Forumi Horizont | Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Toka , Natyra dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=364)
-- Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18004)
Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar
Berisha rikthen projektin e importimit të plehrave në Shqipëri
Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra, mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha, sot firmosese.
Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.
Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s'dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi".
Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të jetë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
Debati
Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane "Albania beg" për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.
29 organizatave mjedisore te mbledhura sot kundershtojne projektin
Edhe kete kishim manget.
Ai po ben atje, cfare t'i doje qejfi atij Angel!
Edhe ketej, vendosin qeverite Ligje dhe bejne marrveshje qe populli nuk do t'i deshironte por, prap e kane friken e popullit si dhe mendojne edhe me shume per vendin e tyre. Jo kaq extrem! Mbas Zvicres, gjermania eshte nje nga vendet me te gjelberta ne Europe. Ketu, dimer - vere ka jeshilllek, dhe, eshte nje vend qe ka 25 Hidrocentrale atomike!!!!
Qeveria shqiptare, ben Ligje dhe vendos gjoba per makinat me prodhim te vjeter ne "Emer" te Ambientit, ne anen tjeter merr=strehon plehrat e shteteve te tjera!!!!!!
Importi i plehrave, ç’po ndodh në Rumani ose ajo që do të pësojë nesër Shqipëria
Mazhoranca ka miratuar dhe vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, edhe pse ky është kundërshtuar fuqimisht nga opozita. Projektligji në fjalë ka qëndruar për vite në korridoret e Kuvendit duke hyrë e dalë pa bërë shumë bujë në komisione.
Thelbi i këtij ligji është lejimi i importimit të mbetjeve për qëllime përpunimi. Kjo e kthen Shqipërinë në një vend të rrezikuar tej mase nga trafiku ndërkombëtar i plehrave të rrezikshme, një trafik që prodhon më shumë të ardhura se sa ai i drogës dhe që prej vitesh menaxhohet nga mafia.
Në ligjin e miratuar dje nuk sanksionohen procedurat e importit të plehrave, por thuhet se çdo gjë do të vendoset në një moment të dytë.
-----------------------------------------------
Marrë nga revista italiane “L’ESPRESO”
Pehrat në Napoli
Përbindëshi është zgjuar përsëri. Kanë filluar përsëri rënkimet e “Ochiul Boului” (Syrit të Demit), vendgrumbullimit më të frikshëm të plehrave në Rumani. Rënkon qëkur Napoli u gjet i mbuluar për të disatën herë nga plehrat. Në Glinë – (fshati ku gjendet ky vend-grumbullim afër kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht) – ekziston frika e kthimit të rrezikut italian, ose ajo që njihet ndryshe si fluksi i kontenierëve me plehra, drejtuar nga Kamorra.
Kanë frikë se përtej deklaratave të qeverisë Berluskoni që premton, heqjen dhe zhdukjen e malit të plehrave duke e shpërndarë në rajone të tjera, do të filloj trafiku i anijeve fantazmë të tejmbushura me plehra. Kjo, sepse paratë e vëna në lojë janë të shumta. Nuk është hera e parë që kargot e plehrave italiane shkarkohen këtu dhe dihet edhe se pas këtij operacioni ligjor fshihet dora e mafias. Toka tashmë është kalbur dhe prishur. Liqeni dikur i Glinës, tashmë është zhdukur. Uji i zonës ka marrë ngjyrë kafe të errët.
Historia e fshatit Glinë
Plehrat e Bukureshtit, shtresë pas shtrese formuan një kodër në jug-lindje të kryeqytetit duke mbuluar pothuajse plotësisht fshatin e vogël. Ka njerëz që marrin frymë duke thithur atë erë të keqe që nga 1976, kohë në të cilën ish-lideri komunist Nicolae Ceausescu vendosi që në këtë vend të hidheshin mbeturinat e Bukureshtit. Ashtu si Glina, janë edhe një mori vend-mbledhjesh të tjera të shpërndara. Drejtimin e tyre, paçka që në fasadë janë rumunët, e kanë italianët.
Fenomeni i fundit, i cili ka alarmuar Interpolin, është lulëzimi i një morie kompanish që merren pikërisht me plehrat. Projekti filloi para tre vjetësh, kur biznesi drejtohej nga ortakë të don Vito Ciancimino (dënuar me 13 vjet burg për bashkëpunim mafioz), që morën me firmën e qeverisë rumune fushën e Glinës, krematorin në Ploiesti dhe një sërë vendgrumbullimesh të mëdha në Mures dhe Baicoi. “Ecorec” që drejton biznesin në Glina, u fitua nga grupi “Valente”. Dy vjet më parë, ata vendosën që të luanin “ndeshjen” e tyre të parë për plehrat duke zbatuar një plan modern për transformimin e “Ochiul Boului” duke mbyllur kontratat me një pjesë të madhe të vendeve të Unionit Europian: plehrat e tyre, drejt Rumanisë. Shumë prej korporatave tentakula të Vëllezërve Pileri, që drejtonin grupin me në krye Gianni Lapis e Romano Tronci, operojnë akoma në Bukuresht në sektorin e plehrave, në fushën e pasurive të patundshme dhe në biznesin e modës.
Kontenierët e plehrave vijnë nëpërmjet detit, dhe kalojnë lehtësisht kufirin nga porti i Kostancës (Costanza). Ka raste që vijnë edhe nga Odessa dhe Illichivs’k në Ukrainë. Gjatë muajve të nxehtë janë shtuar kontrollet në kufij dhe gazetat rumune flasin për “caracativa”, (oktapodi italian), rrjeti i shoqërive që ndajnë “llomkat” e plehrave. Është e lehtë ta luash këtë lojë, këtu ku mafia dhe kamorra kanë kohë që janë stabilizuar.
