Forumi Horizont
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- fati i shqiptareve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=356)


Postuar nga niki datë 07 Shkurt 2003 - 20:35:

fati i shqiptareve

Te dashur shqiptare!
jam nje vajze shqiptare qe studioj e punoj ne Milano prej 3 vitesh.
punoj ne nje qender sociale ne sherbim te "gravi emarginati".
Ne fillim te eksperiences time cdo situate bente qe te ndihesha
shume keq ,e per me teper kur perballe meje gjendeshin bashkekombesit e mi.Kerkesat ishin e jane te ndryshme ,duke filluar nga nje vend per te fjetur (dormitorio) ,e ndoshta akoma me e dhimbshme ,nje... mens ku mund te haet gratis......
Nuk e kisha menduar ndonjehere se mund te ekzistonin raste te tilla, nuk mund te imagjinoja ndonjehere se do te asistoja ne
situata qe ndoshta kur isha ne Shqiperi kisha informazion vetem nepermjet medias. Femije qe pas ore te tera udhetimi
(skaf+tren) ishin te detyruar nga ligji italian te largoheshin prej prinderve .nuk e mohoj se prej kolegeve te mi shpesh
kam degjuar "kritika": Niki,non ti devi comuovere ...
Perpiqesha t'i fshehja lotet brenda meje,por e kote me torturonte
(akoma sot) ideja qe varferia po vendos per menyren e te jetuarit per ne shqiptaret. E gjej me vend shprehjen me fatin
s'mund te luhet...!


Postuar nga Roni datë 15 Shkurt 2003 - 10:46:

Post Prekese...

...por me se e vertete!

Fati i ketyre personave eshte diçka qe historia jone do ta mbaje te shkruar neper libra per shume e shume kohe, siç e ka mbaj Italia (mqse flasim per Italine) ne vitet '50 kur pati nje bum masiv emigrimi ne ShBA, per te kerkuar mjete te reja mbijetese.
Fati i shqiptareve sot nuk eshte asgje tjeter veçse fati i shume e shume te mjereve te tjere qe jane ne kerkim te nje situate ekonomiko-politike me te mire se sa aktualja, duke i detyruar te lene gjene me te çmuar qe kane dhe te marrin rrugen e panjohur drejt nje fati te panjohur. Jane gjera qe kane ndodhur dhe do te ndodhin, sot dhe ne ditet qe do te vijne, sepse eshte nje fenomen "normal" qe çdo shtet i varfer e kalon. Ajo qe duhet te shpresojme eshte qe nje dite keta te emigruar te kthehen ne atdhe, dhe te punojne per vendin e tyre qe e kane lene ne dore te pjeses qe ka mbetur, duke kontribuuar me financen, studimet dhe kulturen e fituar te krijojne nje komb te ri, sipas modelit te shumekerkuar evropian.

Une kam punuar ne Kryqin e kuq ketu ne Itali dhe ne scout, te cilet shkonin neper kampe ku ishin shqiptaret e ardhur nga deti, dhe merreshin me assitencen e pergjithshme edukativo-shendetesore. Kam pare shume per 9 muaj dhee kam jetuar nga afer, ne vete te pare situaten e veshtire dhe mund te them me keqardhje qe shume vuajme, por dhe aq shume kemi deshire dhe vullnet te behemi me mire, te kerkojme nje fat me te mire per veten tone, familjen dhe te afermit!

Jam krenar qe jam shqiptar, sepse kemi veti shume te mira, qe shume nga vendet e botes tashme i kane humbur.

Fatin tim e krijova vete, me ndihmen e Zotit por me duart e mia, dhe per kete gje falenderoj veten si shqiptar, dhe Ate atje lart. Fati i njeriut varet nga vetvetja.

Pershendetje


Postuar nga Anton datë 18 Shkurt 2003 - 10:21:

Fati i shqiptareve

Pershendetje Niki!

