Forumi Horizont
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Ku gjenden parat tona?????????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9809)


Postuar nga IQVLORA datë 23 Tetor 2005 - 20:47:

Ku gjenden parat tona??????????

A nuk ka ardhur momenti te hidhet drite se ku shkuan miliona dollare te shqiptareve ne firmat piramidale te cilat ishin te depozituara ne bamkat shqiptatre dhe te huaja?A nuk duhet te japin llogari ata qe i grabiten keto para me par se ata t'ja mbathin ne drejtim te paditur?A duhet te kthehen dhe te rivleresohen pasurite e vjedhura nga makutet ish pushtetar dhe te aferm te tyre?A nuk duhet te mbahet nen vezhgim Farudin Arapi i ZI dhe te jape llogari per pislleqet qe ka bere me djersen e popullit?Mendoj se ky moment po vjen dalengadale qe me ngushtimin e mandatit te deputetit.Nqse qeveria demokratike nuk i ve pikat mbi ,,I''per ato ngjarje do te mbaj nje pergjegjesi te rende para popullit i cili i besoi voten e tij.Ne shqiptaret kerkojme nje transparence te plote per ngjarjet e 1997-s dhe per me vone.Shume nga ne e dijne se ato para jane neper bankat e <<miqeve tane greke>> dhe jane transportuar legalisht dhe ilegalisht me thase e me valixhe.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 23 Tetor 2005 - 21:54:

Re: Ku gjenden parat tona??????????

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
A nuk ka ardhur momenti te hidhet drite se ku shkuan miliona dollare te shqiptareve ne firmat piramidale te cilat ishin te depozituara ne bamkat shqiptatre dhe te huaja?A nuk duhet te japin llogari ata qe i grabiten keto para me par se ata t'ja mbathin ne drejtim te paditur?A duhet te kthehen dhe te rivleresohen pasurite e vjedhura nga makutet ish pushtetar dhe te aferm te tyre?A nuk duhet te mbahet nen vezhgim Farudin Arapi i ZI dhe te jape llogari per pislleqet qe ka bere me djersen e popullit?Mendoj se ky moment po vjen dalengadale qe me ngushtimin e mandatit te deputetit.Nqse qeveria demokratike nuk i ve pikat mbi ,,I''per ato ngjarje do te mbaj nje pergjegjesi te rende para popullit i cili i besoi voten e tij.Ne shqiptaret kerkojme nje transparence te plote per ngjarjet e 1997-s dhe per me vone.Shume nga ne e dijne se ato para jane neper bankat e <<miqeve tane greke>> dhe jane transportuar legalisht dhe ilegalisht me thase e me valixhe.


Pershendetje Vlora!
Per mendimin tim kete Leter, ben mire ta printosh dhe t`ia dergosh Qeverise Shqiptare!
Mbase ata duhet te ju japin nje pergjigje pozitive!

Kur kishin miliona dallare Shqiptaret qe ne se paskemi ditur??!!!
Mesa di une Firmat piramidale kishin nje te mire qe e pesefishonin shumen e vene ne debit!
Vete populli ka gabuar, nuk ka faj qeveria qe vete i shkreti popull dhe hedh ne banke, sa para kishte,-per te vetmen arsye se do pasurohej aq shpejt??!!
Sa shpejt genjehemi si popull aman!Sa keq me vjen!Akoma ne kerkim
te se drejtes atje!


Postuar nga halfgang datë 23 Tetor 2005 - 22:15:

kush para???? ato qe qame.... parate tona qarkullojne ne europe dhe ne amerike derisa te mbarohen nga ata qe i moren.... nuk ka per te dale kurre ne drite se cfare u be me to.... dhe kjo pyetje nuk ka pergjigje derisa te mbarohen ato... do thone ne fund qe keto leke ishin leke te pista(pa djerse)


Postuar nga amoxil datë 24 Tetor 2005 - 07:08:

Paratë tona gjënden në greqi, siç pata rastin të lexoj një intervistë nga kto "shefat" e firmave piramidale.....
E gjithë meseleja erdhi prej greqie dhe parat po ashtu përfunduan tek mjeshtrat e vërtetë të mashtrimit......
Para 20 vjetësh firmat piramidale lulëzonin në greqi.


