Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Deputet ngelin pa leke (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17384)


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 14:53:

Deputet ngelin pa leke

Dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Alfred Dalipi do të ankohen në Gjykatë për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gazeta Shqiptare publikon sot se prej më shumë se një jave ata i kanë nisur një letër sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku i kërkojnë sqarime për dy çështje. “Interpretoni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë mbi statusin e ish-deputetit dhe ligjin përkatës, si dhe sqaroni statusin aktual; jemi ish-deputetë apo deputetë”.

Këto janë kërkesat që i janë bërë administratës së Kuvendit, pas disa problemeve që dy deputetët kanë hasur. Dalipi sqaroi se ai ka kërkuar një vërtetim page për t’u drejtuar në bankë për kredi, por nuk i është dhënë një vërtetim i tillë nga administrata e Kuvendit. “Unë, - tha ai, - nuk ju drejtova si deputet, por të paktën si ish-deputet më takon që të marr një vërtetim”, - sqaroi Dalipi. “Atje nuk na trajtojnë as si ish-deputetë, dhe as nuk mundemi të tërheqim një dokumentacion, dhe për këtë nuk na japin asnjë shpjegim”, - sqaron ai, duke ju referuar edhe kërkesës për sqarim që ka bërë pranë Departamentit të Trajtimit të Deputetëve.
“Ajo e politizon administratën. Unë kërkoj një dokument dhe administrata nuk më shërben fare. Edhe në bazë të ligjit ata nuk na përgjigjen”, - tha Dalipi.

Nga ana e tij, edhe Braçe sqaron se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit që t’i sqarojë pikërisht këto gjëra, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Edhe nxjerrja në shtyp e letrës së dy deputetëve, sipas tyre, është bërë qëllimisht për përfitim politik nga kryetarja e Kuvendit. Ndaj, sipas Dalipit, ata do t’i drejtohen Gjykatës. “Ne nuk duam që ajo ta trajtojë institucionin si pronë private”, - tha Dalipi.
Ligji për pensionet suplementare të deputetëve
Të zgjedhurit socialistë në Kuvend ndodhen në një pikë që nuk dihet se çfarë titulli t’u vesh. As deputetë nuk mund të quhen, sepse ende nuk kanë bërë betimin, edhe pse janë konfirmuar si të zgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, as me statusin e ish-deputetit ende nuk mund t’i trajtosh, për shkak se janë të zgjedhur në elektoralet e 28 qershorit 2009. Ligji për pensionet suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese, ku futen edhe deputetët, parashikon në nenin 7 të tij që: “Deputetëve e Kuvendit, pas largimit nga funksioni, u jepet shpërblim në masën e tre pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion dhe mbas këtij shpërblimi marrin 50 % të pagës referuese për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion”. Por, ende as ky ligj duket se nuk mund të zbatohet, të paktën për shpërblimin në para. Duket se çështja e dy socialistëve ka të bëjë edhe me problemet që ata kanë hasur në marrjen e dokumenteve që duhet t’i paraqesin në ambasadë, në banka apo në institucione të ndryshme të shtetit, për të zgjidhur çështje të tjera të jetës së tyre të përditshme. Kjo ka “irrituar”, në fakt dy deputetët socialistë. Për shkak të bojkotit të Kuvendit, tashmë ata kanë humbur edhe trajtimin si “njerëz të privilegjuar” edhe në institucionet e tjera.

(d.b/GSH/BalkanWeb)


ja ca "hallesh" kane deputetet


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 14:58:

.

mire tu behet, s'kan as pse te ankohen... njerez pa dinjitet

s'kuptoj perse te marin leke deputete qe s'marin pjese ne parlament ?

p.s. shejtone e vertet qe eshte thare banka shqiptare mi... dmth nuk i plotesojne kuotat per pagese punetoreve te shtetit, deputet, administrata, policia, etj. ?????????


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 15:02:

kur kane fillu me e deklaru neper media dije qe eshte me shume se c fare deklarojne ... do shtrenjtojne serish energjine dhe do rrisin aksisat qe ti paguajne me aq sa morra vesh une keto dite pra masa me mbush arken e shtetit qe e zbrazi Sala per fushaten zgjedhore


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 15:16:

.

