Forumi Horizont
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Të përndjekurit politikë në Shqipërinë “barazitiste” (komuniste) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3719)


Postuar nga Klodel datë 14 Janar 2004 - 21:22:

Të përndjekurit politikë në Shqipërinë “barazitiste” (komuniste)

Në Shqipëri janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Veprat e ndërtuara prej tyre për 50 vjet renditen si me poshte:

1945 Përfundimi i stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë, i filluar nga italianët dhe i lënë
përgjysëm për shkak të luftës.
1945 Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim tokash
1945-52 Tharja e kënetës së Maliqit
1946 Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit
1946-52 Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)
1949-51 Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës
1950 Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të Bishqemit
1950-52 Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës
1950 Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuar çam)
1950-53 Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës
1952-55 Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë
1952-54 Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë
1963-67 Ndërtimi i pallateve "Agimi", në Tiranë, ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të
arratiseshin
1955-56 Tharja e kënetës së Tërbufit
1955-57 Aeroporti i Rinasit
1955-56 Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër
1956-59 Fillimi i punimeve në kombinatin "Tekstil" të Tiranës
1959-61 Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së Bukës, Tiranë
1960 Ndërtimi i stadiumit "Dinamo"
1960-63 Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë
1960-63 Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth 100 km kanale
1960-63 Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut "Puna", Tiranë
1960-63 Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë
1963-65 Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë
1963-65 Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik
1963-67 Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë të hekurudhës Vorë-Laç.
1965-66 Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë
1966-68 Fabrika e Çimentos në Elbasan
1967-90 Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç
1967-70 Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës
1967-91 Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës
1967-90 Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës
1966-91 Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës
1967- 71 Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo.Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës
1971-84 Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh
1977-87 Ndërtimi i Kompleksit Sportiv "Dinamo" në Tiranë
1982-90 Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës

Parlamenti shqiptar që në vitin 1991, me Ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991, ka deklaruar pafajësinë e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga regjimi komunist. Sipas këtij ligji, bazuar dhe në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, shteti shqiptar duhet të dëmshpërblente të gjithë këtë shtres ë, për të gjithë kohën e dënimit. Pas 13 vjetësh realiteti është krejt ndryshe. Deri sot kjo shtresë ka marrë një dëmshpërblim mjaft qesharak. Mjafton te përmendim se për një të pushkatuar kanë dhënë 200 000 lekë dhe 700 000 lekë në letra me vlerë.

Që në 15 Janar 2002 është paraqitur në Parlamentin shqiptar një projektligj për të dëmshpërblyer sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë ditët e qëndrimit pa faj në burg si dhe punën e detyruar të kryer gjatë qëndrimit të burgosur. Megjithëse parimisht është deklaruar nga krerët më të lartë të ekzekutivit dhe legjislativit të sotëm shqiptar se kërkesa është e drejtë, deri më sot nuk është bërë asnjë veprim nga Parlamenti, me pretekstin se qeveria shqiptare nuk ka mundësi të përballojë shumën që i detyrohet kësaj shtrese, edhe pse Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Parlament e ka miratuar me të gjitha forcat politike në parim kalimin e ligjit.

Përgatitur nga Halil Rama dhe Beqir Sina
Bota Sot,


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 14 Shkurt 2004 - 08:49:

Thumbs up

Analiste doja te te falenderoja shume per keto qe ke shkruar....Dhe te gjitha jane me se te VERTETA...


Postuar nga Fajtori datë 14 Shkurt 2004 - 17:10:

Qysh ne qeverisjen e z. Berisha jane ndermarre hapa per te demshperblyer te perndjekurit. Por keto u bene me se shumti me letra me vlere, te cilet kishin vlere shume te vogel, deri tek 10% e vleftes qe i dha shteti.
Letrat me vlere i blene me se shumti binzesmene vende vende te ndershem per ti perdorur ne privatizimet e disa veprave te medha (psh Fabrika e Tullave ne Tirane). Te perndjekurit u gjeten me nje vlefte te pjesshme te atyre qe duhet te merrnin nga shteti.

Cfare solli kjo?
Kjo solli qe ndermarrje te medha te privatizohen me letra me vlere te cilat bliheshin ne tregun e zi me 10% te vleftes. Nderkaq te perndjekurit nuk u demshperblyen ne format e duhura.

Situata e sotshme eshte per te qare po te veme re se problemi i te perndjekurve akoma nuk ka perfunduar nderkohe qe biznesmene te fuqishem blene per 100 mije dollare fabrikat qe kushtonin nje milion. Kjo ka krijuar nje vrime ne ekonomine shqiptare. Jo vetem qe nuk eshte zgjidhur nje problem por eshte krijuar nje problem i ri, zhvleftesimi i veprave te shtetit.

Pra shteti jepte letra me vlere per ata qe Enver Hoxha i ndoqi. Letrat shiteshin per pak para ne tregun e zi dhe bliheshin nga biznesmene qe donin te fusnin ne dore fabrikat e uzinat. Me pas perdoreshin nga biznesmenet per ti blere shtetit pronat dhe shteti i vleresonte 100%.
Rezultati: shteti ka humbur me vetedije 90% te vleftave te atyre qe shiti dhe te perndjekurit nuk u demshperblyen sic duhet.

Ketu duket sa serioze ka qene partia demokratike ne rimbursimin ndaj te perndjekurve dhe ne procesin e privatizimit. Nese e kam gabim bujrum me thoni ku.


Postuar nga trojani datë 14 Shkurt 2004 - 17:33:

Ke te drejte Fajtori.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Shkurt 2004 - 04:10:

Te perndjekurit politik

JU keni shume te drejte FAJTOR

Per sa i perket partise demokrate erdhi si erdhi ne pushtet kete e dime shume mire ....por me ish te perndjekurit politik eshte tadhur dhe nga ato premtime asnje gje nuk eshte bere ,tadhur duke filluar me letrat me vlere,me procesin qe i beri Nexhmies ,etj etj,te mos flasim per dosjet qe nuk hapi te pakten te dime dhe ne ,se te gjithe nga 1990' e siper te gjithe dolen qe nuk jane komunista te gjithe thonin ishte sistemi,nejse varja por asnji nuk doli dhe te thot NA FALNI per ate qe ju beme ,kjo eshte fare e thjeshte tek ai popull qe nuk duam njeri tjeterin :::::::sepsee nuk i eshte interesu Saliu ose popullit qe baba im beri 20 vjet burg ose se baba tjetrit u pushkatua .............po ne 1997 dinin te derdhim gjak duke vrare njeri tjetrin...Partia demokrate ishte e perbere nga nje aministrazion njerez pa shkolle ...Zhylalt Serreqt vali kalin.......Dhe po te vi prape ne pushtet partai demokrate do humbi per arsye se ata nuk kane nje program pastai me Sali Berishen.,premtime drita uje buke gomone arme korrupsion .........ALBANIA ku po shkon??????????se me te verte te duam mjafton qe te vish ne shtepi time aty ku eshte drejtuar sateliti aty rreh zemra ime.


Postuar nga tresh datë 21 Shkurt 2004 - 20:21:

Ajdin Kulla--Nje nga te vdekurit e diktatures komuniste

Shqiptarët pushkatojnë shqiptarët
që shumë e deshën Shqipërinë.

Rastësisht më ranë në dorë tri fletë letre të zverdhura dhe të shtangura nga koha e gjatë që kur ishin shkruar: 18 qershor 1945. Shkrimi, në pamjen e parë, menjëherë ta krijonte përshtypjen se i përkiste një njeriu të formuar. Ishte një shkrim i rregulltë dhe i bukur. Kjo, ana formale. Kur e filloje leximin, shihje pastaj se ato fletë letre sillnin një kumt tejet prekës materializuar e ngurtësuar në atë shkrim: Kishe të bëje me “testamentin shpirtror” të një të riu 32 vjeçar që linte amanetet e fundit dy ditë para se dora mizore komuniste t’ia kosiste lidhjet me jetën të cilën e donte aq shumë! Dhe menjëherë lotët ta vishnin pamjen e ti nuk e vazhdoje dot më gjatë leximin. Edhe tani, duke i shkruar këto radhë, ( ndonëse i kam lexuar dhe u a kam lexuar të tjerëve ato tri faqe me dhjetra herë ), tek u a hedh sytë radhëve të shkruara, sa më shumë lotët ma veshin pamjen aq më i fuqishëm kumbon në veshët e mi kumti i Ajdin Kullës që përtej varrit:

“… po vritem si shqipëtar dhe jo si tradhëtar … të rrojë Shqipëria, të rrojë Flamuri Kombëtar i Shqipërisë”. Pohimi se nuk po vritej si tradhëtar e gjithashtu edhe shprehja e fuqishme dëshirore rreth Atdheut dhe Flamurit, të cilat Dëshmori i Nacionalizmës i përsëriti dy herë, së pari tek i hipnin mbi kamjon në burgun e Korçës për ti çuar të dënuarit me vdekje në vëndin e pushkatimit në Bilisht, dhe së dyti para togës pushkatimit, kujtohen edhe sot nga të mbijetuarit. I lemë tani për një çast të dënuarit në buzë gropës ku do ti hidhnin trupat e tyre dhe vijmë në ditët tona: si e kujtojnë atë ngjarje sot dy kategori njerëzish atëhere armiq për vdekje? Ishin të rinj, shumë të rinj atëbotë Ylber Darova, Skënder Stefanllari e Avni Bejkova me shokë, të burgosur vetëm me vetëm se e donin Shqipërinë pa i pranuar pikëpamjet komuniste. Sot, të thinjur e të kërrusur nga vuajtjet e burgjeve edhe nga mosha, ata nuk pushojnë së pohuari se qëndrimi Ajdin Kullës me shokë, që shkonin të pafajshëm drejtë togave të pushkatimit e u linin shokëve të burgosur amanet Shqipërinë, i ka mbajtur ata gjallë në dhjetra vite për ti përballuar burgjet mizore komuniste! Shumë i ri ishte atëhere edhe ay partizani nga Kalivaçi, pjesëtar i togës pushkatimit. Edhe ai e donte Shqipërinë me mënyrën e tij. I a kishin mbushur mëndjen se akuza për të cilën pushkatohej Ajdin Kulla, që Shqipërinë e donte etnike, përbënte një faj të dënuarshëm me vdekje. Dhe ai e zbatoi detyrën pa i u dridhur dora. Vitet kalonin dhe ish partizani, i cili edhe më 20 qershor të vitit 1945 e çmoi guximin me të cilin Ajdini me shokë e përballuan vdekjen, rritej në moshë por edhe piqej. Sot edhe atij i dridhet zëri kur përsërit pohimin si edhe shprehjen dëshirore të fundit të Ajdinit dhe akoma i kumbon në veshë zëri tij i fuqishëm … të rrojë Flamuri Kombëtar, amanet Shqipërinë … Shqipërinë … Shqipëri.. dhe ay vetë tashti bën një pohim:

“Nuk ka më nga ata shqiptarë si Ajdin Kulla me shokë që Shqipërinë dhe Flamurin Kombëtar i donin dhe i vinin mbi çdo gjë!”

Kthehemi tashti edhe një herë në Bilishtin e asaj dite kur u krye krimi i shëmtuar i pushkatimit. Të vënë në radhë, në vijë të zhdërvjellët për një dhe të lidhur me litarë ndodhen, para gropës së çelur enkas për ti gëlltitur patriotët që do të pushkatoheshin, Gani Zëmblaku sypatrembur i lidhur me të nipin Ajdin Kullën, heroin e këtij tregimi. Sheh Qerimi, patrioti shquar dhe gojëmbëli i përkryer, i lidhur me të birin, Saliun, të riun ballist të vendosur dhe e mbyll vargun Zyhdi Tapia, elegant si gjithmonë, (i veshur enkas sikur shkonte në dasëm), që mëkatë kish vetëm se e donte shumë Shqipërinë. Xha Ganiu, i rrahur me jetën si edhe më i moshuar, duke pasur frikë se mos në çastin e fundit para vdekjes të nipin do ta lëshonin nervat e tendosura, ngre krahun e lidhur, e pushton të nipin dhe e shtërngon në kraharor për ti dhënë zemër të qëndrojë si burrat edhe për disa çaste. Por Ajdin trimi jo që s’kish nevojë ti jepnin zemër por u dha zemër të tjerëve me fjalët që ish partizanit kalivaças, dëshmitar i gjallë i çasteve të fundit para vdekjes Ajdinit, akoma sot i kumbojnë në veshë “… amanet Shqipërinëëë!”

Të dhëna personale si edhe për rrethanat:

I ati Ajdinit, Jonuzi, bashkë me tre vëllezërit e tij marrin pjesë aktive në lëvizjen patriotike kundër Turqisë. Ishte shok i ngushtë me Kajo Babjenin edhe Mihal Gramenon. Komandant i çetës për Rrëzën e Korçës. E ruajnë edhe sot e kësaj dite familjarët e tij një fotografi të çetës në qëndër të së cilës ishte patrioti shquar si edhe eruditi i skajshëm Hafëz Ali Korça. Emblema çetës, shkruar me gërma të mëdha, LIRI A VDEKJE. Në mesin e luftës parë botërore, kur Korça rrezikohej të merrej nga grekët, Jonuzi mbështeti Themistokli Gërmenjin dhe shpallën Republikën e Korçës. Me këtë frymë patriotike dhe këto bëma u mëkua që i vogël edhe Ajdini. Ish 22 vjeç kur i vdiq i ati i cili në shtratin e vdekjes la amanet ti vinin mbi varr një pllakë ku të shkruhej: “Vdes i lumtur se e le Shqipërinë me një zot “. Ishte mësim i madh për Ajdinin e ri dashuria e t’et për Atdheun. Pllaka relike ruhet edhe sot e kësaj dite. Plaku patriot zëmblakas, ndonëse i pashkollë, i kuptonte mirë këshillat e Hafëz Aliut se Shqipërinë nuk e bënin dot njerëz të pashkolluar e kështu Ajdinit pas fillores i dha qytetësen e pastaj tre vjet Shkollën Amerikane , (aq sa qëndroi e hapur herën e parë kjo shkollë me profil pedagogjik e Harry Fultzit), e vitin e fundit e bëri në normalen e Elbasanit. Në normale Ajdini ishte shok klase me prokurorin e ardhshëm që do ta dënonte me vdekje, kriminelin përbindësh Nevzat Haznedari. Dhe ironia e fatit ish se ndërsa Ajdinin e shohim në fotografinë e vitit fundit të shkollës si të vetmin nxënës që e kanë marrë profesorët dhe e kanë ulur në rrjesht me ta, si nxënësi më i shquar i normales, prokurori dhe krimineli ardhshëm ishte nga nxënësit më të dobët dhe ç’është më e madhja, ndërsa Ajdini nuk pranonte ta vishte këmishën e zezë të fashistit të shtunave, Nevzati nuk ka asnjë lloj vrasje ndërgjegje për ta veshur atë!

Gjatë periudhës luftës Ajdini si edhe e gjithë familja tij radhiten me formacionet nacionaliste, nisur nga lidhje trashëgimie familjare që kishin me krerët e nacionalizmës ku prindët e tyre kishin luftuar e punuar së bashku “për ta bërë Shqipërinë”. Në fillim ata ushqenin një farë iluzioni se me forcat partizane kishin të njejtin qëllim dhe u inkuadruan, bashkë me ta, në Luftën Nacional Çlirimtare. Kjo deri në Konferencën e Mukjes, ose më mirë të themi, fill pas saj kur Miladin Popoviçi si edhe Dushan Mugosha e detyruan Enver Hoxhën ti hidhte poshtë si të papranueshme vendimet e kësaj mbledhje, me që aty flitesh pa mëdyshje për një Shqipëri etnike. Nga ky çast domosdo edhe rruga e Ajdin Kullës u nda me atë të atyre nacionalistëve që u gabuan dhe u përfshinë në radhët partizane të udhëhequra nga partia komuniste shqiptare! Nga ky moment fillon edhe vëllavrasja -lufta civile- e nxitur nga Miladini e Dushani, sepse kështu uji shkonte plotësisht në mullirin serbomadh. E pikërisht në këtë pikë të udhës kryq të historisë shqiptare ngrihet një lapidar me një emër të shkruar me gërma të arta mbi të: SAFET BUTKA. Tragjedia tij është se e deshi Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se vehten dhe u vetëflijua që të mos ta shihte vëllavrasjen! Që nga ai çast edhe Ajdinit, si edhe të gjithë nacionalistëve tjerë, i u komplikua shumë puna: okupatori duhej luftuar por nga ana tjetër mundoheshin me ç’do kusht ta shmangnin edhe vëllavrasjen e nxitur nga “miqtë për kokë jugosllavë”. Detyra e tij si mësues patjetër që do ta bënte të njohur Ajdinin që nga Moglica në Pojan e që nga Stropani në Pustec, fshatra ku kishte shërbyer. Përkushtimi pastaj me të cilin shërbeu bëri që respekti për të mos të kishte kufij, kështu që edhe fjala e tij zinte vënd. Dy ishin linjat kryesore që përshkonin tërë fjalimet që mbante e që edhe sot i mbajnë mënd si në Korçë edhe në Devoll: *Populli të mos gënjehej nga shprehjet “e bukura internacionaliste” si edhe *Shqipëria etnike.

E kështu arrijmë në nëndorin e 1944-ës. Gjëndja politike u rrokullis tatëpjetë. Ajdinit me shokë, me shumë keqardhje, e vetmja rrugë që u ngeli ishte largimi nga Shqipëria.

Ndërsa në Shkodër ishin mbledhur ajo pjesë e nacionalistëve që bëheshin gati ta linin me keqardhje të madhe vëndin e tyre, mbërrin thirrja e Këshillit Përgjithshëm Nacional Çlirimtar e cila i grishte të gjithë ata që nuk i kishin lyer duart me gjak të mos largoheshin dhe të punonin së bashku për ta rimëkëmbur atdheun. Kaq u desh për xhaxha Ganinë me gjithë Ajdinin, zbritën nga barka ku kishin hipur, ( gati për tu nisur ), dhe morën rrugën e kthimit. Nuk qe nevoja të shkonin në Korçë sepse … i arrestuan që në Elbasan. Thanë njerëzit më vonë “… si u gënjyen dhe besuan e u kthyen në gojën e ujkut?” Nuk ka asnjë çudi. Ata ishin mbrujtur me normat e moralit se fjala e dhënë nuk kthehet. Kurse historia tregoi se këto norma as që përfilleshin nga pala tjetër.

Që nga çasti arrestimit e deri tek thirrja e fundit me të cilën linte amanet Shqipërinë, dalë nga kraharori Ajdin Kullës përpara togës pushkatimit, do të kishte shumë për të shkruar. Nga ana tjetër mund ta hiqnim emrin e tij dhe ta zëvëndësonim me atë të qindra të pushkatuarve politikë të asaj kohe dhe ngjarjet, torturat, gjyqet, prokurorët gjakatarë, (Nevzat Haznedari, Josif Pashko dhe Aranit Çela), si edhe amanetet, mbesin të pandryshuar. Por Ajdin Kulla ka një të veçantë krejtë personale si edhe tejet prekëse, vendimin e trupit gjykues që e dënon me vdekje “… për agjitacion e propagandë duke qenë koshient i politikës Shqipërisë etnike “.

Qëndrojmë tani tek kjo nyjë gordiane. Jo vetëm hetuesit por edhe më i fundit i gardianëve e trajtojnë patriotin e skajshëm si ndonjë qen rrugësh. E shajnë, e shqelmojnë dhe e pështyjnë këtë “luan të lidhur” se e dijnë që s’ka se ç’u bën, por nuk e dijnë dhe as e kuptojnë idealin e tij. U ka thënë Nevzati se kanë të bëjnë me një tradhëtar të vëndit tij si edhe me një armik të vëllezërve jugosllavë! E kjo për ta mjafton. Kjo ishte vija politike.

E marrim tani dosjen gjyqësore të Ajdin Kullës, e cila po të shtrydhet kullon gjak, dhe e transferojmë në Kosovë. Atje do ta vinin me përkujdesje të skajshme mbi një jastëk kadifeje dhe do ta përcillnin ceremonialisht për në altarin e dëshmorëve. Kjo sepse atje akoma egziston ndërgjegja kombëtare.

E çojmë tani po atë dosje në Janinë apo Konicë. Atje nuk ka më njeri që ti lexojë fletët e saj. Ato i merr era dhe asnjeri nuk i quan më relike të vyera. Përse? Lind natyrshëm pyetja. Sepse në këtë situatë çoi politika sa e të pandërgjegjëshmëve aq edhe e të pa aftëve. Politikanët nuk luftuan për Çamërinë dhe avash avash mbi të u end “pëlhura e harresës.”

Pikërisht këta shëmbuj e bëjnë njëkohësisht edhe më tragjike vrasjen e Ajdin Kullës por edhe e ndriçojnë figurën e tij në mënyrë të pakrahasueshme.

Ai nuk kish prona as edhe interesa personale në Kosovë e aq më pak në Çamëri. Por i digjej zemra për Shqipërinë.

Prandaj sot tingëllon më e kohës se kurrë aforizma e Faik Konicës që thotë: “Shqipërinë e bënë idealistët, e shpëtoi rastësia dhe do ta fusin në varr politikanët!” Në fakt politikanët e lanë të humbasë Çamëria, nuk e quajnë çështjen kosovare pjesë të çështjes kombëtare dhe po i a venë kazmën edhe Shqipërisë! Mjer o Ajdin Kulla që e dhe jetën për një çështje madhore të cilën politikanët sa vjen dhe e inflacionojnë!

Epilogu kësaj jete të shkurtër, të vrullëshme

dhe … fatkeqe:

Në kohën kur Ajdin Kulla shkruante testamentin e tij shpirtror, e shoqja Fidaria, ishte nuse e re. I drejtohet mëmës tij Ajdini si edhe vëllezërve me lutjen që t’ia pyesnin nusen në se mbas pushkatimit tij ajo dëshironte të qëndronte e pamartuar apo jo. Por pyetja e tij, ndonëse e sinqertë, mbeti vetëm pyetje retorike se Fidaria lidhi jetën me fëmijët e saj. Jetuan për dyzet vjet në kodrat e Belshit, larg fshatit si edhe larg gropës-varr të përbashkët të Ajdinit saj me shokë!

Pesëdhjetë e tre vjet mbas ngjarjes së kobëshme të 20 qershorit 1945, duke i u dridhur zëri nga ngashërimi, kujton nënë Fidaria sot 80 vjeçare se si familjarët e të pushkatuarve, ajo, së bashku me Gjylkën, të shoqen e Zyhdi Tapisë, Nyzetin, të bijën e Sheh Qerimit dhe motër e Saliut dhe nja dy gra të tjera, disa ditë mbas vrasjes, mes rreziku të madh që u kërcënohej po ti diktonin, në një natë të errët e zbuluan gropën dhe secilit trup të masakruar i vunë përkrah një shishe të taposur me gjithë emrin. E kështu kaluan ditët, vitet si edhe dhjetëvjeçarët. Një ditë vere të vitit 1992 u mblodhën disa dhjetra njerëz tek vëndi quajtur Meratë e Bilishtit të nxirrnin eshtrat e të pushkatuarve të 20 qershorit 1945 dhe ti rivarrosnin me nderimet e duhura. Vërtet që koha e gjatë e kishte veshur dhe mbuluar atë ngjarje të kobëshme me tisin e harresës, por sapo kazmat e para filluan ta gërmojnë dheun s’mbeti njeri të cilit të mos i shihej si i rrihnin tamthat nga presioni brëndshëm. Dhe më në fund … u arrit në livelin e skeleteve. Ç’të shihje. Dy nga ata, siç ishte pëshpëritur vesh më vesh nga pjestarët e togës pushkatimit fill mbas ngjarjes, ishin të rënë përmbys dhe krahu i njerit akoma e pushtonte nga shpatullat tjetrin! Ishin xhaxha e nip, Xha Ganiu i Zëmblakut me Ajdinin!

Në këto çaste tejet prekëse përpara asaj pamje tronditëse, kish rënë një heshtje “që mund të pritej me thikë”. Nxjerr atëbotë i biri Ajdinit dhe i zgjat profesor Zekirja Canës, që nga Kosova pat ardhur të merrte pjesë në ceremoninë e rivarrosjes këtyre burrave patriotë, kopjen e vendimit gjyqit:

“Ajdin Kulla … gjykata ushtarake … e dënon me vdekje … koshient i Shqipërisë etnike.”

Profesori nga Kosova lexon dhe zbehet. Duart që mbajnë dokumentin i dridhen. Si ka mundësi që shqiptarët të kenë vrarë shqiptarët pse këta e donin Shqipërinë?!

Mërgim Korca
Michigan - U.S.A


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Shkurt 2004 - 23:55:

QAF BARI-MINIERA E PIRITIT- FUSH ARREZ ----PUKE

Revolta e QAF-BARIT,ashtu sic revolta te tjera kudo qe ndodhin nuk lindin brenda minutit ose brenda nji dite por, ato kan nji seri shkaqesh te cilat mbarsen per nji periudh kohe .
Kshu pra dhe revolta e QAFES BARIT ashtu si disa vjet me pare dhe revolta e SPACIT paten nji mori shkaqesh dhe u mbarsen dhe keto per disa masa te rrepta qe komandat perkatse ushtruan mbi te perbdjekurit politik.
Ne po mundohemi te rreshtojme disa nga keto shkaqe te cilet dhane shkak per te shperthyer revolta e QAFES BARIT ,qe sic e permendem me lart dhe ajo e SPACIT u mbyten me lumej gjaku dhe ridenime e masa te rrepta DRAGONIANE .
Komanda e repartit kerkonte nga cdo i denuar te plotesonte normen brenda ne minier dhe per cdo te denuar kerkonte 5 vagona pirit gjat tet orshit.Turni kishte 40 vete pra cdo turn u donin 200 vagona me pirit.Mos harrojme se nji vagon peshonte 1800 kg ,ata qe nuk arrinin te plotesonin kte norme nuk do dilnin nga miniera dhe me ardhjen e turnit tjeter duhet tu kthenin qe te plotesonin kete norme.Kjo ishte nji nga shkaqet e para ,ndersa shkaku tjeter se denimet ishin shume te renda ,prej kohesh diktatura nuk bente me amnisti,nji kohesisht ajo kishte hequr dhe ditet e fitimit qe te burgosurit duhet te merrshin nga puna qe benin.
Kjo pra thame ishte ne vija te pergjithshme gjendja psiqiko-morale e te denuarve ,pune e rende denime te renda mbi shpine dhe asnji shprese per ty rikthyer ne jeten e lire prane familjeve te tyre.
Sic thame gjendja ishte mjaft e rende dhe duhesh vetem nji shkak ,nji shkendije e vogel per te shperthyer urrejtjen.Dhe kjo nuk vonoi dhe erdhi......Ne nje dite kur po kthehesh turni i pare nga miniera ,dhe do shkonte turni i dyte ne pune ,nji nga rojet e brenshme po kthente nji djale te ri ,qe nuk kishte arritur te bente normen e vagonave ,ky djali i tha me le te shkoj te haj buke dhe po kthehem ,ne minier ndersa polici e kapi nga krahu e shtyhu tashi te shkosh lart ne minier ne kete kohe 2 ose 3 shoke qe u ndodhen aty i thane policit lere te haje buke se eshte i ri dhe pastaj kthehet ne minier ,ndersa polici isistonte duke terhequr prej krahu shoket e vet nuk e linin ,ne kete kohe polici i revoltuar mbasi i kishte rene dhe kapelja ne toke iu kercenu te burgosurve duke i thene se shikoni kjo qe po beni do tju kushtoj shtrenjte se kjo eshte nji forme revolte qe ju po beni.
Polici u drejtu menjehertek oficeri rojes te cilit ja shpjegoi ,atehere komanda erdhi po thujse e gjitha me ne krye komandantin ekampit .Komandanti kerkoi autoret e kesaj ngjarje te cilet kerkoi ti merte jashte ne komande dhe meqe te denuarit nuk nxorren asnjeri atehere Komandanti kjo eshte Revolte dhe ju do ta pagoni shtrenjete......
Menjehere kampi u rrethua me trupa te dyfishuara dhe aty per aty erdhi dhe kompania teritoriale e vendit (polic vendas )nje kohesisht u lajmerua TIRANA Ministria e Brendshme dhe sa hap e mbyll syte mbrriti dhe nji batalion i repartit nga Puka .Nga komanda e kampit u bo thirrje qe te dilnin autoret ,ndersa te denuarit u mblodhen ne nje shesh atje lart dhe jo vetem qe nuk ju pergjigjen thirrjes se komandes por filluan duke gjuajtur me Gure dhe me thirrje kundra Diktaures.Nji pjes e tyre u afruan te dera e kampit dhe afer telave per te demostruar dhe me shume protestat e tyre
Komanda e kampit e alarmuar nga kjo gjendje e papritur dhe duke pasur frike se mos te denuarit shperthenin kampin atehere filloi te qelloi ne ajer,dhe pastja filloi te qelloi mbi turmen, dhe ne kete rast u plagos K.Gjordeni nga Durresi .GJate kesaj kohe vazhdoi disa ore mbrriten e helikopteret nga Tirana te cilet u ulen prane kampit me oficeret te dergaur nga M.P.B. dhe nga qeveria e cila ishte mjaft e alrmaur mjaft per kete gjendje .Nuk vonoi shume erdhen trupa specilale te gardes nga Tirana te cilet menjehere hyne ne kampe dhe filluan rraprezaljen e pergjakshme .
Sulmuan pa meshire nji grusht te burgosurish te pa mbrojtur te dobet dhe nuk hezituan te perdorshin te gjtha mjetet per ta shtypur kete me gjake kete revolte ...Autoret e kesaj revolte i torturuan dhe i maskruan ne dhomat e posacme aq sa kur i moren ti hypnin ne makinat per ti cuar ne degen e Pukes as njeri nga keta te denuar nuk ishte i zoti te ecte me kembet e veta ,por te gjith i terhiqnin zvarre dhe i hidhnin ne makine sikur te ishin qenie te pa gjalla ...Mbas disa ditesh nje ish i denuar qe punonte si bojaxhi u llahtarise kur hyri ne keto dhoma per ti lyer ....Ai tha : "atje ishte bere nje kasapane e vertet ,gjaku kishte shperthyer deri ne tavan ....
Kjo revolte jo vetem qe u mbyt ne gjake dhe me tortura por perfundimi i saj qe ky.........3 te denuar me pushkatim dhe nji numer i madh ridenime deri me 25 vjet.....
Kjo revolt ashtu si revolta e SPACIT pati jehonen e vet si brenda vendit ashtu dhe jashte vendit por diktatura as donte tja dinte dhe vazhdonte rrugen e saj drejt krimeve ,dhe te shtypjes se cdo lloj iniziative per LIRI dhe DEMOKRACI .......


