Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5410)


Postuar nga korça datë 18 Qershor 2004 - 07:58:

Nje i madh ka thene- Ç'DO POPULL KA QEVERINE QE MERITON - A E MERITOJME NE VERTET ATE

TE DASHUR MIQ JU LUTEM JEPNI MENDIMET TUAJA PERSAI PERKET POLITIKES DHE POLITIKANEVE SHQIPTARE.
A e meritojme ne vertet ate qeveri ? Pse populli yne eshte nje nga popujt me te varfer dhe me te diskriminuar ne bote?
Ku ka shkuar forca e inteligjences shqiptare?
Mirepres mendimet tuaja.


Postuar nga Fajtori datë 18 Qershor 2004 - 14:42:

Sado te mundohet secili te shfajtesoje veten mendoj se populli shqiptar, ashtu si cdo popull tjeter, e meriton qeverine qe ka ne koke. Ekzistojne shume dinamika te mentalitetit tone si shqiptare qe na sjellin te kemi qeverite qe kemi patur, duke filluar nga pamundesia per te dale nga bardhe e zia Nano-Berisha e deri tek vektorizimi i politikes se jashtme ne funksion te amerikes. Nderkohe qe neper Evrope po bien qeverite (Angli, Spanje) per gabimet qe keto bene ne lidhje me luften e Irakut, popullli yne i pamoralshem nuk ndjen asnje pike pergjegjesie ne arenen nderkombetare, por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike. Keto ishin sa per te permendur disa gjera, por ka dhe shume te tjera. Nuk dua te ofendoj ne asnje menyre elektoratin shqiptar, megjithate duhen mbajtur pergjegjesite per qeverite qe kemi mbi koke e mos shkarkohen si zakonisht ne ajer.
Pra ne meritojme ate qeveri qe kemi qofte per aresye te votave qe i jane dhene, qofte dhe per aresye te mungeses alternativave qe nuk kemi mundur te krijojme.


Postuar nga tresh datë 18 Qershor 2004 - 15:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
.....por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike..... Nuk dua te ofendoj ne asnje menyre elektoratin shqiptar, megjithate duhen mbajtur pergjegjesite per qeverite qe kemi mbi koke e mos shkarkohen si zakonisht ne ajer....



Fajtor:
Ne cilin vend te botes nuk bien qeverite per arsye ''banale ekonomike'' ose per ''skandale banale'' ose per ''korrupsion banal''????
me sa di une nje gje e tille ndolle vetem ne shtete diktatoriale dhe jo ne ato demokrake.

Ti e di shume mire lekundjen e madhe qe pati Forza Italia ne zgjedhjet e fundit per shkak te arsyeve ''banale ekonomike'' dhe jo si rrjedhoje e luftes ne Irak.

Sic e dime Shqiperia nuk ka nje pjekje politike te tille ose ne nje mireqenie te tille ekonomike sic e ka europa e cila i lejon te shohe me sy kritik situaten nderkomberare....
Gjendja ekonmike ne shqiperi s'me duket edhe aq banale do te thoja tragjike e skandaloze me mire...

ne jemi ne nje shkalle te tille ku
Primum vivere,deinde philosophari----perpara te jetohet pastaj te merremi me filozofi


Postuar nga agata datë 18 Qershor 2004 - 15:31:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh


Fajtor:ne cilin vend te botes nuk bien qeverite per arsye ''banale ekonomike'' ose per ''skandale banale'' ose per ''korrupsion banal''????
Nje gje e tille ndolle vetem ne shtete diktatoriale dhe jo ne ato demokrake.

Ti e di shume mire lekundjen e madhe qe pati Forza Italia ne zgjedhjet e fundit per shkak te arsyeve ''banale ekonomike'' dhe jo si rrjedhoje e luftes ne Irak.

Sic e dime Shqiperia nuk ka nje pjekje politike te tille ose ne nje mireqenie te tille ekonomike sic e ka europa e cila i lejon te shohe me sy kritik situaten nderkomberare....
Gjendja ekonmike ne shqiperi s'me duket edhe aq banale do te thoja tragjike e skandaloze me mire...

ne jemi ne nje shkalle te tille ku
Primum vivere,deinde philosophari----perpara te jetohet pastaj te merremi me filozofi




jam shume dakort me ty tresh.

fajtore per mendimin time populli jone, ka responsabilitetin e vet per qeferine qe kemi, por si do qe te jete, ne nuk e meritojme ate qeferi te poshter qe kemi...
ky eshte veç mendimi im, kur shoh klasen inteligjente shqiptare, (nuk flas per politikanet).

pershendetje sabina


Postuar nga Fajtori datë 18 Qershor 2004 - 20:19:

Me vjen keq, por nese do ishte keshtu sic thoni ju, nuk do kishim qeverine qe kemi aktualisht.

