Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- E dini se..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12111)
E dini se.....
....pulla postare eshte perdorur per here te pare ne britani me 1840
tani do thoni juve pse na intereson neve ku eshte perdorur pulla postare po ja qe me dha ide te na thoni kuriozitete interesante
Shkruani kur degjoni apo lexoni dicka qe te shtoni zinxhirin
E dinit qe paraja nuk eshte e perbere nga letra (sic eshte dhe common belief) por nga pambuku?
Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
E dinit qe paraja nuk eshte e perbere nga letra (sic eshte dhe common belief) por nga pambuku?
E dini se s'po vendosim dot ketu ne forum kush e ka shpikur telefonin?
Aleksander Graham Bell ?
Antoni Meucci ?
Apo Filip Rajsin?
Patjeter qe Antonio
Enigme une kam 3 ore qe po them Meucci po spo ma var kush....
Re: E dini se.....
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
....pulla postare eshte perdorur per here te pare ne britani me 1840
tani do thoni juve pse na intereson neve ku eshte perdorur pulla postarepo ja qe me dha ide te na thoni kuriozitete interesante
Shkruani kur degjoni apo lexoni dicka qe te shtoni zinxhirin
![]()
Ok besoj se juve qe jetoni ne amerike kini pare se loja e futbollit (amerikan) shoqerohet gjithmone nga vajzat cirlider (cheerleader) qe tashme ka mare nje forme serioze aktivitet atletik.
E dini se cirlideri i pare ka qene nje burre ? Yep emri i tij eshte Johny Campbell
jo se dinim por e mesuam loool
Ajo qe e dallon plotesisht njeriun nga cdo lloj kafshe eshte korja e trurit.Ajo pllake e palosur , e shtrenguar pas kafkes,ka nje dendesi prej 4,5milimetrash.E shtrire,ajo do te arrinte nje mase prej 220.000 milimetrash katrore me rreth 1.000 kilomtera firbra nervore per centimeter cub.Korja e trurit te njeriut jo vetem qe eshte me e madhe se ajo e cfare do lloje kafshe tjeter,por ka edhe nje siperfaqe te paangazhuar shume me te gjere. Sasia e informacioneve qe mund te grumbulloje truri "do te mbushe 20 milione libra"
E dini se?
SHBA, ka nje popullsi prej 299.908.913 banore.
Nje lindje cdo 7 sekonda.
Nje vdekje cdo 13 sekonda.
Nje levizje(shperngulje) brenda territorit american cdo 31 sekonda.
E dini se; Gangoo eshte nje vajze fantastike?
Ne cdo 23 sekonda ben nje poezi.
Ne cdo 45 sekonda ka nje mendim filozofik.
Ne cdo 64 sekonda mendon si te harxhoje sa me shume leke.
Ne cdo 77 sekonda hedh veshtrimin nga pemet qe shikon nga dritarja.
Ja dhe konti me kronometer ne dore
Ok ja nje kuriozitet i vogel
E dini se Kleopatra e Gjiptit te lashte ka qene martuar me 2 vellezerit e saj
E dini qe 50% e pacienteve ne U.S.A. qe marrin medicine Naproksen per te luftuar artritin, kane pasoja persa i perket heart attack-ut.
E dini se 30% e te diagnozuarve me kancer ne U.S.A. jane diagnozuar gabim.
Aresyeja??????
Doktoret marrin shume leke nga insurancat gjate trajtimit te kancerit.
Qe kur mjekesia dhe drejtesia u shnderruan ne bisnes une i urrej shume edhe doktoret edhe avokatet, mos fus ketu edhe priftrinjte e hoxhallaret se edhe ata ma kane kthyer fene ne bisnes.
E dini se ne malin e Dajtit ka uranium?
E dini se sa here qe klikoj butonin ''pergjigju'' me del nje fushe e bardhe, po ashtu sa here qe klikoj butonin ''cito'' me del e njejta gje.
Hera e pare sot.
konte konte !!!
E dini se...
mona lisa ka qene shtatzane kur u pikturua nga leonardo da vinci ku spekulohet se buzeqeshja e famshme e saj eshte shkaktur nga nje tkurje te muskujve te fytyres.... nga semundja qe ne anglisht njihet si Bell's palsy.