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 22 Shkurt 2004 - 03:48:

BURREL --THUMANE....

Kur u arratise ARSHI PIPA nga Shqiperia botoi nje liber e titulloi QERSHIZA,libri u quajt QERSHIZA sepse nga dritarja e dhomes burgut ai shihte deget dhe gjethet e nje qershie,prandaj dhe ai librin e vet e titulloi "QERSHIZA"
Per arsye qe ne ket qershize komandanti i burgut torturonte dhe vriste te burgosurit ,deri me shqelma ne fyt ....
Nga ky liber u be nje skenar filmi ,dhe u shfaq ne ekranet e GJermanise perendimore pati nga keto spektatore te cilet te indinjuar nga ato skena te llahtarshme qe shihnin ne kete film dikush ka njerre pistoleten dhe ka thene ku ndodhin keto gjera ..........Ky ishte komandant VANGJEL RREMBECI i kampit te Burrelit........
THUMANE 1962.
Ne tharjen e kenetes se THumanes te burgosur politik duke u detyruar punes se rende ......
Kater djem tentojne arratisjen drejt nje shprese ,drejt nje enderr ,drejt lirise ,ne fushat e kanalet me lluc u pane nga ushtaret te cilet u vune ne ndjekje te ketyre djemve komandanti i kampit te THumanes Vangjel RRembeci i tha duke qeshur lere te ikin me te qeshur dhe ne ate moment dha urdher me sillni kalin ,duke u drejtuar drejt njerezve te pashprese dhe duke i arritur..ata ngecen ne lluc ushtari tha fjalen NDAL ai dha urdherin qelloni ushtari i pergjigjet ai .......qelloe te urdheroi une ,njeriu ku mbas ca momentesh do te arrinte ne qiell dhe ti tregonte nji ZOTI n.q.s. eksiston shikoooooooo ckrime shiko padre ku na ke abandonuar.......ngriti duart dhe i vuri ne fytyre dhe ............Por duhet te dime nje gje ne dime te vritemi ne dime te humbasim ne mbushim qiellin me shpirtra tone ,porrrrr mos harroniiiiii qe nje dite ..........


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 22 Shkurt 2004 - 04:17:

SPAC ORET E REVOLTES SPAC ---NUK HARROHESH

Sic permenda dhe me lart dhuna e eger ose torturat ,ose punet e rendomta qe benin te burgosurit (baballaret tane ),vjen njeriu deri ne nje pike ku nuk mbane me,do te shperthej ne revolte nji popull ne gjume police te te pameshirshem qe i trajtonin si numer........
SPAC orari i punes policia hyn ngrihuni te shkoni ne pune te nxirrni vagonat e E.Hoxhes levizni skllever ,disa nga keta refuzuan urdhrin e policise se kampit ,atehere polici tha kjo eshte revolte.....
U drejtua tek komandanti qe sipas udhezimeve te Tiranes u dha sinjali REVOLT NE KAMPIN E SPACIT ose me mire te themi ,po humbim SPACIN kaluan 3--4 dite dhe kampi nuk ishte ne duart e shtetit ....
Trupa speciale te M.P.B. u nisen menjeher nga Tirana me hilikopter me armatime me torturat ,me njerzit me xhahila qe i mbeshtesnin E Hoxhen arriten te uritur te benin dicka per PASHAIN ,rethuan kampin dhe filluan ironin e tyre ne kamp duke i bere thirrje dorzohuni .por njerzit e kishin hyre ne rrugen e lirise ato 4 dite ....dorzohuni ose jeni te asgjesuar,fjala e tyre ishte .....
NE I DORZOHEMI VETEM KOMBEVE TE BASHKUARA ,VETEM U.S.A.
me flamurin pa yll kishin shpallur kampi eshte i joni..........
fjala e FECORR SHEHUT ishte te asgjesohen .....Te tjeret qe dolen po u rreshtonin ne grupe sic i ngarkonin neper makina kur pa pritmas Fecorri i tha njerit djali kujt je ti? ai iu pergji djali filanit .......un ty te kam vrare babain ...e di i iu pergjigj me djali dhe pa pritmas u shtri ne dhe nga plumbi Fecorrit............Ka qene nji PRENG RRAPI i cili te burgosurit i quante ju jeni argatet e mi punoni skllever se deri ne Kongresin Amerikan me ka shkuar emri as du me dit mo .............SHqiperia i ka harruar keta njerez.........Nuk doja te harroj qe shume prifterinj katolik kane dhe kontributin e tyre si ne kohen e luftes nacionalclirimtare ,po kujtoj vetem nje rast ku nje komandant gjerman kishte kapur ca komunist dhe donte ti pushkatonte ,komunistet me ato premtimet e tyre me ato lajkat aman padre po na vrasin shoket .........vrapon prifti tek Komandanti GJerman e flet me ate gjuhen e fese ,komandanti i pergjigjet padre keto njerz qe ti po shpeton keto njerez do te hajne koken .........dhe i la te lire ,kurse per priftin e shkret po vinte dita e mbydhjes se jetes se tij ne kampet e diktatures ,ku mos ta harrojme qe shume prifterinj katolik kan vdekur neper kampet ..ALBANIA o SHQIPERIA ti duhet te japesh llogari se shume veta ai DHE nuk i ka tretur ,shume gjera po behen shume po mshihen ,shume u harruan ,shume u bene ne emer te atij populli ...........


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 19 Prill 2007 - 16:37:

19 Prill 2 mijë lekë

Do të jetë masa e dëmshpërblimit për të gjithë personat që gëzojnë statusin e të përndjekurit politik. Pas diskutimeve me palën qeveritarë është rënë dakord që kjo masë të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë përfituese në bazë të statusit.

23 mijë

Është numri i përfituesve të këtij statusi, verifikimi i të cilëve është bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në këtë kategori bëjnë pjesë të burgosurit, të dënuarit me pushkatim e të vdekurit në burg .

3 milion dollar

Është fondi i përcaktuar nga qeveria për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Ndërkohë që është premtuar nga kryeministri Berisha, se do të kërkohet ndihmë financiare dhe nga Fondit Monetar Ndërkombëtar për shtimin e buxhetit

Qeveria gjen konsensusin më shoqatat e të dënuarve politik, për nisjen e dëmshpërblimit

Dëmshpërblimi do të llogaritet për një ditë burg, dhe e njëjtë për të gjithë

Qeveria dhe të përndjekurit politik kanë rënë dakord që të ketë një unifikim të vlerës për dëmshprblimin, si për ata që janë dënuar me burg ashtu dhe për ata që kanë vdekur. Vetëm një ditë më parë qeveria ka hapur dritën jeshile për dëmshpërblimin e rreth 23 mijë të përndjekurve politikë në gjithë vendin. Kryeministri Sali Berisha në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatave të përndjekurve, është shprehur se brenda muajit prill do të kalojë për miratim në parlament ligji për dëmshpërblimet. Burimet kanë bërë të ditur se kryeministri ka premtuar që në muajin qershor do të nisin shpërndarjet e dëmshpërblimeve sipas unifikimit të vlerës. Masa e përfitimit do të jetë e njëjtë për të gjithë përfituesit që gëzojnë këtë status, ndërsa kohëzgjatja e shpërndarjes së parave ende nuk është përcaktuar. Lajmi është konfirmuar nga Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm për integrimin e të përndjekurve politik.

Takimi

Përfaqësuesit e shoqatave të përndjekurve dhe kryeministri Berisha kanë negociuar në lidhje me fatin e dëmshpërblimeve në takimin e zhvilluar para pesë ditësh në orën 21 të mbrëmjes. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Integrimit të përndjekurve politik Besim Ndregjoni, pas konsultimeve të bëra nga dy palët është rënë dakord që të jetë e njëjta masë dëmshpërblimi për të gjithë përfituesit e këtij statusi. “Kështu është përcaktuar në bazë të Kodit Penal, se masa e dëmshpërblimit do të jetë 2 mijë lekë dita për të gjithë përfituesit, mbetet për tu parë se sa do të jetë kohëzgjatja e shpërndarjes së dëmshpërblimit”, deklaroi Ndregjoni. Gjithashtu gjatë këtij takimi kru i qeverisë ka premtuar se në vitet e ardhshme do të shtohet buxheti në mënyrë që të përfitojnë sa më shpejt të gjitha kategoritë.

Fondi

Në buxhetin e shtetit është përcaktuar fondi tre milion dollarë për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Ndërkohë që gjatë takimit kryeministri është shprehur se për të dëmshpërblyer të gjithë përfituesit nga statusi do të kërkohet dhe ndërhyrja financiare e Fondit monetar Ndërkombëtar për shtimin e këtij buxheti”, ka deklaruar Ndregjoni. Kjo pasi fondi fillestar është llogaritur në bazë të ligjit të vjetër, duke kërkuar dhe një faturë financiare më të ulët. Shpërndarja do të nisë për të gjitha kategoritë dhe nuk dihet ende nëse do të ketë një kategorizim për të cendosur cilët do të jenë të parët që do të përfitojnë. Sipas Ndregjonit këto janë detaje që do të diskutohen më vonë nga grupet e punës. Gjithashtu do të zhvillohen diskutimet dhe për formën në të cilën do të operohet për shpërndarjen e dëmshpërblimeve, nëse do të jenë në letra me vlerë në para. Verifikimi i statusit është bërë nga tre institucione, si Ministria e drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dhe Ministria e Brendshme.

Përballimi i faturës financiare do të jetë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Në 12 prill bashkë me përfaqësuesit e shoqatave kombëtare që veprojnë në vendin tonë zhvilluam takimin me kryetarin e qeverisë Sali Berisha. Kryeministri ka premtuar se miratimi i ligjit do të bëhet brenda muajit prill, ndërsa shpërndarja konkrete e dëmshpërblimit pritet të nisë gjatë muajit qershor. Nga verifikimet e bëra në institucionet përkatëse ka rezultuar se statusin e të përndjekurit politik e gëzojnë rreth 23 mijë persona në të gjithë republikën. Ndonëse nuk është përcaktuar ndonjë kriter i saktë se cilat do të jenë kategoritë e para që do të dëmshpërblehen, masa e përfitimit do të jetë e njëjtë për të gjitha këto shtresa. Më parë ishte kërkuar që për të vdekurit në burgje të jepej dëmshpërblimi në masën 5 mijë lekë. Duke miratuar dhe një formulë përkatëse për vitet në bazë të cilave do të bëhej pagesa. Pas bisedimeve të bëra me kryeministrin u vendos që për të gjithë personat që gëzojnë statusin e të përndjekurit politik masa e dëmshpërblimit të jetë ne vlerën e 2 mijë lekëve të reja për një ditë burgu. Masë kjo e përcaktuar në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Gjatë takimit me Berishën, na është komunikuar se është miratuar fondi 3 milion dollarë nga buxheti i shtetit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik. Gjithashtu kryeministri na premtoi se do të kërkohet ndihmë financiare dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtare për shtimin e këtij buxheti në mënyrë që të përfitojnë sa më shpejt të gjithë të përndjekurit. Ndërsa lidhur me kohëzgjatjen e shpërndarjes së dëmshpërblimit ende nuk dihet se sa do të jetë, kjo do shihet në bazë të financave”, tha Ndergjoni për “Metropol”.

16 vjet debate 3 sisteme dëmshpërblimi

Debati për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik ka nisur që në vitin 1991. në atë kohë kjo shtresë e popullsisë ka përfituar dëmshpërblim financiar, ndonëse në kuota të vogla, bursa studimi për pasardhësit e tyre si dhe mundësi strehimi. Gjithashtu ishte parashikuar që të kishin dhe prioritet në privatiyimin e ndërmarrjeve strategjike, kjo duke u mbështetur në letrat me vlerë të dhëna në ato vite. Por ndërsa dhënia e bursave për studime kaloi në një masë të madhe, dëmshpërblimi financiar apo dhe strehimi shërbeu vetëm për një numër të kufizuar. Gjithccka u pezullua dhe solli një debat të ashpër pas vitit 1998. kjo me miratimin e Kodit Penal në bayë të të cilit ish kreu socialist fatos Nano mori dëmshpërblimin si i dënuar politik, këtë rradhë nga regjimi i dalë pas vitit 1991. në përputhje me këtë veprim dhe të dënuarit politik prej regjimit komunist kanë kërkuar dëmshpërblimin sipas përcaktimeve të kodit penal. Pavarësisht nga kjo prej qeverisë socialiste, në vitin 2000 dhe më pas në vititn 2003 u paraqit një tjetër draft i cili parashikonte dëmshpërblimin e të dënuarve politik, mbi bayën e një pensioni mujor, që arrinte në 10 mijë lekë në muaj deri në 25 mijë lekë. Sipas argumentave të paraqitura prej ministrit të Financave Arben Malaj si dhe ai i Drejtësisë Fatmir Xhafa, fatura financiare, nëse kompensimi do të ishte sipas kodit penal do të arrinte në shuma marrëmendëse. Kjo pas shkak të numrit të madh të të dënuarve politik. Për ta shifra e përfituesve ishte në 9500 persona. Por që kundërshtohej nga vetë shoqatat e të dënuarve, të cilët shpreheshin për rreth 6200 përfitues. Gjithësesi ligji në atë kohë u miratua me shumicën e votave. Ndërsa është abroguar me vendim të gjzkatës kushtetuese të vitit 2006. Menjëherë pas kësaj qeveria këtë rradhë e drejtuar nga demokratët nisi llogaritjen e saktë të të dënuarve politik, që së fundi rezultoi në 23 mijë vetë. Kjo duke përfshirë dhe të dënuarit politik, pas konferencës së Mukjes në vitin 1943, ku shumica kanë qenë mbështetës te ballit kombetar....


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 20 Prill 2007 - 15:25:

Te perndjekurit, depozitohet në qeveri drafti ligjor

20 Prill Të përndjekurit politikë në pritje të mbledhjes së qeverisë për diskutimin e projektligjit

Kalon në Kryeministri drafti ligjor për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Lajmi është konfirmuar për gazetën “Metropol” nga sekretari i Përgjithshëm për integrimin politik të përndjekurve, Besim Ndregjoni. Sipas të cilit në mesditën e djeshme Ministria e Drejtësisë, ka kaluar në Kryeministri draftin ligjor të përgatitur nga grupi i punës në lidhje me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. “ Në takimin e djeshëm na është komunikuar nga shefja e kabinetit të kësaj ministrie, se drafti ligjor ka mbërritur në Kryeministri, ku po pritet të kalojë në mbledhjen e radhës për diskutim. Gjithashtu na është thënë se përgatitja e draftit ligjor është bërë në bazë të dispozitave të Kodit Penal të Republikës, në të cilin është përcaktuar se masa e dëmshpërblimit për të burgosurit politikë, të jetë 2 mijë lekë dita e burgut. Nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme në këtë pikë”,- shprehet Ndregjoni. Verifikimet e bëra nga institucionet përkatëse kanë nxjerrë rreth 23 mije persona si përfitues të këtij statusi, kjo është bërë në bazë të dokumentacionit që është paraqitur nga përfituesit.

Kriteret përfituese

Përfitimi i statusit të përndjekurit politik, është kaluar nëpër disa duar. Kështu verifikimi i emrave përfitues ka kaluar në sitën e Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, dhe Institutit të përndjekurve politik. Sipas drejtorit t këtij institucioni Simon Miraka përfitues të statusit të dënuarit politik është hartuar që në vitet 1993. Ku një komision i përbërë nga specialistë të Ministrisë së Drejtësisë, Rendit, dhe Instituti të përndjekurve kanë verifikuar dosjet e paraqitura nga të dënuarit politik. Në bazë të vendimeve të formës së prerë që është paraqitur për të burgosurit, të pushkatuarit dhe ata persona që janë internuar është përcaktuar dhe kriteri i përfitimit të statusit. Sipas Mirakës, vendimet e formës së prerë të gjykatës janë përdorur dhe në rastet kur një pjesë e të dënuarve janë ekzekutuar dhe pa gjyq. Në këto raste sipas tij është bërë një verifikim më i rreptë për të mos lejuar ndonjë abuzim me përfitimin e statusit. Sipas statusit të përndjekurit kanë të drejtë të përfitojnë detyrimin financiar vetë të burgosurit e asaj kohe, fëmijët e të pushkatuarve ose të internuarit.

Dëmshpërblimi

Masa e dëmshpërblimit do të jetë vetëm financiar. Përjashtohet mundësia e dëmshpërblimit nëpërmjet formave të tjera, siç është vepruar në vitet e kaluara si të drejta studimi apo letra me vlerë. “Dëmshpërblimi është detyrim kushtetues ligjor financiar që i jepet të dënuarit politik për punën e papaguar që ka bërë në burg. Detyrimi financiar përfshin punën e papaguar që ka bërë i burgosuri në dhe jo për ditët që ka vuajtur dënimin politik”,- shprehet Ndregjoni. Pasi ligji të kalojë në Qeveri pritet të nisë dhe diskutimi i tij i mëpasshëm në komisionet parlamentare. Kështu sipas Ndregjonit, pritet që të diskutohet njëherë drafti në mbledhjen e Qeverisë, e cila do të jetë e afërt, ndërsa më pas do të nisi zhvillimi i takimeve me grupet e interesit në komisionet parlamentare në lidhje me diskutimin e detajeve që përmban projektligji. Pas këtyre seancave të diskutimit pritet të kalojë ligji në Parlament për miratimin e tij përfundimtar dhe brenda një kohe të shkurtër të nisë shpërndarja reale e parave për të burgosurit politikë.

Ata që se kanë emrin në listë kanë të drejtë të ankohen

Ankesa depozitohet në gjykatë

Ish të përndjekurit politikë që nuk do ta gjejnë emrin në listën e përfituesve kanë të drejtë që të ankohen pranë organeve gjyqësore. Kështu nëpërmjet një vendimi të organit gjyqësor ata mund të marrin dhe përgjigjen nëse duhet të përfshihen në listë apo në bazë të statusit që gëzojnë. Sipas Mirakës të gjithë të pakënaqurit kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë ankesën e tyre.“ Për të gjithë ata të dënuar politik, që nuk e gjejnë veten në listën e përfituesve, por që kanë vuajtur dënimin me burgim, kanë mundësi ankimi. Kështu ata duhet të depozitojnë në gjykatë një ankesë në të cilën të vërtetohet se i përndjekuri zotëron dokumentacionet për përfitimin e statusit. Ndërkohë që gjykata pasi bën verifikimet e duhura nxjerr një vendim. Nëse rezulton se i përndjekuri i plotëson kriteret për përfitimin e statusit, atëherë me vendim të gjykatës ai ka të drejtë të përfshihet në skemën e dëmshpërblimit”, shprehet Miraka. Ndërkohë që vendimi i gjykatës me përfundimet e arritura do tu dërgohet dhe organeve të tjera ku është bërë verifikimi i dosjeve për të përndjekurit në mënyrë të tillë që të përfshihen dhe ata në skemën e dëmshpërblimit. Gjatë kësaj kohe ka pasur disa persona të cilët kanë ardhur pranë institucionit ton pasi nuk kishin dokumentacionet që vërtetonin statusin e të dënuarit politik. Kjo kategori sipas Mirakës, duhet të paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve i dhe të Ministrisë së Drejtësisë me një vërtetim ku kërkon dhe njëherë verifikimin e statusit të tij. Këto institucione i kanë të ruajtura dhe të verifikuara të gjitha dosjet e personave që kanë të drejtë të dëmshpërblehen në bazë të statusit të dënuarit politik.

Debati mbi emërtimet

Çolaj, s’ka të përndjekur, por të dënuar politik

Ndërkohë që kjo nismë e ndërmarrë nga shoqatat e të përndjekurve politikë është kundërshtuar nga disa persona, të cilët kërkojnë ndryshimin e emërtimit të këtij emri. Kështu një nga të burgosurit politik të Komunizmit Liço Çolaj, është shprehur për gazetën se së bashku me disa të burgosur të tjerë do të ankimojnë këtë çështje në Strasburg. Nuk mund të flitet për të përndjekur politik, se po të ishte kështu të gjithë shqiptarët do të ishin përfitues të statusit të përndjekurit politik sepse regjimi komunist i ka përndjekur të gjithë”,- shprehet Çolaj. Sipas tij po abuzohet shumë me këtë çështje dhe për këtë së bashku me një kategori tjetër të burgosurish politikë do të ankimojnë çështjen në Strasburgu. “Ndryshimi do të fillojë që nga emri i të përndjekur politik, ndërkohë që realisht ne jemi të burgosur politik, ose të dënuar politik. Kjo sepse ne kemi vuajtur një dënim politik”,- shprehet Liço. Kështu kjo kategori ka të drejtë që të përfitojë dëmshpërblim, i cili në të vërtetë sipas tij është detyrimi që duhet të marrin këta të fundit për punën e bërë në burg gjatë regjimit komunist.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Prill 2007 - 16:50:

Të përndjekurit tre hapat për të marrë dëmshpërblimin

21 Prill Kuotat për kategoritë

Të përndjekurit politikë në muajin qershor do të nisë marrja e lekëve të parë

Zhvillimet

23 mijë të dënuar politikë do të përfitojnë dëmshpërblim

2 mijë lekë

është masa e kompensimit për ditën e burgut sipas Kodit Penal

8 vjet

është afati i parashikuar për shpërndarjen e dëmshpërblimit

3 milionë

dollarë fondi i 1kompensimit të të burgosurve politikë

Javën e ardhshme pritet kalimi në Këshillin e Ministrave, më pas debati hapet në parlament

Dëmshpërblimi miratohet në tre shkallë

Pas marrëveshjes nisin reagimet e para kundër. “Kodi parashikon përfitim më të lartë”

Drafti ligjor për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë pritet të kalojë për diskutim në mbledhjen e Qeverisë gjatë javës së ardhshme. Aktualisht projekti është depozituar pranë Kabinetit Qeveritar dhe do të diskutohet në mbledhjen e radhës. Ndërkohë që është menduar se brenda muajit prill të bëhet dhe miratimi i ligjit nga Parlamenti, ku pas botimit në Fletoren Zyrtare të nisë realisht shpërndarja e detyrimit financiar që duhet të përfitojnë të përndjekurit. Specialistët e financave gjatë muajit maj do të bëjnë përllogaritjen e masës së përfitimit që do të shpërndahet për të përndjekurit në bazë të statusit që gëzojnë. Por një pjesë e të burgosurve politikë, janë shprehur të pakënaqur rreth këtij vendimi mbi masën e përfitimit. Kjo sepse nga hartuesit e draftit është thënë që masa e përfitimit është bërë në bazë të Kodit Penal. Ndërsa një kategori të burgosurish pohojnë se në kod masa e përfitimit është në shifra më të larta se masa e propozuar.

Afati i shpërndarjes

Sipas specialistëve mendohet se në draftin ligjor është parashikuar që afati kohor për dëmshpërblimin e të përndjekurve të jetë për një periudhë rreth 8 vjeçare. Ndërkohë që do të rishihet vit pas viti shuma që do të përfitojnë të përndjekurit në bazë të përcaktimit të buxhetit. Burime nga shoqatat e të dënuarve politikë bëjnë të ditur se gjatë diskutimit të draftit në komisionet parlamentare do të bëhet e ditur forma, në të cilën do të shpërndahet dëmshpërblimi për të përndjekurit. Ndërkohë që gjatë muajit maj specialistët do të diskutojnë mbi masën që do të përftojnë të përndjekurit për gjithë afatin e parashikuar. Sipas këtyre burimeve ende nuk dihet nëse dëmshpërblimi financiar i tyre do të bëhet në këste apo do të jepet në formën e ndonjë pensioni mujor. Këto të dhëna teknike do të diskutohen në komisionin parlamentar gjatë diskutimit të draftit ligjor nga grupet e interesit.

Debati

Ndërkohë që kanë lindur debate mbi masën e përcaktuar për ditën e burgut si dëmshpërblim për të dënuarit politikë. Në bazë të diskutimeve të bëra nga shoqatat e të përndjekurve me përfaqësuesit e Qeverisë është vendosur që si masë përftimi të jetë dita e burgut në bazë të Kodit Penal me 2 mijë lekë. Ndërkohë që nëpërmjet një kërkese një grup të burgosurish politikë kundërshtojnë këtë vendim. Sipas tyre në Kodin Penal nuk është e parashikuar masa e vendosur prej dy mijë lekësh. Aty përfshihen masa më të larta sipas kategorive përkatësisht me 5 mijë lekë dhe 3000 lekë. Ndërsa nga shoqatat është deklaruar se masa e përcaktuar nuk është vendosur nga ata, por është përcaktuar gjatë diskutimeve me përfaqësuesit e Qeverisë duke u bazuar në dispozitat e Kodit Penal. Sipas këtyre të burgosurve politikë do të ankimohet një kërkesë pranë këtyre strukturave për rishikimin e kësaj mase.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 16:55:

2 mijë lekë për ditë burgu, 1 mijë izolimi

26 Prill Të pushkatuarit do të barazohen me 8 vite burg. Cilët familjarë trashëgojnë përfitimin

Qeveria ka miratuar dje draftin e plotë për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë. Pas disa muaj bisedimesh me shoqatat e të përndjekurve, është sanksionuar se cilët janë hapat që do të ndiqen deri në zhdëmtimin financiar të të dënuarve prej regjimit komunist. Megjithatë jo të gjithë të dënuarit politikë do të kenë të drejtën e përfitimit. Kështu, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit si dhe ata persona që pas dënimit kanë përfituar poste të larta shtetërore, nuk do të kenë të drejtën e marrjes së dëmshpërblimit. Sipas vendimit të marrë nga qeveria, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë të dënuarit politikë do të duhet të paraqesin kërkesat e tyre në Ministrinë e Drejtësisë. Në rast të kundërt do të humbasë dhe e drejta e përfitimit. Në rastin kur i dënuari politik nuk jeton më, atëherë të drejtën për të kërkuar masën e dëmshpërblimit do ta kenë familjarët e tij. Në rastin kur nuk do të evidentohen të tillë, atëherë e drejta do të humbasë.

Përzgjedhja

Me anë të postës shqiptare, menjëherë nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjithë të dënuarit politikë, ose familjarët e tyre, kur të përndjekurit nuk jetojnë më, duhet të paraqesin kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë. Strukturat e posaçme të kësaj ministrie, brenda 35 ditëve do të përfundojnë shqyrtimin e dosjes si dhe kthimin e një përgjigjeje. Në rast se dosja evidentohet me mangësi, atëherë brenda 30 ditëve nga paraqitja e saj, ekspertët kërkojnë nga të interesuarit plotësimin me dokumente. Gjithsesi në rast se përgjigjja do të jetë pozitive, atëherë dosja me të gjithë elementët kalon për vendim në Këshillin e Ministrave. Dhe pas kësaj nis procedura e hapjes së llogarisë bankare, nga ku do të tërhiqen dhe lekët.

Kërkesa duhet të përmbajë

Sipas draftit të miratuar prej qeverisë, një kërkesë duhet të përmbajë të dhënat për gjendjen civile të ish të dënuarit politik dhe informacionin aktual, sipas rastit, nëse janë ndryshuar emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë, mëmësisë për të dënuarin. Gjithashtu duhet të paraqiten dhe të dhënat mbi periudhën e vuajtjes së dënimit, vendimi i gjykatës dhe akuzës si dhe dokumentacioni për gjendjen familjare aktuale. Megjithatë për të shmangur çdo debat për abuzime, apo për shmangie të përgjegjësive, i është dhënë një hapësirë e madhe bashkëpunimi shoqatave. Përfaqësuesit e tyre do të kenë të drejtën e kontestimit apo të rishikimit për emrat që, sipas tyre, duhet të futen në listë.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë përzgjedhjen, më pas do të vendosë Qeveria

Brenda 6 muajve të dënuarit duhet të bëjnë kërkesë

Të dënuarit politikë do të shijojnë dëmshpërblimin financiar, sipas ligjit të ri, brenda datës 28 tetor të këtij viti. Ndërsa vlera më e lartë që mund të merret nga një i dënuar politik nuk do jetë më shumë se një milion lekë në një vit. Ndërkohë që janë vendosur dy kategori të të përndjekurve në kuadër të përfitimit të dëmshpërblimit. Kështu, për një ditë burgim, një i dënuar do të marrë 2 mijë lekë (të reja) dëmshpërblim. Ndërsa një person që ka vuajtur dënimin në zona të rrethuara me gardh me gjemba, do të marrë 1 mijë lekë për një ditë vuajtje.

Masa e përfitimit

“Çdo i dënuar politik për çdo ditë burg, spital psikiatrik, spital burgu apo izolim në hetuesi nga data 30.11.1944 deri 01.10.1991, dëmshpërblehet me 2 mijë lekë në ditë vuajtjeje. Personat që kanë vuajtur dënimin në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, dëmshpërblimi është 1 mijë lekë në ditë. Në rast kur i dënuari nuk jeton më, dëmshpërblimi u kalon në masë të barabartë familjarëve“, thuhet në draftin e miratuar prej qeverisë shqiptare. Ndërkohë që për të dënuarit, të cilët kanë vdekur në burgje apo janë ekzekutuar, do të përfitojnë nga 8 mijë lekë, ndërsa masa e dënimit do të konsiderohet e barabartë me 8 vite burg. Kështu, familjarët e të dënuarve me vdekje do të marrin nga 2 mijë lekë për ditë burgu.