Cdo qeveri qe hipen eshte pjelle e jona ne cdo forme te saj. Shumica e njerezve mendojne akoma se ikja e Nanos sjell Berishen, merreni me mend sa horizont te ngushte kemi.

Tresh po te sjell dy raste qe qeverite nuk kane rene per aresye banale ekonomike.
1. Renia e grupit Parmalat morri me vete miliarda euro nga ekonomia italiane. Megjithate qeveria nuk ra...
2. Renia e grupit Enron ne Amerike nuk mori me vete qeverine presidenciale te Bush-it...

Keto nuk jane fakte sa per te bllokuar ty Tresh . Perkundrazi, mendoje mire cfare domethenie ka ne ekonomine e nje vendi te bjere nje industri si Parmalati me koke poshte. Aq me keq Enroni qe bllokoi shume fabrika nga mungesa e energjise. Popujt perendimore ndoshta kane me shume hapesire per te korrigjuar gabimet ekonomike pa shkuar thika ne kocke sic na shkon neve, megjithate fakti qe Sali Berisha ra VETEM pasi rane firmat piramidale tregon se ishte ekonomia ajo qe vleresohej, ndersa politika ajo qe injorohej.

Sidoqofte duhet te kuptojme se pergjegjesite nuk jane aspak te Nanos dhe Berishes, ata jane vetem dy persona fizike. Nje afermacion i tille eshte shume i veshtire per tu gelltitur por me vone ndoshta do kuptohet se vertet cdo popull ka qeverine qe meriton. Qe t'ju ndihmoj te kuptoni se kjo eshte e vertete ju kujtoj se dy personat fizike qe permenda lart kane nje kavaleri te tjeresh qe i shkojne prapa per ti dhene forme dy partive PS dhe PD. E pra shkoni ne nje kongres ju lutem dhe shikoni nivelin e pergjithshem te delegateve... Disa e quajne veten kongresmene... Te tjere votojne me direktive nga lart... Keta jemi ne, populli, qe formojme keto parti dhe kete qeveri Rrjedh cdo gje natyrale dhe natyrisht qe duhet nje kulture e pergjithshme me e larte qe te formojme parti dhe qeveri me eficente.


Postuar nga tresh datë 18 Qershor 2004 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
.....Nderkohe qe neper Evrope po bien qeverite (Angli, Spanje) per gabimet qe keto bene ne lidhje me luften e Irakut, popullli yne i pamoralshem nuk ndjen asnje pike pergjegjesie ne arenen nderkombetare, por shan dhe hedh qeverite vetem per aresye banale ekonomike. ......


Pse per gjendjen ne Irak duhet te bije qeveria ne Shqiperi..... ??!!
Kaq mire jemi nga ana ekonomike ne,s'kemi asnje problem, s'kemi asnje shqetesim,aq sa te intreresohemi edhe si vete lufta ne Irak apo nese ka pase korrje te mira misri ne Kongo dhe orizi ne Kine.
Kemi shume probleme dhe mua per vete pak me intereson gjendja nderkombetare ne Irak kur Anija Shqiperi merr uje ne cdo ane dhe plehrat e botes do te digjen ne Tirane....
S'jam egiost po me perpara shoh hallet e shtepise time e pastaj te komshive.......
S'ka pse populli yne te quhet i pamoralshem kur ka gjithe keta probleme....
Do ta quaja te pamoralshem ne rastin e kundert ,kur per hir te internacionalizmit nderkombetar te linte ne balte interesat e veta si komb e popull ne momente si ky qe jemi tani....
Pse te shperdajme vemendjem e fuqite tona ne politika nderkombetare ku s'kemi asnje fuqi asnje ze dhe te mos perqendrohemi ne politikat ekonomike socilale te deshtuara te qeverive tona.
Kemi shume pune per te bere ne Shqiperi per Shqiperine si pasoje e ''banaliteteve'' tona ne shume fusha...prandaj mire ben populli yne nqs e sheh te arsyeshme te helle poshte qeverite per arsye ''banale ekonomike,sociale etj etj '' dhe qe s'interesohet per gjera te tjera .....


