Forumi Horizont
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- NJe greve e harruar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18691)


Postuar nga arturm datë 21 Tetor 2012 - 17:42:

NJe greve e harruar

Ore, po si nuk pati njeri dy fjale per ti thene per greven e urise se te perndejkurve politike ketu?
Ku jane ish te perndjekurit e forumit, ish pronaret etj?

Apo ndoshta eshte nje problem i dores se dyte?


Postuar nga Fajtori datë 21 Tetor 2012 - 21:30:

Kam pershtypjen se shume nejrez mendojne se ata po e bejne greven per te mbush xhepat, jo per ndonje princip. Shqiptaret nuk kane qene ndonjehere unanime ne faktin se te perndjekurit duhen demshperblyer. Dhe qeverite ne pergjithesi jane tallur (kush i mban mend letrat me vlere). Kshu qe kjo teme eshte goxha me e thelle sesa duket.


Postuar nga shelgu datë 21 Tetor 2012 - 21:43:

Qendrimi ndaj te perndjekurve politike mendoj une eshte shume i komplikuar.
Ka te perndjekur te mirefillte, por ka edhe te tjere dhe me sa di une keta te tjeret jane shume.

I perndjekur politik hiqet edhe nje kojshiu jem qe pretendon se i gjyshi i rij qenkej internuar, por babane e kishte komunist me teser dhe vete u trajtua si i preferuar i pushtetit


Postuar nga robert datë 21 Tetor 2012 - 22:36:

Te persekutuar politike quhen te gjithe, por po parakuptojme per nje moment vertet kundershtaret ideo-politike te regjim-sistemit te kaluar. Edhe ne kete rast une do tu rekomandoja ketyre grevisteve te mos kalonin kufirin e veperimeve deri ne akte finale, si ai i djegies, apo i urise deri ne gjymtimin fizik-fatal. Keto akte mund te behen apo simpatizohen kur nuk ka me rruge jetese, apo nuk ekzistojne lirite me elementare te njeriut. Por keto nuk besoj kane qene ne piken e fundit tek keta greviste!
Tragji-komedia e kesaj greve te fundit eshte qe ajo po perdoret per njeren apo tjetren parti dhe lider politik. E te mendosh se te dyja partite e medha (gjoja) kundershtare, PS dhe PD, jane nga i njejti haur dhe hane ne te njejtin canak, tragji-komedia e greves esht akoma me therse. Po ajd'mo, ky stan (Albani) kete bylmet ka!


Postuar nga Piktor datë 21 Tetor 2012 - 23:02:

Re: NJe greve e harruar

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Ore, po si nuk pati njeri dy fjale per ti thene per greven e urise se te perndejkurve politike ketu?
Ku jane ish te perndjekurit e forumit, ish pronaret etj?

Apo ndoshta eshte nje problem i dores se dyte?

Po ç'te themi arturm.
Kerkesat e tyre jane te drejta por menyra eshte absurde.
Aspekti tjeter eshte se sa dite mund te jetoje pa ngrene!?
Mos valle u ezauruan te gjitha mundesite qe te shkohet ne nje greve sublime.
Me vjen keq per ata njerez qe po vetsakrifikohen ne ate menyre per nje gje qe mund te ishte zgjidhur me shume menyra te tjera demokratike.
Une mund te jap shume menyra si mund e ishte vepruar, njera mund te ishte edhe hedhja e shtetit ne gjyq per moszbatim te ligjeve te veta.
Tashme eshte vone per keto opcione.
Tjetra opozita nuk i mbeshtet aspak ata ne mos gaboj shprehja , jane mbeshtetesit e tu dhe zgjidhju ti hallin do te thote kete.
Spahiu i Ak ka thene se do i demshperbleje per tre vjet, kjo nuk eshte pak.
Mendoj se greva ja ka arritur qellimit.


Postuar nga raid datë 22 Tetor 2012 - 05:30:

Kur dicka hidhet me shumice ne treg i bie vlera. Keshtu edhe bere edhe kjo puna e grevave te urise. Ngaqe behen cdo jave, i eshte holluar kuptimi te shkretes. Kane bere greva urie me minatore, me parti socialiste, me kopshte e yllka, me dreq e me shajtane.
Pastaj s'ka greve urie 30 ditore ore, se eshte komike.

