Forumi Horizont
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- problem me decoderin e digitalbit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18280)

Postuar nga arturm datë 07 Shkurt 2011 - 03:38:

problem me decoderin e digitalbit

si fillim i kerkoj ndjese moderatorit nqs kam gabuar nenforum.

kam nje problem me digitalbin, shpresoj qe dikush nga ju te me ndihmoje.

me ka mbaruar abonimi digitalb dhe nuk deshiroj ta rinovoj me per disa arsye. dekoderi eshte analogjiku (jo HD). antenen e kam me dy koka, nje per eutelsatin dhe tjetren per hotbird-in.

Problemi eshte se tani qe ka skaduar abonimi nuk me jep as kanalet e hotbird-it te cilat jane free (me interesojne te pakten kanalet italiane).
Praktikisht dekoderi i gjen ato kanale (ne opcionin "rregullimi i kanaleve" i shof) por sapo kaloj ne schermo intero me del shkrimi i digitabit "abonimi juaj ka mbaruar..."

jam i bindur qe eshte ndonje impostim fabrike i dekoderit por nuk po e gjej dot.

A mund te me ndihmoni ju lutem, kjo i ka ndodhur ndonjerit nga ju? nuk do deshiroja ta hidhja poshte dekoderin.

psh

Postuar nga Piktor datë 07 Shkurt 2011 - 03:48:

Jo ne fakt nuk ke shpresa te besh gje me me ate decoder, ose blij nje te ri marke ose riabonohu me digitalb.
Ka dhe nje menyre tjeter por ose duhet te jesh profesionist ose te paguash ndonje antenist por nuk ja vlen, gjithsesi.

Postuar nga Fajtori datë 07 Shkurt 2011 - 11:06:

Ate DreamVox e ka njeri? Deini gje a shte kollaj te instalohet, perdoret, etj. eshte ai dekoderi lidhur me internetin qe thyen kriptimet (Digitalb, Sky, etj).

Postuar nga Vizioner datë 07 Shkurt 2011 - 13:27:

Re: problem me decoderin e digitalbit

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
... dekoderi eshte analogjiku (jo HD). antenen e kam me dy koka, nje per eutelsatin dhe tjetren per hotbird-in.

artum, me sa e njoh kete fushe, nuk e ke aq te veshtire problemin, vec te duhet nje Dekoder i Ri, qe te kapi sinjalet Digital, sepse sinjalet analog kane kohe qe jane hequr ( nga ifo qe kam, edhe ne Itali gjithashtu).
Ke shume te lire nga ato aparate Digitale (ketu i thojne Resiver) qe fillojne nga 20,- Euro. Duhet ta heqesh ate Dekoder qe ke tani dhe ta zevendesosh me nje te ri-te thjeshte. Ai qe ke, nuk e humb vleren sapo te mbushesh Karten prap dhe e fut ne pune kur te duash.

Postuar nga arturm datë 07 Shkurt 2011 - 21:08:

Djema flm per pergjigjet.

natyrisht qe opzioni i "hedhjes poshte" eshte shume i thjeshte, por me vjen inat per dy arsye:

1) jam i bindur qe duhet te jete ndonje klecke e vogel per ta zgjidhur problemin (vetem hajde e gjeje)

2) ky eshte abuzim i digitalbit, pasi keto dekodera ne i KEMI BLERE vecmas nga abonimi, prandaj me nje mos rinovim te abonimit nuk mund te jene akoma te impostuar per "digitalbin". do ishte shume me e ndershme ne kete pike ti jepnin "ne perdorim" sic ben sky me dekoderat e vet. te pakten te na kishin informuar para se ta blenim.

P.s. piktor dhe vizioner, nuk mund (por dhe nuk dua) ta rinovoj abonimin sepse prape do me duhet te nderroj dekoder sepse sic e dini qe nga viti tjeter digitalbi trasmeton gjithcka ne mpeg4, keshtu qe njelloj do me duhej nje dekoder tjeter (HD).
Fajtor, per dreamVox nuk kam asnje informacion.

Postuar nga Piktor datë 07 Shkurt 2011 - 21:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ate DreamVox e ka njeri? Deini gje a shte kollaj te instalohet, perdoret, etj. eshte ai dekoderi lidhur me internetin qe thyen kriptimet (Digitalb, Sky, etj).
Quhet Dreambox.
Instalimi eshte i thjeshte. Persa i perket thyerjve, nuk i ben aparati vete por njeriu. Ne rastin konkret me aq sa lexova ne net qenka pothuajse i pamundur te thyhet digitalb.

