Forumi Horizont
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shperndahet droge ne diskot shqiptare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=532)


Postuar nga julka datë 07 Mars 2003 - 17:33:

Thumbs up droga......

a eshte e vertete qe ne shume disko te shqiperise shperndahet droge?sepse dje nje shoqe kishte ditelindjen dhe do e festonte ne disko mami nuk me la qe te shkoja pasi nje shoqe i kishte thene qe ne disko ka droge.
a eshte e vertete kjo gje????????????


Postuar nga julka datë 07 Mars 2003 - 17:38:

Question

per mendimin tim jo!
kam shkuar ne disko por vetem kur kane qene te pronotuara, pa prenotim jo.


Postuar nga juliana datë 07 Mars 2003 - 17:46:

Smile

kam shkuar ne disko po skam pare qe te shperndahet droge.
sa here qe kam shkuar skam marre asgje per te pire.


Postuar nga juli_ny datë 07 Mars 2003 - 19:28:

Question Droga

Julka, ke dhe emrin tim me ngjan. Ne disko sbesoj se jepet droge sheshit jo. Po kerkon gjen, por nuk te detyron njeri. Sa per ate qe mund ta hedhin ne ndonje pije apo gje e tille duhet te jesh shume i/e kujdesshme, pasi edhe keto kane ndodhur e robt se kane kuptuar ca dreqin kan pas.

Sa kam qene ne Shqiperi, kam vajtur diskove, dhe skam pas probleme droge, megjithate keto fjalet e mia mund dhe te mos pine shume uje pasi kane kaluar me shume se 2 vjet dhe ndoshta ju ose ata qe jane akoma ne Shqiperi e dini me mire realitetin.


Postuar nga Keni datë 08 Mars 2003 - 04:44:

Smile

Julka une aktualisht jetoj ne usa por kame shume shok ne shqiperi me te cilet komunikoj pothuaj cdo jave. Nga ata une di me siguri qe droga ka hyre ne te gjitha drejtimet gjithashtu edhe neper disko tregtohet droge. Per nje gje te jesh e sigurt se asnje nuk do te shpenzonte per te droguar shokun apo shoqen mbasi droga kushton. Ky fenomen ndodhe ne raste te ralla, ne ato raste kur ka nje arsye shume te fort. Une te keshilloj qe te shkosh ne disko pa frik se ska per te te ndodhur asgje pa deshiren tende.
Me respekt Keni.


Postuar nga Klodel datë 08 Mars 2003 - 12:37:

ju lutem keto tema te transferohen tek diskutimet shoqerore

me respekt
analistja


Postuar nga déjà-vu datë 13 Mars 2003 - 12:53:

Question

Julka quhen droga te gjithe ata stimulante,eksietues natyrale ose kimik....dhe lista fillon qe nga cigarja dhe mbaron nuk e di se ku.Mamaja jote per cilen nga to e kishte fjalen????Ndoshta ndonje keshille te vlevshme mund te ta japim per te te mbajtur larg nga pucher :-) ciao ciao


Postuar nga xeni datë 13 Mars 2003 - 19:31:

drogaaaaaaaaaaaaaaaaa

nje keshill"mos shkoni ne QEVERI se droga aty fillon.


Postuar nga (msd)Ins[]mniac datë 25 Mars 2003 - 09:02:

Ka drog apo jo ne disko eshte nje gje qe asnjeri se di te sigurt. Por e ke ti ne dore qe ta blesh apo jo. Droga sot seshte vetem ne disko, eshte kudo.