Postuar nga erzeni_be datë 09 Korrik 2004 - 20:45:

Nuk ka asnje dyshim

une mendoj qe nuk ASNJE DYSHIM qe e meritojme ate qeveri.
E zgjodhi populli, prej popullit, per popullin.

Them pa asnje dyshim, sepse ne vete si popull jetojme dhe llogjikojme ne te perditshmen tone metoda e ide mesjetare.

Ne mesjete qenia njerzore, e veçanerisht femra ka qene "plaçke" diçka qe shitet e blehet.
Sot ne shoqerine tone, qenie njerzore a gezon valle respectin dhe trajtimin qe meritoN?????
Une them se JO.
Ne shqiptaret jemi ata qe nxjerrim femrat tona ne rruge.... a nuk eshte kjo mesjetare???
Ne shqiptaret jemi qe e vrasim qenien njerzore per ""te drejtat"" tona... a nuk eshte kjo mesjetare?
Ne shqiptaret per interesin personal nuk bejne syte drite...
a nuk eshte kjo mesjetare???

e sa e sa ....

Atehere pse te shpresosh qe nga nje popull i tille te dale nje qeverri ndryshe nga ajo qe kemi???

Les ta mbajme me shendete , miq te dashur.

Perderisa ç'donjeri nga ne nuk ndryshon ne veteveten e tij, pse te shpresojme qe shoqeria jone te ndryshoje?
pse te shpresojme per qeveritare te ndershem?


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2004 - 22:19:

Re: Nuk ka asnje dyshim

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
une mendoj qe nuk ASNJE DYSHIM qe e meritojme ate qeveri.
E zgjodhi populli, prej popullit, per popullin.

Them pa asnje dyshim, sepse ne vete si popull jetojme dhe llogjikojme ne te perditshmen tone metoda e ide mesjetare.

Ne mesjete qenia njerzore, e veçanerisht femra ka qene "plaçke" diçka qe shitet e blehet.
Sot ne shoqerine tone, qenie njerzore a gezon valle respectin dhe trajtimin qe meritoN?????
Une them se JO.
Ne shqiptaret jemi ata qe nxjerrim femrat tona ne rruge.... a nuk eshte kjo mesjetare???
Ne shqiptaret jemi qe e vrasim qenien njerzore per ""te drejtat"" tona... a nuk eshte kjo mesjetare?
Ne shqiptaret per interesin personal nuk bejne syte drite...
a nuk eshte kjo mesjetare???

e sa e sa ....

Atehere pse te shpresosh qe nga nje popull i tille te dale nje qeverri ndryshe nga ajo qe kemi???

Les ta mbajme me shendete , miq te dashur.

Perderisa ç'donjeri nga ne nuk ndryshon ne veteveten e tij, pse te shpresojme qe shoqeria jone te ndryshoje?
pse te shpresojme per qeveritare te ndershem?



erzeni me fal por cfare lidhje ka nxjerrja e femrave ne rruge me meriten e qeverive.

tokvili ka thene dicka me mend. ligjvenesit edukojne masat. ne rastin kur ligjvenesit qe bejne ligjet jane te paert qe nuk i zbatojne ato sepse e konsiderojne veten mbi ligjet, atehere c'duhet te beje njeriu i thjeshte? nese shihen fenomenet tashme masivisht te shfaqura ne shoqerine shqiptare kryesisht motivohen ose kane pike referimi sjelljen e pushtetareve.

fajin e ka sistemi megjithate ka nej zgjim ne popullsi. NUk jam dakort me pergjithesimet.
se pari duhet patur parasysh perqindja e atyre qe shkojne votojne qe eshte nja 30 %. duhet marre parasysh qe njerezit e afte intelektualet njerezit me vizion ne nje menyre apo nje tjeter jane shtrenguar te emigrojne dhe nuk mund te votojne. ( megjithate mbeten shqiptare ).

e treta nuk ka asnje alternative dmth njerezit zgjedhin te keqen me te vogel megjithese beter jane te gjithe.

problemi qendron tek pushtetet e pandara, tek mungesa e kontrollit dhe balancave checks and balances mes pushteteve, tek autokracia e motivuar nga sistemi aktual politik.

mendoj qe populli shqiptar nuk i meriton ato qe ka ne koke. thjesht nuk ka alternativa perzgjedhese. te shpresojme qe ne 2005 do kete ndryshime .


