe po ben ti (premtimi per nje pushime ne Turqi) eshte nje forme marketingu ne vetvete. Ngjan me "informatoret shkencore" qe bindin mjeket te japin ilace te caktuara te firmes X. Shpesh mjeket ftohen ne vende ekzotike me gjithe familjen gjoja per konference. Aty mbahet nje ore konference per ti bindur, por ne fund doktori nuk bindet aq shume nga ana shkencore aq sa bindet sepse vitin qe vjen do te shkoje prape ne Bahamas.
Besoj mund te luash me keto dy koncepte: 1. Perkthimi i marketingut ne nivel shkencor dhe 2. Identifikimi dhe "bindja" e individeve nga e cila varet shitja e mallit. Nje marketing pseudo shkencor transmetuan Le Iene para ca kohesh, ku firmat e duhanit dergonin njerez prane pikave te shitjes qe ti spjegonin nga ana (gjoja) shkencore se pjesa me e mire e gjethes eshte zemra, dhe firma X perdor vetem zemren e gjethes per cigaret e saj.
Shpresoj vetem mos e quajne marketing tradicional korruptimin e mjekeve me bileta per Bahamas
Kerko edhe ne google me "unconventional marketing" se dilkan nje qerre me variante.
Pa e dite se cfare produkti do te tregtohet veshtire te kem ndonje ide.
ne kete moment poshte pallatit kam nje njeri burre sandwich
Ideja eshte qe ne do tregtojme paketa turistike per ne Turqi ose shtete te tjera. Dmth do tregtojme pushime.
Faje, thnx se po i hedh nje sy googlit dhe po shikoj ca mund te nxjerr ne drite.
Ndersa Tresho, mos na fol per Sanduica se me eshte ndez llampa. Te isha aty do isha bere kanibal duke ja fut ndonje te kafshume atij posht.
Meqe qenka puna per paketa pushimesh atehere nje menyre qe perdoret ne keto raste eshte trasmetimi i saj goje me goje. Mund te duket banale ne fillim por po te mendoni sa here injorojme format konvecionale te reklamave do ta kuptoni se ne shumicen e rasteve bindemi per nje produkt kur njerez prane nesh e kane provuar ate para nesh e na e keshillojne dhe neve.
Ju sjell nje rast te vertete. Bankat dihet qe diferencojne klientet e tyre, imagjinoni sikur nje agjensi udhetimesh per arsye te ndryshme bind banken qe ti beje reklame asaj ose i ofron klienteve te saj ulje ose dhe paketa gratis si fillim. Nese klientet kenaqen do flasin me miqte e tyre e do ia keshillojne te njejten gje e kjo do behet si mode mes tyre ose si 'must' sepse per arsye te prapshta njerezit duhet te ikin perhere ne vende qe mendohet nga te tjeret se jane ne mode e kthehen ne eskluzive. Ndoshta banka mund te vendose te favorizoje klientet e saj gra per kete gje duke qene se jane ato ne pergjithesi qe marrin iniciativat per pushimet. Nuk di sa mund te funksionoje ne Shqiperi por gjithsesi s'ma ha mendja qe dhe atje njerezit jane me pak llafazane se ketej
Pesonalisht di mundohesha te njihja me mire klientin te ciles i drejtohen keto paketat e kete do ta beja nepermjet CRM (te mbledhur ne kohe) nqs e keni, keshtu shih edhe tendencat e viteve te fundit rrjedhimisht edhe do zgjidhja rrugen me te mire per nje marketing inovativ, qe inovativ nuk mund te kete asgje por ndoshta eshte me efikas....
Mqs eshte ba mode perdor FACEBOOK...
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ideja eshte qe ne do tregtojme paketa turistike per ne Turqi ose shtete te tjera. Dmth do tregtojme pushime.
Faje, thnx se po i hedh nje sy googlit dhe po shikoj ca mund te nxjerr ne drite.
Ndersa Tresho, mos na fol per Sanduica se me eshte ndez llampa. Te isha aty do isha bere kanibal duke ja fut ndonje te kafshume atij posht.
Ketej ku jam une,menyra me e efektshme e reklamimit eshte e ashtuquajtura Direkt Marketing...dhe metoda me e perdorur eshte Flyer,Kataloge,Prospekte...te cilat ndahen ne rruge,ose me perdorimin e postes...
Ps.Keni ndonje Adrese,apo faqe interneti,se me intereson te shikoj ca oferta per vere
Aktualisht kemi www.antaljatour.com por jemi duke ndertuar nje tjeter qe do jete shume me efektive se ajo me siper eshte vetem per members se deri tani eshte punuar si distributor dhe jo si shites direkt te klientet.
Ok une do bej nje parashtrim te asaj qe mund te beja une nese me jepej mundesia te beja nje gje te tille.
Parimi baze:
Rreklama=shpirti i tregtise.
Dmth te gjejme nje menyre te re reklame ndryshe nga ato qe njohim.
Po çfare do beja une:
Do beja nje llogari te thjeshte:
Sa leke me kushtojne rreklamat.
Supozojme, se nuk ja kam haberin ,50.000 euro ne vit (tv, gazeta, etj).
