Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Zbulohet loja e sherbimeve sekrete te huaja ne Irak. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9539)


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 01:24:

Zbulohet loja e sherbimeve sekrete te huaja ne Irak.

Agjente te ushtrise Angleze te maskuar si Irakene me shamia Arabe sulmojne policine Irakene.Kjo eshte loja per te futur ne lufte civile Shiat dhe Sunite e Irakut.
Ja kush na i vriska ushtaret e irakut, dhe kush na vinka bomba e perhapka terror neper vend.
Tani ecni e me mbushni mendjen se Egziston nje Abu Musab Zarqawi.
Ai edhe mund te egzistoje por ama mban nenshtetesine Anglo-Amerikane.
Nuk po lodhem me se flet vete puna.
Qe te mos e merrni per propagande po ju le te lexoni ketu pak:
http://www.prisonplanet.com/article...tagedterror.htm
Sabian!


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 01:40:

harrova foton...


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 01:42:

ja edhe maska!
Jo vetem kaq por kanale te ndryshme kate theksuar se ne makinen e tyre me targa te basres jane gjetyr eksploziv i cili perdorej per te vrare njerez te pafajeshem.


Postuar nga myzeqari datë 26 Shtator 2005 - 02:01:

Hahahahaha ti qenke fantastik fare lali hahahaha
Me ke kenaq hallall hahahaha !!
Si the si the ''kanale'' te ndryshme , hahaha do ta ngre nje shendet per ty sot !!


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 02:07:

flm!

Une e degjova ne te pakten tre kanale, nese se ke degjuar ti, ske tjeter rruge pervcse te ngresh "dolline".
edhe k'to britaniket tani e gjeten me u kap, kur qe myzoja ne kulmin e kenaqesise


Postuar nga myzeqari datë 26 Shtator 2005 - 02:22:

Mua me ke ketu ne Angli Sabian , dhe nuk e di ne cfare kanalesh e ke degjuar ti , por ne keto kanalet e mia ketu ndryshe i bejne analizat !!
Te dy te burgosurit ne fjale i perkasin sherbimeve sekrete ushtarake angleze , vertet jane kapur arme ne makinat e tyre por mos haro se ndodhen ne lufte dhe jo ne dasem (ndryshe do kishin raki me vete dhe jo antitanke)
Nuk eshte kapur eksploziv te asnje sasie keto te deklaruara nga policia irakiane !!
Tani mendimi im Sabian eshte se qe te dy duhej te jepnin llogari para gjyqit Irakian per vrasjen e nje polici dhe plagosjen e nje tjetri , por nuk i ke aty ''teroristat '' kerkoi gjekundi tjeter!
Sa per sherbimet sekrete plot e ke Irakun , ky nuk eshte lajm i ri


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 02:41:

qe ka sherbime sekrete ne Irak kete e di edhe bufi, por ama nuk kam pare sherbime sekrete qe te Vrasin policet dhe popullsine e thjeshte.
megjithate tre kanale gjermane kane dhene kete ngjarje qe se pari e ka paraqitur Al Jazera kanali i Katarit.
Eshte me se e vertete qe eshte gjetur sasi e konsiderueshme armesh dhe sasi eksplozivi ne makinen e tyre me targa te Basres.
Te pakten qenkemi ne nje pike dakort qe duhet te behet gjukimi i tyre ne Irak.
ciaooo


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 26 Shtator 2005 - 08:57:

Sdoja me nderhy ne aq shume ketu se fjalet e mija gjithmone duken si propagande amerikan tek jush.

Po nejse, kisha ca komente:

Ne rradhe te pare ate te sherbimeve sekrete nuk mund te japin identifikimin e tyre nje palo ushtare te thjeshte irakjane qe kontrollon rruget. Ata jane ne misjone edhe zbulimi i tyre eshte nje deshtim i plote i misjonit. Gjithashtu ata u morren nga milicia irakjane, domethene qe policia irakjane i dorezoje ata ne doren e milicjave.