Mjafton të mendosh që në 5 vitet e fundit janë arrestuar të paktën dhjetë super të arratisur italianë të gjetur në këtë zonë: që nga Francesco Schiavone, kushëriri i Sandokan, kamorristi Mariano Pascale i kapur në Dubraveni, Ignazio Nicodemo etj., etj.
Ndërkohë janë trefishuar kompanitë italiane që marrin pjesë në garën për plehrat dhe që prezantohen në Romenvirotec, panairi më i madh që zhvillohet për këtë biznes.
Nëse në jug të vendit mbizotëron mafia kineze, rusët janë organizuar në kufi me Moldavinë për të drejtuar trafiqet e mbeturinave toksike nëpërmjet Republikave ish sovjetike. Më të fortët në këtë fushë janë dhe mbeten italianët. Ata kontrollojnë veri-perëndimin, zonën e Bukureshtit dhe deri poshtë në Detin e Zi. Për ata, mbeturinat nuk bëjnë pis, ato pastrojnë. Mbeturinat pastrojnë para, dhe thithin fonde publike. Bashkimi Evropian është dorëlëshuar për sa i përket financimeve për modernizimin e sistemit të mbeturinave dhe kjo i mbush llogaritë monetare të kriminelëve.
Si rrjedhojë, “emergjenca Napoli”, për disa, është një pulë që bën vezë të arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnë të gjithë. Firmosen kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin në “rrugët” e Kamorrës, të përziera me plehra që në Itali është e pamundur t’i zhdukësh. Nuk është fanta-shkencë, ky është rregulli: Plehrat janë tashmë një biznes që sjell fitime më shumë se sa droga. Kriminaliteti ka bërë një “kapërcim cilësor” duke u hedhur në të ashtuquajturat “sipërmarrje ekologjike”.
***
Është e qartë që strategjia bazë e riciklimit të plehrave shikon drejt Lindjes. Mjafton të bësh vetëm një kalim të shtunave në “Bambo”. Është një nga diskotekat më të mëdha të Europës Lindore, parajsë e ndërtuar nga muzika, vajza të bukura dhe meshkuj biznesmenë. Pronarët janë dy italianë që kanë ndërtuar një perandori të vogël në kryeqytetin rumun: Xhiosu e Çiro Kastelano, nipërit e Pupeta Mareskas, mikja e njohur e bosit Umberto Amaturo, gruaja e parë mes Kamorrës. Një tavolinë në zonën VIP ta japin vetëm ata personalisht dhe pastaj paguan edhe 1000 euro për të pirë vodkë komerciale. Jashtë vijnë rrotull Ferrari, Audi, BMË të reja fringo. Në Bukuresht, seksi dhe biznesi janë shumë të përziera. Në atë pistë vallëzojnë jo vetëm njerëz, por edhe miliarda, që nga Italia kalojnë transit në Ballkan. Një inxhinier lombardez vitin e kaluar ishte bërë pjesë e lojës duke dashur të behej pjesë e xhiros së shkarkimeve. Dhe rezultati i vetëm që arriti ishte vajtja në spital me kocka të thyera. “Shoqëritë pas të cilave fshihet krimi i organizuar, marrin nga shteti (komunat) autorizimin për shkarkimet e plehrave”, – tregon ai për “L’Espresso”. Është parashikuar zgjerimi i biznesit tashmë.
****
Ky artikull investigativ i revistës së njohur italiane është botuar në numrin e 2 dhjetorit 2010
Ky artikull i shkruar nga vetë mediat italiane për Rumaninë, pas pak vitesh mund të rishkruhet fjalë për fjalë për Shqipërinë. Artikulli shpjegon çfarë po ndodh në Rumani, ku ndërmarrjet italiane dërgojnë tashmë plehra të Italisë dhe vendeve të kontraktuara të BE-së. Si për ironi të fatit, edhe lokalitetet në Rumani ngjajnë aq shumë me tonat. Vend-grumbullimi kryesor është afër kryeqytetit, vendi ku shijohen milionat e këtij biznesi i ngjan thuajse në detaje “Bllokut” në Tiranë.
Atje arrestohen mafiozë italianë, njësoj si në Vlorën tonë. Edhe atje maunat vijnë fillimisht nga porti dhe shpërndahen në brendësi të vendit. Vetëm se Rumania është 238.391 dhe 22 milionë kurse Shqipëria është 28.748 km 2 me rreth 3 milionë e gjysmë banorë (!)
Mbi të gjitha rumunët vetëm pas disa vitesh të këtij biznesi, kur toka është kalbur dhe prishur kurse liqeni i Glinës është zhdukur, po ndërgjegjësohen çfarë po ndodh.
“L’Espresso”:
“Emergjenca Napoli”, për disa, është një pulë që bën vezë të arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnë të gjithë. Firmosen kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin në “rrugët” e Kamorrës, të përziera me plehra që në Itali është e pamundur t’i zhdukësh. Nuk është fanta-shkencë, ky është rregulli: Plehrat janë tashmë një biznes që sjell fitime më shumë se sa droga. Kriminaliteti ka bërë një “kapërcim cilësor” duke u hedhur në të ashtuquajturat “sipërmarrje ekologjike”.
Rumania dhe Shqipëria
Pësimi i Rumanisë (për të mos folur për vende të botës së tretë) është një mësim i madh për ne, nëse duam të mësojmë dhe të mbrojmë veten dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Edhe atje kontratat janë “ligjore” dhe kontraktorët thonë që po sjellin thjesht “plehra të zakonshme”. Por faktet tregojnë se brenda “plehrave të zakonshme” kryhet trafiku i mbetjeve të rrezikshme të cilat janë problem i madh për tu zhdukur në botën e sotme industriale.
