Forumi Horizont
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha, feston sot 63 vjetorin e lindjes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14705)


Postuar nga sarandaebukur datë 15 Tetor 2007 - 18:54:

Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha, feston sot 63 vjetorin e lindjes

Lindur me 15 tetor, 1944 , Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.
Gjatë viteve ’70, z. Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë muajore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për homodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjeksore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore.  Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.
Me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të ndryshonte rrugën e paraardhësit të tij dhe politikës Staliniste dhe do të inkurajonte ndryshimin. Por, së bashku me një numër që rritej dita-ditës intelektualësh, studentësh dhe punëtorësh të rinj, ai u zhgënjye kur këto shpresa nuk i’u realizuan.  Në vitin 1989, ndërkohë që vendet e Europës Lindore filluan të braktisnin komunizmin, z. Berisha dhe avokatë të tjerë të reformës u bënë më të hapur në thirrjet e tyre për ndryshim në Shqipëri.
Në tetor 1989 në një intervistë në Televizionin Shqiptar, z. Berisha e nxiti regjimin të fillonte një program të gjerë liberalizimi por intervista e regjistruar nuk u lejua të transmetohej. Të fillim të vitit 1990, Berisha e nxiti regjimin të zgjeronte qëllimin e reformave përfshi dhe krijimin e një sistemi politik demokratik shumëpartiak dhe të një ekonomie tregu. Në fillim të viteve ‘90, z. Berisha ishte dalluar si një nga personat më respektuar të lëvizjes për reformë në Shqipëri.
Në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë,intervistë e cila u botua gjithashtu dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat e mbetura ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes, që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin lirisht brenda dhe jashtë vendit, dhe që Shqipëria të braktiste politikën e saj të jashtme izoluese. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, z. Berisha e nxiti Partinë e Punës së Shqipërisë të hiqte nenin 3 të Kushtetutës komuniste i cili sanksiononte që Partia e Punës kishte pushtet të plotë, të njihte Kartën e të Drejtave të Njeriut, të hartonte një Kushtetute të re demokratike, dhe të hiqte të gjitha monumentet e Stalinit në të gjithë vendin.
Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me 17 shtator të vitit 1990, z. Berisha dënoi, ato që ai i quajti “reforma kozmetike” të regjimit të Ramiz Alisë, të cilat i kishin shërbyer vetëm përkeqësimit të gjendjes në vend. Pa pluralizëm politik, argumentoi ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri.
Në dhjetor të vitit 1990, z. Berisha u bashkua që ditën e parë me demonstratat e studentëve që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak. Z. Berisha u bë drejtuesi i Partisë Demokratike (PD), partia e parë dhe më e madhja e opozitës së re. Ai u zgjodh zyrtarisht kryetar i PD-së në shkurt të vitit 1991 në kongresin e parë kombëtar të partisë. Megjithëse PD-ja nuk ishte në gjendje të krahasohej me burimet financiare dhe organizative të PPSH-së, në zgjedhjet parlamentare në mars të vitit 1991 fitoi 39% të votave popullore dhe doli si partia kryesore e opozitës në Kuvendin Popullor.
Megjithatë kur qeveria e re e PPSH-së nuk ishte në gjendje të qeveriste vendin pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 z. Berisha dhe PD-ja, të shqetësuar nga përkeqësimi i ekonomisë, mosfunksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për  korrupsion zyrtar, u tërhoqën nga koalicioni qeverisës dhe kërkuan zgjedhje të reja. Zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1992 rezultuan në një ndryshim dramatik të rezultateve të vitit të mëparshëm, ku Partia Demokratike fitoi 62% të votave popullore dhe 92 nga 140 vende në Kuvendin Popullor. Pas dorëheqjes së Presidentit Alia, Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja, me 8 prill 1992, zgjodhi Sali Berishën si Presidentin e parë të shtetit post-komunist.
Pas zgjedhjes së tij si President i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe qeveria e re demokratike u përfshinë në një gamë të gjerë reformash politike, ekonomike, institucionale, legjislative dhe reformash të gjithanshme. Kështu, privatizimi i plotë i tokës dhe banesave, si dhe i kompanive shtetërore të vogla dhe të mesme u krye gjatë periudhës ’92-’96; çmimet dhe kursi i këmbimit u liberalizuan plotësisht dhe Shqipëria ndryshoi nga një vend me shkallë inflacioni 3 shifror dhe nje rënie të rritjes ekonomike me -20%, në një vend me shkallë inflacioni një shifror dhe me një mesatare të rritjes ekonomike prej 9% në vitin 1992 dhe ku në ’93 –’96, 75% e GDP-së arrihej nga sektori privat. Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në.
Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvëndësuan me ligje të reja të standarteve europiane dhe u krijuan një seri institucionesh, të cilat nuk ekzistonin më parë, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, z. Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD-ja kaloi në parti opozitare në zgjedhjet parlamentare. Më pas ai u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005.
Z. Berisha drejtoi koalicionin e partive të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave.
Me 3 korrik 2005, Sali Berisha drejtoi koalicionin e pesë partive të qëndrës së djathtë, të cilat fituan një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend. Ai u emërua Kryeministër i Shqipërisë me 8 shtator 2005, më një shumicë prej 81 votash në parlamentAi është i martuar me znj. Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Ai zotëron mirë gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.

