Forumi Horizont
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12312)


Postuar nga ~Enigme~ datë 17 Shtator 2006 - 23:52:

Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata"

 
SERENATA
SERENATA

KUR NATA KORCEN E MBULON

Kur Nata Korcen e mbuloi
Dhe kafenet jane mbushur plot
Atje qan zemra ime dhe vajton dhe raki kerkon

Eja e o shpirt o xhan
se zemra po me qan
Zjarrin e zemres o
ta shuajme o me duhan

Do te vij do te vij perseri
Do ulem edhe do pij
Zjarin e zemres o ta shuaj o me raki

Kur kamariera jone zy zeze
Na vjen na buzeqesh
ajo pij bashke me ne
Dhe syrin na i shkel
dhe raki na sjell

EJA O ENGJELL ME PERQAFO

Ne s'munda valle te ti kuptoj
gjithe keto te tuat marzi
o zemer
Ato sy qe ti kane zili

Ku do vesh
Ku do te me lesh
Zemer ku do gjesh
larg prej meje dashurine

Mos harro
kurre mos kerko
kurre mos prano
larg prej meje lamturine

Eja o engjel me perqafo
e mjera zemer vec ty te do

Prape po te te shoh te zemeruar
Por perse as vete nuk e di
Gjithmone keshtu kam kaluar
me kete te shkrete dashuri

MIKJA IME

A te kujtohet ty pranvera
kur ne shetisnim bashte te dy
me thoshe ti ngahera
vdekja me ndan nga ty

Ah ti moj varferi e mjere
Djemte te shumte i ke
Paret si dua s'kane me vlere
zemra e mire eshte flori per ne

E dhe nu ndafshim ndonje here
Dije prej meje sa te rosh
Qofsha dhe ne pallate te arta
O Mikja ime ty s'te harroj

MUNDOHEM TE TE HARROJ

Mundohem te te harroj
Por e kam shume te veshtire
Se me dal perpara ti
Dhe pastaj humbet ne erresire

Harroje....Harroje....
Se ke pasur ti nje trendafil
Harroje ....Harroje
Edhe shkele
Se keshtu do te ndjesh ti pak gezim....

KU SHKUAN ATO NETE

Me kujtohen ato nete 
te qeta si qetesia
te pastra te embla te sinqerta....

Ku shkuan
ku humben
ato nete te qeta
Si u prish miqesia
Si u tret dashuria

Eja Eja
ne krahet e mija
ti gezimin ma rikthe
zemres time te zhuritur
lumturine ti ja dhe...

TE DISH C'PESOI ZEMRA IME

Te dish c'pesoi kjo zemer
Ta tregoj une me kitare
kur i pashe ato syte e bukur
Deri atehere s'kisha pare s'kisha pare...

Ato duart aq te vogla
mund te luanin me kitare
kur i puthnje buzet e mija
u drodhen si ne faj..si ne faj

me mall do ta kujtoj
ate nate jo se harroj
u vunova me the dhe ti
do me shajne ne shtepi

Sa vite do kalojne
ate nate jo se harroj
dhe do qeshim une dhe ti
Do kujtojme Dashurine

Nah Nah Nah Nah....

MARGARITA

Se pa syrrin tend te bukur vajze
jo s'mund te qetesohem
Se pa puthjen tende vajze
jo s'mund te roj

Ne mos mund ta perqafoj
aq sa here do te deshiroj
kurre ne jeten time vajze do te gezoj

O Margarita...O Margarita
Ti je shpresa ime e fundit Margarita
Se te dua ...me te vertete
Kam deshire te te kem une ty perjete

Dhe nqs ke vendosur
mos degjosh kete zemren time
mos me ler mua te mjere
ne ato vegime

Ne mos mund te te perqafoj
aq sa here te deshiroj
Kurre ne jeten time
vajze do te gezoj....

