Forumi Horizont
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- 11 Shtatori: Dy Vjet Më Vonë, Shpresat Burojnë Nga Zona Zero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2046)


Postuar nga Klodel datë 10 Shtator 2003 - 00:07:

11 Shtatori: Dy Vjet Më Vonë, Shpresat Burojnë Nga Zona Zero

ROBERT MCMAHON RFE/RL

Deri sa bota e përkujton dyvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, vemendje e veçantë vazhdon t'i kushtohet vendit ku ndodhej ish Qendra Botërore e Tregtisë në Menhetën, ku e humbën jetën rreth 2.800 njerëz.
Me përshpejtimin e aktiviteteve për rindërtimin e zonës, gjithnjë e më shumë mendohet që ajo të bëhet një memorial për viktimat e terrorizmit, simbol i rilindjes, dhe nxitje për ringjalljen e njërës nga qendrat më të mëdhaja të biznesit në vend.
Dy vite më vonë, vendi është një gropë e madhe ku jetojnë dhimbja dhe shpresa.
Zona 7 hektarëshe njihet si zona zero. Vendi ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë ekziston si një përkujtim emocional dhe fizik. Me kalimin e muajve, dalëngadalë janë hequr lemeritë e 11 shtatorit 2001, por vendi ende nuk e ka marrë formën e re.
Turistët megjithate vendin e vërshojnë, edhe pse aty mund të shohin vetëm makina të ndërtimit dhe themele. Është një ndjenjë se diçka e veçantë mund të dalë nga mbeturinat, thotë Robert Yaro, kryetar i Shoqatës për Planifikimin Rajonal.
Grupi i tij i përket një rrjeti të organizatave civile, që i mbikqyrin përpjekjet për rindërtimin e Manhattanit. Ai i ka thënë "Evropës së Lirë" se planet e rindërtimit balancojnë një varg interesash që mund ta transformojnë zonën.
"Vendi e ka marrë kuptimin simbolik për gjithë njerëzit e botës. Miliona vizitorë kanë ardhur vetëm të shohin se çfarë po ndodh në këtë kantier, dhe mendoj se miliona të tjerë ende do të vijnë", thotë Yaro.
Planet e tyre bëjnë thirrje për rindërtimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, por jo si qendër komerciale.
Epiqendra mund të jetë një memorial për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe sulmin me bomba në 1993, ku u vranë 6 njerëz.
Keneth Jackson, një historian prominent nga Nju Jorku thotë se i ka inkurajuar planet e tilla. Por për momentin, thotë ai, zona zero ende paraqet një plagë të pashëruar. Ai i tha "Evropës së Lirë" se ringjallja e ish Qendrës Botërore të Tregtisë ka vlerë simbolike.
"Ana fizike e katastrofës është e pabesueshme, dhe është me rëndësi që qyteti i Nju Jorkut aty të vendosë diçka tjetër, sepse duke e parë këtë gropë aq të madhe, neve na kujtohet se çfarë humbëm. Mendoj se ky vend ka bërë që qyteti të jetë përfaqësues i rrahjes së zemrës së demokracisë, lirisë dhe kapitalizmit, ashtu siç ka qenë me shekuj", thotë Jackson.
Ka patur propozime të ndryshme për rindërtimin e zonës. Zyrtarët e Korporatës, e cila i ndjek aktivitetet e rindërtimit, zgjodhën rreth 5.200 syresh për disejnimin e memorialit. Zëdhënësja Joanna Rose thotë.
"E kthyem prapë tregun e gjelbërt. 13 parqe janë rregulluar dhe revitalizuar. Presim që qendra të rikthehet në jetë më mirë se kurdoherë më parë", thotë Rose.
Por në mesin e njerëzve ka edhe shqetësime se rindërtimi do të mund t'i lërë pas dore kujtimet për mijëra të vdekurit në sulmin ndaj kullave binjake.
Gjatë javës, familjarë të viktimave protestuan kundër planeve për zhvillimin e qendrës. Disa familje madje thonë se gjurmët e mbetura duhen trajtuar si të shenjta dhe të ruhen si memorial.
Ndërkaq të tjerët, ngushëllimin për plagët e tyre e shohin te ndërtimi i një hapësire memoriale dhe kulturore, mu në vendin ku qëndronin kullat binjake.
Por Yaro thotë se banorëve të Nju Jorkut gjithashtu u duhet t'u rikthehet prapë një pjesë e horizontit.
"Është e dhembshme dhe vërtetë dhemb të shohësh horizontin pa të dyja kullat, që e tregonin Manhattanin dhe horizontin mbi të. Prandaj mendoj se më tërheqës është propozimi për ndërtimin e dy kullave në formë spiraleje, që do të ngriteshin deri në majet më të larta", thotë Robert Yaro.


