Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Turisti i shpirtit
Nje nate e gjate.
Njerezit flene. Vetem ti jep e merr me valet e shpirtit. Do ti masesh, do ti ndryshosh.
Eshte e cuditshme kjo jete. E cuditshme por jo e shemtuar. Te gjithe kerkojme dicka, ceshtja eshte cfare. Mundohemi te kuptojme cfare duam, rremojme neper njerez, neper shpirtra, neper ndjenja, neper cmendurira. Ne fund akoma se gjejme pergjigjen. Dime qe duam...
Njeriu ne disa caste kupton shume gjera. Ndjek rruge te jetes, ben eksperienca, dhe ne fund nuk ka mberritur asgjekundi, por dicka ka kuptuar, dicka me shume ka brenda vehtes. Nje puthje me shume, nje qeshje, nje prekje, nje embelsi, nje dashuri, nje lot, nje largesi, nje trembje... ehhhhh, mbushesh me fryme dhe qesh me vete: "Sa e cuditshme eshte jeta".
##########
Njeh njerez dhe i vezhgon si e jetojne jeten. Shume prej tyre mundohen ta parashikojne ate, te njohin cfare do te ndodhe ne te ardhmen, te njohin vetveten pak me shume. Ka disa qe nuk duan te humbasin kohen ne rrugicat pa krye, duan vetem te arrijne ne perfundimin rruges se madhe ku gjezdisin te gjithe. Sa gjynah...
Ka te tjere qe duan te hyjne ne rrugicat pa krye, por kane frike. Kane frike si zakonisht se mos mbeten ne nje rrugice pa krye. Kush do ti nxjerre valle ? Ne kete bote te eger te gjithe te fusin, por askush ste nxjerr. Duhet te behesh i zoti vehtes. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe duan te tregohen te guximshem, te hyjne neper cdo korridor te jetes, neper cdo shpirt qe do ti mbushe. Mendojne se ajo mbushje do i jape force, enderrojne... Vjen nje cast qe rrugicen e kane para, mjafton ti hyjne. Por jo, nuk arrijne, ishte si zakonisht nje enderr qe mbeti e tille. Dalin nga ajo hyrje dhe vazhdojne rrugen e madhe ku ishin. Takojne njerez dhe u thone te bindur se nga rrugicat skane frike. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe mundohen te bejne planimetrine e jetes. Krijojne rrugen e madhe mbi nje leter. Skicojne njerezit qe ecin aty. Pastaj fillojne krijojne rrugicat. Por dicka nuk shkon... Nuk paska vetem nje rruge te madhe. Ka dicka qe nuk kuptohet perderisa skicen spo e bejne dot. Jane afer, mendohen, dhe mbase ja arrijne, por mbase jo. Sa gjynah...
Dikush nga skicuesit e zellshem vendos te provoje ato rrugica. Do te jete i perpikte. Ecen rruges, gjen nje rrugice dhe futet. Arrin ne fund, duket e mbyllur, por paska nje dere. E hap. Para tij shfaqet nje bote tjeter, nje rruge tjeter plot njerez. I duket me e bukur se rruga nga vinte. Njerezit jane me te qeshur. Kthehet prapa por dera nga erdh nuk ekziston me. S'kthehet dot me...
Ecen rruges dhe pas pak ajo rruge e bukur i merzitet. Teper monotoni. Nje shtepi e bukur anash rruges si shume te tjera. Mbi deren e hyrjes rriten trendafila. Eshte si shume te tjera ne ate rruge, por ajo i pelqu me shume se te tjerat. Hap deren dhe hyn. Ben pak hapa dhe e kupton qe eshte diku tjeter, larg rruges ku ish. Kthehet prapa dhe dera nga hyri nuk eshte me.......
#####################
Dikur kam lexuar nje liber nga Frijitof Capra. titullohej "Rrjeta e jetes". Me vone kam kuptuar se rrjeta e njohurive tona shkencore ngjan shume me rrjeten tone shpirterore. Shpesh shikojme dike qe na pelqen ne rrugen e jetes tone. Ai/Ajo se ka mendjen. Po shikon dike tjeter, qe i pelqen atij/asaj. Po as ai tjetri se ka mendjen. Si te gjithe hedh syte andej nga i pelqen, dhe jo andej nga pelqehen.
Te them te drejten se di nese kjo rrjete eshte e bukur apo jo. Di qe ndodh shpesh keshtu. Nuk dua te filozofoj. Njeriu kur shkruan ate qe ka ne tru hidhet si majmuni nga nje mendim tek tjetri, dhe perfundon ne filozofi. Dua vetem te hap nje teme ku mendimet te peshtyhen ose te fiksohen pa patur asnjeri qe i gjykon. Larg atyre temave ku thone, TE LUMTE, ME LUMTE, SHUME KEQ etj.
#####################
Nejse.
Kush tha njehere qe mendimet jane kaq te plota. Ka lloje te tjera mendimesh qe vetem mendohen dhe po te shkruheshin do ishin marrezi. Epo sot marrezia eshte ne mode, qofte per mire, qofte per keq.
Te puthesh nje cast lumturie, nje shpirt te lire. Te besh turistin ne jeten e dikujt tjeter. Te hysh si vendas e te ikesh si turist. Kjo eshte nje menyre e konsumimit te deshirave. E shemtuar? Se di.
Ehhh sa relative jane gjerat. Edhe turisti i shpirtit mendon se ne valixhen e tij fut te gjitha sendet e veta. Por ndodh qe harron dicka, pune dreqi. Ne udhetimin e ardhshem harron serisht dicka. Pastaj harron prape, harron harron harron. Derisa ne nje moment valixhja mbetet bosh dhe turisti mbetet ne vendin e fundit qe vizitoi ashtu krejt rastesisht. I zhveshur nga sendet e veta, kupton se eshte koha te marre dicka, mjaft harroi. Dhe mbetet pergjithmone ne shtetin e fundit ku vuri kemben, duke punuar akoma per te marre dicka, me valixhen e pluhurosur akoma gjysem bosh.
##############
Mjaft tani. Mendimet nuk jane te zymta, por realiteti kerkon nje perfundim. Dhe perfundimet zakonisht perbejne nje zgjedhje. Dhe zgjedhja perben thelbin e jetes. Te lesh pa njohur e shijuar dicka per te njohur e shijuar dicka tjeter. E di cfare, po i le dyjezimet. Me erdhi ne mend dicka qe kam menduar keto dite.
Pretendimi
Ky eshte emri i cdo problemi qe ekziston ne kete bote. Cdo genjeshter, cdo sherr, cdo lufte, cdo inat vjen nga pretendimi. Behet fjale per ate moment kur imagjinata jote tejkalon realitetin e tjetrit. Ti e mendoje ne nje vend, ai eshte diku tjeter.
Ndonjehere pretendimet thuhen, dhe normalisht nje pretendim nuk thuhet si nje mendim, por si nje pretendim. Dhe ndonjehere tjetri nuk pranon te shkoje aty ku i kerkon ti. E atehere e kupton qe distanca mes te dyve ekzistoka. Mbase dy njerez nuk do jene kurre te puthitur 100%. Mbase aresyeja per kete eshte se te gjithe kthejme koken andej nga na pelqen dhe harrojme se dikush ka kthyer koken nga ne. Por jeta eshte mbushur me endrra dhe endrrat na lejojne te hyjme ne rrugica qe "dukeshin" pa krye, por nxjerrin ne rruge akoma me te bukura. e atehere mjafton te kemi kujdes valixhen qe te mos i harrojme sendet tona, por ti dhurojme. Mbase pas deres tjeter qe do hapim rregullat e botes do ndryshojne. Turisti nuk do kete me valixhe, dhe pretendimi do krijoje paqe ne vend te luftes. Por kjo nuk eshte e frikshme. Ndryshe, mos rreziko, bej dhe ti si te tjere, mos e hap kurre deren e ndryshimit... por mes dy boteve mos qendro, deren mos e ler hapur, sepse dicka vritet ne kete mes, dhe sipas llogarive duhet te jete dera qe te prezantoi me boten e re.
Teme mese e goditur Fajtor!
Ashtu sic edhe u lartpermend, le ta quajme kete "Ditari i Meditimeve" per forumistat, ku kushdo te ndjehet i lirshem te vi e te shpreh cfare te doje, gjithmone rreth kufijve te normales dhe edukates.
Pershembull une sot, dua te flas kaq shume me njerez, dua te flas Shqip e te nxjerr gjithe kete mall, qe me ka mberthyer pa hapur syte mire. Por asnjeri qe flet Shqip s'kam prane, edhe malli behet me i madh, prandaj vendosa te vi e te shkruaj dy fjale(edhe pse te kota) ketu mes forumistash shqiptar. Jo, se dua te me lexojne te gjithe, por keshtu ne koken time krijoj nje marreveshje sekrete me boten e jashtme, ate shqiptaren.