Dëmshpërblimi

Qeveria ka vendosur që dëmshpërblimi të ndahet në disa faza. Kjo për t’i dhënë më shumë frymëmarrje Buxhetit të Shtetit. Gjatë fazës së parë të dëmshpërblimit, vlera nuk do të jetë më shumë se 1 milion lekë dhe e barabartë për të gjithë të dënuarit që do të përfitojnë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet deri në dëmshpërblimin përfundimtar. Gjithsesi asnjë i dënuar nuk mund të marrë nën 100 mijë lekë dëmshpërblim. Ndërsa për çdo një prej tyre do të hapet një llogari përkatëse, ku me urdhrin e ministrit të Financave do të kalojnë dhe shumat e dëmshpërblimit.

Familjarët

Duke marrë në konsiderim se një pjesë e të dënuarve politikë tashmë kanë ndërruar jetë, si dhe duke pranuar dëmshpërblimin e drejtë për të dënuarit e pushkatuar, është vendosur dhe se cilët nga familjarët e tyre do të kenë të drejtën e përfitimit të dëmshpërblimit. “Familjarët që do të klasifikohen përfitues janë paraardhësit, bashkëshortja, fëmijët dhe vëllezërit e motrat. Sipas Kodit Civil, familjarët në shkallë të parë përjashtojnë familjarët e tjerë”, thuhet në vendimin e marrë.

Kush do të fitojë

Kriteret për të marrë përfitimin

Të jenë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim apo të jetë izoluar në hetuesi a në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate, të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.

Heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor, të formës së prerë, apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike.

Të ketë kryer ose vuajtur dënimin penal të padrejtë, plotësisht apo pjesërisht.

Të mos ketë pasur detyrë shtetërore gjatë apo pas vuajtjes së dënimit.

Të mos ketë kryer veprime të dëmshme me pasoja në jetën e shtetasve të tjerë.

Veprat politike që dëmshpërblehen

Të dënuarit, sipas nenit 1 të ligjit për sabotatorët e luftës dhe të pushtetit të popullit mbi ata që fshehin kriminelët e luftës.

Nenet e ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake.

Me ligjin për fajet penale kundër popullit dhe shtetit.

Në ligjin mbi sabotimin ekonomik.

Nenet e Kodit Penal të miratuar në vitin 1977 si dhe në vitin 1952.

Neni 47 dhe 64 tradhtia e atdheut

Neni 48 dhe 65 spiunazhi

Neni 69 për organizimin dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura

Neni 52 dhe 70 diversioni

Neni 53 72 sabotimi

Neni 55 dhe 73 Agjitacioni dhe propaganda ndaj pushtetit popullor

Neni 74 nxitja e urrejtjeve ose grindjeve midis kombeve racave dhe feve

Neni 75 propaganda e luftës

Neni 76 pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor

Neni 58 dhe 77 Veprimtaria para çlirimit

Neni 78 Solidarësia kombëtare

Neni 60 veprimtaria kundër lëvizjes revolucionare të klasës punëtore

Përjashtohen spiunët dhe anëtarët e Komitetit Qendror nga përfitimi

Qeveria do të heqë nga lista e të dënuarve politikë të gjithë ata persona që do të rezultojnë si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit gjatë shtetit komunist. Të njëjtin fat do të kenë dhe ata që kanë bashkëpunuar me sigurimin e huaj, që kanë qenë në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarë të Qeverisë dhe Komitetit Qendror. Gjithsesi një sqarim dhe saktësim të veçantë në përjashtimin prej përfitimit është dhënë për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Kështu, të gjithë spiunët deri në datën 31 mars nuk do të kenë të drejtën që të marrin dëmshpërblim sipas këtij ligji.

Funksionet e papajtueshme

Punonjës i sigurimit të shtetit, në Komitetin Qendror të PPSH

Anëtar i qeverisë, anëtar i Komitetit Qendror të PP, anëtar i Lëshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe deputet para 31 marsit 1991

Oficer i Sigurimit të Shtetit (legal ose ilegal) në repartet e ndjekjes dhe ruajtjes së personaliteteve

Person i regjistruar në materialet e sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor deri në datën 01.10.1991

Denoncues apo dëshmitar i rremë, ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve

Hetuesi, prokurori, gjyqtari apo ndihmësgjyqtari në procese politike speciale

Bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi të huaj, zbulimi ose analog i tyre.

Shtojca A”

Formula e përllogaritjes së periudhës së vuajtjes së dënimit politik të padrejtë, në kuptim të paragrafit të fundit të nenit 5 do të jetë si vijon

Δ=(A/ΣxY

“Δ” → periudha e vuajtjes së dënimit politik, gjithsej në ditë. Ku një vit është i barabartë me 365 ditë, ndërsa një muaj është i barabartë me 31 ditë.

“A” → në kuptim të këtij ligji është masa e dënimeve të dhëna, për një ose disa nga veprat penale politike, sipas nenit 5, të këtij ligji e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.

“Σ” → në kuptim të këtij ligji, është masa e dënimeve gjithsej e llogaritur në ditë, sipas përcaktimit të vendimit gjyqësor.

“Y”→ në kuptim të këtij ligji është koha reale e vuajtjes së dënimit, e cila përfshin edhe periudhën e hetuesisë e për shkak të këtij vendimi gjyqësor një vit është i barabartë me 365 ditë. Një muaj është i barabartë me 31 ditë.

Shembulli I:

Personi A. B. Është arrestuar në vitin 1962 dhe dënuar në vitin 1963, sipas vendimit të gjykatës të formës së prerë, për:

1. Agjitacion propagandë sipas nenit 73 të Kodit Penal me 7 vjet heqje lirie, po me të njëjtin vendim është dënuar, sipas nenit 199 Kodit Penal për shpërdorim detyre, me 3 vjet heqje lirie, dhe sipas nenit __ të Kodit Penal, për figurën e veprës penale të “Përvetësimit të pasurisë së tjetrit”, me 3 vjet heqje lire, të tjerë”. Përfundimisht, gjykata sipas nenit 48 të Kodit Penal (Bashkim dënimesh) ka vendosur dënim gjithsej me 10 vjet burg. Nga evidenca e Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se personi ka vuajtur izolim dhe burgim për gjithsej 9 vjet e 1 muaj.

Për efekt të këtij ligji, përllogaritja e dënimit penal të padrejtë do të kryhet si vijon:

“Δ” periudha e vuajtjes së dënimit politik për efekt të këtij ligji gjithsej

D=(A/S) x U ku

A ® 7 vjet : (7 x 365): S® 13 muaj; (7 + 3 + 3) x 365; Y®9 vjet e 1 muaj: (9x365) + 31

D=(A/S) x U

D=(7 x 365/ 13x365) / x ( 9x365) + 31

D=1 785 ditë

Sipas këtij ligji dëmshpërblimi do të përllogaritet 1785 ditë x 2000 lekë.

Shembulli II

Personi C.D. është arrestuar në vitin 1971 dhe është shpallur fajtor në vitin 1972 sipas vendimit të gjykatës së formës së prerë për:

“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 199 të Kodit Penal dhe është dënuar me 4.5 vjet heqje lirie.

Në vitin 1973, ndërsa po vuante dënimin për vendimin e gjyqësorit të vitit 1972 me vendim penal të formës së prerë, gjykata e ka shpallur fajtor shtetasin C.D. për veprën penale agjitacion propagandës, sipas nenit 73 të Kodit Penal dhe është dënuar me 7 vjet heqje lirie. Sipas të njëjtit vendim, në bashkim të dënimeve të vendimit të vitit 1972, (nenit 48 të KP), gjykata ka vendosur dënimin e tij me 9 vjet burgim gjithsej. Nga evidenca e Ministrisë së Drejtësisë rezulton se personi ka vuajtur izolim dhe burgim gjithsej 8 vjet dhe 6 muaj.

Për efekt të këtij ligji, përllogaritja e dënimit penal të padrejtë do të kryhet si vijon:

“D” periudha e vuajtjes së dënimit politik për efekt të këtij ligji gjithsej

D= (A/S) x Y ku

A ®7 vjet: (7 x 365):

S® 11 vjet e 6 muaj; {(7 + 4) x 365 + (6 x 31)};

Y®8 vjet e 6 muaj ( 8 x 365) + 186

D= (A/S) x Y

D=(7x365/(11x365)+186/x(8x365)+186

D=1 889 ditë

Sipas këtij ligji, dëmshpërblimi do të përllogaritet 1889 x 2000 lekë.

Të pushkatuar 6027 persona

Të sëmurë psikikë 91.400

Të dënuar me burgim 16.585

Të vdekur në burgje 1065

91.400 vjet për t’u dëmshpërblyer

Qeveria ka vendosur që një llogari bankare të mbyllet dhe përfitimi t’i kalojë shtetit, nëse për tre vjet me radhë për të nuk do të ketë të interesuar. Ndërsa për çdo rast do të mbahen të dhëna konkrete. Sipas draftit të miratuar dje, dëmshpërblimi tërhiqet nga vetë i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur jetën. Kur ai ka vdekur para marrjes së dëmshpërblimit, përfitimin e marrin familjarët.

Bankat e nivelit të dytë lejojnë që familjarët të tërheqin dëmshpërblimin, vetëm në rast kur paraqitet certifikata e vdekjes e të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë dhe dokumentin që njëri prej përfituesve është gjallë. Banka e Shqipërisë mbikëqyr procesin dhe kur vëren shkelje të ligjit, gjobit deri në 3-fishin e shkeljes. Llogaritë bankare bëhen të disponueshme brenda një jave nga çelja e tyre.

Në rastin kur për tre vite rresht nuk bëhet tërheqje nga llogaritë, të ardhurat kalojnë në thesarin e shtetit. Në këtë rast bankat e nivelit të dytë i paguajnë dhe një përqindje bankës.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 17:03:

milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë



2 mijë lekë për çdo ditë burgu në kampet famëkëqija të punës, shifrat zyrtare të projektit qeveritar për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Vendimi respekton kërkesat e shoqatave të ish-të përndjekurve dhe synon të mbyllë procesin e dëmshpërblimit brenda pak viteve. 23 mijë të parët që do të përfitojnë, të burgosurit në gulagët komunistë deri në vitin 1954.



Reformat sociale të qeverisë “Berisha” nuk kanë si të mos trajtojnë me prioritet shtresën e ish-të përndjekurve politikë, kategorisë për të cilën shoqëria vazhdon të ketë një borxh moral, për shkak të vuajtjeve dhe përpjekjeve dhjetëravjeçare për t’i shkurtuar jetën regjimit komunist. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua kuadri ligjor që rregullon mënyrën e shpërblimit për njërën nga kategoritë më martire, atë të gjymtimit në burgjet dhe gulagët komunistë në dhjetëvjeçarin e parë të diktaturës. Sipas projektit, detajet e të cilit pritet të bëhen të njohura gjatë procesit të debatit në komisionet parlamentare apo më tej akoma, gjatë zbatimit të tij nga ministritë e linjës, është përthyer buxheti prej 40 milionë lekësh apo 4 milionë dollarësh që qeveria ka planifikuar për vitin 2007 për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sipas praktikës së ndjekur edhe në të shkuarën, shtresat më të shkuara në moshë do të pëfitojnë të parat financiarisht dhe konkretisht qeveria ka tentuar t’i afrohet kërkesës maksimale që kanë patur shoqatat lidhur me caktimin e dëmshpërblimit për ditë burgu. 2 mijë lekë është caktuar masa e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit e burgosur në gulagët e komunizmit gjatë dhjetëvjeçarit të parë të diktaturës. Sipas projektit, vlerësohet të jenë rreth 23 mijë ish-të përndjekurit politikë, të mbijetuar (ose trashëgimtarë) të gulagëve që do të përfitojnë dëmshpërblimin gjatë këtij viti. Megjithatë jozyrtarisht, mendohet se një shifër dyfishe mendohet të aplikohet për vitin e ardhshëm buxhetor, duke synuar mbylljen sa më të shpejtë të projektit, njëri nga më të rëndësishmit e qeverisjes demokratike. Duke vlerësuar projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, kryeministri Berisha e cilësoi nismën qeverisëse si një detyrim madhor të mbarë shoqërisë ndaj atyre që u martirizuan për së gjalli për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Duke folur në fillim të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha veçoi këtë projektligj, duke e konsideruar jo vetëm një detyrim madhor moral, por edhe një detyrim madhor ligjor për të ecur drejt kompletimit të këtij procesi. “Ky ligj vjen pas konsultimeve të gjera me grupet, shoqatat e të përndjekurve politikë. Ky ligj vjen si një detyrim madhor, por edhe i vonuar, i mbarë shoqërisë shqiptare ndaj atyre që u martirizuan për së gjalli për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan kalvarin më të egër të regjimit komunist totalitar. Shqipëria gjatë diktaturës u mbush me burgje, nga më të tmerrshmet në të gjithë hapësirën ish komuniste, me kampe përqendrimi që nuk kursenin as fëmijët, të sëmurët, gratë shtatzëna. Shqipëria ishte vend i ekzekutimeve pa gjyqe ose me gjyqe false”, - u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit ftoi qytetarët shqiptarë të mos harrojnë për asnjë moment se vepër e këtyre të përndjekurve e të burgosurve politikë janë miliarda e miliarda vlera të krijuara në shoqërinë shqiptare, lagje të tëra të kryeqytetit të Shqipërisë, por edhe të qyteteve të tjera të vendit, janë ndërtuar prej tyre në rrethimet me telat me gjemba. “Ftoj qytetarët shqiptarë të mos harrojnë për asnjë moment se vepër e këtyre të përndjekurve e të burgosurve politikë janë qindra e mijëra hektarë këneta të thara me muskujt e tyre, janë miliona ton minerale të nxjerra nga galeritë më të thella të vendit, nga të cilat ata përfitonin vetëm 400 gramë bukë dhe supën me karota, mplakjen dhe vdekjen e parakohshme e të sigurt. Askush nuk ka detyrim më madhor sesa shoqëria shqiptare ndaj kësaj shtrese”, - tha kryeministri Berisha.

Me asgjë nuk mund të dëmshpërblesh mijëra jetë të marra vetëm për fjalën e lire/Kreu i qeverisë, Berisha shprehu bindjen se shpirti i shoqërisë nuk mund të prehet dhe të jetë i qetë, pa dëmshpërblyer viktimat e një sistemi barbar. “Nuk mund të ketë drejtësi sociale të vërtetë dhe as paqe sociale pa dëmshpërblyer viktimat e një sistemi barbar, nuk mund konsolidohet liria aq e çmuar për të gjithë në rast se nuk dëmshpërblen ish-të përndjekurit e regjimit”, - tha kryeministri Berisha. Sipas tij, dëmshpërblimi, sërish është simbolik, sepse janë mijëra e mijëra prej tyre që u ekzekutuan në lule të rinisë dhe kjo vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe, vetëm e vetëm sepse ishin shkolluar në perëndim, vetëm e vetëm se mund të kishin një lidhje familjare që regjimi i konsideronte të rrezikshme. “Nuk mund të dëmshpërblesh me asgjë shekuj e mijëvjeçarë rinie të marrë, të ndrydhur në qelitë apo brenda telave me gjemba. Me asgjë nuk mund të rikthesh lumin e vuajtjeve dhe lotëve njerëzor. Por shoqëria e shteti duhet që në mënyrën më serioze e të marrin vendimet që i takojnë”, - u shpreh kryeministri. Kreu i qeverisë tha se ky proces vetëm sa nis dhe me këtë ligj bëhet jo vetëm një detyrim madhor moral, por edhe një detyrim madhor ligjor për të ecur drejt kompletimit të këtij procesi, i cili, dua të theksoj, se është realisht i kushtueshëm. “Por të mos harrojmë se me asgjë nuk mund të dëmshpërblesh mijëra jetë të marra vetëm për fjalën e lirë. Shekuj e mijëvjeçarë vite burgjesh, gulagësh, kampesh përqendrimi, pune çnjerëzore që u ushtrua ndaj së paku çerekut të popullatës shqiptare”, - përfundoi kryeministri Berisha.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 17:23:

Ish-të përndjekurit, 2 mijë lekë për ditë burgu



26-04-2007


Qeveria gjate nje mbledhjeje



Qeveria miratoi dje draftin. Dëmshpërblimi i ish-të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist, do të shtrihet gjatë një periudhe prej tetë vjetësh
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka shqyrtuar dhe miratuar dje projektligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist". Në bazë të këtij projektligji, të gjitha ata persona që janë burgosur në periudhën 1944 deri në 1991, do të dëmshpërblehen me 2 mijë lekë të reja, për çdo ditë burgu që kanë bërë. Ndërkaq, ndonëse projektligji nuk është botuar në sitin zyrtar të qeverisë, nga zyrtarë të Kryeministrisë bëhet e ditur se fondi i vënë në dispozicion të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë, gjatë këtij viti do të jetë........ Projektligji në fjalë, ka kohë që diskutohet me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dhe me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve. Nga sa bëhet e ditur, palët kanë rënë dakord që procesi i dëmshpërblimi të ish-të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist, të shtrihet gjatë një periudhe prej tetë vjetësh, kur vetëm për këtë vit, qeveria do të hapë një fond ..... Nuk dihet ende se sa është numri i ish-të përndjekurve politikë, që do të përfitojnë dëmshpërblimin me anë të këtij projektligji, apo cilat kategori do të përfitojnë nga ai. Megjithatë, nga diskutimet e deritanishme mes shoqatave dhe grupit të juristëve pranë Kryeministrisë, ka rezultuar se dëmshpërblimi për ditën e hetuesisë dhe ditën e burgut do të jetë 2 mijë lekë të reja, ndërsa dëmshpërblimi për një ditë internim do të jetë 1 mijë lekë të reja. Ndërkaq, përsa i përket numrit të ish-të përndjekurve që do të përfitojnë, drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka ka thënë para pak kohësh, gjatë një interviste për "Shekullin", se Instituti i kishte çuar qeverisë një listë prej 17 mijë e 500 personash. Në këtë listë, të vdekurit nëpër burgje janë mbi 1 mijë persona, të sëmurë psikikë 300 persona, të pushkatuarit 6 mijë persona dhe pjesa tjetër janë të burgosur politikë. Por, nuk përjashtohet mundësia që nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes, numri të jetë akoma dhe më i madh. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha tha dje gjatë mbledhjes së qeverisë, s projektligji "Për dëmshpërblimin e ish0të dënuarve politikë të regjimit komunist" vjen pas konsultimeve të gjera me grupet dhe shoqatat e të përndjekurve politikë. Ky ligj, tha ai, vjen si një detyrim madhor, por edhe i vonuar, i mbarë shoqërisë shqiptare, ndaj atyre që u martirizuan për së gjalli, për fjalën e lirë dhe për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Kryeministri theksoi se procesi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë është një proces i kushtueshëm, por shtoi se ai është një detyrim madhor ligjor. "Me asgjë nuk mund të dëmshpërblesh mijëra jetë të marra vetëm për fjalën e lirë. Shekuj e mijëvjeçarë vite burgjesh, gulagësh, kampesh përqendrimi, pune çnjerëzore që u ushtrua ndaj së paku ¼ të popullatës shqiptare",- tha ai. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se dëmshpërblimi mbetet simbolik, pasi sipas tij, nuk mund të dëmshpërblesh me asgjë shekuj e mijëvjeçarë rinie të marrë, të ndrydhur në qelitë apo brenda telave me gjemba.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 17:56:

Berisha: Të përndjekurit, 2000 lekë për ditë burgu


( 26/04/07)

Qeveria ka vendosur dje që masa e dëmshpërblimit për ditë burgu të të burgosurve politikë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, të ndahet në dy grupe: për ata që janë dënuar nga viti 1944-1954 dhe për grupin tjetër të të përndjekurve. Këshilli i Ministrave diskutoi dje këtë projekt të rëndësishëm i përgatitur tashmë nga ekspertët dhe që parashikon shpërblime të ndryshme për shtresa të ndryshme.
Kështu për vitet 1944-1954, të përndjekurit dhe të persekutuarit pas “telave me gjëmba”, tha Berisha, do të marrin 1000 lekë të reja, ndërsa për vitet e tjera 1954-1991 shpërblimi të jetë 2000 lekë të reja për ditë burgu.
Historiku
Sipas shpjegimeve që jepen edhe në relacionet përmbledhëse për ligjin, në vitin 1944-1954 kanë qenë të internuar në kampet e Beratit dhe të Tepelenës, që quhen edhe si “kampet me tela”, rreth 2500 qytetarë. Këto do të përfitojnë dëmshpërblim, por ata që janë internuar pas vitit 1954, sipas projektligjit të qeverisë nuk do të dëmshpërblehen.
Fatura e shpërblimit të kësaj shtrese do të jetë e lartë për qeverinë shqiptare. Duke e konkretizuar këtë me një shembull dhe rast konkret, do të duhet që qeveria shqiptare të kompensojë një nga figurat kryesore të klerit katolik dhe letërsisë shqiptare At Zef Pëllumbin, në një shumë të madhe. Ai ka bërë 30 vjet burg dhe është i kategorisë që përfiton 2000 lekë të reja për ditë burgu. Shpërblimi që duhet t’i japë qeveria At Zef Pllumbit është rreth 21,900,000 të reja. Ndërsa Musine Kokalari, e cila u burgos pas 1944 u dënua me 16 burgim dhe 22 vjet internim, përfiton dëmshpërblim vetëm për 16 vitet e burgut dhe jo për pjesën kur është internuar, gjatë të cilit ajo vdiq.
Por në Shqipëri, sipas shifrave të persekutuar të formave të ndryshme që kanë atë status që përfitojnë nga dëmshpërblimi i qeverisë janë 23 mijë, nga këta rreth 6023 janë të pushkatuar. Ndërsa numri i të persekutuarve që nuk përfitojnë nga ky dëmshpërblim, që janë persekutuar në forma të ndryshme, janë rreth 100 mijë.
Në fakt ka pasur një debat të hapur mes qeverisë shqiptare dhe disa të përndjekurve politikë lidhur jo vetëm me projektligjin, por edhe faktin që në këtë projektligj të mos përfshihen spiunët e regjimit komunist që kanë qenë në gjirin e të burgosurve dhe të internuarve si dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit. Prandaj të përndjekurit kanë kërkuar që pas miratimit të ligjit të ri të ngrihet një komision i cili do të shqyrtojë se cilët nga ato njerëz, që janë në gjirin e të persekutuarve nuk e përfitojnë dëmshpërblimin. Ndërsa meraku i qeverisë ka qenë që në mesin e të persekutuarve të mos jenë bashkëpunëtorët e gjermanëve dhe italianëve.
Sipas kërkesës së të persekutuarve për ta bërë një gjë të tillë, pra për të indetifikuar të spiunët e regjimit duhet të hapen dosjet e regjimit komunist. Qeveria nga ana e saj ka marrë informacionin e duhur se në bazë të vendimeve të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e krimece të Luftës së Dytë Botërore, si të Nurenbergut apo të ndonjë gjykate tjetër, asnjë shqiptar nuk është konsideruar bashkëpunëtor të fashizmit dhe të nazizmit.
Ky projektligj hartohet në kohën që Berisha u premtoi shoqatave të ndryshme të të përndjekurve dhe persekutuarve politikë. Ky premtim i tij erdhi pas një debati që këto shoqata patën me zëvendëskryeministrin Ilir Rusmalin. Këto shoqata kanë punuar me një grup pune, i cili është drejtuar nga vetë Rusmali. Ky grup pune ka marrë parasysh të gjitha kërkesat dhe propozimet e bëra nga shoqatat e ndryshme të të përndjekurve. Por pas një pune intensive vetë Rusmali i ka dërguar të gjithë anëtarëve të këtyre shoqatave nga një formular, i cili duhej plotësuar. Në këtë formularë, përveç të tjerave zëvendëskryeministri kërkonte të dinte nga këta anëtarë se “cili mendoni ju se do të ishte mënyra më e mirë e dëmshpërblimit tuaj”. Kjo gjë i ka nevrikosur të gjithë këto shoqata, të cilat kërcënuan Berishën se nëse nuk i merr parasysh kërkesat e tyre do të hidhen në protesta në mbarë vendin. Sipas drejtuesve të tyre, me këtë veprim të Rusmalit ata kanë kuptuar se gjithë ajo punë e bërë në grupin e ngritur për këtë çështje nuk është marrë parasysh asnjë sugjerim i tyri.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 17:58:

Shoqatat e të përndjekurve: Kryeministri Berisha po shkel kushtetutën


( 26/04/07)


Ajo që propozon qeveria për dëmshpërblimin e shtresës të të përndjekurve politikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Këtë e bëri të ditur dje Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i Integrimit të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. “Ky projektligj që bën dallimi mes shtresave të të persekutuarve, pra para dhe pas 1954 përbën shkelje të Kushtetutës, sepse të gjithë qytetarët janë të barabartë”, - theksoi ai. Sipas Ndregjonit se statusi i të burgosurve dhe i të internuarit është i barabartë. “Nuk besoj se do të kalojë në Parlament pasi ky projektligj do të diskutohet në komisionet parlamentare ku do të jemi të ftuar edhe ne grupet e interesit që do të japim edhe ne mendimin tonë”, - u shpreh Ndergjoni. Por sipas tij, do të ishte e mirë që në Shqipëri të hapeshin dosjet e regjimit komunist, pasi një gjë e tillë do të vinte gjërat në vend. Do të sqaronte faktin se kush ka qenë spiun në mesin e të persekutuarve dhe do të bënte të mundur që ai ose ata të përjashtoheshin nga skema e dëmshpërblimit. “Kërkojmë, në bazë të Konventës Kombëtare të mbajtur vitin e kaluar që të hapen arkivat e krimit dhe të mos mbetemi në planin e akuzave”, - tha Ndergjoni.
Parlamenti shqiptar ka miratuar vitin e kaluar një rezolutë të Këshillit të Europës, e cila parashikon dënimin e krimeve të komunizmit nga vendet anëtare të bllokut komunist. Ndër të tjera, kjo rezolutë i kërkon këtyre vendeve që të bëhet dënimi edhe për ata që kanë bashkëpunuar me regjimin komunist, kryesisht spiunat. Në Poloni pak muaj më parë, Parlamenti mori vendim që të hapen dosjet dhe ata që kanë bashkëpunuar me komunizmit të dënoheshim me 10 vjet largoheshin nga jeta aktive e shoqërisë. Një vendim i tillë erdhi pasi Kardinali i kryeqytetit polak Vielgus deklaroi hapur se kishte qenë bashkëpunëtor i regjimit komunist. Ai u shkarkua menjëherë nga Papa për t’u zëvendësuar me një tjetër. Ndërsa në Shqipëri, përveç rezolutës së Këshillit të Europës, asnjë qeveri shqiptare nuk u ka kërkuar falje shtresës së përndjekurve dhe persekutuarve politikë si dhe s’ka marrë asnjë inisiativë ligjore për hapjen e dosjeve.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Prill 2007 - 21:03:

Dëmshpërblimi, simbolik përpara vuajtjeve"

Kreu i qeverisë, Sali Berisha e ka quajtur simbolik dëmshpërblimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Berisha tha se ligji vjen pas konsultimeve të gjera me grupet e interesit, që janë shoqatat e të përndjekurve politikë. Ai theksoi se nuk ka paqe sociale pa dëmshpërblyer ish-të përndjekurit politikë, duke i quajtur "viktima të një sistemi barbar". Sipas Berishës, ky proces vetëm sa nis, duke pranuar që dëmshpërblimi nuk do të jetë i menjëhershëm. Në vijim të fjalës së tij ai pranoi se procesi i dëmshpërblimit do të zgjasë, duke shtuar se kostoja e këtij projektligji është shumë e kushtueshme.
Berisha
Një vit më parë bëri premtimin, dhe pas një viti e realizoi. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, me një fjalim pompoz, kryeministri Berisha zgjidhi qesen për shtresën e ish-të përndjekurve. Ka veçuar projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve për të komentuar, pasi ka më se një vit që kjo shtresë e pret këtë ligj. E ka quajtur detyrim madhor, objektiv për të pasur paqen sociale, si dhe për të shpërblyer sadopak ato vite që i ka quajtur "tmerr" për këtë shtresë. Ai vuri theksin në kampet e burgjet e krijuar gjatë atyre viteve, në objektet madhore që janë ndërtuar me punën e detyrueshme të kësaj shtrese, e cila meriton të dëmshpërblehet", u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.
Dëmshpërblimi
E ka quajtur simbolik dëmshpërblimin që është paraqitur në projektligjin që ka miratuar kabineti i tij. "Dëmshpërblimi, dua të theksoj, sërish është simbolik, sepse janë mijëra e mijëra prej tyre që u ekzekutuan në lule të rinisë dhe kjo vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe, vetëm e vetëm sepse ishin shkolluar në perëndim, vetëm e vetëm se mund të kishin një lidhje familjare që regjimi i konsideronte të rrezikshme. Nuk mund të dëmshpërblesh me asgjë shekuj e mijëvjeçarë rinie të marrë, të ndrydhur në qelitë apo brenda telave me gjemba", shtoi Berisha. Për kryeministrin ky është vetëm fillimi i këtij procesi.

Zëvendëskryeministri Oketa: Procesi i dëmshpërblimit do të vazhdojë

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për gazetën "Tirana Observer", zëvendëskryeministri Gazmend Oketa është shprehur se takimi me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë është realizuar dhe janë mirëpritur kërkesat e tyre. Ai shton se janë dëgjuar kërkesat e tyre, si dhe është rënë dakord për vazhdimin e procesit të dëmshpërblimit, i cili kishte ngecur pas largimit të Ilir Rusmalit nga ky post.
Zoti Oketa, a i jeni përgjigjur kërkesës për një takim të Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë?
Po, unë i jam përgjigjur kërkesës së tyre dhe jam takuar me ta para pak ditësh. Shqetësim kryesor ishte vazhdimi i procesit të dëmshpërblimit.
Çfarë u diskutua në këtë takim?
Nuk mund të them më shumë, megjithëse e di që interesi juaj është shumë i madh për këtë çështje. Ata parashtruan kërkesat e tyre, si dhe kërkuan që të vazhdohet procesi që është lënë nga ish-zëvendëskryeministri Rusmali. Natyrisht iu përgjigja kërkesave të tyre, pasi procesi i dëmshpërblimit do të vazhdojë.