E dini se
Popullsia shqiptare është relativisht në moshë mesatare të re, 65 % është në moshën mesatare 40 vjeç dhe 52 % e popullsisë janë femra. Sipas statistika, një e treta e grave janë të dhunuara në një formë ose në një tjetër. Kjo do të thotë se rreth një milionë gra e vajza të reja, si pasojë e dhunës nuk mund të vihen në shërbim të komunitetit. Në pjesën më të madhe të saj, femra në shoqërinë shqiptare ndjehet inferiore për shkak të mentalitetit të shoqërisë dhe të mosangazhimit të saj në jetën politike dhe shoqërore.
(Lexuar nga gazeta "Ndryshe")
E dini se cili eshte lapsi me shtrenjte ne bote?!
Lapsi Diamond i bërë nga kompania Zvicërrane Caran d'Ache u shit në Londër me një shumë prej 169000 funta. Lapsi është bërë në memorie të Antoni Gaudinit. êshtë i mbshtellur nga argjenti rubium. Maja e lapsit është 18 karat ari dhe është i mbshtjellur me 5072 gurë diamant dhe 96 gurë të rubinit.
E dini se?!
GEORGE WASHINGTON (presidenti i pare i Amerikes)
- Qe adoleshent George ishte balerin. Ishte nje nga balerinet me te talentuar. Ne cdo mbremje qe organizohej pothuajse pjeset me te madhe te kohes ai e kalonte me gruan e tij duke kercyer.
- George kishte shume frike se mos varrosej i gjalle. Edhe para se te vdiste kerkonte nga familja qe ai te varrosej 3 dite pas vdekjes, ne kete menyre vdekja te ishte e sigurte.
- George kishte nje nder "fabrikat" me te madha per alkoholin e tij. Ajo prodhonte 11,000 gallon whiskey cdo vit.
- Problemet e para te gojes se George filluan ne vitet e rinise, kur ai i cante arrat me dhembe.
- Eshte thene se ai mbane proteza prej druri, por ne te vertete ato ishin ndertuar me dhemb kafshesh dhe njerezish. Ishte e veshtire te haje ose te flisje me to, prandaj shumicen e rasteve ai i hiqte. Kjo e demtoi uren e dhembeve duke i deformuar pjesen e poshtme te fytyres... (ne fotografite e rinise George ka qene simpatik,por me vone per problemin e dhembeve ne portretet e tij tregohet deformimi i fytyres)
E dini se nje ne gjashtembedhjete qytetare ne Hollande jane myslimane dhe figura e femres myslimane te mbuluar me shami vret syrin e europianit.
E mesova dje ne CNN. Europa rrezikohet te myslimanizohet.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
konte konte !!!![]()
![]()
E dini se...
mona lisa ka qene shtatzane kur u pikturua nga leonardo da vinci ku spekulohet se buzeqeshja e famshme e saj eshte shkaktur nga nje tkurje te muskujve te fytyres.... nga semundja qe ne anglisht njihet si Bell's palsy.
Xhakonda ka buzëqeshjen e nënës
15/11/2006 19.14.28
Nga Dorina Metollari
Një grup shkencëtaresh bënë publik rezultatet e kërkimeve të tyre.
Monna Lisa kryevepra e pavdekshme e Leonardo da Vincit ishte bërë nënë pak kohë më parë. Ja pra se cili është kuptimi i buzëqeshjes së saj të famshme. Zbulimin e buzëqeshjes më misterioze në botë e beri një studio me imazhe digjitale tredimensionale të bëra ne tablonë e shekullit të XVI nga një grup shkencëtarësh kanadeze të ‘National Research Council’.
Nga një vërejtje e kujdesshme e imazhit të Leonardos u mësua se ajo ishte e mbështjellë me një vello të hollë si garze transparente e shekullit të XVI që vishej zakonisht nga gratë shtatzëna ose që sapo kishin lindur. Skuadra e shkencëtarëve sapo kishin përfunduar kërkimet që shpjeguan dhe arsyen pse deri tani velloja nuk mund të shihej me sy te lire, kjo pasi kuadroja ishte cilësuar si “shumë e errët” madje dhe
“e vështirë për tu ekzaminuar”.
'Por tani mund te pohojmë –thanë shkencëtarët – se kuadroja e Leonardos ishte bërë për të celebruar lindjen e djalit të dytë të Monna Lises, që daton diku rreth vitit 1503'. Gruaja e re e mbuluar nga misteri mund te identifikohet si Monna Lisa Gherardini, bashkëshortja e tregtarit fiorentinas Francesco del Giocondo dhe nenë e pesë fëmijëve që patën.