Atehere vitin e pare do shpenzoja vetem gjysmen ne rreklama dhe gjysmen ne dhurata paketore.
vitin e dyte 40 me 60, te tretin 30 me 70 derisa do arrija ne 10 me 90 ne favor te njerzve.
Pa harruar faktin se mbas 5 vitesh psh mendoj une qe ai 10% po te kete ecur mbare tregtia do te jete i barabarte me 100% e sotshem.
Lordo po e pranoi shefi yt kete ide, mendo pak edhe per mua dhe meqe me pelqen historia dhe antikiteti te vizitoj ndonje nga ato sitet e vjetra nuk them jo une.:p
menyra ma e thjeshte..
Shkoni tek QTU,sepse klientela atje mund te jete edhe targeti juaj,njerez as me leke as pa leke :p , merrni nje hapesire atje te vogel te premteve e shtuneve kur ka me shume levizje,duhet nje tavoline,merrni edhe nje bidon me kafe per tia ofru njerezve ne gota plastike te vogla e mundojuni ti mbushni menden e ti shitni aty per aty paketat.
Mundojuni t'ja hidhni femnave se ato vendosin per pushimet
ps.kjo ishte nje menyre paksa popullorshe per marketing, me te rafinuar bejeni ju
hahahaha...tresh...me kopjove idene...s'ka pushime per ty :p
lol
shko tek paki shop jepi ati ca leke ne dore edhe futi ca tabela atje lol
Te gjitha idete qe jane hedhur me duken te vlefshme. Ideja eshte te krijosh sa me shume ngjarje rjetformimi. Objekti eshte qe te mbledhesh nje audience te interesuar per ofertat qe ju jepni prandaj me duket e arsyeshme nje marveshje me nje lokal per te bere nje kokteil parti. Ne kete menyre rekllamohet ftesa per te mare pjese ne lokal mbase me muzike dhe meze te lehta falas (varet nga buxheti) per te festuar fillimin dhe pushimet e veres. Kujt nuk i pelqen ushqimi apo pija falas? E mqs motivi jane pushimet eshte nje ambjent i mire per te mbushur mendjen audiences se firma juaj eshte superiore ne krahasim me firmat e tjera. Pse jo mbase ta zbukuroni ambjentin me foto te vendeve turistike qe ju jeni te lidhur.
E shikoj qe kjo teme ka pak qe eshte hapur. Jam shume kurioze te di cfare vendoset te beni reth kesaj ceshtje.
Aktualisht asgje akoma. Jemi ne perpunim buxheti. Ka mundesi qe nje pjese te ketij buxheti ta financojme per te cuar ne Turqi disa agjente turizmi per te pare situaten nga afer dhe te shohin se cfare do te shesin gjate beharit. Eshte me kollaj te shesesh dicka qe e ke prekur me dore sesa dicka abstrakte.
E po sigurohu te hysh ne kete grupin qe fole me lart, vret 2 zogj me nje gur :p. Suksese firmes dhe ty!
Pak e guximshme te flasesh per ide inovative,meqe sot propozimet e marketingut jane te shumellojshme,pak ka mbetur per te sperimentuar tashme.
S'e di sa mjete mund te keni per te bere analiza tregu e te zgjidhni targetin tuaj,gjithsesi mund te propozoni paketa te ndryshme per te njejtat destinacione.Nese shisni nje pakete bazilare me prenotimet e hotelit,avionit,trenit etj ,qendrimin,trasportin me tot karakteristika dhe nje fare cmimi,dhe nje pakete ne hotele me te mire,me sherbime turistike te ndryshme etj e me nje cmim me te larte,ndoshta do te shitet te pakten paketa baze.Ne nje moment te dyte mund te shtohet nje pakete e trete akoma me interesante por me e shtrenjte,keshtu qe do te ndihmohet rritja e shitjeve te paketes se dyte.
Eshte nje ide,ndoshta jo shume efikase per paketat turistike,por ju i dini cfare mjetesh keni ne dispozicion...dihet qe ka shume rendesi reklamimi.
Shitja behet vetem on-line?Nje menyre sa me e thjeshte preventivimi grafikisht dhe ne lidhje me kohen e pergjigjeve do te ndihmonte. Perndryshe mund te formoni sa me mire personelin ne agjensi,ku gjen ngrohtesi dhe nje konsulte sa me te favorshme e ke me te thjeshte te zgjedhesh.
Re: Menyra inovative marketingu?
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Kam nje detyre nga shefi im dhe po perpiqem ta zhvilloj por me duhet dhe ndonje dore ndihme. Detyra eshte e ketille:
Une duhet te gjej menyra inovative marketingu ndryshe nga konvencionalet qe kemi perdorur deri tani si psh. reklama ne TV, ne Gazeta, ne Radio, flet volante neper semafore, e-mail spams...
Me jepni ndonje ide ndryshe nga te mesipermet pls. Ideja me e mire do te vleresohet me nje skonto per pushimet e beharit ne Turqi E premtoj une kete gje
Thnx. Ide e lezetshme. Mgjt, me duhet ta konsideroj kete teme te zgjidhur te pakten per mua pasi nuk punoj me ne ate vend pune dhe ne ate fushe pergjithesisht. Ndersa ju mund te vazhdoni te postoni pasi ka te tjere qe ju hyjne ne pune keto ide.
lord do pasurohet ne ti gjejme idete oh boy
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.