Forumi Horizont | Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Çfarë është njeriu filozof? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8439)
Çfarë është njeriu filozof?
"Ai qe ndjen dhe pa prekur, ai qe di dhe pa germuar,ai qe vret dhe pa arme,ai qe kercen dhe pa muzike,
ai qe dehet dhe pa pire,ai qe fal dhe pa fjale, ai qe noton dhe pa uje,
ai qe fluturon dhe pa krahe,
ai qe qan dhe pa lot,ai qe iken dhe pa kembe,ai qe hesht dhe duke folur,
ai qe qeshen dhe duke u grindur,
ai qe pyet dhe pa pyetur!...etj etj...
Pjeserisht,perkufizova natyren tuaj deri diku!
Per mua jeni nje nder filozofet e preferuar -Plloshtani!
respekte dhe urime per temen,nga-Helga.
Çfarë është njeriu filozof?
Njeriu filozof është qenie që jeton në maksimumin e jetës. Ai jeton dhe vepron në mënyrë të çuditshme për të gërmuar minerale të pashtershme, duke bartur më vete peshën dhe domosdoshmërinë për të qenë i lëvizshëm, i kalitur në marrjet dhe nxjerrjet e vendimeve. Truri i tij është thellësia e mprehtësisë së mendimeve, mendja e tij është modeli i përpjekjeve për të gërryer mineralet prej kufirit më të rrezikshëm psikologjik. Kërcimet e filozofit prekin sllallomin e mendimeve që janë të gatshme të bëjnë kthesën për një çudi të paparë. Njeriu filozof gjithnjë është i ndikuar nga ndikimet e një truri të madh, që vazhdimisht bën lëvizje të tmerrshme, duke rrezikuar dhe vetë sistemin mendor. Tek njeriu filozof qëndron një përparësi e madhe sepse është e pranishme me të madhe harresa. Harresa luan rolin e stopimit të ideve kur janë në tensionin e analizës mendore. Me paraqitjen e harresës ndalen thellësitë, dhe mendja bie në gjendje të lakmueshme. Po të mos jetë harresa e pranishme tek njeriu filozof, mund të ndodh një vetëvrasje që pret kufirin e mendjes. Ky është shkaku që ndalon mendjen për të bërë lëvizje të tmerrshme, ndoshta dhe të rrezikshme...
Njeriu filozof është baza e një modeli për të krijuar mundësinë e një gjenialiteti grotesk në vepër.
respekte
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
"Ai qe ndjen dhe pa prekur, ai qe di dhe pa germuar,ai qe vret dhe pa arme,ai qe kercen dhe pa muzike,
ai qe dehet dhe pa pire,ai qe fal dhe pa fjale, ai qe noton dhe pa uje,
ai qe fluturon dhe pa krahe,
ai qe qan dhe pa lot,ai qe iken dhe pa kembe,ai qe hesht dhe duke folur,
ai qe qeshen dhe duke u grindur,
ai qe pyet dhe pa pyetur!...etj etj...
Pjeserisht,perkufizova natyren tuaj deri diku!
Per mua jeni nje nder filozofet e preferuar -Plloshtani!
respekte dhe urime per temen,nga-Helga.
Njeriu filozof, sidomos ne antikitet por edhe sot eshte nje njeri qe ka kohen e duhur per te studiuar me imtesi ate qe e rrethon. Filozofet ne pergjithesi kan qene njerez qe jeta i ka ofruar sigurine ekonomike dhe nuk kan pasur nevojen te perballojne dallget e jetes, prandaj pervec pasionit per diturine kane pasur edhe mundesine per ta zberthyer ate.
Mendimet e nje filozofi, pervec talentit kerkojne edhe shume durim dhe kohe. Gjithmone me kane magjepsur qetesia e shkrimeve filozofike, detaji dhe komplikacionet qe sjellin (te cilat ne kohe provimesh perkohesisht me kan nervozuar ).
Per mua njeriu filozof eshte dikush i apasionuar pas gjetjes te thelbit te jetes, teper i talentuar ne konceptime dhe logjike. Shumicen e kohes argumentator te forte te idese qe percjellin (edhe nese ajo eshte e gabuar). Nga nje ane me vjen gjynah qe filozofia eshte shkence kaq pasive pasi njerezit qe e ndjekin dhe e zhvillojne me duken nder me te zotet nga menyra si mendojne.
Keila e di si ka thene Sokrati. "Kush e ka gruan e mire jeton i lumtur, kush e ka gruan e keqe behet filozof".Te gjithe njerezit filozofojne per mendimin tim. Dale more se keshtu del qe te gjitha grate jane te keqija, te na falin gocat e mira se i bera te keqija me zor, kurse per te keqijat nuk mbaj pergjegjesi loooool
Filozofi krijohet atehere kur njeriu perpiqet te gjej nje ure per te kaluar nga shpirti tek bota materiale. Nga vetmia personale tek ajo e pergjitheshme. Filozofi eshte nje njeri qe s'ka frike ti parashtroj pyetje vetes edhe pse pergjigja mund te mos duket gjekundi.
