Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Ismail Kadare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7797)


Postuar nga volter datë 21 Mars 2005 - 21:14:

Ismail Kadare

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në qytetin e Gjirokastrës.
Eshtë shkrimtari më i madh i letrave shqipe, i cili që pas viteve '90 jeton në Francë. Kanditat i çmimit Nobel në letërsi.
Në Gjirokastër ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë, por këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik.

Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punoi në profesion të lirë.
I.Kadare ka qënë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë Franceze, nder 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie dhe anëtar i Akademisë së Berlinit. Eshtë nderuar me titullin e lartë "Nderi Kombit". Veprat e tij janë përkthyer në 32 gjuhë të botës, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.


Postuar nga volter datë 21 Mars 2005 - 21:18:

Në parkun që e mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...

Ismail Kadare


Postuar nga Stanley datë 01 Korrik 2006 - 07:06:

Ismail gjirokastriti.

I mire eshte ai si poet, por te them te drejten, nuk me pelqen se si e shperfytyron historine ne lidhje me besimin fetar te shqiptareve.

Nqs dikush deshiron qe ta dije se cfare thote ai ne lidhje me kete gje, te me beje te ditur.

Stenli.


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.