Postuar nga déjà-vu datë 11 Shtator 2003 - 23:55:

Question

Analiste e lexova dhe rilexova dy here te them te drejten.Duhet te dime vertet se si e mendon Kryetari i Shoqates per planifikimin rajonal????


Postuar nga Klodel datë 11 Shtator 2003 - 23:59:

mund te pyesesh prane bashkeise se nju jorkut


Postuar nga déjà-vu datë 12 Shtator 2003 - 00:08:

Smile

Interesante do te thoja,por antiamerikanizmi im me shtyn te mos ta bej edhe pse deshira eshte teper e madhe .Respekt per viktimat,jane gjithnje ''efekte anesore'' por mendoj qe eshte spekulluar shume mbi kete fakt!
Doja te dija nese informacioni i sjelle prej teje mund te perfshinte sadopak edhe masen e te gjalleve,te pranishem ketu...

Ciao


Postuar nga Enri datë 12 Shtator 2003 - 20:52:

11 Shatori. Dy vjet me vone

Pjesa e pare

Viti I dyte mbas 11 Shtatorit 2001 pruri ndryshime shume me te medha dhe negative sesa I pari. Perkeqesimi I gjendjes se marrdhenieve nderkombetare eshte nje fakt I pamohueshem dhe, c’eshte me e keqja, ndryshimet kane te bejne me sektore themeltare me ndikime dhe pasoja afatgjata ne marrdheniet ndermjet kombeve. Behet fjale per ndryshime qe do duan teper kohe dhe mund ne menyre qe te rikthehen ne gjendjen e tyre te meparshme.

Mendoj se nje permbledhje do te ishte e nevojshme te kuptojme me qartew per se behet fjale:
1. Ne rradhe te pare OKB-ja, I vetmi organ mbareboteror, eshte zhytyr ne nje rruge pa kthim shkaterrimi dhe mosnjohjeje si organi I vetem qe ka te drejte te vendose per nderhyrje ushtarake ndaj nje shteti-anetar te saj. Perpjekja e Gjermanise dhe Frances ta bejne nje organizate paqeje s’pati rezultat per shkak te kembenguljes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes te bejne luften e tyre ndaj Irakut jashte kontekstit te Organizates duke kuptuar qe s’kishin asnje lloj mbeshtetjeje ne Keshillin e Sigurimit. Do perbente nje gabim tragjik, qe do te sillte dhe goditjen perfundimtare ndaj OKB-se, pranimi nga ana e saj te marre persiper krijimin e nje qeverie te perkohshme te Irakut. Kjo do te legjitimonte, de jure, dhe luften e bere nga SHBA-te ne Irak. Formula e drejtimit te Irakut mund te perbeje vertet nje rrugezgjidhje per deshiren e europianeve te marrin pjese ne rindertimin, qeverisjen dhe ndarjen e kontratave te naftes irakene, por kjo gje do te rrenjoste pergjithmone ne ndergjegjen e plagosur te arabeve OKB-ne si nje organizate/vegel tjeter e Perendimit ne sherbim te pushtimit te tokave te tyre. Do te triumfonte pikerisht ajo qe Osama Bin Laden thoshte ne nje mesazh te tij per OKB-ne, ku e shihte si nje bashkefajtor I cili po u shkaktonte deme arabeve. Ketij lloj perceptimi mund ti bashkangjitet dhe hedhja ne ere e zyrave te OKB-se ne Irak, gjate diteve te kaluara.
2. Qeveria amerikane me indiference ndaj nje kulture tjeter dhe me ndergjegje te plote – jo nga gabime apo nga te metat e saj , sic thuhet shpesh keto kohe – eshte duke perparuar nje perplasje teresore me boten islame. Shtepia e Bardhe konsideron – me te drejte – qe, sa me teper qe pershkallezohet konflikti ne fjale, aq me teper do te ngushtohen dhe shtegjet e diferencimit te europianeve, akoma dhe ne rastet ne te cilat ndoshta do te deshironin te manovrojne ne nje menyre tjeter. Kjo gje vertetohet nga nje shumellojshmeri parametrash, sic jane: arrestimet e shume arabeve, qofte dhe thjeshte si te dyshuar, si ne Amerike, ashtu dhe Europe, mohimet per dhenie azili politik arabeve dhe myslimaneve, perkeqesimi I marrdhenieve euroarabike, etj.