Postuar nga Piktor datë 07 Shkurt 2011 - 21:20:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Djema flm per pergjigjet.

natyrisht qe opzioni i "hedhjes poshte" eshte shume i thjeshte, por me vjen inat per dy arsye:

1) jam i bindur qe duhet te jete ndonje klecke e vogel per ta zgjidhur problemin (vetem hajde e gjeje)

2) ky eshte abuzim i digitalbit, pasi keto dekodera ne i KEMI BLERE vecmas nga abonimi, prandaj me nje mos rinovim te abonimit nuk mund te jene akoma te impostuar per "digitalbin". do ishte shume me e ndershme ne kete pike ti jepnin "ne perdorim" sic ben sky me dekoderat e vet. te pakten te na kishin informuar para se ta blenim.

P.s. piktor dhe vizioner, nuk mund (por dhe nuk dua) ta rinovoj abonimin sepse prape do me duhet te nderroj dekoder sepse sic e dini qe nga viti tjeter digitalbi trasmeton gjithcka ne mpeg4, keshtu qe njelloj do me duhej nje dekoder tjeter (HD).
Fajtor, per dreamVox nuk kam asnje informacion.

Ok meqe nuk do ta hedhesh poshte aparatin, duhet te heqesh dore edhe nga TOPNEWS apo Mymusic..
Hy ne menu te instalimit, satelitet,sateliti w2m, 16 °E dhe shko tek transponders.
Fshij te gjitha transponderat e digitalb, dmth frekuencat, 11055, etj, jane nja kater a pese. E mos e kthe me kurre ne gjendjen fillestare aparatin.

Postuar nga arturm datë 08 Shkurt 2011 - 03:52:

flm Piktor

ne vend te rija dhe te fshija nje nga nje frequencat e digitalbit bera keshtu:

ktheva satelitin ne gjendjen fillestare
instalova gjithe kanalet e Hotbird-it (ku jane kanalet e italise qe me interesojne)
nga kanalet e eutelsatit instalova vetem frequencen e tringut (per vizion+ folk+ kanal7)

kishe te drejte ti, nepermjet frequencave te veta digitalbi influenconte tek dekoderi

psh

p.s. ka vetem nje problem (por ketu nuk mund te me ndihmosh), qe Canale 5 e jep te kriptuar Beautiful-in dhe gruaja ime nuk eshte e kenaqur me kete fakt

Postuar nga Piktor datë 09 Shkurt 2011 - 01:11:

Blij nje digital tokesor, pasi sikurse canale5 apo edhe italia1 kane shume filma apo programe qe nuk mund ti trasmetojne jashta territorit te italise pra ne satelit.
Me kete rast te keshilloj te marresh nje humax combo 9000 qe eshte dhe satelitor dhe tokesor por edhe çdo lloj tjeter combo pasi ne nje aparat te vetem ke dy sistemet e transmetimit.
keshtu mund te shohesh edhe top news apo my music plus kanalet e tjera
Ne qarkullim tipa combo ka dhe ne versionin e ri Hd por kushtojne shume.
Vete kam nje philips por jo combo pasi kam blere me kohe nje tv hd me dekoder toksor te integruar por
fatkeqesisht dekoderi brenda tv nuk eshte hd dhe cam per skeden nuk eshte C+.

ps jam kurioz pse nuk ke fut dhe frekuencat e tvsh, alsat dhe rtk. plus qe eshte edhe shqipja master diku.

Postuar nga al74 datë 09 Shkurt 2011 - 02:29:

Re: flm Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

p.s. ka vetem nje problem (por ketu nuk mund te me ndihmosh), qe Canale 5 e jep te kriptuar Beautiful-in dhe gruaja ime nuk eshte e kenaqur me kete fakt

hidh gruan che fai prima

Postuar nga sassari datë 09 Shkurt 2011 - 02:33:

nuk e lene kalamajt

kollaj fare

Postuar nga arturm datë 09 Shkurt 2011 - 14:44:

Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Blij nje digital tokesor, pasi sikurse canale5 apo edhe italia1 kane shume filma apo programe qe nuk mund ti trasmetojne jashta territorit te italise pra ne satelit.
Me kete rast te keshilloj te marresh nje humax combo 9000 qe eshte dhe satelitor dhe tokesor por edhe çdo lloj tjeter combo pasi ne nje aparat te vetem ke dy sistemet e transmetimit.
keshtu mund te shohesh edhe top news apo my music plus kanalet e tjera
Ne qarkullim tipa combo ka dhe ne versionin e ri Hd por kushtojne shume.
Vete kam nje philips por jo combo pasi kam blere me kohe nje tv hd me dekoder toksor te integruar por
fatkeqesisht dekoderi brenda tv nuk eshte hd dhe cam per skeden nuk eshte C+.