NE KE VENDOSUR VAJZE TE ME LESH

Ne ke vendosur vajze te me lesh
me thuaj qe s'te dua
Mos qofte ajo qe flet
pse tallesh ti me mua

Amann aman aman
Se mu dogj i shkreti i xhan
per fjalen tende
Kjo zemra po me qan

NE KINEMA

Ishim nje nate ne kinema
Ne erresire krah per krah
kur dolem jashte dicka me the
per dashurine me bere be

Sa here kaloj ne kete vend
gjithmone e sjell ndermend
Dhe qaj me lote
ne kete bote ku eshte ku vajti ajo kohe

Ta dish ti
Dhimbjen qe kam
brenda ne zemer 
Dole e pabese...

GJITHMONE PRANE TEJE KALOVA

Gjithmone prane teje kalova
Mos kujto se une ty te harrova
Do te mbetesh ti pjese e zemre time
kur brenga largoja prane teje

Tash tjetra ty te perkedhelen
Dhe mua me le zog te mjere
Do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
Por atehere s'do te kete vend per shtegtare

Zemra ime e ndjen se do te kthehesh
edhe pse e di se mua me plagose
A thua se dashuria jone
tek neteve te pagjume do te mbetet gjithmone

E vemte po ri ne kete nate
E vetme me dhimbjen qe ndjej
ngadale po e shoh hijen tende
e cila ne takim po shkon

Tash tjeter ty te perkedhelen
dhe mua me le zog te mjere
do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
por atehere sdo te kete vend per shtegtare

LULET E MAJIT

Nje dite te bukur maji une ty te takova
tek po rije futur ne nje lule
lulet e majit per ty i enderova
lumturine ne shpirt vec ti ma prure

Por tani je vyshkur me s'ke ere
lulet e tua per mua s'kane me vlere
nuk je ti me lulja e bukur e dites se majit
por je lulja e kenges time te vajit

Do te kujtohen ditet kur rinia
Sa here rembehet ajo nga dashuria
ishe e vogel atehere vajza ime
S'mendoje tjeter vec per enderime

HARROJE DASHURINE

E di s'kam te drejte
te thur une kete kenge
se ty vajze e dashur
te shoh vec ne enderr

Dhe bashke kur u ndame
nuk thame naten e mire
Por thame lamtumire

Te lutem ti falma
gabimin e rende
se sot zemra ime
kendon vec kete kenge

Dhe dhimbja s'durohet
por prape nuk bashkohet...

Harroje harroje
ti dashurine tone
largoi ti brengat
E lumtur Jeto

Se ti e di mire tani
se c'eshte dashuria
Nje mjall ndjen e zjarte
qe cdo kush e do....

KALI I BARDHE

Kam kohe qe dua te ze
nje kale te bardhe
Te rend dite e nate
bashke me te neper savane

Rend kali rend une
fryn ere dhe shkelet bari
Pse iken pse s'afrohet ai kale

Si pune e ketij kalit te bardhe
eshte dashuria
Qe spati aspak per lotet e mija

Urime i coj une asaj prej perendise
qe kur trishtim mos pate
prej dashurise

Vendosa dhe une nje dite
Qe te largohem
Dhe zhurmat e njerzit dhe vajzat mos afrohen

Perpiqen mendohem te ze
ate kale te bardhe
I vetem te jeteoj bashke me te
neper savane

NEN STREHE

Nen njeren te streheve
te nje prej shtepive
degjonim te heshtur
ne pikat e shijut

Dhe lehtas fytyren
ja merja ne duar
Dhe buzkat e njoma
ja puthja nxituar

Por iku capkenia
nje nate prej meje
kur nata e zbehte
coptohej ne pellgje
...I tallur prej streheve

Dhe era e lehte
tund gjethet ngadale
me shfaqet mes lotesh
fytyra e saj...


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Shtator 2006 - 04:40:

hemmmmmmmmmm mua me deh kjo "aroma" e korces


Postuar nga ~Enigme~ datë 19 Shtator 2006 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
hemmmmmmmmmm mua me deh kjo "aroma" e korces

pale te maresh pjese te kendosh te ben tape fare
Po shtoj dhe disa kenge te tjera qe me pelqejne mua ..