Nga ana tjeter, qendresa e irakeneve kunder pushtueseve (termin pushtues e ka pranuar dhe vete Administrata amerikane) e shndrron ate vend ne nje lloj Palestine te kohes moderne. Eshte e veshtire per ne europianet dhe sidomos per amerikanet te kuptojne qarte se sa shume urrejtje lind ne shpirtin e opinionit arab, dhe me gjere atij mysliman, nga ndjenja e poshterimit qe ata perceptojne ndaj shkaterrimit, pushtimit dhe pergjynjjes se Irakut. Fakti qe shteti dikur me I pasur I gjithe botes arabe, qe te gjithe e kishin zili per pasurite natyrore, per shendetesine, per nivelin e larte te jeteses, per nivelin e larte te sitemit arsimor, eshte shndrruar tashme ne nje mase te paane njerezish te deshperuar dhe te shkaterruar si fizikisht ashtu dhe ekonomikisht e psiqikisht, qe s’kane me as uje per tu lare e pire, as energji elektrike, as ushqim, as pune dhe qe rropaten perdite ne rradhe per ….nafte, s’do shume komente per te pershkruar ndjenjen e mesiperme te arabeve. Duke patur parasysh qe qeveria amerikane nje here kercenon Iranin, nje here Sirine dhe pastaj dhe Arabine Saudite, diten tjeter organizatat integraliste te Palestines apo Libanit, e keshtu me rradhe, mund te mbeshtese fare mire ate qe thame me lart per ndergjegjen e plagosur te arabeve.
...vijon


Enri Hide
Shtator 2003


Postuar nga Lakanderi datë 13 Shtator 2003 - 23:26:

Cool

11 shtator dhe perseri rikujtohet tragjedia qe u kushtoi jeten 2800 njerezve.Sa mire do ishte te rikujtohej ky fakt,te rikujtoheshin te gjitha viktimat e pafajshme...
Shpesh kam pershtypjen se rikujtohet dicka tjeter,goditja e luanit nga nje mi.
Sepse i ngjan nje farse ky tamtami pakez primitiv amerikan.
I ngjan nje farse sepse shfrytezohen keto raste per te ringjallur edhe njehere ate unitetin e njerezve kunder te keqes,qe i goditi mu ne zemer.
Dhe me vone shfrytezohet ky unitet,ky solidaritet i percartur per te vene ne levizje ate makinen e perllogaritur me se miri,se ciles nuk do ti behej vone edhe sikur ne vend te ketyre 2800 te ishin 28000 viktima.
Ajo makine luftarake qe heshturazi predikon se armiku eshte ai irakeni apo afgani apo sauditi,qe nuk ia ka qejfi ta heqe vallen sipas fyellit te Amerikes.
Te paret njerez,qe jane genjyer jane ata amerikanet e thjeshte,qe me dhimbje dalin dhe perkujtojne te afermit qe s´i kane me.Dhe qe duket sikur jane gati te bejne gjithcka kunder terrorrizmit.
Dhe llogaritaret qeveritare nisin tanket te crrenjosin terrorizmin ne fole,d.m.th. te bejne pluhur Irakun,Afganistanin etj.Pa e vrare mendjen qe per dy terroriste po vriten edhe dyqind te pafajshem edhe dyzina ushtaresh amerikane.Dhe pas kaq kostosh del se terroristet jo vetem qe nuk jane zhdukur po jane shumefishuar.Por llogaritaret nuk jane kaq naive.Nese iraku clirohej nga diktatura shpejt e pa deme c´do te fitonin?
Nese e shkaterrojne marrin te drejten e rindertuesit.Me nje fjale edhe te shfrytezuesit.Lobi i forte i armeprodhuesve u pasurua,tani hyn ne loje lobi tjeter i forte,ai i vajit.
Ndonjehere nje plus nje ben kater!
Po ata qe humben 2800 te aferm?Po milionat e irakeneve?Po...
Do rregullohen te gjitha...beni durim.

Ne fund te fundit "IN GOD WE TRUST" !!!


Postuar nga Klodel datë 27 Tetor 2003 - 20:06:

pse ndodhi 11 shtatori ne amerike???

te shtunen po ndiqja tek cnn nje dokumentar, ne te cilin, nje nga analistet e CNN per Lindjene Mesme, ishte perpjekur te gjente rrenjet e sulmeve te 11 shtatorit.

