Forumi Horizont | Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva e Informatikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=304)
-- Trojan, spyware, adware :/ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10927)
Trojan, spyware, adware :/
Pershendetje,
me jep njeri ndonje mendje se me cmendi kompjuteri... i ka hyre nje si tip pislliku qe cdo minute me hap faqe reklamash. E bera kompjuterin telef me skanime, me Avast, me Lavasoft Ad-Aware, me Microsoft Antispyware, me Spyware Doctor, e ku di une me ca tjeter dhe prape se prape nuk me hiqet. E kam bere skan disa here rrjesht me secilin nga keta programe, ne fillim kapin dicka, pastaj gjasme tregojne se eshte clean, ama sa e lidh me internetin, fillojne prape dritaret pop-up...
cfare do me keshillonit?
flm
ndoshta nje firewall do ndihmonte ?
wydra, kur hap internet explore, shko tek tools dhe ka disa settings per internetin. blloko cookies. mendoj se do te ndihmoj.
p.s keto reklamat mos i le hapur se paguan shume. ne fillim kur futesha ne internet, me erdhi telefoni 310 euro, nga keto faqet qe hapen vete. as une nuk e dija dhe
Wydra po ta nis me skeme se çfare duhet te besh,provoje njehere se mbase zgjidh problemin tend.Hap internetin dhe shko tek Outils ne kete rast 1-shi nuk e di ne çfare gjuhe e ke ti kompjuterin po shiko figuren dhe klik tek i njeti vend,pastaj tek lista klik tek option internet(eshte e fundit ne liste) dhe nuk eshte tek kjo figura ketu po po te klikosh tek outils do te te dali patjeter option internet ,pastaj do te dali pamja si ne figure.Klik pastaj tek confidentialite pastaj klik tek avance dhe do te kesh te njejten figure si kjo qe te kam nisur une kliko tek te gjitha vendet qe kam vene me shigjete d.m.th. plotesoji ato kasat me pike dhe me ate shenjen qe korigjojne mesueset tek ne kur te thone qe e ke bere mire ushtrimin (se ç'emer ka ne shqip se di),ne fund klik apliquer dhe Ok.Besoj se do te zgjidhi problemin tend se nje nga keto kasa kur e koshon(shenja mire) pengon daljen e dritareve pop up.
faleminderit per pergjigjet
misterioz, flm per skicen, por une nuk perdor internet explorer por opera, qe i ka opsionet pak me ndryshe. Halli eshte qe dhe nqs e bej kete gje qe me ke shpjeguar, nuk besoj se me zgjidhet problemi, se adware do vazhdoje te qendoroje ne kompjuter. Duhet shkulur problemi me tere rrenje. Nderkohe instalova dhe nje prog tjeter Spybot Search & Destroy, i cili veproi si te gjithe paraardhesit: gjeti disa trojane, i fshiu, po prape kur hapa internetin shperthyen reklamat...
Dikush me rekomandoi ta beja skanin jo ne windows normal, por ne damaged mode (s'jam e sigurte a quhet keshtu, se s'e kam anglisht windowsin), por sa shtyp F8 ne start dhe bej kete zgjedhje, kompjuteri s'me ndizet fare. Ndonje sugjerim...?
E mer edhe perplas pertoke pc dhe reklamat dhe mbledh mendjen
E njejta gje me ndodhi mua,
Window ke, dhe cilin?
Une shpetova... fare e thjesht.
Beji format kompjuterit. Une deri tani me progs qe te sygjerova kisha zgjidhur c'do problem. Ose nuk ke bere ndonje gje mire ose je infektuar me ndonje gje te papare. Mgjt me nje format dhe nje parainstalim te progs-ave qe te sugjerova do ta zgjidhesh problemin. Dhe boll me Windows ne Polonisht, nuk ja vleeeen
Sa here te kam thene te mos hysh neper sitet porno, po mezallah se degjon. E sheh ca behet?
E para, perdor firewall. Ai Spyboti eshte i rende dhe nuk eshte ndonje fare gjeje, (nga experienca personale). Ad-ware personal, nuk eshte e keqe. Une kete jave futa dhe spy doctor po nuk di ca te them. I perdor te dyja.
Perse nuk perdor Firefox si browser? Eshte shume i mire. Disi me i sigurte se Exploreri (sun e di si eshte opra).
Hmmm
Wydra, te duhen keto 3 gjera:
1 antivirus, sugjeroj avast, pasi te ofrojne dhe nje version falas
1 firewall, winxp ka nje build in firewall, qe eshte i mire, por te sugjeroj Sygate personal firewall
1 antispyware, LavaSoft eshte shume i mire, gjithashtu dhe Microsoft Spyware Doctor eshte shume i mire
1 program qe te pastroje cookies, etj.