Postuar nga Endri datë 31 Korrik 2004 - 01:02:

Citim:
kur shoh klasen inteligjente shqiptare, (nuk flas per politikanet).

pershendetje sabina



Sabina ma shpjego pak kete klasen inteligjente. Ti e di qe vetem 80% e popullsise arsimohet? Evropa mesataren e ka (97%). 20% i bien te jene anafalbet ne Shqiperi pra me e ulta ne evrope mund te krahasohemi me ata te lindjes se mesme. Neqoftese ne shqipetaret do te ishim te zgjuar sdo e kishim lene vendin aty ku jemi. Shteti reflekton popullin dhe populli zgjedh shtetin.


Postuar nga dodgy datë 31 Korrik 2004 - 01:49:

Un per vete mrekullit ne shqiperi i pres nga ndonje person i vetem qe ndoshta del i zgjuar dhe mer ashtu aksidentalisht frenat e popullit ne doer dhe me zgjuarsin e tij e udheheq ashtu si duhet.Gje qe eshte e veshtir po me gjith zemer e uroj kete.
Qe te kthehemi tek qeveria do te thoja qe e meritojm sepse ky eshte kapaciteti yn.Nuk kemi politikan nuk kemi eksperienc,injorance,kjo eshte te politikanet ton.Nuk mund te presesh qeveri tjeter.


Postuar nga agata datë 31 Korrik 2004 - 02:44:

Citim:
Po citoj ato që tha dodgy
Un per vete mrekullit ne shqiperi i pres nga ndonje person i vetem qe ndoshta del i zgjuar dhe mer ashtu aksidentalisht frenat e popullit ne doer dhe me zgjuarsin e tij e udheheq ashtu si duhet.Gje qe eshte e veshtir po me gjith zemer e uroj kete.
Qe te kthehemi tek qeveria do te thoja qe e meritojm sepse ky eshte kapaciteti yn.Nuk kemi politikan nuk kemi eksperienc,injorance,kjo eshte te politikanet ton.Nuk mund te presesh qeveri tjeter.




Dodgy... nuk mund te presesh nga dora e nje personi, per te ndryshuar, cdo gje...te gjithe duhet te bejme diçka, me aq sa kemi ne dote...me as sa mundemi...duke filluar nga me i vogli (flas i vogel nga pozita) deri tek me i madhi qe jane qeveritaret...
Nese do presim ne kete menure, qe thua ti..mendoj se nuk do ndryshojme kurre...
duhet te ndegjegjesohemi edhe ne pak, nuk duhet te vjedhim, psh koshat e plerave, qe bashkia vendos, per grumbullimin e plerave,
nuk duhet te vjedhim kapaqet e kanaleve rrugeve, duhet te paguajme korrentin, taksat e tjera...

pershendetje sabina


Postuar nga agata datë 31 Korrik 2004 - 04:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri



Sabina ma shpjego pak kete klasen inteligjente. Ti e di qe vetem 80% e popullsise arsimohet? Evropa mesataren e ka (97%). 20% i bien te jene anafalbet ne Shqiperi pra me e ulta ne evrope mund te krahasohemi me ata te lindjes se mesme. Neqoftese ne shqipetaret do te ishim te zgjuar sdo e kishim lene vendin aty ku jemi. Shteti reflekton popullin dhe populli zgjedh shtetin.



jam shume dakorte me ju Endri...analfabetismi eshte nje problem, mazhore ne shqiperi e qe rritet dita dites...

ne fakte, un kur thashe, qe ne nuk e meritojme ate qeveri, kisha parasyshe, qe ne nuk i dime resultatet e vertet te elektoriatit shqiptare, duke menduar se ato, fallçifikohen...

Domethene, per mua, qe ne nuk jemi akoma te liri ne dhenien e votes...(nuk eshte populli, qe zgjedhe)

Sa per klasen iteligjente, se di pse kam deshire te mbaj mendimein tim dhe te mos ta krahasoj me ate, te lindjes se mesme...

qofsha e gabuar...
pershendetje


Postuar nga Endri datë 31 Korrik 2004 - 05:28:

Citim:
Domethene, per mua, qe ne nuk jemi akoma te liri ne dhenien e votes...(nuk eshte populli, qe zgjedhe)


Po pse kaq te pa afte jemi thua? Te zoterohemi nga 10-12 politikane. Ku e gjejne keta mbeshtetjen e fuqine? Se gjejne mbeshtetjen nga populli? Ndoshta nga populli i mis-informuar ose ata qe duan te kene nje mjedis te tille kjo gjithashtu e lidhur me anafalbetizmin.


