Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 222 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Nga cfare keni frike? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1554)


Postuar nga SweetAlbGirl datë 28 Korrik 2003 - 20:05:

Pse ke frike ti? Behu icik trim....

Nje pyetje kam per ju antare te forumit...

Cila eshte gjeja qe ju frikson me shume?

PS. Nuk ka trima ne kete bote :p


Postuar nga amor alucius datë 29 Korrik 2003 - 02:59:

Arrow

Nuk ka shume gjera qe me frikesojne,por nje nga ato eshte mosrealizimi i planeve te mia ne jete.


Postuar nga cancer datë 29 Korrik 2003 - 20:33:

femrat


Postuar nga Kobe4MVP datë 30 Korrik 2003 - 08:29:

Asgje nuk me frikson. Biles cdo gje e shikoj me syrin pozitiv. Nuk e di pse por te pakten kur kam qene ne shqiperi gjithmone jemi mesuar qe mendojme te keqen perpara dhe behemi shume konservative ne veprimet tona duke menduar te keqen. Po nuk pate guxim nuk can dot ne boten en te cilen jetojme. Tani, ne rast se do te besh 1 jete te thejshte, te qete dhe nuk ke kerkesa kundrejte vehtes mund te mjaftohesh me pak dhe mos te friksohesh. Ketu nuk behet fjale per gjera materiale. Personalisht une mendoj dhe jam i sigurte per 1 gje qe ne rast se do te arrish dicka se z'ben, vjen nje dite dhe e arrin. I never give up on anything I want. Not Life, not love, not work not friendship. If I want it I'm gonna get it no matter what. With limits ofcourse.

peace.


Postuar nga Fajtori datë 30 Korrik 2003 - 22:03:

cancer hahahahahahhaha

Sa e cuditshme kjo bote. Ca vdesin per femra e ca kane frike.

Nejse, bej sikur ste kuptova por e di per cfare e ke fjalen. Por mendoj se gjerat jane shume reciproke. Cfare ndodh ketej ndodh dhe andej...

Une frike? Se di tamam. Ka gjera qe kam inat por frike tamam se di. Frike normalisht skam por si cdo njeri ka momente frike dhe ato momente normalisht perkojne me ndonje histori dashurie apo ndonje vajze. Me se shumti kane te bejne me humbjen e personit tjeter. Ose jo vetem me humbjen natyrale kur tjetri ndahet nga ty por per humbjen e detyruar.

Dikur kam pyetur dike dhe me tha qe ka ndjere te njejten gje:
Te jesh me personin qe do ne nje nate te bukur dhe papritur te ndjesh friken se tjetri do vdese ose do ta marrin. Te ndjesh friken se mos i ndodhe nje aksident papritur ose mos vjen nje bande e ta vret. Keto jane ndjenja casti prej pak sekondash dhe shume te rralla por kam pershtypjen se shume prej nesh e kane njohur.

Frike standarte spara kam me duket.


Postuar nga ENISS datë 30 Korrik 2003 - 23:16:

Unhappy

Kam frike nga plakja. Nga mosha, koha qe iken...
Kur isha ne fillimin e gjimnazit me dukej se kjo mosha madhore duhet te ishte shume mire dhe nuk proekupohesha per te arritur interesat e mia, pasi nje aftesi per ti arritur vinte natyrshem me vone dhe po prisja me padurim te arrija moshen madhore. Me mbarimin e gjimnazit po ndjeja gjithnje e me teper intensitetin e kohes e ta cmoja shume. Me duket sikur cdo moment qe iken, me shqeteson, mund ta kisha perdorur per me mire e do behem pishman deri ne detaje per menyren si po e kaloj... cpo bej me te.
Vertet qe plakja me tere cka brenda me frikeson... Cdo minut qe kalon, cdo dite, cdo muaj, me iken shume shpejt dhe dua ta ndal. Me ze paniku me raste :p


Postuar nga ENISS datë 30 Korrik 2003 - 23:18:

Wink

Hey!
Dhe per kete me siper nuk behem dot trime fare :p


Postuar nga Keni datë 31 Korrik 2003 - 04:13:

Frika

Une nuk kame frike nga asnje gje. Nuk me tremb asgje nga ato qe u permenden me lart. Vet zoti e ka shkruar se cdo te ndodhi dhe mendja dhe dora e njeriut nuk mund ta ndryshoj dot. Provojeni njeher te mos mendoni kur per friken dhe do shikonise nuk do ndijeni frike
E vetmja gje qe kam frik dhe e urej per vdekje eshte "Pabesia"
Kjo eshte e vetmja qe me frikson.


Postuar nga vdekja datë 01 Gusht 2003 - 16:12:

frika

UNE jam refugjat dhe frika ime eshte e madhe.
Kam frike se do te vdes larg familjes.l
Kam frike se mbase nuk arrij ti shoh prinderit se njerez jemi dhe gjithcka ndodh.
Kam frike se kthimi ne atdhe eshte teper i larget.
Kam frike se kjo jete ketu ne angli me ka ndryshuar, me ka bere mete ftohte ne ndjenja si keto njerez ketu.
Kam frike se nje dite keto ndjenja humane kundrejt familjes do te zhduken.
Kam frike se do te humbas vetveten ketu ne kete vend te larget dhe te ftohet.
Kam frike se do te plakem larg atdheut dhe larg shokeve dhe familjes time.
Kam frike se nje dite do te zgjohem i tmerruar nga gjumi dhe do te jem i rrethuar nga njerez qe s:flasim gjuhen time dhe te huaj per mua.
Kam frike se nje dite do te zgjohem nga gjumi dhe do ta kuptoj se jeta ime ishte thjesht nje iluzion i pakuptimte ne dhe te huaj.
Kam frike qe kur te semurem prane krevatit apo ne spital sdo te jene njerezit e mi te dashur,shoket dhe prinderit por nje infermiere e huaj qe skupton ndjenjat e mia.
Kam frike se do te vdes ne vend te huaj dhe pa familjen time prane.
Kam frike nga ZOTI(ALLAHU).
Kam frike nga gjithcka qe seshte ne doren time dhe jashte vullnetit tim.PoR besoj ne ZOT(ALLAH) dhe kjo me mban me shpresa qe gjithcka do te shkoje mire.


Postuar nga déjà-vu datë 01 Gusht 2003 - 19:06:

Frike??

Po!Kam frike....kisha frike kur isha i vogel dhe mbulohesha poshte mbulesave dhe vetem aty ndihesha i sigurt....

Tani frika eshte e nje lloji tjeter dhe qendron larg mbulesave.Ketu kane nje shprehje qe thuhet''tutto ha un rimedio....tranne la morte''.
Ne fakt nga vdekja nuk kam frike,jam ne nje status qe me lejon plotesisht te kuptoj qe eshte gjeja me natyrale qe mund te te ndodhi(mbas lindjes)
Frika me e madhe ne fakt eshte te humbas dike qe kam kerkuar neper vite dhe te zvanitej do te ishte vertet diçka qe vetem ta kaloj si mendim me hedh ne gjendje frike....


Postuar nga SweetAlbGirl datë 08 Gusht 2003 - 05:58:

Cancer, po ti pse ke frike nga femrat, cte kane bere ty ato?

T'i pergjigjem dhe une pyetjes time se nuk u be qameti...

Une kam frike nga e ardhmja, pasi nuk di cfare te presesh prej asaj...


Postuar nga lorie datë 08 Gusht 2003 - 06:24:

come oooon

mos u fshihni pas nje maske trimoshe se te gjithe kane frike nga dicka.eshte nje ndjenje si gjithe te tjerat.aty ku ka dashuri ka edhe dhimbje. aty ku ka guxim ka edhe frike.ne fund te fundit po te mos dish c'eshte frika nuk e njeh as guximin.te dyja vertetojne njera-tjetren.ndoshta friken nuk e keni te ndergjegjesuar por ajo ekziston thelle jush. me gjithe keto rreziqe qe jemi rrethuar si te mos kesh frike.asgje s'eshte absolute.asgje s'eshte e sigurte ne kete bote.fatkeqesira ndodhin perdite.
frika ime me e madhe?
humbja e njerezve qe dua ,dhimbja, dhe mplakja.