Pak arome korce ne vazhdim per juve te gjithe
*************************************


Postuar nga ~Enigme~ datë 19 Shtator 2006 - 01:28:

TI VETEM QAJE

Dashurova syte e bukur
syte e djallezise
me shkaterove me helmove moj
ma more rinine

Ti vetem qaje
s'pranoje te qeshje
dhe therisje moj
hajde hajde

Ne pjetore une jam ulur
Dhe po pija vetem
dhe per ty po mendoja moj
si ta kaloj jeten

ARAPKE MOJ

Me thane se te pane ty
te pane ty duke lutuar
me mire te qaj une per ty
se sa ti per mua

O mos mu deshpero ti
O mos me hidhero
Arapke moj
sy zezke moj
Sa fort te dashuroj

Me thane se vadidje ti
nje kopesht me jargavane
o keputma nje Dhe falma mua
aman cma dogje xhanin

6 MUAJ SHKOVA ...

6 muaj shkova
o per ne lice
nate e dite mendoja
per nje vajze te re

Doktori..mamaja
Mbi koke me ri
por dot s'me sherojne
dhemb per dashuri...

Nga spitali dola
bera moj serenate
cupkat vejne e vijne 
s'me lene rehat

SE DO TI DUA

Te te them je lule
ti je me e bukur
Te te them je gonxhe
te humbas freskine

Se ti zemren time
vashe o ma ke mare
mos o per koken tende
mos me mbaj merri

Se do ti dua, do ti dua..dua
ato dy syckat
ti vashehe falmi mua
se do ti dua ...dua pergjithmone

Se do ti dua ..dua dua
ato dy buzkat
ti vazhe falma mua
se do ti dua ..dua pergjithmone

Te te them je drite
ti verbon dynjane
mos per koken tende
mos me bej hatane

Se asnje ze tjeter
zemra s'me pranon
mos per koken tende
mos me torturo

MARJANA

Si ste erdhi keq
si moj s'tu durua
u ndave papritur
u ndave nga mua

Marjana theres
Marjana ska
Marjana iku
dhe me la
e imja je o moj Marjana

Dhe nje dite guxova
te erdha tek porta
zerin ta degjova
ishe ti Marjana

PA DASHURI PA XHELOZI

Por si nje qiri
po me tretet jeta
lotet e mia
s'kane mbarim

Une shume kerkova
por nuk gjeta
pa dashuri pa xhelozi

Lerme ne prer moj te te mar
dhe te ta heq ate merzi
na pret te gjitheve nje kryq
pa dashuri pa xhelozi

Pa krahe mbeta pa gezim
Vertitem rugeve kot me kot
ajo qe desha me s'me do
dhe dot nje tjeter s'dashuroj

Te pakten hidhme nje veshtrim
me duaj ca me te vertete
Se ti e di qe shpirti im
per ty u tret ne kete jete

Te pakten falme nje shkendij
edhe te shohesh si do djeg
edhe nje mal edhe nje pyl
edhe nje pyll edhe nje det

NE S'ME DO ME PERVELO

E mban mend sa te kam dashur
tani mua me s'me do
gjithe premtimet i harrove
dhe nje tjeter dashurove

Mos pande se s'gjej nje tjeter
qe ta kete syrin e zi
vec buzeqeshja jote e embel
me dogji me beri hi

U vyshken lulet e majit
ato celen perseri
kete vjet i mbuloj bora
tani vjen dhe behari i ri

Me duaj mua te shkreten
dhe me shpirt me dashuro
behu zjar si zjar rufeje
ne s'me do me pervelo


Postuar nga Balerina datë 19 Shtator 2006 - 06:18:

Enigma, ahhhh c'na kenaqe me keto kenge. Lulet e Majit dhe Ti vetem qaje jane te preferuarat e mia. Une po ve nje tjeter, te cilen e kam shume shume qejf. Nje nga arsyet e shumta qe mezi e pres Vitin e Ri ketu eshte se vetem aty mund t'i kercej keto kenge, se dasma nuk kemi shume, per te mos thene hic.