Postuar nga dodgy datë 31 Korrik 2004 - 19:13:

Citim:
Po citoj ato që tha sabina



Dodgy... nuk mund te presesh nga dora e nje personi, per te ndryshuar, cdo gje...te gjithe duhet te bejme diçka, me aq sa kemi ne dote...me as sa mundemi...duke filluar nga me i vogli (flas i vogel nga pozita) deri tek me i madhi qe jane qeveritaret...
Nese do presim ne kete menure, qe thua ti..mendoj se nuk do ndryshojme kurre...
duhet te ndegjegjesohemi edhe ne pak, nuk duhet te vjedhim, psh koshat e plerave, qe bashkia vendos, per grumbullimin e plerave,
nuk duhet te vjedhim kapaqet e kanaleve rrugeve, duhet te paguajme korrentin, taksat e tjera...

pershendetje sabina


Hi sabi
Me fal sabi po pyetja ketu te kjo tem ishte/ a e meritojm ne kete qeveri qe kemi apo jo?Duke then qe mrekullin e pres nga njeri i vetem mos ndoshta del ajo shprehja e popullit qe thot ne mes te ferres gjen lulen me te bukur.Pra ne kete rast ferra do te quaja politikanet tane.Dua te them dhe e perseris sepse kjo eshte tema ne e meritojm ate qeveri sepse nuk kemi politikan,per mua politikanet shqiptar jan nje garrumbull derrash qe mundohen si e si te rregullojn veten e tyre dhe jo te mendojn per popullin.
sa per ato qe thua ti jam plotesisht dakort me ty po kjo esht nje tem tjeter.Kjo eshte ndryshimi i popullit dhe njerezve thua ti dhe jo te qeveris.
Bye


Postuar nga IQVLORA datë 03 Gusht 2004 - 00:36:

Ne shqiptaret e meritojme 100% qeverine e cila po na rjep lekuren

Sic e keni ndjekur edhe nga debatet qe jane bere ketu ne forum,une nuk jam i majte nga simpatite e mija politike,por po ju them me ndershmeri se PD, partia simpatizant i te ciles jam,pavaresisht zhurmes qe bene Z.Berisha dhe ata qe jane pas tij se zgjedhjet jane manipuluar nuk ka ndikuar aspak ne verdiktin qe kemi dhene ne shumica e shqiptareve pro ish komunisteve ose te majteve.Kete e them jo ne menyre teorike,por sepse une kam qene anetar i komisioneve te votimit,kohet e fundit edhe n/kryetar komisioni.Me perjashtim te projet kushtetutes te ciles populli nuk ja dha votat,ndersa persa ju perket zgjedhjeve shqiptaret kane bere si Haxhi Qamili i cili thoshte:<<DUM BABEN>> dmth Turqine,pra edhe ne duam ata qe na shkaterruan si komb per 59 vjet dhe djemt e tyre.Ate qe bene baballaret e tyre,po bejne edhe ata sot,por me menyra me djallezore dhe ne emer te demokracise dhe ne me idjotesine tone perseri ju besojme fatet e femijeve,te ardhen tone ketyre funderinave.Po ju jap nje shembull;nje kryetar keshilli ne kohen e diktatures rregullonte me pune te mira e me shtepi gjithe farefisindhe nuk kujtohej per njeri tjeter,po te njejten gje bejne edhe pasardhesit e tyre.Po ju permend dukurine e nepotizmit ne hierarkine e sotme qeverisese.Pra ata ngjajne si dy pika uji me baballaret.Ujku lind ujkun jo qingjin miqte e mij.Ne te mesuar me keta skllovopronar te vjeter e te rinj e kemi te pamundur te ndryshojme.Duhet t'i .ish nenen te te thote baba thote populli,dhe ata po e zbatojne kete thenie kundrejt sklleverve te tyre.Pra me pak fjale ne e meritojme kete qeveri qe kemi sot si 1+1=2 dhe keta lloj speciesh perverse do ti kemi mbi koke per vite sepse ne perseri do ti votojme ata.Shpresa ime eshte tek nje levizje qe vjen nga larg.Te shpresojme!


