Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Jul Variboba (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=303)
-- Kush ishte Jul Variboba. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9228)
Kush ishte Jul Variboba.
Jul Variboba
(1724-1788)
Jul Variboba - shkrimtari i parë shqiptar, që botoi një vepër thjesht letrare.
Arbëresh, lindi në katundin Mbuzat të Kozenca ( Kalabri - Itali).
Mësimet e para i mori në Kolegjin Shqiptar të San Benedetos Ulanos, të themeluar nga Klementi XII me 1735 për arsimimin e të rinjve shqiptare të Kalabrisë. Pas studimeve u kthye në vendlindje, u bë prift dhe u shqua për nje veprimtari te jashtezakonshme mësimore e fetare.
Kaloi nje jetë jo të qetë e të zakonshme. Studiues e krijues letrar. U trasferua në Romë, ku shkroi veprën "Gjella e Shen Merise se Virgjer"
të cilën e botoi me 1762. Vepra përmban dy poema të lidhura: "Gjella e Shen Merise" ( Jeta e Shën Mërisë) dhe "Gjella e Shen Bambinit"
(Jeta e Shën Bambinit), që nuk përbejnë me shumë së gjysmën e veprës. Këto dy poemë dallohen për një strukturë poetike të brendshme.
E para në fillim këndon e hymnizon virtytet e Shën Mërisë së Virgjër, pastaj me një rrjedhoje të natyrshme këndon jetën e saj që nga lindja e deri në frytnimin e shenjtë dhe lindja e Krishtit, gjithnjë duke u mbështetur në pikat kryesore të tregimit biblik për këtë figurë dhe episode konkrete të jetës popullore arbëreshe.
Në këtë vështrim Shën Mëria e Varibobës del si një virgjëreshë arbëreshe e vetëdije poetike, filozofike e lirike.Shën Mëria shfaqet e provohet në jetën e përditshme arbëreshe si grua e thjeshtë e nënë, kurse Shën Mëria shfaqet e provohet në jetën e përditshme arbëreshe si grua e thjeshtë e nënë, kurse Shën Bambini si djalë i pëlqyeshëm, me fantazine djaloshare të vërtetë të autorit.
E dyta i këndon Shën Bambinit, në fillim nëpërmjet të të tjerëve për të, madje edhe të vashave; dhe kalon në çaste themelore të jetës së Krishtit, si:
tradhtia që i bëhet, kryqëzim dhe trajtimin e Shën Bambinit Jul Variboba ka ftuar pasionin djaloshar të moshës së shkrimit me këtë subjekt.
Vlerësimet për veprën e Jul Varibobës janë të ndryshme: disa e ngrenë në nivelin më të lartë, kurse të tjerët e mohojnë pothuaj tërësisht atë.
Pjesa tjetër e veprës përbëhet nga vjersha të rastit dhe nuk i lidh gje midis tyre, veç frymes se perjithshme shpirterore, keshtu kjo veper ka pamjen e nje permbledhe poetike me nje lidhje tematike.Kjo vepër u botua në 1984 me perkthim në italisht nga studiuese arbëresh Italo Fortino.
Gjella (Jeta) nis me nje letër drejtuar Shën Mërise që për të është figura me e adhuruar fetar e letrare
Gjella e Shën Mërisë virgjër
Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.
Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.
Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.
Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.
E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.
Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.
Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.
Kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.
Tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.
Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.
Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.
Ti rispëndove:- U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.
Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.
Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.
(1762)
Kanka e të zgjuarit
Zgjou,bir,jo më gjumë,
ngjou,se mi fjëjte shumë.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bëre nino.
Vjen një legë pekurar'
pruçesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si këndonjin,
dhenë e detin e gjëmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirë bukur e ngular, -
o çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gëzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale çi ti sualltin,
gjithë mandrën e rëzuatin.
Nga me dorë ti kit qengje,
çi ësht' e bardh' si nji skamëngje.
Çi ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaçiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzëzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki këmbëlesh.
Ç'ësht' i ëmbël ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaçjulere
e nji t'egërith pëllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kënduar parambote.
Ruaji,bir,e i gëzo,
zgjou se bëre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunë fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesë bracë xagarele
suall e ve Rutiçele.
Suall e bija ca këstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me nji fash rikamatë
erdh Suzana çi me natë.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,çi u martua,
suall nji kez',m'e suall mua.
Ruaji gjith' e i beko,
zgjou se bëre nino.
(1762)
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.