Ne Moshen e Dashurise

Ne moshen e dashurise
Kur isha njezet vjec
me dhimbje morra rruget
bashke me shoket
per ne kurbet
Te lashe un ty moj Tana
te lashe moj ne vetmi
Tanen dhe Korcen time
valle do ti shoh nje dite
Tanen dhe Korcen time
valle do ti shoh nje dite

(Refreni)
Mendoja mendoja
mes dhimbjesh kujtoja
shkelqimin e syckave te saj
se shkoi dashuria
se shkoi lumturia
po vyshket venitet ajo vashe.(2x)

I vetem ne kete bote
larg o ne Selanik
Tanen dhe Korcen time
valle do ti shoh nje dite
Tanen dhe Korcen time
valle do ti shoh nje dite
nena nga larg me shkruan
se tana eshte martuar

ta nis me te keqen tjeter
zemres i ve nje gur (2x)

(Refreni)
Mendoja mendoja
mes dhimbjesh kujtoja
shkelqimin e sykcave te saj
se shkoi dashuria, se shkoi lumturia
po vyshket, venitet ajo vajze (2x).


Postuar nga ~Enigme~ datë 19 Shtator 2006 - 20:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Enigma, ahhhh c'na kenaqe me keto kenge. Lulet e Majit dhe Ti vetem qaje jane te preferuarat e mia. Une po ve nje tjeter, te cilen e kam shume shume qejf. Nje nga arsyet e shumta qe mezi e pres Vitin e Ri ketu eshte se vetem aty mund t'i kercej keto kenge, se dasma nuk kemi shume, per te mos thene hic.[/color] [/B]

S'me besohet qe kisha harruar kengen ne moshen a dashurise. me pelqen shume...eh sa kenge qe ka!!!! Mua me sjellin nostalgji serenatat.
o po di ti martojme me zor balerina qe te kercesh ti mua faktikisht me pelqen ti kendoj me shume serenatat se ti kercej..thjesht preference

 


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Shtator 2006 - 20:42:

Pu pu pu cdo me martoj ne korece kjo vajze mua e shoh une


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Maj 2007 - 01:51:

Lule ne Saksi

Si se ujite
lulen, dashurine
qe la pas dhimbje

e shinte, e shikoja
mjer kush e pa
lulen qe po del

oh ne gjoksin tim
sa lote qe kane rene
s'pate mallengjim
per besen e dhene

oh mbi gjoksin tim
sa lote kane rene
s'pate mallengjim
per fjalen e dhene

si se ujite lulen dashuri
qe prej asaj dite
te lindi ne gji
ike u largove
su kujtove ti
lulen ne saksi
ti e vrave ti

oh mbi gjoksin tim
sa lote kane rene
s'pate mallengjim
per fjalen e dhene


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Maj 2007 - 01:55:

Ti Lot e Qesh me Mua

Ti lot e qesh me mua
si nje femije
e ndez ne zemren time nje zjarr te rri
nje zjarr qe zemren time ma shqeteson
c'ke vajze qe me ngacmon

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

me syte qe te shkelqejne ti me shikon
dhe sa shikime te embla ti me dergon
nje nate te mos me shohesh
ze me kerkon sikur me dashuron

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

Te dua, po mos trego

O moj Korcare

Ne mes te nates ne qetesi
ti ne ballkon me rrije
e me veshtroje me embelsi
o moj korcarja ime

o moj korcare sa e bukur je
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard
zemrat tona
digjen flake e zjarr

Fjalen e pare kur ma dhe
zemren ti ma coptove
o pse me ike pse me le
ne vetmi...

O moj korcare sa e bukur je
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard zemrat tona
digjen flake e zjarr

Jam, jam e mire
s'jam, s'jam e mire
dhe ne jam e mire
jam per veten time


Postuar nga ishpeshtimi datë 12 Maj 2007 - 08:36:

Re: Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata"

[QUOTE

MIKJA IME

A te kujtohet ty pranvera
kur ne shetisnim bashte te dy
me thoshe ti ngahera
vdekja me ndan nga ty

......ky eshte nje bashkim alla Bbaliu i dy serenatave e para e viteve '50 dhe e dyta e disa viteve me vone.....kur te jem jo i dehur do i shkruaj te dyja...................