Nga ana tjeter, mungesa ne pergjithsi e seriozitetit te kesaj greve, kunderpeshohet nga nje mungese po aq serioziteti nga ana e qeverise, qe refuzon edhe t'i takoje. Nuk e kuptoj c'i kushton te caktohet ndonje emisar te shkoje ne emer te qeverise e t'i mare parasysh ndonje kerkese. Gjysmat t'i genjeje, e gjysmat t'ia plotesoje, sic behen zakonisht keto pune.


Postuar nga Piktor datë 22 Tetor 2012 - 23:56:

Me duket se e degjuan keshillen time dhe e mbyllen greven.
Duhej te kisha shkruar me perpara.


Postuar nga arturm datë 03 Nëntor 2012 - 02:25:

Vdiq ne Bari nje nga grevistet o Piktor.
Shiko se mos ben ndonje batute tjeter si kjo me siper.
Complimenti.


Postuar nga Fajtori datë 03 Nëntor 2012 - 20:07:

Tituj lajmesh

Bejkon nuk e vizitoi dot familja sepse janë shumë të varfër, FRD: Do mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore.

AK: Bejko është martir. Berisha do ndëshkohet për krimet e tij.

'Muajin e kaluar, ndërsa Bejko ishte në grevë urie, gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 milion lekë të vjetra gjobe si dhe punë në shërbim të komunitetit, për shkak të sulmit që Bejko bëri së bashku me Gjergj Ndrecën ndaj deputetit Ilir Rusmali."

Pra, ka vdekur ne borxh... ndaj drejtesise shqiptare.


Postuar nga robert datë 03 Nëntor 2012 - 23:13:

Ne nje video-gazete interneti mund te shihet se si njeri nga keta greviste, (ndoshta i ndjeri), i hedh benxine vetes dhe ndez cakmakun duke i vene vetes zjarrin. Te gjithe perreth e shikonin dhe ... vetem e shikonin. Vetem pasi morri flake dhe nisi te bertiste iu sulen per ta shpetuar!!! Nuk e kuptoj perse e lane derisa te ndizte cakmakun, ne nje kohe qe kishte te pakten disa sekonda kohe per ti nderhyre?! Me duket se jetojme ne kohe shou ... me pasoja te dhimshme e te paparashikuara!


Postuar nga Piktor datë 04 Nëntor 2012 - 02:52:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Vdiq ne Bari nje nga grevistet o Piktor.
Shiko se mos ben ndonje batute tjeter si kjo me siper.
Complimenti.

Ne te tilla raste jam serioz arturm.
Ndjese paste.


Postuar nga arturm datë 05 Nëntor 2012 - 02:36:

Eshte karakteristike e shume PD-isteve, me ne krye shefin, qe te te tallin para dhe behen serioze pas (vdekjes).


Postuar nga Fajtori datë 05 Nëntor 2012 - 20:38:

MUSTAFA NANO - Ne nuk meritojmë vetëflijimin e askujt; ne meritojmë Sali Berishën

Nja dy ditë pasi Gjergj Ndreca i vuri flakën vetes, unë fola në telefon me Mero Bazen, e ramë dakord t’u bënim një vizitë ish të përndjekurve në grevë për t’u thënë se “këtë grevë do të ish mirë ta mbyllnin”, se “kjo grevë nuk po gjente mbështetjen e shqiptarëve”, se “kjo grevë nuk po gjente as një minimum mirëkuptimi mes ish të përndjekurve që s’ishin në grevë”, dhe se “prandaj nuk kish kuptim të sakrifikonin më shumë përballë, e për shkak, e për kënaqësinë e bandës në pushtet”.

Atë vizitë nuk e bëmë, pasi pak orë më pas policia bëri rrethimin e grevës dhe nuk lejonte askënd, dhe asgjë, të hynte e të dilte prej territorit të rrethuar.