Shpjegimet e fundit hodhën drite rreth stilit te jetës se Monna Lises: dhe në kundërshtim me çfarë mund të duket me sy të lirë, Xhakonda nuk i kishte flokët e derdhur mbi supe por mbante një kapele rrjete në kokë prej ku dilnin disa kaçurrela ‘deri tani flokët e derdhur mbi supe’ - shpjegojnë ata- ‘kishin habitur ekspertët sepse zakonisht ato mbaheshin nga vajzat e vogla ose gratë e përdala’.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
konte konte !!!![]()
![]()
E dini se...
mona lisa ka qene shtatzane kur u pikturua nga leonardo da vinci ku spekulohet se buzeqeshja e famshme e saj eshte shkaktur nga nje tkurje te muskujve te fytyres.... nga semundja qe ne anglisht njihet si Bell's palsy.
A e dini se sot hengra nje veze te zjerre me 3 te verdha brenda ? Vetem harrova nje gje qe ti beja nje pic se keshtu nuk besoni ju
konte kete teorine nuk e dija ...interesante kot nuk thote populli sa te rosh do te degjosh.
E dini se emri i Mikelanxhelos eshte
Michaelangelo di Lodovico di Lionardo di Buonarroto Simoni!
ok tani mu kujtua dhe dicka tjeter.
E dini kush eshte emri me i gjate qe renditet si i 6-shti ne bote per i pari ne amerike?
Nje liqen ne shtetin e massachusets. (Webster Lake) i cili me emrin origjinal quhet :
Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg (44 shkronja)
ti enigme e thua dot kete fjali?hahhahahahaahah
se mua me duhet nji jave ta them ta shqiptoj.
Dy kuriozitete nga Italia
Drejtesi:
Gjykata e Milanos ka denuar per here te pare nje person per turizem seksual. Behet fjale per nje 56 vjecar qe kalonte shumicen e vitit ne Tajlande, ku kryente marrdhenie seksuale me minorene. Policia e ka pergjuar kur eshte kthyer para disa muajsh dhe ka perdorur ato prova per ta akuzuar. Gjate pergjimeve pedofili thote se ka kryer marredhenie me 400 vajza te reja vitet e fundit. Ne perfundim te gjyqit prokurori kerkoi 13 vjet burg per te akuzuarin, ndersa gjyqtaret i dhane akoma me shume, 14. Ky lajm gjendet ne faqet e para te gazetave te sotme.
Duhet thene se eshte nje rast i rralle qe drejtesia te funksionoje kaq strikte, sepse zakonisht nuk preokupohet shume per minorenet qe kopulojne nga ana tjeter e oqeanit. Megjithate mund te kete influencuar fakti se trupi gjykues perbehej nga 3 femra.
Parlament:
Ju kujtohet kriza e qeverise italiane para nje jave? Erdhi sepse senati nuk aprovoi politiken e jashtme dhe fondet per ne Afganistan. Sot qeveria arriti te marre shumicen ne parlament dhe te aprovoje fondet e nevojshme. Megjithate me terhoqi vemendjen nje detaj i vogel. Grupi parlamentar i Lega Nord kishte kerkuar jo vetem te aprovonte fondet, por te shtonte akoma me shume kontigjentin ushtarak. Po prit nje sekond...
A nuk ishin legistet qe donin te nxirrnin te huajt dhe te rrinin te izoluar "ne shtepine e vet"? Atehere ci duhet qe i cajne by... te tjereve duke i shkuar ne shtepi? Ahhhh lega lega, politike fshatareske.
E dini se numri i biznezeve qe zoterohen nga grate u rit 20 % nga viti 1997 ne 2002 sipas Zyres (Byrose) se Regjistrimeve te Pergjitheshme te Amerikes. Kjo shifer eshte dyfishi i mesatares nacionale per te gjitha bizneset. Dhe gjithashtu kjo zyre paraqet se te ardhurat vjetore reth 6.5 milion u riten 15 % ne te njejten periudhe duke prodhuar me shume se 940 milion dollare ne fitim.
E dini se nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale ?!
E dini se meshkujt perdorin reth 7000 fjale ne dite ndersa femrat..... reth 20,000 fjale.
(Sipas autores te librit "The female Brain")
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
E dini se meshkujt perdorin reth 7000 fjale ne dite ndersa femrat.....reth 20,000 fjale.
(Sipas autores te librit "The female Brain")
Citim:
Po citoj ato që tha atiola
qe perdorin me shume per ate as qe kisha dyshim po te kishim nje diference te tille jo se besoja![]()
Citim:Qe grate flasin me bresheri e dija por edhe ne meshkujt paskemi bere hapa gjigante.