Postuar nga i_lire datë 08 Gusht 2003 - 06:54:

Po te tjeret, qe e kane humbur ate personin, qe te gjithe ju po flisni se keni frike ta humbni, si i behet?
Apo ato behen frika?

He?


Postuar nga Keni datë 08 Gusht 2003 - 08:02:

Lorie e vetmja gje qe me frikson dhe me shkateron nga nervat "pabesia"


Postuar nga Bebi i Vogel datë 08 Gusht 2003 - 08:31:

Tremeria nuk le arsyeje te mira ne fund, njeriu mundohet qe cdo gje duhet ta zgjeth ne menyr sa me jo te ashper, trimeria eshte shkaku i zenjeve edhe shkaktimit psikologjik te nje personi sipas Sigmund Freud.
Trimeria tregohet kur te gjitha mundesite a tjera nuk jan ne gjendje te zgjidhin problemet e mesiperme.
Girls Smoke The Sausage<<-------------------




StreetRacer Zero Gravity


Postuar nga Klodel datë 08 Gusht 2003 - 12:45:

mua me frikeson shume vetmia, sepse kur jam nje kohe te gjate vetem me lindin mendime nga me te cuditshmet. me duket sikur behem njeri tjeter.
ndersa gjeja qe me lemeris me teper eshte te degjoj hapa pas meje kur kthehem naten vone ne shtepi. gjithmone e bej tatepjeten me vrap qe te degjoj vetem hapat e mi


Postuar nga Keni datë 08 Gusht 2003 - 16:11:

Analiste me kenaqe kur thua se ke frike nga hapat. Njoh nje njeriun tim qe ka frike nga hija e vet. Une nuk e dija kete por para shume vitesh kur isha ne shqiperi po e shoqeroja per ne shtepi. Sapo kishte rene nata , ishte dimer, kur pa pritur ajo ciret sa kishte ne koke e tmeruar.
Une ne gjendje gadishmerie per lufte kthehem sa majtgas djathtas, para, mbrapa por nuk shikoj asnje gje te rezikshme. Nate qetesi dhe asgje per rreth. Vetem ndiej te qeshuren e kushuritres time. I habitur e pyes c'pate qe bertite. Kush te trembi?
U tremba nga hija ime, me prgjigjet duke qeshur.
Qe nga ajo dite nuk e shoqeroj me se kame frik se me mbetet ne dore lol


Postuar nga Klodel datë 08 Gusht 2003 - 16:23:

hahahahh keni, nuk jam aq ekstrem, vetem me tmerron ideja te degjoj hapat e dikujt pas meje, sidomos kur ndiqet e njejta rruge e cila ka vetem nej drejtim. me kane trembur njehere qe si nuk pata infarkt une e di ja futa nej ulerime qe cova shkallen ne kembe e qe atehere i them vetes qe do ble ashtu gaz lotsjelles por akoma nuk e kam blere. madje mesova edhe ca si tip veprimesh per mbrojtje. deri tani kam provuar fortesine e zerit dhe jo te goditjeve. uroj qe mos ndodhe asnjehere


Postuar nga lorie datë 08 Gusht 2003 - 21:10:

Talking

hahahaha me kenaqet moj analiste dhe ti keni. edhe une ndonjehere kam frike nga hapat pas meje dhe me shume kur me trembin nga mbrapa pa pasur mendjen.uhh e urrej shume .ndonjehere mendoj se do me bie ndonje atak zemre.


Postuar nga JamCelik datë 16 Gusht 2003 - 16:00:

Kam frike se njerizit do me kene shume frike

.......