Sa datojme sot? Sado qe te datojme sot, ndjej qe kam nje mall per Shqiperine e per cdo gje, qe kam lene pas...!! Po c'dite eshte sot? E Enjte? Jo, jo me duket se e Merkure, ishalla eshte e Enjte, nje dite me pak. Me pak nga cfare? Me pak nga vdekja? Me pak nga kjo jete e gjate? Me pak nga kthimi ne Atdhe? Me pak drejt dites se lumturise? Me pak nga cfare? Asnjeri s'besoj se mund t'pergjigjet. Kush e di fundin dhe fillimin e kesaj bote, asnje! Prandaj askush s'ka si te dije, se kur eshte pak dhe kur eshte shume, nga kjo lind, qe askush s'mund t'i pergjigjet pyetjeve te mia me lart.
Nder endrra shoh fusha, male, kodra, lumenj, det, humnera, lule, gjelberime, pyje, liqene me permasa te medhaja, te pa-imagjinueshme, por ne asnje nga ato vende s'kam qene me pare, mbase kam filluar te fantazoj dhe per Shqiperine tani?! Mbase aq shume eshte bere malli im per ate vend sa me nuk arrij te perceptoj Atdheun tim brenda kufijve te se realshmes?! Mbase, kush dreqin po e di me kete muhabet, tashme nje lemsh ne koken time eshte krijuar, e ndjej teksa levizen ne hapat e ngadalshme te merzitjes nga nje cep i kokes time ne tjetrin, tani po zvarriten kembet dhe ja ndjej ashtu ate zvarritjen ne trurin tim... Lemsh them? Jo, le ta quaj URAGANI I KOKES TIME sepse ashtu me ben te ndjehem, nga qetesia si uragan me hedh ne merzitje... nga energjia ashtu si te hedh uragani me hedh ne nje debulese shpirtrore dhe fizike. Si tani pershembull, uragani i kokes time (mendimet) me prene gjithe forcat e mia per te vazhduar... po shkoj. Kete mesazh jam teper i sigurt qe do e fshi, por gjithesesi... Ika! Ku? Kur ta di dhe vete do kthehem t'ju pergjigjem se ku, mbase ne ate te pa'arritshmen enderr... ?!
Trashje pa Kufi Ketu ne Forum Per Ju nga Une...
Ndjej thonjte e shpirtit tek gervishten mbas mureve te kraharorit tim. C'dreqin kerkojne? Edhe mbas konsumimit te me se embel genjeshter (pija) ato vazhdojne akoma gerryejn... thua se do ja gjejne fundin ndonjehere ketij shpirtit tim? C'paskam pas nje shpirt kok-derr dhe une, diti te ulet ne gjunje para cdo gjeje, e ti kaloje... ti le mbrapa e te ze shtresa mishi mbi to. Ah, por kete dreq gervishtje thonjsh nga dhimb-vuajtia, s'e harron, s'e mbulon... s'merr guximin t'i beje asgje. Ja ka lene ate fush-betejen e shpirtrave ne dore, me shprese se do e gerryeje deri ne fund, deri aq sa mos te kete me shpirt ne shpirtin tim.
Dhimbja? Oh, te behet dicka me te cilen s'jeton dot me pas, me te cilen ti dhe shpirti jot s'beni dot pa te, ashtu sic nuk flejme dot pa nje jastik te bute poshte kokes cdo nate. Ju a them une, e kam provuar mire, dhimb-vuajtia eshte binjakja ime. E perjeteshme? Mendoj se po.
Ika ne fush-betejn e lene pergjys, ate te se embles genjeshter, konsumimi asaj ndonjehere duket i pafund. Keshtu - perseri- ashtu si edhe shume nete te tjera, kjo gervishtja e thonjve te mi nga dhimbja fitoj serish... Po shkoj te genjehem, eshte gjeja me e mire qe di te bej.
Dikush ----- ku? Per nje cast mendova, se dikush solli pak melodi ne naten time me kete dreq gervishtjeje te bezdis'shme-pambarishme, por jo... iluzioni im. Ah - sikur dikush vertete te sillte pak melodi tani... tani... TANI! Pak melodi ju lutem - ju shpirtra qe degjoni thirrjen e shpirtit tim te humbur ne vetmi... sillmeni pak melodi...!!!
Amon mer i_lire.
Tash e pash ket mesazh.
T-pres ke veni, qeras une... merr dhe ate qe t-ka ardh n-shpi.
Ajd se ju pres sonte me pi.
Vetem ti mos u merzit mer amon se s-ka cuna te tjere si ty.
Ec a, mer vesh.
Tjetersoj s-po di me te kontaktu je bo firar.
Shnet!
I_lire ne vetmi pi
por se di qe s-ban mire.
Ec pra i_lire
me shoket e tuj te pish
e dhimben e shpirtit
ta flakesh n-gota me raki.
Mbroje Miqësinë
Mbroje miqesinë,
Eshte më e çmueshme
se nje diamand
se ai mund te mos thyhet
por shkëmbehet me para,
Oh, jo! Miqësia e vertete
të shkëmbyer s'ka!
Eshte dhuratë qe i jepet shpirtit,
Atij të sinqertë
e mbjell të njomë filiz
e ruan e forcon, bëhet lis,
Dhe nuk eshte e lehte ta shkulesh,
se të dhëmb,
me mikun e vjetër
të prishësh edhe nje çast,
të behet plagë
s'ka melhelm që e përqas.
Do 10 milion? Sa do?
Merri, mbulohu po deshe
me to, kokë e këmbë,
por s'do te japin kurrë
as babe, as nënë dhe
as mik te vertete
s'kanë për të dhënë.
Mikun e vërtetë
si lypsar do e kërkosh
derë më derë,
thesin e parave pas kurrizit
do e fshehësh si kolerë.
Do marrësh rrugët,
në oqean do zhytesh
do gjesh margaritare
por jo thesarin e rallë
I mbuluar me flori,
me "buzeqeshje" rethuar
ke gjithëshka dhe s'ke asgje
për pak shpirt njeriu vuan
që mban brenda
atë që të duhet ty
të magjishmen Miqësi.
Ndaj gëzohu per shokun
kur i gëzohet shpirti
e i qeshin syte
Qesh edhe ti me çiltersi
siç bëjnë çilimijte,
dëboje djallin në qofte diku
mos harro
shkretëtira e shpirtit,
në sy shfaqet po ashtu
O mik,
Mbroje miqesinë
Eshte nga te rallat thesare që jeta ka
Veç nuk shitet, as blihet me para
Mbahe fort kur të dhurohet
Për të, shkuar kanë të vdesin,
për të.. ja vlen të rrohet!
Erdha mallim, te pime e te harrohemi, se miqesine te paster e kemi.
Vetem nje moment
Jepmeni nje moment qetesie
... o njerez!
Vetem nje moment,
jo nga ato qindra, qe u kam dhene une,
por timin, vetem timin dua,
qe tu them syve: çlodhuni,
tu them buzeve: mos flisni,
mendimit te lodhur ti them: Ndal,
se edhe bota ndali
... nje çast ...
Jepmeni nje moment,
vetem nje moment prehje dua,
qe pastaj ne tornado te kthehem
me vehte t'ju marr, ne qiell t'ju ngre
e pastaj ...
perjetesisht te fle...!
Erresire!Nje trokitje e ngadalte deperton nga jashte ne heshtjen e dhomes: Duket sikur dicka kerkon te hyj brenda......dicka e murrme , e brengosur & e paforme,dicka me e trishtueshme se vet trishtimi........ nje kujtim i larget,anonim, nje vale e pafund qe do te te marri me vete dhe te te varros ne gjirin e saj ate qe e kishte pase sjelle dikur & e kishte pase harruar ne nje ishull :Nje grimez njeri,nje grimez drite, nje grimez mendimi.
Pse duhet ti kthejme nga bota e vdekur e kujtimeve disa caste?Ceshte kjo nevoje per te perjetuar?E kaluara kapet me thonjte e saj te gjate ne boten time te mendimeve.Kerkon te dali nga ajo bote e vdekur ku e kam strukur,te me afrohet,te me pushtoj.........
Kujtim... nga nje jete e jetuar me pare...
E dashur,
dje preve floket,
floket e tu te gjate
qe aq shume i doja
floket qe me mbulonin
gjoksin mbremjeve
tek vije koken
mbi mua..
E dashur ,
dje preve floket
qe te te harroja ty
I pe si u keputen,
si rane,
nje fshese i mblodhi
bashkë me plehrat,
tutje i hodhi..
Sot u zgjove
floke prere,
qafezbuluar,
fytyre e çudicme,
ne pasqyre
shperfytyruar
aspak e lumtur
aspak e qeshur
vetes ngerdheshur,
pa mua dhe pa floket
dy here e çveshur..
P.S Adelaide - Me pelqeu shkrimi nga ditari jot.