Postuar nga Admirali datë 25 Mars 2003 - 10:39:

Hmmm

Vetem nje gje dua t'ju them: Po patet leke, dhe nga fundi i dheut e nxirrni drogen. Pra droga ekziston, por po nuk pate mundesi financiare, atehere ti nuk e sheh


Postuar nga xeni datë 25 Mars 2003 - 13:35:

ADMIRALIT TE MADHERISHEM

ADMIRAL PERSHENDETJE .
PER TU LUFTUAR DROGA DUHEN LUFTUAR SHKAKTARET DHE JO PASOJAT.SEPSE NESE KONTROLLOHEN NXINEN DHE NUKE LEJOHEN TE VEPROJNE PRODHUESIT DHE DILERET E DROGES QE NE SHUMICEN E RASTEVE KETE PUNE E BEJNE NJERZIT TE VESHUR ME PUSHTET SHTETRORE ATEHERE PACIENT SDO TE KISHTE SE SKISHIM PER TA DIJTUR QESHTE DROGA.
PRA,MOS E FAJSO PACIENTIN POR LUFTOJE DHE SHKATRROJE VIRUESIN DHE KUJDESU E NDIHMOJE PACIENTIN.
Me fal Admiral por mendimi i lire te "detyron" ti degjosh edhe opinionet e kunderta.
shendet dhe"vdekje fashizmit".


Postuar nga Ana datë 02 Prill 2003 - 00:23:

Thumbs up

Droga.
Hmmmmm.

Une kam jetuar shume vite ne Tirane, kam frekuentuar dhe disko e pub-e por kurre, e theksoj kurre nuk kam pare me syte e mi droge nga afer, kam degjuar per to, i kam studiuar ne Fakultet, por kurre nuk kam pare droge neper disko.
Kjo nuk dot e thote qe nuk ka , ajo eshte sheshit, por sic thane shume parafoles, ata qe jane te interesuar e blejne, dine se ku ta gjejne, i njohin dhe personat qe rrijne neper disko e pub-e kastile per kete pune, po me zor ta keni te sigurt qe nuk ta jep njeri.
Ato kushtojne aq shume, sa per 2 gram droge tjetri mund te te vrase, jo te ta jape afrofe ne goten e pijes.

Meqe tema tani ne fund degjeneroi ne ate qe kush e ka fajin per drogen, une them qe me zor njeri nuk ia jep njeriu, madje besoj se sikur droga do ishte e ligjshme do ishte akoma me mire, sepse edhe shteti do merrte taksa nga kjo tregeti fitimprurese, nuk do pasuroheshin trafikantet , edhe eshte ai efekti psikologjik i gjese jo te ndaluar,mbase do ulej dhe perdorimi i saj.

Gjeja e ndaluar eshte gjithmone me terheqese, si tha Koco Devole " Cfare ka tek ajo dera, cfare ka, he?" lol. Ata qe e shesin dhe e gjejne, bejne tregeti, si gjithe tregetite e tjera, si dhe ajo e duhanit, e alkoolit, pse duhet gjykuar ai, kur drogen shkon dhe e kerkon ti??


Postuar nga alexi datë 30 Mars 2004 - 17:07:

hi julka

mendimi im eshte se ne disko ka droge
po nuk eshte e thene se do te shkosh ne club dhe u drogove
droga eshte kudo
une them te verteten per veten time e kam provuar dhe e provoj prape
nuk eshte e thene se jam i droguar
per mua droge eshte cigaria qe nuk e ndaj dot
e kam fjalen kokaina apo ektasis ato jane te perditeshme
se ne qofte nuk i pi nuk kam guxim te zhytem 48 metra ne uje
per te shpetuar njerezine kur ata nuk din not
jo se e dua une me urdheron mesusi
po me mase te sakte qe une mos te kerkoj kur jam ne disko apo ne pub apo kudo qe jam
dhe pastaj ne farmaci te gjitha ilacet qetesuse drog jane



ky jam une dhe gjithe kefalonian life guards
thx teme interesante


Postuar nga hAsHaShI datë 06 Prill 2004 - 13:01:

edhe une i bashkohem mendimeve te parafolesve,sepse nqs kerkon droge ate e gjen kollaj!dhe nuk besoj qe neper disko droga te shperndahet haptazi!dhe eshte shume i rralle ai rast qe dikush tjeter te hedh ne pije apo ku ta di une droge!thjesht mendimi im
ciao dhe ja kalofsh sa me mire