Ne Bazra po ndodhin shume raste e vrasje anti-britanike, dua te permend ketu si gati sa u dogjen (te pare ne foto) dy ushtare ne tanqe. Ne kete rast jeta e ushtarve britanike eshte ne rrezik edhe te dalin me flamurin britanik ne shesh eshte me shume se nje vetevrasje eshte cmendurija vete. Atehere ne keto raste te shkosh ne sekret e i mbuluar eshte me se inteligjente.

Sabian, ca ben bre burre, po pse mor cun ke prisonplanet i merr lajmet ti ore:

Une sikur te isha 100% anti amerikan sdo fusja dore aty. ja te lexoje ca artikuj tjere nga ky burim i madh informacjonesh:

Cheney kerkon qe Amerika ti hedhi bombe berthamore Iranit

Sekretari i mbrojtjes Cohen tregon per arme termetesh (earthquake weapons)

Tsunami bomb e zhvilluar me perpara se 1944

Ku jane kafshet e vdekura? pyesin srilankat ( si duket amerika i morri te gjitha kafshet e ishullit perpara termetit ahahaha)

...........................

kur te jemi i etur per humor po iki atje se me shkriu, thank you Sabian.


Postuar nga Sabian datë 26 Shtator 2005 - 12:14:

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq
[B]Sdoja me nderhy ne aq shume ketu se fjalet e mija gjithmone duken si propagande amerikan tek jush.


Jo more cun ti perkundrazi analizon shume bukur por kesaj here me mire te mos e kishe bere fare

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq Po nejse, kisha ca komente:

Ne rradhe te pare ate te sherbimeve sekrete nuk mund te japin identifikimin e tyre nje palo ushtare te thjeshte irakjane qe kontrollon rruget. Ata jane ne misjone edhe zbulimi i tyre eshte nje deshtim i plote i misjonit. Gjithashtu ata u morren nga milicia irakjane, domethene qe policia irakjane i dorezoje ata ne doren e milicjave.


Ketu ke bere nje corbe te vogel qe besoj as vete nuk e di ca ke dash me thene. Une te pakten nuk te kuptoj ku do me dale.
Megjithate une nuk e kuptoj ironine tuaj "nje polic rruge" por duhet te dish se nje polic vdiq e nje tjeter u plagos ama.

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq Ne Bazra po ndodhin shume raste e vrasje anti-britanike, dua te permend ketu si gati sa u dogjen (te pare ne foto) dy ushtare ne tanqe. Ne kete rast jeta e ushtarve britanike eshte ne rrezik edhe te dalin me flamurin britanik ne shesh eshte me shume se nje vetevrasje eshte cmendurija vete. Atehere ne keto raste te shkosh ne sekret e i mbuluar eshte me se inteligjente.


Po te ishte ashtu skishte mbet britanik ne kembe mer
Te jesh ushtar Britanik apo Amerikan dmth te jesh shume her me i sigurte se nje ushtar Irakian.Britaniket kane cdo paisje , makina te blinduara e cdo gje, dhe nuk e kuptoj perse kesaj here na u dashka maska!!!
Ndoshta per te mbjellur sherr?

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq Sabian, ca ben bre burre, po pse mor cun ke prisonplanet i merr lajmet ti ore:



Une marr lajme kudo, por ama i thirr radakes perpara se te besoj dicka.
Edhe ti e besove se ka nje tank te djegur britanik pasi e pe foton apo jo?
Kushedi sa do kesh qeshur me veten


Postuar nga myzeqari datë 26 Shtator 2005 - 15:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
qe ka sherbime sekrete ne Irak kete e di edhe bufi, por ama nuk kam pare sherbime sekrete qe te Vrasin policet dhe popullsine e thjeshte.