Të gjithë e dinim se ish kështu. Ajo ish një grevë e izoluar. Shumë vetë kanë fajësuar më pas (edhe këto ditë) gjithë shoqërinë shqiptare që nuk u vu në mbështetje të kësaj greve, por mendoj se nuk kanë plotësisht të drejtë. Shoqëria shqiptare mund të paditet gjithë ditën e ditës për nervin e sqaqur civik të sajin, por ky nuk është rasti më i mirë për ta ilustruar natyrën ngordhalaqe të kësaj shoqërie. Thellë-thellë, motivet e grevës kanë qenë, ose janë bërë, edhe politike (kish kohë që grevistët kishin demonstruar se Berisha e të tijtë ua kishin sjellë në majë të hundës), por ato motive nuk u artikuluan asnjëherë si të tilla, rrjedhimisht nuk ishin gjithëpërfshirëse. Në planin deklarativ, ato motive kishin të bënin me interesin ekonomik të një pjese të shoqërisë. Sigurisht, një shoqëri normale do të duhej t’u ndihej në borxh, a në mirënjohje, ish të përndjekurve, por është ca vonë për të kërkuar solidaritetin e shoqërisë për një kauzë të tillë 22 vjet pas përmbysjes së komunizmit, të cilat janë dhe 22 vjet të një flirti të këtij grupi social me qeveritë e regjimet e Sali Berishës. Në këtë kuptim, nuk ka pse të jetë marrë si befasi solidariteti i munguar me këtë grevë nga ana e shoqërisë në tërësi.

Çfarë të bënte përshtypje në këtë mes ishte solidariteti i munguar i dikujt tjetër, solidariteti i ish të përndjekurve. Dhe në këtë mes, mua personalisht, nuk është se më ka shock-uar solidariteti i munguar me kauzën, pasi pritej të kish të tjerë që të thoshin se “kjo qeveri ka bërë shumë për ish të përndjekurit”, se “nuk është e drejtë të protestohet me mjete të tilla ekstreme”, se “kjo qeveri nuk ka ku t’i gjejë paratë për të dëmshpërblyer ish të përndjekurit në këto kohë krize”, se “ky dëmshpërblim nuk është punë vullneti, por edhe punë ligjesh” etj., etj. Por më ka shock-uar heshtja për ditë të tëra e ish të përndjekurve të tjerë përballë gjuhës rrugaçërore të pushtetit e të Kryeministrit. E më pas më ka shock-uar solidariteti i dy a treve syresh, njerëz publikë, me pretendimet halucinante të Kryeministrit, se “grevistët janë vegla të opozitës, grevistët kanë marrë pará, grevistët janë bixhozçinj, janë pijanecë” etj., etj. Prisja që të ishin ata të parët që do të denonconin këtë gjuhë, por jo, as që bëhej fjalë.

E kështu, kur kauza e grevistëve dukej si një kauzë vetëm e grevistëve, ishte e lehtë të merrje me mend se greva ish e destinuar të dështonte, e prandaj ideja për t’u bërë një vizitë e për t’i këshilluar ta ndërprisnin atë grevë nuk na u duk gjëja e duhur. Por, siç thashë, nuk mundëm ta bënim atë vizitë. Nuk është se më gënjente mendja se “do të mundnim t’i kandisnim ta linin atë grevë”, por ndoshta do të kishim rast t’i ftillonim për faktin që jashtë grevës pakkush jetonte me hallin e tyre. E ky fakt mund të shkurajonte ndonjë ide për vetëflijim. Ky fakt mund të shkurajonte edhe Lirak Bejkon. Ndoshta.

Lirakun nuk e kam njohur. Veç në një rast kam folur në telefon me të, në një nga ditët e grevës, nja dy ditë para se të bënte atë gjest të fortë, si pasojë e të cilit gjeti vdekjen. Unë isha në spital për t’i bërë një vizitë Gjergj Ndrecës, i cili lëngonte në shtrat prej plagëve që kish marrë prej vetëdjegies, dhe aty takova gruan e Lirakut, që përpiqej ta mbante të fortë e ta ngushëllonte gruan e Gjergjit. Kur po dilja, e po u jepja dorën, gruaja e Lirakut më dha telefonin e vet, e më tha se ish Liraku që donte të fliste me mua.

Në terma konkretë, nuk mbaj mend ndonjë gjë kushedi se çfarë nga biseda disa minutëshe me të, por pata një ndjesi e shije të mirë, që më pas e lidha, ndoshta kotmëkot, edhe me një empati e simpati të natyrës ‘tribale’ (ai ish nga Skrapari). Por pasi ai bëri gjestin e vetëdjegies, unë zura t’i bëja një lexim aposteriori bisedës me të, dhe më erdhi inat që nuk mund t’i bëja interpretimin e duhur qysh në momentin e bisedës vendosmërisë së tij, që më pas e çoi drejt aktit që synonte vetëflijimin. M’u duk krejt i pandërdyshur në atë që bënte, madje dhe i bindur se kjo grevë do t’ia arrinte qëllimit. Nuk pati në bisedën tonë asnjë nënvizim të llojit politik, ashtu si nuk pati asnjë pretendim publik të grevistëve për ndonjë natyrë politike të kësaj greve, por motivimi politik, edhe në mos pastë qenë në origjinë të grevës, është përftuar gjatë grevës, pas reagimeve të Kryeministrit tonë rrugaç. Grevistët bënin çmos ta fshihnin këtë motivim, dhe kjo i la pa mbështetje, por personalisht e kam ndier motivimin e fortë politik të grevës. E nuhata këtë dhe tek ajo gjendje vibrante e Lirakut në bisedën që pata me të.