Re: Kujtim... nga nje jete e jetuar me pare...
i_lire & Fajtori: i would like to listen your "ditari" in your own voices... i always thought that letters and diaries are the real Art-Literature, cause people write them without artifices... the best poems are really fragments of life (diary). the spoken word is the real art word, the one who keeps forever, so the sound is a wave that prolong across the space and the time and never ends (this is a phisic principle, i'm not inventing anything )
to read this section would be a risk and a pleasure for me and that's why i wonder if you could write some parts of your writtings in english or italian... cause it is imposible to get a good reading by a cold translator... please, please, please
Dehuni
Gjithmone duhet me qene i dehur .....Ketu qendron ceshtja per te mos ndjere peshen e llahtarshme te kohes ,qe na thyen shpatullat e na perkul me fytyre nga toka,dehuni pa pushim.Po me se?...Me vere.....Me poezi....Me vyrtyt...sipas deshires.Vec dehuni....E nese ndonjehere ne shkallet e pallatit ,mbi barin e gjelber te hendekut,ne vetmine e urryer te dhomes,ju zgjoheni e nderko dehja eshte tretur e anulluar pyetni eren,dallgen,yllin,zogun,sahatin,gjithcka qe iken ,gjithcka qe gjemon,gjithcka qe rrokulliset,gjithcka qe kendon,gjithcka qe flet.Peteni cfare eshte?dhe era,dallga,ylli,zogu,sahati do tju prgj :`` Eshte ora te deheni!Per te mos qene sklleverit e marterizuar te kohes,dehuni.....dehuni pa pushim!Me vere......Me poezi....Me vyrtyt....Sipas deshires...... (SH.B)
__________________________________________________
__
PS:I_lire flm qe me ke kuptuar dhe aq me teper vleresuar......
Fajtor& i_lire:Cdo mesazh ,cdo fjale,cdo shkronj qe keni shkruajtur ketu me ngjall emocione.........
adelaida, me pelqeu shume kjoe fundit. sikur me lexove mendimet e mbremshme . do doja te dija te shprehesha kaq bukur.....
Pse jemi keshtu te gjithe dreqi e mori dhe vertete kishim nevoje per nje ditar por nuk e di edhe une dua te hedh gjerat e shpirtit ato qe me dhembin dhe me dhembin shume edhe me shume kur i ngacmoj eh jete jete.
Mos jini kaq melenkolik o i_lire, o mallim se na boni dhe ne ma dale tani dhe s'kemi as nje lek ne xhep.
Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.
Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.
Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.
Analiste ,monlogun DEHUNI e ka shkruar Sharl Bodeler, dhe eshte vertet i bukur.
liri mbeta pa fjale nga poezia e flokeve, ishte shume e ndjere.
bravo per guximin te kthehesh ne te shkuaren ....but don't get stuck in the past too much.
...be happy my friend!
Lorie..., se mos ka rendesi shume se ku jetoj, ne te shkuaren, tashmen - ardhmen... ka vlere?! S'besoj, se ka shume rendesi, kur ke provuar shijen e hidhur te pamundesise. C'rendesi ka per nje shpirt se ne c'kohe jeton, ku shoku me i mire eshte gota e pijes, edhe genjeshtra qe vjen bashke me te... asnje rendesi! Gjithesesi, poezia eshte e bukur vertete, edhe ajo nje tjeter pamundesi, paprekshmeri...
Humbas dicka...& njekohesisht gjithcka.....Humbas 2 sy, qe me veshtrimin e tyre shkrinin cfaredolloj akulli ne shpirtin tim....Humbas 2 buze ,prej te cilave gjithmone dilte siguria,ngrohtesia,dashuria...Humbas nja zemer dhe ne te njejten kohe ``strehen`` time .Ate vend ku e ndjeja veten te mbrojtur nga stuhite e jetes....Humbas nje njeri dhe bashke me te pasqyrimin tim.....Humbas nje jete....Jeten time....Humbas TY....
Rrefehuni o njerez rrefeni te fshahtat e zemres, nxirrini atje ku jane fshehur ne skutat me te thella ..............
Njeriu gabon në jetën e tij dhe kjo gjë është dukuri që nuk e përjashton as një e drejtë njerezore por gabimi të jet i gjat sa jeta e njeriut kjo më nuk quhet gabim kjo quhet mëkat ndaj vetes, mëkat ndaj të tjereve mëkat ndaj zotit që të ka krijuar.
Mekat per ate qe te ka falur zoti, per ate qe te jepet vetem nje here, jeten atehere jetoje!!!!!!!
Ju pershendes te gjitheve!
Kishte kaluar cdo ndjenje,deshire
kishte harruar cdo enderr,gezim
s`kish me c`te kujtonte
qante ulerinte,por asnje se degjonte.
Bertiste,therriste
por kush ta ndihmonte
akoma dhe Zoti
u lodh ta keshillonte.
O zot te lutem mos me ler
cdo behem pa ty ne kete bote
por heshtja kishte rene kudo
dhe asgje se prishi ate
pervec ca loteve pa ze!
-------------------------------------
Diell qe ditet e mia ndricon,
hene qe netet e mia shkelqen,
yll nga yjet me te bukur
qe me shkelqimin e syve djeg
me prekjen e duarve percellon
me puthje te zjarrta vdes.
O diell,o hene,o yje ku jeni
shikim,prekje,puthje s`ju ndjej
o Zot ku je,dua ta shikoj
ta prek,ta ledhatoj
dhe cdo gje aty te ndaloje
S`me vjen keq te vdes
por dua ta shikoj
Zot sille shpejt afer meje
ta perqafoj,ta shtrengoj
dhe asgje tjeter kurre me
sdo te te kerkoj.
Diell,hene,yje te me falni
por me shume se ju e dua
me shume se ju dhe se mua.
Mos me le ne pranvere
mos me le te mjere!!!!
mos me le pa lule
mos me le pa ere.
Mos me le te lutem se te dua shume!
mos me le pa shprese,
mos me le pa gjume!!!!!!
ti e di se te dua
dhe vuaj per ty te lutem te lutem!
mos ma dhuro vetmine
ti je per mua shok
ti je per mua gjdo send ti je ajo
qe ne zemren time ke,
me te bukurin vend!!!!!!!!!!!!!!!!!
pa titull
Ora nëntë e mbrëmjes, natë e ftohtë, ndërsa jeta me vlime artistike. Thuajse gjithçka me dashuri.
Natyra ishte mbytur me jorganin e bardhë të fjollave të borës. Shtëpitë kishin ngrirë në akull të ftohtë, thuajse nuk mbijetonte asnjë frymë e ngrohtë.
Hëna si princezë e ftohtë e ndjekte fytyrën e heshtur të Vangjelit, dhe me nota të ngrira shkruante peizazhin e dimrit plot acar.
Fryma e tij papushim kërkonte botën e fshehur të dashurisë, ndërsa ndjekja konsekuente e bënte atë edhe më të përkryer.
Akrepat e orës mbuluan orën dhjetë. Pothuajse, dëgjohet vetëm pipëtima e borës së pushueme, që e zbukuronte gjerdanin e natyrës me nota peizazhiste.
Pushoi së menduarit një çikëz, dhe doli nga shtëpia për të vështruar panoramën e dimrit, dhe përnjëherë e pa natyrën që ishte e mbuluar me fjollat e borës. Natyrën që e admironte, akoma më shumë i shkonte për mall dashuria në orët e dimrit...
Nata e shtunë, shpërtheu me shprehje alegorike, edhe më shumë e bënte atë të mos ndalej para asnjë veprimi të dashurisë. Pra, në shpirt kishte temperaturë vlimi për dashurinë e Alketës, që e kishte takuar para disa ditësh në parkun e Tetovës. Në çdo moment fryma e tij e kërkonte aromën e saj të ngrohtë.
Në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes e mori rrugën përgjatë Tetovës. Thuajse në rrugë nuk shihej askush, vetëm shprehësia e tij emocionale, dhe qëllimi për t’u takuar.
Çdo hap që bënte ai, disku i hënës e shikonte fytyrën e tij të lodhur nga të menduarit, për fatin e tij të etur për dashuri në këto orë të dimrit plot acar. Vangjeli, sa herë që e shikonte hënën, hijedrita e saj e argjendtë vazhdimisht e ndjekte me ndriçimin e saj të kristalizuar. Thuajse e shoqëronte në çdo kënd vështrimi. Bile-bile, në çdo hap I jepte ndriçim të kulluar.
Sapo kishte arritur në qytet, papritmas u shfaq fytyra e Alketës që dilte nga ndërtesa e saj dhe përnjëherë sytë iu ndalën tek fytyra e tij. Kjo për fytyrat e tyre është sikurse aroma e zambakut, që kundërmon në pranverën magjike me tërë intelektin e forcës karakterizuese.
Përshëndetjet e mbrëmjes i pranuan me kulturë të pacenueshme…
Fillimi i mori me puthje të lehtë.
Vangjeli dhe Alketa u nisën drejt parkut të qytetit, për t’i çmall pasionet e tyre, gjatë tërë vikendit të kaluar.
Panorama e qytetit T, pothuajse ishte shndërruar si një gur smeraldi që u jepte imazhe të qartësuar fytyrave të tyre të zbuluar. Brerorja e hënës ndriçonte faqet e tyre rreth e përqark, dhe ua mbulonte fytyrat e tyre me dritë të kulluar, që të dallohen nga kalimtarët e rastit.
Vangjeli ishte goditur me pamjen e Alketës, sepse ajo qëndronte si lule pranë fytyrës së tij. Sytë e saj panë shpirtin e Vangjelit që pushonte me hënë e yje.