Postuar nga ENISS datë 07 Prill 2004 - 00:33:

Keto diskutime per drogen neper disko jane bere shume bajate, ne cdo familje diskutohen. (une i quaj bajate, se jane te merzitshme dhe nuk bejne fajde). Edhe ju keni dhene tere versionet e qendrimeve qe keni mbajtur ne disko, nisur kjo nga komplekset qe e kane zanafillen tek prinderit dhe menyra e tyre edukative.
-Njera qe shkon ne disko po nuk pi asgje aty.
-Tjetra qe shkon ne disko por vetem ne ato te pronotuara nga shoqeria.
Te gjitha keto me kujtojne prinderit e shoqeve te mija edhe madje edhe te mijte kur behej fjale per te shkuar ne disko.
Ajo qe dua te them, eshte se me duket menyra me e gabuar per ta keshilluar femijen duke e ndaluar te frekuentoje diskot, kur eshte vertet per te ardhur keq ti mohosh argetimin qe e realizon ne ate ambjent. Tani i frekuenton tere shoqeria dhe ska pse te vecosh femijen per te mos e njihur diskon me gjithcka qe ndodh aty. Eshte bere ambjenti me popullor per moshen e te rinjve. Eshte e pamundur ti futesh kesaj beteje per ta penguar femijen te mos e frekuentoj. Se do ta bej edhe pa e marr vesh fare prindi.
Nese do te niseshim nga ideja se ne disko eshte droga sheshit dhe mundohen te genjejne moshen adoleshente per ta siguruar me pas nje kontigjent te mundshem perdoruesish droge, atehere prinderve do ju duhet te keshillojne femijet te mos shkojne me ne shkolla.
Di fare mire qe edhe aty sigurohen lloje droge dhe eshte ambjent shume komod per ta perdorur. Sidomos ne banjot brenda ambjenteve te saj.
Nese ne diskoteka eshte i lire ta perdori kushdo me vetedije e deshire te plote, edhe pse pershtypja eshte e kundert, do te thoja se ne shkolla eshte pikerisht vendi adap i fokusuar prej shperndaresve te vegjel te llojeve te drogave te cilet mundohen per kontigjent te ri perdoruesish.

Une jam e mendimit se prinderit duhet ti lene hapesira femijeve te njihen me te gjitha ambjentet dhe situatat qe perballen sot te rinjte. Kjo e nderthurur me shume menyra te tjera edukative dhe nje mirekuptim te plote prind-femije.


Postuar nga JamCelik datë 07 Prill 2004 - 11:49:

aman me vlla, akoma me kto pyetje??????

s'me le mami te shkoj ne disko se ka droge.............................

I kam degjuar kto llafe qe para 6 vjetesh dhe habitem kur i degjoj prape.
Thuaji nje gje mamit, qe ti me lehte e gjen drogen ne shkolle se ne disko.
I kam inat ata prinder qe duan ti kontrollojne femijet deri aty ku behen qesharake.


Postuar nga hAsHaShI datë 07 Prill 2004 - 20:14:

pershendetje populli i forumit!edhe une jam dakord me mendimin e ENISS-it
sepse eshte realiteti jo per gje!edhe mua me ka rene shume here rasti kur refuzohen ftesat per te vajtur ne disko!nqs pyet se pse?atehere te vijne 1ton me pergjigje por me kreysorja :NE DISKO KA DROGE PRANDAJ NUK ME LENE!eshte nje pergjigje qe jam mesuar ta degjoj edhe si te thuash nuk me ben me pershtypje se pse refuzohen ftesat!ky eshte nje mentalitet i gabuar ne familjet tona sipas meje,por do vij dita qe edh ky mentalitet do ndryshoj POR KUR DO TE JETE AJO DITE??????ENISS lal mos je gje shkrimtare ti?nejse paske te ardhme


