Forumi Horizont
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Si ju duket rap-i shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=56)


Postuar nga DILEMMA datë 29 Dhjetor 2002 - 18:04:

Thumbs up Si ju duket rap-i shqiptare

Rap shqiptare vitet e fundit ka pasur shume suksese.
Si mendoni ju per kete.

per te ndegjuar muzike rap shqip shikoni tek

http://www.rapalbania.cjb.net

FLM


Postuar nga DEATH MATCH datë 30 Dhjetor 2002 - 02:51:

Thumbs up Si ju duket rap-i shqiptare

Me thone te drejten e pelqej shume nuk e di per te tjeret une kohet e fundit nuk kam qene ne shqiperi po me sa kam degjuar ne iternet eshte shume i bukur e pelqej shume kaq kisha te thoja une hajde shnet


Postuar nga Eros datë 30 Dhjetor 2002 - 03:06:

Hmm

Rrepi Shqiptar eshte shume i mire por ama "Recordings" ose rregjistrimet e tij nuk jane cilesore.Muzika eshte mjaft e bukur por jo e paster sic duhet.


Postuar nga argent datë 31 Dhjetor 2002 - 20:59:

repi shqiptar asht kot shit


Postuar nga kel tironsi datë 04 Janar 2003 - 09:27:

jan njisha

me thon te drejten rapi shqiptar tani ka fillu me me pelqy.
ato qe me pelqejn tani jan ato fieraket 2die4.
kaq kisha me thon per rapin shqip


Postuar nga Eros datë 07 Janar 2003 - 04:13:

2die4 marrin Instrumentals nga kenge te huaja dhe i bejne fjalet ne Shqip Ajo nuk eshet muzik!!!!


Postuar nga argent datë 07 Janar 2003 - 18:05:

Angry

po te gjith keshtu ja bejn vjedhin te drejten e autorit


Postuar nga Lumjone datë 07 Janar 2003 - 20:08:

uaaaaaaa ca flisni mo

epo ne vjedhin mir bejn se pa vjedhur ska sot humbesh fare haha

e vjedhur pa vjedhur mer lal shqip esh e morim vesh kapak


Postuar nga albanez100% datë 09 Janar 2003 - 23:01:

Thumbs up

rrepi shqiptar esht njish fare sidomos 2die4
njegjoini iher pastaj flisni


Postuar nga botaed datë 11 Janar 2003 - 01:09:

cfar rap?

nqs 2die4 vjedhin muziken me te vertete atehere rap ne shqiperi nuk ka mor miq te dashur.une mendoja me pare se ne e kemi nje grup rap ne shqiperi.2die4 pra.


Postuar nga Eros datë 12 Janar 2003 - 00:11:

Ore ashtu si e ben 2 Die 4 e bej une 500 here me mire.Di se cfar programesh te marr te marr kenget e vjetra te 2 Pac ose BIG qe nuk i ka degjuar ndonje Shqiptar dhe i bejne fjalet dhe e fusin ne nje cd.Gje qe te gjithe ne mund ta bejme po te duam.


Postuar nga Endri datë 16 Janar 2003 - 08:23:

Rap Shqiptar

Kane filluar dhe rep shqip jane shume te mrekullueshme tregon qe jemi bere modern

Disa prej repisteve shqiptar e kosovar
Tingulli3
2Die4
2Farm
Young Gunz
Ritmi i Rruges
West Side Family
WNC

kane dal plot

note*= nese dikush e ka kengen e 2die4 ne mp3, do me bejne nder nqs te mi dergojne pak me email..


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 17 Janar 2003 - 01:58:

rap-i shqiptar eshte i lezetshem

Rapisteve shqiptare i duhet te lyejne fytyren me boje te zeze,qe te ngjajne identike me "paraardhesit e tyre zezake"
Ndonje moderim rap i populloreve shqiptare eshte i kendshem,por jo imitimi ne cdo gje i zezakeve.


Postuar nga Natyra datë 17 Janar 2003 - 02:57:

Talking lolllllllllllll

Rapi shqiptar????
oh,oh,kush me erdhi muve.....
Pergjigja eshte tek www.fajtori.com.Shkoni tek "kenge humoristike",LLakaj&Bajko dhe klikoni kengen RAP

Na duhet akoma kohe qe te bejme muzike te bukur Rap.


Postuar nga ks datë 17 Janar 2003 - 15:07:

sa demokraci paska ketu,opsionet e sondazhit jane:
a-eshte i shume bukur
b-me pelqen shume.


Postuar nga elona_xxx datë 13 Shkurt 2003 - 14:33:

Thumbs up 2die4 jane njishaaaaaaaaa

Persa i perket dyshimeve qe kane disa per vjedhjen e muzikes se 2PAC nga 2die4 per kengen ''Jetes Sone 3" po ua zgjith une.Ne Athine ne kanalin muzikor MAD CHANEL eshte treguar me shkrese kontrata qe kane bere 2die4 -et me shtepine diskografike BMG per marrjen e instrumentalit te kenges "You can be touch" per tu bere ne shqip "Jetes Sone 3" dhe e cila si kenge eshte vlersuar nga shtepia diskografike BMG.keshtu te gjithe ata qe mendojne se 2die4 kane vjedhur muziken nga 2PAC bej gabim te madh


Postuar nga Ana datë 18 Shkurt 2003 - 03:29:

Smile

Kam 2 vjet larg Shqiperie, nuk e di tani nqs ka ndodhur ndonje bum ne muziken rap, sidomos kete 2die4 une nuk e njoh fare, por ajo qe kam degjuar para 2 vjetesh ishte nje turp i madh, po keshtu eshte sepse leku ka shkuar ne dore te alabakerise, qe nuk e njohin muziken dhe rap-in e vertete, dhe nuk njohin as autore dinjitoze, qe te pakten te kene tekste per te qene. Le qe ata qe kendonin ishin lere mos e nga, 40 kile me gjithe rroba te lagme, ku kane fuqi ata per te kenduar kur jane nen peshe?????????????Ata me kujtonin macen time kur mjaullinte, madje jo, se gabova, macja ime kishte nje mjaullime llahtar kur e merrte uria, e degjonte gjithe pallati! Beni pop ose folk o shqiptare, lerjani repin lekurezinjve, ata jane te lindur per ate pune, mos harxhoni leket tuaja kot.
Bye now.


