Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)
A jeni ateista apo besimtare
Duke pare qe kohet e fundit me vend dhe pa vend ne disa nenforume po diskutohet me zjarr per besimet fetare te ndryshme do te doja te dija te dija nga antaret e forumit se:
Kush eshte ateist (d.m.th nuk beson)
Kush beson por nuk eshte praktikant
Kush beson dhe eshte praktikant.
Po e filloj une i pari .Une bej pjese ne grupin e pare d.m.th jam ateist dhe nuk besoj ne zot
kjo tema jote pom pelqen azurro
kjo tema jote pom pelqen azurro me shum se ca tema te tjera qe merren me nderrim feje une per vete jam mysliman por nuk jam praktikant besoj vetem ne zot sepse per mendimin tim 1 zot kemi te gjith nuk besoj as te hoxha as te prifti per mua ka vetem 1 zot byee all
hmmm
Jam besimtare edhe praktikisht mundohem ti perbahem fes dhe natyrisht besoj shume ne zot.edhe pse ndoshta nuk mund ti permbahem te gjitha gjerave te cilat jan te parapara me fejen islame ,besoj se kam arritur ti permbahem shume gjerave. Kaq nga une
Edhe une po!
Edhe une jame besimtar ne zot.
Cdo njeri Beson ne Dicka.
Qoft edhe nje here ai do e thote fjale "zot me ndihmo"
Une mes grupit te pare dhe te dyte.
çfarë do të thuash me fjalën besimtar por jo praktikant?
Për mua është gjë e pa mundur një gjë e tillë(të jesh besimtar dhe të jetosh si jobesimtar)? Unë nuk besoj në Zot por unë e besoj Zotin në atë çka AI thotë, premton dhe bën. Pra besimtar do të thotë: "të pranosh atë çka Zoti të thotë dhe jo të pohosh thjesht ekzistencën e Tij".
(Unë besoj në babain tim në çka Ai më thotë dhe jo thjesht në ekzistencën e Tij..unë ekzistencën e tij as nuk e vë në dyshim).
nga vet pseudonimi që kam vendosur tregon që besoj e jetoj Zotin.
me respekt nga i krishteri..ah nuk doja të ofendoja asnjë me atë që kam shkruajtur më lart...
Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
çfarë do të thuash me fjalën besimtar por jo praktikant?
Për mua është gjë e pa mundur një gjë e tillë...
me shum besoj ne vetvete,me intereson me shum ta kem mir me veten.
besoj te nji dicka ose si mund ta them te gjith duam te besojm tek dicka, duam te besojm tek dicka qe i ve gjerat ne rregull tek dicka qe rrotullon jetet tona.te paret tane i vune emrin zot.
besoj tek ajo qe te gjith besojn ne pergjithsi.
Besimin tim e kam brenda meje dhe e krijoj ate me veten .
Nuk jam kundra feve dhe nuk dua te imponoj njeri qe e ka gabim qe do kete fe apo ate fe ,per mua personalisht fete nuk me interesojn nuk me inetresojn kishat apo xhamiat njuk me interesojn idete e tyre,keshtu jam mesuar qe i vogel ,me pelqen te jem keshtu dhe nuk besoj te ndryshoj,
nuk me pelqen ta mbush veten time me iluzionet e feve.
me pelqen ta gjej vete menyren time se si flas me ate qe e quajm zot.
edhe une identik si dodgy lidhur me fene dhe besimin
Pershendetje.
Shqiptaret dolen nga nje sistem qe e ndalonte fene. Brezi i ri i shqipetareve nuk eshte edukuar me frymen e fese.
Kam arritur ne konkluzionin qe shqiptaret nuk jane besimtare, edhe ato qe thone jemi besimtare edhe ato nuk i rrespektojne ligjet e fese, ndoshta sepse nuk eshte e lehte..
Per t'ju pergjigjur temes, un kam pasur gjithmone deshiren te besoj ne zot, ndoshta e kisha te nevojshme per te plotesuar ate boshllikun qe me krijoj humbja e disa njerve shume te dashur.
por deshira ime e mire nuk mjaftonte qe te me bente nje besimtare.
megjithate kur kam momente te veshtira, ose te gezueshme.. e ngre koken lart e them, me ndihmo o zot ose faleminderit o zot..
Feja qe me terheq eshte ajo budiste, por nuk guxoj ta them, se shume shqiptare nuk do me kuptonin.