E theksoj këtë, pasi ndryshe nuk mund të kuptohen aktet e vetëflijimit të Gjergjit e të Lirakut. Interesat ekonomike, sado të rëndësishme të jenë, mund të të hedhin në lloj-lloj betejash, por është e zorshme dhe e rrallë që të shërbejnë si një motivim për vetëflijim. Unë vijoj të besoj se Lirak Bejko vdiq për një kauzë politike, s’ka gjë se ai, tok me grevistët e tjerë, nuk e artikuluan kurrë një kauzë të tillë.

Nuk ndiej asnjë lloj ngushëllimi te ky fakt. Përkundrazi, ndihem si në faj, s’ka gjë se e vetmja marrëdhënie e imja e drejtpërdrejtë me Lirakun ish ajo bisedë telefonike, për të cilën sapo fola. Ndihem si në faj, që nuk bëra asgjë për ta lexuar atë gjendje të tijën teksa bisedonim në telefon, që nuk arrita të shihja në atë vendosmëri të tijën për t’i shkuar grevës deri në fund një shenjë paralajmëruese të aktit të vetëdjegies, e që nuk bëra asgjë për t’ia larguar nga koka idenë e vetëflijimit.

Ne shqiptarët – dhe ky është rasti për t’iu kthyer shoqërisë shqiptare e për ta vënë në bankën e akuzës – nuk meritojmë flijimin e askujt për qëllime, e me motivime impersonale. Ne meritojmë, me sa duket, veç banditin që kemi në krye të qeverisë, të cilit edhe në këtë rrethanë nuk iu ndenj pa u bërë i gjallë, e pa thënë se “greva e Lirak Bejkos ishte e paguar, se Liraku ishte zgjedhur për në grevë mbi bazën e kartelës shëndetësore”!!!??? E meritojmë, jo vetëm se nuk jemi në gjendje ta ndalojmë ta bëjë Lirak Bejkon t’i vërë flakën vetes, por nuk jemi në gjendje as ta ndalojmë ta mbyllë gojën e vet të ndyrë, pasi Lirak Bejko ka vdekur.

______________________
Mustafa Nano


Postuar nga RAIMONDI datë 05 Nëntor 2012 - 20:51:

Liraku ndjese paste , por ajo greve ishte gabim.

Nuk behet greve urie per te marre para qyl nga taksapaguesit shqiptare...Ata po kishin te drejte , ta hidhnin ne gjykate nderkombetare ceshtjen e tyre

Por ajo qe me cudit mua eshte si ka mundesi keta nuk kane marre azgje, se ne Vlore ish te persekutuarit rrembyen cdo gje--Totalisht cdo gje

Dhe ishin jashtezakonisht mizore me punonjesit e objekteve qe privatizuan


_-Edhe po ti kishe miqesi me ta ne Shqiperi, kur vije ketu ne USA , ata nuk te flisnin fare ....Absolutisht --Ishin plot ndjenja hakmarjeje

Ish te persekutuarit nuk kane asnje arsye te ankohen per Salen, se Sala shkateroi Shqiperine per te pasuruar ata...........shkateroi jeten tone , per te pasuruar jeten e tyre


____Per Salen duhet te ankohemi ne te tjeret , qe morrem ruget .....
dhe nuk jemi pake, por 1 milion shqiptare

Intiresant eshte nje gje, se Edi Rama ka qene pro te persekutuarve qe ne kohe te Dulles
Edi ka qene demokrat qe ne ate kohe ......

Edi duhej te ishte ne krye te nje partie te djathte ,jo te majte, sepse ka qene i djathte atehere kur gjithe Shqiperia ishte komuniste

Sala beri gabim qe nuk dialogoi me ta, por pse nuk dialogoi Sala me ta , keta nuk duhet te vete-flijoheshin ......

Nejse ai i shkreti iku tani, por faj ka edhe shtypi i opozites qe i hidhte benzine zjarrit .....