-----------------------------------
I uroje jete te gjate, gezime ne familje dhe sukses ne detyren e madhe qe ka per te ndihmuar vendin dhe popullin e tij...


Postuar nga varka datë 15 Tetor 2007 - 19:15:

Ta gezoje ditelindjen dr.berisha
do i uroj zoti para berisha mbrapa dhe shqiperia do te rregullohet .


Postuar nga IQVLORA datë 15 Tetor 2007 - 20:29:

Per ditlindjen si njeri i zakonshem e uroj edhe une,por ne do te uronim qe ai te mbante premtimet qe ju beri shqiptareve ne 2005-n.Ndryshimet jane te vogla.Pavaresisht pengesave te opozites me politiken e saj destruktive ne drejtim te reformave,qeveria duhej te kishte ecur me me shpejtesi.Opozita sic e ka zene do te haje koken e saj,por edhe vendit po i bene dem


Postuar nga sarandaebukur datë 15 Tetor 2007 - 20:38:

Populli eshte mesuar te duroje...

Prit se ka kohe dhe dy vjet  per ndryshime... Me mire vone s kurre...   

 


Postuar nga back4ever datë 16 Tetor 2007 - 07:10:

Mos i mbusht 64 si kryeminister ishalla.


Postuar nga erzeni_be datë 16 Tetor 2007 - 11:51:

Mos te kisha lexuar titullin e temes me siguri do te kisha me menduar se kryeministri kishte vdekur... sepse jeteshkrimi zakonisht atehere shkruhet.

 

 

 

 


Postuar nga Tulipani datë 16 Tetor 2007 - 19:02:

Ti hapim nje teme tek Ditelindjet ... opps harrova po s'eshte anetar i FH ...

Pervec ditelindjes i uroj qe kete vit te ardhshem  te kuptoje se posti i kryetarit te PD s'eshte i perjetshem


Postuar nga back4ever datë 16 Tetor 2007 - 19:28:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Mos te kisha lexuar titullin e temes me siguri do te kisha me menduar se kryeministri kishte vdekur... sepse jeteshkrimi zakonisht atehere shkruhet.

me mir uroje se kam degjuar se do filloj nga FH te bej pastrime ai kodoshi,thuaj kot sa per ti ber qefin gezuar dhe ti  shoku kryeminister ditelindjen se ndoshta ndron mendje dhe ju le rehat :p

  

  

  

 


Postuar nga back4ever datë 16 Tetor 2007 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ti hapim nje teme tek Ditelindjet ... opps harrova po s'eshte anetar i FH ...

Pervec ditelindjes i uroj qe kete vit te ardhshem  te kuptoje se posti i kryetarit te PD s'eshte i perjetshem



zemra skan kohe pleqt te merren me forume,pleqt e kan vedin ne azil atje ku i bashkon te gjith pleqt te lajthitur apo te rregullt si keta qe kemi verdall


Postuar nga erzeni_be datë 17 Tetor 2007 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Pervec ditelindjes i uroj qe kete vit te ardhshem  te kuptoje se posti i kryetarit te PD s'eshte i perjetshem



 

Jo i perjetshem jo por me tapi...