E lexova shkrimin tend, dhe sinqerisht te kuptoj shume mire.Personalisht kam reth 14 vjet qe jam larguar nga Shqiperia, duke jetuar ne vende te nryshme te Europes, dhe qe prej 3 vjetesh jetoj ne Filadelfia.Ideja ime eshte kjo, te jesh i varfer nuk eshte turp!Ate qe po kalojme ne si popull aktualisht, e kane kaluar edhe popuj te tjere ne periudha te ndryshme te historise. Nga pikpamja psikologjike dominimi i emocioneve fillon me pranimin e realitetit, jo si fatalitet por si realitet.E pra ky eshte realiteti yne ne kete fillim shekulli.Me kujtohet kur u shfaq filmi LAMERICA, reagimet e shqiptareve qene shume emocionale, shume vete e ndjene veten te ofenduar dhe bile te revoltuar.E kuptoj shume mire kete lloj ndjenje sepse edhe une shqiptar jam, por filmi eshte gjithmone nje fiksion, sigurisht i bazuar ne ngjarje reale, dhe qellimi eshte te nxjerre ne pah problemet kryesore, dhe ti beje njerezit te reflektojne mbi te verteten ne menyre qe te gjejne zgjidhje per ta tejkaluar kete gjendje te fakteve.Nuk kam qellim qe te bej ketu analizen e filmit, por thjesht perpiqem te nxjerr nje ide pozitive edhe pse ndoshta filmi duket krejt negativ.E di qe shume vete nuk do te jene dakort me mendimin tim, por megjithate c'do histori ose ide ka dhe nje version tjeter.Pra ne qofte se ato qe tregon filmi nuk jane te verteta, te pakten jane shume prane realitetit.Ne pergjithesi ne shqiptaret vuajme nga komplekse te ndryshme dhe kemi probleme me menyren se si i manaxhojme ato.Sidoqofte ne duhet ta shohim realitetin ne sy, dhe fillimisht c'do individ duhet te analizoje vetveten, dhe me pas te beje perpjekje per te tejkaluar keto fenomene qe na e hidherojne jeten.Kur kjo te jete arritur tek individi,( kuptohet sipas nivelit dhe kushteve specifike te c'do individi) atehere do te vihet re kjo gje edhe tek shoqeria shqiptare ne pergjithesi.Zgjidhje magjike nuk ka, pra c'do gje do te kaloje ne fazat e veta, pavaresisht nga koha qe kjo do te kerkoje.Por kjo nuk do te thote qe ne duhet te ndalojme te jetojme ose te kalojme jeten ne nje gjendje ankthi te perhersheme.SHPRESOJ QE NE TE ARDHMEN DO TE KETE KOMENTE DHE IDE TE NDRYSHME PER KETE TEME.Pres me interes mendime dhe ide ne lidhje me c'thashe me siper.Niki te uroj fat dhe sic i thone ketu ne USA " Take it easy" Zoti i ruajt shqiptaret.


Postuar nga Ana datë 24 Janar 2004 - 21:16:

Eshte shume e dhimbshme kjo historia jone!
Dhe ndonjehere edhe une kam idene se ky eshte fati ku do notoje gjithe jeten kombi yne.

Anes drites i papare,
Anes lumit i palare,
Anes dijes i panxene,
Anes sofres i pangrene.......

Te mrekullueshme vargjet e Nolit, jemi ne mes te te mirave, por asnjehere nuk kemi patur fatin t'i provojme si komb.

Megjithate mendoj qe nje dite do i vije fundi gjithe kesaj, dhe emigracioni do ndihmoje shume, si financiarisht edhe moralisht, per te vene ne vend nderin e humbur. Per kete duhet te qendrojme te bashkuar e te ndihmojme njeri tjetrin;jemi te vetmit qe na dhemb shpirti per njeri tjetrin, askujt tjeter nuk i vjen keq!

Dua te permend fatin e cifuteve, a ka fat me te keq, qe te bredhesh nga toka ne toke gjithe jeten, pa atdhe, pa asgje, dhe shikoji ku jane tani.
Dhe e gjitha kjo sepse cifutet rrine bashke, e ndihmojne pa rezerva njeri tjetrin, mbledhin ndihma kur vendi i tyre eshte ne nevoje, ngrene spitale per te semuret e tyre dhe per te punesuar mjeket e tyre, ngrene shkolla Hebrew kudo qe jane ndaj gjithe cifutet e cfaredomoshe dhe nenshtetesie dine te flasin hebrew, femijet tane te lindur ketu, me prinder lindur e rritur ne Shqiperi, nuk dine as shqip.