Filozofi, eshte perpjekja e kesaj bote per ti dhene nje qellim vetevetes!
Pershendetjet e mia!
Njeri filozof eshte dikush qe nxjerr me shume pyetje sesa pergjigje. Dhe ne fund nga inati vdes i cmendur.
Njeriu filozof eshte nje mendimtar qe kerkon diturine me cdo kusht dhe qe ka aftesine te perceptoje natyren e vertet te dickaje. Perceptimet e tij ose saj filozofike e bejne te pakuptueshem dhe te hasi veshtiresi kollaj me ate qe mund te konsiderohet "normale " apo e lehte nga shumica.
freespirit
Filozofi eshte nje mendje e pashtershme; duke prodhuar mendime te ndryshme, gjithmone brenda kufijve te nocionit filozofik; ai nxjerr minerale te pashtershme mbi orientimin e mendjes se tij. Ai sheron cdo petale te semure nga ideja e njeriut te rendomte me llojin e fjaleve me te mprehta dhe me te thella, pastaj ai riprodhon ide qe kane te bejne me nje natyre te spektrit te gjere. Ai eshte i kulluar nga teatri i mendimeve, por dhe sa here e gjen veten te kristalizoje veprimet dhe mendimet e tjeterkujt. Ai ka vizion jete; mendimin dhe hulumtimin, gje qe kjo e ben ate te lundoje si nje anije e valevitur brenda ujerave filozofik, dhe te brenda kohes ai perfiton shllime ideo -estetike... Ai do te mbetet gjithmone per filozofine; pertej kufirit te se mires dhe pertej kufirit te se keqes. Hulumtimi eshte baza qe e mban te fresket nje krijues arti filozofik...
pershendetje per filozofet
Përshëndetje....
Kam kënaqësi kur konstatoj kohë pas kohe se edhe ne, shqiptarët, kemi një sensibiliteti filozofik.
Njeriu filozof ka një dimension të pastërt intelektual "teorikë" ose "spekulativ", ashtu siç thuajmë disa herë, një kërkim i të së vërtetës për të vërtetën; një objektiv fundamental për të kuptuar atë Që Është !
A eshte e mundur te perkufizohet nje menndim me fraza? Filozofia tek njeriu eshte menyra e te jetuarit te vete atije, pershtatjen me kohen dhe hapesiren ku ai ndodhet. Ky eshte njeriu filozof, ti japi kuptimin jetes dhe te mundohet ta jetoje ate...
njeriu filozof
1. Drejt forcës dhe vullnetit për jetë është filozofi, dhe bashkë me kontrastin e mendimeve sqaron dhe hulumton lëndët dhe lëvizjet e botës.
2. filozofi duhet të jetë i nënshtruar vetvetes dhe mendjes së urtë, ky duhet të jetë njeri i dyshimit, dhe nëpërmjet nocionit të dyshimit patjetër të arrijë të nxjerrë në dritë konceptin e rezultatit drejt të vërtetës.
3. ai duhet të jetë i drejtë dhe ta shërbejë vetveten me ligjet më të rrepta të drejtësisë.
4. duhet të ishte një mendje e madhe që nxjerr rezultat nga eksperianca e saktë, pastaj gjykatës brenda mendimit të vet, si dhe një shthurje drejt traktatit për intelekt. Një mendim që sillet nga ligjet e botës, së pari, filozofi duhet të dyshoje dhe të gjykoje parimet e këtij ligji në bazë të drejtësisë.
5. duhet të ketë një karakter të rreptë në rregullat e tij, dhe duhet të merret me racionalizmin e mendimeve të errëta, duke sjellur modelin e mundshëm për një sukses të mundur. Ai është një kontrast i fortë i mendjes dhe shpirtit. Ky kontrast lind nga hyjnia e Zotit dhe paraqitet tek regjia e shpirtit dhe mendjes së tij.
6. ai ka një mendje të madhe dhe një shpirt të madh.
7. ai duhet të jetë i ndryshueshëm vetëm në modelin kur kërkohet të përshtatet njeriu dhe mendimi.
8. filozofi është një ligjvënës relativ i mendimeve dhe urdhërave te njerëzimi.
9. ndryshe nga Zoti, filozofi është ligjvënës relativ i njerëzimit, ndërsa Zoti është ligjvënës absolut i botës dhe i njerëzimit të të gjithë kohrave.
