Forumi Horizont | Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Sk Tirona 2005 - 2006 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9462)
Sk Tirona 2005 - 2006
Kjo teme eshte per te rejat e fudit ne kampin e SK TIRONES per kte vit ( 2005 - 2006 )
Pas problemeve te shumta me largimin e disa lojtatreve cilesor , kte vit ekipi i TIRONES bleu per nje kontrat nje vjecare lojtarin e kombtares KLODIAN DURO,
pas tre ndjesheve te para te kampionatit TIRONA ka arritur te marr vetem 5 pike , por stafi dhe donatoret e saj po bejne perpjekje per te afruar futbollist cilesor per vazhdimin e kampionatit , te cilet do ti bashkohen futbollisteve si ,: MUKA , DABULLA , BULKU , DURO , RRAKLII , SALIHI etj
forca TIRONA
po ju njoh me formacionin e mundshem te TIRONES per ndeshjen e javes se 4 , te shtunen me dt 17 shtator 2005 kunder DINAMOS
1. HIDI
2 . HAJDARI
3 . DABULLA
4. HALITI ( kosovar )
5. BULKU
6. K . DURO
7 . SALIHI
8. BAKALLI
9 . MUZACCHI ( italian )
10. SINA
11 . MUKA
Ju uroj fitoren- Etnik!
Klodian Duro nenshkruan kontraten 1-vjecare me kampionet e vendit.
Sipas informacioneve te marra nga Sofra Bardheblu Online,mesfushori i ekipit Kombetar,Klodian Duro,sot paradite ka nenshkruar nje kontrate 1-vjecare me ekipin e SK Tiranes.Kjo ishte nje nga blerjet e rendesishme qe beri ekipi i SK Tiranes ne kerkim te mbushjes se boshlleqeve te shkaktuara nga largimi i shume lojtareve me peshe nga ekipi.Klodian Duro do te mbaje pozicionin e mesfushorit te majte tek SK Tirana.Ende nuk jane bere te ditura detajet financiare te kesaj kontrate,por flitete behet fjale per kontraten me te shtrenjte te nje futbollisti qe luan ne Shqiperi e qe vertitet rreth shifrave $ 100.000 ne vit.Para se te firmoste me bardheblute,me pare ate e kishin kerkuar me ngulm dhe ekipet e KS Dinamos,FK Partizanit dhe KF Elbasanit.
SYKALTRA faleminderit per kete postim
Mukaj-Nuk pranojme me te luajme po gjykoi Sopjani !
Kapiteni i skuadres se Tiranes, Devi Muka ka thene se ne ndeshjen e Peqinit, nuk ka patur asnje konfrontim personal me arbitrin, por ka degjuar kur ai i ka share dhe i ka ofenduar lojtaret e Tiranes. Muka ka thene se nje gje e tille nuk i kishte ndodhur asnjehere atij. A jeni ne dijeni se klubi juaj ka paraqitur nje ankese prane FHSF-se lidhur arbitrimin e ndeshjes Shkumbini - Tirana? "Po e di kete dhe besoj se eshte e drejte. Gjykimi ishte i dobet dhe sjellja e arbitrit ishte e paprecedente". Disa nga shoket tuaj te skuadres kane akuzuar Sopjanin per fyerje, ju patet ndonje perplasje me arbitrin ate dite? "Jo, personalisht nuk debatova asnjehere me ate, por e kam degjuar shume mire sepse kam qene afer kur ai i ka share ata dhe i ka ofenduar me fjale banale.
Me ka bere shume pershtypje sjellja e arbitrit, dhe eshte hera e pare qe me ndodhte nje gje e tille". Ju si reaguat kur degjuat nje gje te tille? "Nuk mund te beja asgje, sepse po mundohesha qe te mbaja ritmin e lojes. Veprimet e tij na shperqendruan dhe kjo pati edhe pasojat ne menyren e te luajturit". Rregullorja thote qe kur arbitri fyen nje lojtar, kaptieni i skuadres se ketij te fundit, i drejtohet personalisht arbitrit dhe ne rast se ky i fundit refuzon te degjoje, athere, kapiteni i drejtohet vezhguesit te ndeshjes. Ju e bete nje gje te tille? "Jo nuk e kam bere nje gje te tille, nuk kam folur me vezhguesin e ndeshjes. Por duhet te kuptoni se nese une do te merresha me sqarime ato momente, kur ne ishim me dhjete lojtare dhe te goditur psikologjikisht, mund edhe te humbnim.
Nuk mund te lejonim qe t'a humbisnim ate ndeshje". Gjyqtari Sopjani ka thene se ajo qe ndodhi ishte nje inskenim i lojtareve bardheblu dhe se sa here qe Tirana nuk fiton, akuzon arbitrin?? "E di se cfare ka thene ai, por do te doja qe t'i kujtoja se ishte skuadra e Tiranes ajo qe fitoi cmimin Fair Play sezonin e kaluar. Tirana fitoret te saj i ka arritur ne saj te punes dhe te gjithe e dine mire kete. Pastaj per ndeshjen me Shkumbinin edhe ne morem pergjegjesite tona dhe nuk kemi deklaruar se kemi humbur vetem per faj te arbitrit dhe te njejten gje duhet te beje edhe ai". Nese shorti do te caktoje ne te ardhmen qe Sopjani te arbitroje ndeshje te Tiranes, a do te pranonit t'a zhvillonit ndeshjen? "Jo, per mendimin tim jo. Keto jane vendime qe merren bashkarisht me klubin, por une mendoj se nuk do te ishte e drejte pas gjithe kesaj qe ndodhi"
Ja dhe nje Foto e Devi Muka-s...(s`e pranoi tek shkrimi me lart!)