Shkurt nuk e di ne jam besimtare apo ateiste.
Te Zoti "filozof dhe artist".
Teme e lezecme
dicka nuk kuptova une azzurro, besimtar praktikant e jo praktikant.
Per mua besimi eshte dicka e brendeshme qe deshmohet me vepra, dhe kjo pikerisht eshte ajo qe ne e quajme praktike.
Mos harro se edhe ateisti eshte praktikant ndonjehere, psh, nuk shan nuk vjedh, nuk ka zili te tjeret, nuk hipokrizon....
pra te tera keto jane morale qe feje i urdheron dhe morali ne fe ka nje grade shume te madhe.
pra ai qe beson dhe ben keto ka bere nje pjese te konsiderushme te fese gje qe e ben deri diku praktikant.
po ashtu duhet te kuptojme qe Zoti eshte qellimi apo caku, ndersa feja eshte vetem rruge apo mjet per te arritur ne kete cak.
Dikush vete cdo te dial ne kishe e dikush falet kjo eshte pikerisht ndryshimi i rruges per te arritur ne qellimin final.
Une per vete praktikoj nje pjese te madhe te saj, pasi feja nuk eshte vetem kishe e xhami por cdo gje me te cilen Zoti gezohet.
Roni.
AZURRO
hey ke vendosur azurro x të treguar kaltërsinë? nqs është me këtë kuptim është AZZURRO me dy "Z"(ta thash miqësisht)...
Unë jetoj në Itali por nuk jam ortodoks as katolik edhe pse i njohë shumë mirë lavdi Zotit edhe i respektoj jashtë mase. Jam i krishter ungjillor tani.
kur thash se është e pamundur që të jesh besimtar jopraktikant e thash në kuptimin e një që beson në dikë dhe mos të realizoj besimin. Fetar praktikant apo jo praktikant ka plot dhe për këtë jam shumë dakord.
pra unë i besoj dikujt dhe besimi im praktikohet që kur unë besoj dhe pastaj marrë prej tij atë që më është premtuar me besim ose që më është thënë...dmth realizoj atë që unë besoj....
Në fakt në BIbël mbi Besimin thotë diçka: (heb.11:1,6
"Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i realiteteve që nuk shihen;
Edhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë."
.......................................
Zoti ju bekoftë të gjithëve
Re: AZURRO
Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
hey ke vendosur azurro x të treguar kaltërsinë? nqs është me këtë kuptim është AZZURRO me dy "Z"(ta thash miqësisht)...
Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
Teme e lezecme
dicka nuk kuptova une azzurro, besimtar praktikant e jo praktikant.
Une per vete jam te ajo e dyta
besoj ne ZOT , por nuk besoj ne kisha apo xhami
azzurro
ah më fal atëherë...nuk e dija..
ciao
besimtar dhe praktikant
Besoj ne Krijuesin, Të Gjithmëshirshmin, Poseduesin e qdo sendi adhuroj vetem Zotin dhe i perkulem vetem Atij
P.S jo te besoni ne xhamia e kisha, por permes tyre te shfaqni besimin qe
keni
besimtar shume kohe praktikant por kohet e fundit i humbur gje qe me mundon shume.
une kam ndjekur shume mesime nga te krishteret,ortodokset,xhamia e kisha por e vetmja qe ka rendesi eshte; ka nje zot edhe ai eksziston edhe vepron mbi ne.
besimtare...besoj si pjesa me e madhe e shqiptareve qe ka nje zot mbi ne ..Asgje me teper !!
Citim:
Po citoj ato që tha lilou-dragon
besimtare...besoj si pjesa me e madhe e shqiptareve qe ka nje zot mbi ne ..Asgje me teper !!
Une mendoj se cdo njeri beson ne Zot. Ketu e kam fjalen edhe per ateistet.Them keshtu,sepse nje veprim i mire qe behet qofte edhe nga nje ateist ka lidhje me Zotin,tjeter pune qe ateisti nuk e di kete gje. Vete shpirti i njeriut qe eshte aq misterioz eshte i drejtuar nga Zoti me vete misteriozitetin e tij.
Por ne qoftese nje ateist do te me kundershtoje, kjo gje vjen nga fusha e trurit sepse shpirti dhe truri nuk jane e njejta gje, ata jane te ndare.