Postuar nga trojani datë 05 Gusht 2004 - 01:30:

pershendetje

Isha duke lexuar shtypin, dhe ndermjet te tjerash lexova dhe kete artikull, te shkruar tek KOHA JONE.
Per mendimin tim artikulli mbart ne nje fare menyre nje pjese te pergjigjes se a meritojme ne kete qeveri.



"ALEGORI FATI APO RACE?

Mendova te shkruaj disa radhe ne paranteze, duke marre shkas nga shkrimi i Adrian Klosit "Karuseli Intelektual". Por edhe duke "replikuar" me mendimin e shprehur me pare nga Fatos Lubonja se nuk ka ç'te thote me, botuar po tek gazeta "Shekulli" ne daten 8 korrik. Aty ku perpiqet per te disaten here pa pertese te zgjoje apo iluminoje intelektualet shqiptare qe ky vend "ka me bollek" te tille, se i prodhoi sistemi qe shkoi duke u dhene diplome. Por edhe nese eshte keshtu, qe intelektuale mund te kete ky vend vertet, por njerez dinjitoze nuk ka aq shume (dhe ndoshta mire e ka Lubonja se çfare mund t'i thuash ketij kombi me kur vazhdon edhe pas 14-vjetesh te brohorase per Partine dhe Enverin).

Po para se t'i rikujtoja zotit Klosi se çfare kane thene apo dashur te thone ai, Edi Rama etj ne vitin 1991 ne takimin me intelektuale, megjithese kane "ndryshuar mendje" e s'jane me intelektuale, po publikoj me pas disa shenime te mbajtura ne nje takim me intelektuale. Desha te shpreh disa mendime te cilat marrin spunto nga kjo teme kaq shume e artikuluar ne kete vend.

Doni apo s'doni t'Ju quajne intelektuale?

Nuk me pelqejne deklamime qofte dhe nga ju si intelektuale elitare qe thoni, si ju zoti Klosi apo dhe zoti Edi Rama me pare se nuk ju pelqen te quheni apo dhente Zoti qe s'jeni intelektuale?! Shumekush tek ne dje dhe sot per t'u distancuar nga prevalenca e dallkauke -kaçakeve apo nga dominanca e kultures baritore e dyndjet vikinge distancohen, ndonese jetojne e vdesin perseri ne kete vend qe nuk u rregullua kurre, ta heqin veten qytetare te prerjes perendimore. Dhe ka tek-tuk dhe te tille ky vend, por une vertet nuk e di nese jane te tille sa te bashkohen ne mision dhe t'i japin ngjyre ketij vendi apo jane si kanarina e kapur rob nga mbreteria e bufave se dhe "qytetar" nje fjale goje eshte. Por siç thote prof. Ahmet Qosja duhet te plotesosh trekendeshin edukate-kulture-ekonomi. Gjemani nje shqiptar qe i ka patur apo i ka vertet te treja keto. Atehere, per çfare intelektualesh mund te flasim?

Se ne shqiptaret, jemi kryesisht nje popull me prirje kaçakesh dhe vesin e luftes brenda llojit. Kjo shpjegohet lehte, mjafton te dime mire domethenien e faktit qe deri ne vitet 1938, kemi qene vetem nje fshat i madh pothuaj analfabet rreth 800 mije banore. Dhe u shtuam e u beme 3 milion vetem ne gjysem-shekullin e fundit te shperndare andej-ketej, pa asnje mundesi vetedukimi, pa fe' te vertete etj. Dhe perveç kesaj, disa syresh qe dhe keta ose kane bere hajer ne dhe' te huaj, ose jane rrekur pas me te forteve e te tjere qe jane privilegjuar nga diktatura e fundit. Pjesa tjeter mendoje se jane te gjithe njesoj, se ne nuk'kemi as origjine hierarkike dhe ende sot ka shtresa shoqerore pa tradite rregulli e kurajoje civile, pa vetedije publike dhe nga ky brum pastaj del dhe klasa politike dhe politikanet?!

Jemi n` udhekryq te historise sone

Mendoj se ndodhemi perseri ne udhekryq te historise sone. Shqiperia jone sot ndoshta me shume se kurre, ka nevoje per intelektuale te vertete dhe te virtytshem, por edhe per njerez dinjitoze. Por jo te gjithe ne, qe e quajme apo nuk e quajme veten intelektuale, mund te kemi keto vlera, se "jo te gjitha mizat, bejne mjalte". Por sidoqofte, vendi nuk duhet lene ne meshire te fatit. Se vertet nuk e kuptoj as bashkemallakastriotin tim Adrian Klosi, apo Edi Ramen e te tjere syresh qe megjithe mirenjohjen qe kam per erudicionin e tyre dhe vlerat qytetare, çfare duan te thone me ate qe nuk jane intelektuale?