Dy barazimet e fundit te Tiranes ndaj Shkumbinit dhe Beses, kane bere qe gjerat ne kampin bardheblu te levizin shume shpejt. Duke pare mungesen e lojtareve cilesore dhe stolin shume te varferuar, drejtuesit e kampioneve po behen gati per te kryer nje merkato te fuqishme ne muajin tetor. Nga burime te sigurta brenda skuadres, mesohet se eshte rene dakord qe gjate ketyre diteve, drejt Rumanise te udhetojne shefi i klubit Shkelqim Muca, por edhe ish-trajneri dinamovit Sulejman Demollari. Ky i fundit do te beje rolin e menaxherit per kampionet ne fuqi, sepse e njeh mjaft mire terrenin ne Rumani, kur kujtojme se ka luajtur disa vjet me Dinamon e Bukureshtit. Ne ndeshjen e fundit te Tiranes ndaj Beses, Sulejman Demollari ishte i ulur ne tribunen VIP, se bashku me donatoret e ekipit, ku gjate gjithe takimit kane diskutuar ne lidhje me lojtaret e rinj, ku duhet nderhyre per t'u perforcuar. Pritet qe edhe trajneri Leonardo Menekin te beje zyrtare se ne cilat reparte e ka me te nevojshme qe Tirana te fuqizohet, kur kujtojme se sulmi dhe mesfusha kane vuajtur me shume deri tani. Drejtuesit bardheblu presin qe misioni qe Muca dhe Demollari do te ndermarrin gjate ketyre diteve ne Rumani, te rezultoje i suksesshem pas zhgenjimit qe pesuan me disa futbolliste te huaj, te cilet erdhen, u provuan dhe nuk lane gjurme. Nuk eshte ne mentalitetin e Tiranes qe te afrohen lojtare te panjohur, por i gjithe problemi eshte se ne fund te sezonit nga ekipi u larguan Fjodor Xhafa dhe Saimir Patushi, pa harruar Nevil Deden dhe Julian Ahmatajn. Kjo ka bere qe kampionet te shtunen te kishin ne stolin e tyre te rezervave futbolliste 20-vjecare, duke filluar me vellezerit Sharra, me pas me Ndojen, Karajin dhe Fagun. Keta futbolliste mund te jene te talentuar, por kurrsesi nuk mund te marrin mbi shpatulla fitimin e trofeve dhe per kete donatoret me ne fund jane ndergjegjesuar dhe e kane hapur kasaforten per nje merkato te fuqishme ne muajin tetor.
Per fat te mire, Federata Shqiptare e Futbollit, per here te pare ne kete sezon u ka dhene nje mundesi te gjitha skuadrave te rifuten edhe nje here ne merkato per te bere levizjet e fundit. Nuk na mbetet gje tjeter, vecse te presim ditet ne vazhdim, per te pare se cfare lojtaresh do te afrohen ne gjirin e Tiranes. Kete here, cilesia e tyre do te jete edhe me e madhe, sepse ne mision behet fjale se jane Muca dhe Demollari, dy ne ish-lojtaret me te mire te Tiranes e Dinamos, apo edhe te kombetares shqiptare.
Joni Ndoja dhe Cristiano Mazzani nenshkruajne per kampionet ne fuqi.
Tirana, pasi ka percjelle 3 brazilianet dhe dy shqiptaret nga Kosova (me banim ne Suedi), ka marre sulmuesin shkodran Joni Ndoja, dhe mesfushorin italian Kristian Macani. Ndoja, nje sulmues shtatlarte, ra ne sy ne miqesoren mes Erzenit dhe Tiranes, ku ai luajti ne pjesen e dyte, per shijakasit. Ndersa italiani eshte lojtar i krahut te majte dhe trajneri Menichini mendon se mund ta ndihmoje, duke pasur parasysh problemet qe ka Tirana ne ate krah pas largimit te Agollit dhe Ahmatajt.
Stadiumi"Selman Stermasi" ne fund te Shtatorit me nje "look" te ri .
Pritet te shtohen brenda Shtatorit dhe 3000 vende te ulura duke e cuar ne total ne 5000 numrin e tyre.
Kane nisur punimet per permiresimin e infrastruktures se stadiumit "Selman Stermasi". Tirana do t'i luaje aty ndeshjet e ketij edicioni, por kapaciteti i momentit eshte afro 2.000 vende te ulura per tifozet. E pamjaftueshme per tifozet e nje ekipi qe synon titullin e radhes, keshtu qe donatoret kane dhene "ok"-in e nje fundi qe do te shtoje brenda muajit 3.000 vende te tjera te ulura. Nga dita e djeshme, perballe tribunes qendrore kane nisur punimet dhe ne fund te shtatorit gjithcka do te jete gati.
"Fusha eshte gati per te pritur ndeshjet e kampionatit. Tirana ka vendosur t'i luaje ne kete stadium te gjitha ndeshjet e ketij edicioni, meqenese na perket neve. Fusha ka perfunduar dhe eshte gati per te pritur ndeshjen e pare zyrtare. Por duke qene se momentalisht jane vetem 2.000 vende te ulura, kane nisur punimet qe kapaciteti te shtohet ne kohe. Ne fund te muajit tjeter, stadiumi do te kete 5.000 vende," - thekson shefi i klubit, Muca.
Shpenzimet e tribunes perballe jane mbuluar nga donatoret. Katershja investuese e kampioneve ne fuqi ka dhene parate qe skuadra e tyre te kete mundesi jo vetem te luaje ne nje fushe cilesore, por te kete ne shkallet e stadiumit perkrahjen e tere tifozeve te saj. Fillimisht, sipas shefit te klubit, Muca, do te shemben shkallet ekzistuese, te amortizuara prej kohesh, dhe aty do te ndertohen shkallet e reja, mbi te cilet do te vendosen me tej 3 mije stola te tjere.