Pra, ne qoftese kemi ateizmin, ky eshte thjeshte produkt i trurit dhe jo i shpirtit, sepse truri kerkon shume pergjigje dhe kur nuk i arrin gjen pseudo-pergjigje te ndryshme qe e largon njeriun nga besimi apo me mire e largon nga shpirti i tij.
Kemi volume te tera rreth psikologjise ne lidhje me trurin dhe ne shume pika njeriu ka zbuluar ne lidhje me te(jo te gjitha) pra vete natyra e trurit eshte aq delikate sa i nenshtrohet nderhyrjeve te shumta e te pa nevojshme...per rrjedhoje ....kryhen gabimet e ndryshme nga ne.
Por, nuk kemi asnje volum ne lidhje me shpirtin se....!
Me kete dua te them se njeriu lind besimtar...qe kur eshte foshnje, por,kete veti te larte apo kete informacion te sakte ai e humb gjate rruges se metejshme te jetes se tij.
Ne qoftese do ta thoja fetarisht kete mendim...do te pohoja se eshte pikerisht djalli ai qe e largon,qe e genjen etj.etj. por, meqe nuk doja te me cilesonin si naiv, eshte me e udhes te trajtohet ne rrugen psikologjike.
Pra, eshte komplet e vertete kur ne njerzit themi qe ; foshnja eshte engjell !
Lind pyetja, perse eshte engjell ?
Eshte sepse menyrat e perceptimit nuk i ka hic trunore por direkt NDJESORE, dhe per kete arsye cdo foshnje eshte engjell.
Me nje fjale askush nuk lind i keq nga njerzit,por nen trysnine trunore ndodh coroditja.
Ne qoftese nje ateist, kerkon te dije se sa ateist eshte ....duhet te provoje nje rrezik te madh si p.sh. nje rrezik mbytje ne dete me anije (sic e kam provuar une me 4 nentor 1994) dhe te shikoje se si mendimi i tij do te largohet dhe situaten ne dore do ta marre shpirti.
Pikerisht ne ate cast ai do te thote disa fjale qe kurre nuk i kishte thene me pare.
une jam spiritualiste anarkiste!
besimtare ne menyren time
te gjithe besojn,kete e bejne sipas menyres se vet.I rendesishem eshte fakti qe i drejtohen dikujt,kjo eshte e vertet edhe per ateistet qe thone qe sbesojme.kur e shohin veten ngushte thone (o ZOT me ndihmo)(Pse te me ndodhi mua etj)
Besimtar jo pratikant se kam dhe ate idene qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria sepse shume here keto fete zyrtare jane shume percarese...
Citim:
Po citoj ato q� tha shejtonja
une jam spiritualiste anarkiste!
Jam besimtar. Besoj ne Zot. Gjithashtu nuk e besoj Zotin thjesht si dicka qe del nga nevoja e mendjes (sigurisht eshte edhe nevoje), dhe si dicka komplet pasive per te cilin te shprehem, ka nje Zot dhe aq. Zoti eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time pasi nuk ka kuptim qe krijuesi im te jete thjesht ne sherbimin tim (mos e dhente Zoti) dhe rregullator i motit apo ku di une...ka nje qellim prandaj skam guximin te shprehem perciptazi.
Kontinenti, ndodhia jote ka shume ngjashmeri me dicka qe me ka ndodhur mua dhe lidhet me 86 qe kam shkruar tek nicku im . Nuk duhet qe njeriu te presi nje moment te tille per te menduar, aq me teper ato qe dine qe kane kapacitet ne te menduar.
Respekte
Besoj!
ZOTIT I MJAFTOJNE NJERZIT E MIRE
PAK RENDESI KA SE KUJT BESIMI I PERKET DHE SA BESON TEK ZOTI MJAFTON TE JESH NJERI I MIRE DHE I DREJTE DHE E KE TE HAPUR RRUGEN PER TEK ZOTI. ZOTI VUAN SHUME NGA FANATIKET DHE FRENETIKET SEPSE TE PARET JANE TE MANIPULUAR DHE TE DYTET BEJNE KRIME. NE E DO ZOTIN LARG PREJ TE DYJAVE.
Besoj ne moralet me te larta njerezore.
Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
une jam spiritualiste anarkiste!
sigurishte besimtar,
BESÝMTARE JAM DHE BESOJ SHUME TE ZOTÝ.
Besimtare nkrisht deri nfund te jetes seme.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
Besimtare nkrisht deri nfund te jetes seme.
...