Ish-të përndjekurit marrin në dorë paratë e dëmshpërblimit

Më në fund të përndjekurit do të marrin në dorë paratë e ëndërruara si dëmshpërblim për burgun politik. Një mijë lekë të reja për çdo ditë internim, dy mijë lekë të reja për çdo ditë hetuesie dhe dy mijë lekë të reja për çdo ditë burgu do të jetë fatura financiare për të cilën qeveria zgjidhi qesen. Projektligji i miratuar dje nga qeveria do të kalojë shumë shpejt në Kuvend, dhe ashtu siç edhe janë shprehur vetë ish-të përndjekurit, dëmshpërblimi do të nisë në qershor.
Projektligji
Ashtu siç e quajti dhe vetë kryeministri Berisha, dëmshpërblimi për të përndjekurit është një dëmshpërblim simbolik. Sipas burimeve nga ky institucion, ende nuk dihet përcaktimi i dëmshpërblimit për të pushkatuarit. Ndërkohë që, projektligji i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë parashikon një mijë lekë të reja për çdo ditë internim për ata që kanë qenë pas telave në vitet 1945-1954, dy mijë lekë të reja për çdo ditë burgu për të burgosurit politikë dhe e njëjta shifër edhe për paraburgimin, apo siç njihet ndryshe dhe dita e hetuesisë. Ndërkohë që projektligji, që së shpejti do kalojë në Kuvend, ende nuk është bërë i ditur nga Kryeministria, pasi, sipas tyre, duhen dhe disa ndryshime ligjore. Ndërkohë që hartuesit e projektligjit janë juristët e Ministrisë së Drejtësisë, dhe në projektligj përfshihen kategoritë e ish-të përndjekurve. Sipas projektligjit, ata janë ndarë në të burgosur, të internuarit e viteve 1945-1954, të pushkatuar. Sipas burimeve, të vdekurit në burgje janë përfshirë në kategorinë e të burgosurve. Ndërkohë që nga 16 mijë të internuar që kanë qenë në gjithë vendin në vitet e komunizmit, ata që do të përfitojnë do të jenë ata persona që kanë qenë të internuar në vitet 1945-1954. Ndërsa nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë kanë qenë pesë ndarje kategorish, të pushkatuarit, të burgosurit, të sëmurët psikikë, të vdekurit në burgje dhe të internuarit.
Fatura financiare
Burime nga Ministria e Financave shprehen se nuk është përcaktuar një faturë e saktë financiare, pasi nuk është bërë llogaritja e përfituesve, gjë e cila është në dorë të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që, dy mijë lekë do të jetë për çdo ditë burgu dhe hetuesie, dhe një mijë lekë për të internuarit e viteve 1945-1954.

Kategorite

1. Grupi A,
quhet kategoria e të pushkatuarve

2. Grupi A1,
quhet kategoria e të sëmurëve psikikë

3. Grupi B,
quhet kategoria e të burgosurve

4. Grupi B1,
quhet kategoria e të vdekurve në burgje

5. Grupi C,
quhet kategoria e të internuarve

Simon Miraka

Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", kreu i Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka ka shpjeguar kërkesat e ish-të përndjekurve për dëmshpërblimin. Sipas tij, duhet zbatuar Kodi Penal edhe për të pushkatuarit. "Me sa di unë, në Kodin Penal është e përcaktuar 20 mijë lekë të vjetra për një ditë burgu dhe pesëdhjetë mijë lekë të vjetra për hetuesinë", është shprehur Miraka.

Shifrat

1 mijë
lekë të reja për çdo ditë është dëmshpërblimi i parashikuar për të internuarit e viteve 1945-1954. Ata do të jenë të vetmit që janë parashikuar në projektligjin e miratuar dje nga qeveria. Bëhet fjalë për ata që, siç i quan Kryeministria, kanë qenë “pas telave” dhe kanë bërë punë të detyruar dhe të vështirë.

2 mijë
lekë të reja për çdo ditë është përcaktuar dëmshpërblimi për të burgosurit e viteve të komunizmit. Kjo pikë e këtij dëmshpërblimi përbën edhe përllogaritjen më të vështirë për të burgosurit e viteve të diktaturës, për shkak të numrit të tyre dhe të viteve të ndryshme të burgut.

2 mijë
lekë të reja për çdo ditë paraburgim, apo siç quhet ndryshe, për çdo ditë hetuesi, do të jetë dëmshpërblimi për ditët e hetuesisë. Kjo është pika tjetër e përcaktuar në projektligjin e qeverisë. Ndërkohë që, pak kohë më parë ish- të përndjekurit kanë kërkuar që dëmshpërblimi për këtë pikë të jetë pesë mijë lekë për çdo ditë.

4 milionë
lekë të reja është fondi i qeverisë vetëm për vitin 2007, parashikuar kjo në buxhetin e këtij viti, hartuar në nëntor të vitit të kaluar. Ndërkohë që, këshilltari i kryeministrit për financat, Petraq Milo është shprehur se kjo shumë do të rritet gjatë vitit, duke pasur parasysh buxhetin suplementar.

16 mijë
është numri i të burgosurve i përcaktuar paraprakisht nga listat e ish-të përndjekurve. Janë pikërisht këta që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi i përcaktuar nga qeveria. Ndërkohë që nga këta, 200 persona kanë mbetur me aftësi të kufizuar nga torturat e burgjeve në vitet e komunizmit. Edhe këta do të përfshihen në këtë kategori.

21 mijë
mendohet të jetë numri i përgjithshëm i të internuarve në 45 vite të komunizmit. Por sipas projektligjit të qeverisë nuk do të përfitojnë të gjithë. Ata të internuar që do të përfitojnë dëmshpërblimin do të jenë ata të viteve 1945-1954, të cilët kanë bërë dhe punë të detyruar.

................................................................................... Krye


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 27 Prill 2007 - 18:09:

Ulet numri i të përndjekurve

27 Prill Me vendosjen e kritereve, do të ketë më pak përfitues për dëmshpërblimin

Megjithëse ishte deklaruar se numri i ish të përndjekurve politikë dhe të dënuarve në Shqipëri kapte shifrën e 23 mijë personave, në ligjin e miratuar vetëm një ditë më parë qeveria ka përllogaritur faturën e dëmshpërblimit vetëm për 11 mijë prej tyre.

Megjithatë në projektin e qeverisë është konstatuar se janë edhe 87.831 vite dënimi me burgim, të përllogaritura sipas vendimeve të gjykatës, për të cilat do të verifikohet koha e daljes së të dënuarve dhe numri i tyre. Sipas projektit të Këshillit të Ministrave, pasi të realizohet verifikimi i këtyre viteve burg, kostoja financiare do t’i shtohet faturës së përgjithshme së bashku edhe me saktësimet për vuajtjen e internimit.

Procedura

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare të nxjerra nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, rezulton se gjatë regjimit komunist kanë vuajtur dënimin në burgjet komuniste me mijëra shtetas shqiptar dhe dhjetëra të huaj të ndëshkuar për dënime penale të padrejta. Numri i saktë i tyre mund të saktësohet nga shteti vetëm pas përfundimit të afatit të depozitimit të kërkesave për dëmshpërblim. Kështu në mënyrë që të verifikohet dhe pjesa tjetër e të dënuarve për të cilët shteti nuk ka të dhëna, duhet që ish të dënuarit e regjimit komunist nëse janë gjallë apo familjarët e tyre të aplikojnë kërkesën për dëmshpërblim fill pas futjes në fuqi të këtij ligji. Ata duhet ta dorëzojnë kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë. Afati për dorëzimin e kërkesës për dëmshpërblim është 6 muaj. Me marrjen e këtyre kërkesave, atëherë shteti do të ketë një bilanc të qartë të numrit të ish të dënuarve politikë, mbi të cilin do të përllogarisë dhe shtojcën e faturës financiare. Ndërkohë që është menduar që dëmshpërblimi të kryhet nëpërmjet llogarive bankare të ish të dënuarve politikë.

Kriteret

Sipas këtij ligji përfiton dëmshpërblim çdo person që përmbush kriterin e dënimit me burgim apo internim gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Dëmshpërblim fiton çdo person që është dënuar me heqje lirie apo është izoluar në hetuesi, apo në një institucion psikiatrik mjekësor, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë apo urdhrave të hetuesisë dhënë gjatë periudhës 30 nëntor 1944 e deri në 01.10.1991. Më tej, ligji parashikon që heqja e lirisë apo izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik me vendim të gjykatës së formës së prerë, është bërë vetëm për shkak të një vepre penale politike. Gjithashtu dëmshpërblim përfitojnë personat që kanë vuajtur dënimin në mënyrë të plotë apo të pjesshme dhe që nuk ka mbajtur asnjë cilësi, funksion apo detyrë në shërbim të strukturave të shtetit para apo pas vuajtjes së dënimit politik gjatë periudhës së regjimit komunist. Dëmshpërblim gjithashtu përfitojnë personat që sipas vendimit të gjykatës nuk kanë kryer veprime të dëmshme me pasoja ndaj jetës së shtetasve të tjerë. Ky projekt thekson se të njëjtat kushte duhet të përmbushin për të përfituar dëmshpërblimin familjarët e viktimave të ekzekutuara.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 27 Prill 2007 - 22:53:

Flasin ish-të përndjekurit pas miratimit të projektligjit të qeverisë

Flasin ish-të përndjekurit pas miratimit të projektligjit të qeverisë


Si e vlerësojnë ish-të përndjekurit projektligjin



Anisa PELLUMBI

Ish-të përndjekurit politikë i gjen gjithnjë në Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë. Dita e djeshme ka qenë shumë ndryshe për ta, pasi vetëm një ditë më parë morën vesh që qeveria ka miratuar projektligjin për dëmshpërblimin e tyre. I sheh tek debatojnë me njëri-tjetrin për dëmshpërblimin që i ka caktuar qeveria, po asnjëri nuk e gjen dot se cila duhet të jetë vlera reale e shpërblimit të vuajtjeve të tyre në 45 vite komunizëm. Megjithëse i duket shumë e vogël masa e dëmshpërblimit, shumica e tyre janë të kënaqur, duke shtuar këtu se shteti shqiptar është i varfër dhe nuk ka mundësi. Ka dhe nga ata të cilët thonë se mundimet e tyre nuk mund të shpërblehen me kaq pak, madje duke bërë krahasime dhe me vendet e tjera post-komuniste. Gjenovefa Golemi, një 75-vjeçare e internuar që në moshë të vogël, thotë se është e kënaqur me projektligjin e qeverisë, por se ende nuk është sqaruar lidhur me trashëgimtarët. “Unë tani jam 75 vjeçe dhe, nëse vdes nesër, a përfitojnë fëmijët e mi që janë të persekutuar”, thotë ajo. Ashtu si Gjenovefa shprehet edhe Xhaferr Ymeri, një tjetër ish-i përndjekur, i cili ka qenë shumë aktiv në protestat e tyre për realizimin e dëmshpërblimit. Xhaferri thotë se është i kënaqur me dëmshpërblimin e qeverisë, pavarësisht se ata kanë kërkuar që dita e burgut të jetë 30 mijë lekë. Edhe Lutfie Mustafaj, një ish-e internuar, është dakord me projektligjin e qeverisë, por thotë se tetë vjet për të bërë dëmshpërblimin janë shumë, pasi shumë prej tyre janë në moshë të thyer. Por një tjetër i kësaj shtrese zbulon diçka nga takimi i kryeministrit me përfaqësues të kësaj shtrese. Faktin që qeveria e ka caktuar 2 mijë lekë ditën e burgut justifikohet me varfërinë e shtetit. Ai thotë se gjatë takimit, kryeministri u ka thënë se janë shumë keq me buxhetin. Por ndryshe mendon dikush tjetër. Duke bërë krahasimin me shtetet e tjera postkomuniste, duket se qeveria nuk po dëmshpërblen ashtu siç duhet këtë shtresë të shoqërisë. Kështu, në Poloni apo Çeki ish-të persekutuarit janë dëmshpërblyer me 100 dollarë dita, ndërsa në Shqipëri është 20 për qind e kësaj shume. Ndoshta për ta varfëria e qeverisë nuk është asgjë përpara vuajtjeve dhe punës së detyruar për gjithë ato vite. Ndërsa Etemi, edhe pse është i kënaqur me masën e dëmshpërblimit, ngulmon në faktin se duhet zbatuar ligji. Të gjithë bashkohen në një hall, shpërblimin e vuajtjeve të tyre për 45 vite rresht. Ndërkohë që tani, kur gjithçka është bërë konkrete, presin vetëm kur të marrin në dorë lekët.

Reagimet

Gjenovefa Golemi
“Me pagesë, aq sa ka shteti, nuk kam kundërshtim tek shpërblimi, por nuk jam e qartë për trashëgimtarët e shpërblimit. Për shembull, unë tani jam 75 vjeçe dhe, nëse vdes nesër, a përfitojnë fëmijët e mi që janë të persekutuar”.

Anonim
“Mesa di unë, Polonia, Çekia dhe këto vendet që kanë qenë si ne, e kanë 100 dollarë ditën e burgut. Kjo mund të jetë në përpjesëtim me ekonominë e vendit, por unë do të thosha a është kjo në përpjesëtim me atë çfarë ne kemi vuajtur në vitet e komunizmit”.

Xhaferr Ymeri
“Ç’është e vërteta, me këtë dëmshpërblim sikur na kanë ngrohur zemrën dhe jemi shumë të kënaqur. Faktikisht ne e donim 30 mijë lekë dita, po meqë shoqatat tona në komision e lanë tek 20-mijëshja, ne gjithsesi themi që ta çojë deri në fund”.

Thanas Moçka
“Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë nuk ka të sosur. Fatura e projektligjit është shumë e vogël, sepse meritojnë gjëra më të mëdha, sepse në emër të tyre ka ardhur demokracia. Për të përndjekurit politikë, kjo është pak dhe është folur pak”.

Lutfie Mustafaj
“Jam shumë e kënaqur me dëmshpërblimin dhe falënderojmë kryeministrin Sali Berisha që e bëri këtë. Dëmshpërblimi do bëhet brenda shtatë viteve, po më duket një periudhë e gjatë. Sikur të ishte bërë pak më shpejt do ishte më mirë. Unë burrin e kam 83 vjeç dhe nuk i dihet nëse rron apo s’rron pas shtatë viteve”.

Anonim 2
“Mesa di, para disa kohësh një grup i të përndjekurve politikë janë pritur nga kryeministri dhe më kanë thënë që, ndër të tjera qeveria është keq me buxhetin. Kjo është arsyeja që ai ka vënë masë kaq të ulët”.

Etem Brahimi
“Unë e ndoqa në gazetë dhe mu bë qejfi që kryeministri e mbajti fjalën, por vetëm një gjë më mbeti peng, që nuk u zbatua ligji plotësisht, sepse nga 34 mijë lekë dita, ne na u caktua 20 mijë. Vërtetë është shtet i varfër dhe nuk kemi shumë pretendime, por ligji duhet të zbatohet”.

Ndue Gjoka
“Me çfarë flitet, më duket shumë e vogël, vuajtjet e tyre janë shumë. Unë nuk do të thosha që këto janë mundësitë, por do të thosha që është mungesa e shtetit ligjor, se mundësitë kanë qenë me vite”.

Lista e re, 34 895 ish-të përndjekur që përfitojnë

Etleva DELIA

Më në fund, Ministria e Brendshme harton listën e plotë të ish- të përndjekurve politikë. Janë afërsisht 34 895 persona që përfitojnë nga projektligji i qeverisë për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Por kjo, jo më mbi bazën e listave të Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, por të listës përfundimtare të Ministrisë së Brendshme. Burime nga kjo ministri thanë për “Tirana Observer” se, verifikimi i listave po bëhet nga katër institucione, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve dhe Gjykata e Lartë. Më tej, nga kjo listë janë 3500 të vdekur në burgje dhe 1100 janë të pushkatuar me dosje të rregullta, pra me vendim gjykate. Të njëjtat burime nga Ministria e Brendshme shprehen se, procesi i verifikimit ka zgjatur për një kohë të gjatë për shkak se ka pasur shumë parregullsi në lista. Ndërkohë që listat përfundimtare do t’i dërgohen Kryeministrisë dhe më pas Ministrisë së Financave për të bërë përllogaritjet.
Verifikimi
Listat e ish-të përndjekurve që përfitojnë nga projektligji i qeverisë është në hapat përfundimtare në Ministrinë e Brendshme. Do jetë kjo e fundit ajo që do t’i dorëzojë në Kryeministri dhe më pas do kalojnë për përllogaritje në Ministrinë e Financave. Sipas burimeve të Kryeministrisë, janë gjithsej 35 mijë dosje, prej të cilave 3 për qind afërsish 105 emra nuk përfitojnë nga ligji për shkak se kanë qenë të dënuar për kontrabandë ari dhe sabotim ekonomik, që futen në nenet politike. Në këtë mënyrë, ata që përfitojnë nga projektligji janë afërsisht 34 895 emra. Ndërkohë që, procesi i verifikimit ka zgjatur për pothuajse një vit për shkak të parregullsive në lista. Kanë qenë 13 600 dosje që kanë nga dhjetë deri në 20 emra dhe ka qenë pikërisht kjo që ka zgjatur procesin e verifikimit. Koordinimi i punës po bëhet nga Arkiva e Ministrisë së Brendshme, e cila ka dosjet, kartelat e Ministrisë së Drejtësisë, emrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe vendimet e dhëna pas viteve 1953-1954 nga Gjykata e Lartë. Lidhur me të pushkatuarit, përafërsisht 1100 persona kanë qenë të pushkatuar me dosje të rregullt, ndërkohë që pjesa tjetër janë me vendim të komisionit trepalësh të viteve 1992-1993. Në këto vite është ngritur një komision trepalësh për shqyrtimin e dosjeve të të dënuarve që kishin vdekur në burgje për shkaqe të ndryshme. Ky komision përbëhej nga juristë dhe specialistë, të cilët kanë shpalosur të gjitha dosjet e arkivuara. Madje, ka prej tyre që janë ekzekutuar brenda natës me vendim të Enver Hoxhës, pa dosje.
Si bëhet përzgjedhja
Burime nga ministria thonë se ka ndodhur që një të dënuari i kanë vënë për mbiemër, emrin e fshatit, të babait ose gjyshit dhe kjo ka vështirësitë e veta për ta identifikuar. Për rastet konkrete ka persona që nuk iu përputhet emri që ka në dokumentet arkivore me emrin që ka në dokumentet e identifikimit. Në këto raste futen në një proces me të dhëna plotësuese.

Zëvendëskryeministri Oketa: Jemi konsultuar me shoqatat

Numri dy i kabinetit “Berisha”, Gazmend Oketa, shprehet se pala e qeverisë është konsultuar me grupet e interesit. I pyetur nga gazeta “Tirana Observer”, Oketa tha se para hartimit të ligjit janë konsultuar me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë, ku dhe kanë dëgjuar kërkesat e tyre. “Me projektligjin është marrë më tepër Ministria e Drejtësisë, pasi e vazhdoi ministri Ilir Rusmali nismën e qeverisë, por jemi konsultuar me shoqatat”, u shpreh Oketa. Ndërkohë që, ai shtoi se ish-të përndjekurit kanë çuar formularët, që paraardhësi i tij Rusmali u kishte dhënë për të plotësuar, lidhur me verifikimin e listave. “Ata kanë sjellë formularin, që u është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, dhe më pas ka nisur dhe procesi i hartimit të projektligjit në Ministrinë e Drejtësisë”, shtoi më tej zëvendëskryeministri.

TABELA NË LEKË

¨ Të internuarit e viteve 1945-1954 do të jenë të vetmit që janë parashikuar në projektligjin e miratuar para dy ditësh nga qeveria. Kryeministri i ka quajtur të internuarit “ata që kanë qenë pas telave”, gjatë këtyre 9 viteve. Për çdo ditë dëmshpërblimi ata përfitojnë 1 mijë lekë të rinj.

¨ Në projektligjin e hartuar nga Këshilli i Ministrave parashikohet edhe dëmshpërblimi për të burgosurit e viteve të komunizmit, pra, 1944-1991. Kjo është dhe një nga pikat më të vështira të përllogaritjes për shkak të numrit të tyre dhe viteve të ndryshme të burgut. Vlera do të jetë 2 mijë lekë të rinj për ditë burgu.

¨ Krahas burgimit dhe internimit, në projektligj parashikohet edhe dita e hetuesisë apo siç njihet ndryshe, dita e paraburgimit. Vetë ish-të përndjekurit kanë kërkuar që dita e hetuesisë të jetë pesë mijë lekë të rinj për çdo ditë burgu, por projektligji parashikon 2 mijë lekë të rinj për çdo ditë paraburgim.

¨ Vetëm për vitin 2007 në buxhetin vjetor të shtetit është parashikuar shifra prej katër milionë lekësh të rinj. Ndërkohë që këshilltari i kryeministrit për Financat, Petraq Milo, është shprehur se kjo shumë do të rritet gjatë vitit, duke pasur parasysh buxhetin suplementar. Shifra është 4 milionë lekë të rinj.

Pjesë nga projektligji

1. Objekti i këtij ligji është dëmshpërblimi i familjarëve të viktimave, të ekzekutuara apo pushkatuara, padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe dëmshpërblimi financiar për personat e internuar në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954, me kusht që humbja e jetës apo periudha e vuajtjes së internimit të vërtetohen me dokument, të krijuar si burim arkivor para datës 01.10.1991.

2. Çdo i dënuar politik për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944-01.10.1991 dëmshpërblehet financiarisht sipas kritereve të këtij ligji, në masën e 2000 (dy mijë) lekë në ditë. Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1000 lekë dita.

3. Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.





Si e vlerësojnë ish-të përndjekurit projektligjin





Ish-të përndjekurit politikë i gjen gjithnjë në Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë. Dita e djeshme ka qenë shumë ndryshe për ta, pasi vetëm një ditë më parë morën vesh që qeveria ka miratuar projektligjin për dëmshpërblimin e tyre. I sheh tek debatojnë me njëri-tjetrin për dëmshpërblimin që i ka caktuar qeveria, po asnjëri nuk e gjen dot se cila duhet të jetë vlera reale e shpërblimit të vuajtjeve të tyre në 45 vite komunizëm. Megjithëse i duket shumë e vogël masa e dëmshpërblimit, shumica e tyre janë të kënaqur, duke shtuar këtu se shteti shqiptar është i varfër dhe nuk ka mundësi. Ka dhe nga ata të cilët thonë se mundimet e tyre nuk mund të shpërblehen me kaq pak, madje duke bërë krahasime dhe me vendet e tjera post-komuniste. Gjenovefa Golemi, një 75-vjeçare e internuar që në moshë të vogël, thotë se është e kënaqur me projektligjin e qeverisë, por se ende nuk është sqaruar lidhur me trashëgimtarët. “Unë tani jam 75 vjeçe dhe, nëse vdes nesër, a përfitojnë fëmijët e mi që janë të persekutuar”, thotë ajo. Ashtu si Gjenovefa shprehet edhe Xhaferr Ymeri, një tjetër ish-i përndjekur, i cili ka qenë shumë aktiv në protestat e tyre për realizimin e dëmshpërblimit. Xhaferri thotë se është i kënaqur me dëmshpërblimin e qeverisë, pavarësisht se ata kanë kërkuar që dita e burgut të jetë 30 mijë lekë. Edhe Lutfie Mustafaj, një ish-e internuar, është dakord me projektligjin e qeverisë, por thotë se tetë vjet për të bërë dëmshpërblimin janë shumë, pasi shumë prej tyre janë në moshë të thyer. Por një tjetër i kësaj shtrese zbulon diçka nga takimi i kryeministrit me përfaqësues të kësaj shtrese. Faktin që qeveria e ka caktuar 2 mijë lekë ditën e burgut justifikohet me varfërinë e shtetit. Ai thotë se gjatë takimit, kryeministri u ka thënë se janë shumë keq me buxhetin. Por ndryshe mendon dikush tjetër. Duke bërë krahasimin me shtetet e tjera postkomuniste, duket se qeveria nuk po dëmshpërblen ashtu siç duhet këtë shtresë të shoqërisë. Kështu, në Poloni apo Çeki ish-të persekutuarit janë dëmshpërblyer me 100 dollarë dita, ndërsa në Shqipëri është 20 për qind e kësaj shume. Ndoshta për ta varfëria e qeverisë nuk është asgjë përpara vuajtjeve dhe punës së detyruar për gjithë ato vite. Ndërsa Etemi, edhe pse është i kënaqur me masën e dëmshpërblimit, ngulmon në faktin se duhet zbatuar ligji. Të gjithë bashkohen në një hall, shpërblimin e vuajtjeve të tyre për 45 vite rresht. Ndërkohë që tani, kur gjithçka është bërë konkrete, presin vetëm kur të marrin në dorë lekët.

Reagimet

Gjenovefa Golemi
“Me pagesë, aq sa ka shteti, nuk kam kundërshtim tek shpërblimi, por nuk jam e qartë për trashëgimtarët e shpërblimit. Për shembull, unë tani jam 75 vjeçe dhe, nëse vdes nesër, a përfitojnë fëmijët e mi që janë të persekutuar”.

Anonim
“Mesa di unë, Polonia, Çekia dhe këto vendet që kanë qenë si ne, e kanë 100 dollarë ditën e burgut. Kjo mund të jetë në përpjesëtim me ekonominë e vendit, por unë do të thosha a është kjo në përpjesëtim me atë çfarë ne kemi vuajtur në vitet e komunizmit”.

Xhaferr Ymeri
“Ç’është e vërteta, me këtë dëmshpërblim sikur na kanë ngrohur zemrën dhe jemi shumë të kënaqur. Faktikisht ne e donim 30 mijë lekë dita, po meqë shoqatat tona në komision e lanë tek 20-mijëshja, ne gjithsesi themi që ta çojë deri në fund”.

Thanas Moçka
“Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë nuk ka të sosur. Fatura e projektligjit është shumë e vogël, sepse meritojnë gjëra më të mëdha, sepse në emër të tyre ka ardhur demokracia. Për të përndjekurit politikë, kjo është pak dhe është folur pak”.

Lutfie Mustafaj
“Jam shumë e kënaqur me dëmshpërblimin dhe falënderojmë kryeministrin Sali Berisha që e bëri këtë. Dëmshpërblimi do bëhet brenda shtatë viteve, po më duket një periudhë e gjatë. Sikur të ishte bërë pak më shpejt do ishte më mirë. Unë burrin e kam 83 vjeç dhe nuk i dihet nëse rron apo s’rron pas shtatë viteve”.

Anonim 2
“Mesa di, para disa kohësh një grup i të përndjekurve politikë janë pritur nga kryeministri dhe më kanë thënë që, ndër të tjera qeveria është keq me buxhetin. Kjo është arsyeja që ai ka vënë masë kaq të ulët”.

Etem Brahimi
“Unë e ndoqa në gazetë dhe mu bë qejfi që kryeministri e mbajti fjalën, por vetëm një gjë më mbeti peng, që nuk u zbatua ligji plotësisht, sepse nga 34 mijë lekë dita, ne na u caktua 20 mijë. Vërtetë është shtet i varfër dhe nuk kemi shumë pretendime, por ligji duhet të zbatohet”.

Ndue Gjoka
“Me çfarë flitet, më duket shumë e vogël, vuajtjet e tyre janë shumë. Unë nuk do të thosha që këto janë mundësitë, por do të thosha që është mungesa e shtetit ligjor, se mundësitë kanë qenë me vite”.

Lista e re, 34 895 ish-të përndjekur që përfitojnë

Etleva DELIA

Më në fund, Ministria e Brendshme harton listën e plotë të ish- të përndjekurve politikë. Janë afërsisht 34 895 persona që përfitojnë nga projektligji i qeverisë për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Por kjo, jo më mbi bazën e listave të Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, por të listës përfundimtare të Ministrisë së Brendshme. Burime nga kjo ministri thanë për “Tirana Observer” se, verifikimi i listave po bëhet nga katër institucione, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve dhe Gjykata e Lartë. Më tej, nga kjo listë janë 3500 të vdekur në burgje dhe 1100 janë të pushkatuar me dosje të rregullta, pra me vendim gjykate. Të njëjtat burime nga Ministria e Brendshme shprehen se, procesi i verifikimit ka zgjatur për një kohë të gjatë për shkak se ka pasur shumë parregullsi në lista. Ndërkohë që listat përfundimtare do t’i dërgohen Kryeministrisë dhe më pas Ministrisë së Financave për të bërë përllogaritjet.
Verifikimi
Listat e ish-të përndjekurve që përfitojnë nga projektligji i qeverisë është në hapat përfundimtare në Ministrinë e Brendshme. Do jetë kjo e fundit ajo që do t’i dorëzojë në Kryeministri dhe më pas do kalojnë për përllogaritje në Ministrinë e Financave. Sipas burimeve të Kryeministrisë, janë gjithsej 35 mijë dosje, prej të cilave 3 për qind afërsish 105 emra nuk përfitojnë nga ligji për shkak se kanë qenë të dënuar për kontrabandë ari dhe sabotim ekonomik, që futen në nenet politike. Në këtë mënyrë, ata që përfitojnë nga projektligji janë afërsisht 34 895 emra. Ndërkohë që, procesi i verifikimit ka zgjatur për pothuajse një vit për shkak të parregullsive në lista. Kanë qenë 13 600 dosje që kanë nga dhjetë deri në 20 emra dhe ka qenë pikërisht kjo që ka zgjatur procesin e verifikimit. Koordinimi i punës po bëhet nga Arkiva e Ministrisë së Brendshme, e cila ka dosjet, kartelat e Ministrisë së Drejtësisë, emrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe vendimet e dhëna pas viteve 1953-1954 nga Gjykata e Lartë. Lidhur me të pushkatuarit, përafërsisht 1100 persona kanë qenë të pushkatuar me dosje të rregullt, ndërkohë që pjesa tjetër janë me vendim të komisionit trepalësh të viteve 1992-1993. Në këto vite është ngritur një komision trepalësh për shqyrtimin e dosjeve të të dënuarve që kishin vdekur në burgje për shkaqe të ndryshme. Ky komision përbëhej nga juristë dhe specialistë, të cilët kanë shpalosur të gjitha dosjet e arkivuara. Madje, ka prej tyre që janë ekzekutuar brenda natës me vendim të Enver Hoxhës, pa dosje.
Si bëhet përzgjedhja
Burime nga ministria thonë se ka ndodhur që një të dënuari i kanë vënë për mbiemër, emrin e fshatit, të babait ose gjyshit dhe kjo ka vështirësitë e veta për ta identifikuar. Për rastet konkrete ka persona që nuk iu përputhet emri që ka në dokumentet arkivore me emrin që ka në dokumentet e identifikimit. Në këto raste futen në një proces me të dhëna plotësuese.