Ah ti moj varferi e mjere
Djemte te shumte i ke
Paret si dua s'kane me vlere
zemra e mire eshte flori per ne

E dhe nu ndafshim ndonje here
Dije prej meje sa te rosh
Qofsha dhe ne pallate te arta
O Mikja ime ty s'te harroj



[U]KU SHKUAN ATO NETE


Me kujtohen ato nete 
te qeta si qetesia
te pastra te embla te sinqerta....

Ku shkuan
ku humben
ato nete te qeta
Si u prish miqesia
Si u tret dashuria

Eja Eja
ne krahet e mija
ti gezimin ma rikthe
zemres time te zhuritur
lumturine ti ja dhe...


......kjo nuk eshte serenate korcare por kenge e bere ne vitet -80 nga pogradecari Thanas(nuk e kujtoj mbiemrin)
TE DISH C'PESOI ZEMRA IME

....

MARGARITA

Se pa syrrin tend te bukur vajze
jo s'mund te qetesohem
Se pa puthjen tende vajze
jo s'mund te roj



NE KE VENDOSUR VAJZE TE ME LESH

Ne ke vendosur vajze te me lesh
me thuaj qe s'te dua
Mos qofte ajo qe flet
pse tallesh ti me mua

Amann aman aman
Se mu dogj i shkreti i xhan
per fjalen tende
Kjo zemra po me qan

.....e paplote.....................



GJITHMONE PRANE TEJE KALOVA

Gjithmone prane teje kalova
Mos kujto se une ty te harrova
Do te mbetesh ti pjese e zemre time
kur brenga largoja prane teje

Tash tjetra ty te perkedhelen
Dhe mua me le zog te mjere
Do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
Por atehere s'do te kete vend per shtegtare

Zemra ime e ndjen se do te kthehesh
edhe pse e di se mua me plagose
A thua se dashuria jone
tek neteve te pagjume do te mbetet gjithmone

E vemte po ri ne kete nate
E vetme me dhimbjen qe ndjej
ngadale po e shoh hijen tende
e cila ne takim po shkon

Tash tjeter ty te perkedhelen
dhe mua me le zog te mjere
do te kthehesh ne cerdhe ndonje here
por atehere sdo te kete vend per shtegtare

''''''bashkepunim Babaliu-Ilir something....whatever




qe cdo kush e do....

KALI I BARDHE

Kam kohe qe dua te ze
nje kale te bardhe
Te rend dite e nate /Prandaj dit e nat po vrapoj
bashke me te neper savane / Neper Savane.

Rend kali rend une
fryn ere dhe shkelet bari
Pse iken pse s'afrohet ai kale /Pse iken ashtu
/Pse largon sot ai kali

Si pune e ketij kalit te bardhe
eshte dashuria
Qe spati aspak per lotet e mija/Nuk pat kurr' meshir ajo
/Per lotet e mia
Urime i coj une asaj prej perendise
qe kur trishtim mos pate
prej dashurise

Vendosa dhe une nje dite
Qe te largohem
Dhe zhurmat e njerzit dhe vajzat mos afrohen

Perpiqen mendohem te ze /Perpiqem mundohem te ze
ate kale te bardhe
I vetem te jeteoj bashke me te
neper savane

NEN STREHE

Nen njeren te streheve
te nje prej shtepive
degjonim te heshtur
ne pikat e shijut

Dhe lehtas fytyren
ja merja ne duar
Dhe buzkat e njoma
ja puthja nxituar

Por iku capkenia
nje nate prej meje
kur nata e zbehte /Kur hena e zbehte
coptohej ne pellgje

.....
Tani i vetmuar
Qendroj poshte strehes
Me pas qaj, largohem
I tallur prej eres....
.................