Postuar nga IQVLORA datë 17 Tetor 2007 - 03:34:

Saliu ta gezoje ditlindjen se nuk i ka zene deren komunisteve.Ata dhe pinjollet e tyre do pellcasin dhe do bejne bam.Edhe te pjellet e tyre shifini se si jane katandisur,jane bere koqe me koqe sa kane ndermend te hane njeri tjetrin si peshkaqenet.Soja do veje ne soje.


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Tetor 2007 - 02:32:

<TABLE cellSpacing=0 cellPadding=0 width=770 border=0>

<TBODY>

<TR>

<TD vAlign=top>

<TABLE cellSpacing=0 cellPadding=0 width=400 border=0>

<TBODY>

<TR>

<TD class=TekstiSmall>Tre të lindurit në tetor, që udhëhoqën Shqipërinë komuniste dhe postkomuniste</FONT>


Vetëm 72 orë i ndajnë nga ditët e lindjes së tyre tre njerëzit që kanë shkruar historinë e një vendi të vogël si Shqipëria me sipërfaqe 28 mijë kilometra katrorë. www.wikipedia.org, një enciklopedi on-line, i ka të skeduara biografitë e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Sali Berishës ..


http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=18506</TD></TR></TBODY></TABLE></TD>

<TD></TD>

<TD vAlign=top><IMG id=ncode_imageresizer_container_2 alt="" src="http://www.gazeta-albania.net/imgs/clear.gif" onload=NcodeImageResizer.createOn(this); border=0 tries="1"><IMG id=ncode_imageresizer_container_1 alt="" src="http://www.gazeta-albania.net/imgs/clear.gif" onload=NcodeImageResizer.createOn(this); border=0 tries="1">


</TD></TR></TBODY></TABLE>


Postuar nga Piktor datë 18 Tetor 2007 - 22:48:

Nuk e kuptoj se ç'hyn ditelindja e Sales tek politika. Merruni ore me politike. Na politizuat edhe ditelindjet tani.


Postuar nga SmoKer datë 18 Tetor 2007 - 22:56:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Nuk e kuptoj se ç'hyn ditelindja e Sales tek politika. Merruni ore me politike. Na politizuat edhe ditelindjet tani.


Po me rastin e ditelindjen japim dhe ndonje mendim

Megjithese edhe un kam degjuar se e luaj shume domimon loool


Postuar nga Piktor datë 18 Tetor 2007 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


Po me rastin e ditelindjen japim dhe ndonje mendim

Megjithese edhe un kam degjuar se e luaj shume domimon loool

Hahahaha nuk ma merr menja se mund te me mundish ne domino se e luaj dhe vete fort dominone .


Postuar nga SmoKer datë 19 Tetor 2007 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Hahahaha nuk ma merr menja se mund te me mundish ne domino se e luaj dhe vete fort dominone .


E kisha per Salen re se un nuk di re jo


Postuar nga Piktor datë 19 Tetor 2007 - 00:40:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


E kisha per Salen re se un nuk di re jo

po dhe un e kisha me Ypsilonin se me kishte harru.


Postuar nga Enya datë 19 Tetor 2007 - 00:53:

E gezofte ditelindjen ish` presidenti shqiptar Prof. Doc. Sali Berisha

Jetofte me shekuj,

per inatin e komunisteve &, fares se keqe qe ka pjell

komunizmi ne Shqiperi.


Postuar nga SmoKer datë 19 Tetor 2007 - 00:55:

Re: E gezofte ditelindjen ish` presidenti shqiptar Prof. Doc. Sali Berisha

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Jetofte me shekuj,

per inatin e komunisteve &, fares se keqe qe ka pjell

komunizmi ne Shqiperi.



Hajde urim hajde....


Postuar nga IQVLORA datë 19 Tetor 2007 - 16:21:

Re: E gezofte ditelindjen ish` presidenti shqiptar Prof. Doc. Sali Berisha

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Jetofte me shekuj,

per inatin e komunisteve &, fares se keqe qe ka pjell

komunizmi ne Shqiperi.