Ateist mor lal jena pse ca ....
Besimtar, Bektashjan
Besoj ne Zot.
E si te mos besosh , kur sheh argumentat e Tij?
Besoj ne ate, i Cili ka ne dore shpirtin tim.
s'ke nevoje hic per titul:)
"ateista jena mer lal?" fol per vete moj.
Besoj ne Zot, lene ca thote ajo..!O ti ateiste ashtu si ne figure je?
Pse ka njeri qe beson se zot ktu???
po!
shume ka......pse?
besimtar qe cke me te.
besoj shume te zoti po nuk ndjek ndonje fe
E si na e argumentoni ju ekzistencen e zotit? Per cilin zot e keni fjalen njehere? Mos harroni se ju thjeshte "besoni", nuk "e dini"! Jane shume te ndryshme keto dy koncepte. A mund te thote dikush "une e di se ekziston zoti"?? Jo, eshte e pamundur, nuk mund te dihet!
Nuk eshte ndonje pretendim i madh "te besosh"! Besimi eshte dogmatik. Besimi eshte nje zgjedhje, nje fiksim, nje dorezim. "Detyrohem te besoj se nuk kuptoj" eshte besimi.
"-Besoj se ne nje peme atje larg ka tre molla.
-C'te ben te besosh ashtu?
-Besoj, kaq!"
Ky dialog eshte i sakte parimish.
Ashtu sikur ju "besoni" ne ekzistencen e zotit, nje tjeter "nuk beson" ekzistencen e tij. Thjeshte, zgjedh "te mos besoje"!
Prandaj, ky diskutim, me epiqender "besoj-nuk besoj" nuk nxjerr ndonje rezultat bindes, vetem behet nje perplasje konceptesh, kaq!
Zot por jo zot!
Jo mire e ke ti alkimist, nuk besojme ne zot, por ne Zot.
Eee..si tia besh punen e 3 mollave??Shembull kot po nejse.. mund te hipesh ne molle dhe ti keputesh...ta mban apo s'ta mban te hipesh ne peme eshte ceshtje 'numenesh'..mundesie lali!
Nese mund te diskutoj me ty, se pari te keshilloj te mesosh te shkruash mire shqipen!Besimi nuk eshte ceshtje qe vendoset me aq sa thua ti..ka edhe me gjate!
Po je i interesuar te lexosh mendimin tim me thuaj!Te shkruaj menjehere!
Hajde pashim tashi!
Nje njeri qe lexon shkrimin tend moj ti "e dashuruar", as qe deshiron te njihet me ate zot (apo Zot) qe ti beson. Edhe kur thone pastaj se "besimtari/besimtarja eshte me edukate, sepse moralin ia jep besimi ne zot/Zot apo (institucionalizimi i ketij besimi,) feja!" Ja, figura nr 1.
Respekte..
Jam e dashuruar a jo kjo nuk te duhet hic fare! Hejjj, qeke si HOTLINE ti lali!
Kot te shkruaj une ty, nuk me ke dhene leje me diskutu akoma!
Morali nuk e vendos je a s'je besimtar! Dashuria e vendos je a s'je besimtar.
Tregome do me lejosh te te rrefej mbi konceptin tim mbi besimin, pastaj shkruaj!
po deshe kam adrese personale!Ok?
te ta jap?
se mos shqetesojme te tjeret keshtu, me ofeza!Nuk e lejon edhe rregullorja se te acaroke nervin parasimpatik ti ylli!
Plasi keq ketu ... Kush do nje dore . Sa per temen , asgje...
Isha ateiste e moderuar por mbas qendrimit tim ne Shqiperi per ato pak dite u ktheva ne ateiste radikale.Mjafton te shihje se kush me predikonte besimin,me cfare bazash,me cfare mjetesh,ne cfare mentaliteti ...
HALLALL TE QOFTE!
ashtu te lumte tashi ke thane nje gjo shuuume te vertete!vec ta shohesh kush predikon..por e rendesishme eshte ta kuptosh se fene nuk e bejne njerezit, shyqyr! Sikur ta benin njerezit sot do isha edhe une zoroastride si duket.
Hadi Seviyorum!
Bye
do vije koha qe secili do te pergjigjet per veprat e veta...te pavdekshem nuk jemi,te gjithe do ta shijojme vdekjen ...dhe atehere askujt nuk do tu behet padrejtesi as ne masen me te vogel...
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 315 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.