Postuar nga 100%Tironce datë 04 Gusht 2004 - 04:23:

Droga

I think qe drog mund te kete,po varet ne c'fare disco shkon dhe me ca njerezish shoqerohesh,une kam shkuar ne disco e ne pub dhe asgje nuk me ka ndodhur,asnjeri nuk me ka ofruar drog ashtu sidhe shoqeve te mia.
Po prinderit shqiptare i hyn frika vetem te degjojne fjalen disco,nuk po flas per te gjithe prinderit sepse nuk jane njesoj.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 04 Gusht 2004 - 11:39:

uaaaaaaaaaa po ca i bete shqiptaret ju
ultra biljonere qe te kene kaq shume pare
pere te blere drogen more aman mja
mu per veten time nuk me besohet qe
te shitet droga ne disko sepse pronari nuk
ka leverdi te humbase klientet e tij ...
edhe te ler te tjeret ta kene xhepin plot
mbase ka no nje rob zoti qe ka po e perdonor
vec per veten e tij sepse mudet ta kete te keshillushme si puna
e alexit ti vellai kujdes se mbase mos i dukesh edhe peshkaqenit
no njelloj droge e pereferuar edhe te kollofiti lol
qe keshtu ti motra grasja ne disko por prap ki kujdes edhe me
mend ne koke jo si tyryfycke qe ta pesosh sic e kane pesuar ca e ca
pa ju permendur emrat


Postuar nga I_don,t_wana_know datë 12 Gusht 2004 - 16:27:

akoma me drogen

ejj po eshte normale qe edhe ne diskotekat shqipetare te kete droge.
dhe perse te mos kete ku eshte vete rinia qe e kerkon per te arritur ate andrenalinenqe ka te nevojshme per te qen ne forme dhe per te dale sa me i kenaqur nga ato momente divertimentii qe don te kaloje..


Postuar nga hirushja datë 13 Gusht 2004 - 00:10:

Citim:
Po citoj ato që tha I_don,t_wana_know
ejj po eshte normale qe edhe ne diskotekat shqipetare te kete droge.
dhe perse te mos kete ku eshte vete rinia qe e kerkon per te arritur ate andrenalinenqe ka te nevojshme per te qen ne forme dhe per te dale sa me i kenaqur nga ato momente divertimentii qe don te kaloje..




Perse nuk ka menyra te tjera te shprehesh kenaqesin ne nje ambjent diskoje? Menyra se si i pershkruani rinine shqiptare eshte sikur ajo ka gjetur mbeshtetjen vetem tek droga. Eshte normale qe prindi te kujdeset per femijen e tij ne fund te fundit asnje prind nuk kerkon qe femija e tij te futet ne rruge te gabuar.

Saper temen mendoj qe ky fenomen per shperndarjen e droges eshte perhapur ne vitin 1990 dhe qe atehere numri sa vjen e shtohet.


Postuar nga Gjilanasi_csi datë 16 Gusht 2004 - 04:45:

Un personalisht kam pa ktu ne Gjilan ne nje Disco ka ndodh kjo gje qe deri 1 or e gjys na kan mbajt Policia per 2--3 veta qe kan patur drog me shit. dhe kshtu qe kujdes. sepse Disco eshte sen jo i mire. qdo send .. duhet mu rujt Nga Cigaer\Pijet nga njerz te pa njohur mos merreni sepse qdo gje mund me ju ndodh. ktu ne Gjilan e kan pa qe nuk ka as gje prej Discos filluan Drogen me shite e kesi sende. Mbyllen edhe Disco se nuk u futke as kush. dhe nje qytet me 120\Mij Banor e ka 1 Disco Edhe ajo a mbushet 30 veta ma shum as pak. Kujdes. !!