 

Te lumte goja vajze dhe marresh nga ditet tona! Nuk eshte e drejte qe te politizohen edhe ditlindjet e njerezve,por c'ti besh ajo fare e kuqe keshtu eshte edukuar per 50 vjet dhe keshtu do te vdesin edhe niprit e tyre jo vetem ata qe i kane pjelle.Komunistet jane njerez me instikte kafsherore.Shikoji se si e bejne edhe politiken e tyre.Ne 16 Tetor ata e caktuan edhe pasardhesine e diktatorit.Ai eshte edvin rama.Ata ja dhane testamin prane varrit te ish diktatorit.Kjo nuk eshte nje thenia e ime por e tyre duke u perlotur ne 99 vjetorin e tij ne varrezat e Sharres.Te gjithe shqiptaret e shikojne se si keto bisha jane hedhur e shqyejne njeri tjetrin brenda llojit.Jane te etur per gjak vampiret sepse te tille i edukoi PKS_PPSH_PS tani.Ata nuk po i bejne dem vetes se tyre por edhe atyre qindramijra zgjedhesve qe kane zgjedhur alternativen majtas;gjithashtu edhe gjithe vendit.Na ngrihet edvini dhe gjithe administraten e bashkise e ka transferuar ne drejtimin e PS-s duke lene jashte ata qe e krijuan PS-n.Po dale ore thonjepaprere qe e ke lene namin topa  topa ku te con mushka?Ke bere edhe pune te mira ne krye te bashkise dhe nuk t'i mohon kush,por ke bere edhe pislleqe sa te duash,por t'ju besh dem gjithe shqiptareve nuk do te ta fale njeri.Shembulli me i keq per te eshte se as ne Washington e as ne Bruksel nuk e ka qef njeri.Ky eshte nje minus i madh per cdo politikan ne nje vend te vogel si Shqiperia.Bota e sheh se si vepron ky njeri i marre.Rasti i pare ishte kur ky njeri edhe per pak ja arriti qellimit qe ta fuste vendin ne kolaps per zgjedhjet vendore dhe rasti i dyte dhe me i rendi ishte me zgjedhjen e presidentit.Sa andralla do ti kishte hapur shqiptarve perseritja e nje cikli pambarim zgjedhjesh qe do te ndodhnin ne Shqiperi.Hapni syte dhe shikojeni te adhuruarin tuaj ,i cili do te ngelet si peshku ne zall jo vetem nga bota por edhe nga shqiptaret.Nuk kane qene gabim komunistet tek varri i diktatorit.Ai po perdor metoda diktatoriale ne PS dhe ne drejtimin e bashkise.E pra ky pseudopolitikan eshte i destinuar te deshtoje.Nuk dua te beje avokatin e Saliut se edhe ai ka bere gomarlleqe,por ja qe qenka i pranueshem per ata qe na monitorojne.Ata thone qe ai eshte punetor dhe po mundohet me te gjitha forcat per te luftuar krimin dhe korrupsionin qe kishte pllakosur per dy legjislatura ku udhehoqen te majtet.Shikojini miq forumista ata qe cirreshin per kete te marre me sopate ne krahe,nuk po duken as ketu tek forumi politika.Cfare te thone per kaosin qe ka krijuar politika driteshkurter e kryetarit te PS?Dolen fjala ime dhe e varkes ,por edhe ndonje tjetri qe thane qe ne fillim qe edvini do te deshtoje sepse eshte profan e jo largpames.Thika po u shkon ne kocke disave dhe vjellin vrer e duan te gricen me njerezit e ndershem.Mesojeni qe tani PD dhe koalicioni i djathte do te fitojne edhe me 2009-n dhe nuk i dihet se sa kohe do te rrij ne opozite kjo e majte e fragmentuar dhe e percare teresisht.

 

VS Erzeni ke te drejte qe i ke fshire disa nga postimet e mia.Nuk duhet te kisha rene ne nivelin e disa provokatoreve.Te pergezoj qe je treguar i rrepte,por duhet te vazhdosh keshtu.Te kerkoj ndjese,por nerva jane dhe cdo njeri reagon per momentin.
Te lutem lexo mesazhin e fundit te ketij femije.Cfare meriton nje i till?Gjykojeni vete,por mos lejoni qe te livadhisin njerez te papergjegjshem ne kete forum serioz[size=4][color=#0000ff] Respekte

.


