Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- filmat me animime (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9476)
filmat me animime
per mendimin tim jane filmat me gallate qe jane bere ndonjehere...jam duke folur per filmat si shrek,ice age,the incredibles,dhe nder me te fundit madagascar...si per temat gallate qe jane bere si per detajet e papara qe i kane dhene...nuk e di sa keni arritur te kapni detaje neper to (psh sa nga ju e kane vene re ate vajzen tek ice age qe ben shenjen me dore tek ajo shpella kur sheh diskun?e njejta shenje qe benin alienet tek star trek...ose ose ate pastruesin qe pastron kalin tek shrek 2 ne momentin qe ndalon tek semafori?ose ate nishanin qe ka ai peshkaqeni tek filmi shark tale(per me teper qe e zerin ja bo robert de niro qe ka nje nishan po ne ate vend )ose ate pinguinin qe ka kremin ne dore qe fut krem tek hunda tek madagaskar,si e kishte ai,skipper me duket,ose ato majmunet qe dehen ne fund te filmit,te sfondi kur po pershendesin luani,xhirafa dhe hipopotamja :p...etj etj...jane gallate fare sepse jane gjera qe nuk i dallon ne pamje te pare por qe kur i sheh disa here te vjen me qesh qe gjen dicka te re ne to.
kush ka vene re ndonje gje,detaje etj ose ka ndonje screen shot nga ato filma besoj se kjo eshte tema e duhur me i thene dhe me i postu.
o.k u pa puna po e filloj vete i pari me nje gje qe vura re (ne sfond te filmit)tek filmi madagaskar....figura eshte kjo ketu dhe pyetja per ato qe e kane pare eshte "pse i bien te fikte njerit prej majmuneve".
nuk eshte e thene qe te gjeni vetem detaje.mund te jepni edhe mendimet tuaja per keto lloj filmash ose te sillni ndonje screenshot qe merrni gjate shikimit te filmit ne PC.
qeka vjetru kjo tema...per ate me siper po ja jap vete pergjigjen...njeri nga ato 2 majmunat i bie te fiket sepse i merr ere sqetulles se vet
po ja paraqes nje nder protagonistat me pafat te fushes se animacionit
edhe mua me pelqejne shume filmat annimati..
te bukura fotot..
macoku me cizme ...kur e kam pa per here te pare tek shkrek 2 skenen kur i vijn ushtaret dhe macoku qe rri keshtu edhe ato qe ndalen te mallengjyer kom qesh me lot
E vertete, ky macoku te keput shpirtin kur i ben ato syte ashtu... te dinin ti benin dhe cunat syte ashtu, s'do kishin ngelur kurre vetem :p :p :p :p :p
Ice age 2 nuk e kam pare akoma, por 1 eshte fantastik, te kthen permbys nga te qeshurat:
-Mani, o mani, pse je kaq i shendoshe ti?
-Nuk jam i shendoshe, jane qimet qe me bejne te dukem ashtu
-Ah, atehere i ke qimet e shendosha
Lere pastaj ajo e folura e Sidit si thuthuq te shkrin fare
uu sa macok i bukul,,une i du shum macoket, i kam xhan shume
te pelqejne macoket?ok,ja ku e ke nje nder me te famshmit...ju prezantoj me garfield ...si ma kercen ate kengen ne televizor mer...e qa fare
aaaaaaaa, ky PO
saa i buuukuuuuuuuuuuuuuuuuuuur
ai daci aty i ka inot minjt
Mua githnje me ka pelqyer Tomi dhe Jery
Po nje dit pash kete shrekun (shqip) dhe mu duk interesant
por fatkeqesihst se pash dot se si perundon... e kam lene tek pjesa ku ajo princesah do martohet me Ate mbretin di njeri si vazhdon????
me mire mos ta tregojme, zbuloe vete kenaqesine e ketij filmi te sukseshem me kartona:p
ragathi...dove thtate...ragathiiiii
nuk e harroj pjesen tek ice age 1 kur po ecnin ne bore dhe mamuthit i kishte ngrire briri,tigrit i kishin ngrire dhembet kurse Sidit i kishin ngrire qurret...hahahhaahhaa...
oh,yeah slalom baby slalom
madagascar
ey,tu quadrupe,shpraize zi come me
keto 4 pinguinet kane qene fantastik fare tek "madagascar"...e forta kur shkojne ne pol,pasi qe kishin bere gjith ato sakrifica...nje skene ku kamera qendron pa leviz...vec bore gjithanej...vec kur ja keput ai shefi (Skipper):
-cheeee schiffo!
se shpejti do dale ne kinema edhe madagascar 2...
buuuuuuuuuuuuu
nje nder protagonistet me gallate te "CARS" i pixar
ice age
i palodhuri skrat!
gang del bosco
banda e pyllit
pinguinet...te papare fare me levizjet e tyre
final fantasy: the spirits within
qe ku eshte edhe Aki....filmi eshte nje legjende ne vehte...nje realizim i papare deri me sot per sa i perket detajeve
me ka pelqyer shume!
Shark Tale
bacciamo le mani Boss...
Ai i avatarit te Ns-6 ka qene heroi im i femijerise...Goku. Aman, c'beja per te, mesoja kenget permendesh (edhe sot i mbaj mend copeza kengesh), i mbaja duart si ai se mendoja qe mos me bilte ndonje fuqi me drite si e Gokut, ehhh, kohe te bukura thuaj.