As plehrat e zakonshme nuk kanë përse vijnë në një Shqipëri që nuk trajton dot plehrat e zakonshme të vetat. Por ato janë e keqja më e vogël. Brenda tyre nuk mund ta dish kurrë se çfarë ka. Përfytyroni një anije me ngarkesë nga Napoli, 7 mijë tonelata plehra të paketuara. Mendoni se dikush mund ti kontrollojë ato nëse janë “plehra të zakonshme”, “plehra për riciklim” apo “plehra të rrezikshme”? Në kufirin shqiptar??! Mendoni se dikush do ti shoqërojë ato kilometër pas kilometri në territor shqiptar për të kuptuar se ku venë dhe ku ndalen? Të gjithë e dimë, nga deputeti e deri te qytetari më i thjeshtë, që kjo është e pamundur edhe për shtete shumë më të zhvilluara se ne, kurse për Shqipërinë është thjesht e pamundur!
Dhe diçka tjetër: Rumania mund edhe t’ia lejojë vetes një “devijim”. Bëhet fjalë për një vend me sipërfaqe 238 391 km2 dhe 22 milionë banorë. Shqipëria është vetëm 28 mijë km2 me 3.5 milionë banorë. Si mund ta përballojë territori ynë kaq i vogël, groposjen e plehrave të rrezikshme që mund të na vijnë tani që rruga për ngarkesat e plehrave nga jashtë është hapur?
* * *
p.s. Hm... Jam kurioz qe, mbas ketij shkrimi si dhe Ligji te miratuar prej Sales, te lexoj mendimet e mrojtesve-perkrahesve te tije (si Piktori me shoke ketu)!!!!!!!!!!!!!!
Keshilla praktike
Qe mesazhi te kete efekt ne publik duhet te jete praktik. Imagjino qe shtepia e bardhe ka nje sektor "per imazhin e presidentit" qe merret vetem me detaje qe ty te duken budalleqe (psh ne ca ore duhet mbajtur fjalimi qe dielli te bjere fiks dhe fytyra e presidentit te duket e ngrohte). Kjo zyre e ka buxhetin 3.7 milione dollare ne vit.
Dhe ti Vizioner s'arrin te kuptosh qe nje mesazh te gjate s'e lexon asnjeri ne forum?
Po mjafton te shikosh temat e reja qe te kuptosh se ketu interesojne breke, sytje, burra e gra per martese, me shume sesa politika apo lajmet. Aq me teper qe lajme qe poston bien era Shekull, ta haje dreqi
Vleresoj, mendimet qe kane vlere
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dhe ti Vizioner s'arrin te kuptosh qe nje mesazh te gjate s'e lexon asnjeri ne forum?
Po mjafton te shikosh temat e reja qe te kuptosh se ketu interesojne breke, sytje, burra e gra per martese, me shume sesa politika apo lajmet. Aq me teper qe lajme qe poston bien era Shekull, ta haje dreqi![]()
Epo nese do te besh bindjen e te tjereve (aresye per te cilen besoj se poston mesazhet), atehre duhet te interesoje cdo aspekt qe hedh poshte mesazhin tend. Ne rastin ne fjale burimi (Shekulli) dhe gjatesia e mesazhit.
Me duket nuk me ke kuptuar. Une nuk jam kunder Shekullit, por jam kunder atyre qe kthyen nje gazete ne nje pacavure pa pike vlere. Ti s'e kupton por njerez si Sala jane ne pushtet sepse njerez si Kokedhima s'dine te bejen gazetari. Cilesia e demokracise varet shume nga mediat, ti qe jeton ne Gjermani duhet ta dish mire kete. Atje i kushtohet nje pjese e mire e reklamave dhe investimit vete mediave, per te konsoliduar te ashtequajturen demokraci, e cila nuk fillon e mbaron te hedhja e votes sic mendojne injorantet shqiptare.
Pra, cmendon per Temen?
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Pra, cmendon per Temen?
Re: Importi i plehrave, ç’po ndodh në Rumani ose ajo që do të pësojë nesër Shqipëria
Citim:Vizioner, thjesht asnjeher nuk jam munduar te bej te zezen te bardhe apo anasjelltas.
Po citoj ato që tha Vizioner
Mazhoranca ka miratuar dhe vetëm me votat e saj projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, edhe pse ky është kundërshtuar fuqimisht nga opozita.***
***
***
***
. Bashkimi Evropian është dorëlëshuar për sa i përket financimeve për modernizimin e sistemit të mbeturinave dhe kjo i mbush llogaritë monetare të kriminelëve.
***
***
p.s. Hm... Jam kurioz qe, mbas ketij shkrimi si dhe Ligji te miratuar prej Sales, te lexoj mendimet e mrojtesve-perkrahesve te tije (si Piktori me shoke ketu)!!!!!!!!!!!!!!
A qëndron justifikimi zyrtar për ligjin e plehrave?
Ligji për plehrat, pas miratimit në Parlament, pritet të dekretohet ose jo nga Presidenti në datën 8 tetor. Justifikimi zyrtar për kalimin e ligjit për sjelljen e plehrave nga jashtë është “nevoja për plehra-lëndë e parë e bizneseve që merren me riciklim”. Nga ky vëzhgim që po botojmë sot del se ky motiv është i rremë, dhe me shumë gjasa, është thjesht koperturë për qëllime të tjera. Pse?