Ne nuk jemi keta qe thone kronikat e zeza, ne jemi njerez me zemer, me kurajo, me familje, me tradita, nuk vijme nga guri! Varferia i beri cifutet te hanin dhe kuaj te ngordhur, dhe cfaredo lloj gjeje jo kosher qe per ta eshte = me krim, varferia i ka bere dhe shqiptaret te ulin koken e te presin meshiren e te tjereve sot!


Postuar nga Enya datë 02 Maj 2008 - 22:25:

Wink

Ka shqiptare ketu ne Amerike qe aq mbare u ka ecur fati ne immigrim saqe
duhet te falenderojne Zotin dite nate per te mirat qe kane( ketu ben pjese
edhe familja ime).


Postuar nga kotka datë 02 Maj 2008 - 22:30:

Une mendoj se shqiptaret emigrante ne Ameriken e sotme jane nga me te suksesshmit e te gjitha koherave te emigracionit ne Amerike, po te krahasojme kohen e shkurter te emigrimit te tyre.


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Maj 2008 - 22:44:

Un njoh nji shqiptar ketu ne bronx qe ka rreth 200 buildings. Dmth ka kompani edhe administron 200 buildings! Atij i them lek une !


Postuar nga AndreaPirelli datë 02 Maj 2008 - 23:05:

Ka icik si shume ndryshim "ka 200 buildings" dhe "administron 200 buildings", sepse ne rastin e dyte i ka me lease, jo te tijat.


Megjithate te mos harrojme se shume njerez ne shqiperi u pasuruan ca si shpejte neper dogana, tatime, tendera. Nje pjese e madhe e tyre jane ketej, kane sjelle shume leke, dhe normalisht qe e kane investuar. Nuk eshte se e kane filluar nga zero. Eshte ca si shume kollaj t'a fillosh bisnessin kur ke leke, sesa kur i merr nga banka borxh...... .


Postuar nga kotka datë 02 Maj 2008 - 23:08:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ka icik si shume ndryshim "ka 200 buildings" dhe "administron 200 buildings", sepse ne rastin e dyte i ka me lease, jo te tijat.


Megjithate te mos harrojme se shume njerez ne shqiperi u pasuruan ca si shpejte neper dogana, tatime, tendera. Nje pjese e madhe e tyre jane ketej, kane sjelle shume leke, dhe normalisht qe e kane investuar. Nuk eshte se e kane filluar nga zero. Eshte ca si shume kollaj t'a fillosh bisnessin kur ke leke, sesa kur i merr nga banka borxh...... .



jam plotesisht dakord me ty turll, por ka edhe nga ata qe e kane filluar nga zero ketu ne Amerike dhe po ecin mire, e kam fjalen per njerez te thjeshte dhe jo nga ata dallkauket, hajdutet dhe harbutet.


Postuar nga AndreaPirelli datë 02 Maj 2008 - 23:14:

Normalisht, ka dhe te tille.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 03 Maj 2008 - 20:37:

fati yne... shprese dhe marrezi!


Postuar nga kurt datë 04 Tetor 2008 - 18:17:

"jemi pa fat ne shqiptaret"

kto fjale perdoren shume ne mes popullit tone... une kam nje shpjegim/spekulim qe e kam degjuar diku!!! kur krishti u guzhdua ne izrael ata ushtaret rromak qe e gozhduan ishin shqiptar qe luftonin per rromen, faktikisht ushtaret rromak kane rrefuzuar ta gozhdonin krishtin por ishin ushtaret shqiptar qe si vullnetar e ben nje gje te tille.

edhe pse krishti ka thene fali zot se s'dine cfar bejne, eshte pak e dyshimt qe greqia dhe italia kane perparuar gjithmone per dy mije vjet, por populli shqiptar gjithmone ka vuajtur dhe kurr nuk kemi perparuar ne nivelin e ktyre vendeve fqinj, historikisht dhe ekonomikisht...


Postuar nga black cherry datë 14 Nëntor 2008 - 20:16:

po nuk e din ti qe zoti ne te cilin beson ka vdekur?

kurti me vjen keq per ty
fati krijohet


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Nëntor 2008 - 20:19:

Re: "jemi pa fat ne shqiptaret"

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
une kam nje shpjegim/spekulim qe e kam degjuar diku!!!