Tung

GjIlAnAsI_cSi


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 16 Gusht 2004 - 11:12:

Drog gjen ngado qe tshkosh po nqf sta ka qefi vet sta jep njeri me zorr


Postuar nga DMX_feat_2PAC datë 16 Gusht 2004 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha sUgA__tIlOnCe
Drog gjen ngado qe tshkosh po nqf sta ka qefi vet sta jep njeri me zorr


jam dakord me mendimin jot suga...po ka te bej dhe me ca shoqerie shoqerohesh....3 vitet e para qe kam ardh ne amerike po shoqerohesha me puerto ricanet dhe ata per droge jan te paret ..e provova dhe njeher un e pash qe te bente si pa ndjenja, te lodhur,zdie se cflisje dhe qe ate dite jo qen nuk kam ven me ne goje po as qe mendoj se do mar droge edhe njeher tjeter....nese isha dhe si mosh pak me e vogel ateher.
dua te them qe ka te bej shum se me ke shoqerohesh.


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 17 Gusht 2004 - 10:12:

Po ke sh te drejt ne fakt, po nqf tregohesh i vendosur smund ta japin me zorr....nejse te kuptoj se na kan ndodhur te gjithve ashu !i
ByE, sUga !i


Postuar nga I.A001 datë 17 Gusht 2004 - 12:28:

tani droge mund te kete vertete kudo po e ke ti ne dore te vendosesh


Postuar nga Valentino datë 17 Gusht 2004 - 12:40:

Lightbulb lale ska drog sa tjum teket juve

mua me pelqen te udhetoj dhe faktikisht udhtoj shume .
ne shumicen e diskove qe kam qene neper bote kishte tipa qe shisnin mall.
ne ibiza prsh. kishte ne nje disko ne menu
.nese ti e kerkon vete po por po sdeshe sdel ndonjeri te bertasi hajde mall ktu ka mall.
ne tirane ne shum pak pube e disko te lene te pish mariuan e jo pastaj te terheqesh mall. kshuqe goca e kalamoqa mos u boni merak se sju drogo njeri me zor
prandaj pini sa te doni neper diskoe e pabe.


Postuar nga I_don,t_wana_know datë 11 Tetor 2004 - 18:12:

Cool hilushe

eeejjj hirusheeee sic e thote edhe suga tilocjaaa ate e gjenn ku te duash dhe nuk te imponon njeri ta marreshhh por amma ne shwqiperii ne diskoteka jane vete atoqe e kerkojne dhe ne vendin ku ndodhesh ti tani mendojjj se njeh disa qe e perdorin thjesht per divertiment ose per te arritur ate qe nuk kane mundesi ta arrijen pa ateee /nqs/:-)ndodhesh atje ku me ke thneeee .... suga ta hangert dreqi koken ty miiiii sa e mira jeeee muahhhhhhhhhhhh


Postuar nga doktori_chicago datë 17 Tetor 2004 - 08:42:

Question hi

julka hello se di ca behet ne shqiperi per drogen po kure ne discot e botes ndahen ti si thua shqiperia jo une them po nejse kush se do dhe nuk interesoen sta jep njeri me zor nese se do po ne disco larg gotes kure je vetem fare dhe jo me shoqeri shume se hedhin dhe se kupton fare dhe ne shqiperi ato gjera behen kollaj se ska kush i kontrollon dhe sa me larg asaj gje droga te shkatron dhe po pe shoqe qe mer ik mos ri me te se kisha nje shoqe qe u ngatrua ashtu dhe tani seheq dot dor kollaj vete ne nje spital ose me mire eshte atij tre muaj tani dhe efamilja e saj u shkatrua nga ajo gje po nejse je vajze me mend besoj dhe se bee ate dhe shifemi byebye


Postuar nga volter datë 18 Tetor 2004 - 13:48:

Nuk besoj te behet nje gje e tille, po mundet edhe te na hidhet balte neper portretet tona...

Cudi te kjete kjo!!