Tani Sabian , le te diskutojme sic eshte per te diskutuar !!
Te dy te akuzuarit ne fjale i jane pergjigj me zjar , zjarit te policise irakiane , pasi ata nuk ndaluan ne chekpoint , si pasoje mbeten viktimat !!
Te arestuarit , jane rrahur keq nga forcat e policise ne Baser (ne fakt nuk prisja tu jepnin flete nderi ) , dhe jane burgos ne stacionin e policise lokale aty !
Gjithashtu nje hetues lokal ka nxjere dhe urdhrin e arestimit , i cili vazhdon te jete ne fuqi , pavarsisht nga rjellojat e ngjarjeve !!
Populli dhe policia irakiane jane teper te revoltuar me veprimet e ushtrise britanike , te cilet rethuan burgun me tanke , e shperthyen ate duke bere te mundur largimin e142 te pergosurve te tjere!!
Per mua keta te dy duhet te dalin para gjyqit Irakian dhe te marin ate qe meritojne !
Ne keto momente flamuri britanik ne Baser , do krijoj vetem revolte dhe egersin e popullsise vendase , per te kater viktimat irakiane ne kohen e shperthimit te burgut nga anglezet !!
Tani ministri i jashtem irakian kishte leshuar urdhrin per lirimin e te dy te akuzuarve por forcat lokale nuk iu binden keti urdheri , dhe rjedhuan te tjera !!
Nja diplomat britanik tha qe jo vetem nuk do kerkojme falje ndaj familjeve te viktimave por nuk e shohin as te arsyeshme ti demshperblejne ato si edhe te rindertojne burgun qe ata e shkatruan !
Kjo per mua eshte nje absurditet , dhe nje arogance e papare nga ushtria angleze ndaj ketij fakti , pale por ketu ne angli i tregojne si heronj , tanket thyen burgun dhe liruan shoket e tyre qe mbroheshin nga disa kallashnikov !!
Kesaj si tia vesh emrin , une i quaj mburracaker dhe te paturpshem !!
Citim:
megjithate tre kanale gjermane kane dhene kete ngjarje qe se pari e ka paraqitur Al Jazera kanali i Katarit.


Tani ti Sabian me fal si do ti , pergjigjen e mediave te Frances edhe Gjermanit , qe te gjithe e dine qe kane kundershtuar luften ne Irak qe ne momentin e pare , une nuk pres te jete pozitive dhe nuk u ve shume rendesi gjithashtu !
Citim:
Eshte me se e vertete qe eshte gjetur sasi e konsiderueshme armesh dhe sasi eksplozivi ne makinen e tyre me targa te Basres.



Tani po e perseris prap , BBC ne raportin e saj theksoi se jane gjendur arme ne makinen e tyre qe kishte targa lolkale , por nuk ka thene per asnje lloje eksplozivi !
Sabian sic e lexon edhe vete , une nuk jam as pro amerikan dhe as pro anglez por sic te kam thene me perpara me pelqen qe diskutimi yne te lidhet me realitetin dhe te behet me kembe ne toke dhe jo ne ajer!!
Gjithmon ti referohimi nje diskutimi per lajmin e vertet dhe jo atij qe na intereson !!

Pershendetje lale


Postuar nga jimmy84 datë 26 Shtator 2005 - 16:18:

Shiko pike se pari per mendimin tim po teprohet pak me hapjen e temave. Tani te hapim nga nje teme per cdo ngjarje ne Irak atehere i bie ta quajme forumin "Lufta e Irakut". Prandaj besoj se do ishte me mire qe gjerat e reja te diskutoheshin tek temat ekzistuese perderisa rrahin ne te njejten pike.

Persa i perket temes. Per mendimin tim gjithshka eshte e mundur. Nuk e di cilat jane metodat e sherbimeve sekrete britanike apo amerikane (dhe eshte normale perderisa jane sekrete) por qe Amerikes i intereson nje gjendje jo normale ne Irak kjo dihet. Puna eshte qe te mos bashkohen Irakenet. Pra per Ameriken do ishte me mire qe irakenet te luftonin mes tyre sesa kudner amerikaneve. (Llogjike aspak e keqe per interesat amerikane). Kurse ne rastin konkret do te thosha qe kjo pune "bie ere". Ose me sakte "qelbet".