Postuar nga raid datë 06 Nëntor 2012 - 00:45:

Une nuk e di sa seriozisht mund te meren keto analiste qe kane gjithmone dhe automatikisht kane qendrim kunder qeverise. Absolutisht ne cdo gje ata jane kunder qeverise. Ashtu sic ka analiste qe automatikisht jane pro qeverise.

Psh Muci Nano thote qe greva ka qene e izoluar. Me sa mbaj mend une, greva u izolua vetem pasi ata filluan te digjen me benzine. Greva kishte 3 jave qe ishte e hapur, por askush s'e perkrahte. Shoqeria jo e jo, qe eshte e lodhur me keto metodat metoda ekstreme, por as vete te perndjekurit nuk e perkrahen.

Kjo tregon qe analistet te bardhen ta bejne te zeze vetem per te thene dicka qe i shkon per shtat anshmerine se tyre.


Postuar nga Piktor datë 06 Nëntor 2012 - 01:17:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Eshte karakteristike e shume PD-isteve, me ne krye shefin, qe te te tallin para dhe behen serioze pas (vdekjes).
Jo arturm mos ngaterro ndjenjat njerzore me politiken.
Ngushllimet jane ngushllime.
Nuk po flasim per lot krokodili apo jo.


Postuar nga Fajtori datë 06 Nëntor 2012 - 02:11:

Mustafa Nano tha troc qe kishte lene me Mero Bazen te shkonte te nesermen te fliste me grevistet. Por e nesermja i gjeti grevistet rrethuar me police. Cfare ka per shkence ketu?

Pyetja qe nuk gjen pergjigje per mua eshte pse duhen rrethuar grevistet e urise me police? Pse duhen izoluar?


Dhe sa per Mustafa Nanon nuk eshte nga ata qe flet per gallate, e ka njohur Berishen nga afer, ka qene anetar i PD-se, dhe ishte nga te paret qe foli per rrezikun e uzurpimit te pushtetit kur hipi Berisha ne 2005.


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Nëntor 2012 - 02:20:

Mustafa Nano ishte kunder Berishes edhe kur Berisha ishte ne opozite dhe i vidheshin votat hapur,....

Ndaj Nano nuk merret parasysh ne ato qe thote , plus qe eshte edhe njecike drite-shkurter


Postuar nga arturm datë 06 Nëntor 2012 - 02:49:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Mustafa Nano ishte kunder Berishes edhe kur Berisha ishte ne opozite dhe i vidheshin votat hapur,....


Vertet ishte kunder Berishes edhe kur ishte ne opozite (ore e ke harruar opoziten e Berishes ti?) por nuk ishte "kunder" tij duke u bere nje lake i pushtetit. Ne ate kohe i ka rene kokes edhe Tosit dhe Metes njelloj si Berishes.
Kjo quhet koherence.
Citim:

Ndaj Nano nuk merret parasysh ne ato qe thote , plus qe eshte edhe njecike drite-shkurter

Ke te drejte, ben mire ti qe lexon Artur Zheji-n.


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Nëntor 2012 - 02:53:

As e kam idene fare se ca shkruan Artur Zheji

Mustafa Nano kishte nje inat te verber kunder Sales , kur Sala ishte ne opozite

Opozita e Sales ishte shume e ndershme , ndersa pushteti i Nano spiunit ishte kriminal ..........

....Dhe eshte pikerisht per shkak te atij pushteti kriminal qe ushtronte PS- ne kohe te Nanos,
ndaj edhe e ka te veshtire te fitoje PS-ja tani.....


Postuar nga arturm datë 06 Nëntor 2012 - 03:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo arturm mos ngaterro ndjenjat njerzore me politiken.


Piktoro, prisja te lexoja ndonje "ndjenje njerezore" tenden kur policia u hiqte lengjet dhe serumet grevisteve, apo kur Sala i shante me liber shtepie demostruesit, perfshi ketu edhe Lirakun (a nuk mund thjesht ti injoronte duke mos qene dakort me ta?), por ndoshta i ke ngaterruar keto me gjeste politik.

Ti mund edhe mos te ishe dakort me greven (personalisht nuk isha dakort edhe une) por, si the ti, ndjenjat nuk duhen ngaterruar me politiken, prandaj mund edhe ti denoje (pak fare) gjeste te tilla.
Kaq


Postuar nga arturm datë 06 Nëntor 2012 - 03:23:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
As e kam idene fare se ca shkruan Artur Zheji

Ndoshta lexon Henri Cilin apo Frrok Cupin atehere.