Ndërkaq, Vangjeli në duar mbante librin e dashurisë për të marrë shuajtjen e të ftohtit.
Në qoftë se dakordoheni është mirë që t’i lexojmë disa motive me dashuri.-Tha Vangjeli me emfazë retorike.
Pse jo, me gjithë respektin që kam për ju, do t’i lexojmë.-Tha Alketa. Mirë atëherë le të jehojë leximi I prozave në orët e dimrit, për të marrë zbukurim parku I qytetit.
Në moment prozat e bukura filluan të pëlcasin me ritëm të papërshkruar, ashtu si shtatë ngjyrat e ylberit që kur prezentohen në qiell, zbërthehen duke dhënë dritën e bukurisë.
Prozat ishin të bukura aq shumë,saqë i jepnin natyrës melodi të romantizmit -theksoi Alketa.
Ai, kur i lexonte prozat, ajo qeshte trëndafilshëm. Sa herë që qeshte, aq më shumë i zbutej veshi, dhe i ëmbëlsohej me sheqerka, ndërsa bora që binte hove-hove, mbulonte kokën me fjollat e bardha të saj. Ndërkaq, kokat e tyre shkëlqenin, ashtu si bilur abazhure.
Kështu ëmbëlsohet rrjedhja e dashurisë së Vangjelit dhe Alketës në orët e dimrit.
Kur u rrallua lëvizja e veturave, dhe e njerëzve, koha, qëtë sinjalizoi se këtu është edhe fundi I tërë kësaj ngjarjeje-emocionale.
Kur kuptuan këtë, ashtu të mbërzitur të dy ulën kokat, dhe nisën për në rrugë pa kthim.
Së fundi Floriani dhe Alketa ndahen nga kjo panoramë si të mërzitur. Ndërsa më lartë lehnin do qen endacak që s’i lan të takohen edhe një herë buzët e tyre të njoma.
plloshtani
Të hënën dielli ishte shkrepur me rrezet e tij të arta, dhe në heshtje shkëlqente tërë sipërfaqen e tokës me dritë vezulluese.
Koha ishte për të hyrë në prag të mësimeve akademike. Rastësisht takova një gocë e cila më dha buzëqeshjen e parë joshëse. Aty për aty u bëra pjesë e botës së saj. Ky rast ma bleu zemrën përnjëherë, dhe më bëri që t’i robëroj mendimet e mia, e të preokupohem rreth kësaj çështjeje me dëlirësi shpirtërore. Dhe kësisoj shpirti mori një ngarkesë emocionale dhe një lloj ankthi. Koha kalonte, ndërsa mendimet e mia papushim fluturonin prej një tridhëbote në një tridhëbotë tjetë, për të thithur erën e saj të ngrohtë.Vetëm e vetëm, të përkujtoj momentin e rastësishëm.Momentet më shtynin të jem më afër saj, dhe t’ia them përshëndetjen e parë.
–Pranoni nderimet e mia e nderuara dhe shumë e respektuara, Engjëllushe. Në qoftë se nuk vuani nga kompleksi është mirë të takohemi një herë tjetër me ju e nderuar. Ashtu si artist, lexova në heshtje mendjen e saj të pushuar, që kishte dëshirë për një takim të tillë.
Pra, më hollësisht të them takimi na pret në Kodrën e diellit.
Ajo tha- Do të takohemi pasi ta jap provimin e violinës. U dakordova me të, dhe I shpreha një urim; -Paç suksese në provim!
Ditët kalojnë në heshtje, ndërsa takimi dalngadalë po afrohet. Në mbrëmje cingëroi telefoni me porosnë e shkuarjes.
Në orën shtatë të mëngjesit u nisa drejt qytetit të saj, për të marrë gocën, dhe të ikim në vendin e caktuar. Atje kur arritëm, tek vendi i pushimeve që ne të dy e shfrytëzojmë, pamë hënën që rrinte si nuse e harruar pas Malit Sharr. Ndërkaq retë e dendura kishin mbuluar Tetovën me ngjyrën gri, dhe dukej se notonte sikur një liqen I trazuar.
Ç’të them! Atje mbijetonte e bukura së bashku me aromën e luleve të çelura. Gjithashtu edhe fati i neve të dyve qëndronte në atë qetësi natyrore, ndërsa qetësia shquante emocionet tona në pikë të heshtjes. Pikënisja e bisedës bosht, do të shtrohej me një admirim ( të sipër), për artin tonë e cila është dhuruar nga Dora e Perëndisë, me një dhunti të pandryshueshme artistike. Para se të fillojmë që t’i shkëmbejmë mendimet tona, së pari kisha dashur që të ekzekutosh një simfoni të shkurtër me tingujt akustik të violinës suaj. Kam durim, se do ta realizosh këtë që të them. Ajo qeshi trëndafilshëm, dhe papritmas, violina filloi që të improvizojë tingujt e ngrohtë me harkun klasik. Dhe në heshtje na zbuste veshin me harmoni të ëmbël e shumë romantike. Natyra do të mbetet kurioze me këtë simfoni orkestrale, cekën duart e saja magjike.
Më befasoi për të mirë, dhe më bëri që ta harroj veten në natyrë. Ashtu edhe më dukej, se ishim bërë personazh I kësaj simfonie klasike. Mbeta i kënaqur me ekzekutimin që luajti ajo në violinë. Mua s’më mbeti gjë tjetër, veçse ta falënderoj e t’i uroj suksese në të ardhmen. Dalngadalë fillova që të ndjej simptomet e para goditëse në shpirtin tim të befasuar, nga kjo magji e plotë. Koha, sikur më jepte sinjalin për të improvizuar edhe unë diçka në këto çaste të qetësisë.Ekzekutimin që do ta luaj tani, do ta shtjelloj me një thënje: - Dua që të jem pjesë e botës artistike, për t’i çmallur pasionet e dashurisë, dhe njëkohësisht të krijoj imazh të bukur në jetë.
Duke shkëmbyer mendimet prej një vendi në vend tjetër, aty u sajua një dinamikë kreative mes nesh, dhe kësisoj natyra merrte shëmbëllesë të gjallë.
Kaloi ora gjashtë e mbrëmjes. Dita mori ngjyrim më të errët, ndërsa dielli me maskën e vet perëndoi në rrëzë të malit. Koha u freskua dhe errësira shtrihej ngadalë.
Koha na bëri që të futemi në një gur të gërshëtuar me më shumë skaje të barokut. Ashtu të rradhitura bukur mirë si model i përsosur natyrorë.
Aty brenda kishte formën e një galerie të gjatë, që ishte i meremetuar në formë klasike.
Aty kaluam disa momente të paharruara, ndërsa koha që kalonte, akoma më shumë merrte ngjyrim të peizazhit romantik.
Akrepat e orës kishin arritur të puthiten mes veti, dhe pikërisht është koha, kur ne të dy dashurohemi me simpati dedë. Skenë, ku zemrat tona lidhen fortë për litarin e dashurisë së sinqertë. Momentet për t’u afruar pranë meje, natyra u shndërrua në heshtje të zakonshme. Trupi i saj në moment e humb fuqinë, dhe bëhet pjesë e jetës sime. Këtu u pa mjaft mirë, se dita dhe nata për të rinjtë është e gjerë, dhe në mënyrë të denjë fsheh rrahjet e lodrave fatkobe të jetës.
Këtu vjen në shprehje –RASTI ESHTE MBRET I BOTES.
Në fund nuk na mbetet asgjë, veçse të puthemi fortë në buzët tona rinore, dhe dalngadalë të marrim rrugën e kthimit.
plloshtani po ku e ke kete frymezim o zot, dhe une kam shume per t'ju rrefyer por tani jo, javen tjeter po. Ju pershendes te gjitheve!
Njerezit flene. Vetem ti jep e merr me valet e shpirtit. Do ti masesh, do ti ndryshosh.
une fle, gerhas, dhe nuk e di se cfare ben ti me shpirtin po te keshilloj qe te flesh edhe ti, nuk jam doktor po gjumi eshte i shendetshem, pagjumesi ka pasaoja distrofike, pagjumesia te shkeput nga realiteti, pagjumesi te ben pagjume kur je pagjume ngatarron njerzit rruges, rruga eshte e mbushur me makina, me mister, edhe po nuk qe ne rruge do rrish ne shtepi do te shohesh ose Brave heart ose do futesh ngdonje film nga ato me pulle te kuqe ne video. Une fle...... jo se ma do qejfi po se duhet te zgjohem neser heret...
Me vlere
Humbas dicka...& njekohesisht gjithcka.....Humbas 2 sy, qe me veshtrimin e tyre shkrinin cfaredolloj akulli ne shpirtin tim....Humbas 2 buze ,prej te cilave gjithmone dilte siguria,ngrohtesia,dashuria...Humbas nja zemer dhe ne te njejten kohe ``strehen`` time .Ate vend ku e ndjeja veten te mbrojtur nga stuhite e jetes....Humbas nje njeri dhe bashke me te pasqyrimin tim.....Humbas nje jete....Jeten time....Humbas TY....