"Me investimet qe po bejne donatoret, tifozet e Tiranes ne fund te muajit tjeter do te kene 5.000 vende te ulura ne kete stadium. Jane porositur ne Turqi edhe 3.000 stola te tjere, qe do te vijne pas pak ditesh. Puna ka nisur dhe ne jemi optimiste se gjithcka do te perfundoje ne kohe dhe me cilesi," - perfundon Muca per pamjen e re qe do te kete stadiumi i dyte i kryeqytetit. Tirana do t'i luaje te gjitha ndeshjet zyrtare te ketij edicioni ne "Selman Stermasi", qe per shkak te shtrimit me tapet te ri te fushes, per sezonin e kaluar i jane mbyllur dyert.
Nje shkodrane qe ben Tifo per TIRANEN FORZAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
AAAAAAA
NE JAVEN E 4 TE SUPERLIGES EKIPI I TIRONES BARAZOI ME DINAMON ME REZULTATIN 3 - 3
GOLAT E TIRONES U SHENUAN NGA ; SALIHI ( 2 GOLA ) DHE E. BULKU
FORMACIONI I TIRONES ISHTE
1 . HIDI
2. DABULLA
3 . HAJDARI
4 . SINA
5 . HALITI
6. MUZACCHI
7 . BULKU
8 . MUKA
9. SALIHI
10 SEFA
11 . MARKOCI
Salihi: Herët e vonë, kreu është i Tiranës
Hamdi Salihi, gjatë ndeshjes Dinamo-Tirana shënoi golin e parë dhe të fundit, duke i vënë vulën rezultatit final 3-3, në një një takim që për nga rezultati dhe loja iu afrua një derbi. Kështu, Tirana e mbyll pa fitore edhe këtë javë. Ndërkohë, shkodrani në fund u bë shpëtimtari i humbjes së bardhebluve të drejtuar nga italiani Menekini, sepse realizoi me kokë një gol mjaft të rëndësishëm. Pas këtij barazimi, Tirana ndodhet dy pikë larg kreut. Më shqetësues qëndron fakti se ky fillim nuk është shumë i mbarë për kampionët në fuqi. Salihi thotë se është vetëm fillimi dhe se vërtet Tirana nuk ndodhet aty ku duhet, por më mirë të mos e humbësh kreun në fund se në fillim. Ideja e tij është se Tirana ka një grup lojtarësh që shumë shpejt do ta nxjerrin ekipin në krye dhe pas këtij momenti të tjerët duhet të bëjnë llogaritë për vendin e dytë.
- Salihi, një dygolësh në derbi, që gjithsesi nuk i dha fitoren ekipin. Megjithatë, goli i fundit duhet të ketë qenë emocionues, sepse shmangët humbjen e Tiranës?
- Jo, nuk jam gëzuar shumë në fund kur shënova golin e dytë. Madje u kënaqa më tepër te goli i parë, sepse në atë moment ishim në epërsi kundrejt kundërshtarit. Te goli i dytë ishim nën presion për të shënuar patjetër dhe më erdhi keq që Tirana nuk e fitoi ndeshjen. Ekipi ynë kurrsesi nuk mund të kënaqet me një barazim.
- A ka probleme kjo Tiranë që pëson 3 gola, në një moment kur po pritej që takimi do të mbyllej në favorin tuaj?
- Sigurisht, probleme nuk ka pasur vetëm te ndeshja e fundit. Nuk e kemi nisur mirë si fillim këtë kampionat dhe kjo pranohet nga ekipi. Mendoj se nuk duhet fajësohet vetëm mbrojtja, që pësoi 3 gola gjatë ndeshjes së fundit e as ndonjë repart apo lojtar i veçantë. Për nga rrjedha e lojës, barazimi i fundit pranohet si rezultat i një ndeshjeje futbolli, por ekipit tonë nuk i falen gabime të tilla. Përgjegjësia bie mbi të gjithë neve si lojtarë dhe mendoj se kemi kohë për të nxjerrë mësime.
- Që nga fillim e deri tani u bënë 3 ndeshja pa fituar. A duhet duhet konsideruar një shqetësim më vete ky fakt për Tiranën?
- Po, është e vërtetë, sepse pritej më shumë nga ekipi dhe ne si lojtarë jemi të ndërgjegjshëm për pozicionin e Tiranës. Nuk i shkon për shtat vendi në tabelë, sepse kreu duhet të ishte yni që në fillim. Pra, kemi gabuar. Por unë personalisht shoh një Tiranë që e ka grupin dhe kushtet e nevojshmë për të qenë shumë shpejt në vendin që i takon. Më mirë është të gabojmë në fillim, apo në fund të kampionatit? Kjo Tiranë është pa diskutim pretendentja kryesore për titullin kampion.
- Kur do të shihet Tirana që pretendohej kryesuese e kampionatit?
- Shumë shpejt, ndoshta javën tjetër. Elbasani është vetëm dy pikë larg, ndaj mund të dalim në krye të renditjes. Pak rëndësi ka kjo, nëse ne fitojmë e luajmë mirë. Këtë synon Tirana me këtë fillim dhe besoj se kthesa do të realizohet, për të vijuar më tej me serinë e fitoreve për të dalë në krye. Tirana, me të kapur kreun, nuk do ta lëshojë më, sepse ka një grup shumë më cilësor se rivalët dhe se këta të fundit duhet të bëjnë më pas llogaritë për vendin e dytë. Nuk besoj se do të na kapin më.