Citim:

Opozita e Sales ishte shume e ndershme , ndersa pushteti i Nano spiunit ishte kriminal ..........

E ndershme opozita e Sales?
Na bere per te qeshur o Rajmond.
Harrove qe pleherat e Sales arriten deri sa te rrihnin Ministrin e atehershem te Integrimit Paskal Milon neper hotelet e Bashkimit Europian, apo se mban mend?
Harrove qe as mocionin per mbeshtetjen e luftes ne Kosove nuk votoi ne parlament Sala, apo se mban mend?
etj etj etj

P.s. Sala edhe ne varrimin e Nene Terezes (te cilen nuk e vrau Fatos Nano) nuk shkoi me delegacionin shteteror (edhe pse e ftuan), por shkoi vetem.


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Nëntor 2012 - 04:37:

Degjo !---

First njehere mos mi zi ne goje ata andej se une nuk njof asnje nga ata qe permend ti, ok?

Pushteti i Nanos ishte kriminal deri ne qelize--Ne strukturat e policise dhe te SHIK-ut Nano kishte futur gjithe kriminelet e Shqiperise

Ne Vlore psh, ishte ne SHIK vellai Zanit , qe ishte kriminel i deklaruar dhe qe me vone u vra nga ata qe ju kishte vrare familjaret

Ne Durres Nano kishte emeruar Komandant te Antidroges nje rugac nga Vlora i cili ne bashkepunim me nje kriminel me emer ne Durres , ju vinin gjobat tregetareve te Durresit

Tregetaret e Durresit paguan disa njerez per ta vrare ate kriminelin dhe i zune prite tek Shkembi i Kavajes-
--Aty sa kaloi fuoristrada e ketij krimineli e goditen ata te paguarit e tregetareve,.....dhe kur shikojne brenda ne makinen e Kryekriminelit te Durresit ishte edhe komandanti i Antidroges se Durresit , qe ishte nje vlonjat -
Turp.

Ne Tropoje , Nano emeroi ne krye te polisice kriminelet e familjes Haklaj , dhe ate kriminelin tjeter Mulosmani i cili ishte shef i Policise dhe qe vrau Azem Hajdarin

Ne Tirane Nano futi ne radhet e Policise kriminelin qe i thoshin Gjenerali dhe qe quhej Nehat Kulla


Dhe nepermjet ketyre krimineleve Nano ushtronte presion dhe dhune tek Kuadrot dhe simpatizantet e PD-se , por edhe tek te tjere

__Pushteti i PS-se ne kohe te Nanos ishte me kriminali ne historine e Shqiperise
Ata vrane ne vitin 2000 edhe nje demokrat ne Vlore, e vrane me metoda tipike te sigurimit
Duke i krijaur nje sherr , dhe pastaj ju futen ata te SHIK-ut dhe e azgjesuar

Po ashtu ne Kohe te Nanos u bene ne Vlore vrasje skandaloze .se keta banditet e Zanit kishin mbrojtje nga shteti , dhe filluan te vendosnin gjoba ....Por aty pastaj i dolen kudnra disa qe ishin te vendosur dhe filloi kasaphana midis tyre

Ndersa ne nje miting ne Fier nje i paguar nga Nano vajti te hidhte Bomben ne mes te portestuesve ku qendronte Sala.......dhe do kishte bere masaker, po t emos e kishte pare nje femije i vogel...i cili ishte ne krahe te te jatit dhe thiri _-Babi shiko ai xhaxhi !
I jati ktheu koken dhe kur pa ate qe po behej gati ..ju hodh persiper , pastaj u hodhen edhe ata cunat e Sales_-

SHIKU i Nnaos ju bente rpesion demokrateve duke i marre ne telefon ne shpi dhe i kercenonte me prerje kokash .......
Keta te Sales nuk kemi degjuar ndonje te ankohet per kesi lojerash

Ti ze ne goje nje grusht qe hengri Milo i cili gjithe diten ben propaganden e grekut
, kur banditet e veshur me pushtet nga Nano vrane depudetin Azem Hajdari ne mes te Tiranes ....