Zëvendëskryeministri Oketa: Jemi konsultuar me shoqatat

Numri dy i kabinetit “Berisha”, Gazmend Oketa, shprehet se pala e qeverisë është konsultuar me grupet e interesit. I pyetur nga gazeta “Tirana Observer”, Oketa tha se para hartimit të ligjit janë konsultuar me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë, ku dhe kanë dëgjuar kërkesat e tyre. “Me projektligjin është marrë më tepër Ministria e Drejtësisë, pasi e vazhdoi ministri Ilir Rusmali nismën e qeverisë, por jemi konsultuar me shoqatat”, u shpreh Oketa. Ndërkohë që, ai shtoi se ish-të përndjekurit kanë çuar formularët, që paraardhësi i tij Rusmali u kishte dhënë për të plotësuar, lidhur me verifikimin e listave. “Ata kanë sjellë formularin, që u është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, dhe më pas ka nisur dhe procesi i hartimit të projektligjit në Ministrinë e Drejtësisë”, shtoi më tej zëvendëskryeministri.

TABELA NË LEKË

¨ Të internuarit e viteve 1945-1954 do të jenë të vetmit që janë parashikuar në projektligjin e miratuar para dy ditësh nga qeveria. Kryeministri i ka quajtur të internuarit “ata që kanë qenë pas telave”, gjatë këtyre 9 viteve. Për çdo ditë dëmshpërblimi ata përfitojnë 1 mijë lekë të rinj.

¨ Në projektligjin e hartuar nga Këshilli i Ministrave parashikohet edhe dëmshpërblimi për të burgosurit e viteve të komunizmit, pra, 1944-1991. Kjo është dhe një nga pikat më të vështira të përllogaritjes për shkak të numrit të tyre dhe viteve të ndryshme të burgut. Vlera do të jetë 2 mijë lekë të rinj për ditë burgu.

¨ Krahas burgimit dhe internimit, në projektligj parashikohet edhe dita e hetuesisë apo siç njihet ndryshe, dita e paraburgimit. Vetë ish-të përndjekurit kanë kërkuar që dita e hetuesisë të jetë pesë mijë lekë të rinj për çdo ditë burgu, por projektligji parashikon 2 mijë lekë të rinj për çdo ditë paraburgim.

¨ Vetëm për vitin 2007 në buxhetin vjetor të shtetit është parashikuar shifra prej katër milionë lekësh të rinj. Ndërkohë që këshilltari i kryeministrit për Financat, Petraq Milo, është shprehur se kjo shumë do të rritet gjatë vitit, duke pasur parasysh buxhetin suplementar. Shifra është 4 milionë lekë të rinj.

Pjesë nga projektligji

1. Objekti i këtij ligji është dëmshpërblimi i familjarëve të viktimave, të ekzekutuara apo pushkatuara, padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991, si dhe dëmshpërblimi financiar për personat e internuar në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954, me kusht që humbja e jetës apo periudha e vuajtjes së internimit të vërtetohen me dokument, të krijuar si burim arkivor para datës 01.10.1991.

2. Çdo i dënuar politik për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944-01.10.1991 dëmshpërblehet financiarisht sipas kritereve të këtij ligji, në masën e 2000 (dy mijë) lekë në ditë. Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1000 lekë dita.

3. Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Maj 2007 - 20:08:

Gjashtë dokumentet që duhet të plotësojnë të përndjekurit



Të përndjekurit politikë duhet të paraqesin gjashtë dokumente për të marrë dëmshpërblimin. Në projektligjin e qeverisë për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë të komunizmit thuhet se, ata që përfitojnë duhet të bëjnë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për të tërhequr dëmshpërblimin. Kjo është e parashikuar në mënyra të ndryshme, për ata që nuk jetojnë më dhe ata që jetojnë ende. Ndërkohë që për ata që nuk jetojnë më, këto dokumente duhet t’i paraqesin të afërmit që janë të parashikuar në projektligj për përfitimin e dëmshpërblimit. Përfituesit e këtij ligji duhet të paraqesin një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë, për ata që janë jashtë shtetit dorëzimi i kërkesës do të bëhet nëpërmjet konsullatës së vendit ku jeton. E njëjta gjë vlen dhe për ata që jetojnë në rrethe, të cilët do t’i dorëzojnë dokumentet nëpërmjet Postës Shqiptare, ku do të kenë një formular të veçantë dhe një regjistër të veçantë në postë.
Kërkesa
Kërkesa për të marrë dëmshpërblimin duhet të përmbajë gjashtë dokumente. Së pari, duhet të ketë të dhëna për gjendjen civile të ish-të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacion aktual. Dokumenti i dytë, duket të jenë të dhënat për periudhën e ekzekutimit, vuajtjes së dënimit, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi apo internimi. Pra, nëse ka qenë më shumë se një herë në burg, internim apo izolim. Dokumenti i tretë, që duhet të jetë në kërkesë, është vendimi i gjykatës, i formës së prerë, akti i internimit apo akuza për izolim, nëse ka të tillë. Dokumenti i katërt, përgatitja e gjithë dokumentacionit për gjendjen aktuale familjare të ish-të dënuarit politik, pra certifikata familjare. Dokumenti i pestë është pikërisht ankesa, që mund të ketë për plotësimin e dokumentacionit të të dënuarit politik. Kjo bëhet për gabime ortografike apo materiale, të përbërjes së gjendjes civile, ndryshime në vendim apo aktakuzë. Dokumenti i fundit që duhet është certifikata e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë, të zgjedhur prej të dënuarit politik për komunikim. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës. Ndërsa për të dënuarit politik që nuk jetojnë më, duhet të jenë familjarët e tyre që duhet të plotësojnë kërkesën për ta dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Mundësia
Shumë nga shtresa e të përndjekurve nuk kanë mundësi që të shkojnë në Ministrinë e Drejtësisë dhe një fakt të tillë e kanë pohuar edhe vetë ata. Në bazë të projektligjit, ata do të plotësojnë kërkesën për dëmshpërblimin dhe këtë do ta dërgojnë me anë të Postës Shqiptare. Me një procedurë të veçantë, kjo e fundit e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë së bashku me formularin e dorëzimit, që e plotëson i dënuari politik apo familjari i tij që përfiton. Ndërkohë që për ata që janë jashtë shtetit, bëhet plotësimi i dokumenteve dhe bëhet lidhja nëpërmjet konsullatave.

Dokumentet

1. Të dhënat për të dënuarin politik

2. Të dhënat për periudhën e ekzekutimit apo dënimit

3. Vendimi i gjykatës apo akti i internimit

4. Dokumentacioni për gjendjen aktuale familjare

5. Ankesat në lidhje me pasaktësitë e ndryshme

6. Certifikata e gjendjes civile.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Maj 2007 - 20:12:

Demshperblimi, penalizohen ish-te perndjekurit

E Merkure, 02 Maj 2007


Rreth 4 mije familje nuk do te perfitojne nga demshperblimi qe qeveria do te akordoje per ish-te perndjekurit politike, ndonese nje pjese e madhe e kesaj kategorie eshte cilesuar me vendim gjykate si e perndjekur gjate regjimit komunist. Shoqatat e ish-te perndjekurve politike kane reaguar ne lidhje me daten qe qeveria ka caktuar per demshperblimin e personave, familjaret e te cileve jane perndjekur nga regjimi komunist. Ne draftin e qeverise theksohet se demshperblim do te perfitojne vetem familjaret e personave, te cilet jane pushkatuar, kane bere burg ose jane internuar per shkaqe politike nga 30 nentori i vitit 1944 deri ne vitin 1991. Duke vendosur kete limit kohor nga ana e qeverise eshte shmangur demshperblimi per personat, te cilet kane humbur jeten per shkak te bindjeve politike gjate periudhes 3 gusht 1943 deri ne 30 nentor te 1944. Sipas nje perllogaritjeje te perfaqesuesve te shoqatave te ish-te perndjekurve, numri i personave te cilet jane ekzekutuar nga komunistet ne kete periudhe, te cilesuar si “lufta civile”, kap shifren e 4 mijeve. Dhe per me teper qe kjo shkon ne progresion gjeometrik me persekutimin gjate 45 viteve te regjimit komunist te familjareve te tyre. Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Politike, Kurt Kola shprehet se nga ana e perfaqesuesve te kesaj shtrese eshte kerkuar qe si date ne te cilen qeveria duhet te filloje demshperblimin e kesaj shtrese te caktohet 3 gushti i 1943, date e cila perkon me fillimin e “luftes civile” dhe perndjekjes se nacionalisteve nga ana e komunisteve. Sipas Koles, ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmali i eshte sugjeruar nga te gjithe perfaqesuesit e te perndjekurve politike, data 3 gusht 1943, si date ne te cilen duhet te filloje demshperblimi per kete kategori te perndjekurish. Kurt Kola shprehet se ky sugjerim nuk u mor parasysh nga ana e ministrit te Drejtesise, Rusmali dhe si pasoje, drafi i qeverise perjashton nje pjese te madhe te te perndjekurve, te cilet humben jeten si pasoje e bindjeve te tyre politike. Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Politike, Kurt Kola theksoi se perfaqesuesit e shoqates do t’i drejtohen Komisionit te Ligjeve ne menyre qe ne draftin e qeverise te behen amendimet e duhura per te rregulluar kete mangesi qe paraqet drafti i qeverise. Sipas Kurt Koles, pas prishjes se marreveshjes se arritur ne Konferencen e Mukjes nga ana e forcave komuniste u perndoqen shume nacionaliste shqiptare, te cilet kerkonin pavaresine e Kosoves nga ana e elementeve komuniste. Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve theksoi se nga ana e qeverise shqiptare duhet te behet dicka per rehabilitimin e ketyre figurave, te cilat dhane jeten ne mbrojtje te ideve te tyre.

Perjashtimi

Data e percaktuar nga qeveria per demshperblimin e te perndjekurve perjashton nga demshperblimi edhe familjet e 38 personave, qe jane ekzekutuar ne harkun kohor tetor-nentor ‘44, monumenti i te cileve eshte vendosur perpara Institutit te te Perndjekurve Politike. Ky monument eshte ngritur per nder te pushkatimit te 38 personave, te cilet kundershtuan pushtimin e Tiranes nga forcat komuniste. Vetem ne nje nate komunistet pushkatuan 27 prej tyre, te cilesuar si tradhtare apo kolaboracioniste me okupatorin.

Projektligji

Qeveria ka vendosur te marre nje nisme per te demshperblimin monetar te te perndjekurve politike, te komunizmit. Projekti i ri i qeverise sjell nje demshperblim prej 2000 lekesh te reja per dite burgu per te gjithe te ata qe jane burgosur per arsye politike gjate periudhes 1944-1991. Ne kete nisme perfshihet edhe koha e hetimit dhe paraburgimit per te gjithe te denuarit politike. Nga ana tjeter demshperblim do te merret edhe per personat qe gjate kesaj periudhe kane pesuar internim, nje shume 1000 leke ne dite.

Rusmali

Megjithese te perndjekurit politike i kane kerkuar ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmali qe te vendose si date fillestare per demshperblimin 3 gushtin 1943, kerkesa e tyre nuk eshte marre parasysh. Ndonese te thirrur nga ministri i Drejtesise per te marre mendimin e tyre, perfaqesuesit e shoqatave te te perndjekurve kane ngelur te pakenaqur nga ky takim, duke qene se kerkesa e tyre per vendosjen e dates, nga e cila do te filloje shperblimet nuk eshte marre parasysh, gje qe ka sjelle reduktimin e numrit te te demshperblyerve.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Maj 2007 - 20:15:

Tre hapat e të përndjekurve për të marrë dëmshpërblimin

2 Maj Vetëm në shtator pritet të hapen llogaritë për të marrë lekët nga vendimi i Qeverisë

Të përndjekurit politikë nuk do të mund të marrin dëmshpërblimin sipas projektligjit të paraqitur në Kuvend, para muajit shtator. Kjo për vetë faktin se procedurat parlamentare si dhe ato të kalimit në zbatim kërkojnë një kohë më se të gjatë. Projektligji pritet që të nisë të diskutohet në Parlament vetëm në mesin e muajit maj.

Ndërsa do të duhen rreth dy javë nga ky afat që drafti të miratohet në seancë plenare. Kjo në rast se nuk do të kërkohet një mendim nga organizatat ndërkombëtare që mund të sjellin dhe një pezullim të procesit. Kështu që vetëm në fillim të muajit qershor do të arrihet në miratimin e projektligjit, i cili pas botimit në fletoren zyrtare do të kalojë në fuqi. Megjithatë dhe pas kësaj, 15 ditë pas botimit në fletore, administrata e Ministrisë së Drejtësisë do të nisin evidentimin e dosjeve si dhe zbatimin e procedurave.

Evidentimi

Sipas projektligjit, të përndjekurit politikë do të duhet që të paraqesin të dhënat e tyre në Ministrinë e Drejtësisë, kjo me anë të postës shqiptare. Ndërsa brenda 35 ditëve nga marrja në dorëzim të këtyre të dhënave, ministria u kthen përgjigje të interesuarve për marrjen ose jo të statusit.

Menjëherë pas vendimit, sërish do të jetë kjo ministri që do të kërkojë miratimin në qeveri të listës së të dënuarve politikë, së bashku me kuotat përkatëse që ata do të përfitojnë. Gjithsesi sipas parashikimit të procedurave pritet që në fund të muajit gusht të kemi vendimet e para të Këshillit të Ministrave për emrat që do të përfitojnë dëmshpërblimin e viteve të burgimit politik.

Kjo do të sjellë që aplikimi i ligjit të nisë në muajin shtator, por që propozohet detyrimisht para datës 23 të muajit tetor.

Dëmshpërblimi

Edhe pas miratimit të emrave nga qeveria, procedura e dëmshpërblimit do të kalojë në hapa të paracaktuara qartë.

Kështu, Ministria e Financave do të nënshkruajë një pakt me bankat e nivelit të dytë, ku dhe do të tërheqin paratë ish të dënuarit politikë. Bankat do të garantojnë hapjen e llogarive bankare, ndërsa për të tërhequr të ardhurat do të duhen dokumentet përkatëse. Sipas projektligjit, një i dënuar politik nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dëmshpërblim, pavarësisht afatit të vuajtjes së dënimit. Ndërsa në një vit nuk mund të merret më shumë se një milion lekë.

Procedura do të zgjasë për 8 vjet me radhë, kjo deri në dëmshpërblimin e plotë të viteve të burgut.

Qeveria ka vendosur të ndajë në dy kategori të përndjekurit politikë, që do të përfitojnë dëmshpërblimin e tyre. Një kategori janë të gjithë të dënuarit që kanë vuajtur në rrethimin me tel me gjemba. Ndërsa në kategorinë tjetër janë të burgosur dhe të dënuarit me vdekje.

Kështu, minimumi do të jetë një mijë lekë për një ditë izolim dhe 2 mijë lekë për një ditë burgu. Ndërsa për të ekzekutuarit apo të vdekurit në burgje, do t’u njihen 8 vite burg për efekt dëmshpërblimi.

Të pushkatuar 6027 persona

Të sëmurë psikikë 91.400

Të dënuar me burgim 16.585

Të vdekur në burgje 1065

91.400 vjet për t’u dëmshpërblyer

Funksionet e papajtueshme

Punonjës i sigurimit të shtetit, në Komitetin Qendror të PPSH

Anëtar i qeverisë, anëtar i Komitetit Qendror të PP, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe deputet para 31 marsit 1991

Oficer i Sigurimit të Shtetit (legal ose ilegal) në repartet e ndjekjes dhe ruajtjes së personaliteteve

Person i regjistruar në materialet e sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor deri në datën 01.10.1991

Denoncues apo dëshmitar i rremë, ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve

Hetuesi, prokurori, gjyqtari apo ndihmësgjyqtari në procese politike speciale

Bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi të huaj, zbulimi ose analog i tyre.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Maj 2007 - 20:17:

Të përndjekurit: Qeveria nuk dëgjoi sugjerimet për ligjin

Konferenca e Mukjes, 2 gushti i 1943-shit, si datë për fillimin e dëmshpërblimit të të dënuarve nga regjimi komunist, i është propozuar në unison ish- zv/kryeministrit, Ilir Rusmali, nga shoqatat e ish-të përndjekurve, por sërish është vendosur data 30 nëntor e vitit 1944-tër. Kurt Kola, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, shprehet se data ka qenë ndër pikat, për të cilat është këmbëngulur më shumë në lidhje me këtë çështje dhe se nuk është e drejtë që të vazhdojnë të mos rehabilitohen figurat nacionaliste, të cilat u vranë sipas tij për çështjen kombëtare.

Fakte

Sipas Kolës, problemi i rehabilitimit të këtyre figurave qëndron ende pezull. Historia, sipas tij, duhet interpretuar ashtu siç është dhe në bazë të fakteve duhet të bëhet dhe rehabilitimi i atyre figurave. Në oborrin e shoqatës së Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, nga Bashkia e Tiranës, është vendosur një monument, i cili bën fjalë për pushkatimet që u kryen në Tiranë, brenda më pak se 45 ditëve, nga fillimi i tetorit deri në 16 nëntor 1944-tër. Janë rreth 38 persona që u morën nga forcat komuniste, përgjatë këtij harku kohor, natën, në shtëpitë e tyre dhe u pushkatuan rrugëve pa gjyq. Vetëm brenda një nate terrori komunist pushkatoi 27 prej tyre, të cilësuar si tradhëtarë apo kolaboracionistë me okupatorin, ndërkohë që e vërteta ka qenë krejt ndryshe. Në më të shumtën e rasteve, këta persona u bënë pre e urrejtjes komuniste, për faktin e thjeshtë se në kohën e luftës ose nuk kanë qenë pro ideve komuniste, ose kanë përkrahur forcat e tjera nacionaliste.

Sugjerimet

Ndërkohë, ish-të përndjekurve politikë iu kanë dërguar një pyetësor për këtë çështje, ku i kërkohen sugjerime në lidhje me atë çka ata mendojnë për kriteret e atyre që duhet ta fitojnë dëmshpërblimin. Kola tregon se të gjitha shoqatat të paktën në këtë pikë kanë qenë dakord që si datë reference të merret Konferenca e Mukjes, pra data 2 gusht 1943. “Kjo është një datë simbolike, pasi shënon dhe fillimin e lëvizjes për çështjen kombëtare. Të gjithë ata që u pushkatuan pas kësaj date, u ekzekutuan vetëm e vetëm se ishin pro çështjes kombëtare dhe Kosovës. Pra, në Konferencën e Mukjes, u firmos së pari për çështjen e Kosovës dhe kjo u konsiderua tradhti nga serbët. Ka qenë pikërisht kjo kohë, kur filloi dhe represioni komunist ndaj nacionalistëve të Ballit dhe Legalitetit. Pra, këtyre njerëzve ka ardhur koha që t`iu njihet një status, do vazhdojnë të jenë tradhëtarë, apo do të rehabilitohen si figura nacionaliste. Në rast se lihen jashtë ligjit, atëherë pranojmë se ka mbetur në fuqi ende vendimi komunist për ekzekutimin e tyre, si dhe arsyet se përse ata u ekzekutuan”, - thotë Kola

Godo: Disa prej tyre kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit

Ndërkohë, duket se Presidenti i nderit të PR-së, historiani Sabri Godo, nuk ndan të njëjtin opinion me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë. Nga ana e tij, Godo pranon se kjo është një çështje delikate, por që rastet e pushkatimit duhen ndjekur rast pas rasti. Në një prononcim për gazetën “TemA”, Godo shprehet se disa prej atyre që janë pushkatuar pa gjyq nga bandat komuniste, kanë qenë vërtet bashkëpunëtorë të okupatorit. “Kjo është një çështje delikate, e cila duhet parë me kujdes nga autoritetet, të cilat merren me këtë punë. Shumë prej tyre vërtet kanë qenë nacionalistë dhe janë vrarë me pa të drejtë nga komunistët, por ka pasur dhe nga ata që janë bashkuar me dëshirë me okupatorin, me uniformë. Prandaj është parë e arsyeshme dhe e drejtë që si datë të merret data 30 nëntor 1944-tër, kur u vendos regjimi komunisti”, - thotë Godo. Gjithsesi, çështja e datës së dëmshpërblimit duket se do të ndezë dhe njëherë debate që më së shumti kanë të bëjnë me rehabilitimin moral të atyre që janë vrarë gjatë asaj kohe dhe natyrisht do të kërkojë një tjetër interpretim të fakteve dhe historisë.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Maj 2007 - 20:08:

“Përse Kadare më bëri telefonatë pasi dhashë deklarata kundër këngëtarëve”

!








Eshtë e thënë që Sherif Merdani të jetë përherë
një zog i lirë. Si atëherë kur me këngët e Çelentanos dhe Albanos çonte peshë zemrat e shqiptarëve, dhe vetëm për këtë shkak bëri 16 vjet burg. Por në këto kohë moderne ai po provon një ndrydhje tjetër, po aq të dëmshme si atëherë, e njëjtë me ideologjinë. E kemi fjalën për këngën e huazuar, e vjedhur, e përshtatur në mënyrën më të keqe ose më saktë, në atë që ai e quan muzikë antishqiptare. Dhe përsëri si në atë vit të 1973-shit del po ai si zë i vetëm. I revoltuar, sa më saktë i bën një thirrje shtetit, medias, të gjithë artistëve dhe atyre këngëtarëve që kultivojnë këtë muzikë: Që duhet ndaluar urgjentisht! Të stopohet pa një pa dy se është një denigrim dhe një antishqiptarizëm! E, nëse ky zë do të ishte thjesht një mendim, një intervistë, ai përsëri do të ndjehej keq. Porse një telefonatë e marrë pak ditë më parë nga shkrimtari Ismail Kadare, duke përshëndetur për mendimet e tij ia ka sjellë shpirtin në vend. "Ishte një kënaqësi. Nëse mua ato fjalë mi tha Kadareja, do të thotë se jam në rregull", thotë ai. Bën një paralelizëm si atëherë kur përplasej me shtetin dhe dogmat e tij, ndërsa tani përballet me antikulturën. Dhe është përsëri ky, Sherif Merdani, që nuk ka kompromis. Nuk ka pazare. Kultura dhe vetëm ajo është madhështia e një populli. Të paktën herën e parë i dha shembull politikës dhe diktaturës së asaj kohe. Tani po i jep shembull jo vetëm politikës, por të gjithë klasës së artistëve.