Postuar nga shkodranforever2005 datë 19 Tetor 2004 - 23:37:

Droga dhe efektet e perdorimit

Drogat.
Nder me te njohurat dhe me te perdorshmet ne ditet e sotme jane:
a.Marijuana
b.Ecstasy
c.Cocaine
d.LSD
e.Heroin
f.Amphetamines
1. Marijuana merret nga gjethet dhe lulet e nje bime te quajtur "cannabis sativa." THC(delta-9-tetrahydrocannabinol) eshte edhe perberesi kryesor i Marijuanes i cili percakton edhe efektin qe doza do te kete ne trupin e njeriut. Marijuana e diteve te sotme eshte shume me e fuqishme sesa ajo e perdorur 30 vjet me pare.
I. Efektet e Marijuanes ne Qelizat e Trurit.
Cannabinoidet qendrojne ne qelizat e yndyrshme (fat) te tuupit te perdoruesve te marijuanes. Perderisa 1/3 e trurit eshte yndyre (fat), cannobinoidet depozitohen pikerisht ne keto zona te trurit. Marijuana mund te bllokoje zhvillimit e trurit, ne procese te tilla si, zhvillimin e "mendimit", aftesite e te kuptuarit, aftesite shprehese dhe aftesite matematikore.Mund te demtoje dhe te ule ne minimun aftesite kujtuese, te ndryshoje perceptimin ndaj kohes dhe gjithashtu ul edhe perqendrimin ne procese te ndryshme.
THC(shiko me siper) mund te qendroje ne indet e ndryshme te organizmit per dite te tera apo edhe jave. Perdoruesit e rregullt te kesaj substance mund te mos jene ne gjendje qe asnjehere te heqin dore nga perdorimi i saj. Efektet e zgjatura te ketij akumulimi jane te panjohura deri tani. D.m.th qe nuk dihet se sa mund te zgjat efekti negativ nga perdorimi i marijuanes.

II. Marijuana demton qelizat e Zemres dhe te Mushkerive.
Perdorimi i marijuanes nepermjet "pirjes" permban shume me teper agjente kanceroz sesa pirja e duhanit. Eshte zbuluar se "cigaret" prej marijuane leshojne 5 here me teper monoksid karboni ne sistemin e qarkullimit te gjakut dhe 3 here me teper "bloze" ne mushkeri sesa cigaret e duhanit. Marijuana pershpejton rrahjet e zemres tek perdoruesit ne masen 50%, Mund te shkaktoje dhimbje gjoksi tek perdoruesit qe kane nje qarkullim te dobet ne zemer.

III. Marijuana dobeson Sistemin Imun (Sistemin Mbrojtes ndaj Infeksioneve, bakterieve, viruseve)
Perdorimi i Marijuanes ule ne mase prodhimin e qelizave te bardha (Leukocitet) duke ulur keshtu aftesite kundervepruese dhe luftuese ndaj infeksioneve dhe semundjeve. Perdoruesit qe e marrin Marijuanen ne mase te tepruar, kane nje tendence shume me te madhe per tu semure, dhe nje perqindje me te larte te te semurit me semundje te tilla si, Gripi, E ftohura, dhe infeksionet.

IV. Marijuana ndikon gjithashtu fuqishem edhe ne procesin e riprodhimit.
Tek femrat, ndryshimet ne sinjale e trurit te shkaktuara nga THC ndikon ne ovulacion dhe ul fertilitetin. Tek meshkujt,edhe nje cigare e vetme mund te shkaktoje ulje te perkohshme ne prodhimin e hormoneve te mashkullit (sidomos Testosteronit.) Perdorimi i marijuanes mund te shkaktoje qe informacioni gjenetic tek femija i lindur te jete i pakompletuar, dmth qe femija te lind me te meta. Kemikatet qe gjenden tek marijuana mund te jene shume toksike per nje fetus ne zhvillim, duke ndikuar ne zhvillimin dhe rritjen e tij.