Alegori fati apo race?

Nuk e di per alegori fati apo race, ne vazhdojme te ironizojme njeri-tjetrin dhe si rezultante, kjo Shqiperi mbetet pergjithmone me krye ne hi. Nese i referohemi historise sone, ndoshta ajo nuk na ka ndeshkuar kot. Une mendoj se ky vend nuk ka te drejte morale ende te thote as qe ka intelektuale, as qe ka politikane, bile as qe ka njerez normale, perderisa eshte ne kete gjendje dhe po shkon gjithmone dhe me poshte.

Se kur e do puna dhe i kerkon sheshi i mejdanit, intelektualet rrine e presin. Pershembull, Levizja Socialiste per Integrim qe ka ndermarre ish-kryeministri Ilir Meta, nje njeri qe mendoj se eshte nga ata te paktit shqiptare te vertete me integritet moral dhe inteleketual, njeri qe ka dhene prova dinjiteti, pune dhe disidence, veprimi dhe vizioni, eshte nje levizje per nje qeverisje me te paster dhe integrim. Por perseri ka shume nga ata qe i thone vehtes intelektuale dhe rrine sehirxhinj ose shohin nga pushteti. Edhe ata qe jane pro bashkimit me kete levizje, perseri mbeten autoqefale, nuk prononcohen dhe me sa duket "preferojne" ose te bashkejetojne me kongresmene, ose te rrine koke me vete.

Albanus adversus albanus

Latinet thoshin "albanus adversus albanus" (shqiptari kunder shqiptarit) dhe kete ves te races sone qysh ne shekuj e kane shfrytezuar te tjeret per interesat e tyre, sidomos fqinjet ballkanas duke na "mesuar te behemi" ose kaçake, ose skllave. Vetem per hunden e bukur te Kleopatres, Mark Antoni i vuri flaken Romes. Po ne si reagojme ndaj padrejtesive? Prej kohesh jemi mesuar te degjojme e pelqejme me shume zerin e kendezit sesa zerin e bilbilit se kendezi na zgjon ne mengjes, apo se te tille ka me shume (siç thoshte Lasgush Poradeci). Jemi ne ata qe ndonese meritonte lapidar Fan Noli, kur pasi e munden dhe e ndoqen pashallaret dhe bajraktaret ne vitin 1925, e percollem vetem me nje grusht njerezish. Saqe ai i merzitur dhe i indinjuar me shume se nga humbja, duke iu drejtuar tokes shqiptare tha: "Skllever, bij sklleverish, ju kurre s'keni per ta merituar lirine!"

Aty ku i dituri nuk gjen kurre prehje

Ne jemi ai vend dhe ai popull, ku i dituri nuk ka gjetur kurre prehje, atij ose i eshte "prere koka apo gjuha", ose eshte debuar e detyruar te syrgjynoset. Edhe sot e gjithe diten, gjoja jemi ne demokraci dhe aspirojme te bashkohemi me Evropen e Bashkuar. Por mendja intelektuale nuk degjohet dhe paguhet kaq pak. Vendos paganizmi yne mesjetar i cili sundon ne çdo qelize dhe kjo eshte shume domethenese. Nje popull me kulture baritore. Tek ne ende lulezojne pese anarkite e Nolit: anarkia fetare, anarkia shoqerore, anarkia morale, anarkia patriotke dhe anarkia e idelaeve. Asnje vend ne bote nuk eshte zhvilluar dot, pa vene ne balle intelektualet. Ky vend megjithe arsimimin masiv qe beri sistemi i kaluar, ka ende shume syresh nga ata te cilet i perkasin kategorise se njerezve qe kane lexuar vetem nje liber, kane pare vetem nje teater dhe nje film ne jeten e tyre. Por cicerojne si gjeli ne pleh apo flasin broçkulla "te kripura" dhe te tjeret i degjojne me servilizem ala balcanasi, te prirur me teper nga rrumpalla se sa nga rregulli e puna dhe kesisoj dinjiteti mbetet vendnumero.