Si mendoni ju? pse ndodhi 11 shtatori??? ku qendrojne rrenjet e nje urrejtjeje kaq te madhe ndaj Amerikes dhe pse pikerisht u zgjodh kjo menyre??

pres mendimin tuaj


Postuar nga arber datë 28 Tetor 2003 - 20:39:

Hi Pershendetje ne radh te pare per sa i perket 11 shtatorit me rrezimin e dy pallateve me te mire dhe te lart mendimi im dhe me cfar kam nigjuar mund te jet dhe si nje demin nga Zoti ngase nuk i hypet ne maj ashu duhet ta marresh gjithcka nga dale dhe mire gjithashtu duke pare dhe ekonomine e shteteve te tjera dhe e dyta Xhorxh W Bush gati e beri veten Zot me djersen e popullit dhe per momentin harroj se Zot esht vtem NJE dhe ajo qe ndodhi ne Amerike mund te ket qene dhjesht nje trokitje e lehte nga nje besimtar Mysliman dhe arsya qe ju kundervua Osama bin-ladenit esht per ceshtje fetare ose racizem feje nga se Bush Gerrneta lol i hapi librat me kujdes dhe i ka pare ligjet e veta por lexoi dhe ligjin Islam dhe dhe ate cfar po ben esht qe deshiron te mposht dicka qe te rri i lart vete por me sa nigjohet dhe shihet nga faktet qe po i ndodhin Amerikes humbjet e personave nga 30 ,40 cdo dite ekonomia largimi i familjareve biznesmenave, shkollave , studentat ,sa qe ka ren ne nje faz qe nga i here spo ka dhe drita elektrike kalifornia gati u djeg gjith pra ky esht dhe ndodhin nga nje terrorist XH_W_Bush qe do evuaj ekonomikisht dhe shpirterisht i hate him .
me respekt nga Arbri


Postuar nga detiad datë 04 Janar 2004 - 22:01:

pse ndodh kjo ne shqiperi

Kush mund te me shpjegoj se kur u rrezuan kullat ne NY shume shqiptar u gezuan! dhe shum shqipetare ishin me sadamin kundra Amerikes?
Me sa di une shqipetaret skane pas te kqija prej Amerikes.


Postuar nga gosacameria datë 05 Janar 2004 - 01:23:

perhendtje

nuk eshte se shqiptaret jane me sadamin,,
un po flas per veten time si shqiptar,,

Sadami mund te jete diktator<si enveri< ma nje duhet ta kuptojme, , pavaresisht sie te drejtat e njerit exsistonin a jo , te themi jo, amerika more nuk veproi sipas ligjit, sipas onu, po veproi me koken e vet sepse ka interesat e veta, <nafta<te themi pak historine me sa kam degjuar, ne vitin 1990 kur ameriaka sulmoi irakun , sepse ngjoja pushtoi kuvajtin, nuk eshte se ie rdhi keq per kuvajtin ,sepse sadami derpreu lidhjet me usa,prandaj sepse sadamin ne fuqi e solli amerika, me ndihmen e saj,? dhe kur pushtoj iraku sic thame kuvajtin usa ira irakut, dhe ne kte kohe mirqenia e irakut ishte me mire ne amerike, dhe nuk e them une po e thojne te gjithe <itali< historianet poitikane dhe njerezit,,

dhe amerika e vendosi per 10vjet imbargon per irakun, <<perkundrazi usa e tejkaloi masen e denimit nga 10 qe ishte ekaloj deri sot qe e sulmoi<<< usa n qs nuk i pelqen nje vend nuk duhet ta pushtoj me forze po me ane politike, po usa e pa qe sia arriti dot me ane politike dhe me spiunazhe, dhe puc shteti, cfari beri shpiku qe iraku po kustruzion arme kimike masive<sic seshte e verte deri tani spo del gje<,

un nuk jam kunder amerikes o ne favor te sadamit , po jam kunder kesaj lufte te pe drejte, kunder ketyre viktima te pa fajshem, qe u vrane dhe po vriten dita dites,,<''

ndersa per kullat me vjen keq per viktimat qe u vrane , po nuk i dihet akoma se kush i rrezoj ato,, ne keto kohe un kam qene ne itali , dhe kam degjuar mire te gjitha gjera qe u thane, une nje gje skuptova si sgjithe italianet ,me cfare dha televizioni italian si eshte e munder qe u gjet foto e atit djalit muhaben< nuk me kujtohet mire emri tani<
midis gjith asaj turme di metali e cimento, kur u shkri gjith ai ekur qe mbante kullat, dhe su dogj fotograi e terroristit sic thojne ato<<d m th usa<
prandaj do te thoja te rimendoje edhe njehere per kte gje,

pershendtje e mia


Postuar nga Eagle_Noldit datë 05 Janar 2004 - 01:36:

Talking

Un nuk jam as me Bushin as me Sadamin as Me Bin Laden./
Te gjith jan Kriminela.
Amerika si shum po na ben naze sikur esht kushedi C'far ne e dim qe ajo esht Superfuqi .
Mua me vjen keq per Njerzit e pafajshem po C'jan Politikan e duan ne lule te balit.