Tani, shkeput kompjuterin nga cdo lidhje me internetin. Pastro te gjithe cookies qe ke ne sistem, perfshi dhe direktorine Temp te kompjuterit. Per te bere te gjitha keto, te duhet nje washer, une perdor Webroot Washer, shume efektiv, i pastron te gjitha, dhe ske nevoje te kerkosh se ku gjendet Temp apo direktoria e cookies.
Pastaj, futi nje skanim me antivirus, dhe nje skanim me antispyware. Dhe je ne rregull.
wydra, nuk mendoj se kete problem e ke pasur dhe me pare. mos ke bere download ndonje program nga interneti? nqs po, ke program?
Te njejtin problem te wydres kam dhe une me Explorer, c'do sekond me hapen faqe reklamash.
Tani po perdor firefox Mozilla dhe nuk kam me probleme te tilla, por prap problemi me ka ngelur akoma ne pc kur perdor per disa programe explorer.
Une perdor
Antivirus Avast
Ad-Aware SE Personal
Spybot - Search & Destroy
Po provoj njehere me ate skemen e Misteriozit mbase shpetoj.
Myzo, ashtu duhet bere, se s'merr vesh ndryshe ky
Petrit, kam Windows XP
Lordi, po kush ka nerva ti beje format ketija.... pupupu hajde instalo te tera nga fillimi Pastaj, nuk e honeps dot windowsin anglisht
Juve, po njerez jemi o burre i dheut, dhe ca gjera do i shofim, se dhe moshen e kemi mbushur me kohe Sa per Firefox, te tere e lavderojne po une sido qe te jete s'heq dore nga opera, eshte sh e rehatshme, ka shume lehtesira, per me teper funksionon dhe si program poste, etj. Jua rekomandoj
Admiral, edhe une ne fakt dhe Avastin e kam, pervec te tjerave, po firewall nuk perdor tjeter pervec standartit te XP. E provova ta skanoj te shkeputur nga interneti dhe i fshiva temp (me Windows Washer). Po e provoj dhe njehere, po i zhduk dhe cookies.
ida, normal qe kur rri rehat s'te gjen gje, kjo mortja me zuri kur po kerkoja crackun e nje programi (se dikush s'ma gjente dot keygenin e 3dsmaxit :p)
lela, shpresoj te shpetosh dhe ti nga reklamat
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
ida, normal qe kur rri rehat s'te gjen gje, kjo mortja me zuri kur po kerkoja crackun e nje programi (se dikush s'ma gjente dot keygenin e 3dsmaxit :p)
hehe, epo ne fakt kaza eshte plot me spyware etj dhe shyqyr qe s'e kam internetin me telefon, se e kam degjuar dhe une kte muhabetin e atij virusit qe shton impulset (sa per ato pornot, pranoje, vete je futur po he)
Tabela e Misteriozit nuk me beriasgje, reklamat me vijne akoma.
Si s'ka njeri qe na ndihmon me kete problem.
Shume thjesht...
Si veprova une?
Kompjuteri vjen me nje disk qe e restauron ate ne parametrat e fabrikes.
Futeni diskun ne kompjuter pastaj fikeni. Hapeni kompjterin dhe ai do te restaurohet vete ne perametrat e dites qe juve blete.
Pastaj lidheni me internetin dhe gjeja e pare qe do te beni download yahoo toolbar ose google. Te merr me pake se dy minuta per ta download. Une kam yahoo. Yahoo toolbar vjen me bllokues reklamash dhe anti-Spy. Juve nje here ne muaj run Anti-Spy te shikoni kompjuterin dhe per te hequr te padeshiruarat, ne se ka...
Sic thashe une shpetova me kete veprim fare te thjesht.
Ju uroje te shpetoni nga kjo dhimbje koke qe une e di mire sec eshte.
Petriti
Wydra kush ishte ai qe s'ta gjeti keygenin?
Copa po behen djemt per ty ketu ne Forum, po shkrijme te gjithe afetsite tona per te te ndihmuar. Ne rast se nuk i ben dot derman, me nje cmim simbolik do te ta sjell une ne vije ate kompjuterin polonisht qe nuk ka as Firefox
PS: Joke per pagesen
PS2: 1 Min mu desh te gjeja kete linkun
http://www.cracking.to/download/041...EAD.NFO-SSG.zip
Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
... normal qe kur rri rehat s'te gjen gje, kjo mortja me zuri kur po kerkoja crackun e nje programi (se dikush s'ma gjente dot keygenin e 3dsmaxit :p)
lela, shpresoj te shpetosh dhe ti nga reklamat![]()
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
hehe, epo ne fakt kaza eshte plot me spyware etj dhe shyqyr qe s'e kam internetin me telefon, se e kam degjuar dhe une kte muhabetin e atij virusit qe shton impulset (sa per ato pornot, pranoje, vete je futur po he)
klubi i firefoxit nejse, si mbrojtes mund te jete ok, po si browser prape mbaj anen e operes
flm per linkun lordi
ida, e kam me kabell internetin (dmth me kabell bie fjala, se lidhet me antene...)