__________________
Jam me se i kenaqur kur lexoj kesisoj postimesh, te nje rangu te larte dhe nje shkrim qe fsheh diturine ndaj fshehtesise dhe humbjes se papercaktuar!!! Aty-ketu me bota rinore i ka hudhur patkojt pertej perdeve te hekurta, ke prishur gardhe te vena gabimisht dhe ne rrjedhoje ke sendergjuar nje imazh te bukur pergjate hartimit te nje letre me peshe.Ketu shihet "qarte" bota e goces se fshehur qe gufon ashtu si nje vullkan dhe qendron si nje lule per te pare humbjen e saj...Dhe ne fund eshte lidhur si nje kurore rinie me pasionin qe ka ndier brenda shpirtit te saj qe tanime eshte edhe e pambrojtur nga gjithçka.
Kjo do te ishte nje udhe pershkrimi i kesaj letre. Dhe jo rastesisht mora detyre te vleresoj kete punim te ndertuar me lloj-lloj ndjenje artistike e poetike.
MIREKUPTIM NGA UNE ADELAIDA.
Plloshtani te lumte qe e vure ne pah, cfare Adelaida ka shkruar eshte fantastike. Une e kam cituar dhe ne ditarin tim... mrekulli! S'po shtoj me shume nga fjalet e tua mik, edhe Adelaides i nis nje perqafim per t'i treguar, se pas cdo humbjeje ka nje fitim te madh.
Nder ditare te pluhurosura po kerkoja dhe gjeta(s'di nga kush):
"VETEM NJE JAVE JETOVA”
Te henen jetova mes imagjinatave te prinderve te mi,
Te marten linda,
Te merkuren u rrita,
Te ejten mesova te tere misteret e botes,
Te premten dashurova,
Te shtunen u martova ,
Te dielen vdiqa per te mos lindur me kurre!
Dhe cdo gje qe iken ... VJEN!!!
shpirti im ne keto momente po jau injektoj dhe ju pershendes nga turisti i shpirtit dhe nuk ju kam harruar, ju dua shume!
Ti je nje qiell i bukur vjeshte, roze e tere çiltersi!
Po si nje det, trishtimin ngjit mbi mua, duke u dridhur,
E le pas duke rreshqiitur mbi buzet e mia mavi,
Kujtimin pervelonjes te baltes se tij te hidhur.
-Dora jote pershkon me kot gjoksin tim qe lengon:
Mikja ime, s'eshte me vetem nje vend i shkrumbuar,
Prej thonjve dhe dhembeve te grave,ajo qe kerkon,
Ndaj mos kerko me! Zemren bishat ma kane gllaberuar.
Zemra im eshte nje pallat prej turmes i perdhosur,
Brenda saj njerez dehen, zihen, ngelen te sakatosur,
Parfumi i embel i qafes tende seç po me ndjell...
A do pra, kamzhik i rende shpirtrash, ti Bukuri!
Me syte e zjarrit qe shndrisin si nje dite festash ne qiell,
Ato mbeturina e lena prej bishave ti kthesh ne hi......
plloshtani & i_lire
Nuk me pelqen modestia atehere kur eshte e shtirur prandaj ju them flm shume qe te 2 per vlersimin ...sepse ne fund te fundit eshte nje vlersim jo per mua ,jo per ate qe une perfaqsoj,nickun ADELAIDA por eshte nje vlersim per shpirtin tim ,pasi cdo fjale e shkruajtur nuk eshte e imja por e asaj qe kam brenda ne shpirt....
Une nuk di te flas atehere kur dua te shpreh dicka ,por kur ja le kete detyre shpirtit atehere ai hudheheq jo vetem doren time por edhe mua...Eshte i vetmi qe i takon te flasi sepse eshte ai qe ndjen ,ai qe vuan,ai qe gezohet....
Dhe sot vertetova qe eshte ai qe ma jep edhe emrin....
Edhe njehere shume flm dhe nje perqafim te fot te fot nga mua ...
..dhe sot
.... per te paren here mu kujtua nje pjese kenge qe e kisha harruar:
vorrei
iluminarti l'anima
nei blu,
nei giorni tuoi piu fragili
io ci saro
come una musica
come domenica
di sole e d'azzurro
vorrei
liberarti l'anima....
dhe pershendeta dike ......duke i premtuar me mendje qe ndricimin e zemres do t'ia jepja une.
por me pas veshtrova brenda dhe pashe qe s'isha ndricuar as vete....
e megjithate forca qe me lidh eshte kaq e madhe....kaq e pafundme....sa une shnderrohem frikshem ne nje vale te ngrohte ,rrezatuese...qe reflektohet....
dhe cuditerisht ndihem e ndricuar nga nje pershtjellim ndjenjash,pa e kuptuar as vete se si.
lorie, ADELAIDA, plloshtani, i_lire, elbasanlliu_2003, sa te mire qe jeni
O zot, tek turisti i shpirtit e kuptoj se me c'njerez kam te beje, me ç'shpirta te ndjeshem dhe romantike
Engjejt ju pacin ne mbrojtje, te gjitheve
e pasioni i artit kurr mos j'u shterrte
se prej tij ju linde kenge e dashuri
sa vete ne jete s' kishe provuar.
E prej fytyres buronte vec miresi,
packa nese shpirti kishte dhembje.
Engjejt ju pacin ne mbrojtje, fytyre e cilter
se ju jeni shpirti i dashurise edhe pse vete pa dashuri,
ti je shpirti i kenges - edhe pse vete pa kenge,
se askush nuk botoi vargje erotike per ju
e djemt s'u marrosen me serenata
por me kenget tuaja vajzave te tjera
u kendonin.
Gezimi kurr mos te shterrte tek ju,
zemer e dhembshur,
se i dhe gjithesekujt nga pak ngrohtesi,
nga pak drite te shpirtit tend u dhe,
qe te mjeret te kishin guxim te mendonin
se kur gezimi ngrine si nje pike loti
prej kenges mund te shkrihej
e ndizej ylli i shpreses,
qe plaga te mos kishte aq mundim.
U mbledhshi zogjt e Shqiperise, vellezer,
aty, tek floket thinjosh, ne Itali
e ju kthefshin kenget tek ju serisht,
qe ta gezojne jeten mergimtare
e tju zbardhin vitet qe ju kane mbetur,
se cdo fijez e trupit tuaj jeton me kenge
e prej tyre e keni rrojtjen dhe pas vdekjes.
Di sole e di azzurro - Giorgia
... leggera come la neve ...
... come acqua fresca d'estate ...
... sempre ... sempre musica ...
adelaide...nuk e kam idene se kush je,por prozen qe ke shkruar ketu pak me lart e njof shume mire sepse jam autori. mund te mendoj se eshte e dikujt tjetri por me duket e pamundur qe dikush te kete te njejtat ,identike mendime me mua.te lutem me kthe pergjigje se po me kuriozon ky fakt si nje majmun perpara nje karamelje pacim
Kam frike te ndjeje!Kam frike ta zoteroj ,ta kap me duar dhe ta bej timen kete kenaqesi...
Thone se kur te jane mesuar syte ne erresiren e ketij tuneli & ne fund te tij sheh papritmas nje drite ..ke frike ta arrish sepse ajo rreze drite mund te te verboje...
Eci drejt saj duke hedhur ngadale kembet ne zbrazetire.Dua por kam frike...
Duhet ta meposht ,ta kthej ne aleaten time kete frike por nuk mundem...
Cdo dite ,cdo ore,cdo sekonde e kam ushqyer shpirtin me te njejtin ushqim...vuajtje,ndoshta po ta ndryshoja kam frike se brishtesia e tij nuk do ta perballonte dot,por kam akoma me shume frike nga mosveprimi...
E panjohura me tremb por me teper me tremb mos eksplorimi i saj.nuk dua te qendroje nen kthetrat e frikes,nuk dua te behem skllave e saj & te mos guxoje te hap keto dyer drejt te panjohures...
Vazhdoj te hedhe kembet ngadale...shume ngadale...
Me ne fund!Ja dhe shtegu i lumturise,i kenaqesise...
Cfare te bej...???
Kam frike ta preke,por dua ta zotroj...Kam frike dhe dua...Dua dhe kam frike...dua mgjth kam frike...
Po ,po ky eshte kombinimi i duhur : DUA MGJTH KAM FRIKE.....
PS:alias jo vetem une por te gjithe besoj se do te donin te dinin emrin tend ,per ti dhene vendin qe i takon mes gjenive te letrave shqipe...
I/e dashur gjej nje pune tjeter dhe me me vlere per te bere... (kjo e imja eshte nje keshille )
Zot, ma ndihmo zemren qe dhemb...
Jeta ime, kjo dashuri qe vanitet... dhe nen shi do doje te ftoheshe me mua, edhe pse do te me abandonoje... shikoj... shoh ty qe je - jeta ime... Mangesia qe me jep ti... n.q.se kjo eshte jete... s'do doja ta jetoja. Sa dashuri kam mbledhur me duar... dhe kjo dashuri ka krahe e me keto krah do zhduket... dhe une u dashurova, erdha te ta them, te besova... ka nje bubellime... mund te dalim te ftohemi bashke... te dridhemi... sepse te dridhemi na ben jeta qe na iken...
E ti qe merr me vete jeten time...
