Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letërsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=5)
-- Ndihmë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18431)
Ndihmë
Ju përshëndes të gjithve,
Dhe iu drejtohëm sepse, mbasi jam duke kërkuar titujtë dhe autorët e dy poeziave por pa sukses, mendova ta provoj a do gjej ndihmë në këtê forum.
Ato janë dy vjersha qe mi mësonte babai (qe nuk ësht më) kur isha e vogël.
Më kujtohën vetëm disa rreshte.
Tani, jam duke i shruar kujtimet e jetës bashk me babain dhe kam dëshirë të flas në libër për këto vjersha.
Ndoshta dikush do i njeh këto vjersha, poezi, kënga, dhe do më ndihmon.
E para ishte: "Mine Peza, ku kam vajzen ku kam djalin, mi kanë futë n'atë burg të zi, fare fisin ma kanë tretur larg në ishull n'Itali".
E dyta, fillonte kështu: "Obobo, sytë ç'më panë, shkretirë, lumë e det, këtu gratë vetëm janë, burrat gjinden në gurbet..."
Shpresoj se dikujt, këto rreshte do i tingëllojnë si të njoftur...
Pres përgjegjëje.
Me të mira.
E para eshte kenge partizane, qe thua ti u be gjithe ajo demostrate ne tirane dhe vdiq vetem Minja. Eh kohe te veshtira lufte me okupatorin dhe trimat ishin ne mal.
E dyta eshte me e vjeter se e para dhe se kisha degjuar ndonjehere dhe e bukur interesante dhe duket si ndonje vajtim popullor.
e treta nuk e kuptoj pse e ke hapur te tema e Naimit.
Ju falenderoj Piktor,
Gabimisht e postova mesazhin te Naimi....
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.