Decoderin tokesor e kam blere por kam probleme vetem me signalin e mediasetit 4-5-6-iris.

Per sa i perket tv lcd edhe une kam te njejtin problem (dekoderi integruar nuk eshte hd) por me sa jam informuar une ka edhe cam (ose me sakte portacam) joHD. Mund te blesh kete te fundit (por duke qene se kushtojne njelloj une do blija me mire nje dekoder me skede se sa nje portacam).

Ne fund, sa kushton pak a shume ky combo per te cilin me flisje siper?
Citim:

ps jam kurioz pse nuk ke fut dhe frekuencat e tvsh, alsat dhe rtk. plus qe eshte edhe shqipja master diku.

tvsh? ....................... s'po i pergjigjem kesaj pyetjeje
kanalet kosovare nuk para i ndjek

Postuar nga arturm datë 09 Shkurt 2011 - 14:52:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

hidh gruan che fai prima

nje shoku im thoshte "gruaja kur sapo martohet vjen tek burri me nje trajce bosh ne krahe ............... ti i hedh nje guricke ajo rri urte dhe e fut ne trajce ............ ti i hedh nje gur, ajo urte dhe e fut ne trajce ............... deri sa e mbush plot ate trajcen dhe pastaj ta jep te gjithen kokes".

tani, mor miku im, une nuk e di nqs je, apo sa kohe ke, martuar zotrote, por personalisht e kam mbushur plot ate trajcen dhe me ka zene pak frika te them te drejten )))

nejse, po dalim jashte teme

Postuar nga BIONDIA datë 09 Shkurt 2011 - 20:39:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

nje shoku im thoshte "gruaja kur sapo martohet vjen tek burri me nje trajce bosh ne krahe ............... ti i hedh nje guricke ajo rri urte dhe e fut ne trajce ............ ti i hedh nje gur, ajo urte dhe e fut ne trajce ............... deri sa e mbush plot ate trajcen dhe pastaj ta jep te gjithen kokes".

hahahaha artum ke trajsa ime duhen dhe nja 3 gure dhe u mbush mjere ai pastaj ska doktorr ta marri persiper ...dhe une kam kete problem smi kap kanalet italiane dhe tani qe na kan vene keto kanalet e ketij bigut ...

Postuar nga Piktor datë 09 Shkurt 2011 - 21:01:

Re: Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Decoderin tokesor e kam blere por kam probleme vetem me signalin e mediasetit 4-5-6-iris.

Per sa i perket tv lcd edhe une kam te njejtin problem (dekoderi integruar nuk eshte hd) por me sa jam informuar une ka edhe cam (ose me sakte portacam) joHD. Mund te blesh kete te fundit (por duke qene se kushtojne njelloj une do blija me mire nje dekoder me skede se sa nje portacam).

Ne fund, sa kushton pak a shume ky combo per te cilin me flisje siper?

tvsh? ....................... s'po i pergjigjem kesaj pyetjeje
kanalet kosovare nuk para i ndjek

Atehere persa i perket problemit te sinjalit te mediasetit dhe konkretisht te 4.5 dhe italia1, se pari shih se mos ke probleme me antenen ose kabullin, per me shume pyet ndonje qe banon aty prane nese ata nuk kane kete problem ateher faji eshte tek ty, e keqja me e fundit mund te jete faji i dekoderit qe nuk e gelltit mire ate frekuence.
Sa per cam e kam dhe jam i abonuar me mediaset per te pare ndeshjet, biles kam dy cam samsung.
Nuk e kuptova kete portacam por di qe portacami i tv tim nuk eshte C+ keshtu jo Hd.

Humaxin e gje me 156 euro ne marcopollo expert.

Sidoqofte mos harro se Vizion+ e kripton nganjeher sinjalin, sidomos kur ka gjera interesante dhe 2xl.

Alsat?

Postuar nga arturm datë 09 Shkurt 2011 - 21:28:

Alsatin nuk e kam frequentuar ndonjehere.......