e shiti te gjith pasurine e shtetit pisi, para zgjedhjeve i shiti nje kompanie çeke nje pjese te mire te kesh-it 120 milion euro leke qe i sherbyen per zgjedhjet kuptohet

nderkoh shuma qe klsh-ja ka nxierre deri tani ne rrugen durres-kukes ka kapur shifren e 300 milion euro... ku askush nuk i jep pergjigje pyetjes ku jane shpenzuar keto leke

pra jane 300 milion euro qe kan fluturuar... kulmi

i ka bere shum dem shqiperise ky super agjendi i udb-se serbe sali berisha... vete si rrjedhojne ngjarjet qe kur ky tipi ju fut politikes te çon e te mendosh keshtu.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 15:25:

more vesh me te rene e rruges se kukesit .... eshte mbyll tuneli arsyeja thojne qe jane bere analizat gjeologjike dhe gjasme ka dale mali ranor gelqeror jo shkembor dhe rreshket pra nuk eshte i sigurt; prap njerzit e shkrete duhet ti bijne rruges se vjeter pra gjithe ato para te shkuara dem.... po sugjerojne tani qe te vendosin 1 tip tub betoni per gjithe segmentin 5.6 km te tunelit pra dun me vjedh prap pare atje ..... burim tjeter po jo zyrtar qe morra vesh dje eshte qe po behet pisllik i madh te ai mal pasi kane gjet minerale qe vlejne dhe po i tregtojne dhe keto te ardhura nuk shkojne ne arken e shtetit por te xhepat e sales e bashes


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 15:29:

.

une te gjithe tynelet qe kam kaluar ne perendim, me tuba betoni jane te gjith... pse si eshte muhabeti aty duan ta lejne ashtu grop ? vetem asfalt poshte ?


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 15:36:

jo jo kam kalu aty nja 2 here e me thene te drejten gjithe frike sme jepte asnje ndjesi sigurie

pra kane germu 1 brime ne mal ta themi bastarde fare dhe me pas e kane veshur nga brenda me beton dhe poshte me asfalt.... nga ana inxhinierike trashesia e atij betoni eshte shume e holle me mbajt peshen qe ushtron mali dhe ne disa vende eshte care ai beton, tani keta duan te fusin ate tub betoni me trashesi X te caktuar qe mos ndodhe kjo

po beja muhabet me 1 te pdse dje qe punon ne kryeministri i thashe ju me gjithe keto pare qe keni harxhu e me gjithe ato qe do harxhoni te isha si ju i fusja ca kallep dinamiti dhe e zhdukja fare malin nga harta fundja kujt i hy ne pune ai mal sdo demtoja njeri dhe paret e rruges do i kurseja


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 16:00:

.

gropat neper male fillimisht behen ne kete ^ forme qe te mbaje peshen e malit pra kulmi e hedh nga poshte peshen, e jo e rrumbullaket ku e mban peshen permbi te

mbaron ai operacion me vone behet tyneli me beton (forma te rrumbullaketa betoni pra tub) e me vone asfalti e keshtu me rradhe... keto gjera i dine dhe bufi

po ne fakt çte presesh... ty pershembull te shkon mendja te zhdukesh malin nga harta, e ai tjetri (i kryeministrise) s'din as si me tu pergjigj.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 16:04:

jo mo jo

nejse

me gjithe keto miliona qe kane shpenzu e do shpenzojne me mire me e zhduk fare malin sesa te paguajne e niperit e mi ate kredi Noto.... pastaj nuk eshte mal i bukur i kuq i shpifur e pa pike bimesie eshte ske ce do si hy ne pune as dreqit


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 16:16:

.

shiko: se bota ka bere tunele nen uje (dete) kane lidhur francen me britanine, e jo me nje tunel ne mal qensh

nuk behet fjale per injorancen qe ju ka erresuar syt te gjitheve aty... por si eshte e mundur qe vazhdoni dhe lejoni padrejtesite qe ju behen nga mengjesi deri ne darke, 24 ore non stop per 360 dite pa nderprehje.

une te thashe qe kontrodhit te larte te shtetit aty ne ate rruge i mungojne 300 milion euro... e ty ste beri pike pershtypje, kjo mua me vret.

ngrihuni sakrifikoni diçka keni apo s'keni pak llogjike... te kerkoni drejtesi.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 16:20:

ku ta kerkojme drejtesine?!!

gjykate prokurori apo qeveri???!!!! apo kamoras se politikes shqiptare perfshi ketu pozite opozite bashke !!!

1 llaf goje eshte ajo qe thu ti e eshte kollaj me e thon nga maja e Italise

te te bej 1 pytje si do "ngriheshe " ti me qene ketu ? mos me thuj do merrje armet


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 16:32:

.

personalisht s'ma ha palla... kam investuar ne vendin tim dhe jam ne rregull, i gatshem te jetoj i qete aty diten kur te vendos

prinderit jane mese miri, vellai gjithashtu... ja pra maja e italise

po ti qe mendon per rrugen qe do ta paguaj femija yt... ka menyra nga me te ndryshmet.

ja te marim shembullin tend... ti qe dine 69 gjuhe je dhe ne kompiuter, te jeme si ty do te shkruaja pa mbarim tere diten ankesa duke filluar nga brukseli, deri ne washington

te bashkoja dhe 5 a 6 si ti e per dite shkrime neper qeverite e botes kundrejte te padrejtave qe shikon, te duket habi por bota dokumentat, shkrimet nuk i flakaron siç flakarohen aty, ne mos sot neser pergjigjet vijne...