Postuar nga qorri datë 19 Janar 2004 - 21:48:

11 SHTATORI

MENDOJ SE AMERICA JA KA LEJUAR VETE BIN LADEN TE BEJ NJE ATENTAT.SIGURISHT JO ME KETO PERMASA POR CIA E DINTE QE ATE DITE DICKA DO TE NDODHTE.BUSHI E PRANOI PUBLIKSHT QE ADMINISTRATA AMERIKANE ISHTE NE DIJENI TE NJE SULMI "TERRORISTESH".E KAM VENE NE THONJEZA TERRORISTE SE BIN LADEN NUK ISHTE TERRORIST 10 VJET ME PARE KUR CIA AMERICANE E STERVITI DHE E SOLLI NE PUSHTET NE AFGANISTAN.GJITHASHTU EDHE SADAM HUSEIN ESHTE NGJITUR NE PUSHTET ME NDIHMEN E AMERIKES.PERSA I PERKET DATES DHE OBJEKTIVIT 11 SHTATORI ESHTE DITA E NARATOREVE DHE TWIN TOWERS SIMBOLI I SHKENCES.POR ESHTE E GJITHA NJE LOJE.NUK DOLI SIC ISHTE PLANIFIKUAR NGA TE DYJA PALET POR SERISHR MBETET LOJE.DITET E FUNDIT NE TELEVIZION DOLI EDHE FAKTI QE BUSH SAPO ZGJODHI KABINETIN E TIJ SI DETYRE TE PARE U DHA TE GJENIN NJE SHKAK PER TE BERE LUFTE KUNDER IRAKUT.EKONOMIA AMERIKANE PARA LUFTES ISHTE DREJT RENIES,NDERSA SOT ATA PO RIKTHEHEN SERISHT NE MAJE.


Postuar nga unforgiven datë 20 Janar 2004 - 20:23:

Per te sunduar monopolin e naftes, duhej nje nderhyrje pas nje shkaku shume te forte. Nuk ka rendesi kush do te ishte kurbani, e rendesishme ishte realizimi i synimeve, e rendesishme ishte qe bota ta kuptoje qe goditet pema me kokrra ...


Postuar nga azurro datë 27 Shkurt 2004 - 02:06:

Nuk e di nga i ke marre keto informacione por te garantoj se jane informacione te gabuara dhe dashakeqse.Nuk kishte Shqiptar qe te mos e denonte sulmin terrorist te 11 shtatorit dhe te shprehnin ngushellimin e tyre per viktimat e tragjedis.Persa i perket sulmit Anglo-Amerikan kunder Irakut mjafton te te permend nje raport te B.E ku thuhej se Shqiperia dhe Kosova ishin te vetmit vende te Europes qe e perkrahen Ameriken ne menyre plevishitare.Mjafton te kujtosh votimin ne parlament ku nuk pati asnj abstenim dhe vot kundr.


Postuar nga gosacameria datë 27 Shkurt 2004 - 16:08:

Citim:
Po citoj ato që tha azurro
Nuk e di nga i ke marre keto informacione por te garantoj se jane informacione te gabuara dhe dashakeqse.Nuk kishte Shqiptar qe te mos e denonte sulmin terrorist te 11 shtatorit dhe te shprehnin ngushellimin e tyre per viktimat e tragjedis.Persa i perket sulmit Anglo-Amerikan kunder Irakut mjafton te te permend nje raport te B.E ku thuhej se Shqiperia dhe Kosova ishin te vetmit vende te Europes qe e perkrahen Ameriken ne menyre plevishitare.Mjafton te kujtosh votimin ne parlament ku nuk pati asnj abstenim dhe vot kundr.


mos harro se kishte nje apsenim. per luften,,
mos harro se kjo ishte nje lufte e padrejte,,,pavaresisht se ne na ka ndihmuar amerika,,,,<<<<<<<<si superfuqi qe eshte i takon,,,,<<< por nje gje duhet me thene se ne na ndihmoi se ishte shkaku per te na ndihmuar sic dihet qe serbi po perdorte dhunen entinike,,,,

ndersa ne irak , sic po duket ska arme masive sic thonte politika e bushit


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 29 Shkurt 2004 - 15:58:

o Arber nuk keni faje ju jo fajin e ka vet Amerika qe kur ndodhi 11 SHtatori nuk boni pastrim etnik ,tju niste andej nga keni ardh .....
Po edhe ate duke e bo jemi po he ............
Faji qe nuk ju la ne dore te RUsve ne Afganistan ,po ju ipte ndihme ju ipte misile cruiz.........
OK koha do ta tregoje ................
Po un kam qene te ato kullat ,ne ato momente perfytyroja veten time sikur te isha une atje ,po keq nuk te vjen per ato njerez qe humben jeten ?????