Dhe era e lehte
tund gjethet ngadale /Tund strehet nadale
me shfaqet mes lotesh /Afrohet mes lotesh
fytyra e saj...
[/QUOTE]


Postuar nga ishpeshtimi datë 12 Maj 2007 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Ti Lot e Qesh me Mua

Ti lot e qesh me mua
si nje femije
e ndez ne zemren time nje zjarr te rri
nje zjarr qe zemren time ma shqeteson
c'ke vajze qe me ngacmon

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

me syte qe te shkelqejne ti me shikon
dhe sa shikime te embla ti me dergon
nje nate te mos me shohesh
ze me kerkon sikur me dashuron

Vjen e iken e plot lajka ke
moj e vogel capkene je
me shikime fjale mos me mundo
thuaj me do apo s'me do

Te dua, po mos trego

Eni mos i bej corbe kenget e Anida Takes dhe Pavlina Nikajt me serenadat e KOrces



O moj Korcare

Ne mes te nates ne qetesi
ti ne ballkon me rrije
e me veshtroje me embelsi /un te kendoja me embelsi
o moj korcarja ime / E tine me degjoje

o moj korcare sa e bukur je / o moj korcare e bukur si pupe
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard
zemrat tona
digjen flake e zjarr

Fjalen e pare kur ma dhe
zemren ti ma coptove
o pse me ike pse me le / Te vetem mua ti me le
ne vetmi... / Ne vetmi pa dashnore

O moj korcare sa e bukur je
me ato naze porsi nuse e re
e kur me shkoje ti ne bulevard zemrat tona
digjen flake e zjarr

Jam, jam e mire
s'jam, s'jam e mire
dhe ne jam e mire
jam per veten time



Kjo e sipermja eshte nga kenget gazmore te Petro Dules:

Jam jam i mire,
S'jam s'jam i mire
Dhe ne jam i mire
Jam per veten time.

Nga verka e kycit
Fshehurickazi
T'pam moj nus' e Tasit
Beje dashuri

Ose varianti i dyte eshte

Nga verka e kycit
Fshehurickazi
Prift i Ravonikut
Bente dashuri

Me nje vajzen tone
Qe kemi ne malle
Deshte ta kandiste
Ta bente me barre..

Jam jam i mire
S'jam s'jam i mire
Dhe ne jam i mire
Sheqer per bandille...

C'na mori ky Nasi
Na shpuri Rrembec
Surrat karajane,
Koke kastravec...

Etj.etj etj.....


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Maj 2007 - 18:53:

peshto o lugat ca mi ke bere temes po ik ik. Paske pire pa shoqerine tone ne SHAMATA.

Vargjet e kengeve jane redaktuar nga ishpeshtimi !!!!


Postuar nga ishpeshtimi datë 13 Maj 2007 - 06:14:

S'kam te drejte te redaktoj...ama t'i kendoj sic duhet po......

Ja nje kenge serenate sarahoshesh:


Kendo Xhemal kendo me kitare,
Kengen me t'bukur qe di,
Se ajo me ben te rrezistoj(2 here)
Jeten pa dashuri (2 here)

Qendroj pran' shishes sime te dashur
Ne nje pijetore te shkret'
Te pi te qaj pastaj le te vdes
Se kam pas dashur nje vajze. (2 vargjet e fundit 2 here)

Qendroj pran varrit te dashures sime
Qendroj dhe nuk leviz dot
Te pi te qaj pastaj le te vdes
Se kam pas dashur nje vajze


Postuar nga ishpeshtimi datë 14 Maj 2007 - 04:17:

Serenadat, kenget e rrugeve apo kenget e ndaluara!

Duke mare shkas nga disa kenge korcare te nje albumi te Ermira Babaliut,dhe te permendura nga Enigma ne Forum,du ta them se pas Luftes se Dyte,ne Korce vazhdohej tradita e te kenduarit neper rruge.
Jane kenduar kryesisht 3 tipe kengesh.

1.Ato qytetare te krijuara qysh ne vitet e para te shek. te XX.Nje pjese e mire e tyre kane qene pershtatje te kengeve te kohes ne Perendim(France,Itali ndoshta dhe ne Greqi)>Pjesa tjeter ka qene krijimtari e mirefillte e kompozitoreve korcare brenda dhe jashte Atdheut.

2.Grupi i dyte ishte ai i kengeve te krijuara nga amatore,te cilat per shkak te nje niveli jo shume te larte artistik,nuk ngjiteshin dot ne skena,por pelqeheshin dhe kendoheshin nga masa e te rinjve ne cdo lloj feste,gezimi apo darkave gjate veres nnen ndonje penxhere vajze.