Sot analizë e stërvitje në "Skënder Halili"
Kampionët do të dalin sot, në orën 16.00, në "Skënder Halili" për të bërë fillimisht një analizë për ndeshjet e fundit dhe pastaj stërvitjen e parë të javës. Dje bardheblutë e kanë bërë pushim, por tri ndeshjet e fundit Tirana nuk ka mundur dot të dalë te fitorja e dëshiruar, çka do të analizohet nga drejtuesit italianë para se të startojë seanca e parë e javës.
MARRE NGA SPORTI SHQIPTAR
Bardheblutë janë optimistë se që nga kjo javë nuk do të ketë më vend për barazime aksidentale 20-09-2005
Dabulla: Me Skënderbeun nis cikli i fitoreve
Rezart Dabulla nuk sheh krizë te Tirana. Madje ai e justifikon ecurinë jo të pëlqyeshme të ndeshjeve të fundit me faktin se Tirana ka pasur edhe mungesa, por edhe është ndëshkuar në disa raste rëndë nga gjykimi. Sipas tij, në futboll, një skuadër fituese duhet të ruajë kompaktësinë dhe këtë Tirana e ka pasur gjithmonë një prioritet më vete, ndryshe nga ekipet e tjera. Eshtë kjo arma kryesore me të cilën kampionët do të synojnë mbrojtjen e kurorës së katërt radhazi. "Ne do ta mbrojmë kurorën dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Tirana nuk mund ta vërë në dyshim objektivin për 2-3 barazime që ka arritur në javët e para. Kampionati ka 36 javë. Deri në fund, ekipi ynë ka rast të arrijë edhe 10 fitore radhazi, të fitojë ndoshta 4 herë me një nga pretendentët dhe të grumbullojë më shumë pikë se sezonet e fundit, kur ka dalë gjithmonë i pari. Gjatë ndeshjeve të fundit kemi pasur probleme me gjykimet, mungesa, ndonjëherë jemi ndëshkuar nga fati, por pranojmë se kemi gabuar edhe vetë. I tillë është futbolli dhe barazimet e fundit duhen konsideruar më shumë aksidentale. Personalisht mendoj se e rëndësishme mbi gjithçka tjetër është se ky grup që ka Tirana jep një garanci të madhe për të kapur shumë shpejt kreun e tabelës së klasifikimit," - sqaron mbrojtësi bardheblu.
Kampionët në fuqi, pas javës së 4-t, nuk ndodhen në krye të klasifikimit dhe ky fakt është shndërruar në një shqetësim për bardheblutë. Tirana, në javët e para të sezoneve të fundit, e ka parë gjithmonë veten në krye të klasifikimit. Por megjithatë, për këtë sezon, pavarësisht nga disa barazime radhazi, lojtarët titullarë i cilësojnë aksidentale rezultatet e fundit, pranojnë se Tirana nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe besojnë se shumë shpejt do të nisë serinë e fitoreve, për të "zaptuar" një herë e mirë kreun e munguar në këtë fillim sezoni. "Barazuam sërish në derbin e fundit me Dinamon dhe nuk na vjen mirë për këtë. Por të mos harrojmë se është vetëm fillimi dhe pas ballafaqimeve me dy rivalët e parë, Vlazninë e Dinamon, e kemi bilancin pozitiv," - shprehet mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla. Lojtari vijon më tej idenë duke theksuar se ai takim duhej fituar për vetë faktin se përballë ishte një kundërshtar i drejpërdrejtë në luftë për titull. Mirëpo tani Dinamo cilësohet një kapitull i mbyllur dhe sytë janë drejtuar nga Skënderbeu. Kështu mbrojtësi bardheblu beson se, duke nisur që nga kjo javë, ku përballë do të jetë Skënderbeu i Korçës, Tirana do të fillojë serinë e fitoreve, për të mos u ndalur më. "Këtë të shtunë do të luajmë përballë Skënderbeut dhe unë mendoj se duhet t'i lëmë pas ndeshjet e fundit për të startuar një seri tjetër, të zakonshme për Tiranën, me fitore. Eshtë koha të kthehemi te fitoret me lojë bindëse për të bindur tifozët se jemi futur në kampionat për një objektiv të vetëm, titullin kampion. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, sepse Tirana ka një grup të mirë dhe cilësor, që do të rikthehet jo vetëm në krye të tabelës, por që këtë fazë nuk do të ketë më tolerime ndaj asnjë kundërshtari. Kemi lënë pikë dhe nuk duhet të bëjmë më gabimë gjatë rrugës," - shprehet mbrojtësi që vazhdon karrierën e tij duke kontribuar si titullar në radhët e bardhebluve për disa sezone radhazi.
marre nga SPORTI SHQIPTAR
NE DATEN 21 SHTATOR 2005 U LUAJTEN NDESHJET E TURIT TE DYTE TE KUPES SE SHQIP[ERISE . TIRONA FITOJ 3 -0 ME ILIRIN E FUSHKRUJES JA DHE TE DHENAT
Iliria - Tirana 0- 3
Iliria: R.Baku, K.Baku, I.Gjokeja, Kulli, Lama, Ujka, Balliu (S.Laçi 52'), Kaziu (Zhuli 46'), Beqja, Maloku, Sala (Shkëmbi 76'). Trajner: F.Sala
Tirana: Hidi, Sina (Karaj 77'), Muzaki, Muça, Tafaj, Rraklli (Ndoja 55'), Pisha, Bakalli, Fagu (Salihi 62'), Merkoçi, Haliti.
Trajner: L.Menekini
Shënues: Rraklli 38', Pisha 85', Kulli 88' (aut.)
