Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Kodi i klubit te dembeleve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7204)
Kodi i klubit te dembeleve.
Te nderuar miq dhe dashamire!
Me shume gaz dhe kenaqesi njekoheshisht gjej rastin tju njoftoj se para dy oresh ne bathore te Tiranes u formua Klubi i dembeleve, me ne krye disa dembele shqiptare, kryesisht nga shqiperia e mesme.
Fale reklamimit neper TV te shumte e te njhur Si BBC CNN Al-Jazera etj. Ketij klubi ju bashkangjiten edhe mjaft dembele te tjere ngas e gjithe bota.
Aktiviteti i ketij Klubi apio me mire programi te themi eshte formuluar nga thenie e nje mendje te ndritur dhe nese do mundohemi qe ti permendim te gjitha na duhet te shkruajme tere jeten, mirepo sot per ju po zgjedh pikat me kryesore;
1-Kemi lindur te lodhur jetojme qe te clodhemi.
2-Duaje krevatin si veten tende.
3-Nga gjumi dhe pushimi nuk ka vdekur njeri.
4-Duaje gjumin si moderatori forumin.
5-Njeriu ne gjume si peshku ne uje.
6-Me mire te flesh 24 ore sesa te ngrihesh e te rregullosh edhe nje here krevatin.
7-Nese rastesisht te hipen vullneti per pune rri e prit derisa te kaloje.
8-Po te kish qene e mire puna do e kishte marre mbreti per vete.
9-Nese rastesisht duke fjetur lodhesh, kthehu e fli derisa te clodhesh.
10-Nese rastesisht ke deshire te nderrosh kanalet e TV. mbaje gishtin tek butoni i pultit e prit dersa te bjere termet.
Antaresimi ne kete Klub eshte falas, pa dalli race njgjyre , nacjonaliteti, feje krahine dhe ideje, pra gjithcka falas ose me mire pa kuotizacjone.
Vraponi forumiste te regjistroheni ne kete klub pasi nje here ne 100 vjet ju jepen te tilla mundesi.
Nderkohe qe ju lajmeroj se Indriti u fut me kembe te mbare sapo e degjoi.
Ketu do te gjeni vende per mitingje fushate zgjedhore dhe per grindje qe vdesim per to.
Po ashtu na duhet te zgjedhim edhe kryesine e cila do te kete kryetar nenkryetar dhe sekretar, pa marre parasysh seksin.
Fale zgjuarsise sima u vendos qe drejtuesit te jene nga Fh prandaj propozoni kandidaturat me te bindshme.
Per informacjone shtese kontaktoni ne emailin: qylaxhiu@hotmail.com
Pershendetje!
Meqe jam tek kjo tema qe pershkruan dembelizmin tone, ta kthemin ne nje pyetje qe i perket pak a shume rutines tone te perditshme.
Mire, atehere po e filloj une. Dembele nuk jam por me pelqen gjumi i mengjesit, por e shoh qe mamaja ka te drejte kur me thot, qe po u cove ne mengjes dita te shkon me mire.
si s'qeke lodh qe paske shkru gjith kte more qylaxhi
dembele jemi te gjithe ka i cik, edhe une sbej perjashtime...
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.