Postuar nga Hektori datë 12 Tetor 2005 - 20:38:

Ore jimmy po ketu je ore hahahah me ty po e filloj sot.
I lexova pak shkrimet tuaja. Qe ne Irak ka sherbime sekrete kjo dihet. Por nuk mendoj se sherbimet sekrete amerikane apo angleze po vrasin popullin iraken po kryejne aksione terroriste e gjera te tilla. Sepse nuk kane asnje interes ta bejne kete. Dikush u shpreh se perpiqen te vene kunder njeri tjetrit shiitet e sunitet. Nuk mendoj se eshte keshtu sepse historikisht shiitet e sunitet kane qene kunder njeri tjetrit. E rendesishme per amerikanet eshte te paqtohet Iraku, te ruhet ekuilibri i brishte mes shiiteve suniteve e kurdeve si dhe qe ne krye te vendit te vendosen njerez proamerikane. Mendoj se sherbimet sekrete anglo-amerikane po bejne pikerisht kete gje.


Postuar nga oliinter datë 14 Tetor 2005 - 00:50:

sa shume dilema ka Iraku qe nga pushtimi i tij...

jane pafund....

Une do te deshiroja te shprehja dicka ne lidhje me kete dileme.

Per sa kohe qe do te egzistoje nje pushtues do te egzistoje edhe nje kryengrites.

ONE MAN"S TERRORIST IS ANOTHER FRIDAM FIGHTER FOR ANOTHER.

Eshte nje thenie me shume kuptime dhe gjithsecili mban krahun e interesit te vet..


PERSHENDETJE!


Postuar nga jimmy84 datë 15 Tetor 2005 - 00:01:

Hektori. Kur shoh ato qe kane bere amerikanet qe nga koha e neo-fashistit Truman, e deri tek Bushi i vogel me bie ne sy vetem nje fakt: NUK KANE LENE GJE PA BERE. I vetmi perjashtim eshte Kenedi. Kurse e vetmja periudhe afatgjate ne te cilen Amerika ka qene vertet vend demokratik (ose me sakte beri perpjekje gjidande per te qene e tille) eshte Epoka e Arte e "New Deal" dhe kjo fale nje presidenti te shkelqyer dhe mbi te gjitha e nje njeriu te madh: Franklin Delano Ruzvelt.Dhe e di pse kjo ishte vertet epoke e arte? Sepse ne qendra e interesit te politikes se Ruzveltit ishte njeriu. Njeriu i thjeshte. Kurse ne qender te politikes amerikane qe nga koha e Hardingut e deri me sot (pejashto Ruzveltin dhe Kenedin) eshte DOLLARI. Dhe kur Zoti eshte Dollari atehere gjithshka eshte e mundur. Edhe te vrasesh miliona njerez te pafajshem, edhe te programosh aksione terroriste edhe shuuume gjera me te keqija akoma. Prandaj thashe qe nuk me duket e pamundur qe te kene gisht edhe amerikanet. Persa i perket stabilitetit te Irakut une nuk shoh ndonje arsye qe amerikaneve t`u interesoje kjo. Nqs Iraku do stabilizohej dmth qe do stabilizohej dhe fuqizohej ekonomikisht dhe politikisht. Atehere do rritej deri ne nje fare mase edhe pavaresia ekonomike dhe si rrjedhim edhe ajo politike. Pikerisht kete pavaresi politike nuk duan amerikanet. Pra atyre u duhet nje Irak ku mos ta marri vesh jo "qeni te zonë" po as i zoti, qenin.




Ne prag te fundit te LIIB Ruzvelti ne nje fjalim midis te tjerash tha edhe nje shprehje lapidare:
"Ne na duhet te fitojme luften, por na duhet te fitojme edhe paqen. Populli do te dije ta fitoje luften. Populli do te dije ta fitoje paqen".