Gjyqtarë: S.Bogdani, L.Metani, A.Koçi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Lama, Muzaki
Trajneri ka menduar një mbrojtje më të ngjeshur. Pas sulmit fshihet dyshja e frikshme Duro-Muka
Tirana, në Durrës me "fytyrë" të re
Që nga kjo javë, Tirana pritet të luajë më një tjetër modul loje. Trajneri i Tiranës, Leonardo Menekini, u ka kërkuar më shumë sakrificë dhe përkushtim lojtarëve në ndeshjet e mëtejshme të kampionatit. Bilanci i momentit, 3 barazime dhe vetëm 2 fitore, mbartin të vetmin fakt pozitiv nga pretendimet e saj, se Tirana nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 javë kampionatit. Evident qëndron fakti kryesor, që kryeqytetasit, me këtë grup lojtarësh ku thuajse të gjithë e kanë provuar shijen e ekipit kombëtar, nuk kanë bindur plotësisht, qoftë për vendin që ruajnë në klasifikim, qoftë për lojën që ka zhvilluar ndaj 4 kundërshtarëve të parë (duhet veçuar fitorja ndaj Vllaznisë në Shkodër). Megjithëse trajneri italian i bardhebluve pothuajse në çdo ndeshje nuk e ka pasur tërë grupin në dispozicion, 22 herë kampionëve të vendit nuk u kanë munguar në fushë elementët cilësorë, që ende nuk e kanë shfaqur "egërsinë" e tyre. Prandaj trajneri, duke marrë shkas në mesjavë nga ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, ka provuar disa skema të reja dhe jo më kot dy lojtarë "luksi" të formacionit bardheblu, si Devi Muka dhe Klodian Duro, kanë qëndruar 90 minuta në fushë, pasi për të siguruar një fitore ndaj Ilirisë, Tirana mund të luante me çfarëdolloj formacioni dhe mund të fitonte shumë më tepër.
Pra, të martën në Kamëz, Tirana ka bërë më shumë një test para ndeshjes me Teutën se sa ka synuar për një goleadë kundër miqve modestë. Për vetë lëvizjet dhe mënyrën se si ka luajtur ekipi kampion në fuqi, dukej qartë se Menekini kishte si ide të tijën të provonte disa lojtarë në role të ndryshme dhe të bënte lëvizje të posaçme në të gjitha repartet e lojës. "Mbrojtja mund të them se ka paraqitur pak më shumë probleme, por mendoj se duhet të ndryshojmë në përgjithësi, në mënyrën e të luajturit, para ndeshjeve të tjera," - komenton pas fitores në kupë trajneri italian i Tiranës, Leonardo Menekini.
Sakaq, këtë javë, lëvizja e parë mendohet të bëhet në mbrojtje. Gjatë ndeshjes së fundit është parë se ky repart ka qenë më i ngjeshur se herët e tjera. Përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, 4 mbrojtësit e preferuar nga italiani Menekini nuk luajtën për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë, por për të testuar se si funksionon skema e re e ideuar nga trajneri bardheblu. Prandaj këtë të shtunë kundër Teutës së Durrësit dhe për më tej, në mbrojtje mendohet të luajnë jo më 3, por 4 futbollistë. Do të sakrifikohet një mesfushor, ose një sulmues, gjithmonë në sajë të rrethaneve. Pak a shumë i tërë ndryshimi që është menduar, tani e tutje do të varet nga vendosja e dy lojtarëve kryesorë të mesfushës, Mukës dhe Duros. Gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit, ku elbasanasi i kombëtares bëri premierën me fanellën bardheblu, por edhe gjatë ndeshjes së fundit ndaj ekipit modest të Fushë-Krujës, Duros i është besuar roli i furnitorit të sulmit dhe detyra e tij e posaçme është të luajë që nga mesfusha kryesisht me topa të gjatë. Kurse Muka do të luajë paksa më i avancuar se zakonisht dhe detyra e tij është të luajë me asiste të shkurtra, megjithase kapiteni pritet të ketë më shumë peshën e një sulmuesi që i duhet edhe të godasë falë saktësisë së tij portën kundërshtare në çdo moment. Duke pasur gjithashtu parasysh faktin se sulmi i Tiranës përbëhet nga lojtarë të kalibrit të Altin Rrakllit, apo Eldorado Merkoçit e Hamdi Salihit, atëherë Menekini, teksa para sfidës me durrsakët thekson se "duhet më shumë agresivitet", nënkupton një Tiranë spektakolare, me tjetër pamje nga ndeshjet e deritanioshme, që t'i ketë "rrënjët" te kjo mori "yjesh" që mbart formacioni i tij.
marre nga sportishqiptar
Mesfushori i sapokthyer thekson se asnjë nga rivalët nuk mund të fitojë më tepër ndeshje se bardheblutë 30-09-2005
Klodian Duro jep një garanci tjetër, madje të fortë, se Tirana edhe këtë vit do të jetë fituese e titullit të 4-t radhazi. Skuadra që mesfushori i kombëtares sonë zgjodhi për këtë edicion do të shpallet përsëri kampione, sepse askush nga rivalët nuk garanton më shumë fitore se ç'mund të arrijë deri në fund ekipi që ka fituar tri herët e fundit titullin kampion. 2 fitore në 5 ndeshja ndoshta nuk kanë asnjë siguri, por në 31 ndeshjet e mbetura mesfushori garanton vetëm sfida triumfi. "Titulli kampion? Sigurisht, ka vetëm një emër, Tirana. Nëse ka ndonjë skuadër që mendon se mund të fitojë deri në fund të edicionit më shumë ndeshje se ekipi ynë, do ta urojmë vetë për titullin. Jam unë i pari që do t'i zgjas dorën për këtë. Por ama nuk besoj as unë, asnjë te Tirana, dhe as ata vetë se mund të seleksionojnë më shumë pikë se ky ekip që është futur me vetëm një objektiv. Elbasani ndodhet dy pikë larg dhe ende nuk ka luajtur ndeshjen direkte me Tiranën. Po kështu, edhe Partizani. Ndërsa Tirana ka një skuadër me mjaft lojtarë cilësorë, që e kanë fituar emrin falë punës dhe vetëm me punë ne garantojmë në vazhdimësi rezultate, siguri dhe spektakël në fushë. Këtë edicion, pavarësisht nga ecurtia e javëve të para, shoh një Tiranë që mund të shkojë më tej se thjesht një skuadër kampione, siç ka ndodhur pothuajse gjithmonë," - shprehet mesfushori i Tiranës.