Jam ulur ne breg te lumit te madh te mendimeve, ndjek rrjedhen qe nuk pushon kurre dhe perpiqem te gjej nje kuptim te gjithe ketij misteri qe na rrethon. Ngado qe vertis rrjedhen e mendimeve te mia , perseri dal aty;persee gjithe kjo, ku eshte kuptimi , ku eshte bukuria e te gjithe kesaj kohe ? NJe mister i thelle, i gjalle, qe na mbeshtjell me velin e tij dhe ku gjithkush prej nesh perpiqet te kape nje vlere, te gjeje nje kuptim ne te gjithe kete univers. Dikush zhgenjehet nga e gjithe kjo, dikush ngazellehet pasi ka perfituar diçka qe per te ja vlen , por per nje tjeter eshte diçka pa vlere, e te gjithe kerkojme, explorojme, zbulojme por dhe ndoshta nuk jemi plotesisht te kenaqur . E perseri si ne nje rreth vicioz gjithshka vertitet nga filllimi , gjithshka vertitet ne perjetesi.
Une si te gjithe te tjeret perpiqem qe te gjej diçka , nje dhurate , nje vegim, nje mister te zgjidhur e me ne fund dhurata, vegimi apo misteri qe kerkoja mu shfaq me te gjithe madheshtine .
Gjithmone i kerkoja Zotit te me jepte kuptimin e gjithe kesaj, te me ndihmonte qe te gjeja çelesin "magjik" te jetes , e Ai ma shperbleu duke me derguar magjine me te thelle, me te mistershme , me te plotfuqishme sesa ajo qe kerkoja. I kerkova Zotit lirine, Ai me dhuroi skllaverine, i kerkova forcen , Ai me dhuroi butesine. Perpiqem te kuptoj perse e gjithe kjo, pyes nje person te dyte fshehur brenda meje, marr si pergjigjje nje zgerdhirje plot kuptime, mistere. Hedh syte rreth e qark meje per te kapur nje diçka qe ndoshta me kishte shpetuar me pare dhe ne kete çast zeri me meket, zemra ndaloi pothuajse fare se rrahurri, syte turbullojne shikimin dhe çdo gje ndalon per nje çast se levizuri, se jetuari.
Do te doja te besoja me te pabesueshmen, por nuk arrij te besoj se nje qenie tjeter njerezore eshte ne gjendje te shkaktoje nje desekuiliber total brenda meje e megjithate , eshte e vertete. Ashtu si nje mjegull "e embel" qe vjen butesisht dhe pa u ndiere, ashtu dhe ti hyre pa kuptuar brenda meje dhe more gjithçka qe kisha ndertuar me kaq kujdes gjithe kete kohe brenda meje, per mua.
Edhe pse nuk je ne krahun tim, perseri ndiej hapat e tu krah meje, je me mijera kilometra larg meje e megjithate te shoh aty perballe duke me buzeqeshur ashtu si vetem ti di te buzeqeshesh. Perpiqem te çlirohem nga kjo gje qe ka mberthyer trurin tim, por nuk arrij te bej gje tjeter veçse te perforcoj zinxhiret e skllaverise, qe, per çudi po me pelqen . Deshiroj me gjithe shpirt qe te jem skllav i kesaj magjie, deshiroj qe forca ime te kthehet ne butesi te pafundme, deshiroj ...... . Ashtu si me detin e thelle blu qe lag pambarimisht brigjet e tokes, ashtu do te deshiroja qe kjo gje te zgjaste pambarimisht, perjetesisht , te mos ndalonte kurre se ndikuari mbi shpirtin tim te lodhur, e te rraskapitur ne luften e perjeteshme. E çuditeshme, me ben skllavin e saj e megjithate, me jep liri te vazhdoj, me zbut shpirtin e megjithate, me jep force te luftoj. Deshiroj qe te zhytem deri ne fund ne kete mister te pambarimte, te embel dhe te hidhur njekohesisht, qe te lodh deri ne rraskapitje e megjithate nuk deshiron te çlodhesh, te mbledh dhe therrmijat me te vogla, te kap deri ne fund kuptimin e te gjithe kesaj.
Ke vene re kur deti fillon dhe egersohet, nxihet e merr nje pamje kercenuese, valet fillojne dhe ngrihen me kreshtat e tyre lart e me lart, me mijera copeza blu te thelle shkeputen per nje çast nga dallget dhe me pas kredhen perseri ne gjirin e tyre si te frikesuara. E ti je siper dallgeve, i frikesuar paksa por dhe me trim se kurre , adrenalina qe ngrihet e shkon ne maximum e nje klithje del nga gjoksi yt qe shpreh tmerr dhe trimeri njekohesisht, krenar qe me ne fund je zoti i gjithshkaje nden ty, por dhe i perulur para kesaj egersire qe ke shaluar dhe nuk do te doje t'ja zbrisje kurre. Do te doje qe kjo lufte te zgjaste perjetesisht, duke qene i sigurt se nuk do te jesh kurre i humburi, por as fitimtari.
Nje ndjenje e tille me ka pushtuar dhe nuk do te doja ta nderroja me asgje ne kete jete. Shikoj , degjoj dhe ndjej me kordat e zemres qe fergellojne sa here qe je ketu, sa here qe me flet , sa here qe te degjoj zerin tend , e megjithate e ndiej veten si nje zot qe ka ne dore gjithçka , qe mund te realizoje gjithshka ka nevoje dhe deshire. Mendimet me shkojne dhe vijne, kerkojne prehje ne skutat e erreta te qenies time , te shpirtit tim, por eshte e pamundur se gjithshka ka humbur ate qetesi qe kishin me pare.Pres momentin tjeter kur do te te flas, degjoj,prek dhe shikoj dhe mendoj me vete se ne fund te fundit jeta nuk eshte dhe kaq e mistershme, misteri me i madh je ti. Je ti qe ben shpirtin tim te dridhet ne çdo te rrahur zemre, je ti qe ne ndryshim nga jeta, kontrollon çdo qelize te trupit tim, je ti qe me mban ne jete me te gjithe fuqine . Nuk ka rendesi se çfare te peshperis, ndiej tingujt e dale nga goja ime, ndiej ngrohtesine e duarve te mia, ndriçohu nga shkelqimi i syve te mi, ngrohu nga flaka e zemres time dhe do te kuptosh se fjala dashuri permblidhet ne te gjitha keto, edhe pa dale nga goja e thare. Do te kuptosh se JETA je ti, do te kuptosh atehere se pse dua te jetoj nen kete skllaveri.
Nga T.G
Ishte dita e Pashkes, mgjse ishin vite kur feja nuk lejohej dhe njerezit besimtare persekutoheshin, dhe pikerisht ora 24, kur gjithe besimtaret therisnin "Krishti u Ngjall". Nena ime mes dhimbjeve te fundit, me lindi, pikerisht ne kete moment, te ndrimit te diteve. Infermieret thirren-Vajze, Vajze dhe me cuan para duarve te nenes, ku ajo me lot ne sy peshperiti ne veshin tim" zoti te bekofte ne diten e tij".Mes grave te maternitetit filluan peshperitjet, ka lindur me fat, ka lindur me Fat. Dhe kjo thenie me ndoqi ne vitet e femijerise ku shume njerez e mbanin mend lindjen time si mrekulli, dhe shpesh me therisnin: -Kristina, Kristina a beson se je me fat? ngrija supet dhe thosha pse Jo?
Vitet rrodhen dhe une pata nje jete me se normale si gjithe moshataret e mija,me gezimet, shqetesimet, zhgenjimet e moshes.Shpesh mendoja ;asgje ndryshe nuk eshte tek une, pse njerezit thone Ti je me Fat.
Ditet rrokulliseshin me monotonine dhe enigmat e tyre, duke me bere shpesh te haroj kete thenie-Je me Fat.Deri sa erdhi momenti qe ma vertetoi kete fraze.
Nje aksident fatal me perfshiu, shume viktima, shume te pashprese per jete.Mes tyre dhe une.Kaq larg, pa te njohur, pa prinder, pa te aferm.
Mes te semureve rende dhe nje vajze pa identitet,dihej qe ishte e re, ishte ne gjendje kome dhe shpresat per te ishin pothuajse Zero.
Kaq larg ne Austri, kur bora kishte ngrire gjithcka ne malet Alpine, ku alpinistet e pasionuar provuan kete tragjedi,une ne gjendje kome,udhetoja ne boten tjeter.Vec lule,lumenj te mrekullueshem, njerez te veshur bukur qe vallezonin......Sa dite vazhduan, sa here jane lutur mjeket austriake mbi trupin tim, sa here zoti me peshperiti ne Vesh-Zgjohu, Zgjohu Bija ime!Ah prinderit e mi, ah sa i kerkoja, me ta vertitesha, i puthja , i perqafoja por prape isha shume larg, shume larg, larg te konceptueshmes.Por ja Krishtlindjet po afronin, dhe vajza pa identitet perpelitej mes botes se tubave dhe asaj irreale.Dritat, lulet, fishekzjarret ndillnin kedo, vec vajzen Jo.Ajo flinte a thua mezi i kish pritur keto dite-nete enderrimesh.Po prinderi? Valle a dine gje? Pse s'po degjojne zerin e goces?Ku eshte e qeshura e saj? Ku?