Si gjithmon hani buken e Amerikes dhe duvane e myslimanizmit,si ne SHqiperi hani buken e asajt toke dhe duvane e Turqise.............


Postuar nga DanielE datë 13 Qershor 2004 - 16:51:

Arrow

O ARber pse mendon qe ka zot eeee.
Zot ne bote eshte vet shkenca qe eshte ne zhvillim e siper ajo do zbuloj vet fytyren e zotit.

Ne toke zot eshte vet njeriu qe krijon imagjinatat dhe jeten e tij misterioze e tij ...

Ne shkenc bazou ajo esht dija per mendimin tim...Eshte drita per perpara....

Duke mbeshtetur mendimin e AIR-FORCE-ONE
i uroj nje jete sa me te mire atje ku ndoldhet mendimi i tij eshte shume i sakte dhe vendimtar.
Koha do flas dhe do mesoj keta qe nuk e kane dijen e plot .


<< Si gjithmon hani buken e Amerikes dhe duvane e myslimanizmit,si ne SHqiperi hani buken e asajt toke dhe duvane e Turqise.............>>>>>>


Postuar nga El_Fatih datë 13 Qershor 2004 - 23:59:

E thjeshte!

Ndodhi sepse Amerika e ka futur hundet kudo, nese behesh i par shtepie ne cdo vend e shtyp popujt e tjere nuk diskutohet se nje dite do e hash.

Megjithate asgje nuk dihet per 11 shtatorin.
Eksperte mendojne se avjoni sado i madh te jete nuk mund te shkaktoje tere ate tragjedi.
Po ashtu nje shkrimtar frances ka botuar nje liber kohet e fundit ku thote se 11 shtatori eshte nje sajim amerikan per arsye perfitimi.


Postuar nga lakers 4ever datë 26 Qershor 2004 - 02:53:

Question 11 shtatori

e di qe cdo njeri ka mendimin e vet prandaj do them dhe un timin dhe do mundohem te mos vras ndjenjat e ndo njerit,
te gjith e dim cfar ndodhi ne 11 shtator dhe un kam qen ne usa dhe jam akoma,shikoja njerzit si ndjeheshin ne ate moment me sy ne lot etj,gjithashtu dhe un ,ska rendesi se kisha njeri atje tek kullat apo jo,rendesi ka se ishin njeres mbi te gjitha qe punonin dhe nuk ishte bushi apo dick çeni etj.e di qe lufta apo terrori nuk jan te mira per as nje vend se humbin jeten njerez te pafajshem etj ,po po shoh qe njerzit kan urrejtje per usa dhe kjo eshte ndjenja e tyre ske çi ben por mos haroni se sa shqiptar jan ne usa qe nga koha e babaqemos, qe bushi apo rrushi nuk kishte lindur akoma ne ate koh ,qe urejne usa nuk jan vetem myslimanet por ka dhe amerikan si psh timothi mckvei(sja di ta shkruj emrin)etj qe kan hedh billdingun ne ere dhe vran te pafajshmit dhe 168 femij,ky tim mackvai te parin e shpis e kishte amerikan jo irakian po arsyen pse e beri e tregoj qe e kishte me qeverin,dhe puna e osumes dihet qe e ka me qeverin amerikane siç flitet po ne tevertet ai po e tregon ndryshe se po presin koka te pafajshme dhe njeres te pafajshem,un jam shqiptar si te gjith ju dhe jam mysliman po nuk kam as nje ndjenje te vras amerikan apo gjerman etj jam i teri kundra DHUNES-LUFTES dhe e them dhe nje her qe te diskutosh se kush eshte i pari e di dhe bufi,prandaj do jet mir te pyesni veten sa emigrant shkojne ne usa dhe sa amerikan shkojne emigrant neper bote kjo tregon se kush eshte your dady bro,do shkruj prap me von.


Postuar nga agata datë 26 Qershor 2004 - 14:26:

pershendetje te gjitheve.