- E para, ata që riciklojnë plehrat shqiptare janë deri në fyt me “lëndë të parë shqiptare” nga një mekanizëm i vetëndërtuar që nis nga mbledhësit e plehrave e deri tek grumbulluesit dhe ricikluesit. Madje jo vetëm kaq, por mbi 40 përqind e mbetjeve që groposen në fushën e Sharrës janë të riciklueshme, ama vetëm 20 përqind e tyre arrijnë të riciklohen dhe 80 përqind e lëndës së parë të riciklueshme vetëm në Tiranë, ne e groposim. Me fare pak sforco, shteti “shqiptar” nëse do ishte vërtet i interesuar për “inestitorët shqiptarë të riciklimit” mund të shmangte groposjen e këtij 80% dhe t’u plotësonte atyre “kërkesat” nëse ka vërtet të tilla.
- E dyta, bizneset tona të riciklimit, nuk janë investime që përballojnë të gjitha fazat e riciklimit. Ato kryejnë njërën pjesë të procesit dhe pjesa tjetër e punës, bëhet në Kinë, Greqi etj. Por edhe sikur të ishin plotësisht të afta për procesin, si është e mundur që një vend si Italia (që bashkë me Gjermaninë dhe Zvicrën) ka industrinë e riciklimit më të sofistikuar në Europë të preferojë fabrikat shqiptare dhe jo ato të vetat?!
Atëherë lind pyetja: Nëse ne kemi vetë rezerva të mëdha ende të pashfrytëzuara për riciklim dhe nëse ricikluesit tanë ende nuk kryejnë të gjithë procesin e plotë, pse këmbëngulet kaq shumë dhe çfarë duan plehrat e Italisë dhe ato të vendeve të tjera të Europës në Shqipëri? Këtë e dinë më mirë plehrat me dy këmbë. Kurse ne dimë pasojat. E nisim nga më e vogla:
- E para, plehrat e huaja do vijnë këtu dhe do depozitohen. (Ligji i ri lejon depozitimin, gjë që më parë ndalohej). Male të tëra plehrash do krijohen gjoja “në pritje të riciklimit”. Jo më kot, Italia ka hartuar një studim të habitshëm për vendet dhe qytetet ku mund të ngrihen vend-grumbullime plehrash në Shqipëri. Të mos harrojmë që ajo është nën penalitete të forta nga BE për situatën e plehrave; pikat e mëdha të grumbullimit kanë mbyllur afatet e lejuara; asnjë qytet italian nuk pranon më të ngrejë pika të tilla afër.
- E dyta, dhe më e rënda, hapja ligjore e rrugës për hyrje masive plehrash, cilido qoftë justifikimi për to dhe sido që të quhen nga “ligjvënësit” idiotë e të shitur të Shqipërisë, krijon kushte për futjen në lojë të trafikantëve të mbetjeve të rrezikshme. A ka ndonjë që beson realisht se në doganat shqiptare mund të ketë seriozitet dhe efiçensë në kontrollin e plehrave? Shqipëria është një vend ideal për këta trafikantë. Kosto të ulta transporti, korrupsion i lartë, politikanë pa atdhe. Roberto Saviano, një njohës i jashtëzakonshëm i mafias na paralajmëron: “Çdo minierё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. Italia po sheh, (dhe jo vetёm Italia mafioze), po sheh nё territorin shqiptar njё mundesi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do kete pёr tё bёrё kete nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё. Pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!..”.
Po kujt i flet? Kush dëgjon më në këtë vend? Shpresojmë të dëgjoj së paku Presidenti në 8 tetor!
-shekulli-
Se si me duket kjo teme Vizio, asgje me ty, por me temen.
Ne fakt tani nuk kam pare shume qe t'i hedhin bishtat e preshve nga penxherja. Kush e di ndoshta i bejne lakror.
Referendum apo opozitë plehrash?
Biznesi i trafikimit ilegal të plehrave toksike, gjatë 15 viteve të fundit, ka helmuar territorin e Napolit dhe Kazertës. Fjala “helmim” nuk është figurë letrare, por fakt tragjik, duke patur parasysh se këto dy provinca kanë përqindjen e vdekshmërisë nga tumori, më të lartë në Itali.
Sipas një studimi të Mbrojtjes Civile, napoletanët dhe kazertanët, janë më shumë të prekur nga tumoret në mëlçi (4% burrat, 7% gratë), tumoret në stomak (5% burrat), keqformimet gjenetike mbi sistemin nervor (8% pa diferencë gjinie), dhe të aparatit uro-gjenital (14% pa diferencë gjinie).
Zinxhiri kriminal është i thjeshtë: industritë e veriut, sipas ligjit, duhet të paguajnë ndërmarrje të specializuara për bonifikimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga makineritë e tyre. Kamorra napoletane, krijon ndërmarrje “fantazëm” duke premtuar trajtimin e ketyre mbetjeve me më pak se gjysëm çmimi. Në vend të trajtimit, grupi mafioz, falë fallsifikimit të letrave shoqëruese, gropos lëndët toksike në provincat e Napolit dhe Kazertës. Sipërmarrësit e veriut kursejnë mbi bonifikimin, kamorra pasurohet me ato para dhe ndërkohë helmon tokën e vet.
Pa asnjë skrupull.
Por toka është e kufizuar dhe Kamorra është gjithmonë në kërkim të hapësirave të reja ku të groposë mbetjet toksike. Organet e hetimit italiane, kanë vërtetuar se si trafiku i plehrave ështe zhvilluar edhe me vendet fqinje si Gjermani, Rumani deri edhe në Kinë (nëpërmjet kontenierëve).
Nëse administrata e këtyre shteteve ka qënë e pafuqishme përpara mafies italiane, sa shpresa kanë doganat tona të kontrollojnë me imtësi cilësinë e plehërave që do të importohen në bazë të ligjit 10463 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”?