Postuar nga jam_ai_qe_jam datë 21 Gusht 2003 - 13:37:

hë per hë nuk kam frikë! me vone nuk i dihet!


Postuar nga JamCelik datë 27 Gusht 2003 - 15:52:

lol

Keni relax , mos lexo fjalet si shabllon por gjeji kuptimin. Flitet per friket e "njerezve", po sikur dikush te kete "frike" se "njerezit" kane "frike" nga ai??? (pak shpjegim)
nje psiogologe beri nje anketim per friket e njerezve dhe ajo mori ne pyetje njerez te kategorive te ndryshme, racave te ndryshme dhe moshave te ndryshme. Si perfundim shumica me e madhe e njerezve kishin frike nga vdekja dhe nje pjese tjeter e madhe kishin frike nga insektet (akrepi, merimanga etj.) Kur ajo pyeti nje te burgosur ne Teksas qe ishte denuar me "vdekje" per vrasjen e reth 50 njerezve, psikologia mendoi se ai do ti thoshte qe frika me e madhe per te do te ishte vdekja por ai tha:
"Kam frike se njerezit do me kene shume frike"


Postuar nga hirushja datë 06 Tetor 2003 - 21:40:

Cfare eshte gjeja qe te frikeson me shume?

Ju anetar ose shoket dhe shoqet e mija mund te te thoni se cfare ju frikeson me shume?

Mua per vete me frikesojn mirimangat, i kam frike shume madje edhe nje e vogel te me kaloj afer une trembem dhe pastaj e mbys. Apo nuk ka shume mirimanga ketu ne Angli, as ne shqiperi nuk i kam pare. Jane te medhaja dhe i kane kembet shume te gjata. Une ngaqe frikesohem shume marr kepucen dhe i vras deri sa t'ju dali ai lengu i keq i tyre. E di qe eshte keq te vrasesh por une i kam shum frike.

Por tek ju mund te ndodhi krejt ndryshe nga imja prandaj mos hezitoni te me tregoni Se cila eshte gjeja qe ju frikeson?

Ju pershendes te gjitheve.


Postuar nga Bledumi datë 06 Tetor 2003 - 22:25:

Arrow

Me thene te drejten gjeja qe me tremb me shume eshte VETMIA....
Pastaj edhe lakuriqat e nates,vdekje i kam...pasi njehere me ka pickuar njeri ne gisht....


Postuar nga Klodel datë 07 Tetor 2003 - 22:11:

vetmia dhe mendimet e mia kur jam e trishtuar......................


Postuar nga roke datë 07 Tetor 2003 - 22:34:

Mua me "frikeson" me shume inteligjenca e vajzave dhe siguria e tyre,per problemet dhe diskutimet ne pergjithesi.Sidomos ne momentin kur ato behen te ndergjegjshme!


Postuar nga Dolce datë 08 Tetor 2003 - 02:06:

Une i urrej grenxat dhe po ashtu i kam pak frike.
Por ajo qe do te me trembte shume eshte errresira.


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 08 Tetor 2003 - 18:17:

Unhappy

Une kam shume frike nga vdekja. Shume shume frike.
Gjithashtu, edhe karkalecat, i kam jashtezakonisht frike. Apo s'ka aty ne shqiperi, sa te duash ka. Megjithse tani se di, a jane zhdukur?
Hirushka, te pershendes, dhe tema shume e bukur!!! Bye!!!


Postuar nga fluturake datë 08 Tetor 2003 - 19:27:

Une kam frike dhe neveri njekohesisht nga akrepat.Gjeja e pere qe bej kur shoh nje akrep uleras, pastaj vij ne mendje, marr nje vizore ose nje kepuce dhe e qelloj derisa te behet pete.


Postuar nga roke datë 08 Tetor 2003 - 22:27:

keshtu eshte kur del xhiro andaj nga ka rrezik,nga rrine "akrepat".pastaj edhe kaq te frikshem nuk jane,se une kam nje te tille ne qafe(tatu,kuptohet)dhe eshte shume i qete.Duhet te dish te sillesh.