Postuar nga elona_xxx datë 18 Shkurt 2003 - 17:19:

Wink ana vajze e mbare permendu pak

te besoj per ato qe po thua sepse nuk ke faj,se atje ku rron ti(ne fund te botes) nuk mund te arrish te shikosh vleresimin qe i eshte bere ketij grupi sidomos ne nje vend te huaj edhe racist si eshte Greqia, keshtu qe mos u lodh kot duke dhene vleresime te gabuara.Treguho me pak realiste.See you.

edhe mbaje mend qe edhe shqipetaret nje dite do te arrijne te bejne muzike te bukur rap sic bejne ata "lekurzinjte e tu"


Postuar nga skulls-design datë 19 Shkurt 2003 - 02:43:

Thumbs up

Tingulli 3 eshte grupi me nam nuk mund ta shaj asnjoni.


Postuar nga missdurresi datë 06 Nëntor 2005 - 05:58:

VAGBONDI ESHTE NJISH


Postuar nga S~E~A_Melody datë 29 Nëntor 2005 - 20:15:

Repera ka plot

ama ce kan talent jan

Genc Pavlukaj [ Etno Engjujt]
edhe Genti [Tingulli trent]


tjeret mir jan por sjan ne ate nivel


flm


sea-melo.com


Postuar nga Vdekja_22 datë 06 Janar 2006 - 14:55:

Rap Shqiptar

Dihet qe rapi eshte nje muzik qe simbolizon urrejtjen ndaj fatit e si me te vuajtur zezaket, e sollen ne jete kete stil. Eshte nje rryme e cila eshte ne pikun e saj ne ditet e sotme. Me aq sa e preferoj une, mund te them qe kosovaret si edhe me te vuajtur por edhe te motivuar (mendimi im) kane rapin me te bukur ne bote). Shtoj ketu se jam shume i apasionuar pas kesaj rryme. Degjo zezake, bardhoshe apo cfare te duash, si rapi kosovar nuk gjen. Me vjen vertete keq qe ende nuk ka arritur te afirmohet neper bote por po ia arriti, iu premtoj qe eshte i pazevendesueshem. Persa e perket rapit ne Shqiperi, ka shume deshire, pak mundesi e mungese totale orkestruesish te cilet jane ne moshe te Vace Zeles e s'mund ta kuptojne e jo me ta prodhojne kete stil.
1.Ritmi i Rruges
2.Rebel & Unikatil
3.Tingulli 3
4.Etno Engjujt
5. WNC
ndersa ne Shqiperi mundohet te beje rap vetem Rudi packa se nuk ka gjetur ndonje studio te hajrit.
Peace Brother...................


Postuar nga Iyua datë 31 Mars 2006 - 20:16:

Thumbs up

Rrepi shqiptar
Lezhjani kosovaret kane dhe dialektin qe i shkojne te kendojne Rrep
Sa shume preferohet ne shqiperi Rrepi .. sa kurioze qe jam te di PSENE ?


Postuar nga ridii datë 15 Shtator 2006 - 03:43:

Re: jan njisha

Citim:
Po citoj ato që tha kel tironsi
me thon te drejten rapi shqiptar tani ka fillu me me pelqy.
ato qe me pelqejn tani jan ato fieraket 2die4.
kaq kisha me thon per rapin shqip



e vertet eshte kel


Postuar nga Balerina datë 05 Nëntor 2006 - 03:56:

Ore, po ketu nuk paska opsion per ata qe nuk pelqejne rapin shqiptar?
Me vjen keq, por mua nuk me pelqen shume. Me pelqejne disa kenge aty e ketu, por asgje me teper. Eshte imitim.
Gjithsesi urime te gjithe rapisteve.


Postuar nga Kombinaci datë 05 Nëntor 2006 - 16:39:

Bashkohem me shkrimin e vajzes!


Postuar nga ~Enigme~ datë 10 Nëntor 2006 - 06:35:

Me ben gjithmone te qesh shume fallco me duket rap-i


Postuar nga ingmetalboy datë 19 Nëntor 2006 - 11:55:

Une nuk para degjoj rap por ai kosovar me duket si me i arriri,. Etno Engjejt apo Tingulli 3 me pelqejne goxha.


Postuar nga HERO datë 10 Prill 2007 - 20:53:

kush e di ca eshte muzika rap me termend e shikon qe blody alboz bejne rap tamam,biles me te bukur se rapi zezakeve,nuk jan fare imitim ,jan krye fare,po ata qe me pelqejne me shume ,edhe me shume se blody alboz jane EKINOX shkoni tek

www.alba-rap.com dhe gjeni grupin EKINOX,degjojeni dhe pastaj flisni per rapin shqipetar.

po te jete per rap nga shqiperia jam dakort me parafolesit,qe eshte komplet per te ardhur turp,muzika rap eshte kulture nuk eshte vetem te thuash fjalet me shpejt,shqipetaret nuk e kane fare idene cfar eshte rapi.


Postuar nga HERO datë 13 Prill 2007 - 18:01:

http://alba-rap.com/muzike/ekinox/ram/10_she.ram


Degjojeni pak kete rap shqip.


 
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.