Postuar nga Klodel datë 24 Tetor 2005 - 21:26:

fenomeni i firmave piramidale eshte i njohur ne bote, nuk ka qene vetem fenomen shqiptar. absurditeti shqiptar ishte qe njerezit shiten banesat e investuan gjithshka kishin ne keto firma, per t'i humbur ato. por nuk ka qene vetem populli i thjeshte qe kishte leket, por te gjithe i pastronin.

perfundoi lufta ne Bosnje, u nderpre edhe financimi i firmave piramidale.

nuk besoj se do te zbardhet ndonjehere, por ndoshta pas nja 10 vjetesh po.

nga ky brez politikanesh nuk pres te zbardhet.


Postuar nga Petrit Kola datë 25 Tetor 2005 - 05:03:

Analistaja

Perse juve mendoni se politikanet e sotem nuk munde te zbardhin fenomenin piramidal? Si dhe ku vajten parate?


Postuar nga kontinenti datë 25 Tetor 2005 - 05:22:

Re: Analistaja

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Perse juve mendoni se politikanet e sotem nuk munde te zbardhin fenomenin piramidal? Si dhe ku vajten parate?

Une mendoj se munden ta bejne nje gje te tille.
Kam shpresen se do ta bejne.


Postuar nga kontinenti datë 25 Tetor 2005 - 05:26:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Paratë tona gjënden në greqi, siç pata rastin të lexoj një intervistë nga kto "shefat" e firmave piramidale.....
E gjithë meseleja erdhi prej greqie dhe parat po ashtu përfunduan tek mjeshtrat e vërtetë të mashtrimit......
Para 20 vjetësh firmat piramidale lulëzonin në greqi.


Amoxil....firmat piramidale kane qene pjese e nje strategjie per vitin '97 ku Greqia kerkonte shkeputjen e jugut te Shqiperise.
Pati shume arritje Greqia ne planin e saj,por, ne fund ia dogjen kartrat ne dore.
Nuk kemi faj ne Amoxil qe bejme perpjekje te madhe qe japim fakte ne lidhje me planet e Greqise kundra Shqiperise, te cilat vazhdojne edhe sot...edhe tani ne kete cast qe shkruajme.


Postuar nga HERO datë 25 Tetor 2005 - 17:52:

Une mendoj qe parate i mbaruam vete.Po te kuptosh dicka nga ekonomia e kupton qe firmat piramidale nuk kane jete te gjate.Prandaj ato quhen piramidale,sepse sa vine e harxhohen parate ne forem piramide,derisa te arrine majen dhe te zhduken papritur.
Ka vetem nje menyre llogjike per ndikimin e te huajve , dhe ajo menyre eshte indirekte,psh cdo produkt ne shqiperi importohej nga jashte (sidomos greqia),dhe cdo investim shqipetar eksportohej jashte ne vend qe te investohej ne shqiperi.E si mund te jetosh 2 apo 3 vjet me dhjete milione leke te vjetra,duke marre nje page mujore?
pra duket hapur qe parate i kemi bere vete rrush e kumbulla, dhe ata qe ishin mbas ketyre skenareve nuk na paralajmeruan per firmat piramidale.
Nuk dua te mohoj qe shume nga ato para kane shkuar ne xhepat e bosave , por ajo eshte normale, parate e fundit gjithmone shkojne ne xhepat e bosave,ne cdo bisnes dhe ne cdo vend.
Pra firmat piramidale nuk kishin per te zgjat shume sidoqofte,por parate e fundit u zhduken menjehere,dhe kjo gje ka ndodh nga paniku qe eshte krijuar para se firmat te mbaronin me proces natyror,dhe bosat nuk do ngelnin xhepa-bosh apo jo?
Kjo eshte e gjitha per firmat piramidale.
Faji me i madh per mendimin tim i takon sistemit primitiv ekonomik qe egzistonte ne shqiperi ne ate kohe ,qe lejonte me ligj cdo lloj bisnesi,dhe cdo lloj mashtrimi.Shqipetaret mbas renies te komunizmit nuk arriten te bashkohen dhe te punojne te gjithe bashke ,te vene ne krye te detyres ata qe jane kompetente dhe ti ruajne me ligje , por si gjithmone vune interesat e partise mbi interesat kombetare.Asgje e keqe nuk i gjeti Polaket,Ceket dhe lindoret e tjere, sepse luftuan per te vendosur ligje demokratike ,dhe nuk luftuan me njeri-tjetrin.