Pastaj kisha Pokemon, me te lezetshmin Pikachu per te cilin linja koken...hahaha, Pi-ka-chu...vdisja kur fliste Pikachu-ja.
Kisha shume te tjera si Kenshiro, L'uomo Tigre, Digimon, Mila e Shiro, Rossana...e shume te tjera qe transmetonte Italia 1, Rai Due dhe Telenorba. Disa muaj me pare u kujtova per to dhe fillova t'i kerkoja ne YouTube, jam kenaqur jashte mase.
Vazhdoj perseri te ndjek filma me animime..Ice Age, Shrek, Shark Tale,Happy Feet etj. etj.
toy story
verso l'infinitoooo e oltreeeee
ca gallate ka qene ky personazhi...
toy story 2
ky ka qene i vetmi fluturim qe beri fiks Buzz-i ...
a bug's life
ishte ai qe u kthy ne legjende...fliku...me duket se ky ka qene filmi i pare i realizuar ne menyre te tille nga Pixar!
a bug's life
2 personazhe nga grupi qe do luftonte karkalecat
shrek
beh,kur flasim per detaje,shreku mund te kete pa frike vendin e pare
Sarge
rispetta i classici amico
ky ketu cdo mengjes zihej me Sarge sepse ndizte muziken e Xhimi Hendriks nderkohe qe Sarge ngrinte flamurin nen nje ritem ushtarak
me i shpejti i bandes se pyllit
me kujtohet momenti kur i japin energy drink ne fund te filmit qe sapo e pi,nje pamje nga orbita,tregon qe bota ndalet se rrotulluari dhe ky qe ecte per qejf te vetin nderkohe qe cdo gje rreth e qark dukej sikur ishte ndalur ...aty e mora vesh pse gjate filmit,sapo u mundonte te pinte nje pije te tille ja hiqnin nga goja
valiant
lufta boterore nuk u luftua vetem mes njerezve
per ns-6 meqe i ka qef filmat vizatimore
ketu nuk kodet html nuk u lejokan.. keshu qe po ju jap vetem link.. se e kam postuar ne youtube
http://www.youtube.com/watch?v=Lo7iyuz9Gx0
e forte fare kjo,qenkan te gjithe protagonistet e Shrekut
beh,nuk mund te mungojne edhe superheronjt
fiksim fare eshte Flash dhe ai femija e vogel...
vrapin qe bente Flashi...aq shpejt se i plasen mizat ne fytyre
nusja kufome e Tim Burton-it
Tim Burton's Corpse Bride
Aki,detaje nga Final Fantasy The Spirit Within
Aki foto 2
Aki
Dr.Sid
Si nuk u rrite er burre i dheut :p Mendja tralala tere kohes Ah po,ne nje forme je rrituar,ke kaluar tek keto semi-animated things,ne keto te pakten kane filluar te ju japin cike me teper forma femrave Keto gjysem-te-animuarit s'me pelqejne,me pelqejne ato te animuarit.
Ku eshte Heidi njehere?Po Holly e Benji?Il piccolo Lord?Lady Oscar?L'ape Maiaaaa,ooo,me ka marre malli per kete Sailor Moooon
Amor per sa kohe ekziston Ice Age 1 ,2 per zotin s`ja vlen te rritesh .
Sa qef e kam ate pjesen e fillimit krak-krak-krak
eliz,ke absolutisht te drejte...amon se kur kam pa ice age 2 kam qene me ca shoke ne kinema...kemi qeshur me te madhe
ky osh i modh fare....i palodhshem
jam mir jam mir...thkam athnji problem...po vdeth
Nje nga filmat e mi te preferuar te Disney eshte "Mulan", historia e nje vajze kineze e cila fillimisht per te mbrojtur jeten e babait te saj maskohet si ushtar qe te shkoj te luftoj ne vend te tij (nderkohe qe ne menyre te pandergjegjshme ishte kerkimi i saj per veteveten, rebelimi i saj ndaj nje jete te cilen ajo s'e pranonte). Eshte nje film teper interesant me batuta shume te goditura edhe e tregon ne menyre gjeniale zgjuarsin edhe forcen e femres.
Ah po! Edhe Mushu!
E pamundur ta harrosh! Nje nga personazhet me qesharake te krijuara nga Disney, eshte dragoi te cilin e dergojne per te zgjuar "dragoin kujdestar te familjes se Mulanit" qe te shkoj te sjelli mbrapsht Mulanin pasi ajo eshte nisur per lufte; por ngaterresisht Mushu perfundon duke shkuar vete ne kerkim te Mulanit edhe vendos qe ta kthej ate ne shtepi si hero.
Ah po mos te harrojme edhe romancen.
Mulani perfaqeson nje grup tjeter heroinash te Disney-t te cilat filluan te paraqiteshin ne vitet '90.
Keto heroina ishin me te pavarura, me guximtare edhe kishin prije te tjera ndaj jetes krejt ndryshe nga heroinat e meparshme qe kishin me teper prirje per te gjetur burre e per tu martuar.
Pushtet grave! :p
Hmmm... megjithese edhe Mulani ne fund... nejse nejse.
pippo
kur eshte llafi per karaktere disney,di njonin une qe te shkaterron nga te qeshurat
kavalieret e zodiakut
ja dhe nje nga kavalieret e zodiakut...pegasus!
Iliriuse,me bere ta zgjeroj temen tani ...do shpreh gjith talentin tim tani...do rikujtoj edhe iher ato kohe
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.