Qorri jam krejtesisht dakort me ju kur thoni se: " AMERICA JA KA LEJUAR VETE BIN LADEN TE BEJ NJE ATENTAT"...
keto kohet e fundit, ne france po jepen reportage qe sinqerisht kam veshtire ti kuptoj, sepse me duken vertet nje poshtersi e pregatitur nga vete amerika...

pershembull: me 11 shtatore familja e Ben Ladeni ka qene ne amerike per disa pune te rendesishme (me ju thene te drejten nuk i kuptova shume kur po ndiqja reportazhin), por ajo qe doja te thoja eshte, se kete dite ndoshi atentati e menjehere mbas tij, te gjitha linjat e avioneve u anulluan dhe mbi amerike nuk ka flutuaruar asnje avjon per gjate disa diteve, perveç njerit me 12 shtator..., ky avjon ishte familja e Ben ladenit qe me urdherin e Bushit po e dergonin ne menuren me te sigurt per ne arabi saudite....
si e kuptoni ju kete...?!
familja e terroristit me te rezikshem ne bote mbrohet nga vete presidenti Bushe....?
oh politika eshte e poshter, se di sa shqisa duhet te kemi me shume per te kuptuar se çfare fshihet mbrapa keture burrave shteti...., e na bejne propagante duke thene po luftojme terrorizmin, ate terrorizem qe e krijuan po ato...
si do mbushej mendja e popullit amerikan per nje lufte kundra terrorismit? po mendja e vendeve te tjera qe Bushi kishte nevoje per nje lufte kundra Irakut si do mbushej....?
me pelqeu shume qendrimi dipllopat i presidetit francez, qe nuk pranoj ti shpallte lufte irakut, duke menduar se kishte rruge te tjera zgjidhjeje...
Franca dhe shume shtete te tjera kishin kohe qe po kerkonin armet e "destructionit masive" qe supozoheshin te ishin ne irak, por asnjehere nuk u gjeten keto arme...

ka anetare qe thone un isha ne amerike i pashe se si kullat binjake rane, i pashe se sa njerez vdiqen,
Po sa femije po vdesin ne irak a e shikoni...?
po numri i te vdekurve qe krijoj Bushi a e dini kush eshte...?
per mua terrorizmi eshte shtuar, qe kur Bushi ka ardhur ne pushtet....sepse ai nga deshira per ta luftuar ate,e krijon ate vete....

me respekt sabina


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 29 Qershor 2004 - 01:38:

11-----SHtator

Sabina ne Nendor jane zgjedhjet ,voto kundra Bushit.


Postuar nga agata datë 30 Qershor 2004 - 17:30:

Re: 11-----SHtator

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Sabina ne Nendor jane zgjedhjet ,voto kundra Bushit.


AIR-FORCE-ONE nuk e di si ta kuptoj kete sygjerim...
por po tregohem naive...
Un nuk kam te drejte vote, e besoj qe edhe ti, qe jeton atje nuk ke...
e pastaj, nuk mjafton veç nje vote kundra Bushi, sepse ai si shume presidenta te tjere mund te jete veç nje kukull e drejtuar nga koka te tjera...
Besoj se amerikanet jan aq te zote sa te zgjedhin siç duhet, per vendin e tyre.
Koha do ta tregoj, qe keto vite do perbejne faqet me te zeza, te historise se amerikes

me respekt sabina


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Korrik 2004 - 02:29:

11 shtator.mos hardhsh kurre...

Sabine e para kuptoe si te duash ,je e lir ta mendosh si te duash

2.Per sa i perket votes time une votoj per Berlusconin...lol

3 .Votat tona plumb per armikun,lol votat tona kunder terrorizmit ne bote Sabin..


Postuar nga BETERRI datë 06 Korrik 2004 - 02:38:

Sabina....

Perderisa je ne France dhe degjon marrezirat franceze,kuptohet se ne cilin krah anon edhe ti,familja e Bin Legenit nuk ka shkuar me 11 shtator atje,11 shtatori i ka gjet ne Amerike!!!Sigurimi i familjes se Legenit nuk ka domethenje tjeter vecse demokracine Amerikane e cila eshte ne nivel shume te larte per ta kuptuar ti me ato francezet shoviniste.Lerini budalleqet,11 shtatori personifikon ardhjen e nje rreziku shume te madh per te gjithe boten e civilizuar qe quhet:Terrorizem Islamik!!!


Postuar nga agata datë 20 Korrik 2004 - 23:31:

Pershendetje Beterri.

Ne rrate te pare, un nuk e shoh 11 shtatorin, si nje luftes kunder botes se civilisuar, apo kunder demokracise, por, si nje fenomen i lindur nga pakenaqesia kunder veprimeve te Amerikes..e theksoj te Amerikes, e jo te botes ne teresi...


Terorrizmi islamik eshte nje problem i rrjedhur nga veprimet amerikane shume shpesh antiarabe...

Amerika e perdor kete emer duke diskriminuar e zhvleresuar kulturen arabe..
duke paragjykuar nje numer te madh njerzish, qe i perkasin kesaj kulture...