Ndërkaq, mesfushori i kombëtares, i rikthyer sërish në kampionatin tonë, përkatësisht te Tirana, e sheh normale gjendjen e skuadrave në këtë fillimi sezoni. Ai thekson se për të ky kampionat nuk ka nisur nga java e parë, por me ndeshjen kur bëri premierën e tij kundër Skënderbeut. Lojtari thotë se nga ajo ndeshje mungonte vetëm loja e bukur, por i mjaftueshëm në fund ishte rezultati i pastër 3-0, që i dha pikët maksimale ekipit kampion. Tani e tutje, përveç fitores, po mendohet edhe për spektakël. "Ne pas fitores së fundit po mendojmë për ndeshjet e tjera. Nuk ma merr mendja se do të ndalemi më gjatë këtij kampionati. Para kemi ndeshjen e radhës me Teutën e Durrësit, që mendoj se si një ndeshje jashtë fushës sonë është një sfidë e vështirë, sepse si fillim kampionati skuadrat kanë nevojë për pikë. Në Durrës shkojmë së pari të fitojmë ndeshjen dhe së dyti të konfirmojmë veten sërish si kampionët e vendit. Jemi dy pikë larg vendit të parë dhe po mendojmë vetëm për kreun, që do të na sjellë më shumë qetësi dhe njëkohësisht na hap dritën jeshile për më shumë spektakël," - sqaron ndër të tjera elbasanasi i bardhebluve, Klodian Duro. Mesfushori është grumbulluar për ndeshjen e radhës me kombëtaren, atë kundër Ukrainës. Duro shpreh synimet e ekipit tonë për dy ndeshjet e radhës. "Mendoj se duhet të ruajmë vendin e 5-të në renditje, duke lënë pas Kazakistanin dhe Gjeorgjinë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme." Megjithatë, lojtari që la Bundesligën gjermane thotë se nuk e mërzit aspak fakti që i është kthyer kampionatit tonë dhe nuk i druhet faktit se mund të humbasë vendin në radhët e kuqezinjve. "Unë jam në kulmin e karrierës sime dhe nuk është e rëndësishme se luaj në Gjermani, Kinë, apo Shqipëri. Mbi të gjitha vlen forma dhe gjendja ime dhe besoj se e gëzoj atë sa për të qenë pjesë e pandarë e kombëtares, edhe nëse luaj për një kohë të gjatë në kampionatin shqiptar. Nëse në rolin tim ka ndonjë më në formë, dera e kombëtares është e hapur. Kam folur me drejtuesit e kombëtares dhe më kanë dhënë garancinë se mjafton forma që do të ruaj dhe jo se në çfarë kampionati do të aktivizohem." Në fund, Klodian Duro, që është shkëputur disa herë nga kampionatet e huaja, thotë se për momentin nuk po mendon për ndonjë ikje të radhës: "Unë tani për tani jam lojtar i Tiranës, ndaj po mendoj për objektivat me këtë ekip," - përfundon 28-vjeçari Duro.
MARRE NGA SPORTI SHQIPTAR
Tirana në heshtje, mungon kreu i renditjes
Kampionëve u mungon kreu i klasifikimit dhe kjo ka bërë që heshtja të ndihet më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër në këtë sezon në kampin bardheblu. Tirana nuk ndodhet në krye të tabelës dhe ky fakt ka sjellë jo pak presion mbi futbollistët dhe stafin drejtues të skuadrës, që pret ndeshjet e radhës për t'u konfirmuar para publikut të vet si skuadra kryesore dhe pretendente për titullin e 23-të kampion të vendit. "Nuk kemi çfarë të themi në këto momente. Na mungon kreu i klasifikimit. Vetëm duhet të punojmë më shumë me qëllim që të fitojmë ndeshjet e radhës, sepse synojmë të rikthehemi sa më shpejt në vendin e parë," - u shprehën disa nga lojtarët titullarë të Tiranës dje pas seancës së pasdites. Ndërkohë, edhe te lojtarët e tjerë, apo ndoshta deri te drejtuesit e lartë, heshtja mund të piketohet si kryefjala e këtyre ditëve.