Postuar nga fluturake datë 09 Tetor 2003 - 17:57:

Citim:
Po citoj ato që tha roke
keshtu eshte kur del xhiro andaj nga ka rrezik,nga rrine "akrepat".pastaj edhe kaq te frikshem nuk jane,se une kam nje te tille ne qafe(tatu,kuptohet)dhe eshte shume i qete.Duhet te dish te sillesh.

Mire ai akrepi qe ke ti ne qafe eshte i urte, po ata te tjeret ncuk nuk dine te sillen prandaj.Pastaj sa ta marrin vesh ata qe ne e kemi me koncull o lal aha merdhifi puna.


Postuar nga Rossonero datë 11 Tetor 2003 - 00:40:

fakti qe nuk me shqeteson asgje.Kjo eshte vertete per tu shqetesuar.


Postuar nga romii tironc kapil datë 04 Dhjetor 2003 - 05:28:

Cool ca osht frikaa ...??

amon cere jon kto pytje kshu..qafsh t'gjith ......... ..ca osht frika i here ?.....ka vje gjith kjo fjal e huj kshu ....(f-r-i-k-a..?))).............................akoma me kohen e frykes kto ...eeeehhheeee..............<>>


Postuar nga LOVERBOY-28 datë 26 Dhjetor 2003 - 00:00:

Kam frike nga femra te tipit tend.trimeresha dhe te patrembura.megjithese nuk ka te tilla......









HAPPY


NEW



YEAR


Postuar nga _Q_I_M_I datë 26 Dhjetor 2003 - 00:06:

Exclamation

KAM FRIK NGA VDEKJA...................................................


Postuar nga fjori datë 26 Dhjetor 2003 - 02:11:

nga gjarperi,dhe kur e shoh ne tv mundohem ti largoj syte menjihere,
nga endrat e llahtershme sikur te meret fryma,dhe kerkon te shpetosh,
vetmia gjithashtu,kot s`thon vetmia e m`plak njerin.


Postuar nga JamCelik datë 26 Dhjetor 2003 - 16:23:

roke

une e kam akrepin ne krah, po e kam edhe me koke vampiri se,, mjere ato qe ha ai.... lol


Postuar nga ENISS datë 26 Dhjetor 2003 - 17:29:

Unhappy

O milet, nuk ju vjen keq qe nderhyj besoj. Po sme duket se nuk arrini dot te kuptoni si eshte shtruar pyetja. Me raste jeni te habitshem. Nuk eshte pyetja ke frika juaj apo neveria qe keni nga insektet, mirimangat, gjarperinjte, etj... se do me dukeshit shume qesharak.
Ketu jemi ne nenforumin e temave sociale, edhe pyetja i perket nje psikologjie sociale ne thelb. Cfare e tremb personin tuaj nisur nga perberja, temperamenti, menyra e te menduarit dhe te jetuarit.
Pse devijoni kaq larg? Ska pike lidhje tema me menyren si e shtjelloni ju!


Postuar nga macekeqe datë 26 Dhjetor 2003 - 17:41:

une kam frike per shume gjera dhe kam frike se kjo pasiguria ime do me kushtoj ne jete,dmth s'do mund te behem ajo qe deshiroj te jem.


Postuar nga SUNBELOVED datë 28 Dhjetor 2003 - 00:05:

une kam frike nga frika.


Postuar nga AsE Vogel As E madhe datë 28 Dhjetor 2003 - 00:21:

Unhappy

Kam frik se te gjith te dashurit e mij do marrin vesh sekretet qe kam fshehur nga ata!


Postuar nga blu datë 28 Dhjetor 2003 - 06:08:

Kam frike vec vetmine...tmerrin e nje dite qe mund te kaloje pa nje zile celulari,pa dike qe deshiron te pije nje kafe me mua,pa dike qe ka nevoje te me degjoje zerin per te zgjuar mengjesin e tij.kam frike kenget e dashurise qe ULERIJNE ne dhomen time teksa une rri vetem aty dhe mallkoj tik-taket e ores qe bejne aleance kenget duke tallur vetmine time...mjaft se po te vazhdoj te shkruaj do filloj te ndihem keq.