Postuar nga Klodel datë 25 Tetor 2005 - 21:10:

petriti per te njejtin fakt se eshte ky brez politikanesh qe nuk nxorren asnje njeri me faj ne shqyrtimin e ngjarjeve te 97.

ketu e bazoj mendimin tim.


Postuar nga Petrit Kola datë 26 Tetor 2005 - 01:22:

Analisjta

Atehere e ardhmja e Shqiperis eshte shume, shume e zymte...


Postuar nga IQVLORA datë 26 Tetor 2005 - 16:50:

Duhet bere dicka

Pak a shume dijme dicka se cfare jane firmat piramidale,por duhet bere dicka per te sqaruar humbesit.Ne nuk kerkojme paret e trefishuara,por ato aq sa ishin ne realitet gjer ne fundin e '96-s dhe fillimin e '97-s.Ka emra konkret qe kane vene dore mbi ato pare dhe ata te japin llogari dhe jo te na dalin pa lagur.Nqse Berisha i ka duart te pastra duhet t'ju beje radiografine ketyre problemeve dhe kush ka abuzuar te japi llogari.Te gjenden Boset e ketyre piramidave dhe te japin sqarime se cfare u be me pret e popullit.Ata dijne shume gjera.Atehere ne do te jemi te qete kur dikush do te ndeshkohet.Duhet te dini se me paret tona ka shume femije mafiozesh, te cilet studiojne ne USA dhe ne vende te ndryshme te Europes Perendimore.Ndonjeri mund te jete edhe anetar i forumit dhe qesh me keto probleme te mprehta per te cilat u be shkrumb e hi Shqiperia.Duhet t'i vene gishtin kokes keta maskarenj se nuk eshte e larget dita kur ata do ti kapin per lesh te kokes dhe do ti sjellin ne Shqiperi dhe baballaret e tyre do te provojne Spacin dhe Burrelin se me duket jane vene ne funksionim.


Postuar nga Petrit Kola datë 27 Tetor 2005 - 04:30:

IQVLORA...

Bosat e firmave piramidale sipas radhes, Ramiz Aliagovic, Sali Berisha, Fatos Nano, Skender Gjinushi, Sabri Godo dhe te tjera, pjella te Ramiz Aliagovicit nen urdhrin e sherbimit sekret grek dhe serb...


Postuar nga Kela datë 28 Tetor 2005 - 21:08:

Persa i perket pergjigjes se kesaj teme do t'ju thoja te rikujtonit vitet '95-'97 kur ne krye ishte akoma PD dhe Kosova ishte akoma pjese e ish-Federates Jugosllave.

Keto fy faktore u gershetuan me njeri-tjetrin dhe prodhuan aq te famshmet Firmat Piramidale, ku shumica e prinderve tane lane parate e nxjerra me djerse dhe ndershmeri. PD e kishte te domosdoshme rritjen e mireqenies te popullit, dhe le te jemi realiste qe u realizua dhe populli kosovar po digjej nga brenda per pavarsi po s'i binte dot Serbit me gure per ta larguar. Keshtu qe zgjidhja e vetme ishte bashkimi i lekeve te Shqiptareve nga keto firma,blerja e armatimeve na Amerika dhe Anglia (kjo qe te fitonte perkrahjen e tyre ne kete lufte) dhe lufta me Serbet.

Keshtuqe te dashur miqte e mi, sado qe te pyesim se ku shkuan millionat e prinderve tane po jua garantoj une qe pergjigjen nuk do ta merni nga keta qeveritare apo ndonje parlamentare te cfare do partie.Jo per gje por ata e dinin cdo te ndodhte dhe i terhoqet fondet e tyre. Ato para shkuan per parvasine e kosoves, dhe le te shpresojme qe do te arrihet!!!