Dhe ne fund do thosha Sala nuk ju fal juve, s ene mes eshte futur ..Gjaku dhe mos harro se me Salen eshte gjysma e Shqieprise,

Ju jeni te diskretituar edhe tani ne opozite _-Ju jeni te koruptuar edhe ne opozite _-Kjo eshte skandaloze \
Harrasani iku nga frika e heqjes se imunitetit

Edhe kur Sala i ben favore politkes kriminale greke, eshte PS-ja qe diskretitohet, sepse Opozita ne keto raste duhej te bente namin kunder ketyre leshimeve
Mirpo opozita nuk thote gjysem fjale .......dhe ne kete rast i del boja komplet si nje detashment andartesh te heshtur .....


Natyrisht Sala duhet hequr , se pushteti te prish , porse kjo opozite eshte shume e dobet ,
eshte opozite dixhitale qe trupin e ka ne Shqiperi dhe zemren ne .....Athine

Ajo kenga e Ali pashait eshte per PS-ne

Trupi ne Tirane
Zemra ne Athine
Opozite mavria
S'ben per Shqiperine.....

Megjithse kjo opozite e ka nje shans per te fituar se strategjine e fitores po e harton Anastas Angjeli hahahaahahahahaa Keshtu thote Edi Rama


Postuar nga Fajtori datë 06 Nëntor 2012 - 07:24:

Raimond, ti shquhesh per gjykime te holla, kete e kane vene re te gjithe. Prandaj shyqyr qe sqaron miletin se kush eshte me shume kriminel ne pushtet se ndryshe do kujtonin se 21 Janarin dhe avionat per te bombarduar jugun ne 97-en i urdheroi Sala. Te uroj te bashkosh zemren me trupin me cdo gje shqiptare te adshur per ty, dmth jo ne Amerike se andej shqiptaret jane te keqij, cmirezinj, po ne Vlore, aty ku vlonjatet e flasin vlonjatshem si katunare dhe ti e flet qytetarce


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Nëntor 2012 - 08:39:

Do bombardonte jugun Sala ne 1997 ? --Keto jane propganda qesharake qe e moren ne qafe PS-ne, se asnje nuk e besonte

Dhe ss per 21 Janarin , Sala aty kishte te drejte, se nuk do te lejoje ty ne Demokraci te rrezosh pushtetin me dhune, pse vidhte Meta

--AJo proteste ishte e gabuar ne koncept qe ne fillim-

-Nuk behet proteste se ben korupsion nje nepunes, se ka organizma qe meren me ate pune
Opozita mund ti kerkoje prokurorise te filloje hetimet, dhe jo te ngrihet ne proteste kudner Qeverise , se nuk ka kuptim

Protesta behet kur psh, vriten njerezit ne miniere , apo kur u vrane ne Gerdec etj

Kjo eshte opozite qesharake, dhe duket qe eshte opozite e kapur

Keta nuk bene proteste kur u vrane njerez ne Gerdec , saqe u cudit Bota ,
dhe bejne proteste se vodhi Meta 800 mije dollare ...???

Ose duhej te bente proteste kur u vodh vota ...-jo Edi krisi e iku per pushime dhe pasi erdhi nga pushimet filloi te protestoje per voten -!!!???

-Aspak serioz

Nejse xhanem kjo pune varet edhe si e kupton....-Ato te tjerat nuk po ri te q...koken me ty , se tani po kendon Bruce Springsteen ne favor te Obames


Thoni do zoti fiton Obama , se po fitoi Romney , nuk vini kurre ne pushtet ju te majtet
Keta te djathtet ketu jane te njeanshem ne politkat e tyre te jashteme dhe do na ngelet Sala per jete ne pushtet..


Postuar nga shelgu datë 06 Nëntor 2012 - 20:05:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Thoni do zoti fiton Obama , se po fitoi Romney , nuk vini kurre ne pushtet ju te majtet
Keta te djathtet ketu jane te njeanshem ne politkat e tyre te jashteme dhe do na ngelet Sala per jete ne pushtet..



Veshtire e ka. Kjo Sandy ishte shtrige e keqe per Obamen edhe pse ne pamje te pare duket sikur i shtoi piket mbas nderhyrjes energjike te Obames.
Por, Sandy ka demtuar kryesisht pjesen qe vuan, ate pjese qe demtohet perhere nga harrikanet politike apo natyrore. Milioneret nuk e ndjejne shume.
Keshtu qe numuri i votuesve do te jete me i vogel dhe kjo sugurisht per arsyen qe nuk do te shkojne ne votime ata qe humben shume, ata qe s'kane benzine ne makine dhe "te mjeret"


Postuar nga RAIMONDI datë 06 Nëntor 2012 - 20:26:

Nga Sandy fitoi pike Obama , se edhe Bllomberg edhe Kristy e mburren Obamen

Biles Kristy, guvernatori i new Jerseyt e teproi ne mburrjet saqe edhe CNN e theksoi

Por problemi i Obames eshte ne total qe gjendja ekonomike eshte keq, se ka shume papunesi .......