I nderuar zoti Merdani, këtë herë nuk po ju pyesim si diplomat apo si i përndjekur i ndërgjegjes politike, por për një çështje madhore që lidhet me muzikën dhe kulturën. Këto 17 vjet muzika shqiptare ka pasur përmirësim të dukshëm në aspektin komercial, por në aspektin e nivelit të saj nuk e dimë çfarë ka pasuar. A mund të na thoni, çfarë ka pësuar muzika shqiptare këto 17 vjet?
Ajo çfarë ka pasuar i nderuar Roland, unë do ta përkufizoja me këtë frazë: Është fatkeqësi ajo që ka ndodhur, sepse është përmbysur një nga sentencat më të mëdha që unë e kam dëgjuar nga goja e udhëheqësit të madh çek, Vlasllav Havel.
Në një intervistë të tij, ai thoshte se kultura duhet t'i paraprijë gjithçkaje. Në mënyrë absolute duhet të paraprijë politikën, arsimin dhe ekonominë. Është kultura ajo që u parapriu 10 vjet para gjithë llojeve të politikave. Ndërsa këtu ka ndodhur një përmbysje. Kultura në Shqipëri, duke filluar nga të gjithë elementët, nga muzika për të cilën flas me shumë pasion, nga letërsia, nga poezia, jo vetëm që nuk paraprijnë, por është në bishtin e saj. Dëgjohet se çfarë thotë politika dhe ndërton një këngë. Dëgjon çfarë thotë argëtimi, diskoteka, pubi, kompjuteri dhe ndërton një këngë. Në këtë mënyrë, çdo gjë është në bisht, në një kohë kur kultura duhet të paraprijë. Ky është një shkatërrim i madh i kulturës shqiptare.
Përse ka ndodhur kjo sipas jush?
Ka me dhjetëra arsye. Disa mund të shkruhen në kodin e shkruar, disa janë në kodin e pashkruar, disa që mund t'i them dhe disa që nuk mund t'i them.
Por ju keni folur atëherë kur askush nuk fliste, përse ruani rezerva?
Jo. Nuk mund t'i them publikisht. Mund t'i them ty pas intervistës, (qesh).
Atëherë, kush është e para?
E para, është etja e njerëzve për t'u pasuruar shpejt e shpejt. E dyta, është një nivel nën mesataren e publikut tonë. Dhe, duke qenë një nivel nën mesataren... Këtu po flasim për muzikën, letërsinë, ndodhi ajo përmbysja që Emanuel Kanti e thoshte kështu: Arti ka këtë detyrë që nuk duhet të zbresë skena në shijen e sallës. Përkundrazi, arti duhet të drejtojë që shija e sallës të ngjitet në skenë. Tek ne ndodh e kundërta. Për vite të tëra, në festivalet tona, në letërsinë tonë, salla ngrihej në skenë. Dëgjonte se çfarë këndonte Vaçe Zela, dëgjonte se çfarë kompozonte Agim Krajka, se çfarë këndonte Irma Libohova, çfarë ka bërë Tonin Arapi. Çfarë ndodhi? U përmbys politika dhe erdhi pluralizmi. Pa diskutim, kjo është një fitore e madhe, aq më tepër kur e them unë këtë që e pagova me rininë time. Pra, u përmbysën rregullat. Atëherë, u vunë në garë njerëzit që të pasuroheshin sa më shpejt. Çfarë lloj këngësh do spektatori, ato po bëhen. Për mendimin tim këtë lloj muzike e morëm nga Kosova, të cilët kishin parë dhe manovruan me pasurinë te këngëtarët tanë që kishin nevojë për para dhe porositën "kostumet", ju do këndoni kështu siç duam ne. Në mënyrë absolute, ne nuk e kultivonim atë lloj kënge. Ne kultivonim në mënyrë të ndarë muzikën, muzika e lehtë shqiptare, muzika popullore, muzika popullore e kultivuar dhe muzika qytetare. Këto zhanre ishin aq shumë të ndara sa nuk kishte ku të shkonte më dhe ky ishte një sukses i madh. Ti mund të thuash si ka mundësi që nga goja e Sherif Merdanit që është dënuar për këtë gjë, të thuhet kjo për atë lloj arti që bëhej në diktaturë. Unë mund të them që Enver Hoxha ishte një asgjësues i kombit, të gjitha epitetet negative mund t'i them për të me shumë bindje. Por nuk mund të akuzoj se nuk kishte art në atë kohë. Në asnjë mënyrë jo. Edhe atëherë bëhej art. Ky art i duhej në atë kohë Enver Hoxhës për t'u ballafaquar me botën. Ansamblin e Këngëve dhe Valleve e çonin në Evropë, kurse Evropa merrte pjesë me amatorë të filan universiteti, të filan fshati dhe ne fitonim çmimin e parë në Dizhon të Francës, në Poloni, në Rumani. Mirëpo, çmimi i parë, pavarësisht me kë garoje, mbetej çmim i parë dhe kjo ishte një vlerë e madhe për Enver Hoxhën. Ky vakum i madh mbushej me sportin, volejbollin, basketbollin, futbollin dhe me muzikën, dhe ne krijonim festivale madhështore. Por këto këngë kontrolloheshin nga njerëz që kishin studiuar jashtë si Çesk Zadeja etj. Tjetër shkak është dhe liria absolute. Janë shumë televizione ku këndon kushdo, pa u vënë në komisione, pa u kontrolluar këngët dhe tekstet. Një liri "absolute", ku secili e ndjen vetën këngëtar, ku secili e ndjen vetën poet, ku secili që ka ardhur nga Greqia dhe ka 1 milion lekë në xhep realizon një videoklip si të dojë. I vë vetes emra si të këtë qejf dhe me këtë duken interesantë. Për shembull, një quhet Big Mama, një tjetër ka kurajën e quan veten Madona. Ca të tjerë mblidhen katër veta, zgjedhin një djalosh shumë të shëndoshë me kapele të kthyer mbrapsht dhe ai imiton një këngëtar të njohur amerikan. Këta i thonë vetes kompleks dhe imitojnë rrepistët. Ai nuk e pyet veten se çfarë është rrepi dhe nga ka dalë rrepi. Rrepi është muzika që simbolizon psikozën e zezakëve, etjen për liri të zezakëve, atë psikologji të tyre si popull. Ne marrim në gjuhën shqipe dhe këndojmë rrep me një imitacion vulgar. Unë do t'ju bëja një pyetje këtyre njerëzve. Ju fitoni festivalin këtu me këto këngë rrep, do ju çojmë në një festival të Evropës. Me këto këngë do ta çudisni Evropën ju? Po këto i ka bërë zezaku, nuk u krijon asnjë përshtypje një shqiptar që këndon rrep. A kini gjë të bëni brenda Evropës, diçka shqiptare, diçka që të ketë vlera botërore? Ti s'je në gjendje ta bësh këtë, mos shko se do tallen njerëzit me ty. Këto janë arsyet pse ka degraduar kënga për mendimin tim.
Kënga ka dy komponentë, muzikën dhe tekstin. Si i cilësoni ju tekstet e këngëve që ne i kemi në qarkullim këto vite?
Unë do ta filloj nga djepi i kulturës evropiane, nga Franca. Disa vite më parë lexoja një artikull në gazetat tona për nivelin e poezisë në Evropë dhe botë, dhe për krizën që kalonte poezia. Edhe pse ekzistonin poetë dhe poezi të mrekullueshme, njerëzit në Francë nuk lexonin poezi. Atëherë, specialistët u kujtuan që poezitë e Sartrit në Francë dhe poezitë e poetëve të tjerë francezë të muzikohen dhe iu vunë muzikë këtyre poezive. Dhe, njerëzit duke përdorur muzikën, duke e mësuar atë, mësonin poezitë përmendësh dhe këto këngë i këndonin herë pas here me tekstet e Sartrit, dhe poezia muzikore erdhi në veshët dhe në gojën e qytetarëve dhe të rinjve francezë.
U lexua duke kënduar?
Ekzakt. Kjo ndodhte përpara se të vinte tek ne. Tekstet dhe poezitë e Zhuljana Jorganxhi, tekstet dhe poezitë e poetëve tanë të njohur, të Kadaresë, të Dritëro Agollit, Alqi Boshnjakut, që ka qenë një nga më të mirët, muzikoheshin dhe mësoheshin përmendësh. Tani jemi në tavolinë i dashur gazetar, shko më gjej një të ri dhe sille këtu të këndojë një këngë nga fillimi në fund, një këngë vetëm. Jam i sigurt që s'e di. Kurse unë në kohën time me shokët e mi këngëtarë, ajo plejadë ka pasur vlera të jashtëzakonshme. Nuk dua të bëj as krahasime as paralelizma. Ama, kur dilje këndoje një këngë e gjithë salla e këndonte këngën. Pse ndodhte kjo? Sepse ishte poezi që të gjithë e dinin. Mund të thuash që edhe sot këndojnë, po e di si këndojnë. Gjithsej janë tri fjalë. Më mirë të themi dhjetë fjalë, unë, ti, ajo, dashuria, seksi, jek e jek, etj. Kjo më kujton jermin e një të marri në Shkodër që thoshte gjethe plepi etj., fjalë kot, që s'kanë asnjë kuptim. Këto nuk janë poezi. Këto janë hamendje që bëhen me muzikë kompjuterike.
Kemi dy modele, modelin e një kënge "Lejle, lejle kaçurrele" dhe një këngë që për mua personalisht ka tekstin më të bukur nga të gjitha këngët shqiptare. "Jo nuk kish si ndodhte ndryshe/Ndodhte ndryshe s'kish se si/U desh të zhdukeshin përbindëshat/Që në këtë botë të vije ti". Është një poezi e Kadaresë që u bë këngë nga Gjergj Leka në 1988-'89, ju keni qenë në burg atëherë...
Gjergj Leka, miku im, është i pari që eksperimentoi rrepin në Shqipëri. Para 15 viteve, kur unë kam dalë nga burgu, Gjergj Leka eksperimentoi anembanë Shqipërisë rrepin. Siç duket, ishte para kohe, nuk u kuptua. Me thënë të drejtën, një nga shkaqet e ikjes së tij ka qenë dhe kjo. Këtë lloj muzike ai e kuptoi që nuk është në psikologjinë e këtij populli dhe ai e la. Tani duket se po futet kjo lloj muzike, por jo në nivelin profesional. Të kuptohemi, unë nuk jam kundër rrepit, kundër asnjë lloj rryme. Unë jam kundër antikulturës. Kjo lloj muzike që serviret si popullore është antishqiptare. Nuk ruan identitetin e muzikës tonë, por është e huajtur, me elementë krejt turq, arabë, sllavë. Ka një ritëm, orkestracion dhe me mënyrën e të kënduarit, që mua më revolton. Unë rrjedh nga një familje muzikantësh në Shkodër. Gjyshi im, Osman Hoxha, ka qenë një këngëtar i mirënjohur në Shkodër. Ka qenë autor i disa jareve shkodrane, kjo është një muzikë e mirëfilltë, nuk pranon ajo të reduktohet, është një perlë e shekujve. Tani, e ashtuquajtura Madona merr një këngë turke, e riprodhon, e përkthen me një tekst nga më banalët, dhe ma shet si arat mua. Kjo gjë, mua si intelektual që punoj në Ministrinë e Jashtme, më revolton shumë. I dashur Roland, është kjo arsyeja, duke qenë në linjë me një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, Ismail Kadare, është pikërisht kjo arsyeja që unë kam pasur kënaqësinë të më marrë në telefon Ismail Kadare.
A mund të na i riprodhoni bisedën?
Ishte hera e parë që flisja në telefon me të. E kam njohur në Itali dhe ai e mbante mend shumë mirë këtë gjë, gjatë një aktiviteti ku ai mbajti një fjalim me temë "Letërsia Shqiptare nën Diktaturë". Ka folur frëngjisht dhe unë i thashë se "më vjen keq, ju folët jashtëzakonisht bukur. Por, pse frëngjisht, të kishit folur shqip"? Ai e mbante mend këtë gjë dhe më kontaktoi nëpërmjet mikut të tij, botuesit të njohur të shtëpisë botuese "Onufri", zotit Bujar Hudhri. Kadare më tha se kishte ndjekur emisionin "Zona e Lirë" të Arjan Çanit dhe kishte lexuar artikullin e Ardian Ndrecës në gazetën "55". Më tha se, "dua të të përgëzoj për këtë qëndrim, është qëndrim i çdo intelektuali shqiptar në fushën e vet që e revolton mungesa e identitetit shqiptar, por ai përjeton një muzikë të huajtur nga jashtë, një muzikë të bastarduar që kërkon të futet në kulturën shqiptare dhe është një antikulturë e vërtetë. Njerëz që mundohen të zhdukin kulturën tonë nëpërmjet këtyre elementëve". Pak a shumë këtë bisedova më Kadarenë. Pse Kadareja merrte këtë iniciativë dhe pse më jepte mua këtë kënaqësi të flisja me të? Sepse njerëzit e artit, të kulturës, secili në fushat e ndryshme dhe peshën që ka, ndjehet i shqetësuar nga ky nivel kulture. Për t'u kthyer te vargjet që më the ti ose vargje të tjera si "jemi jek e jek, hiqi duart e mos më prek", janë skandaloze. Jam munduar ta takoj atë vajzë që e këndon, por nuk e kam takuar. Gjithë ajo vajzë e bukur, gjithë ajo fotomodele që mund të përfaqësonte Shqipërinë kudo dhe me shumë dinjitet, merr guximin dhe këndon. Mos moj vajzë! Edhe sikur të japin miliona, ti nuk je këngëtare. Ky është një abuzim i madh që bëhet me bukurinë, me mënyrën se si ti di të joshësh, me mënyrën se si di të vishesh, jo me mënyrën se si di të këndosh. E di ç'është kënga moj vajzë?! E di ç'është artisti, këngëtari?! Një shkrimtar i madh italian thotë se këngëtari është si të gërmosh 2 mijë metër nën tokë, duke hequr shkëmbinjtë e gjithë minierës dhe prapa një guri të madh gjen një diamant që e marrim dhe e ledhatojmë për ta ruajtur në shekuj. Ky është artisti, e ka falë Zoti. Kurse ty nuk të ka falë Zoti këngën, të ka falur bukurinë, feminilitetit, aftësinë për të joshur, por jo për të kënduar. Le të bësh 100 shkolla, nuk bëhesh moj motër këngëtare.
Siç mund të them dhe për Çiljeta Çilagën, mund të bëhet një top modele e shkëlqyer. Kam dëgjuar që studion për Juridik. Mund të bëhet një juriste e shkëlqyer, por jo këngëtare. Ato janë kalimtare. Muzika ka kalimtarë dhe këta janë të tillë. Muzika te ne, si kudo në botë është një sitë, ata rrinë sa rrinë dhe bien poshtë, vetëm vlerat e vërteta mbeten. Ata që qëndrojnë përjetë.
Çfarë do t'u sugjeronte Sherif Merdani shtetit dhe organizmave të tjerë privatë që janë mediat për të shpëtuar artin shqiptar?
Kjo pyetje më kujton diçka, kjo është detyra ime. Nuk kam të drejtë morale t'i bëj thirrje ministrit të Kulturës. Unë e kam mik atë, e njoh personalisht, por do t'i bëja thirrje strukturave të Ministrisë së Kulturës, atyre që merren me muzikën. Po të tregoj një episod para se të hyj në temë. Kam pasur fatin të isha sekretar i Parë në ambasadën tonë në Itali dhe me anë të një mikut tim vizitova televizionin "RAI". Në atë kohë një komision artistik dëgjonte seancat e para të "Domenika in". Ky komision merrte programe dhe jepte notën nëse do të vazhdonte të shfaqej ky emision. Ky është komision etik, nuk është censurë. Ata kishin parametra dhe diskutohej nëse ky spektakël e arrin nivelin italian që kërkohet dhe vetëm atëherë jepte lejen për t'u transmetuar. Atëherë, kthehemi te pyetja. Struktura të caktuara të Ministrisë së Kulturës duhet të organizojnë komisione të kontrollojnë çdo lloj kënge që del në treg. Jo këngët që këndohen në disko apo pub, ato janë ambiente qejfi. Ne po flasim për artin kombëtar, për vlera kombëtare. Kjo ministri duhet të kontrollojë nivelin e kësaj kënge kur del në festival, në televizion, kur del në çdo televizion. Të kontrollohet teksti dhe muzika. Kjo nuk është censurë, ky është seleksionim për të sjellë vlera kombëtare.
Këngëtarët do t'ju thonë se ne shesim kaq mijë disqe, në fund të fundit na do populli. Çfarë përgjigjeje keni ju për këtë gjë?
Unë do t'u thosha se të njëjtën gjë thoshte dhe Enver Hoxha, "na do populli". U vërtetua që populli nuk e desh fare, e hoqi monumentin e tij zvarrë dhe e injoroi, dhe e harroi në historinë e tij. Kështu do të ndodhë dhe me këta pseudo-këngëtarë, do t'i harrojnë pas 10 vitesh, siç kanë harruar Sinan Hoxhën tani. Kanë për t'i djegur të gjitha ato disqe. Ky Sherif Merdan që shikon këtu, ka djegur 10 mijë libra të Enver Hoxhës në ambasadën tonë në Romë. Në bodrum ishin libra frëngjisht dhe anglisht, miliona lekë të hedhura kot. Me urdhër të Ministrisë së Jashtme, i dogja për tri ditë rresht. Kështu do t'i djeg dhe disqet e pseudo-këngëtarëve që nuk kanë asnjë vlerë, që tekstet e këngëve kanë gjithsej vetëm 10 fjalë, 10 fjalë, "unë, ti, seks, dashuroj, unë, ti, seks, dashuroj, seks, dashuroj", vetëm kaq. Nuk është ky arti. Kjo është një revoltë jo e Sherif Merdanit si këngëtar, por e Sherif Merdanit si qytetar. Dhe kur Kadareja që ka marrë përsipër të mbrojë kombin dhe Kosovën, ka dinjitetin që të më telefonojë mua. Dhe kur më telefonon ai, unë them që jam në rregull, jam shumë në rregull.
Ju keni sakrifikuar 16 vite burg, ndryshe nga shumë këngëtarë të asaj kohë dhe mbase jeni rast unikal në botë që u burgosët vetëm sepse kënduat në gjuhë të huaj...
Kur kam qenë në Itali në shfaqen e Mauricio Kostanco Shou, ku u kam thënë se vetëm pse kam kënduar italisht dhe anglisht salla që ishte e mbushur me profesorë dhe studentë të "La Sapiencas" u ngritën në këmbë dhe më duartrokitën.
Nëse do të ishte përsëri në atë moshë, çfarë sakrifice do bënit tani që kjo kulturë të ndërpritej?
Do merresha me politikë, gjë që s'e kam qejf fare, se më është servirur kjo fushë dhe nuk kam pranuar. Pra do merresha me politikë, do bëja çmos që të bëhesha zëvendësministër i Kulturës ose ministër, dhe reforma e parë që do të bëja, nuk do merresha me turizmin siç bëhet tani, po merresha me këtë reformë. Jo të censuroja, besoj më kuptoni, do të kontrolloja gjithë llojin e artit në Shqipëri, sepse më vonë do të jetë aq shumë vonë, do ta paguajmë aq shumë sa nuk e ke idenë.
Ç'mendim keni për rrymat e kultivuara?
Po ka shumë emra, dëgjoj kolegët e mi që përdorin terma të ndryshëm. Ca i thonë turbo-folk e ca të tjerë ndryshe. Marrim këngëtaren Poni, ajo këndon folk puro, unë jam dakord me atë, pavarësisht se melodia qëndron me dy, tre, nota. Por jam dakord me të sepse është këngë puro shqiptare, puro labe. Por nuk jam dakord me ca këngë turke të përkthyera të Hakanit, siç bën Madona etj., apo si Rovena Stafa, nuk është muzikë ajo. Ajo këngëtare ka shkatërruar veten vetëm për ca lekë. Ka qenë e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme në festivale. Ka pasur një zë fantastik. Ndërkohë, unë nuk jam kundër Sonit, të cilën e pashë në "Musical Chikago", dhe unë e vlerësoj atë si një këngëtare të përsosur që këndonte në anglisht po aq përsosur.
Cilët këngëtare do vlerësonit nga ky brez?
Pak a shumë i thashë, Poni, Soni. Greta Koçi ka një vokal shumë interesant, pavarësisht se këndon këngë komerciale. Po ka dhe të tjerë që kanë zëra të mirë. Por të kuptohemi, thashë që revolta ime është ndaj bastardimit të muzikës popullore dhe nivelit të teksteve, dhe ndaj një gërshetimi vulgar që i bëhet muzikës në tërësi. Ajo lloj muzike që pretendon se ka vlera kombëtare dhe shfaqen, ku ka vlera kombëtarë në nivele duhet të kontrollohet dhe të mos lejohen të përfaqësojnë Shqipërinë.

Telefonata

Biseda me Kadarene
Ishte hera e parë që flisja në telefon me të. E kam njohur në Itali dhe ai e mbante mend shumë mirë këtë gjë, gjatë një aktiviteti ku ai mbajti një fjalim me temë "Letërsia Shqiptare nën Diktaturë". Ka folur frëngjisht dhe unë i thashë se "më vjen keq, ju folët jashtëzakonisht bukur. Por, pse frëngjisht, të kishit folur shqip"? Ai e mbante mend këtë gjë dhe më kontaktoi nëpërmjet mikut të tij, botuesit të njohur të shtëpisë botuese "Onufri", zotit Bujar Hudhri.

Biseda me Kadarene
Kadare më tha se kishte ndjekur emisionin "Zona e Lirë" të Arjan Çanit dhe kishte lexuar artikullin e Ardian Ndrecës në gazetën "55”. Më tha se, "dua të të përgëzoj për këtë qëndrim, është qëndrim i çdo intelektuali shqiptar në fushën e vet që e revolton mungesa e identitetit shqiptar, por ai përjeton një muzikë të huajtur nga jashtë, një muzikë të bastarduar që kërkon të futet në kulturën shqiptare dhe është një antikulturë e vërtetë

.................................................................................


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Maj 2007 - 20:11:

TE PERNDJEKURIT/ Projektligji për dëmshpërblimin përcakton etapat e shpërndarjes së f

Si do ndahen paratë e të përndjekurve



Dëmshpërblimi për të përndjekurit politikë do të kalojë në disa institucione, derisa paratë të jenë në duart e të përndjekurve. Kjo dhe për arsyen pasi dokumentet e kësaj shtrese janë në Drejtorinë e Burgjeve, Gjykatën e Lartë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Pas kërkesës së të përndjekurve, e cila duhet të përmbajë gjashtë dokumente, kjo kërkesë kalon në institucione të tjera për verifikim, derisa personi të marrë lekët. Në bazë të projektligjit të miratuar në qeveri, do të jetë Ministria e Financave ajo që do të ketë peshën e shpërndarjes së parave. Gjithashtu, në këtë projektligj thuhet se shpërndarja e parave do të bëhet me numër llogarie të çdo të përndjekuri.
Shpërndarja
Shpërndarja e dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë do të kalojë në tri etapa. Etapa e parë i përket Ministrisë së Drejtësisë, e cila brenda një jave nga miratimi në qeveri i projektligjit, dërgon në Ministrinë e Financave kopjet e plota të dosjeve individuale të çdo të dënuari politik, të cilët përfitojnë dëmshpërblim në bazë të kritereve të projektligjit. Në etapën e dytë do të jetë Ministria e Financave, e cila do të shpërndajë me vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik, sipas buxhetit të vënë në dispozicion. Shpërndarja do të bëhet nëpërmjet çeljes së llogarive bankare për çdo të dënuar politik. Ndërkohë që dokumenti për llogarinë bankare i bashkëlidhet dosjes së të dënuarit politik nga Ministria e Financave. Pas këtyre procedurave, në etapën e tretë Ministria e Financave shpërndan dëmshpërblimin në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë. Ndërkaq, e njëjta mënyrë do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit apo familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë kësaj mënyre.
Ministria e Drejtësisë
Ndërsa Ministria e Financave ka për detyrë shpërndarjen e fondit, ajo e Drejtësisë ka për detyrë përgatitjen e plotë të dokumentacionit për çdo ish-të dënuar apo të ekzekutuar. Ajo është autoriteti përgjegjës për bashkërendimin e punës. Pra, gjatë shqyrtimit të kërkesave, kjo ministri bashkërendon punën me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, SHISH, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe arkivat e sistemit gjyqësor. “Kriteret, procedurat e bashkërendimit të informacionit dhe lloji i përgjigjes për çdo kërkesë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj. Më pas është Ministria e Brendshme ajo që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të qeverisë, depoziton në Ministrinë e Drejtësisë kopje të njësuara të arkivit, për dënimet me internim të personave në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954.

Si bëhet kërkesa për dëmshpërblim

Kërkesa për të marrë dëmshpërblimin duhet të përmbajë gjashtë dokumente. Së pari, duhet të ketë të dhëna për gjendjen civile të ish-të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacion aktual. Dokumenti i dytë janë të dhënat për periudhën e ekzekutimit, vuajtjen e dënimit, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi apo internimi. Pra, nëse ka qenë më shumë se një herë në burg, internim apo izolim. Dokumenti i tretë që duhet të jetë në kërkesë është vendimi i gjykatës, i formës së prerë, akti i internimit apo akuza për izolim, nëse ka të tillë. Dokumenti i katërt është përgatitja e gjithë dokumentacionit për gjendjen aktuale famijare të ish të dënuarit politikë, pra certifikata familjare. Dokumenti i pestë është pikërisht ankesa që mund të ketë për plotësimin e dokumentacionit të të dënuarit politik. Kjo bëhet për gabime ortografike apo materiale, të përbërjes së gjendjes civile, ndryshime në vendim apo aktakuzë. Dokumenti i fundit që duhet është certifikata e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë, të zgjedhur prej të dënuarit politik për komunikim. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës. ndërsa për të dënuarit politik që nuk jetojnë më, duhet të jenë familjarët e tyre që duhet të plotësojnë kërkesën, për ta dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Neni 12
Autoritetet përgjegjëse për bashkërendimin e punës
1. Ministria e Drejtësisë gjatë shqyrtimit të kërkesave bashkërendon punën me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ të Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe arkivat e sistemit gjyqësor.
2. Kriteret, procedurat e bashkërendimit të informacionit dhe lloji i përgjigjes për çdo kërkesë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Ministria e Brendshme brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni depoziton në Ministrinë e Drejtësisë kopje të njësuara të arkivit, për dënimet me internim të personave në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954.

Neni 13
Kriteret për shpërndarjen e fondit
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.
I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/ familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese, që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë. Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.

Neni 14
Shpërndarja e dëmshpërblimit
1. Ministria e Drejtësisë brenda 1 jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblim, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish të dënuarve politikë, që përfitojnë dëmshpërblim, sipas këtij ligji.
2. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan, në vlerë të plotë, dëmshpërblimin, për çdo të dënuar politik, që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
3. Ministri i Financave urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Maj 2007 - 21:50:

KUR DO VIJ AJO DITE...........

Ligji, gati për diskutim në Kuvend



Ligji i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë, i sapo miratuar nga qeveria është gati të mbërrijë në Kuvend. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se brenda disa ditëve pritet të dorëzohet në sekretarinë e Kuvendit, për të vijuar më pas me procedurat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe në votim. Gazeta “Tirana Observer” boton sot 37 nenet e ligjit ku përcaktohet si do bëhet shpërndarja, kush përfiton si dhe të gjitha detajet e tjera.
Ligji
Projektligji i qeverisë për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist është gati për t’u paraqitur për diskutim në Komisionin Parlamentar të ligjeve. Ndërkohë që shoqatat kanë paraqitur kërkesën për diskutim si grup interesi. Projektligji përmban 37 nene në të cilat janë përcaktuar kriteret për të qenë një ish i dënuar politik, kush përjashtohet, si do të merret dëmshpërblimi, si do të bëhet kërkesa, verifikimi i kërkesës, kush institucione do të zbatojnë atë, si dhe mënyra e marrjes së lekëve. Në projektligj thuhet se do të merren dy mijë lekë dëmshpërblim për ditën e burgut, si dhe një mijë lekë për ditën e internimit në vitet 1945-1954. Në nenet e tij është përcaktuar edhe mënyra e dëmshpërblimit për të pushkatuarit, të cilët i merr një rreth i ngushtë familjar. Ndërkohë që pushkatimi është i barazvlefshëm me tetë vite burg, ku një ditë burgu është dy mijë lekë. Do të jenë disa institucione që do të merren me zbatimin e tij, ku rolin kryesor e luajnë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Ndërkohë që Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Gjykata e Lartë do të përgatisin dosjet përfundimtare të të përndjekurve që do të përfitojnë nga ligji. Ndërsa fondi do të rigjenerohet çdo vit, pasi tani në buxhetin vjetor të qeverisë do të përcaktohet edhe fondi për dëmshpërblimin e tyre.
Kush përfiton
Por nga ligji i hartuar nga qeveria nuk do të përfitojnë të gjithë të dënuarit politikë të komunizmit. Në këtë mënyrë prej tij përjashtohen ata që kanë qenë të dënuar për sabotim ekonomik, për spiunazh etj. Në bazë të projektligjit ata që do të përfitojnë janë ata të cilët kanë pasur një vendim hetuesie apo dënimi me vdekje në periudhën 30 nëntor 1944 deri në 1 tetor 1991. Ata që kanë pasur dënim me burgim, burgim të përjetshëm, mjekim të detyruar, dënim në një institucion psikiatrik, urdhër nga hetuesia, vendim me vdekje, i cili nuk është ekzekutuar si pasojë e rrëzimit të pushtetit, si dhe vendim për internim brenda kampeve të rrethuara me tela deri në vitin 1954.

Kush perfiton

Personi duhet të jetë i dënuar me dënim kapital, internim apo të jetë i izoluar në hetuesi apo institucion mjekësor psikiatrik gjatë periudhës 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991.

Nëse kanë qenë në izolim në hetuesi apo në psikiatri me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me urdhër të hetuesisë, për shkak të një vepre penale politike të asaj kohe, siç është agjitacion dhe propagandë.

Të ketë vuajtur ose të ketë kryer dënimin pjesërisht apo plotësisht. Së katërti, të mos ketë pasur asnjë funksion apo detyrë në shtet gjatë periudhës së regjimit komunist.

Të mos ketë kryer vepra të dëmshme, me pasojë për jetën e të tjerëve.

Kush nuk përfiton

Nuk përfiton ai që ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit apo në Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Nuk përfiton ai që ka qenë anëtar qeverie, anëtar i KQ të PPSH, i Këshillit Presidencial, kreu i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, deputet përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991.

Nuk përfiton oficeri i Sigurimit të Shtetit në repartet e ndjekjes dhe të ruajtjes së personaliteteve.

Një person që ka qenë i regjistruar si informator, agjent rezident, strehues, ose zotërues i një apartamenti të vënë në dispozicion nga Sigurimi i Shtetit gjatë të njëjtës periudhë.

Përjashtohet ai që ka qenë dëshmitar i rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve.

Nuk përfiton hetuesi, prokurori, gjyqtari a ndihmësgjyqtari në procese politike speciale.

Nuk përfiton bashkëpunëtori i ndonjë shërbimi të huaj zbulimi, ose analog i tyre.

PROJEKTLIGJ PER DEMSHPERBLIMIN E TE DENUARVE TE KOMUNIzmit

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI

PROJEKTLIGJ PER DEMSHPERBLIMIN E TE DENUARVE POLITIKE TE REGJIMIT KOMUNIST

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi

Kreu I
Dispozita të Përgjithshme
Neni 1
Objekti dhe fusha e veprimit të ligjit
Objekti i këtij ligji është caktimi i përfituesve, masës së kritereve dhe procedurës së përfitimit të dëmshpërblimit financiar, për ish të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur persekutim të drejtpërdrejtë në regjimin komunist, nëpërmjet kryerjes së dënimeve penale, të padrejta, si burgim apo masa mjekësore të detyrueshme, si pasojë e një apo disa vendimeve penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme, gjykatave speciale apo të urdhrave të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri 1.10.1991.
Objekti i këtij ligji është dëmshpërblimi i familjarëve të viktimave, të ekzekutuara apo pushkatuara, padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991, si dhe dëmshpërblimi financiar për personat e internuar në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954, me kusht që humbja e jetës apo periudha e vuajtjes së internimit të vërtetohen me dokument, të krijuar si burim arkivor para datës 1.10.1991. Dëmshpërblimi i viktimave të vrara ose të ekzekutuara gjatë periudhës 30.11.1944 deri 1.10.1991 jepet vetëm për familjarët e përcaktuar sipas këtij ligji.
Dëmshpërblimi financiar, sipas këtij ligji, nuk përjashton marrjen e masave të tjera të njëkohshme ose të mëvonshme, ligjore apo administrative në dobi të të persekutuarve e të dënuarve politikë, të cilat i shërbejnë rivendosjes së drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të kësaj shtrese apo krijimit të kushteve favorizuese, për riintegrimin shoqëror të tyre.

Neni 2
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është dhënia e dëmshpërblimit financiar, si një ndër instrumentet politikë që ofron shteti shqiptar në shërbim të një jete dinjitoze për vitet në vijim, për çdo ish të dënuar politik të regjimit komunist të mbetur gjallë, apo për familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo internuara, në kampe me rrethim me tela me gjemba pa të drejtë.
Dëmshpërblimi financiar, sipas këtij ligji, është pjesë e veprimeve shtetërore për dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist.

Neni 3
Dënim penal i padrejtë
Me dënim penal të padrejtë, në kuptim të këtij ligji për efekt të dëmshpërblimit nënkuptohet dënimi kapital ose çdo ditë heqje lirie, izolimi apo internimi për vepra penale politike, në institucionet penitenciare apo një institucion mjekësor, psikiatrik apo jo psikiatrik, për shkak të një:
a) vendimi apo urdhri hetuesi me vdekje, i ekzekutuar gjatë periudhës 30.11.1944-1.10.1991;
b) vendimi dënim me burgim të përjetshëm;
c) vendimi dënim me burgim;
ç) Vendimi dënim me mjekim të detyruar;
d) vendimi dënim me vendosje në një institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik;
dh) urdhri nga hetuesia;
e) vendimi dënim me vdekje, i paekzekutuar si pasojë e rrëzimit të sistemit komunist më 1.10.1991;
ë)Vendimi, urdhri hetuesie apo vendimi administrativ politik për internim brenda kampeve, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954.

Neni 4
Kriteret për të përfituar dëmshpërblim
I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim apo të jetë izoluar në hetuesi apo institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991.
b) Heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik me vendim gjyqësor të formës së prerë ose me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike siç përcaktohet në nenin 5, të këtij ligji;
c) Të ketë kryer ose vuajtur dënimin penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht;
ç) Të mos ketë pasur asnjë funksion apo detyrë nga ato të përcaktuara në nenin 6, të këtij ligji para, gjatë apo pas vuajtjes së dënimit politik;, gjatë periudhës së regjimit komunist 30.11.1944-1.10.1991;
d) Sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasojë për jetën e shtetasve të tjerë.