Postuar nga Petrit Kola datë 29 Tetor 2005 - 01:17:

Kela

Ti na thua se firmat piramidale te projektuara nga serbi dhe greku tentonin pavarsine e Kosoves?
Munde ta shpjegosh me holle cudine e kesaj llogjike ?
Petriti


Postuar nga Kela datë 29 Tetor 2005 - 19:09:

Re: Kela

Petrit
Do te thoja te lexoje pak me me vemendje mesazhin tim se s'kam permendur Greqine gjekundi mor djale. Une shkruajta nje permbledhje te atyre qe di dhe thashe mos te hyj ne shume detaje, por mqs ti s'qenke sqaruar mire po shkruaj me gjate:

Ne 95-97 Shqiperia u miqesua jashte mase me shtetet Islamike dhe shume pune u kryen "nen tavoline " kujt i thone fjales dhe ajo qe ishte me kryesorja ishte clirimi i Kosoves nga Serbia sepse Bosnja(shteti i vetem islamik ne evrope pervec Shqip) ishte e cliruar.
Ne menyre qe te realizohej kjo duhej te organizohej nje plan strategjik. Keshtuqe pati nje mobilizim te shtetasve kosovare neper bote, "gjeneraleve" islamik dhe te qeverise shqiptare.Kosovaret ne diaspore do te dhuronin para, gjeneralet do te udhehiqnin levizjen per clirim e Kosoves dhe qeveria shqiptare do te ndihmonte financiarisht dhe diplomacia e saj do te nderhynte per blerjen e armeve. Dy te paret ishin te gatshem, ndersa qeveria jone vendosi te perdorte firmat piramidale per te mundesuar blerjen e ketyre armeve nga Amerika dhe nga Anglia.
Greku s'pati dore ne keto firma, por u be shume negativ ndaj Shqiperise duke i hequr edhe te drejten e ndihmave dhe te kredive te ndryshme nga komuniteti evropian!!!!


Postuar nga Petrit Kola datë 29 Tetor 2005 - 19:51:

Kela,

Per ato qe kame pare me syte e mij nuk munde te ma ndryshoje mendjen qofte edhe nje shpifes i paguar.
Firmat piramidale e di mire kush i ka bere dhe kush e beri revolucionin tuaj te sajuar. Po te ishte ashtu si thua ti pse Greqia tentoi te ndante Shqiperine ne 1997? Me qe ti se ke permendur Greqine ta permend une...
Qeverit shqiptare te instaluara nga zyra sekrete e Komitetit Qendror te PPSH, UDB-ja dhe Asfalia nuk munde te benin ato qe pretendon ti ne shpifjet e tua.
Elton Zherka eshte nje nga deshmoret e pare te Kosove i cili la New York te tu vrare per idealin e tije. Serbet e cvarosen per te vertetuar tezat tuaja (serbe -greke) por nuk munden. Nuk munde te pretetndonin se ishte muxhahedin...
Mezi pres qe te me cuditesh prape...
Sinqerisht
Petriti


Postuar nga Kela datë 29 Tetor 2005 - 20:22:

Hahahahahaha sa po me ben te qesh me keto shkrimet e tua, jo per gje po si ti dhe une vetem dime disa fakte dhe japim opinionet tona se ku ndodhen parate,ose cu be me to.
Persa i perket sqarimit tim qe te dhashe eshte i bazuar mbi nje artikull te shkruajtur ne gazeten me te madhe financiare (sa per reference eshte gazeta "Financial Times", London)


Ato para iken, dhe sado qe te flasim ne s'do ti kthejme dot se jane bere armatime ne Kosove, por e keqja eshte kur deklarate te gabuar te politikaneve shqip jua mbushin mendjen njerezve si puna jote!!!!

Ja kalofsh mire


Postuar nga HERO datë 29 Tetor 2005 - 20:44:

Nuk mendoj se parate jane perdorur per te blere arem nga SHBA-te dhe Britania sepse kosovaret luftuan me armet e shqiperise dhe jo me armet e perendimit , dhe e dyta eshte bere e qarte nje mije here qe Muxhahedinet nuk jane lejuar nga vete shqipetaret te ndihmojne ne clirimin e kosoves.
Kushdo qofte pergjegjes le te shpresojme se nje dite do te perfundojne ne pranga, por me kryesorja tashme eshte te vendosim ligje te mencura qe nuk do te lejojne me te na e fusin ne ate menyre.
Nuk mendoj gjithashtu se Berisha do ta zgjith kete problem sepse ai ka qene shume i implikuar politikisht me firmat piramidale,duke fituar vota prej tyre,dhe theniet e famshme si (PARAT TONA JANE ME TE PASTRAT NE BOTE)
(ME NE FITOJNE TE GJITH), ETJ, deri tek montimet e intervistave te bosave te firmave piramidale ne TVSH nuk jane te lehta te harroen.Ne anen tjeter Z.Nano nuk hetoi sic duhet me gjith premtimin e (MAKSIMUMIT TE MUNDSHEM*) ,gje qe na ben te dyshojme edhe veprimete tij ne lidhje me kete ceshtje,dhe me e keqja nga te gjitha eshte se asnje politikan i vetem apo nje krah i vetem politik ne shqiperi nuk eshte gati te zbardhe ate ngjarje,te gjith i evitohen.Ne mund te diskutojme dhe te hedhim teori ,por e verteta eshte groposur thelle ne memorien e dosjeve sekrete, ndoshta do ta marrim vesh mbas 20-30 viteve.

Nje arsyetim llogjik do te ishte qe rremuja ne shqiperi u sajua enkas nga sherbimet sekrete shqipetare per tua hapur lufta ne kosove,dhe firmat piramidale sherbenin thjeshte si shkrepse*,dhe per mua kjo eshte teoria me e besueshme,po te kemi parasysh qe e vetmja gje qe i mungonte kosoves ishin armet, e rrethuar nga serbia dhe maqedonia , e vetmja shprese e kosoves mbeteshin armet e shqiperise, por me nje shtet te fuqishem shqiperia shkelte cdo lloj konvente nderkombetare nqs jepte arem drej rezistences kosovare ashiqare, dhe do te ishte nje lufte e humbur per shqipetaret, duhesh krijuar situata ne cdo detaj vetem ne menyren qe ndodhi , prandaj mendoj qe mund te mos kete qene thjeshte koincidence.


Postuar nga IQVLORA datë 29 Tetor 2005 - 20:51:

Hallallato pare nqse jane perdorur per Kosoven

Ajo qe thote Zonjusha Kela mendoj se ka disa te verteta.
E para ishte e pamundur te futeshin arme nga shteti shqiptar ne drejtim te Kosoves.
E dyta duhej bere nje rremuje qe te hapeshin depot e armeve,per te qene me e justifikuar futja e tyre ne Kosove perpara opinionit pro seb ne bote.
Nqse ato para kane shkuar per te blere arme per UCK-n hallall i qofshin pavaresise se asaj pjese te popullit tone e cila kishte 86 vjet nen sundimin barbar serbo sllav.
Por une e di ka burime te sigurta se ushtaret e UCK luftonin me armet e blera ne Shqiperi dhe me fare pak arme blere ne perendim.
Me kujtohet kur disa kamion me arme ardhur nga perendimi u konfiskuan nga qeveria komuniste e asaj kohe ne Durres.Pra italianet i lane te kalonin ne jo.
Atehere eshte bere nje kontrabande e madhe armesh nga Nano me shoke.Afer shtepise sime ne Vlore banonte nje kosovar nga Decani i cili blinte arme nga qeveria per UCK_n,por ne te njejten kohe kish blere edhe dy skafe qe i perdorte per perfitime personale.
Jam i dyshimte per destinacionin e pareve,sepse shume vlonjate kane pare dhe dijne se paret e firmes Cenaj kane shkuar me valixhe e me thase ne bankat e Janines.
Shume nga ne dijne edhe se si u organizua skenari i marrjes se pareve prej boseve te firmes
.Nje minister i asj kohe ka thene se '97-a do te ngelet nje skenar i zi dhe e verteta nuk ka per tu zbuluar ndonjehere.
Te gjithe ata qe e dijne te verteten nuk ua mban te flasin.
Ngelen te verteta pra pohimet e zonjes Harxhi e cila thote se CIA ka patur dore ne ngjarjet e atij viti te zi.
Por them edhe njehere se nqse vendi jone u dogj per nje ceshtje kaq te madhe patriotike,hallall paret e humbura dhe dr Berishes i duhet ngritur nje permendore ne mes te Prishtines.
Gjithsesi kam rezervat e mia.