2.Ecstasy. Kjo droge futet ne grupin e amfetaminave.
Nga ana farmaceutike, ekstasy eshte e njohur me emrin 3,4-methylene-dioxymethamphetamine, qe shkurt quhet MDMA. Eshte pjesetare e fuqishme e familjes drogave te lidhura me MDA qe renditet ne mes te Hallucinogenve LSD (hallucinogjenet jane medikamente qe ndryshojne perceptimin e botes perreth tek perdoruesi)dhe familjes se Amphetaminave. Vjen zakonisht ne forme tablete me piktura te pellumbit ose diamant.

Efektet. Shumica a perdoruesve te kesaj droge qe sjell vdekjen e shpejte, ne fillim kane nje ndjenje te pakontrolluar nervozismi, eksitabilitet te rritur, dhe nje ndjenje pavendosmerie dhe nje ndjenje te fuqishme euforike qe mund te zgjase nga 4-6 ore, ne rast se perdoruesi ka nje ndjenje qetesie dhe kenaqesie. Por ne rastet kur kjo droge merret ne mbidoze ose kur perdoret nga perdoruesit "amatore" mund te shkoktoje ankth te fuqishem, panic dhe konfuzion. Perdorimi i vazhdueshem i kesaj droge mund te rezultoje ne probleme me fjetjen dhe shkakton letargji (hipnoze, lodhje) ne momentin kur droge fillon te humb efektin e saj.

Pasojat e perdorimit.
Mungesa e djersitjes,ndjenje nxehtesie ne kembe,krahe dhe shpine; dhimbj koke; te vjella, renje te fikti; lodhje e tepruar; mungese urinimi

3. Kokaina. Eshte nje droge e fuqishme qe sjell shume deme ne shendetin e njeriut. Rrezikshmeria shendetsore rezulton njelloj si ne rastin e marrjes se kokaines me thithje, injektim apo pirje si duhani. Vlen per tu permendur ne kete rast rreziku i madhe i injektimit te kesaj droge qe mund te shpie ne infektin e personit me virusin HIV/AIDS si rezultat i perdorimit te shiringes nga shume persona.
Rrezikshmeria per shendetin.
Efektet Fizike. Nder efektet fizike te kokaines mund te permendim ngushtimin e eneve periferike te gjakut, pupila te dilatuara, temperature te larte te trupit, crregullim te rrahjeve te zemres, dhe si luhatje te presionit te gjakut.Njerezit pas perdorimit te kokaines behen shume paranojak dhe agresiv dhe nuk mund te kontrollojne dot veprimet e tyre. Nje nder shkaqet qe i shtyn perdoruesit ta perdorin kete droge me teper eshte edhe renja ne depresion te thelle pasi droga fillon ta braktise efektin e saj.
Perdorimi i kokaines rezulton ne deme te medha te perhershme te organizmit, si psh, ulcerimi i membranes mukoze te hundes dhe demtimi i plote i septumit nasal. Vdekjet vijne zakonisht si rezultat i arrestit kardiak, apo arrest respirator, te cilat nuk jane te pakta nder perdoruesit e kesaj droge shkaterrimtare dhe me pasoja per jeten e njeriut. Perzierja e alkoholit me kokainen ne melci eshte si nje nder shkaqet kryesore te vdekjeve tek perdoruesit e kokaines.

4. LCD - Lysergic acid diethylamide. Ky eshte dhe halucinogjeni me i fuqishem. Nje droge qe ne menyre radikale ndryshon gjendjen mendore dhe te perceptimit te nje njeriu.
EFEKTET. Shfaqen fill pas perdorimit dhe mund te zgjasin per disa ore ose disa dite. Si fillim perdoruesi ndien:
Mpirje; dobesi muskulare dhe dridhje; reflekse te pershpejtuara; rritje te presionit te gjakut; crregullim i rrahjeve te zemres; rritje te temperatures; humbje te kontrollit dhe te koordinimit te sistemit motor( te te parit); pupila te dilatura; te vjella; dhe here pas here goditje te fuqishme. Tek grate shtatezena ekziston rreziku per abort dhe anormalitete te tjera kongjenitale tek femijet e lindur nga grate qe perdorin rregullisht LSD gjate shtatezanise.