Neni 5
Vepra penale politike
1. Vepra penale politike në kuptim të këtij ligji, vlerësohen vetëm veprat penale të parashikuara në njërën nga dispozitat ligjore të mëposhtme:
a) Në nenin 1, të ligjit nr.21 datë 15.12.1944 “ Mb sabotatorët e luftës dhe pushtetit të popullit mbi ata që fshehin kriminelët e luftës etj, mbi ata që vjedhin pasurinë e shtetit dhe të popullit mbi spekulatorët, falsifikatorët, mbi ata që fshehin sende të domosdoshme për ushqimin dhe strehimin e popullit dhe për rindërtimin e vendit”;
b) Në nenet 14,15,16,17 e 18 të ligjit nr.41 datë 14.1.1945 “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”;
c) Në nenet 2,3 pika 13,4,7,8 e 9 të ligjit nr.372 datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit”;
ç) Në ligjin nr.373, datë 12.12.1946, “Mbi ndjekjen penale e tregtisë së ndaluar të spekulimit dhe të sabotimit ekonomik”, pjesa e sabotimit ekonomik;
d) Dispozitat e mëposhtme të Kodit Penal të vitit 1952:
Neni 64: Tradhtia ndaj atdheut
Neni 65: Spiunazhi
Neni 69: Organizmi dhe pjesëmarrja në bandat e armatosura
Neni 70: Diversioni
Neni 72: Sabotimi
Neni 73: Agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetor popullor
Neni 74: Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive, racave ose feve
Neni 75 Propaganda e luftës
Neni 76 Pjesëmarrja në një organizatë kundër pushtetit popullor
Neni 77 Veprimtaria para çlirimit
Neni 78 Solidarësia ndërkombëtare
Neni 102,103,104,105 “Krime në lidhje me tatimet dhe detyrimet”.
Dh) Dispozitat e Kodit Penal të vitit 1977, miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.6.1977 dhe ndryshuar me ligjin nr.6300 datë 27.3.1981, të përcaktuara, si më poshtë vijon:
Neni 47 “Tradhtia ndaj atdheut”
Neni 48 “Spiunazhi”
Neni 52 “Diversioni”
Neni 53 “Sabotimi”
Neni 55 “Agjitacioni dhe propaganda kundër shtetit”
Neni 57 “Krijimi i një organizate kundërrevolucionare ose pjesëmarrja në të”
Neni 58 “Veprimtaria armiqësore para çlirimit”
Neni 60 “Veprimtaria kundër lëvizjes revolucionare të klasës punëtore”
Kur në përfundim të një gjykimi ish i dënuari politik është dënuar me një vendim përfundimtar të dhënë si bashkim dënimesh një ose disa prej të cilave janë dënime penale politike të padrejta. Në kuptim të këtij ligji, përllogaritja e pjesës takuese që zë dënimi politik, për efekt të këtij ligji, në kohën e përgjithshme të vuajtjes së dënimit të kryhet në përpjesëtim me raportin gjithsej sipas formulës që i bashkëlidhet shtojcës “A”. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur bashkimi i dënimeve është gjatë kohës së vuajtjes së një dënimi të mëparshëm.

Neni 6
Funksione a detyra të papajtueshme për përfitimin e dëmshpërblimit
Në kuptim të këtij ligji me funksione a detyra të papajtueshme për përfitimin e dëmshpërblimit nënkuptohet:
a) punonjësi i sektorit për sigurimin e shtetit, në Komitetin Qendror të PPSH-së;
b) Anëtari i qeverisë, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Anëtari i Këshillit Presidencial; kryetari i Gjykatës së Lartë, prokurori i Përgjithshëm, deputet, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991.
c) oficeri i Sigurimit të Stetit (legal a ilegal) në repartet e ndjekjes dhe ato të ruajtjes së personaliteteve;
ç) personi i regjistruar në materialet e Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor (informator, agjent rezident, strehues ose zotërues i një apartamenti vënë në dispozicion nga sigurimi i shtetit), gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991;
d) denoncuesi, dëshmitari i rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve;
dh) hetuesi, prokurori, gjyqtari a ndihmësgjyqtari në procese politike speciale
e) bashkëpunëtori i ndonjë shërbimi të huaj zbulimi, ase analog i tyre.

Neni 7
Masa e dëmshpërblimit për të burgosurit politikë dhe të internuarit në kampe me rrethim tela gjemba, deri në vitin 1954
Çdo i dënuar politik për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi nga data 30.11.1944-1.10.1991 dëmshpërblehet financiarisht sipas kritereve të këtij ligji, në masën e 2000(dy mijë) lekë në ditë. Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1000 lekë dita.
Dëmshpërblimi i përcaktuara në paragrafin e parë u takon edhe familjarëve të tij në pjesë të barabartë takuese, kur i dënuari nuk jeton më. Dëmshpërblimi për familjarët është e drejtë jopasurore vetjake.

Neni 8
Rrethi i familjarëve, sipas këtij ligji
Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore vetëm paraardhësit, bashkëshortja, fëmija/ët dhe vëllezërit dhe motrat.
Familjarët në shkallë të parë, sipas Kodit Civil përjashtojnë familjarët e tjerë.


KREU II
AUTORITETI PERGJEGJESE DHE KRITERET, NE BAZE TE TE CILAVE KRYHET SHPERNDARJA E DEMSHPERBLIMIT

Neni 10
Autoriteti përgjegjës për miratimin e dëmshpërblimit
Dëmshpërblimi financiar sipas këtij ligji miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohen gjenealitet përkatëse të ish të dënuarit politik, lloji i dënimit, periudha e plotë e vuajtjes së dënimit, gjithsej në vite muaj dhe ditë sipas rastit, shuma e dëmshpërblimit financiar dhe sipas rastit gjenealitet e sakta të familjarëve të viktimave të pushkatuara dhe masa përkatëse e dëmshpërblimit të tyre.

Neni 11
Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave
1. Çdo kërkesë për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, shqyrtohet nga Ministria e Drejtësisë në përputhje me rregullat e përcaktuara në kreun V të këtij ligji. Kur pas shqyrtimit administrativ, rezulton se kërkesa është e drejtë dhe e bazuar në ligj, Ministria e Drejtësisë i propozon Këshillit të Ministrave miratimin e dëmshpërblimit.
2. Këshilli i Ministrave shqyrton propozimet e dërguara nga Ministra e Drejtësisë brenda 2 javëve kalendarike. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare.

Neni 12
Autoritetet përgjegjëse për bashkërendimin e punës
1. Ministria e Drejtësisë gjatë shqyrtimit të kërkesave bashkërendon punën me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Shërbimin Informativ të Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe arkivat e sistemit gjyqësor.
2. Kriteret, procedurat e bashkërendimit të informacionit dhe lloji i përgjigjes për çdo kërkesë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Ministria e Brendshme brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni depoziton në Ministrinë e Drejtësisë kopje të njësuara të arkivit, për dënimet me internim të personave në kampe, me rrethim me tela me gjemba, deri në vitin 1954.

Neni 13
Kriteret për shpërndarjen e fondit
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 lekë.
I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish të dënuarit/ familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese, që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 lekë. Asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.

Neni 14
Shpërndarja e dëmshpërblimit
1. Ministria e Drejtësisë brenda 1 jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblim, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish të dënuarve politikë, që përfitojnë dëmshpërblim, sipas këtij ligji.
2. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan, në vlerë të plotë, dëmshpërblimin, për çdo të dënuar politik, që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
3. Ministri i Financave urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas radhës së përparësisë së caktuar në nenin 13 të këtij ligji.

Neni 15
Tërheqja e dëmshpërblimit nga llogaritë
Dëmshpërblimi financiar, i depozituar në llogaritë bankare, tërhiqet personalisht nga vetë ish i dënuari politik, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar.
Kur ish i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 9, të këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen buxhetit të shtetit.
Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë/depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën njeri prej tyre është gjallë.
Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/ave, që tërheq dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit, që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave.
Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm, të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë.
Banka e Shqipërisë mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, gjobit bankën e nivelit të dytë, me gjobë të barabartë sa 3-fishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.

Neni 16
Çelja e depozitës dhe njoftimi
Depozitat bankare, që çelen në emër të ish të dënuarit politik, sipas nenit 15, të këtij ligji, bëhen të disponueshme brenda 1 jave kalendarike nga çelja e tyre. Ministria e Financave njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare për çeljen e llogarive. Ky njoftim shpallet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në arkivin për këtë çështje.

Neni 17
Afati i vlefshmërisë së depozitës
Depozitat e çelura në përputhje me nenin 16 të këtij ligji janë ë kërkueshme 3 vjet nga çelja e tyre. Kur brenda 3 vjetëve pranë bankës nuk paraqitet asnjë i interesuar, apo kur të interesuarit nuk plotësojnë kriteret e caktuara në nenin 15, të këtij ligji, llogaria transferohet drejtpërdrejt në thesarin e shtetit, sipas një rakordimi paraprak, të kryer ndërmjet bankës së nivelit të dytë, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave. Për depozitën bankare të kthyer, banka e nivelit të dytë i paguan thesarit të shtetit edhe një normë interesi, gjithsej, të barabartë me normën 3-vjeçare të interesit për depozitë, me të cilat operon banka.


KREU III
Mbikëqyrja e mënyrës së shpërndarjes së çdo dëmshpërblimi
Neni 18
Mbikëqyrja nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me një komision të posaçëm, brenda 3-mujorit të parë të çdo viti, verifikon mënyrën e shpërndarjes së dëmshpërblimit nga Ministria e Financave, në përputhje me kriteret e caktuara në nenin 13 të këtij ligji.
Ministri i Financave vë në dispozicion të Kuvendit, brenda datës 17 janar të çdo viti, dokumentet e vitit pararendës. Komisioni, sipas informacionit të Ministrisë së Financave dhe të Bankës së Shqipërisë, i raporton Kuvendit brenda 15 ditëve nga ngritja e tij.

Neni 19
Mbikëqyrja nga Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin bankar në fuqi dhe me këtë ligj, mbikëqyr zbatimin e neneve 15, 16 e 17 të këtij ligji nga bankat e nivelit të dytë, që ofrojnë këtë shërbim, sipas përzgjedhjes.
Brenda datës 27 janar të çdo viti, Banka e Shqipërisë raporton në komisionin e posaçëm të Kuvendit, me shkrim, informacion për shpërndarjen e depozitave dhe ecurinë e këtij procesi, gjatë vitit pararendës.


KREU IV
Fillimi i procedurës për kërkesën për dëmshpërblim
Neni 20
Afati i paraqitjes së kërkesës dhe autoriteti
1. Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ish të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara, që plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5, të këtij ligji, paraqesin, në Ministrinë e Drejtësisë, kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit 6-mujor sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish të dënuarin politik apo familjarin e viktimës, me dënim kapital. Sipas këtij ligji, ish i dënuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimës së pushkatuar nuk mund të rivendosen në afat, për paraqitjen e kërkesës, kur kanë kaluar mbi 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 21
Përmbajtja e kërkesës
Kërkesa për dëmshpërblim duhet të përmbajë:
a) të dhëna për gjendjen civile të ish të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacion aktual, sipas rastit, nëse janë ndryshuar emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e të mëmësisë për të dënuarit me vdekje, burgim dhe internim. Për të gjitha ndryshimet, kërkesës duhet t’i bashkëlidhet edhe akti, që i ka ndryshuar ato.
b) të dhëna për periudhën e ekzekutimit (ditën)/ vuajtjen e dënimit/ dënimeve, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi apo internimi;
c) vendimin e gjykatës, të formës së prerë/aktin e internimit apo aktakuzën për izolimin, nëse ka;
ç) dokumentacion për gjendjen familjare aktuale të ish të dënuarit politik.
d) çdo informacion, që ka ai, për gabime, ortografike apo materiale, të përbërësve të gjendjes civile të tij, në vendim apo aktakuzë, për identifikimin e saktë të tij;
dh) certifikatën e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë, të zgjedhur prej tij për komunikim. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës.
Për ish të dënuarit, që nuk jetojnë, apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari, sipas rrethit të caktuar në këtë ligj.

Neni 22
Mënyra dhe evidentimi i kërkesave
Paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të “Posta Shqiptare”, sha, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit, nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria.Çdo ish i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara, ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet, në emër të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip, që i bashkëlidhet këtij ligji, ku shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi, në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. “Posta shqiptare”, sha, regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi.
Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit.
Tarifa e këtij shërbimi postar, e reduktuar, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi kryhet në të gjitha filialet postare, të qyteteve dhe të bashkive të vendit.
Për të dënuarit, me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i dokumenteve në Ministrinë e Drejtësisë kryhet, drejtpërdrejt, nëpërmjet shërbimit konsullor, sipas së njëjtës procedurë të përcaktuar në paragrafin e dytë, të këtij neni, ku punonjësi konsullor kryen pranimin dhe harton formularin e dorëzimit të dokumentacionit. Kërkesat, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, i përcillen ministrit të Drejtësisë. Tarifa e këtij shërbimi përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
“Posta Shqiptare”, sha, dhe shërbimi konsullor, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 6–mujor, dorëzojnë në Këshillin e Ministrave të dhëna për numrin e dërgesave të kryera. Një kopje e këtij informacioni i përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Kur, pas plotësimit të afatit 6-mujor, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka pretendime nga ish të dënuar politikë, familjarë të viktimave të pushkatuara, se kanë dorëzuar dokumentet, por, ato nuk gjenden, kanë humbur, kanë të me ta të pjesshme etj., mjeti i vetëm provues, që shërben për pranimin e këtij pretendimi, është formulari i trefishtë, i dorëzimit në postë apo në shërbimin konsullor. Ministri i Drejtësisë urdhëron ripranimin e dokumenteve, edhe pas plotësimit të afatit 6-mujor, sipas këtij ligji, vetëm kur kërkuesi provon se i ka dorëzuar ato në postë apo shërbimin konsullor.

Neni 23
Evidentimi dhe krijimi i regjistrit elektronik në ministri
Të gjitha kërkesat të mbërritura nëpërmjet “Posta Shqiptare”, sha, apo shërbimit konsullor, regjistrohen dhe evidentohen në librat e hyrjes në ministri, në emër të personit të dënuar politik, që aplikon për përfitimin e dëmshpërblimit.
Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë, në faqen e vet zyrtare, publikon gjenealitetet e çdo kërkuesi, që aplikon për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji. Të dhënat e këtij regjistri përditësohen çdo javë, në mënyrë periodike.



KREU V
Procedura e shqyrtimit të kërkesave
Hetimi
Neni 24
Nisja e shqyrtimit
Ministria e Drejtësisë kryen shqyrtimin e çdo kërkese, të përcjellë nga të ish të dënuarit politikë, nëpërmjet “Posta Shqiptare”, sha dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas nenit 20 të këtij ligji.
Në përfundim të afatit 6-mujor, pasi janë kryer rakordimet përkatëse, ndërmjet “Posta Shqiptare” sha, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë, ministri i Drejtësisë raporton pranë Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, numrin e kërkesave totale të paraqitura për dëmshpërblim, sipas këtij ligji, dhe diferencat, kur ka të tilla.

Neni 25
Veprimet paraprake
Ministria e Drejtësisë, pas regjistrimit të kërkesës, hap dosjen individuale dhe, brenda 10 ditëve, vepron si më poshtë vijon:
a) Kur nga shqyrtimi paraprak vëren se kërkesa nuk shoqërohet me dokument provues e njofton kërkuesin për të plotësuar dokumentet, brenda një afati 30-ditor, duke i dhënë informacion për zyrën shtetërore, se ku mund t’i gjejë këto dokumente;
b) Kur nga shqyrtimi paraprak provon se i dënuari politik nuk është gjallë dhe kërkesa nuk kryhet nga rrethi i familjarëve, të përcaktuar në këtë ligj, i dërgon njoftim negativ dërguesit në adresën e tij. I njëjti veprim kryhet edhe për familjarët e viktimave të pushkatuara, kur provohet se familjarët brenda rrethit të caktuar në këtë ligj nuk jetojnë më.
c) Kur nga shqyrtimi paraprak provon se lloji i dënimit nuk përbën shkak për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, dërgon njoftim negativ në adresën e dërguesit;
ç)Shqyrton në themel të gjitha kërkesat e tjera, që plotësojnë kriteret formale të këtij ligji.
Veprimet administrative, të përmendura në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të këtij neni, evidentohen, me shkrim dhe i njoftohen menjëherë kërkuesit/ose dërguesit, duke argumentuar shkakun ligjor përkatës. Një kopje e njoftimit, sipas rastit, administrohet në dosjen individuale përkatëse. Ministria e Drejtësisë, për të gjitha njoftimet lajmëron kërkuesin edhe për adresën zyrtare, ku duhet të dërgojë dokumentet me postë apo nëpërmjet shërbimit konsullor. Në të gjitha rastet kërkuesit kanë të drejtë të ofrojnë e të sjellin prova, për të kundërshtuar njoftimin negativ. Korrespondenca, në këtë rast, do të jetë e njëjtë, si në rastin e dërgimit të kërkesës me postë.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë evidentohen, çdo javë kalendarike, veprimet paraprake, për çdo kërkesë të regjistruar.
Kur, brenda një afati 45-ditor nga marrja e njoftimit negativ, nga kërkuesi, kur, në adresën e Ministrisë së Drejtësisë nga kërkuesi nuk paraqitet asnjë pretendim për çështjen apo pretendimi nuk provohet, ministri i Drejtësisë urdhëron mosmiratimin e kërkesës. Urdhri shoqërohet me relacionin përkatës.

Neni 26
Zhvillimi i hetimit
Struktura përgjegjëse në ministri, brenda 35 ditësh, shqyrton në themel të gjitha kërkesat, që pas shqyrtimit paraprak janë kualifikuar se plotësojnë kërkesat, sipas shkronjës “ç”, të nenit 25, të këtij ligji.
Brenda 35 ditëve, struktura përgjegjëse në ministri verifikon dokumentacionin, sipas neneve 3 e 5, të këtij ligji, harton relacionin përkatës dhe i propozon ministrit pranimin e kërkesës, si të bazuar në ligj, apo mospranimin e saj.
Kur propozohet pranimi i kërkesës, akti i propozimit, i nënshkruar nga punonjësi përgjegjës, përmban dhe periudhën e saktë, në ditë, muaj dhe vite të dënimit të kryer, si dhe masën në lekë të dëmshpërblimit, që do t’i jepet, sipas ligjit.
Ministri i Drejtësisë, në mbështetje të propozimit të strukturës përgjegjëse, urdhëron pranimin apo refuzimin e saj, kur kërkesa nuk mbështetet në ligj. Aktet nënligjore të ministrisë së Drejtësisë shpallen edhe në faqen zyrtare të ministrisë.

Neni 27
Mënyra e shqyrtimit të hetimit
Shqyrtimi i kërkesave për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas nenit 26, të këtij ligji, kryhet, nëpërmjet shqyrtimit të drejtpërdrejtë dhe të bashkërenduar. Ministri i Drejtësisë vendos pranimin e një kërkese vetëm, kur, nga shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe i bashkërenduar, kërkesa plotëson të gjitha kriteret e nenit 4, të këtij ligji.

Neni 28
Shqyrtimi i drejtpërdrejtë
Shqyrtimi i drejtpërdrejtë është faza e parë e hetimit, i cili kryhet në sektorin e Gjendjes Gjyqësore, në Ministrinë e Drejtësisë (skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm, për të përndjekurit politikë të regjimit komunist) dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues, që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi, që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Për çdo kërkesë, kërkohen të dhëna për emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, llojin e veprës penale, etj., përfshi dhe indicet për gabime të mundshme, ortografike dhe materiale, të dhëna nga vetë kërkuesi, për gjenealitetet e tij. Pas verifikimit të drejtpërdrejtë të informacionit, punonjësi vepron, si më poshtë vijon:
a) Kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënim penal politik, ai evidenton, në një formular të posaçëm, llojin dhe, sipas rastit, kohën e vuajtjes së dënimit, gjithsej, të cilin ia bashkëlidh dosjes. Dosja i përcillet për shqyrtim të bashkërenduar organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shkronjën “d”, të nenit 4, të këtij ligji;
b) Kur provohet se kërkuesi, gjatë të njëjtit gjykim apo gjatë gjykimeve të tjera, është dënuar për një ose më shumë vepra penale, politike dhe jopolitike, ai evidenton llojin dhe, sipas rastit, kohën e saktë të vuajtjes së dënimit, gjithsej, politik dhe jopolitik, në një formular të veçantë, që i bashkëlidhet dosjes. Në vijim dosja u përcillet, për shqyrtim të bashkërenduar, organeve të tjera shtetërore, për të parë nëse çështjet janë sipas kritereve të përcaktuar në shkronjën “d”, të nenit 4;
c) Kur provohet se kërkuesi, sipas vendimit gjyqësor, të formës së prerë, ka kryer veprime me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë, i propozon ministrit ta klasifikojë kërkesën si të pabazuar në këtë ligj;
ç) Kur provohet se kërkuesi ka kryer vetëm dënime jopolitike, i propozon ministrit ta klasifikojë atë, si të pabazuar në këtë ligj;
d) Kur provohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka të dhëna për kërkuesin, kërkesa i përcillet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, për verifikim të drejtpërdrejtë, në burimet e tyre arkivore të periudhës 30.11.1944-1.10.1991. Autoritetet përgjegjëse, brenda 30 ditësh, verifikojnë kërkesën dhe dërgojnë informacion në Ministrinë e Drejtësisë edhe për çështje, të përmendura në shkronjën “d”, të nenit 4, të këtij ligji. Brenda 5 ditësh, Ministria e Drejtësisë e kualifikon kërkesën:
i- në njërën ndër veprimet e përcaktuara në shkronjat “a” deri në “ç” të këtij neni:
ii- në rubrikën “Të dhëna për kërkuesin nuk ka”.
Kur kërkesa kualifikohet sipas nënndarjes “ii”, të shkronjës “d” të këtij neni, punonjësi i propozon ministrit ta klasifikojë, si të pabazuar në këtë ligj, për mungesë provash.
Në kuptim të këtij neni, shprehja kërkues i referohet subjektit, që ka kryer dënim politik me burgim, internim apo është ekzekutuar.

Neni 29
Shqyrtimi i bashkërenduar
Shqyrtimi i bashkërenduar është faza e dytë e hetimit, të cilit i nënshtrohen kërkesat, që rezultojnë dënime politike, në kuptim të këtij ligji. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, brenda afatit 30-ditor, shqyrtojnë kërkesat dhe, me njoftim individual, shprehet secili, nëse i dënuari politik plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjën “d”, të nenit 4, të këtij ligji. Informacionet e bashkërenduara depozitohen në dosje.
Punonjësi përgjegjës, në përputhje me nenin 26 të këtij ligji, përgatit relacionin, të cilin ia paraqet ministrit të Drejtësisë.

Neni 30
Miratimi i kërkesës
Ministri i Drejtësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, vendos miratimin apo refuzimin e kërkesës, i cili duhet të jetë i formës së prerë.
Brenda 10 ditësh, ministri i Drejtësisë paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave propozimet për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, të cilave u bashkëlidhen relacionet përkatëse.


KREU VI
Transparenca e procesit
Neni 31
Mbikëqyrja nga grupimet e interesit
Grupimet joqeveritare të ish të dënuarve politikë kanë të drejtë të paraqesin pretendime konkrete për çështje të moszbatimit të këtij ligji, apo të denoncojnë raste përfitimesh, pa të drejtë.
Brenda 10 ditësh, ministri i Drejtësisë shqyrton çështjen dhe vë në dijeni grupimin joqeveritar, Këshillin e Ministrave dhe komisionin përgjegjës për çështje të të drejtave të njeriut, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për çdo pretendim, të paraqitur sipas paragrafit të parë, të këtij neni.
Raporti, me shkrim, i ministrit të Drejtësisë shoqërohet me kopje të dokumentacionit provues.

Neni 32
Denoncimi i fakteve të pavërteta
Çdo qytetar, në mënyrë individuale apo në grup, ka të drejtë të denoncojë të dhëna të rreme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e procesit të përfitimit të dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist.
Ministri i Drejtësisë shqyrton çdo denoncim të rastit. Përgjigjja e verifikimit bëhet publike në faqen zyrtare të ministrisë, edhe nëse hartuesi i saj është anonim.


KREU VII
Dispozita kalimtare dhe të fundit
Neni 33
Fondet për zbatimin e këtij ligji
Në ligjin e buxhetit planifikohen fondet vjetore për zbatimin e këtij ligji. Këshilli i Ministrave, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, saktëson faturën financiare të dëmshpërblimit dhe i propozon Kuvendit skemën 8-vjeçare të shpërndarjes së fondeve.

Neni 34
Përzgjedhja e bankës së nivelit të dytë
Ministri i Financave, në bazë të fondit buxhetor të planifikuar, organizon, brenda 3-mujorit të fundit të çdo viti, procedurën e përzgjedhjes së bankës/bankave të nivelit të dytë, të cilat do të realizojnë shërbimin e shpërndarjes së depozitave për dëmshpërblimet, që do të shpërndahen në vitin në vijim. Fitues është subjekti bankar, që ofron shërbimin më të mirë, sipas kushteve të përcaktuara nga ministri i Financave.

Neni 35
Depozita kalimtare
Fondet e planifikuara me buxhetin e shtetit, të vitit 2007, do të shpërndahen sipas procedurave të këtij ligji, brenda datës 28 tetor 2007.

Neni 36
Aktet nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.

Neni 37
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare


Kryetari
Jozefina Topalli


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Maj 2007 - 21:53:

DO VDESIM DHE DO NA NGELI GOZHDE NE ZEMER.......

Katër shtesat që propozohen për ligjin



Ligji i qeverisë për dëmshpërblimin e të përndjekurve të regjimit komunist nuk ka kaluar pa vërejtjet e shoqatave të tyre. Edhe pse kanë mendime të ndryshme, amendimet e tyre përmblidhen në katër shtesa. “Tirana Observer” boton sot mendimet e shoqatave të të përndjekurve politikë lidhur me projektligjin e qeverisë, të cilat do t’ia paraqesin Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Bëhet fjalë për datën që duhet të merret parasysh, mënyrën e paraqitjes së kërkesës, trashëgimtarët si dhe të pushkatuarit. Megjithëse janë dakord me formulën e llogaritjes për fitimin e parave dhe sasinë e vënë nga qeveria, ata kanë kërkuar vetëm rregullime teknike të ligjit.
Shtesat e shoqatave
Shoqatat e të përndjekurve pas publikimit të ligjit kanë bërë gati dhe mendimet e tyre lidhur me këtë projektligj dhe do t’i paraqesin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ndërkohë që burime nga Kuvendi shprehen se, projektligji i qeverisë “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” do të shqyrtohet në këtë komision vetëm pas tri javësh. Sipas shoqatave, për dëmshpërblimin e të pushkatuarve duhet të përfshihen edhe të pushkatuarit që nga gushti i vitit 1943, fill pas konferencës së Mukjes. Kjo, sipas tyre, pasi shumë njerëz janë pushkatuar pa gjyq gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë që një ndryshim tjetër që ata duan t’i paraqesin deputetëve të Komisionit të Ligjeve është edhe mënyra e përfitimit. Shoqatat e të përndjekurve thonë se nuk është e mundur që me mijëra të përndjekur të shkojnë në dyert e Ministrisë së Drejtësisë për të bërë kërkesën për dëmshpërblimin. “Ministria e Drejtësisë duhet t’i kishte nxjerrë këta emra, jo të bëjnë sërish një kërkesë, ndërkohë që pas gjashtë muajsh i humbet e drejta”, është shprehur kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Skënder Qendro. Ndërkohë që një çështje tjetër është edhe ajo e trashëgimtarëve. Sipas propozimeve të shoqatave, përfitues të dëmshpërblimit duhet të jenë edhe brezi i tretë. Thënë ndryshe, në bazë të projektligjit përfitues të dëmshpërblimit për të dënuarit që nuk jetojnë më, apo për të pushkatuarit trashëgimtarë, quhen gruaja, fëmijët, motra dhe vëllai. Ndërkohë që për shkak të kohës edhe ky brez ka vdekur. Shoqatat kërkojnë që të përfitojnë edhe nipërit dhe mbesat e tyre. Ndërsa lidhur me dëmshpërblimin, ata nuk kanë ankesa për shumën, por për shenjën e barazisë që është vendosur mes hetuesisë dhe të pushkatuarve. “Ne kemi kërkuar që të mos ketë shenjë barazimi ndërmjet hetuesisë dhe të pushkatuarit, që të shpërblehen me dy mijë lekë. Këtu s’kemi qenë dakord. Në kërkesën që kemi paraqitur ne, ishte 34 mijë lekë për të burgosurit dhe 50 mijë lekë për të pushkatuarit, që është e barabartë me tetë vite burg. Ndërsa në projektligj është vënë një shenjë barazimi”, shtoi Qendro. Ndërkohë që krahas këtyre propozimeve, një tjetër propozim vjen nga Shoqata e të Përndjekurve të Shkodrës. Megjithëse bëhet fjalë për trashëgimtarët, ata vënë re se problem janë klerikët të cilët janë pushkatuar gjatë kohës së fillimit të komunizmit. Shoqata e të Përndjekurve të Shkodrës argumenton se klerikët nuk kanë pasur familje, përveçse motra dhe vëllezër, të cilët gjithashtu nuk jetojnë më. Prandaj në një letër dërguar kryeministrit Berisha ata i kërkojnë që për këtë kategori të përfitojnë brezi i tretë.
Ligji
Në ligjin e qeverisë është parashikuar që të përfitojnë të pushkatuarit që nga 30 nëntori i vitit 1944 deri në tetor të 1991. Për trashëgimtarët thuhet se përfiton gruaja, fëmija, motra dhe vëllai.

projektLIGJI

Objekti i këtij ligji është dëmshpërblimi i familjarëve të viktimave, të ekzekutuara apo pushkatuara, padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991


Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore vetëm paraardhësit, bashkëshortja, fëmija/ët dhe vëllezërit dhe motrat.


Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara paraqesin, në Ministrinë e Drejtësisë, kërkesën me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit.

Çdo i dënuar politik për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi nga data 30.11.1944-1.10.1991 dëmshpërblehet financiarisht sipas kritereve të këtij ligji, në masën e dy mijë lekë në ditë.

SHOQATAT

Objekti i këtij ligji duhet të jetë dëmshpërblimi i familjarëve të viktimave, të ekzekutuara apo pushkatuara, padrejtësisht për motive politike me vendime penale të formës së prerë, të gjykatave të zakonshme apo speciale, ose me urdhra të organeve të hetuesisë, gjatë periudhës gusht 1943 deri më 1.10.1991.


Përveç familjarëve siç janë bashkëshorti/ja, fëmijët, motrat dhe vëllezërit, në rast se këta nuk jetojnë më, duhet të fitojnë edhe nipërit dhe mbesat e tyre.

Ndryshe nga projektligji shoqatat mendojnë se nuk do mund të realizohen me mijëra kërkesa vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkohë që nuk duhet të jenë ata që të bëjnë kërkesën, por Ministria e Drejtësisë duhet të kishte publikuar përfituesit.