esht akoma ajo organizata qe shume e perbuzet ne fillim MJAFT ? se keshtu jeni te gjith duke i perbuzur femije komunistash... thirrje te gjithe popullit te bashkoheni me ta, djem te ri dhe me horizont

nuku di sa kuptove nga ky festival psikollogjie.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 16:42:

qenke me nerva zotrote

une sdo hapem bythesh ketu ne forum te tregoj se cfare bej une e sesi e kam ndertuar jeten une

po ti shofim gjerat me ket sy pra ne aspektin personal as mua sme plas shume se cbehet dhe kjo eshte e keqja e shqiptareve qe shofin vetem bythen e vet e smendojne per te tjeret apo per ket vend por une spo diskutoja ne ket prizem

mjafti ja po ta them une qe eshte 1 organizate e deshtuar cifutesh qe pastrojne parate e tyre e mbulohen mjaft mire me 2-3 aktivitete qe bejne

ka levizje te tjera qe jane nata me diten me ta dhe intelektuale te vertete e mjaft te zgjuar ... mbase per periudhe afatshkurter sdo kene rezultate pozitive por te garantoj qe ne afatgjate do jua degjosh zerin shume shpejt


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 16:50:

.

çfare shikon ti aty per hapje bythesh ?

nejse

ju akoma s'kuptoni si pastrohen parate, dhe çfare proçedura ndiqen kapeni me budalliqe e tregime filmash me karton

parate e botes pastroheshin dikure ne hon-kong, singapor apo filiale te tjera te vogla neper shtete mikroskopike

parate e botes sot pastrohen ne ato banka qe jan dyndur ne tirane ku i shikon ne çdo cep te qytetit, ku ka me shume banka se njerez.

eshte proçedure e gjate per ta shpjeguar, por qe shqiptaret s'kane te bejne fare me ato banka

kush na qenkan keta intelektuale ? nxirr ndonje link ti bejme vizita ti bej tenden e un bej timen gjithashtu, e keshtu me rradhe


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 17:04:

e pra ,

por bankat vetem sa qarkullojne parate jane vetem likuiditete qe justifikohen si pagesa te ketyre aktiviteteve koti qe behen
per cdo transferte bankare qe behet duhet te cosh dokumenta suportues qe verifikojne arsyen perse transferohen ato para

pra rrjeti nderkombetar egziston sic the ti por ama te jete e pranishme ne shqiperi vend qe ska ligje e rregulla e njerez te korruptuar pa fund pra vend ideal per te bere keto pune ju duhen bashkepuntore pra jane keta mafioze politikane dhe organizata te tipit mjaft apo kompani private fantazem qe e bejn te mundur kete


e mua mos me fol me ate gjuhe se te griva


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 17:10:

.

pak a shume i je afruar...

por me ç'ke shkruajtur me trego ti tani ç'lidhje kane ate te mjaft-it me pastrim parashe ne nje rrjet kaq te nderlikuar nderkombetar ?

te flas se me vje plasje, te jem si ty mar pushken dhe filloi vras te parin me kollare qe kalon nga zyra


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 17:20:

cfare di per masonerine ti kush i sundon bankat ne bote ... kush eshte i forte financiarisht ka dhe pushtetin ne dore dihet kjo ste thashe noj gjo te re ... mjaftisat ketu apo neper bote ju duhen thjesht si ato milingonat e vockla puntore pra te justifikojne mjetin por jo qellimin,
te tbej 1 pytje E. Velia kaloj nga kryetari i mjaftit themeloj partine G99 pse e beri kete po te ishte nacionalist dhe qe "e preknin" thelle problemet kryesore te shqiptareve si varferia korrupsioni drejtesia etj etj atehere shume mire mund ta bente nga Mjafti pse e braktisi ate?

e kam punen perballe kryeministrise dhe ministrise se integrimit e filloj diten qe me kafen e mengjesit me keta tipa ne dreke logoreci prap plot me keta shtepine e Sales perballe prap e shof e ne mengjes dhe mbasdite kur kthehem ne shtepi mos me shty ne ngasje se do vish te me sjellesh portokalle ne burg pastaj looool :p

me trashe me keto muhabete boll lexove gazetat per sot


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 17:24:

.

nuk na e the kush eshte kjo organizata e re qe po leviz...


Postuar nga AngelDevil datë 30 Tetor 2009 - 17:33:

per momentin nuk eshte zyrtarizuar (pra ligjerisht nuk egziston akoma) e per sa kohe eshte e tille spo jap link qepare po lexoja te faqja e tyre qe kane ndermend me kriju partine nacionaliste ... se di ca do behet te shofim


Postuar nga erious datë 30 Tetor 2009 - 17:41:

.

dergo linkun, s'kuptoj çte keqe ka...


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.