Postuar nga Petrit Kola datë 29 Tetor 2005 - 21:31:

Kela,

Cdo te thuash me "Financial Times"? Tashme dihet si funksionon shtypi. Isha vete ne Shqiperi ne 1997 dhe pashe se si genjente shtypi boteror (jo i gjithi), biles dhe nxiste shkatrimin duke dhe paguar direkt njerez.
Kjo puna e "Financial Times" eshte si kjo e amerikes(Washington Post" ku shkruante Fatos Tarifa se si kishte vuajtur nen regjimin komunist dhe se si ai, Nano dhe Ramiz Alia qene antikomunista te terbuar dhe luftonin korrupsion gjithashtu ne nje kohe qe bente tenderin e regullimit te hales se ambasades ku perfitoi rreth 3 mije dollar...
Une nuk kame nevoje te me tregoje "Financial Times" apo ndonje tjeter se c'behet ne Shqiperi...
Dhe me qe ti i ke qejf gazetat e huaja, vete ato greke kane treguar se parate vajten ne greqi dhe shtypi grek nxiti revolten....(Revolucionin e Sajuar)


Postuar nga anitamece datë 31 Tetor 2005 - 14:24:

Eshte hera e pare qe po lexoj kete nen-forum, jo per gje por ajo politika jone na ka dale prej hundesh nga gazetat dhe nga te papunet ne shqiperi.

Me beri shume pershtypje kjo teme dhe ne vecanti bashkohem me ato qe thane IQVlora dhe Kela. Ju jap shume te drejte per ato qe keni thene dhe eshte nje e vertete pas parave te priramidave te cilat u perdoren per blerjen e armatimeve per UCK. Une kam qene banore e Durresit dhe punonjese ne port,ne ate kohe dhe kam pare me qindra kamione me armatime qe sa shkelnin token shqiptare niseshin per ne Kosove.Faturat ishin te paguara nga persona qe me pare kane qene ne krye te Vefes dhe te te tjerave.Mos kujtoni se ata i paguan nga xhepat e tyre jo, ishin parate tona qe i futem ne ato firma.
Ata qe jane pas ketyre skandaleve jane munduar ti mbyllin te gjithat shtigjet per ndonje dyshim, por ja ka te tjere si puna jone qe kalonim dokumentacionet neper duart tona dhe s'na e mbante atehere, as tani qe te hapim gojen per kete problem.

Fatkeqesi,por kjo eshte e verteta e hidhur, dhe persa i perket shtypit grek eshte i paguar shume mire nga politikanet tane qe largoje dyshimin nga Kosova.


Postuar nga Petrit Kola datë 01 Nëntor 2005 - 02:53:

Motra Anita

Nje gje na the te vertet ne manipulimin e shkruar.
Se pasi na vodhen neve ne Shqiperi. Ata rropen dhe popullin e Kosoves me tregetine e armeve qe bene, kjo eshte e vereteta.
Popullsia kosovare paguante 3% te cilat venin per Qeverine ne mergim dhe per armatim. Kur mbaroi lufte ne arken e qeverise se Kosoves kishte akoma rreth 30 milione dollar.
Mos do te na thuash se instalimi i Janullatosi ne Shqiperi u be per ti dhene nje shtytje ceshtjes shqiptare ne pergjithse dhe vecanarisht Pavarsise se Kosoves?
Nga keto qe ke shkruar (dhe qe mbajne ere) s'do mende qe e ke futur koken ne poture, tamam ashtu sic thua.
Nxirre koken se bota eshte me e madhe se sa ushkuri i potureve te tua. Mos ki frike.
Te fala
Petriti


Postuar nga Petrit Kola datë 05 Nëntor 2005 - 02:33:

Ua C'na the.
Une mendova se do te permendje thesarin (floririn) qe vodhi qeveria socialiste apo s'te vjen mire se se bashku me parate e firmave i ndavet dhe floririn e vjedhur...
Per floririn qe pretendon se shte vjedhur nga Zogu jep fakte dhe jo shpifje. Por le te marim si te vertet shpifjen. Une pyes pse vjedhja e arit nga Zogu eshte krim dhe vjedhja e arit nga socialistet nuk perben krim ? Apo se e kishit detyre nga serbi dhe greku...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Nëntor 2005 - 02:41:

Talking

Sa te pasur paskemi qene ne Shqiptaret aman o Zot???!!!!!
Nga "parate tona piramidale", dolem tek "thesaret", pastaj e kane rrallen "pyjet dhe tokat, apo dhe kullat e lashta!", apo dhe "qypat me florinj te Nastradinit qe i groposte nen lisa"


lexim te kendeshem yje!