Po citoj ato që tha atiola
qe perdorin me shume per ate as qe kisha dyshim po te kishim nje diference te tille jo se besoja![]()
E dini se vitamina D lidhet me tensionin. Nje sasi e ulet e vitamines D ne trup sjell nje tension te larte. Kam lexuar se rekumandohet reth 400-800 IU (1 IU me duket se eshte 50 microgram)
E dini se sa here meshkujt flasin genjejne
per me teper e dini qe gjithmone duhet shikuar te kunderten e atyre qe ato flasin sepse ngjan me shume me realitetin
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
E dini se vitamina D lidhet me tensionin. Nje sasi e ulet e vitamines D ne trup sjell nje tension te larte. Kam lexuar se rekumandohet reth 400-800 IU (1 IU me duket se eshte 50 microgram)
Citim:
Po citoj ato që tha puntori
min 400 x 50 = 2000 IU meqe 1 IU = 50 mikrogram duhet te konsumojme minimalisht 2000 x 50 = 10 000 mikrogram
max = 20 000 mikrogram?
pyetja sa mikrogram ka nje gram???.
Citim:
Po citoj ato që tha puntori
min 400 x 50 = 2000 IU meqe 1 IU = 50 mikrogram duhet te konsumojme minimalisht 2000 x 50 = 10 000 mikrogram
max = 20 000 mikrogram?
pyetja sa mikrogram ka nje gram???.
e dini se kur pi alcool ndiesh me i fresket sidomos ne megjes
e them per veten lol
Citim:
Po citoj ato që tha atiola
e dini se kur pi alcool ndiesh me i fresket sidomos ne megjes![]()
e them per veten lol![]()
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
t'paska kuptu mir glaku ty... sa here te shef on line ia fut i doppio ene thot qe merret vesh me ty per bukuri!![]()
E dini se ne Portland -Maine do te lejohet perdorimi i "birthcontrol pills"= pilulave kunder shtatzanise, duke filluar tek vajzat me moshe 11 vjec ne shkollat tetevjecare, per t'ju shmangur shtatzanise. Keto pilula do te lejohen te perdoren dhe blihen nga femijet edhe pa lejen e prinderve.
E pabesueshme........por duhet besuar.
E dini se nje studim nga ekonomisti Rick Nevin deklaron se ekziston nje korelacion midis konsumimit te plumbit ne benzine dhe masen e krimeve. Sa me shume femije jane te ekspozuar ne nje nivel te larte shkarkimesh te plumbit (Pb) nga makinat aq me shume ne rezik jane ata te kryejne krime. Une gjithmone i lidhja krimet me papunesine e nje vendi. Studim interesant!
E dini se Elvis Prestley eshte renditur ne vendin e pare per pasurine me te madhe midis atyre qe kane vdekur. Ka fituar reth 49 milion ne 12 muajt e fundit. ndersa Einstein reth 18 milion. E megjithese Elvisi vdiq ne 1977 pronat e tij prodhojne miliona ....Si? -nga muzika, dvd, turismi ne Graceland, nga vila e tij etj etj etj
Mo po si s'ju vjen keq e s'na japin "disa shifra" neve
Ndalo dhe mendohu.....
E dini se filozofi amerikan Josiah Royce ka thene se:
"dashuria asnjehere nuk eshte thjesht nje tolerance perzemersie qofte edhe kur brishtesia dhe marrezia njerzore mund te mare cfaredo lloj trajte."
Nje studim tregon se ata qe kane porpocion te madh mezi-kellku jane me te mundshem per te pasur pllaka ne arterie. Dhjami brenda ne stomak mund te prodhoje substanca qe mund te ngrene riskun per nje semundje ne zemer. Qe te llogaritni raport (perpjetesimin) mezi(beli)-kellku pjesto perimetrin e belit me perimetrin e kellkut. Nje rezultat me pak se 0.80 eshte konsideruar i pademshem per femrat.
E dini se 58% te njerezeve (ne Amerike) bejne blerje online nga puna sipas comScore Networks. Mqs jemi ne sezonin e festave e dini se e Hena e sotme njihet si cyber monday pasi ka nje blerje te madhe nga interneti.
Gezuar Cyber Monday atehere ! :p
Pak Humor
E dini nje fjale te urte per statistiken lol... sot e degjova kete ....shume e bukur!
"Statistika eshte si bikini. Ajo pjese ku del "ne shesh" sjell dicka ne mendje por ama ajo qe mbahet e fshehte eshte thelbesore"
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 247 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.