Postuar nga back4ever datë 20 Tetor 2007 - 04:15:

Meflani bre qe jam me vones po jam mundue me xhet nji kojk per te madhin sali,besoj se ka me ju pelqye shum.

o ja bjen djalit shqipja nene
mbi kala, kalane me kenge
gjith shqiperia o per nje fjale 
sali berisha e qofshim fale
per kohe te medha te rriti lokja
pushken pen o ti njofti bota
ne trualle te arberit e ne balle nder mote
pishtar drite eshte vepra jote
kohe qe shkojne breza qe vijne
bac saliu ta shtojme madheshtine
shterron dielli e shterron hena
kurre per ty o nuk shterron kenga
shterron dielli e shterron hena
kurre per ty o nuk shterron kenga,

kjo eshte kojka e baca saliut, knohet me çifteli dhe me llahut.


Postuar nga misterioz datë 20 Tetor 2007 - 15:34:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA



[size=4][color=blue]...,por c'ti besh ajo fare e kuqe keshtu eshte edukuar per 50 vjet dhe keshtu do te vdesin edhe niprit e tyre jo vetem ata qe i kane pjelle.Komunistet jane njerez me instikte kafsherore.Jane te etur per gjak vampiret sepse te tille i edukoi PKS_PPSH_PS tani.



Te jape plotesisht te drejte.
Shiko psh Sali Berishen dhe Fatos Nanon,Lufter Xhuvelin e Neritan Ceken, Skender Gjinushin dhe Preç Zogaj(e plot te tjere si keta) si dhe pjellat e tyre ,Ramen ,Imamin,Paloken e plot te tjere,jane fare e keqe dhe te etur per gjak ,vampire te vertete,njerez me instikte kafsherore e njëmije e nje te keqija,biles me llogjiken tende dhe femijet dhe niperit e ketyre do i quajme vampire te etur per gjak,dhe njerez me instikte kafsherore.Apo ti e ke fjalen vetem per te majten ketu......

Sa keq qe keto fjale dalin nga goja e dikujt qe e quan veten patriot.

ps.dita 1000 ju befte heroit tone kombetar udheheqesit tone te lavdishem Prof.Doktor Sali Berishes.(ky s'hyn tek komunistet per ty IqVlora apo e ndryshoj lekuren ky)


Postuar nga IQVLORA datë 20 Tetor 2007 - 21:20:

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


Te jape plotesisht te drejte.
Shiko psh Sali Berishen dhe Fatos Nanon,Lufter Xhuvelin e Neritan Ceken, Skender Gjinushin dhe Preç Zogaj(e plot te tjere si keta) si dhe pjellat e tyre ,Ramen ,Imamin,Paloken e plot te tjere,jane fare e keqe dhe te etur per gjak ,vampire te vertete,njerez me instikte kafsherore e njëmije e nje te keqija,biles me llogjiken tende dhe femijet dhe niperit e ketyre do i quajme vampire te etur per gjak,dhe njerez me instikte kafsherore.Apo ti e ke fjalen vetem per te majten ketu......

Sa keq qe keto fjale dalin nga goja e dikujt qe e quan veten patriot.

ps.dita 1000 ju befte heroit tone kombetar udheheqesit tone te lavdishem Prof.Doktor Sali Berishes.(ky s'hyn tek komunistet per ty IqVlora apo e ndryshoj lekuren ky)