Për të qënë të saktë, ligji nuk është dekretuar akoma nga Presidenti, pra nuk ka hyrë në fuqi, por pak shpresa ka që presidenca aktuale ta rikthejë në Parlament per rishqyrtim. Vetoja e Presidentit është e përkohëshme, sepse votimi i dytë e bënë dekretimin të detyrueshëm, por do ishte një akt kurajoje në dobi të kombit. Vështirë që zoti Topi, i cili kishte frikë nga gurët e militantëve të partisë së vet, ti futet kësaj rruge.
Pra, duke e marrë të mirqënë shpalljen e ligjit në Fletoren Zyrtare, e vetmja mënyrë për të shpëtuar edhe atë pak Shqipëri që ka ngelur, është referendumi popullor në bazë të nenit 150 të Kushtetutës.
Mjaftojnë 50 mijë firma të shtetasve me të drejtë vote, për të kërkuar referendum shfuqizues.
Të paktën te kemi mundësinë ti “bëjmë varrin vetes”, dhe të mos të lejojmë që varrin të na e bëjnë 69 politikanë.
Ndoshta e vetmja forcë e organizuar në gjëndje të mbledhi kaq shumë firma në pak kohë, është Partia Socialiste e cila, në këtë mënyrë, mund të lajë edhe mëkatin e kryer gjatë miratimit të ligjit, duke lejuar arritjen e kuorimit me qëndresën në sallën e kuvendit.
Ky diletantizëm politik (çudi që vjen nga një “ujk i vjetër” si Gramoz Ruçi), do falej nga një fushatë e gjerë informacioni mbi një çështje jetësore për gjithë shqiptarët. Do ishte e nevojshme një përgjigje zyrtare nga selia rozë, për të kuptuar njëhërë e mirë nësë rreziku i helmimit të populli të vet, nuk përbën prioritet për socialistët.
Nëse me të vërtet opozita është ndryshe, ka për detyrë të shfrytëzojë edhe instrumentin e fundit që kushtetuta i jep për të parandaluar shpërthimin e një bombe ekologjike që kërcënon themelet e brishta të Shqipërisë. Rama me shokë kanë mundësinë më të mirë për të luftuar për një kauzë të prekshmë dhe të drejtë. Përndryshe, nga bashkëfajtorë, do ktheheshin në bashkëpuntorë, dhe nuk do na ngelej veçse një thirrje:
Zoti na ruajt!
-Opinion: Shekulli -
PRESIDENTI NUK DEKRETON LIGJIN E PLEHRAVE
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për menaxhimin e mbetjeve duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën. Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.
“Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit.
Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, argumentoi Presidenti mbi kthimin e ligjit.
Re: Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar
Te ruajme ndotjen?
Une per vete, pleherat i hedh gjithmone ne rruge, qe te kontriboj ne ruatjen e ndotjes.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Une per vete, pleherat i hedh gjithmone ne rruge, qe te kontriboj ne ruatjen e ndotjes.
BE: Nuk ju detyruam ne për ligjin e plehrave
Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.
Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, ne nje interviste per Top Channel tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por ‘ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene te vecanta, aq me shume per importin e mbetjeve’.
“Sic e dini, miratimi i ketij ligji ishte ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate europian. Ajo cfare duhet te kemi parasysh eshte qe Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokend qe te importoje mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se cfare ju duhet te importoni dhe ne cfare menyre t’i importoni. Keto norma apo rregulla europiane kane nje procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave ne pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn ne kete ceshtje, por ajo qe ne themi eshte se eshte e rendesishme qe te jete nje ligj i tille”, tha zedhenesi.
TCH: Nje ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?
Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqiptare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor.
TCH:Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te anëtaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BE-ne.
“U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te anëtaresimit, ligjet qe kane te bejne me BE-ne do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites”, tha Stano.
I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja, zedhenesi i Komisionit tha ‘jo’, madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin.
“Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe ta kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marreveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA-ja nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA-ja thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian dhe kaq”, tha Stano.
Plehrat apo ndryshe mbetjet urbane ne shqiperi,jane problem shekullor ku kujtoj ne vitet e diktature dhe se isha femije plehrat hidheshin pertoke dhe pa ndergjegjesim e jo ma tash qe ne demokraci si ne shqiperi, ska asnje sens ndergjegjesimi..perkundrazi me keto mbetje urbane sot bota kapitaliste gjen resurse financiare teper te fota e me interes, pranadaj sduhet ti trembemi ketyre mbetjeve qe po vijn nga italia se me to vetem para bejme...ja prsh ne belgjike mbetjet riciklohen aq mire sa qe me 250shishe plastike coca cola,prej riciklimit te saj prodhohet nje veshje sportive si adidass...e kjo sjell vetem economie se sa ti lejme te treten ne toke ku vonojne te treten me dheun prej afro 80vjete.pra ekologjia ketu vetem interes ka.
Sot eshte "Dita e Tokes"
p.s. Foto, promotioni qe i ben Google sot, kesaje dite.
Po me habit pak ky Shkodrani me kohen e diktatures, se ne ne Tirane kemi patur nje tjeter pamje nga kjo qe tregon ai per Shkodren. Plehrat hidheshin ne kazanet e plehrave (te rrombullaket keta asaj kohe prej metali), letrat shiteshin (ne mos gaboj 16 lek te vjetra kilja), plastikat po ashtu (ne qendrat e grumbullimit, ku ne Tirane kishte gati nga nje per lagje), shishet ktheheshin ne dyqan kur blehej shishja tjeter e vajit, e rakise, etj., (po te thyhej apo ciflosej nje shishe bie fjala, nje muaj rresht ajo do kujtohej ne familje). Me nje fjale, asaj kohe diktature Shqiperia ishte vendi me ambientalist ne bote. Ky eshte fakt, jo reklame. Se harrova, edhe mobiljet e vjetra rishiteshin apo perpunoheshin, ose se fundi perfundonin ne sobe ne dimer, per ngrohje. Kishte asaj kohe gjithashtu ligje per problemin e plehrave, (jam nje nga te paket budallenj qe kane lexuar asaj kohe te gjithe ruridiksionin shqiptar).