Kombi amerikan (pak a shume) mundi ta fitoje luften por nuk mundi te fitoje paqen. Nuk e fitoi paqen sepse nuk fitoi lirine dhe demokracine e vertete ashtu sic enderronte Ruzvelti.


Postuar nga HERO datë 20 Tetor 2005 - 20:20:

E verteta e hidhur eshte se ka shume shoqeri te fshehta, lojra agjenturash, korporata te fuqishme, dhe favore politike qe ndikojne ne keto situata.Eshte per te ardhur keq,por askush nuk e di te verteten ,eshte teper komplekse,Psh amerika pushtimine irakut e pa qe i interesonte ne shume nivele,nuk u nis me nje qellim ne mendje,ishin perfitime politike,ekonomike,fetare,sekrete qe u bene bashke.prandaj edhe eshte shume e veshtire te gjykohet lufta e irakut.nje gje eshte e drejte dhe teper e qarte,dhe eshte qe Bushi me te vertete nqs nuk eshte idiot,atehere eshte tip shume i cuditshem, nje pjesetar i qeverise irakiane tha mbas nje takimi , qe BUSH WAS NOT STUPID,BUT A STRANGE MAN,VERY STRANGE MAN.E vertete,disa dite me vone u hapen dokumenta qe vertetonin se bushi kishte arsye fetare te pushtonte irakun, ne takime te ndryshme kishte then se ishte zoti qe i kishte thene te pushtonte irakun.Une mendoj si ai qeveritari irakien.Bushi nuk eshte budalla,por i cuditshem, shume i cuditshem!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 20 Tetor 2005 - 22:21:

per ata qe mendojne qe bushi eshte budalla,

ne nje popull me 300 million banore, me i pasuri ne bote, etj etj nuk ka vend ne pozite per budallenjt.

Bushi ka hypur ne pozite nga guvernatori i Teksas deri ne presidence dicka jo e vogel aspak.


sa per Irakun, sa me shume kalon koha edhe me e cuditshme duket lufta edhe arsyet e saj. Hyme ne lufte te vendosur se kishte arme ose sekrete te tjera, e tani gabimet po rriten e rriten. Edhe amerikanet deri ne maj te hunes e kane, me degjo mua, prandaj interesi me i madh i amerikes eshte qe Iraku te stabilizohet edhe amerika te heqi trupat qe e kishte ne plan ne 2006.


Postuar nga erzeni_be datë 27 Tetor 2005 - 00:39:

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq

Bushi ka hypur ne pozite nga guvernatori i Teksas deri ne presidence dicka jo e vogel aspak.




Kaloresi, karriere te shkelqyer ka patur edhe Hitleri dhe fjalet i ka patur flori.


Postuar nga Sabian datë 27 Tetor 2005 - 00:55:

sigurisht qe bushi nuk eshte budalla, se po te ishte ashtu godiste edhe korene ai.
Bushi goditi irakun se e dinte qe nuk pati arme te shkaterimit ne mase sepse ndryshe nuk do e godiste.
Nuk mohoet qe interesat Amerikane kane qene te shumta, duke filluar qe nga ekonomiket, e duke perfunduar tek interesat fetare te bushit Protestant.
Madje edhe tani bush agait nuk i intereson nje irak i bashkuar, sepse po te qe keshtu nuk do te kishim nje Irak kaq te varur per hundesh sa eshte sot.
Per rrjedhoje Bushi nuk kishte asnjue arsye te mbante forcat ne Irak.


Postuar nga Isra datë 30 Mars 2006 - 18:45:

interesante ky debati juaj djema... ....edhe pse paska disa muaj


Postuar nga erzeni_be datë 31 Mars 2006 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
interesante ky debati juaj djema... ....edhe pse paska disa muaj


Debati vertete ka disa muaj Isra, por fatkeqesisht çeshtja eshte akoma aktuale


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.