Nuk e kam perjashtuar as ate misteriozi,por ti ke harruar te shtosh pasardhesin e enverit edvinin ne liste..Edhe ai Saliu ne tave eshte.Mua nuk me plas shume per te,por per ato qe bene po.Une jam patriot do apo nuk do dikush sepse e dua vendin dhe popullin tim para partive e individeve.Une rroj me djersen time e jo duke vjedhur.Mendoi pak veprimet e liderve te se majtes me pare dhe sidomos ne keto momente dhe nxirr perfundime.E pra keta jane djemte dhe niprit e komunisteve.Si duhet menduar per ta?Ne vendin tone zhvillohet nje lufte e pandereshme politike.Luftohet vetem per pushtet personal.Deri dje dikush nga ju e merrte ne mbrojtje qorrin,pak muaj me pare ate qe komunistet e quajne pasues te enverit,Ramen,ndersa tani keni rene ne qetesi dhe nuk flisni.Hajde hidhuni dhe analizoini veprimet e ketyre njerezve pa vizion e moral qe po na bejne dem te gjitheve dhe vendin e kane lene pa opozite,ndersa Saliun po e lene te livadhise.Duke qene te percare patjeter qe e majta dhe opozita shqiptare ne pergjithesi eshte e humbur.Ku jane deputet e majte ne parlament?S'po ua degjojme zerin.Me nje Brace nuk vjen behari i dashur.Mire une qe nuk e pelqej te majten se kam arsyet e mia,po ju a mund te me thoni pse e pelqeni?Cfare te mire ka pare vendi per 50 vjet nga ata dikur dhe tani qe ishin per 8 vjet ne pushtet ne kohen e''demokracise''.Nqse ti perkrah kete politike qe po ndjek opozita sot qofsh ti qe je.Ky nuk eshte patriotizem i dashur por shkaterrim edhe i atyre hapave te breshkes qe kemi hedhur gjer tani.Deshtimet ne ekonomi e politike nuk duhet t'i shfrytezojme per tu grindur e share njeri tjetrin.Rruga e baballareve te se majtes eshte e lare me gjak shqiptaresh.Sot ke kesaj dite Kastriot Islamer me shoke ju mbajne te zoterve pronat e rrembyera nga babllaret e tyre gjaksore.Analizoi me qetesi faktet te lutem.Saliu eshte njesoj fajtor si gjithe lideret e majte dhe kete e them me bindje te plote.E shikon se sa fuqi te madhe ka ai ne duart e tija?Dhe kjo per faj te se majtes e cila eshte e percare dhe e fragmentuar.Une mendoj qe fajtori kryesor eshte E Rama me dritshkurtesine e tij.Po presidenti i takonte opozites.Ate ja dha pozites edvini me duart e tia dhe ju e dini kete.Ju jeni te zhgenjyer prej tij,por do te jete mire ta ngrini zerin e kritikes kunder atij qe po e con drejt rrokullimes PS-n.Nuk mund te ec nje emajte me lider qe mendojne se per inat te sime vjerre shkoj e fle me minollan.

Shendet


Postuar nga misterioz datë 20 Tetor 2007 - 23:10:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


Nuk e kam perjashtuar as ate misteriozi,por ti ke harruar te shtosh pasardhesin e enverit edvinin ne liste.



IQVlora Edvinin e kam ne liste,e si mund ta harroja une ate ....,nejse qellimi im ishte te te kujtoja qe secili pergjigjet per veprimet e veta dhe ska pse te marri persiper pislliqet ose ato te mira qe ka bere gjyshi ose stergjyshi tij.Kjo gje perveç'se perçarjes nuk sjell asgje tjeter.
Shendet paç.

Ps.une nuk eshte se pelqej te majten,por nuk pelqej salen dhe tosin.
He se harrova nji diçka per punen e tokes ,me duket se nuk e beri as islami as edvini as ceka dhe as godo por saliu ,njeriu lire ne toke te lire .Ja ku eshte sala ne pushtet pse nuk j'ua kthen token pronareve pse.....sepse i solli vet nga te kater anet e Shqiperise te zaptojne tokat qe s'ishin te tyret.


Postuar nga Piktor datë 20 Tetor 2007 - 23:14:

Te hapen dosjet, dhe kush eshte i implikuar si sigurims nuk ka te drejte te qeverise ne Shqiperi.


Postuar nga erzeni_be datë 20 Tetor 2007 - 23:49:

Back4ever eshte ne ban 1 javor per sharje te renda.

Varka eshte ne ban 3 ditoresh per provokim.

Po si o njerez, t'a kemi aq te veshtire te diskutojme e rrespektojme njeri-tjetrin pa u share e pa u provokuar !


 
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.