Po thosha qe me kane thene tek marcopollo qe portacam-et jane te dy tipeve HD dhe joHD (per te cilin flas une). e para kushtonte mbi 90 euro dhe e dyta 69 euro. Natyrisht me joHD nuk do shohesh kanalet HD

Humax kushtoka pak si shume

vizion+ ta kem te pakten per ndonje lajm

Postuar nga Piktor datë 09 Shkurt 2011 - 21:35:

Re: Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Alsatin nuk e kam frequentuar ndonjehere.......

Po thosha qe me kane thene tek marcopollo qe portacam-et jane te dy tipeve HD dhe joHD (per te cilin flas une). e para kushtonte mbi 90 euro dhe e dyta 69 euro. Natyrisht me joHD nuk do shohesh kanalet HD

Humax kushtoka pak si shume

vizion+ ta kem te pakten per ndonje lajm

Gabim ben qe nuk e ndjek Alsat-in nganjeher ka debate te forta e te bukura me Eni Vasilin.
Plus qe me duket se do behet dhe me platforme digitale sikurse digitalb apo tring (albania screen= alsat).

Pikerisht pra une kam nga ato 69 euro se tv nuk lexon ate 99 euro ose hd.

Ps: Per ata qe duan te blejne tv me dekoder te integruar te interesohen qe dekoderi te jete Hd dhe portacam te CI+.

Postuar nga arturm datë 09 Shkurt 2011 - 21:35:

Wink

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

hahahaha artum ke trajsa ime duhen dhe nja 3 gure dhe u mbush mjere ai pastaj ska doktorr ta marri persiper ...dhe une kam kete problem smi kap kanalet italiane dhe tani qe na kan vene keto kanalet e ketij bigut ...

po ti po ke ngel vetem per 3 gure futja vete o goce (magari nga llogaria te vjerres), mbledh dhe mendjen (ti dhe ai bashke) me kete rast

sa per kanalet, nje keshille nga eksperienca, thuaji burrit ti shikoje nje here mire e mire kontaktet e kablleve dhe prizave te antenes dhe tv, mjafton nje hic per te mos ti marre (sinjali digital eshte shume me i dobet se ai analogjik)
psh

Postuar nga Fajtori datë 09 Shkurt 2011 - 23:19:

Per ate dreamboxin s'na tha njeri gje. A del menuja kollaj etj. A do kohe, a shef kanalet sky, digitalb, apo kanale amerikane, etj.

Postuar nga BIONDIA datë 09 Shkurt 2011 - 23:26:

hahahah o Faje ke pire gje ti apo si e ke hallin ... hahahhah sa po qesh eh mjera une qe do hap trasjen imen e do i bie vetes se sme dalin guret per burrat jo u bene shume hahahahah me fut duret burri i ben lamsh po pres se dhe dy muaj e do ble hd .

Postuar nga Fajtori datë 09 Shkurt 2011 - 23:29:

Une kur pi jam xham. Eshte kur rri kohe te gjate pa pi qe rreshkas

Postuar nga bruni22 datë 09 Shkurt 2011 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Une kur pi jam xham. Eshte kur rri kohe te gjate pa pi qe rreshkas

s'mbaj mend te kem par ndonjeher pishem ty faje!! .....

Postuar nga Piktor datë 10 Shkurt 2011 - 00:40:

Arturm gjynah e nuk e ke fut dhe frekuencene tvsh, ka nje ore qe po kenaqem me maratonen e kenges popullore.

Hopa Elbasani.

Ore thuj ishalla nuk e lexon gruja ket meszhin se te hodhi nga dritarja.

Postuar nga al74 datë 10 Shkurt 2011 - 00:41:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

nje shoku im thoshte "gruaja kur sapo martohet vjen tek burri me nje trajce bosh ne krahe ............... ti i hedh nje guricke ajo rri urte dhe e fut ne trajce ............ ti i hedh nje gur, ajo urte dhe e fut ne trajce ............... deri sa e mbush plot ate trajcen dhe pastaj ta jep te gjithen kokes".

tani, mor miku im, une nuk e di nqs je, apo sa kohe ke, martuar zotrote, por personalisht e kam mbushur plot ate trajcen dhe me ka zene pak frika te them te drejten )))

nejse, po dalim jashte teme

e imja ka filluar t'mi ktheje mrapsht me kohe . me erdhi natyrale te te kthej pergjigjen ne ate menyre se dreqi ta haje digitalbin ms boni nder vjerra po lek te hudhme.
qe te futem ne teme. une pata te njejtin problem madje nuk ndizet fare . ka perfundu ne kosh.
e llogaris me cmimin e kohes qe do harxhoj per ta vene ne terezi. e tejkalon ate te nje dekoderi te ri.
pastaj te shohesh programet italiane te perkthyera banalisht ne shqip me vjen te....