Eshte nate krishtlindjesh, ora po shkon drejt 12-es.Spitali eshte qetesi, njerezit festojne diten e Zotit.
Por infermierja dicka kap me veshtrim te shpejte,impulset po ndryshojne ate vije te drejte ne monitor, pikerisht tek dhoma 1, pacienti pa identitet po jep shenja jete.Nje rendje e shpejte ne dhome dhe mrekullia vete -vajza bukuroshe po leviz doren,hije jete shfaqet dhe buzet dicka peshperisin-Maa
Eshte pikerisht ora 12, mrekullia ndodhi.
Tani e besoj vertet pse njerezit kane thene"Eshte me Fat" dhe une i falem perdite Zotit pse me ka dhene jeten dhe pse i jep kuptim asaj.
Me falni nqs e zgjata, u dua te gjitheve
Ndonjehere cinizmi "post '90" me shfaqet ne boten e artit. Te gjithe duan qe puna e tyre shpirterore te botohet ne nje liber te vecante. E keshtu librarite shqiptare mbushen me shpirtra qe mbyllen brenda librave te vet. Me kujtohen revistat Nentori ose gazeta Drita, qe bashkonin ne nje vellim te vetem shume tregime e poezi, shume shpirtra. E pra sot shpirtrat e artit bashkohen me veshtiresi ne blloqet e nje libri. Mbase mungon ajo shumellojshmeri ngjyrash ne nje liber te vetem.
...Sot ngjyrat e shpirtrave i shoh shpesh te derdhur ketu ne forum, si revistat letrare dikur dhe kjo me pelqen. Nuk ndihem me vetem ne korridoret e erreta te jetes. Ndihem ne shoqeri, ndihem shqiptar.
####################
Ankohemi shpesh se te gjithe njerezit jane m... Por harrojme se nuk jetojme ne lluks, keshtu qe duhet te mbijetojme, te plluskojme ne siperfaqe. E pra edhe njeriu-m..t nuk behet gjithmone i tille nga deshira, por nga "nevoja" per te plluskuar.
Nje shprehje thote: "Guri i rende ne vendin e vet". Sipas ketij skenari i bie qe "njerezit - m..t" te jemi ne qe dallget na kane shtyre ne abiset perendimore, ndersa guret e rende te jene duke u mbytur ne felliqsine shqiptare.
Se di pse por ka dicka qe nuk shkon tek kjo teori. Une ndjej eren shume me teper kur jam ne Shqiperi ndersa ndihem shume paster me miqesite shqiptare jashte saj. Ky forum eshte nje shembull. Ehhh mbase gabohem, ose mbase duhet ti ve fshirese syzeve kur dal ne netet me shi ne Tirane. Se di.
######################
Me kujtohet nje liber qe kam lexuar femije. Titullohej "Gjgandi i madh i mire". Nese s'ju kujtohet behet fjale per nje gjigand qe frynte endrra tek dhomat e femijeve naten. Kishte shume lloje endrrash, por femijeve te keqij u dergonte endrra "fytangushtore". Hehhh, ky cilesim me vjen here pas here ne mend per ate ambjent social shqiptar qe hapesiren duhet ta fitosh me berryla.... FYTANGUSHTORE.
E megjithate here pas here ai ambjent me karikon. Jemi bere si ato stilolapsat me dy ngjyra qe kishim dikur. Nje rezerve e kuqe dhe nje blu. Njehere mbaron nje ngjyre dhe shkojme te karikohemi ne Shqiperi, pastaj mbaron ngjyra tjeter dhe kemi nevoje te kthehemi jashte.
######################
Teksa lexoja postimin para meje mendova veten ne te njetin pozicion. E di qe prindet i kane mundesite per te me ndenjur prane ne te tilla raste dhe do vinin pa hezitim. Ne ate cast kuptova se shpesh kemi miresira qe nuk dime ti vleresojme... Tani po hap syte...
Ku jam?Ku gjendem?Ku kam hyre?Kjo s`eshte shtepia ime.C`dua ketu?Pse c`do gje kaq e ftohte?Pse kaq bosh duket?Mos kam gabuar hyrje?.........Jo,jo.Kjo eshte shtepia qe ke hyre perdite.E njejta..........Hedh kembet.Te njejtat kembe qe ne shumicen e rasteve kane hyre duke kercyer,tani zvarriten.c`fare bej tani?A po te hap televizorin.Te ha?Po nuk me haet.Te ha se duhet ngrene.Te ve pak muzike.Ve muzike ne diapozon me shprese se do heqi mendimet nga koka ime.Por me kot.S`digjoj asgje.E fik qe te mos shqetesoje komshinjte.Po tani?Po shkoj te fle.Perpelitem.Shkon ora 12....shkon 1...........2.E di rreth ores 3 ose 4 do me marri gjumi........pres.......
.........C`jane keto ndjenja qe te bejne te degjosh muzike kur rreth teje behet nami.Te fluturosh ne vend qe te ecesh.Burite ulerasin rreth teje.Ti buzeqesh si puna e budallait.S`te behet vone fare.Njerezit te flasin.Ti pohon me koke.Buzeqesh.Se ke fare mendjen aty.Ushqimi eshte i shijshem.Koha e bukur............
.........Ndersa tani.........Krejt e kunderta............
Fajtori
Nuk e di sa here e kam degjuar kete kengen e Giorgias.Me shume se 20 here po njehere.Megjithese s`kuptoj italish duket shume e bukur.Dhe sa i shkon kesaj teme.
Rrofsh.
It’s raining, it’s cold out there... and it’s night.
My window is opened to the night,… the curtains are dancing the wind’s music… it’s cold but I feel the freedom of the night, the immensity of the night… I feel so small , so full and empty… the mount perfumes my soul with the aroma of the pines… and I feel free, because it’s night… because that darkness, because the night contains my dreams… because my mind flies on the wind’s back… alone and silent, looking out through my bedroom’s window, I look out every night… just looking out… trying to figure out the stars’ language in their twinkling messages… they always told me about adventures and dreams… about travellings and hiding treasures… today they tell me about farness, about somebody who waits in his window like me… again the aroma of the pines in my lungs and the night in my soul…
It’s raining… it’s cold out there… it’s night.
It’s raining, it’s cold out there... and it’s night.
My window is opened to the night,… the curtains are dancing the wind’s music… it’s cold but I feel the freedom of the night, the immensity of the night… I feel so small , so full and empty… the mount perfumes my soul with the aroma of the pines… and I feel free, because it’s night… because that darkness, because the night contains my dreams… because my mind flies on the wind’s back… alone and silent, looking out through my bedroom’s window, I look out every night… just looking out… trying to figure out the stars’ language in their twinkling messages… they always told me about adventures and dreams… about travellings and hiding treasures… today they tell me about farness, about somebody who waits in his window like me… again the aroma of the pines in my lungs and the night in my soul…
It’s raining… it’s cold out there… it’s night.
po bie shi, eshte ftohte jashte... dhe eshte nate.
Dritarja ime qendron e hapur ndaj nates.... perdet vallezojne me muziken e eres..... eshte ftohte por ndiej lirine e mbremjes.... pafundesine e mbromjes.... ndihem kaq e vogel, kaq plot dhe kaq bosh........ mali mbush shpirtin tim me aromen e pishave.... dhe une ndihem e lire, sepse eshte nate.... sepse mendja ime fluturon ne kurrizin e eres, vetem dhe ne heshtje duke veshtruar jashte permes dritares se dhomes sime, veshtroj jashte cdo nate....... thjesht veshtroj jashte dhe perpiqem te zbuloj gjuhen e yjeve dhe mesazhet e tyre vezulluese.... ato gjithmone me kane treguar per aventura dhe endrra... per udhetime dhe thesare te fshehura..... sot me tregojne per largesine.... per dike qe pret ne dritaren e tij si une......... dhe serisht aroma e pishave ne mushkerite e mia dhe nata ne shpirtin tim......
Ditari i Darkes
.....sa e veshtire qenkerka te ngushellosh....!!!!
PSFU!
sikur te mundesha !
valeza ajri delikate,te fresketa me rrembejne me te voglin mendim,ate mendim te imet qe per pak kohe ta kushtova ty... ty dhe pendimit tim,,, dhe nuk e di pse u ndieva mire.
Harrova ku isha,mbylla syte dhe jeta mu duk ndryshe!!! pikerisht tani duhet ta mundoj veten me pyetje te kota?? Sikur kjo te ishte tentativa e fundit e pak minuta kaq te qeta.
Nje tingull gacmon kete meditimin tim "modest" por shpejt vura re se ishte vetem nje tik-tak ore.Hap syte dhe shoh njerez qe vrapojne?!... Shiu binte me mosperfillje... e pata zili.Doja te indiferente ndaj jetes me te njejten force!
Dhe perseri e pashe veten vetem ,ne stolin ku isha ulur degjohej vetem zhurma e shiut dhe cdo detaj tjeter i natyres heshtte.