5. Heroina. Heroina nxirret nga morfina, nje substance naturale qe nxirret nga nje bime e quajtur "bima lulezuese."
EFEKTET. Kohezgjatja e efektit te kokaines varion nga disa sekonda pas perdorimit dhe qe mund te zhduket pas disa oreve. Ajo te jep nje ndjenje euroforie, si fillim e shoqeruar me nje nxehje te lekures, tharje te gojes,dhe rendim te ekstremiteteve. Kjo sjell nje gjendje dobesimi dhe lodhje. Fuksini mendor crregullohet si rezultat i depresionit te sistemit nervor qendro(SNQ). Perdorimi i kokaines mund te lere efekte te perjetshme tek perdoruesit, dhe keto perfshijne mundesine e nje overdoze, abort spontan, vena te shkaterruara, si dhe infektim me semundje te pasherueshme sic eshte rasti i HIV/AIDS. Nder demtimet me kolosale qe sjelle perdorimi i Kokaines eshte infeksioni i valvulave mbeshtjellese te zemres, abceset e ndryshme, celulitet, dhe semundje te pasherueshme te melcise, dhe hapatit. Perdorimi i Kokaines mund te shkaktoje Pneumoni si rezultat i shendetit te dobet te perdoruesit, e cila vjen nga efekti qe Kokaina ka ne qelizat respiratore. Perdorimi i Kokaines mund te sjelle troboze te eneve te gjakut qe transportojne gjakun per ne mushkeri, melci, veshka ose per ne tru. Kjo shpie ne vdekjen e shume qelizave ne organet vitale te organizmit.

6. Amfetaminat. Methamfetamine dhe Amfetamine. Keto jane stimulante. Stimulantet jane droga (ilace) qe pershpejtojne proceset e trurit.
Ato kane aftesi qe te te largojne gjumin, por nga ana tjeter, crregullojne rrahjet e zemres, crregullojne frymemarrjen dhe presionin e gjakut. Ato ne te njejten kohe mund te shkaktojne, djersitje, dhimbje koke, shikim te turbullt, goje te thare, te kruajtura te shpeshta dhe marrje mendsh. Perdorimi i ketyre stimulanteve shkakton demtime te trurit dhe humbje te memories.

Disa nga shenjat qe mund te verehen tek perdoruesit e drogave.
a. Humbja e interesit per gjera dhe veprimtari te ndryshme.
b. Ndryshim ne menyren e te sjellurit
c. Ndjenje te te qendruarit vetem.
d. Humbje te fokusimit dhe perqendrimit
e. Deshire te madhe per te fjetur
f. Acarim dhe ashperesi te personalitetit
g. Skuqje dhe fryrje te syve dhe dilatim te pupilave
h. humbje apo venje peshe.
i. Kollitje te shpeshte
j.Rjedhje te vazhdueshme te hundeve.


Keto ishin disa pershkrime te drogave me te perdorura sot dhe efekteve qe ato mund te lene tek njeriu, qe mund te jete te perkohshme dhe te perhershme, gje e cila varet nga lloji i droge.

Pershendetje.


Postuar nga SIckDIscoBIscuit datë 30 Tetor 2004 - 00:16:

Wink hey

hi
edhe une mendoj qe nuk ta jep njeri drogen sheshit. ka shume mundesi qe te kete por megjithate po qe se je i/e kujdeshem nuk ma do mendja qe te kete ndonje problem. I thuaj mamit qe te mos kete merak duke u nisur nga fakti se ca vajze ka


 
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.