Postuar nga Piktor datë 10 Shkurt 2011 - 01:15:

Arturm te kesh nje aparat te mire digital je i informuar ne çdo moment.

Ja nje shembull tipik zapingu.

Postuar nga arturm datë 10 Shkurt 2011 - 04:14:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
eh mjera une qe do hap trasjen imen e do i bie vetes ......

Postuar nga arturm datë 10 Shkurt 2011 - 04:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Arturm te kesh nje aparat te mire digital je i informuar ne çdo moment.

Ja nje shembull tipik zapingu.

Maratona e kenges tek TVSH eshte ide e mire.

Tani doli nje problem tjeter. E mban mend kur me thoshe me te drejte qe nuk duhet ta kthej me ne gjendjen fillestare aparatin?

E pra, sot ne mengjes pashe qe dekoderi ishte agiornuar automatikisht nga sateliti keshtu qe mu desh prape te fshij kanalet e digitalbit. Me duket se do ta hedh ..

Postuar nga arturm datë 10 Shkurt 2011 - 04:22:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
.... une pata te njejtin problem madje nuk ndizet fare . ka perfundu ne kosh...

do kete qene dekoder opozitar/pucist

Postuar nga AngelDevil datë 10 Shkurt 2011 - 04:29:

paska plas pucizmi sheshit ... edhe te postimet puc puce qe zhduken brenda dites

Postuar nga Fajtori datë 10 Shkurt 2011 - 06:07:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
paska plas pucizmi sheshit ... edhe te postimet puc puce qe zhduken brenda dites

Po qan ti? Epo qaj plas pra.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 11 Shkurt 2011 - 03:38:

Fajtor, Dreambox ka te pakten rreth 8 vjet ne treg. Eshte nje marres satelitor me sistem operativ Linux si dhe me nje porte LAN (RJ-45). Te pakten keshtu kane qene versionet e para qe shisnin Arabet ne Athine (flas per rastin tim). Tani pa diskutim qe jane me te sofistikuara si dhe kane dale versionet e reja tokesore apo kabllore (jo vetem DVB Satelitore).

Une nuk kam patur ndonjehere por kam lexuar qe futen on line dhe zbresin kodet e kanaleve te kriptuara nga servera te paracaktuar. Tani nuk e di se sa efektiv jane por ne lidhje me Digitialb mos te lodhet njeri. Para pak kohesh dolen disa karta te klonuara ne treg por klonuesit u kapen dhe kam pershtypjen se "Digitalb eshte interesuar maksimalisht qe ata te marrin denimin e merituar". Nuk ka asgje te pamundur por them se ata do kene patur ndonje njeri te brendshem qe u ka dhene nje ide mbi shifrimin/deshifrimin e kartave.

Ndersa per pyetjen iniciuese te kesaj teme, nuk e di zgjidhjen. Une pata te njejtin problem me marresin tokesor kur me mbaroi abonimi dhe nuk mund te shihja asgje tjeter vecse MyMusic. Si pasoje, mendova te mbledh ca karma duke e nxjerre dhurate ne Facebook marresin. U desh pak qe njerezit ta besonin qe e kisha seriozisht (pasi njihem si Gjirokastrit koprac ne rrethin tim shoqeror) dhe si perfundim ja dhurova te parit qe u ofrua

Tani dhe nese kam pak kohe te lire, nuk e harxhoj para TVse...

Postuar nga Piktor datë 11 Shkurt 2011 - 17:45:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Maratona e kenges tek TVSH eshte ide e mire.

Tani doli nje problem tjeter. E mban mend kur me thoshe me te drejte qe nuk duhet ta kthej me ne gjendjen fillestare aparatin?

E pra, sot ne mengjes pashe qe dekoderi ishte agiornuar automatikisht nga sateliti keshtu qe mu desh prape te fshij kanalet e digitalbit. Me duket se do ta hedh ..

Te thashe qe heren e pare qe nuk ke shprese, me ate aparat. Bej nje riabonim te thjeshte 6 mujorsh e pastaj vendos.

Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.