Njerez dinjitoz, pastaj komb dinjitoz

Solla ketu disa momente e nenvizime historike, as per te treguar erudicion dhe as per te bere retorike, por per te kerkuar nga vetja dhe nga te tjeret me shume dinjitet, se me njerez dinjitoze behet pastaj kombi dinjitoz, dhe per ata qe i thone vetes "intelektuale" me shume mendime dhe pjesemarrje ne jeten publike, se perndryshe do te na sundoje perjetesisht mbreteria e bufave. Sepse shume kongresmene ka ky vend!

Te mos e pesojme si heret e tjera qe durojme kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojme dhe bejme zhurme kur duhet ndenjur urte dhe rrime suqut kur duhet thene açik fjala per ta kuptuar mire dhe populli se çfare po ndodh ne kete vend perpara se te jete vone dhe jo post-mortum dhe le te dallohen pastaj ata qe duhet te ikin ose te rrine urte se "pas me elin varvarios" (kush nuk eshte helen, eshte barbar).

Mendoj se ndoshta eshte momenti qe te mblidhen perseri ata qe i thone vetes intelektuale!

botuar ne Koha Jone, me 04/08/04


Postuar nga Klodel datë 10 Gusht 2004 - 00:18:

sapo jam kthyer nga shqiperia dhe asnje nuk e do qeverine qe kemi por i llahtaris ideja qe te mund t'ja japin voten berishes dhe te rikthehen tropojanet ne pushtet, pavaresisht se mund te jene te djathte ne mendime. prandaj sa te jete ai njeri ne krye te pd ( nese egziston ende si parti ) kurre nuk e merr opozita.

partite e vogla nuk kane asnje peshe. e vetmja republikania por serisht nuk ka peshen qe duhet te kete.


Postuar nga i_lire datë 12 Gusht 2004 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
sapo jam kthyer nga shqiperia dhe asnje nuk e do qeverine qe kemi por i llahtaris ideja qe te mund t'ja japin voten berishes dhe te rikthehen tropojanet ne pushtet, pavaresisht se mund te jene te djathte ne mendime. prandaj sa te jete ai njeri ne krye te pd ( nese egziston ende si parti ) kurre nuk e merr opozita.

partite e vogla nuk kane asnje peshe. e vetmja republikania por serisht nuk ka peshen qe duhet te kete.



Gjithesesi - Analiste - jam i mendimit, qe nga dy te keqija te medha, zgjidhet me e vogla... dhe te krahasosh kriminelat dhe hajdutet qe jane ne pushtet tani ne keto momente me tropojanet eshte paksa si jashte kornizes.... Secili ka mendimin e vet. Vetem se nje vend qe qeveriset nga nje ish i burgosur(dhe horrat e tij ne krah) ne Shqiperi kam pare.


Postuar nga SUNBELOVED datë 12 Gusht 2004 - 13:41:

Normalisht duhet ta pranojme analisja, shqiptaret gjithmone perdorin voten kunder dhe kjo eshte nje goxha e mete e mentalitetit tone. Mes 2 alternativave sic eshte berisha - nano, ne votojme jo personin qe pelqejme, por te kundertin e atij qe urrejme. Kjo lloj vote, jo vetem ngushton spektrin politik, por ndikon edhe ne menyren e propogandes, jo vetem gjate fushates elektorale.

Nje zgjidhje mund te jete pole te tjera te politikes, qe do te sillnin risi ne politiken Shqiptare dhe do te amortizonin goditjet qe i vijne popullit nga keq politika, apo nga negativiteti dhe agresiviteti i liderave politikaneve tane. Ne duhet te zgjerojme spektrin tone politik dhe kjo jo me statuse dhe vendime te reja gjykatash per parti me emra te rinj, qe nuk bejne asgje per te dale nga kjo psikologji politike brrylash qe ekziston ne vend. Nga keto palo politikane baltoses qe kane si qellim vetem karriken dhe detyrimisht i marrin me bythe vendimet e tyre.

Ne zgjedhjet e ardhshme une mendoj se mbreti , apo krahu i metes mund te jene nje zgjidhje e mencur e "sovranit liridashes".


Postuar nga BluE_icE datë 12 Gusht 2004 - 20:54:

Ne duhet te zgjerojme spektrin tone politik ..

Suni ,sa here thuhen ndermarrje te tilla por ne praktike eshte kaq e veshtire. Mentaliteti i ka rrenjet e thella.


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.