Persa i perket impianteve te plehrave sot, keto jane te ndryshme, ka per ndarjen dhe riciklimin e tyre, ka njehkohesisht edhe per djegien e tyre, duke perfituar nje ngrohtesi te tille, e cila perdoret ose per te ngrohur ujin qe shkon ne kaloriferet e qytetarve ose per te vene ne pune turbinat qe japin energji elektrike. Vete kam punuar tre muajt e fundit si pleraxhi ne mbledhjen e letrave; keto i merr Kina me rreth 140 Euro tonin (letra e zakonshme) deri 200 Euro tonin (letra speciale), -cilesine e letres e ndajne aparaturat e ndryshme kur kjo kalon ne nje konvejer (rrip).
Planeti yne do ishte me i mire nese do kujtoheshim per te 364 ditet e tjera te vitit njesoj si sot!
Cfare dite ishte kjo, Dita e Hipokriteve? Politikane pashe me shume.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Cfare dite ishte kjo, Dita e Hipokriteve? Politikane pashe me shume.
p.s. Cfare po beni keshtu !!!???
Fiksi denoncon skandalin: Për 3 mijë euro drejtori i partisë së çamëve të lejon të shkatërrosh çdo lumë
p.s. Ca shkrim i gjate, por me interes per t'u lexuar.
* * *
Emisioni Fiks Fare tregon se si me vetëm 3 mijë euro, drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, Gazmend Osmani, i partisë së çamëve, të lejon të gërryesh ku të duash në çdo lumë, edhe pranë urave. Sekseri që rregullon pagesën: Janë lëshuar këta të partisë së çamëve si qen për lekë
Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga Top Channel, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë. Pyjet po rrallohen, aq sa në vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. Zogjtë dhe kafshët e egra kanë marrë arratinë me kohë, duke lënë këtu vetëm kafshë “të zbutura”.
Lumenjtë gërryhet përditë e përnatë, me leje dhe më shumë pa leje, pavarësisht se qeveria “kërren” çdo muaj nga një vendim për ndalimin e kësaj katastrofe ekologjike.
Emisioni Fiks Fare ka bërë një vëzhgim interesant: marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të “mbrojtur” mjedisin. Mjafton t’u paguash një “kafe” këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit. Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumenjtë në dispozicion.
Fiks fare solli dje pamje filmike nga masakra që po i bëhet shtratit të lumit Mat, në mes të ditës. Marrja e inerteve në lumin Mat, i cili ndan Kurbinin nga Lezha, edhe pse është denoncuar disa herë, vazhdon pa ndërprerje. Edhe pse ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon marrjen e inerteve nga shtretërit e lumenjve deri ne 31 maj, ky ligj nuk ka gjetur zbatim deri më sot.
Sikur të mos mjaftonte shkelja e këtij vendimi nga ana e pronarëve të firmave që merren me përpunimin e inerteve në shtratin e lumit Mat, bashkëpunëtorë të tyre bëhen edhe organet ligjzbatuese, që merren me ruajtjen e mjedisit apo që kanë në varësi këto basene. Fiks Fare ka sjellë pamje filmike që tregojnë ekskavatorët që marrin materiale inerte nga lumi, pak metra larg urës.
Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar rrugën që ndjek një subjekt që kërkon të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat në këtë periudhë të vitit, ku gërryerja e lumenjve është e ndaluar me vendim të Këshillit Kombëtar të Ujit.
Nëse krijon lidhjet e duhura dhe paguan nën dorë, mund të punosh i qetë në mes të ditës dhe nuk të ngacmon asnjë institucion shtetëror.
Gazetarët e Fiks Fare fillimisht kontaktuan me firmat që punojnë direkt në lumë. Prej andej mësuan rrugën që duhet të ndjekësh për të marrë një leje, jo zyrtare, për të marrë materiale inerte në lumë. Investigimi i gazetarëve të emisionit Fiks Fare ka shkuar me tej këtë radhë, duke kërkuar që edhe ata të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, duke tentuar që të futen vetë në lumë, për të dërguar ekskavatorë dhe makineri. Për të marre leje për shfrytëzimin e shtratit të këtij lumi, në këtë periudhë që është e ndaluar, gazetarët kanë kontaktuar drejtorin e Baseneve të Qarkut të Lezhës, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së këtij qarku, zotin Pashk Ndoci. Ai i ka pritur gazetarët në zyrën e tij, të cilët janë prezantuar si përfaqësues të një kompanie që kërkon të marrë materiale inerte nga lumi për ndërtimin e një ndërtese.
Gjatë bisedës, gazetarët e prezantuar si përfaqësues të një kompanie investuese, kërkuan që të merrnin 2.000 – 3.000 metër kub zhavorr të pa larë në lumin Mat.
Në bisedën e parë, drejtori i Baseneve të Lezhës nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje, duke cituar vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve deri në datë 31 maj. Por u jep nr. e telefonit të një biznesmeni, i cili ka një firmë inerte që ka mbledhur rezerva gjatë periudhës që lejohet shfrytëzimi i lumenjve, ndryshojnë gjërat.