Postuar nga Piktor datë 06 Nëntor 2012 - 22:02:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Piktoro, prisja te lexoja ndonje "ndjenje njerezore" tenden kur policia u hiqte lengjet dhe serumet grevisteve, apo kur Sala i shante me liber shtepie demostruesit, perfshi ketu edhe Lirakun (a nuk mund thjesht ti injoronte duke mos qene dakort me ta?), por ndoshta i ke ngaterruar keto me gjeste politik.

Ti mund edhe mos te ishe dakort me greven (personalisht nuk isha dakort edhe une) por, si the ti, ndjenjat nuk duhen ngaterruar me politiken, prandaj mund edhe ti denoje (pak fare) gjeste te tilla.
Kaq

Arturm sa vite ke ne Itali. Tu realizuan enderrat.


Postuar nga fan fan tulipan datë 06 Nëntor 2012 - 23:46:

salut

ato motrat atyre te greves.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Nëntor 2012 - 01:09:

Kjo greve vertet u harrua dhe asgje nuk u fitua,... pervec medias qe mbushi artikujt e gazetave dhe edicionet e lajmeve me ate te mjerin qe vdiq dhe me ata te mjeret qe e lane me u djeg.


Postuar nga arturm datë 09 Nëntor 2012 - 03:32:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Do bombardonte jugun Sala ne 1997 ? --Keto jane propganda qesharake qe e moren ne qafe PS-ne, se asnje nuk e besonte

Dhe ss per 21 Janarin , Sala aty kishte te drejte, se nuk do te lejoje ty ne Demokraci te rrezosh pushtetin me dhune, pse vidhte Meta

--AJo proteste ishte e gabuar ne koncept qe ne fillim-

-Nuk behet proteste se ben korupsion nje nepunes, se ka organizma qe meren me ate pune
Opozita mund ti kerkoje prokurorise te filloje hetimet, dhe jo te ngrihet ne proteste kudner Qeverise , se nuk ka kuptim

Protesta behet kur psh, vriten njerezit ne miniere , apo kur u vrane ne Gerdec etj

Kjo eshte opozite qesharake, dhe duket qe eshte opozite e kapur

Keta nuk bene proteste kur u vrane njerez ne Gerdec , saqe u cudit Bota ,
dhe bejne proteste se vodhi Meta 800 mije dollare ...???

Ose duhej te bente proteste kur u vodh vota ...-jo Edi krisi e iku per pushime dhe pasi erdhi nga pushimet filloi te protestoje per voten -!!!???

-Aspak serioz

Nejse xhanem kjo pune varet edhe si e kupton....-Ato te tjerat nuk po ri te q...koken me ty , se tani po kendon Bruce Springsteen ne favor te Obames


Thoni do zoti fiton Obama , se po fitoi Romney , nuk vini kurre ne pushtet ju te majtet
Keta te djathtet ketu jane te njeanshem ne politkat e tyre te jashteme dhe do na ngelet Sala per jete ne pushtet..


Nje te keqe ka Amerika, qe i le njerezit te hyjne me short. Ti po con dem nje "karte jeshile" mor zoteri.
Gjynaf, ka shume e shume njerez qe ndoshta do e meritonin ate karte me shume se ty. Do ishe mire ne Vlore.
Mallkua qofte Kristal-i


Postuar nga arturm datë 09 Nëntor 2012 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Arturm sa vite ke ne Itali. Tu realizuan enderrat.

Deshtim i plote, por jo per mua po per femijen tim (dhe tanet).
Kam frike se do na mallkojne qe i lame/rritem ketu. Por kjo eshte teme tjeter.


Postuar nga RAIMONDI datë 09 Nëntor 2012 - 06:12:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Nje te keqe ka Amerika, qe i le njerezit te hyjne me short. Ti po con dem nje "karte jeshile" mor zoteri.
Gjynaf, ka shume e shume njerez qe ndoshta do e meritonin ate karte me shume se ty. Do ishe mire ne Vlore.
Mallkua qofte Kristal-i




 
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.