pa shiko pak...!!!
shume te thane por .... e fundit???? rinstalimi i windows....
beje nga fillimi dhe pastaj bej nje disc image me true image (acronis),qe e gjen tek www.2baksa.net.
te rekomandoj Hiren Boot CD (e gjen tek www.softex.meganet.lt ).me kete do te mbarosh pune....
sa per te zgjidhur problemin tend....
1 - ka nje vend ku zakonisht(por dhe ne vende te tjera),spyware shkruajne veten ne rregjistrin e windows (se mbaj mend se ku e kam lexuar,por fare thjesht kerko informacion ne google.... ne nje reviste kompjuteri ...) dhe fillon e i fshin me dore keto hivera!
2- provo keto linke http://www.spywareinfo.com/~merijn/ (hijackthis>shiko tek download ... e kam gjetur kete ne nje reviste italiane.... lexo ne kete faqe...) per spyware dhe si identifikohen!
3- http://2baksa.net/modules.php?name=...ht=sysinternals (behet fjale per autoruns 8.4 te sysinternals ) qe e gjen dhe tek www.sysinternals.com
cdo besh me keta programe ?..... lexo me kujdes se cfare bejne....
po tek www.sysinternals.com do te gjedh dhe nje procesviewerNT
e di qe mund ta kesh te veshtire por keta programe ,vertet te ndihmojne...
te pakten do te kuptosh se kush eshte ai proces qe te sjell probleme...
p.s.
mban mend ca kohe me pare ... u tha se nje pjese e kodit te windows u publikua ne internet.... dhe brenda dites u arrestuan 2 vete....???
nje miku im me tha se pikerisht ca spyware qe eshte shume e veshtire te fshihen eshte se dhe vete microsoft ... thote se autoret e ketyre spyware kane shftytezuar pjese te kodit te publikuar (dhe te papublikuar) dhe shfrytezojne aftesite vulnerabile te explorer te windows .....
sa per windows polonisht (pse ???? kush me njeh e di pse !!!) urime !!! ja qe une kam simpati per ta !!!por dhe ne kompjuter jane goxha in TOP !!!!
Hë mi goca a zgjidhet gje ,per kompjuterin eshte fjala se kush e di se çfare kujtoni.
faleminderit dhe njehere te gjitheve per pergjigjet dhe ndihmen. Si perfundim pune me bene keshillat e team/UARE. Me ane te Hijackthis identifikova me hollesi proceset qe ishin aktive ne momentin e caktuar ne kompjuter dhe vura re qe midis te tjerave me dilte nje file e cuditshme e ndodhur ne /system32. Pasi kuptova qe problemin e krijonte kjo file, u mundova ta fshija, gje qe programet antivirus nuk ma fshinin dot (Ad-Aware thoshte qe mund ta fshije momentin e rindezjes se kompit). Kjo gje behej e pamundur sepse ky file cdo here qe rindizej kompjuteri nderronte emer... (po emri gjithnje ishte nje grup shkronjash e numrash pa kuptim). Si pefundim pas shume mundimesh arrita ta fshija me ane te Hijackthis.
ah, dhe dicka tjeter, i shplafte mortja ishalla ata te Coolwebsearch, se ky trojani i atyre mortjeve ishte... i hengshin viruset dhe trojanet te gjalle ishalla (ca mallkimi)
per te luftuar CoolWebSearch do kerkosh on line per programin e vogel CWSchredder dhe mua me ka shpetuar gjithmone. Ndersa per te fshire nje file i cili nuk lejohet nga sistemi qe te fshihet, perdor File Unlocker. Do surprizohesh
kur them qe s'e fshija dot, dmth qe s'e fshija dot as me File Unlocker (program te cilin e kisha instaluar keto kohet e fundit, ne kuader te instalimit te programeve te ndryshme te vogla, qe si fillim duken interesante pastaj i harron ) Dhe CWSchredder tregonte qe s'eshte coolwebsearchi tek kompjuteri im, nderkohe qe programet e tjera e nxirrnin qe ishte, prandaj as ai s'me beri fajde. Nejse, e rendesishme qe u zgjidh problemi
Une e gjeta solucionin per te hequr faqet e reklameve qe me dergonte IE, i bera nje restart pc dhe tani eshte i ri fringo.
Nuk kam me probleme te tilla.
Lela. me duket se po ngaterron Restart me Ri-Instalim Windows
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.