Pershembull lufta ne Irak, u deklarua si nje lufte preventive kunder terrorismit.. kur dihej se Iraku, qe vdiste per buke dhe ilace, nuk i rresikonte asgje botes se civilizuar...
Ne na vjen shume keq kur degjojme marjen e pengjeve apo menuren barbare, qe ato perdorin per eliminimin e tyre...
por nuk na vjen keq se si demokracia amerikane vret me qindra femi e gra te pa fajshem, ...nuk na vjen keq, se si keto njerez trajtohen nga amerikanet neper burgje, ne vendin e tyre, nuk na vjen keq se vendet arabe sulmohen e kane luftra po thuaj gjith kohes..
si po e luftojne udheheqesit amerikan terrorizmin...?
duke i heshur keture vendeve interesin per te ardhmen apo duke i vene ne lufte civile...amerika nuk ka interes ti jape demokraci ketyre vendeve, sepse demokracia e ketyre vendeve, do konkuronte rendshem cmimin e naftes...(ja se si mund te lindin terrorriste te tjere)


megjithate ky eshte nje diskutim shume delikat, une nuk jam e zonja te jap argumentimin e duhur, se nuk mar vesh shume nga politika...
keto jane thjeshte mendimet e mia, aspak te shtyra nga media franceze, por nga llogjika ime e te menduarit...

me respekt sabina


Postuar nga i_pafajshem datë 21 Korrik 2004 - 21:02:

11 Shtatori shpesh eshte perfolur dhe vazhdon te perflitet si fillimi i perplasjeve midis vendeve te zhvilluara te shoqerise oksidentale dhe vendeve islamike (me sakte islamit).

Nuk eshte se jam njohes i mire i ketyre ngjarjeve, por thjesht nga kurioziteti kam lexuar shume libra te dale rishtaz mbi kete ngjarje. Shume e konsiderojne kete date si fillimi i shprehjes se pakenaqesise se vendeve islame ndaj politikes se SHBA-ve. Disa te tjere e konsiderojne si nje lufte e hapur midisdy civilizimeve, atij islamik dhe atij oksidental . Pak prej tyre hedhin nje drite te vaget ne marrdheniet financiare te familjes Bin Laden me lobin e fuqishem te naftes ne SHBA.

Dhe jam bere kurioz nga nje gje; kur fillon e flitet per lidhjet e dyshimta dhe marrdheniet e kesaj familjeje mbreterore saudiene dhe yemenite me familjen Bush, menjehere heshtet. Nga nje emision i transmetuar nga Televizioni kanadez , per here te pare para disa ditesh mesova per vdekjen misterioze te nje vellai te Ossama Bin Laden menjehere pas lidhjes se nje kontrate te majme me familjen Bush. Date qe shenoi dhe fillimin e nje epoke te re ne historine boterore; "terrorrizmi islamik dhe lufta kunder tij" . Ishte thjesht nje emision qe shkaktoi dhe deshmine e nje punetori te sherbimeve sekrete britanike qe, ne menyre anonime, zbulon disa te verteta te hidhura mbi operacionet financiare te familjes Bush dhe perkrahesve te saj. Ku ne menyre te pashmangshme eshte e lidhur dhe familja Bin Laden.

Nuk besoj absolutisht ne ate qe perpiqen ti japin emrin "perplasje kulturash dhe civilizimesh" , thjesht duhen pare gjerat me nje sy real; ka patur ndonje lufte, qofte dhe fetare apo civilizimesh qe nuk eshte bere per me shume pushtet dhe pasuri? A nuk eshte rasti i Irakut nje fakt i fresket?

Eshte jologjike qe te mendosh se Ben Laden nuk eshte terrorist, qe Amerika dhe bota e luftojne si islamik. A nuk ishte deri disa kohe me pare i perkedheluri i CIA-s Bin Laden? Nuk kishin mundesi te kuptonin qe nje person i tille (nqs kishte te tilla ide te çmendura ne koke) , nuk do te ishte nje kercenim per shoqerine amerikane dhe per rendin e ri boteror( si ne kohen naziste).

Besoj te kunderten, pra ate qe duhet pare me thelle sesa ajo qe na sherbehet ne "pjaten" e informacioneve nga mediat e ndryshme.


Postuar nga prrenjsaku datë 17 Mars 2005 - 00:30:

Talking per mua

Une per vete u hidhnova kur
tragjedia ndodhi ,mos harroni
se pati dhe shqiptare qe humben
jeten ,dhe ne skemi patur ndonje te keqe
pe amerikes me sa di une ,ndihme na kane
dhene dhe ne botimet e fundit amerika e quan
shqiperine dhe shqiptaret si nje nder aleatet
kryesore ne evrope


 
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.