3.Grupi i trete ishte i kengeve me nivel muzikor dhe letrar,por qe mbeteshin "jetime"per shkak te mosperputhjes me frymen e realizmit socialist.Keto ishin kenge qe mesoheshin goje me goje por jo gjithmone mund te kendoheshin hapur,se mund te kishe probleme me "fuksat".

Ne albumin e Babaliut dhe te disa kengetareve te tjere korcare,jane perfshire kenge te njohura qytetare korcare,por shume syresh kane deformime edhe ne muzike edhe ne tekst.Ndoshta i tille eshte fati i kengeve qe nuk mund te regjistrohen menjehere nga autoret e tyre.

Po ve me poshte tekstin e nje kenge te ndaluar.

Jetime ishe jetime prap' ke ngelur,
Ai qe zemren ta mori fluturoi,
Katermdhjet' vjet shkuan e vane ne mergim,
Sa shpejt ti e harrove dashurine.

Ti ne gjume si e cmendur me kerkon
Dhe mendon gjithmon' per dashurine
Ti me mall puthjet e mija i kujton
Por ato per ne shkuan dhe s'vijne.

Kujtim ishte per ne 2 tetori
Kur vjeshta gjethet rrezoi dalngadal
Porsi qiriri dashnin ton' e perveloi
Ajo cka ne na ndau pergjithmone.

Ti ne gjume si e cmendur me kerkon......

Autori i kenges ishte denuar 14 vjet per tentative arratisjeje.Kengen e kishte kompozuar ne burg dhe e kendonte pasi kishte dale.Prej tij e mesuan shume te tjere.


Postuar nga ishpeshtimi datë 14 Maj 2007 - 22:04:

Ai vit.

Kete kenge e kam degjuar per here te pare nga nje tjeter i denuar per tentative arratisje.Quhet Tomi Kondakci.Nuk di nese eshte krijim i tij apo i dikujt tjeter:

Se ai vit si gjithe vitet
Dymbedhjet' i kishte muajt
Se ai vit si gjithe vitet
Kater stinet ne gji i mbante.

Vera e tij solli per mua
Takimin me te dhe lumturine
Vera e tij solli freskine
Me solli puthjen dhe dashurine.

Por ja tani une kam mbetur
Pa limanin e syve te tua
Pa buz'qeshjen e buzeve te embla
Dhe pa fjalen e thjeshte "Te dua".

Do vine vite te tjera si keto
Me ty dhe pa ty prane,
Vecse kjo nat' mua dhimbjen me shton
se kujtoj un' takimin e pare.

Ndaj erdha prape ne kete vend
Ku lashe aq shume kujtime
Edhe ky prak mua dhimbjen me shton
Peng ka mbetur ketu zemra ime.


Postuar nga ishpeshtimi datë 01 Qershor 2007 - 22:21:

Nje tjeter e huajtur nga kenge te huaja te kohes eshte "Shkruame" sipas kenges italiane "Scrivi mi".


Shkruame,
Mos me lere te vuaj
Shkruame nje fjale te embel
Te me, te me qetesosh.

Nena jote me shkruan
Me c'sinjor je martuar,
I harrove premtimet
Qe me pate dhuruar.

Shkruame,
Mos me lere te vuaj
Shkruame nje fjale te embel
Te me, te me qetesosh.


Postuar nga ishpeshtimi datë 02 Qershor 2007 - 00:43:

Ne albumin e siperpermendur te Babaliut,nuk eshte perfshire nje tjeter serenate e viteve '80. Ka per autor pogradecarin Thanas dhe nuk di sa mund te perfshihet ne ato korcare.Sidoqofte vargjet ishin te tilla:

ENI

Ti nuk erdhe mbrem' tek ura
Kur e qet mbremja zbriste
Heeeeeeeeeeeejjjjjjjjjjjjjjj
Eni, Eni , Eni Eni Eni hej hej

Syt e tu jan per mu
Gjithshka ne bo-oot
O Eniiii, O Eniiiii
Lalalala lala lalallalala

Ka patur shume Heejj, Iiiiiiiiiiii dhe Lalalala po ka qene nje nga melodite me te bukura te asaj kohe....