Pra, te Tirana nuk ka qetësi pa u siguruar një herë kreu i klasifikimit. Bardheblutë shprehen se e kanë të vështirë ose të pamundur të pajtohen me një pozicion të tillë në tabelën e klasifikimit, 5 pikë larg kreut. Gjatë 3 sezoneve të fundit ata kanë pasur luhatje vetëm në dy javët e para, pasi në të fundit kanë qëndruar që nga java e parë dhe deri te ajo e fundit në vend të parë. Por ka ndodhur gjatë sezoneve të mëparshme pak a shumë e njëjta situatë. Tirana kur e ka humbur kreun e klasifikimit, ka pritur të dalë në vend të parë, për t'iu kthyer normalitetit që e karakterizon këtë skuadër. Ndërsa këtë sezon nuk e ka nisur mirë. Kujtojmë se, sipas drejtuesve, objektivi i skuadrës kryeqytetase këtë vit nuk do të jetë vetëm fitimi i titullit kampion, sepse që kur nisi kampionati trofeu i 4-t radhazi dukej një mision i përfunduar. Planet ishin dhe janë për një skuadër të denjë në "Champions". Kështu, vendosja e Tiranës në krye nuk diskutohet fare, nga askush në kampin bardheblu. Mirëpo ky fillim i keq, çka shihet në klasifikimin e momentit, ashtu edhe në lojën që ekipi ka zhvilluar këto 6 javët të para, duhet kapërcyer, që heshtja të mos ekzistojë më. Tirana ka fituar vetëm 2 ndeshje, diçka e rrallë për këtë skuadër, që për më shumë ka regjistruar vetëm një fitore para publikut të vet dhe ka barazuar në Peqin me një kundërshtar që ka vetëm një pikë, atë që siguroi në javën e dytë me kampionët e vendit. Nga faza e parë, 6 javët e para janë mbyllur, çka, sipas lojtarëve, duhen harruar një herë e përgjithmonë, sepse ditë të mira do të vijnë, që nga ndeshja e radhës me Lushnjën. Optimizmi ekziston dhe bardheblutë që të gjithë premtojnë se do të vihen shpejt në krye të klasifikimit. Dhe, sipas futbollistëve, që thonë se kanë vite që luajnë bashkë e njohin njëri-tjetrin, ashtu sikurse njohin edhe kundërshtarët dhe përbërjet e tyre. Skuadra vazhdon të drejtohet në stërvitje nga italiani Leonardo Menekini, i cili edhe dje bëri ritualin a radhës.
Tirana, sot për "provim" në Kamëz
Trajneri italian Leonardo Menekini do të testojë sot të tijtë në një miqësore me ekipin U-18 të të rinjve, që do të zhvillohet në Kamëz. Kjo miqësore, që do të luhet në orën 14.30, është planifikuar me qëllimin e vetëm që skuadra kampione e sezonit të shkuar të arrijë në kohë, para ndeshjeve të tjera, rikuperimin e të metave të shfaqura gjatë ndeshjeve të fundit. Prandaj italiani ka menduar të shohë një herë se në ç'gjendje ndodhen lojtarët dhe ideja më e rëndësishme është që të bëjë ndonjë lëvizje të përshtashtme për sfidat e radhës. Në fakt, kjo ndeshje nuk do të ketë tërë pjesën e skuadrës, pasi disa lojtarët kanë ikur me ekipin përfaqësues dhe futbollistët e stolit do të kenë më shumë hapësirë, në këtë provim të posaçëm për shkak të ndërprerjes së kampionatit. Por edhe i sapoardhuri A. Duro do të shihet nga trajneri. Pas stërvitjes së djeshme, mbrojtësi elbasanas u shpreh: "Kam ardhur te Tirana për stërvitje dhe se do të jem gati në ato ndeshje kur trajneri të mendojë se e meritoj të luaj."
Ndërkohë, trajneri italian sigurisht kërkon më shumë nga ekipi i tij dhe se para se të bëjë ndonjë ndryshim konkret kërkon të bindet me formën e të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion. Prandaj është planifikuar kjo miqësore, para ndeshjes së Lushnjës, që do të luhet të shtunën e ardhshme. Megjithëse bardheblutë e kanë përqendruar tërë vëmendjen te ndeshjet e fundit, ato me Elbasanin e Partizanin, Lushnja shihet si një kundërshtar që duhet kaluar para se të mendohet për vendin e parë. Kampionati është i ndërprerë për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë, por Tirana këtë gjë nuk po e ndien në stërvitje, sepse intensiteti duket i lartë në krahasim me ditët e tjera. Pas miqësores së sotme, bardheblutë do të bëjnë si zakonisht pushim të dielën dhe të hënën nis fushata për ndeshjen e radhës në kampionat.
TIRONA fitoj sot derbin me Partizanin 1 = 0
me gjith rastet e panunmerta te ekipit kampion , goli u shenua me penallti ne minuten e 89 nga kapiteni MUKA
perderisa ka mbeshtetje ekonomike perse te mos dale kompjone tirona?
Loja nuk behet ne fushe me, por lojen e ben paraja.
pas barazimit te turpshem 4 - 4 me Shklumbinin, ndodhi ajo qe pritej
Donatoret kane shkarkuar nga detyra tranjerin italian MENEGHINI ,
nuk dihet ende se kush do ta zere vendin e tij por nga burime te ndryshme behet fjale per ish lojtarin dhe ish kapitenin e viteve 90 KRENAR ALIMEHMETI
pas shkarkimit te trajnerit italian MENEGHIN, dhe stafit te tij , donatoret e sk TIRONA kane prezantuar emrin e ri qe do te jet ne krye te ekipit per javet ne vazhdim . Ai quhet KRENAR ALIMEHMETI , i cili ka luajtur per shume vjet dhe ka qene kapiten i ekipit. ALIMEHMETI ka drejtuar edhe me pare ekipin duke e nxjerre kampion.Me kete ndryshim priten edhe rezultatet e mira te ekipit per javet ne vazhdim , dhe pretendohet te fitohet perseri kampionati me gjith disavantazhin prej 7 pikesh nga vendi i pare sepse ka edhe 25 jave deri ne perfundim te kampionatit
Dje u prezantua trajneri i ri i kampionëve, që pasdite zhvilloi menjëherë stërvitjen e parë
Alimehmeti: E di ç'i mungon Tiranës
Ishte ora 10.00 e paradites, kur Krenar Alimehmeti iu drejtua ambienteve të klubit bardheblu. Mjaft thjesht, tamam si i shtëpisë, u fut në zyrën e klubit ku ndodheshin donatorët dhe të gjithë lojtarët. Pra, i fundit në mbledhjen e djeshme qe lënë pikërisht tashmë trajneri i ri i Tiranës, që u zyrtarizua aty për aty. Dhe pasi u shpërndanë të gjithë, Krenar Alimehmeti më pas foli për projektin që i është ngarkuar tek ekipi kampion i vendit. Ai ka marrë një detyrë që e la përgjysmë trajneri i shkarkuar, italiani Leonardo Menekini: të ngrejë Tiranën në vendin që i takon. Dhe Krenar Alimehmeti në fjalën e tij tha: "E di se çfarë duhet te kjo Tiranë."