Kurt, mos u merr me thashetheme ........... .


Postuar nga SmoKer datë 14 Nëntor 2008 - 20:19:

Fati i shqipetareve ... fat m...


Postuar nga briseide datë 14 Nëntor 2008 - 22:07:

Re: "jemi pa fat ne shqiptaret"

Citim:
Po citoj ato që tha kurti

edhe pse krishti ka thene fali zot se s'dine cfar bejne, eshte pak e dyshimt qe greqia dhe italia kane perparuar gjithmone per dy mije vjet, por populli shqiptar gjithmone ka vuajtur dhe kurr nuk kemi perparuar ne nivelin e ktyre vendeve fqinj, historikisht dhe ekonomikisht...



Oh Kurt te lutem,nuk besoj se Krishti e kish per ata qe po e gozhdonin literally


Postuar nga kotka datë 14 Nëntor 2008 - 23:26:

Fati i shqiptareve eshte i shkelqyer per mua, se italianet dhe greket kur kane emigruar neper bote kane qene analfabete dhe jetonin 20 veta ne nje apartament.

Shqiptaret jo vetem qe erdhen te shkolluar, por kane patur edhe nje formim ideologjik dhe politik per jeten, me te cilin shkollim po zene vendet me te mira te punes qe tashme greket dhe italianet na kane zili.

shihni c'keni fituar nga kjo jete, jo cfare ju mungon.


Postuar nga IQVLORA datë 17 Nëntor 2008 - 01:19:

Femijet tane do te jene shume me te sukseshem sepse jane puntore dhe e dijne qe vijne nga skamja.Femijet tane jane nxenes te shkelqyer e student serioze neper gjithe universitetet perendimore.Sikurse im bir i madhi edhe plot djem e vajza shqiptaresh punojne neper pune te mira ne Britanine e Madhe.Ky eshte fillimi per ta ,por ata do te jene per pak kohe bisnesmenet e ardhshem.Mendoj se femijet e shqiptarve do te jene te suksesshem edhe ne fusha te tjera te jetes.Po ju jap nje rast.Para disa kohesh kam takuar nje familje nga nje fshat i humbur nga Berati,fshat i padegjuar kurre.Prindrit kishin nje kulture tejet minimale,por njera nga dy vajzat e kesaj familje studionte per Menaxhim bisnesi dhe njekohesisht punonte e specializohej ne nje Zyre Imobilare ose State Agents ne anglisht.Ky ishte nje rast ,por ka plot djem e vajza qe jane punesuar ne agjensi,banka e qendra bisnesi prestigjoze.
Po te tjere qe kane kulturen e duhur e qe ja dijne vleren shkollimit te femijve te tyre?
Ne ato vende ku te jepet mundesia shqiptaret jane e do te jene te suksesshem.Vendasit jane te terhequr pas qefeve,pijes e droges, e cila po i shkaterron.


Postuar nga kotka datë 17 Nëntor 2008 - 01:35:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Femijet tane do te jene shume me te sukseshem sepse jane puntore dhe e dijne qe vijne nga skamja.


IQVLORA femijet tane une do te thoja jane me te pasurit dhe nuk kane ardhur kurre nga skamja, ata kane ardhur me bollekun e edukumit me te madh shkollor te trasheguar ne familjet e tyre.

Ndofta ne na mungonin picat dhe pork chops por gjeografine, historine, stereometrine, trigonometrine i luanim ne maje te gishtave e te tjera si keto.

Kjo eshte pasuria qe u kemi ushqyer ne femijve tane dhe eshte nje pasuri qe nuk paguhet


Postuar nga buzeqeshja datë 20 Nëntor 2008 - 00:44:

Fati i shqiptareve

Besoj se fatin njeriu e krijon vete leme menjane ca fatkeqesira psh semundje etj.Njoh shum nga ata qe kan kaluar ne skamje duke luajtur neper casino sbesoj se kjo do te thote qe ska fat por ska mend,pastaj ka dhe nga ata qe pertojn te punojn dhe shikojn qiellin sikur do u vijn leket nga qielli.
Un per vete kam 5 vjet ne itali punoj dhe studioj dmth bej sakrifica te medha vetem per tu mos u kerkuar gje atyre te shpise,spo them se kam krijuar ndonje pasuri por te pakten mbaj veten.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 20 Nëntor 2008 - 01:07:

Viti 1997, ne Festivalin e Kenges se Lehte ne RTSH Aurela Gace kendonte:

Fati yne, shprese dhe marrezi





Ne te dy kurre s'jemi ndare
ne te dy kurre s'kemi heshtur
endrra ime, nje shpend i marre
krahet hap ne re, qiellin gjen atje
tek ti

Kur je larg te pres me mall
kur je prane grindem me ty
jete a loje, cfare eshte valle
duhemi te dy grindemi te dy
s’e di


Ti je si engjell qe me mbron gjithmone
une jam si zjarri qe te djeg ngado
ti je si djalli, qe ne faj me fton
ndryshe nuk bejme dot, jo jo
E kemi fatin shprese dhe marrezi
na jep nje engjell te na mbroj, o Zot
se ne ne jeten tone jemi femije
ndryshe nuk bejme dot jo jo

Kur je larg te pres me mall
kur je prane grindem me ty
jete a loje cfare eshte valle
duhemi te dy grindemi të dy
s’e di



Une nuk e di se kujt i jane kushtuar keto vargje qe ne pamje te pare duket nje historie dashurie dhe Aurela presupozohet qe ia kushton te dashurit te saj...

Ama po te lexoni me vemendje ... keto vargje shume mire mund te ishin kushtuar edhe Shqiperise


ps: Nje nder kenget ne top-listen time... qe sahere qe e degjoje me ben te reflektoje... dhe me rrenqeth mishin!





Peace


Postuar nga Deb* datë 20 Nëntor 2008 - 04:23:

Ka dhe nga ata shqiptare qe edhe pse u ka ecur mire me kurbetin kane kursyer  e kane leke aq sa ta blejne shtepine me leke ne dore ne Amerike,e bejne jeten e fukarait,duke kerkuar lemoshe nga shteti per tu ushqyer.Ku e ku te perfitojne sa me shume edhe ne kurriz te shtetit .


Postuar nga IQVLORA datë 20 Nëntor 2008 - 15:50:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


IQVLORA femijet tane une do te thoja jane me te pasurit dhe nuk kane ardhur kurre nga skamja, ata kane ardhur me bollekun e edukumit me te madh shkollor te trasheguar ne familjet e tyre.

Ndofta ne na mungonin picat dhe pork chops por gjeografine, historine, stereometrine, trigonometrine i luanim ne maje te gishtave e te tjera si keto.

Kjo eshte pasuria qe u kemi ushqyer ne femijve tane dhe eshte nje pasuri qe nuk paguhet



Plotesisht dakord me ju,por e kisha fjalen per anen ekonomike moj burrnesh.Tani qe e kane edhe ate qe ju ka munguar ata jane dhe do te jene me te sukseshem.Shembullin une e kam ne shtepi.Kur im bir i vogli ishte ne Primary School une punoja nga pak ne te gjitha lendet qe edhe ai te behej si dy te tjeret.Konkluzioni eshte se mundi nuk me shkoi kot.Ndonjehere ai me merzitej kur une i merrja free time dhe une e mbyllja ate dite per te filluar te nesermen.Tani ai nuk ka nevoje per mua.Eshte aftesi e gjithe femijve shqiptar ,zgjuarsia dhe inteligjenca.Nje e njohura ime mesuese e gjuhes shqipe, kish patur probleme te tmerreshme me bashkshortin e saj patriarkal e injorant e pijanec.Pothuajse jeta i kish kaluar neper nje kalvar.Ato vuajtje e privime asaj i bene nga njera ane keq,por nga ana tjeter edhe mire.Sot ajo eshte nje poeteshe e prozatore shume e mire.Vuajtjet ajo i shendrroi ne nje prodhimtari te bollshme ne interes te shoqerise e kombit te saj.Pra e shkuara e jone i bene femijet tane te jene me te mire se te tjeret,shqipot ne pergjithesi e kam fjalen.
Ne vertete jemi krenar per femijet tane!