Postuar nga notnE datë 28 Dhjetor 2003 - 17:41:

kam

frike nga vetvetja...


Postuar nga lilou-dragon datë 28 Dhjetor 2003 - 18:07:

Unhappy

shum lezecem blu

1-kam frike vitin 2004 pasi eshte viti me i rendesishem i jetes sime !!
provimet ne fund te vitit (qe po s'morra 1 provim, mbeta ne klase...e deri sa ta marr) konkursin e shkolles te larte...qe po se morra nuk di cfare do bej ...ne fakt kam frike gjithmone nga e ardhmja ...nga ajo qe nuk di se cfare do me ndodhe ...nga ajo qe do mund te ndyshoje jeten time ...
2-pastaj kam frike nga : qeni ; merimanga , akrepi , gjarpri..lol nga plot insekte
3-kam frike edhe nga vdekja (edhe pse e di sh mire qe eshte mese natyrale) kam frike na vdekja e njerezve qe dua fort....

ne te vertete jam nje frikanace e madhe!!!!!!!!


Postuar nga unforgiven datë 12 Janar 2004 - 09:30:

Vetmija eshte ajo qe me frikeson me teper. Ndaj dhe mundohem qe koha ime te kete sa me pak vetmi, me shume impulsivitet dhe pune, mes miqsh e shokesh.


Postuar nga eliz datë 13 Janar 2004 - 22:20:

Kam frike nga ujqerit e zinj me dhembe te medhenj,te bardhe qe shnderrisin ne erresiren e nates dhe kerkojne te me perpijne.(ne endrrat e mia)
Ne realitet kam frike nga njerezit,nga mendimet e tyre,gjykimet e tyre,mendimet dhe veprimet e mia.Jetoj ne nje kafaz edhe pse shume lluksoz duket nga jashte,mbetet kafaz.Dikur ne enderrat e mia fluturoja.Tani me jo.Dua prap te fluturoj,te ngjitem mbi re dhe dielli te ngrohe shpirtin tim.


Postuar nga rapisti datë 28 Janar 2004 - 23:18:

Unhappy ATENTION: NESE JENI POSHTE MOSHES 16 MOS E LEXO!

Me thene te drejten une kam frike nga seksi oral, sepse ndonje vajze ne pune e siper po ma kafshon e po me le pa gje fare.lol


Postuar nga lulka datë 04 Shkurt 2004 - 22:43:

Kam frike nga cmenduria ,nga njerzit e cmendur ,nga ideja qe ndoshta nje person ka nje shqetesim te vogel nevor dhe sillet pak cuditshem po eshte thjesht nga stresi ose nga ndonje problem qe e shqeteson dhe papritmas e cojne ne nje spital per tu kuruar po ne te verete nuk ka aq nevoje dhe sheh rrotull vetem njerez vertet te cmendur dhe qe e trajtojne si te cmendur kur ai eshte normal , ka vetem nje periudhe te veshtire e mbyllin aty per gjithe jeten dhe perfundon me te vertet i cmendur.
I ka ndodhur nje komshies time


Postuar nga vajza_e_valeve datë 06 Shkurt 2004 - 17:00:

TE GJITH E NJOHIM FRIKEN...

Eshte hipokrizi te thuash qe skam frik,te gjithe kemi .
Frika eshte nje nga elementet e nje jete, kush thot te kunderten nuk di se nje pohim i till eshte prej nje frikacaku...Duhet guzim dhe te thuash qe "kam frik" sepse ne ate momen pranon qe ke dobesi qe nuk varen nga ty.
Frika ime "Vetmia"...


Postuar nga Tini datë 06 Shkurt 2004 - 17:59:

frika ime eshte LUFTA


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 222 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.