Duke u prezantuar si persona të rekomanduar nga drejtori i Baseneve të Lezhës, gazetarët e Fiks Fare kanë mundur të takojnë pronarin e firmës që merr materiale inerte nga shtrati i lumit Mat. Pronari i kësaj pike tregon se edhe për shfrytëzimin e lumit nga ana e tij, në një zonë e cila është e ndaluar, midis urave, ai ka paguar. Ndërsa u ka treguar gazetarëve rrugën që ata duhet të ndjekin për të siguruar dy mijë metër kub zhavorr pa shumë mundime. Ai u ka rekomanduar që të rikthehen sërish tek drejtori i Baseneve të Lezhës, zoti Pashk Ndoci, për t’i kërkuar atij që të t’u mundësojë marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjshme kundrejt një pagese.
Gazetarët e Fiks fare realizuan takimin e dytë me Drejtorin e Baseneve të Lezhës sërish në zyrën e tij
Gjatë kësaj bisede, drejtori I baseneve të Lezhës, ju ka ofruar një tjetër ndihmë gazetareve. Sipas tij, ai (Drejtori i Baseneve), do të bisedonte me kryeinspektorin e ndërtimit, z.Gazmend Osmanin, për të marrë leje dhe për të mos lejuar policinë të ndërhynte për të penguar shfrytëzimin e këtij shtrati të lumit. Por për të marrë një leje të tillë, sipas zotit Ndoci, “duhet paguar”. Ai i ka drejtuar gazetarët tek një person me emrin Leka, që ka një lokal në Linzë të Tiranës. Sipas drejtorit të Baseneve të Lezhës, ky person mund t’ju siguronte lejen që kërkonin.
Gazetarët e Fiks Fare kanë kontaktuar me personin me emrin Leka që u ka rekomanduar drejtori i Baseneve të Lezhës. Gjatë bisedës, Leka ka pranuar të ndërhyjë tek kryeinspektori i INUK-ut dhe garanton sigurimin e lejes së paligjshme, kundrejt një pagese prej tre mijë eurosh.
Ndërsa pamjet që kanë sjellë gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë qartësisht se si tre firma vazhdojnë gërryerjen e shtratit të lumit Mat, i cili vazhdimisht vitet e fundit ka qenë problematik përsa i përket përmbytjeve të shkaktuar nga ana e tij, ku banorët e rretheve Kurbin dhe Lezhë edhe pse u janë dëmtuar të mbjellat dhe banesat e tyre në asnjë rast nuk janë shpërblyer
Takimi i parë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, zotin Pashk Ndoci
Drejtori i Baseneve – Sa është sasia e zhavorrit që të duhet?
Fiksi – Po nja 2000 metra.
Drejtori i Baseneve – Po 2000 metra.
Drejtori i Baseneve – Jo mendoj të bisedoj me një nga këto firmat që e kanë të depozitume. Po në lumë nuk guxoj.
Fiksi – Të mos e marr të larë, se aty zhavorr ka sa të duash.
Drejtori i Baseneve – Kanë marrë zhavorr nga lumi gjatë kohës së sezonit që i kanë lejuar shfrytëzimin dhe i kanë depozituar tek impiantet e tyre. Atëherë mbaron sezoni, ata bëjnë të njëjtën … Unë po shikoj mundësinë për t’ju ndihmuar që ju të shkoni e të merrni në një nga këto firmat që kanë depozituar, por në lumë as nuk guxoj, jo, jo.
Fiksi – E di si është puna.
Drejtori i Baseneve – Sikur të më thuash e ke të gjithë botën në një anë me më thënë merre se është e jotja, unë në mënyrë absolute nuk e bëj më. Është jashtë kompetencave të mia.
Drejtori i Baseneve - E vetmja ndihmë që mund të bëj, nuk e di, besoj se mundet ta marrim tek ..
Fiksi – Atë sasi e kanë atam mund ta gjejnë?
Drejtori i Baseneve – Po more e kanë. Unë po të jap një adresë.
Fiksi – Po, po të shkosh e ta takosh e të flasësh vetë me ta.
Drejtori i Baseneve – Eshtë në krahun e djathtë. Eshtë sipër urës.
Fiksi – Nga vjen lumi?
Drejtori i Baseneve – Nga vjen lumi.
Fiksi – T’i flas në emrin tënd?
Drejtori i Baseneve – Pikërisht, patjetër mundet t’i flasësh në emrin tim. Mundet të shkosh edhe poshtë po aty bëje lidhje vete direkte, është ish- deputet i PS –së, Ndue Kola.
Shkojmë tek pronari i pikës inerte, ku na adresoi drejtori i Baseneve të Lezhës
Fiksi – Vajta një ditë tek Pashku i thashë se dua pak zhavorr. Më tha ka plot, por një mik i imi kështu, kështu. Shikoje vetë, po që se na ndihmon.
Pronari i pikës inerte – Puna është me fitu mo, jo me humbë.
Fiksi – Pashku më tha me të ndihmu edhe ty se unë mundet të futsha ekskavatore e ta merrja vetë.
Pronari i firmës inerte – Po ashtu është mirë ajo punë.
Fiksi – Po nuk ma dha lejen.
Pronari i firmës inerte – Po pa leje.
Fiksi – S’ka, nuk ka, unë e di që tani është e ndaluar.
Pronari i firmës inerte – Me i dhanë pesë lekë e me ba.
Pronari i firmës inerte– I thuaj duhen dhjete ditë, do të marr pak nga pak, për atë sasi që don ti.
Takimi i dytë me drejtorin e Baseneve të Lezhës, Pashk Ndoci
Fiksi – Dy minuta tani, nuk dua të ha kohë me thënë të drejtën tani.
Fiksi – Vajta atje, më priti shumë mirë. Po e bukura është se s’e ka andej nga e dua unë, ai e ka këtej lumit. Vetëm ku e nxjerr unë më tha shkon kaq lekë, foli troç i shkreti. Unë nuk kisha çfarë i kërkoj më atij më kupton. Më thuaj ndonjë variant, ti mendo se ato lekë është gjynah që ashtu. Punoj mbasdite, jo më shumë se një javë. Bëhet fjalë jo tek ura, se te ura as bëhet fjalë, më poshtë pashë se punojnë. Nuk pashë se nxirrnin tek lumi, normalisht e keni shtrënguar, e keni shtrëngu.