10. ai duhet të priret dhe të kërkojë vetëm ndjenja që janë të pajisura me vlerë.
11. modestia e filozofit është komunikimi dhe të mos hyjnizoje të panjohurën kurrë dhe në këtë botë të mos çuditet nga asgjë.
per mua te gjithe jane filozof :secili ka filozofine e tij ne jete, dhe secili ka mendimet e tij!
po sjell nje perkufizim per filozofet (e mirefillte):njeri qe praktikon dijen(njohurine) me karakter qe i merr gjerat ne anen pozitive ,por qe me sinqeritet pranon dhe te keqijat e tij.
urime per temen
Njeriu filozof per mua eshte ai, qe eshte i ngaterruar vete, por nuk ngaterron te tjeret.
--------------------------------------------------------------------------
Plloshtani per mua eshte nje filozof, dhe rruga qe une bej per te arritur tek Ai, nuk eshte me dredha dhe me kthesa, por eshte e drejte, e ndershme dhe e moralshme. Kjo me ben qe te mos pyes kerkend, se kur dhe ku do te perfundoj rrugen time, se e di, qe ne fund te kesaj rruge eshte nje drite fanari, qe mua me ndricon kete rruge.. nuk me ben kurthe...
Nuk e kuptoj, pse disa ketu ne forum, e kane luftuar me xhelozi, kundershtuar me ligesi apo tallur me urrejtje, pa kuptuar, qe te gjitha keto kane qene ne rrugen e riversit, ndaj vetes se tyre.
Filozofi nuk mendon kurre se eshte njeri i Madh.
Ai e konsideron veten gjithmone te vogel dhe ne kerkim, sepse ka aftesine e mbinatyrshme te njohe veten e tij, kjo e ben ate Mbinjeri....
----Njeriu filosof -----------Eshte nje vegel Kandari----------kushe gjen si e ka emrin ajo vegel???
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Njeriu filozof per mua eshte ai, qe eshte i ngaterruar vete, por nuk ngaterron te tjeret.
--------------------------------------------------------------------------
Plloshtani per mua eshte nje filozof...........
Nuk e kuptoj, pse disa ketu ne forum, e kane luftuar me xhelozi, kundershtuar me ligesi apo tallur me urrejtje, pa kuptuar, qe te gjitha keto kane qene ne rrugen e riversit, ndaj vetes se tyre.
shume bukur e tha raimondi. eshte nje VEGEL KANDARI................o PLLOSHTAN MESA SHOH JE SHUME I FIKSUAR PAS GJENIUT FILOZOF APO FILOZOFIT GJENI APO GJENIUT NJERI.
njeriu filozof eshte ai qe e sheh realitetin 4D, e shpjegon 3D, dhe merr nje feedback 1/2 D dhe ceshte me e keqja nuk ka per te ngrene por ushqehet 1/4D...
Filozof: Dikush qe flet realitetin ne formen me komplekse te mundur ku qellimi i te gjithes qendron ne mos kuptimin e saj..
filozofija!!!Gjuh e art i te menduarit ne kundershtim me sjelljen...
termi i filozofis
Filozofia per mua eshte një gje qe nuk arrit qe tia jap kuptimin e qarteses gjerave por mundohet sa ma shum ta shtremberoj te drejten.
Cdo njeri filozofon ne vete pra filozofia nuk eshte shkence e definuar po cdo njeri filozofon ne vetvete......
Njeriu filozof eshte nje njeri metafizik, aspak materialist dhe qe i pelqen tu jape kuptim gjerave qe e rrethojne. Per filozofin ka rendesi vetem " te jesh" dhe idealizmi.
Ishte lopata ne doren e nje njeriu apo ne fundin e bishtit te nje lopate ishte nje njeri.
Per mendimin tim filozofet jane njerezit me dembela ne bote, jane duke ndenjur tere kohen, fusin 100 koqe pordhe ne dite dhe kush ze vend e perhapin... Vetem te shohesh pak filozofet e pare qe kane dale nga greqia njerez me te cmendur nuk ka... E thote edhe vete fjala filo = shoke dhe zo = rroj me pak fjale rroj nga shoket...
dhe menura juaj e te menduarit ka filozofi..
Ne te vertete qesha.Qesha, se mendova ate qe kishit shkrojtur. Duket qe punon shume.Lodhja e madhe e mund mendimin...A munde te quhemi me njerez pa mendim?
Re: dhe menura juaj e te menduarit ka filozofi..
Citim:
Po citoj ato që tha kurajo e zogjve
Ne te vertete qesha.Qesha, se mendova ate qe kishit shkrojtur. Duket qe punon shume.Lodhja e madhe e mund mendimin...A munde te quhemi me njerez pa mendim?
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.