Postuar nga Glaukus datë 23 Korrik 2007 - 23:47:

 

Kur vjen behari

Kur vjen behari
cel qershia
vajza te bukura
faqkat te paputhura
andej kendej kerkojne djemte
duan te lozinë , te qeshinë..


Ta dish ti c'pesoi kjo zemer
ta tregoj un me kitar
kur i pash dy syte e bukur
der atehere s'kisha pare
s'kisha pare , s'kisha pare
ato duar aq te vogla
kur te luanin me kitar
kur i puthe buzet e mija
lehte u drodhe si ne faj
si ne faj...

Me mall do ta kujtoj
ate nate jo se harroj
u vonova me the me drithme
do me shajne ne shtepi

sa vite do kalojne
ate nate jo se harroj
dhe do qeshim un edhe ti
do kujtojme dashurine ...


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Korrik 2007 - 23:50:

Ja dhe pak melodi

Perendeshe e Bukurise - Aferdita Zonja
http://youtube.com/watch?v=TWXiOhAiyvE


Postuar nga ~Enigme~ datë 03 Korrik 2008 - 15:55:

Nen Strehe -Ermira Babaliu
(http://youtube.com/watch?v=NVWTnEaqHKk)


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Maj 2011 - 02:09:

Serenata Korcare - Historia e Kenges Pjesa 1:


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Maj 2011 - 02:09:

Serenata Korcare -Historia e Kenges - Pjesa 2


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Maj 2011 - 02:11:

Eli Fara - Serenata Korcare 2010 Pjesa 3


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Maj 2011 - 02:11:

Eli Fara - Serenata Korcare - Pjesa 4


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 31 Maj 2011 - 15:27:

Sa bukur do ishte sikur te gjendeshin gjekundi te kenduara gjithe keto vargje.. Serenatat korcare jae magjepsese! Ime me ka kaluar nje pjese te mire te femijerise se saj ne Korce.. Neteve te dimrit kur iknin dritat na ngrohte dhomen me zerin e saj, njihte kaq shume serenata! Me e preferuara ime ishte njera me Ketin qe dashuronte nje marinar e fillonte me "atje ne Hollande ne vendin e ullinjve".. Do e kerkoj njehere mos e gjej..


Postuar nga ~Enigme~ datë 01 Qershor 2011 - 00:49:

Atje ne Hollande ne vendin e mullinjeve

D&F me kenaqe... Me kujtohet se gostirat dhe mbremjet nuk shpetonin pa kenduar serenatat me kitare. Kur e kam hapur kete teme ne youtube kishte shume pak. Tani eshte mbushur me kenge serenatash.

Nuk e gjeta ne youtube kengen qe permende por gjeta nje link. Shpresoj te te hapet.

http://www.meemira.com/23709/mp3/-m...llande.mp3.html

Atje ne Hollanen ne vendin e mullinjeve
Jetonte Keti nje vajze shume e bukur
I kishte syte te zeza dhe te medhaja
Dhe dashuronte me te bukurin marinar

Hollandaze, ti vasha ime vashe e dashur
Ti vetem mua me ke dashur

Nje dite prej ditesh vapori
Sec po nisej
Atje jetonte Keti ne Hollande
Qe mezi priste marinarin ta takonte

Ti marinar eja ne krahet e mia
Me jep nje puthje ti ne breg te detit
Pastaj lundro ti ne mes te detit
Por mua Ketin jo jo mos me harro

Per me shume:
http://www.meemira.com/tiran/music/6.html


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 01 Qershor 2011 - 01:07:

Rrofsh Enigme, kjo eshte. Ndryshoka pak teksti ketu, po une po i besoj me shume versionit te mamit tim .. E mbaj mend si sot melodine, e s'ia kam thene akoma qe e mbaj mend.. Do ia kendoj ndonje dite ne telefon kur t'u ikin dritat atyre


 
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.