Postuar nga IQVLORA datë 20 Nëntor 2008 - 15:59:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Ka dhe nga ata shqiptare qe edhe pse u ka ecur mire me kurbetin kane kursyer  e kane leke aq sa ta blejne shtepine me leke ne dore ne Amerike,e bejne jeten e fukarait,duke kerkuar lemoshe nga shteti per tu ushqyer.Ku e ku te perfitojne sa me shume edhe ne kurriz te shtetit .


USA po t'i harxhonte paret e shumta qe perdor per luften ne te mire te popullit amerikan ma do mendja se aty nuk do te kish nevoj te paguhej neper spitale,per edukimin etj.
Kush eshte i zoti le te manovroje.Ashtu vepron edhe vet Amerika me boten.


Postuar nga matrian datë 22 Nëntor 2008 - 03:36:

MIREMBREMA!

Se pari doja te thoja qe jam dakort 100% me IQVLORA,KOTKA+BUZEQESHJA!
Besoja dhe besoj,{Pak me pak, n.q.s. lejohet!(dhe kjo ndodh nga kushtet materiale)}qe kudo qe te jemi mund te jetojme ne nje menyre sa me normale qe te behet, kudo qe te jemi!Duke pasur nje bagazh mendor intelektual,familjar,etj,... dhe endrra, qe kurre nuk duhet te na ikin nga jeta jone,mundemi qe t'a perballojme jeten kudo qe te jemi!Edhe nga cilado marredhenje qe mund te kemi ne nje shoqeri, mund te mesojme dhe gjithashtu t'ia kalojme mire!
Gjithashtu nuk do te thoja qe duke qene shqiptar kemi me shume zotesi se njerezit e tjere me kombesi te #se keshtu do te ishim "rraciste",gje qe e shohim shpeshehere ne vende te# ku jetojme!(dhe sidomos ketu ku jam une)
Mendoj qe jemi "NJEREZ" qe te gjithe mbi planet dhe duhet te kemi te njejtat mundesi!-Panvarsisht qe kjo gje nuk ndodh normalisht,pasi ka grupe te ndryshme qe jane shume "patriot"(me kuptimin e keq e them),por them qe s'ka nevoje qe t'iu pergjigjemi me te njejten "monedhe",vetem me fjale, por me "VEPRA"!



p.s.Ndonjehere them qe te kishim komunizem akoma(jo se jam komuniste,pasi kjo gje eshte nje gje shume ideale),qe te mos ishte nevoja qe te iknim ne vende te tjera + te kisha gjithe familjen rreth meje!(edhe vjerren!,-ha,ha)


Postuar nga Deb* datë 22 Nëntor 2008 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA


USA po t'i harxhonte paret e shumta qe perdor per luften ne te mire te popullit amerikan ma do mendja se aty nuk do te kish nevoj te paguhej neper spitale,per edukimin etj.
Kush eshte i zoti le te manovroje.Ashtu vepron edhe vet Amerika me boten.



Nejse jam dakord me ju.Eshte vet Amerika qe u ka krijuar kete mundesi.Shtetasit ja hedhin shtetit te tyre,Amerikes ,Amerika shteteve te tjera.


Postuar nga nostalgjia datë 04 Dhjetor 2008 - 08:14:

fati i shqiptareve

sado mire te jene bere disa shqiptare neper bote ,,mire do ishte te ishin bere mire ne shqiperi se sado te thuash jam i lumtur se besoj se nuk e ndien ku me shume e ku me pak nevojen e vendit tend ,,,kam 10 vjet jashte dhe malli me merr cdo dite e me shume dhe quaj fatkeqesi qe vendi im sme dha dot mundesite qe me jep nje vend tjeter ,merzitem kur dikush me falenderon per punen qe po bej se desha tma thoshte ne gjuhen time .desha tju sherbej njerzve te mi ,vendit tim ,,,te jetoja e te vdisja aty ku kisha lindur ,,une dhe te paret e mi ,,,sado para te kesh smund te blesh dot lumturi por cdo njeri gjen nje paqe me veten dhe me vendimet e tija dhe kjo na jep kurajo te mbijetojme neper bote ....shqiptaret po mundohen te kapin kohen e humbur per 50 vjet dhe jamkrenare se cdo dite e me shume po arrijne te krijojne ate imaxh qe jemi te gjithe krenare ,,,njerez punetore ,,te zgjuar ,,egoiste ,ambicioze dhe familjare ....


 
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.