Lehte,mbi sup me ledhatohet nje gjethe,tashme e verdhe, sikur donte te me thoshte: " eshte koha te kthehesh!!! " ( meshira e nje momenti imagjinar lekundi per nje cast vendimin tim). U ngrita dhe rifillova te eci.kjo levizje hapash me fali kenaqesine e nje harrese. Ne keto momente perqafimi midis vetmise time dhe indiferences se shiut,i vetmi mekat qe doja te rrefeja ishte njohja me ty.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Dikush me ofron strehen e nje cadre dhe per cudine time e pranova. Vendosa keshtu te kthehem ne rutinen e kesaj dite vjeshte.
Ndoshta njehere tjeter do e gjej kohen per te te kerkuar falje ...por jo sot, jo tani!
Vendosa te iki larg,te ike, te marr arratine, nga zhurma,nga fytyrat e egersuara e te uritura, nga pislleku, nga droga...Dhe ika,ika per te mos kthyer me koken prapa, pa ditur qe ....
Dhe arrita atje, tek toka e premtuar, tek toka ku gjysherit e mi kane varret,ku trupin e lane atje por shpirtin, femijet, te afermit mbeten larg, shume larg tek toka e mallkuar,tek varferia..Dhe te njejten rruge mora une, tek gysherit, tek gjysherit e mi qe kurre s'i njoha por qe emri i tyre, pse jo bereqeti i tyre me terhoqi, me terhoqi per nje te ardhme me te mire, pse jo me te pasur.Dhe erdha ne kerkim te fantastikes, asaj qe shumekush i thot Fat, i thote trashegimi,pse jo..
Dhe nisa kerkimin per te gjetur prona, per te gjetur llogari bankare, per te gjetur llamben e Aladinit, dhe me pas, ah me pas cdo gje do te shkonte ..
U lodha duke kerkuar, dite pas dite, jave pas jave, por asgje, ah asgje,E c'fare mund te kishin me shume gjysherit e mi, dy punetore nga nje vend teper i larget,pa asgje mbi kurriz vec deshires per te punuar e per tu kthyer atje tek "Toka e mallkuar", por qe kurre s'e arriten, vdiqen pa i shijuar femijet, grate,pa u qare njeri tek koka ne momentet e fundit, pa u kujtuar njeri te vere nje lule tek koka ...Dhe ja tani, jam e vetme mbi varrin e tyre,mendoj dhe gjykoj veten ne te njejten kohe.Jam duke bere te njejtin gabim,jam duke shkelur mbi veten, mbi fatin tim.
Ah Toka e mallkuar, jo nuk ishte Toka e mallkuar, por ishte Toka Ime, toka e shpreses, e gezimit, toka ku degjoja vec gjuhen time, ku lulja binte ere, ku te gjithe me thoshin Miremengjes, ku dielli ndriconte ndryshe..ku c'do gje tingellonte ndryshe
Por eshte teper vone, ndoshta me duhet te paguaj pasojat e perbuzjes se vatres sime, tokes Sime..
Kam parasysh fotografite e Europes naten. Buleza drite qe ngjajne si perla ne erresiren e frikshme. Shume buleza bashkohen si shpirtra ne qytetet me te medha. Veshtrimi zbret mbi Shqiperi... Sa keq, aty mungon vezullimi i europjan. Tek tuk drita te vogla thyejne erresiren turpshem ne buze te ballkanit. Mungon ndricimi qe mposht erresiren. Tek ne mbizoteron akoma erresira dhe ato pak drita duket sikur shuhen si flaka e qiriut nga dallget e erresires.
Ndoshta situata energjitike ngjan me ate intelektuale ne Shqiperi, ndoshta ato pak qirinj qe ekzistojne shuhen ne menyre barbare nga teatri barbar qe jetohet ne ate vend. Ndoshta ja fus kot, si shume emigrante te tjere qe gjykojne gjerat per se largu...
#########################
Por jo...
Por ja...
Dritat marrin krahe ne kete faqe forumi. Shikoj pseudonime te reja qe shkruajne dhe mendoj:
"Ehhh, ja dhe nje person qe po ndizet avash avash. Ja dhe nje drite qe shfaq vezullimin e saj ne morine e ketij qyteti virtual."
O shpirtra te fikur, o njerez qe kishit harruar intimitetin, ejani. Ejani dhe ndizni me shume kete qytet. Secili prej nesh eshte si ato dritat e vogla te pemes se Vitit te Ri. Vec e vec nuk ndricojme dot as pellemben e dores, por se bashku krijojme nje harmoni shumengjyreshe te mrekullueshme.
O ju qe lexoni shpirtra te derdhur neper faqe interneti, o ju qe takoni veten per here te pare pas shume kohesh, dashuroni..., puthni..., jetoni.
###########################
Mbase gjumi eshte si vdekja, duhet te vdesim sot qe te rilindim neser me dicka te re ne veten tone. Mbase ate qe nuk e gjejne dot shkencetaret e kesaj bote (perse ekziston gjumi) mund t'ja themi ne me fjale te thjeshta: Cdo vdekje sjell dicka te re dhe njeriu ka nevoje te rinovohet cdo dite.
Po ashtu dhe popujt kane momentet e tyre te vdekjes morale, si puna e ne shqiptareve. Pastaj vjen nje mengjes, nje lindje, dhe kuptojme qe dicka e re, e fresket, na gezon. Ne shqiptaret themi vazhdimisht EUROPA PLAKE. Mbase vertet Europa eshte plake, por ne vete si jemi ? Mbeh besoj se jemi te vdekur dhe tani duhet te zgjohemi.
Pershendetje.
Ohh, sa vone, po iki te vdes...
...
Ja si ndjehem... Pak Clodhje Ju Lutem...!!!
I lodhur, shume i lodhur.
I lodhur se vdekuri cdo dite.
I lodhur duke u ndiere i shperngulur,
i zoteruar, i munduar, i vjedhur;
i paperfillur, i harruar, i munduar.
I lodhur, shume i lodhur,
se qenuri marionete e ererave
dhe e ketij xhuxhi te cuditshem fuqiplote,
qe duhet qe nga lart te qeshe,
te terheqe fijet,
dhe une leviz kete kembe,
ose bie nga kjo dore,
dhe qaj, qesh, apo kafshoj,
dashuroj, genjej dhe harroj.
I lodhur, shume i lodhur;
duke mos perfillur ne menyre
te pandreqshme,
qeniet qe dua me teper,
si nje lume prej zhive,
i pashtershem dhe i dhimbshem,
ne kerkim te shtatit tim.
I lodhur; shume i lodhur;
duke u plakur ngadale,
duke qene vetem une qe jam,
duke fshehur castet me te hidhura,
duke jetuar ne kurriz te endrrave,
duke pare se si vdesin
jeta dhe dashuria.
I lodhur; po, lodhur, shume
i lodhur - se ecuri duke rene e duke rene
se qenuri nje barre e zymte,
se mosqenuri i dobishem per asgje,
se ushtruari vetem nje ves,
dhe se qari.
Jam Insomnia.....mungoja ne apel qe prej 16 prill 1998.
Statusi:Konfuzional...kam ne koke kaq shume gjera per te thene sa do merzisja edhe nje eshtre te Paleolitikut.
Kerkon te kuptosh cfare me kalon tani neper koke???
Atehere ulu perpara lavatrices dhe vendos procesin e centrifuges ne vazhdimesi.....fikso qendren e saj.Atehere ndoshta fillon edhe kupton ku eshte filli i mendimeve te mia.
Terapia e keshilluar:Leri mendimet e tua te marrin rruge,kerko ti kapesh ato dhe ti lidhesh me zinxhire mbi nje cope leter qofte edhe ne formen e 1-shit dhe 0-s......por nderkohe kthehe kete konjak sepse vajti vone.
Kjo e fundit u mundesua nga nje mik i femijerise.Data ne apel??
Sinqerisht nuk e di...ndoshta qe ne kohrat kur sna vriste ndergjegja te ecnim lakuriq anes detit...shpejt shume shpejt.Gjithnje prezent.Ne te mire e ne te keq...
Degjoma per nje cast k'te psheretime
qe dridhet, bashke me zemren e lenduar...
dhe une jehonen do te pres me deshperim,
qe mbrapsht te ma risjelle te trazuar.
Mos u trishto aspak per brengen time
e per asgje te thene ti mos ndje faj.
Dicka te embel peshperit, edhe me pas,
me ngasherim, per ty, me ler te qaj.
Do t'i buzeqesh gjithmone kujtimit tend
dhe ti, te lutem, bej njesoj per mua...
e une me shpirt te lehtesuar, ndonese pa shprese,
me shume, me shume do te te dua.
E naten, do i lutem henes perseri
atij aq larg, t'ia prishe gjumin sot...
vec per nje cast, nje cast sa t'i tregoj,
se per gjithmone, i zemres time u be Zot"
Mos ik! O ylli im, mos ik!
me fal qe sot po qaj me kaq merzi..;
qe neser kjo miqesia jone do vleje
me shume sesa miliona dashuri!
18 dhjetor 2003
fjale mes rreshtash bosh
qe perbejne nje fjalim
qe tjeter te premton
e tjeter ka qellim
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.