Të mos ketë shenjë barazimi ndërmjet hetuesisë dhe të pushkatuarit që të shpërblehen me dy mijë lekë. Në kërkesën që shoqatat kanë paraqitur ka qenë 34 mijë lekë për të burgosurit dhe 50 mijë lekë për të pushkatuarit, që është e barabartë me tetë vite burg.

“Çfarë kemi fituar në këto 16 vite”

Aleksandër NDOJA

Fran Gega është njëri prej armatës së madhe të ish-të dënuarve të diktaturës. Për më shumë se 15 vite, ai ka provuar disa nga burgjet që diktatura kishte rezervuar për kundërshtarët e regjimit komunist. Për vite të tëra, pas rënies së komunizmit ai ka shpresuar se do të vinte një ditë që në një farë mënyre të kompensohej për vitet e rinisë në burgun famëkeq të Spaçit, por edhe të Burrelit. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar 16 vite nga rënia e komunizmit, qeveritë e njëpasnjëshme vetëm sa janë tallur me publikimin e listave të atyre që do të përfitojnë kompensimin e dëmeve të pësuara gjatë viteve të diktaturës. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, për të cilën ai thotë se ka qenë pranë kësaj shtrese që në daljen e parë, Gega rrëfen për situatën në të cilën gjendet kjo shtresë dhe shpresat e pakta për kompensimin e vuajtjeve të tyre.
Ju, si edhe mijëra të tjerë, 15 vite me parë keni lënë qelitë e burgjeve të diktaturës. Përveç lirisë së të shprehurit, çfarë keni fituar tjetër?
Të fitosh lirinë e të shprehurit nuk është pak. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ke fituar gjithçka. Ne të persekutuarit politikë edhe në kohën e diktaturës jemi shprehur haptazi ndaj pakënaqësive dhe padrejtësive të sistemit, që do të thotë, lirshmëri në ndërgjegje. Pikërisht për këtë liri të ndërgjegjes jemi persekutuar. Sot në demokraci kur njeriu shprehet lirshëm, dikush duhet të të dëgjojë dhe askush mos të të persekutojë për atë që shpreh. Këtu konsiston liria e shprehjes. Unë personalisht i bëj pyetjen vetes: “E kemi fituar në të vërtetë lirinë e shprehjes”? Për mua akoma liria e të shprehurit është në pikëpyetje, përderisa partinë që ti e mbështet politikisht duhet ta pranosh me të gjitha të metat dhe qeverisjen e saj, me gjithë mosrealizimet e premtimeve elektorale dhe nuk guxon të ngresh zërin se flakesh. Në qoftë se je në punë rrezikon vendin e punës, n.q.s je pa punë, humbet të gjitha të drejtat për t’u punësuar, në çfarëdo situate të vështirë ekonomike të ndodhesh, nuk të përkrah, shkurt si në kohën e PP-së shpallesh në mënyrë të maskuar “armik i partisë”. Në këtë kontekst, a mund të pranojmë se kemi fituar lirinë e të shprehurit? Nuk është nevoja për të dërguar në kampin famëkeq të Spaçit përderisa t’i bëjnë të gjitha këto, cilado parti apo qeveri qoftë, e majtë apo e ashtuquajtur e djathtë. Sa për pjesën e dytë të pyetjes, se çfarë kemi fituar tjetër përveç të shprehurit lirshëm, do të shtoj vetëm pak fjalë: Ekonomikisht vazhdojmë të proletarizohemi dhe politikisht të regjimentalizohemi siç jam shprehur në letrën e hapur drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe zv.kryeministrit në gazetën “Tirana Observer” dt. 04 gusht 2006.
Në këtë kontekst, si paraqitet situata në të cilën gjendet shtresa ish-të burgosurve dhe të persekutuarve politikë 15 vjet pas ndryshimeve demokratike?
Pak më lart u mundova të shpreh gjendjen në të cilën ndodhemi mbas 15 vitesh demokraci me dy fjalë: Të proletarizuar dhe të regjimentalizuar. Janë këto dy elemente bazë për të sunduar dhunshëm një shoqëri. Këto dy elemente të përdorura me mjeshtëri edhe nga diktatura komuniste. Me ardhjen e “demokracisë” ndryshimet u ndjenë mjaft në një pjesë të shoqërisë, sidomos në atë pjesë të shoqërisë që i përket nomenklaturës komuniste, me gjithë farefisin e tyre që erdhën në pushtet me ardhjen e demokracisë, të pa cënuar fare. Këta po. U bënë milionerë, monopolistë si në kohën e diktaturës, ku e gjithë pasuria kombëtare ishte në dorën e tyre. Pjesa tjetër e shoqërisë, sidomos e ish-të burgosurve dhe të persekutuarve mbeti dhe ndodhet edhe sot siç e ka lënë diktatura. Politikanët e sotëm po bëjnë një pazar të turpshëm me jetën, vuajtjet dhe me plagët tona që na shkaktoi sistemi genocidist i Enver Hoxhës. Këta politikanë si në kohën e diktaturës mbeten sinonim i propagandës dhe i gënjeshtrës pa u preokupuar fare për të vënë në vend kuptimin real të këtij nocioni, “politikan”.
Është folur gjithnjë për dëmshpërblimin tuaj, sa është bërë deri tani në këtë drejtim?
Vetë fakti se u bënë 15 vjet demokraci dhe dëmshpërblimi jonë vazhdon të mbetet vetëm në fazën e një propagande mashtruese, e tregon se çfarë është bërë në këtë drejtim. Një fakt tjetër është se persekutorët tanë që u dënuan simbolikisht për kafe, i nxorën nga burgu me dekret–faljeje dhe u dhanë menjëherë dëmshpërblimin për kohën e burgut nga 5 mijë lekë për ditë-burgu.

Letra per tirana observer

Z. Kryeministër!
Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave dt. 25 prill 2007, “Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë nga regjimi komunist”, është një akt sa madhor dhe human, aq dhe realizimi i një premtimi në vazhdim i qeverisë së saj, ndaj kësaj shtrese të shoqërisë shqiptare, si shtresa më e vuajtur dhe e varfër e këtij vendi. Ne kemi besim e bindje se ky projektligj së shpejti do të kalojë në Parlament dhe se të nderuar zotërinj deputetë do ta miratojnë pa hezitim.
Shoqata Mbarëkombëtare për Integrim e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, dega Shkodër, shprehim solidaritetin tonë ndaj këtij ligji dhe falënderojmë qeverinë dhe Parlamentin Shqiptar.
Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë dhe problemet ekonomiko-financiare që preokupojnë shtetin si dhe kërkesat gjithnjë në rritje, ndaj pretendimet tona mbeten modeste.
Me këtë rast shprehim disa mendime tonat që do të ishte në nderin e qeverisë që t’i ketë parasysh, për sa më poshtë:

1. Krimet komuniste kanë filluar që me krijimin e PKSH, më 8 nëntor 1941, dhe këto krime kanë marrë një hapësirë më të gjerë pas konferencës së Mukjes, gusht 1943.

2. Siç dihet, regjimi komunist u vuri prangat 125 klerikëve katolikë, prej të cilëve 63 u pushkatuan dhe të tjerët kaluan dekada me radhë nëpër burgjet komuniste, ata nuk kishin familje, por motrat dhe vëllezërit, të cilët kanë vdekur. Do të ishte e drejtë që të përfitojnë nipërit e mbesat e tyre.

3. Lekët që i takojnë çdo ish-të persekutuari, secilit t’i futen në librezë kursimi, dhe tërheqja e këtyre lekëve të bëhet sipas një kriteri të përcaktuar nga shteti.

4. Afati i likuidimit të faturës së lekëve të mos ishte më i gjatë se katër vjet, pasi shumica janë në pragun e vdekjes dhe një pjesë pa familje, pra, pa trashëgimtar.

Me respekt dhe konsideratë
SHOQATA MBARËKOMBËTARE PËR INTEGRIMIN E TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
Dega, SHKODËR


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 26 Maj 2007 - 15:07:

Letër e hapur, drejtuar Ministrit të Drejtësisë, zotit Ilir Rusmali Dosjet duhet të h

Zoti Ministër!

Jam Fatmir Hoxha, një qytetar i RSH, që prej dy brezash kam qenë i ndëshkuar të vuajmë familjarisht dënimin moral e antinjerëzor të sistemit diktatorial. Aktualisht, përfaqësoj shoqatën e shtresës së ish të burgosurve dhe të persekutuarve politik.

Zoti Ministër, ku dhe kur e keni marrë këtë forcë amorale për të hapur dosjet e të ish –përndjekurve dhe të burgosurve politikë? Shtresa e ish të burgosurve dhe ish-të përndjekurve politikë kanë qenë dhe mbeten rezistuesit e diktaturës komuniste, dhe rezistuesit e diktaturave “demokratike” që sot janë instaluar në politikën shqiptare.

Heshtjen tonë mos e quani frikë, zoti ministër, por ne heshtim se mbi gjithçka kemi çështjen kombëtare, siç është ajo e Kosovës dhe ajo e Çamërisë.

Xhelati asnjëherë nuk mund të luajë rolin e engjëllit, por ai ka vetëm një emër, dhe emri i tij është bashkëpunëtor dhe bashkëfajtor me krimin diktatorial, ku dhe ju, zoti ministër, keni marrë një rol, i cili i shërben paraardhësve tuaj. Nuk mund të hidhni baltë duke klasifikuar një ndër çështjet kryesore, siç janë ata ose ato, që diktatura dhe krimi komunist i pushkatoi pa gjyqe.

Mos vallë, zoti ministër, mbroni bëmat dhe gjëmat e babait tuaj? Mos vallë, vazhdoni luftën e egër të klasave, si në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri? Dëmshpërblimi i të burgosurve politikë është një domosdoshmëri, është një shpërblim i një pune të detyruar, të cilën Ju mos u quani lëmoshë, por detyrim ligjor dhe moral.

Në radhë të parë, është ligji kushtetues, që duhet të zbatoni dhe ligji është i barabartë për të gjithë njësoj. Në radhë të dytë, është një obligim moral, pasi keni fituar në qeverisjen e parë, të dytë, të tretë të vendit me mbështetjen e shtresave të ish-të persekuturave dhe të dënuarve politikë, prej të cilëve keni ardhur sërish në pushtet, në vitin 2005.

Atëherë, respektoni vuajtjet dhe persekucionin e kësaj shtrese 50-vjeçare (dje) plus 17-vjeçare (sot në pluralizëm), sepse ju keni përfituar politikisht prej saj.

Të burgosurit, të internuarit, të diskriminuarit e kësaj shtrese kanë qenë dhe mbeten “viktimë” e politikave demagogjike të pinjollëve të diktaturës komuniste, që sot ndodhen në qeverisjen demokratike (ku bëni pjesë edhe ju), ministra me pseudonime si ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të cilët edhe sot drejtojnë mafien politike dhe ekonomike në Shqipëri. Jemi dëshmitarë okularë të një realiteti të trihstë, ku mjeranët (të varfërit) dergjen burgjeve shqiptare dhe jashtë shtetit për një krim ordiner (për mbijetesë), ndërsa bosët e mafies politike dhe ekonomike bredhin me makina luksoze “X5” nëpër rrugët e kryeqytetit, në mbështetje të miqve qeveritarë, ose dhe politikanë të tjerë.

Ju, zoti ministër, keni një emër shumë të madh: Ministër i Drejtësisë. Po si mund ta quani veten Ministër i Drejtësisë, Ju dhe stafi që drejtoni, kur të gjithë ish-pronarët (ish-të persekutuar politikë) sfiliten dyerve të Gjykatës për të kërkuar të drejtën?! Aktualisht, po zbatohet ligji neo-genocidial, antikushtetues dhe antinjerëzor, Ligji i Katovicës, vijimi i krim e ndëshkim ndaj shtresës sonë.

Tjetërsimi i pronave të ish-të burgosurve politikë që padrejtësisht bisha politike ua konfiskoi, mban vulën tuaj, zotërinj politikanë! Juve, a ju ka mbetur pak moral qytetar në autoritetin Tuaj, zoti Ministër, që të disiplinoni trupat e gjykatave dhe të mos lejoni më persekucion të ri ndaj kësaj shtrese, ku në pronat e tyre janë ndërtuar biznese, pallate, (me fijet lidhëse të politikës) dhe këta njerëz të përvuajtur s’kanë ku të fusin kokën, pasi gjykatat japin vendime në adresë të bosëve.

Kësaj shtrese i ka mbetur si pasuri e paluajtshme, në këtë sistem “demokratik” vetëm rrudhat e plagëve të persekucionit.

Zoti ministër! Këshilli i Evropës ju ka lënë një detyrë shtëpie: Hapjen e dosjeve për ish-pinjollët komunistë dhe ju këtë keni frikë ta realizoni. Në një kohë kur Strasburgu dënon krimet e komunizmit njësoj si ato të nazizmit, parlamenti shqiptar ngre pinjollët e komunizmit në majat më të larta të shtetit, madje më keq, dëmshpërbleu persekutorët që kanë ushtruar gjenocidin 50-vjeçar.

Dihet se parlamenti i ligjit ‘91 (pluralist) iu dha pafajësinë të burgosurve politikë, dhe për këtë shprehet qartë Neni Kushtetues Nr. 54, 57, i Kodit Penal. Ende të përndjekurit, në Shqipëri, edhe pse disa herë kanë protestuar në sheshe dhe janë përgjakur, për të kërkuar të drejtat e tyre, qeveritë kanë mbyllur veshët dhe sytë para kësaj të drejte ligjore dhe morale.

Edhe qeveria në pushtet vazhdon të mos veprojë sipas ligjit kushtetues të kësaj shtrese, (edhe pse me këtë njerëz keni 17 vjet që qëndroni në panteonin e parlamentit shqiptar dhe po pasuroheni me vuajtjet e këtyre njerëzve).

Të përndjekurit politikë hasin në qëndresën (demagogjike) të kryetarit të Qeverisë, z. Berisha, pasi xhaketa e tij e kuqe është e e ngjyer nga sistemi komunist dhe dhimbja e këtyre njerëzve i mbush idealet e xhaketës së vjetër.

Zoti ministër!

Nuk ka integrim në Evropë pa integruar ish-të burgosurit dhe të persekutuarit politikë dhe pa rikthimin e pronave dhe dëmshpërblimet e viteve të burgut dhe internimit. Kjo shtresë e përndjekur politikisht gjatë pesëdhjetë vjetëve të sistemit diktatorial dhe 17 viteve të sistemit pluralist, (me dokumente) s’janë të varfër, por mbi pronat e tyre është instaluar mafia e politikës shqiptare.

Presim zbatimin e ligjit kushtetues për shtresën e të persekutuarve dhe hapjen e dosjeve, që nga Ju, zoti ministër e deri tek punonjësi më i fundit i administratës shtetërore.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 09 Shtator 2007 - 18:16:

Kryengritja e PosTribes........histori

Në shtator 1946 bandat kundër-revolucionare kryen një goditje të armatosur në qytetin e Shkodrës. Kjo goditje ishte llogaritur të shërbente si pikënisje për ndërhyrjen ushtarake të jashtme. Mirëpo llogaria nuk u doli armiqve, sepse bandat reaksionare u asgjësuan brenda ditës”. Kështu është karikaturuar kryengritja e parë antikomuniste në Evropë mbas Luftës së Dytë Botërore në tekstin Historia e Partisë së Punës të Shqipërisë, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, pranë K. Q. të PPSH, Tiranë 1968, f. 232. Historiografia komuniste, përveç shtrembërimit të fakteve në favor të propagandimit të vijës së Partisë, ka përdorur edhe metodën e mohimit me qëllim asgjësimin e kujtesës historike të kësaj ngjarjeje në mesin e popullit. Shmangia nga e vërteta nuk është vetëm kur thua një gënjeshtër por edhe kur nuk e pohon të vërtetën. Në këtë soj historiografie të dy këto metoda kanë shkuar dhe janë zbatuar në lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën. Mjafton të sjellim si shembull faktin se sa herë që kërkohej të goditej ndonjë rival i Enver Hoxhës në luftën për pushtet të pakufizuar, jo vetëm shpikeshin dhe më pas propagandoheshin lidhjet e viktimës së radhës me të paktën një duzinë agjenturash të huaja imperialiste e revizioniste, por paralelisht me këtë niste menjëherë aksioni i zhdukjes së të gjitha gjurmëve të tij në shtet dhe në shoqëri, deri edhe prerja e fotografive apo djegia e librave dhe gazetave, në të cilat kurbani i radhës kishte zënë vend pranë udhëheqjes. Për më tepër Partia nuk e shihte të mjaftueshme vënien në dukje të arritjeve të saj në popull, por më tepër se kaq i interesonte që populli të mos kishte asnjë dijeni për atë çfarë bëhej në vendet imperialiste dhe revizioniste. Kjo strategji mashtruese ndaj popullit dhe nihiliste ndaj kundërshtarëve nuk ishte e denjë për një shkollë historiografike, qoftë kjo edhe komuniste.
Me të njëjtën strategji u shtjellua edhe historia e kryengritjes antikomuniste të Postribës gjatë periudhës së sundimit komunist. Edhe pse përbënte revoltën më të madhe dhe më të rrezikshme gjatë gjithë ekzistencës së sundimit komunist, trajtimi i saj në tekstet e historisë nuk e zinte asnjë paragraf. Përmasat e saj në fakt ishin në përpjestim me frikën dhe përpjekjet e pushtetit komunist që një revoltë e tillë të mos përsëritej. Plani i kryengritjes parashikonte bashkimin e forcave antikomuniste të krejt Shkodrës dhe marrjen e kontrollit në qytet, ku intelektualët më të shquar ishin gati të merrnin në dorë jo vetëm mbrojtjen e qytetit nga trupat ushtarake komuniste, por parashikohej që kryengritja të merrte përmasa më të gjera në rast suksesi. Në verën e vitit 1946 Shkodra vlonte nga zjarri kryengritës. Në qytet, në korrik të atij viti, mblidhet një kuvend i parisë së qytetit në shtëpinë e Cin Serreqit ku shtrohet ideja që qyteti me gjithë zonat përreth të çohet në kryengritje. Për këtë dërgohen nëpër zonat e Shkodrës emisarë që të propagandonin rezistencën. Me këtë rast zbulohet dhe vritet nga forcat komuniste, propaganduesi i kryengritjes në zonën e Oblikës, intelektuali nga Shkodra Rasim Gjyrezi. Në Kratul të fshatit Boks organizohet një kuvend i krenëve të Postribës, ku ndodheshin edhe Murat Haxhia e Jup Kazazi. Ndërkohë filllimi i valës kryengritëse po zvarritej si pasojë e veprimtarisë së forcave komuniste, dhe në fillim të shtatorit të vitit 1946, shpallet nga qeveria komuniste rekrutimi i të rinjve të Postribës për në ushtri. Kjo i bëri krenët e saj (Postribës) që të kërkojnë shpejtimin e organizimit të kryengritjes dhe bashkërendimin e rezistencës me forcat antikomuniste të qytetit dhe të zonave të tjera. Më 8 shtator në Boks mblidhet Kuvendi i përgjithshëm i të gjitha fshatrave të Postribës ku ishte i pranishëm në rolin e koordinatorit me qytetin, Murat Haxhia. Kryengritësit u njoftuan edhe me planin e kryengritjes, sipas të cilit barrën kryesore të operacioneve ushtarake do ta merrnin burrat e Postribës, mbasi vetëm kjo zonë ishte plotësisht e gatshme dhe e mobilizuar për kryengritje. Në Postribë u shpall mobilizimi i përgjithshëm i krejt zones. Krejt zona e Postribës që përfshin disa fshatra iu përgjigj kësaj thirrjeje për mobilizim të përgjithshëm. Zona e Postribës është një zonë strategjike që e rrethon qytetin e Shkodrës në tri anë, në atë lindore, perëndimore dhe veriore. Në këtë zonë në atë kohë përfshihehin përveç qytetit të famshëm mesjetar të Drishtit (Drivastit), edhe fshatra të tjera të mëdha si Boksi, Dragoçi, Mesi, Myselimi, Bardhaj, Ura e Shtrenjtë, Domni, Suma, Vilza, Kullaj, Rrashi, Vorfa, si edhe ngulimet e reja të banorëve të Hotit, Grudës e Gucisë, në Fushën e Shtojit. Forcat e Postribës simbas planit të përgatitur do të ndaheshin në tri pjesë. Një pjesë do të sulmonte kazermat e ushtrisë së qytetit në lagjen Rus, me qëllim bllokimin e forcave komuniste dhe në të njëjtën kohë për t’u furnizuar me armatime, të cilat mungonin në forcat e rezistencës. Një pjesë tjetër do të sulmonte Prefekturën me qëllim marrjen e qendrës operative komuniste prej ku drejtoheshin operacionet ushtarake të forcave komuniste, izolimin e forcave që ndodheshin në qytet dhe shkëputjen e komunikimit me qendrën. Pjesa tjetër do të sulmonte burgun e qytetit i cili ishte plot e përplot me luftëtarë e intelektualë të rezistencës, dhe kështu do të arrihej forcimi i kryengritjes me një kontingjent të tillë të përbërë nga luftëtarë të njohur e të vendosur antikomunistë.
Priteshin përforcime edhe nga zona të tjera, por përveç qytetit të Shkodrës si dhe një kontingjenti luftëtarësh të rezistencës nga zona e Gurit të Zi, të cilët u ndaluan në përpjekje me forcat komuniste pa hyrë në qytet, nuk u arrit të mobilizoheshin forcat e rezistencës të zonave më të gjera, kjo edhe për shkak të vështirësive të organizimit. Kryengritësit ia dolën që të futen brenda në qytetin e Shkodrës, me qëllim çlirimin e qytetit dhe më pas të bëheshin përpjekje për shtrirjen e valës kryengritëse në krejt Shqipërinë. Nga Tirana që më përpara ishin dërguar përforcime të shumta, si dhe u grumbulluan forcat ushtarake që mbaheshin në zonën kufitare të Koplikut. Atë ditë të 9 shtatorit 1946, krejt trevat e Dukagjinit, Postribës, Gurit të Zi si dhe një pjesë e mirë e qytetit të Shkodrës ishin çliruar nga forcat komuniste. Mbas disa orë luftimesh të ashpra në kazermat e ushtrisë, forcat e rezistencës u detyruan të tërhiqen dhe të ripozicionohen në kodrat e Postribës ku kishin mundësi më të mira mbrojtëse. Pjesa e forcave të rezistencës antikomuniste që ishte ngarkuar për marrjen e Prefekturës, mbas disa orë luftimesh u tërhoq nga frika se do të gjendeshin të izoluar nga pjesa tjetër e forcave të rezistencës dhe të gjendeshin në mes dy zjarreve.
Gjatë luftimeve që pasojnë kryengritjen e 9 shtatorit 1946 vriten apo pushkatohen nga forcat komuniste këta trima të rezistencës antikomuniste: Ymer Beqiri nga fshati Boks; Avdi Zeqiri nga Kosova, që punonte si rrogtar në fshatin Boks; Osman Hyseni, Sait Duli Idriz Ibro; Halit Meti; Elez Bazi nga fshati Boks, Jonuz Salja (Shkreli). Më 12 shtator sillen nga burgu i Shkodrës dhe pushkatohen në fushën e Shtojit shtatë luftëtarë të rezistencës nga Postriba: Sylo Gjetja nga fshati Myselim; Metush Alia nga fshati Kullaj; Rexhep Idrizi, Brahim Selimi; Reshit Beqiri; Halili Dauti; Imer Zeneli e bashkë me ta edhe Qazim Rroji nga qyteti i Shkodrës, pjesmarrës në sulmin kundër Prefekturës.
Pak ditë më pas në Dragoç pushkatohen Hysni Velushi e Ahmet Zeneli; në Drisht Hajdar Dani. Vdes në burg si pasojë e torturave Muho Fetahi nga Kullaj. Nga paria dhe intelektualët e Shkodrës vriten e pushkatohen Zenel Kazazi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Murat Haxhia, Jup Kazazi si edhe Rasim Boksi e Rasim Gjyrezi që kishin rënë më përpara gjatë përpjekjeve për organizimin e kryengritjes. Gjatë gjithë atij viti e gjatë vitit 1947 arrestohen, burgosen e torturohen dhjetëra burra të kësaj zone. Rreth 35 shtëpive iu vu flaka, e u konfiskuan me mijëra bagëti.
Mbas rrëzimit të regjimit komunist nga Presidenti Berisha janë dekoruar rreth 70 luftëtarë të rezistencës antikomuniste dhe pjesëmarrës në këtë kryengritje. Edhe historiografia komuniste e pranonte se kjo kryengritje ishte llogaritur të shërbente si pikënisje për ndërhyrjen ushtarake të jashtme. Kjo ndërhyrje e jashtme nuk kishte nga ku të vinte përveçse nga forcat angleze që patrullonin në Adriatik dhe në Jon. Organizatorët e kryengritjes ishin të bindur se menjëherë mbas sukseseve të para nuk do të vononte ndihma e premtuar nga anglezët, prandaj synohej çlirimi i qytetit të Shkodrës me rrethina, në mënyrë që prej këtu të niste mësymja e përgjithshme antikomuniste në mbarë Shqipërinë.
Nuk ka tashmë asnjë dyshim se kjo kryengritje ishte një përpjekje me karakter të pastër antikomunist dhe mbartte në vetvete qëllime të qarta e të larta politike. Shtypja e kryengritjes pati pasoja tragjike jo vetëm për banorët e kësaj zone, mbi të cilët pllakosi persekutimi i vazhdueshëm komunist, por mbi të gjitha shtypja e saj pati pasoja të rënda për vazhdimësinë e luftës antikomuniste të mëvonshme në Shqipëri. Që nga ky moment vrulli i rezistencës antikomuniste ashtu si edhe strategjia e kësaj rezistence pësuan një ndryshim rrënjësor. Bota Perëndimore nuk do të mbështeste më ansjë kryengritje të një karakteri të tillë masiv, por do të kalonte në strategjinë e diversionit ndaj regjimit komunist, gjë e cila padyshim pasqyronte një shkallë më të ulët angazhimi nga ana e këtyre vendeve dhe një pranim de fakto të statu quo-së në të cilën e kishte vendosur Shqipërinë vëllazërimi envero-titist.
Kundërofensiva e regjimit të sapo instaluar komunist përfshiu jo vetëm popullin e Postribës dhe nacionalistët shkodranë por u drejtua edhe kundër aleatëve anglezë. Përgjigja e regjimit enverist ndaj anglezëve nuk do të vononte, mbasi një muaj mbas kryengritjes, në tetor të atij viti dy anije jugosllave do të mbërrinin në Sarandë për të minuar kanalin e Korfuzit, gjë e cila më pas do të çonte në shkatërrimin e dy anijeve angleze si dhe humbjen e 43 ushtarakëve anglezë në këtë tragjedi. Ka një lidhje shkakore dhe logjike mes implikimit anglez në nxitjen e kryengritjes së Postribës dhe implikimit jugosllav në minimin e kanalit të Korfuzit. Për Jugosllavinë titiste e vetmja pengesë për të arritur synimet e veta në Shqipëri ishte Anglia dhe projektet e saj antikomuniste në Ballkan. Kjo bëhet edhe më e qartë po të kemi parasysh se Italia si humbëse e Luftës së Dytë Botërore ishte krejtësisht jashtë loje për të ndikuar sadopak në Shqipëri, ndërsa fqinji tjetër Greqia, ndodhej për vete në një situatë të vështirë për shkak të luftës civile. Mbetej vetëm Anglia për të turbulluar ujrat e vëllazërimit envero-titist.
Leximi historik i incidentit të Korfuzit del kështu plotësisht i qartë. Mbas Luftës specialistët anglezë kishin bërë çminimin e Kanalit prej minave të vendosura nga anijet gjermane. Libri i Albert Kotinit “Piratë në Kanalin e Korfuzit” me dokumentacionin e paraqitur hedh dritë mbi këtë ngjarje të errët dhe na jep shkas që ta vendosim incidentin në kuadrin e rivalitetit anglo-jugosllav për Ballkanin Perëndimor. Minat në Kanal vërtetohet sipas dokumenteve të Arkivit Qendror të Ushtrisë si dhe nga bisedat e Mehmet Shehut me kryemnistrin kinez Çu En Laj, se ishin vendosur nga jugosllavët më 22 tetor 1946, pra një muaj e gjysëm mbas tentativës angleze për të nxitur një kryengritje të përgjithshme me pikënisje zonën e Shkodrës. Anijet jugosllave që kishin kryer këtë operacion ishin ato të quajtura “Knin”, “Vardar” dhe “Jastreb”. Kështu edhe pse është mohuar gjithnjë nga historiografia komuniste implikimi i qeverisë shqiptare në këtë tragjedi, ky mohim nuk e ka zhbërë të vërtetën mbi të. Por edhe ata studiues shqiptarë apo të huaj që kanë pohuar përgjegjësinë e qeverisë komuniste shqiptare dhe implikimin e drejtpërdrejtë jugosllav nuk kanë mundur dot të shpjegojnë dhe të hamendësojnë mbi arsyet që i kishin shtyrë Shqipërinë dhe Jugosllavinë e asaj kohe të ndërmerrnin një hap kaq kokëkrisur.
Këto fakte na çojnë në konkluzionin se Kryengritja Antikomuniste e Postribës përbënte embrionin e kryengritjes së përgjithshme që shpresohej të organizohej me mbështetjen angleze dhe nga ana tjetër incidenti i Kanalit të Korfuzit përbënte kundërpërgjigjen envero-titiste ndaj përpjekjeve angleze për të nxitur dhe mbështetur mësymjen antikomuniste në Shqipëri, ngjashëm me çka po ndodhte në Greqinë fqinje ku mësymja antikomuniste greke e mbështetur nga anglezët po korrte suksese të njëpasnjëshme.


Postuar nga Lela_Dr datë 09 Shtator 2007 - 18:23:

Air Force mund te shkruash se nga cili sit i ke marre keto Shkrime..sepse edhe ne net ekziston e Drejta e Autorit.
Flm


 
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.