- Alimehmeti, zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës...
- Jam rikthyer pas ftesës që më bënë donatorët të marr e të drejtoj skuadrën drejt arrritjes së objektivave. Kemi folur për një kontratë që përfundon në fund të sezonit. Për momentin më vjen mirë që jam rikthyer në këtë ambient, ku jam rritur e kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sime.
- A mendoni se do të jetë e vështirë kjo detyrë?
- Jo, nuk mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse e njoh ambientin shumë mirë, i njoh njerëzit, tifozët gjithashtu, dhe e di se çfarë kërkojnë ata nga Tirana. Pres të filloj që sot punë për t'i rikthyer këtij ekipi atë që i mungon.
- A e keni ndjekur ecurinë e Tiranës?
- Sigurisht, sepse jam i lidhur ngushtë më këtë skuadër dhe kam parë nga afër tërë ecurinë e deritanishme.
- Çfarë mendoni se kërkon tani kjo Tiranë?
- Më shumë harmoni në skuadër, që ka ndikuar në lojë. Tirana nuk e ka më atë shpirtin luftarak, që ka qenë gjithmonë karakteristikë jona, e fanellës bardheblu. I kanë munguar këto dy virtyte që përmenda vërtet gjatë ndeshjeve të deritanishme, çka është reflektuar në rezultate. Mirëpo unë them se Tirana ka një grup shumë të mirë, që më bëjnë të besoj se shumë shpejt harmonia do të rregullohet dhe ekipi do të dalë te loja e zakonshme. Shpresojmë t'ia arrijmë sa më shpejt.
- Diferenca prej 7 pikësh me kreun për sa kohë mund të rikuperohet?
- Mendoj se nuk duhet të nisemi nga ky fakt, sepse kampionati është i gjatë dhe për ne e rëndësishme është të rikthehemi te fitorja sa më shpejt. Duhet t'i kthehemi punës, sepse e thashë se Tirana ka elementë, që garantojnë gjithçka më të mirë se rivalët e saj. Që nga kjo javë duhet të mendojmë për ndryshimin, për të ndrequr ato të meta apo gjithçka nuk ka funksionuar deri tani.
- A besoni se Tirana juaj do të jetë brenda fazës së dytë në krye të klasifikimit?
- T'ia lëmë më mirë fushës. Tirana garanton seriozitet dhe përkushtim maksimal për të kënaqur tifozerinë. Dhe kam bindje se kështu gjërat kanë premisa që të ecin mirë e drejt planeve tona.
Ali Mema, ndihmëstrajner i Tiranës
Dje, Krenar Alimehmeti ka dalë dhe ka drejtuar bardheblutë në seancën e parë stërvitore, e cila u zhvillua në "Skënder Halili". Në stafin e tij bënte pjesë Ali Mema, si ndihmëstrajner, i cili ishte i angazhuar deri tani në klubin bardheblu. Ndërkohë që trajneri i portierëve, Astrit Nallbani, mbetet aty dhe gjithashtu stafi mjekësor është po ai i mëparshmi. Kështu, pas largimit të italianëve, risitë janë Krenar Alimehmeti trajner dhe Ali Mema ndihmëstrajner i Tiranës.
Donatorët premtojnë 7 javë stabilitet
Tirana, pas largimit të italianit Leonardo Menekini, premton të paktën qetësi për tërë fazën e dytë. Pasi ka mbaruar mbledhja e djeshme, ku është prezantuar trajneri i ri, Krenar Alimehmeti, një nga donatorët bardheblu u shpreh se të paktën për 7 javë të mos i pyesnin, sepse ky do të jetë ekipi. Dhe garancia se nuk do të ketë ndryshime në skuadër është dhënë deri në fund të fazës së dytë. Pra, i bie që Tirana të ecë me këtë skuadër pa asnjë ndërhyrje dhe ky kohë do të jetë një test për të parë se si do të ecin gjërat dhe si do të luajë Tirana në vijim. Në bazë të ecurisë, në fund të fazës së dytë, duke qenë se edhe hapet merkatoja, mund të ketë ndryshime të tjera në skuadrën bardheblu.
Muzaki: Do të qëndroj te Tirana
Kristiano Muzaki deklaroi dje në ambientet e klubit "Tirana" se do të qëndronte te kampionët për të respektuar kontratën, pavarësisht se nuk do të jenë më trajnerët italianë që e sollën atë në fillim të këtij edicioni. Kësisoj, Tirana do ta ketë futbollistin e mesfushës në kontigjentin e saj, i cili ka shënuar një gol deri tani dhe është ambientuar deri diku, pasi paraqitjet e tij të fundit kanë qenë më të mira. Muzaki ishte i pranishëm në mbledhje, kur u grumbulluan të tërë lojtarët, të cilët bënë një analizë rreth ecurisë së deritanishme. Ndërkohë, dje me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Rezart Dabulla, i dëmtuar dhe që ka munguar 3 javë.
marre nga SPORTI SHQIPTAR
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.