Fiksi – Po të shkoj tek 2000 lekëshi, 1700 të paktën, po jo te 3000 lekëshi, shumë gjynah shumë, do i jap nga e keqja. Eshtë gjynah që t’i jap lekët kot. Më kupton? Më foli hapur, kaq goma, kaq karburant. Shkonte merrte larg ai më kupton, 5 – 4 km.
Drejtori Baseneve - Sa metër kub doni?
Fiksi – Mos u vë në siklet ëë. Thashë 2000 – 2500, ndoshta edhe 2000 mundet të shkojë. Nuk dihet si terren sa metër kub do hajë.
Drejtori Baseneve - Duhet të bëni një veprim me një fjalë. Do shkoj tek Drejtori i INUK i përgjithshëm.
Fiksi – Po.
Drejtori Baseneve - Tek Gazmendi.
Fiksi – Bisedojeni të dy bashkë.
Drejtori Baseneve - Po të kesh lidhje me të.
Fiksi – Jo, jo.
Drejtori Baseneve - Atëherë duhet me shku e me bisedu me të, normalisht kur i bën këto biseda duhet me pasë edhe interesin e tyre brenda.
Drejtori Baseneve - Eshtë puna të presim 31 majin është, ta zgjidhi pa problem.
Fiksi – E zgjidh me 31 maj.
Drejtori Baseneve - Po është halli se ti e don tani shpejt.
Drejtori Baseneve - Par 31 majit duhet me u lidh me INUK-un atje në Tiranë, është këtu komplet problemi. Me drejtorin e Përgjithshëm, me Gazmend Osmani, unë kam muhabet me të, unë do shkoj t’i afroj normalisht, do i afroj për të hapur rrugë këtej.
Fiski – Patjetër, me të filluar punë. Nuk diskutohet, ditën e parë.
Drejtori Baseneve - Se kështu janë bërë këtë punë, s’ke çfarë i bën.
Fiksi – Si e ka emrin ky?
Drejtori Baseneve -Gazmend Osmani.
Fiksi - Osmani ëëë.
Drejtori Baseneve - Po ta shkruaj që ta kesh.
Drejtori Baseneve - Eshtë, do të jap ty adresë ku ta gjesh… Lokal Jurgen, në Linzë e ke parasysh? Leka. Ai është shoku i ngushtë i tij, i bën lidhjen.
Fiksi – Dhe pastaj mbyllet ëë? Mundet të shkoj që sot.
Drejtori Baseneve - Që sot mundet të shkosh. Do bisedoj edhe nëpërmjet telefonit me to.
Gazetarët e Fiks fare takohen me Lekën, personin e adresuar nga drejtori i Baseneve të Lezhës
Fiksi – Pashku më dërgoj këtu, më duhet një çikë zhavorr. Me dt. 1 ma rregullon vetë ai nuk është nevoja. Dhe më tha të bisedoja më ty.
Leka – Kush ta ka dhënë atë numër?
Fiksi – Pashk Ndoci, kryetari i PD –së Lezhës.
Leka – E di, e di.
Fiksi – Çfarë mundet të bëjmë ndonjë gjë, unë dua nja 2000 metër kub zhavorr ta marrë në këtë periudhë, me datën 1 e rregulloj vetë. Problemi jonë është vetëm të ketë dijeni dhe të mos dërgojë ndonjë inspektor të më kapë makinën.
Fiksi – Nuk ka kohë.
Leka – Ta bisedoj sot, tani.
Fiksi – Me datë 1 është vonë. Më kupton? Nëse bëhet mirë, nëse nuk bëhet.
Leka – Jo shkoj direkt tani, nuk kam asnjë problem unë.
Fiksi – Më thuaj drejt sa duhen, kaq dua unë.
Leka – Iki direkt unë tani të kthej përgjigje për një orë.. Në orën 12 e ke përgjigjen e mbarume.
Fiksi – Të vij atje apo të pres në telefon unë?
Leka – Në telefon, s’ka problem, të marrë unë. Merre numrin 0692061594.
Fiksi – Lekë e ke.
Leka – Po. Unë po takoj i them dhjetë ditë punë. Se unë po i shkoj se tek Xhamlliku, i prishet njërit një tendë, po i shkoj. Do me ja shembë ky i Tiranës, Ben Noka, se i ka PDIU edhe të madhen edhe të voglën. Janë çu si qentë.
Fiksi - Qentë për lekë, e di, e di.
Leka – Për lekë.
Leka – Ja të marr drejtorin. Tregoi Pashkut.
Fiksi – Po, tek Qesaraku diku aty poshtë po të pres, mirë,
Leka në telefon – O drejtor ku je? Kur do shihemi ne? Deri në 12 do kesh mundësi për me u taku? Më merr mua në telefon! Mirë? Kam një bisedë që dua ta mbaroj, mirë, po pres telefon. Hajt.
Takohemi me Lekën pas një ore
Fiksi – U mërzite ë, u vonova një çikë?
Leksa – Jo mo jo. Unë fola, nuk e di sa do të pëlqejë ty, ky është problemi juaj. Më thanë 3000 euro të punojë sa të dojë.
Fiksi – 3000 euro të thanë të punoj sa të doje.
Leka – Si ta kesh ti, për mua s’ka problem fare.
Fiksi – Me të filluar punë vëllai vij atje tek ti.
Leka – Fola me Pashkun në Tiranë.
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.