Postuar nga IQVLORA datë 05 Nëntor 2005 - 19:14:

Mos gjykoni si e hypur ne limuzine,duke i pare gjerat nga lart

Sykalteroshe ne nuk kemi pretenduar se nemi humbur qypat me florinj sic kerkon te tallesh ti,por shume nga ne humben gjithcka kishin.
Shume emigrante gjithe kursimet e tyre i lane ne keto piramida.
Keto pare kane qene vertet pare te pastra,pare mundi e djerse.
Shume familje humben shtepiat dhe sot e kesaj dite nuk kane mundesi t'i blejne te tjera por bejne nje jete si mos me keq duke jetuar me qera.
Neper fshatra shiten lopet e bagetite dhe tani ngrohen ne diell sepse nuk kane me se t'i zevendesojne.
Mos te duket humbje e paket kjo ty?
Zonjushe a mund te te pyes;mos keni dale gje e fituar nga keto piramidat shqipetare duke bere nje jete te bukur e te rehateshme aty ne Amerike?
Nqse ke dale e fituar nuk ke pse merakosesh fare.Merrja kenaqesite jetes me qe tu dha rasti!
Ajo ishte nje ndermarrje e lire e sejcilit dhe mire te na behet. por problemi eshte se ne duam te dijme destinacionin e sigurt te tyre.
Nqse ato jane shfrytezuar per nje ceshtje te madhe e perseris hallall,por nqse, jane pervetesuae nga disa mafioz ateherene kerkojme qe te zbardhet e verteta.
Sybukuroshe nuk gjykohen kaq lehte sa mandon juve keto probleme.Me respekt Vlora


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 05 Nëntor 2005 - 19:42:

Question

He ore?!Me mua e kishe byrazer?!
Po ca thashe une e shkreta qe e bete qimen pallat 20 katesh?!?!
Ideja e mesazhit tim ishte qe "Flit popull -flit!Por asnje s`te degjon!"
Ndaj e mbylla me Nastradinin!

Pastaj po te vemi aq thelle dhe familja ime ka humbur rreth 1.200 ha toke dhe 600 ha pyje,-ne bjeshke, dhe rreth 400 ha toke bregdetare,
qe i sotisfikuan Komunistet kur u be referendumi i tokave ne Shqiperi!

Tani mos valle une, si mbese e Gjyshit qe jam-duhet te kekoj ish-pasurine e tij ketu ne Forum?!Me degjon njeri?!JOOOOOO!
Vecse lexojne shkrimin, sikurse une dhe ti, pastaj ia fusin nje te qeshme
qe e degjon dhe i vdekuri!

Mire u lexofshim Vlora!


Postuar nga trojani datë 11 Nëntor 2005 - 02:01:

pershendtetje

I bashkohem edhe une shqetesimit tuaj.
E keni parasysh filimin "Toke e pergjakur"
Nje dialog u zhvillua disi keshtu:
-Kushedi ku ka shkuar vrasesi?? Ai duhet te jete shume larg qe ketej.
-Kjo qeveri e kap lepurin me qerre.
-Lepurin po, por ujkun jo. Dhe aq me keq kur ai eshte hipur mbi kale.
Hidhini nje sy kesaj interviste.

http://www.forumihorizont.com/showt...1152#post191152


Postuar nga Petrit Kola datë 01 Janar 2006 - 10:42:

Uaaaaaaa....

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
[b]

qe i sotisfikuan Komunistet kur u be referendumi i tokave ne Shqiperi!

b]



Uaaaaaaaaaaa....sotisfikuan, Komunistat, referendumi... uaaaaaaaa...
Nuk e dija se pasuria sotisfikohet me referendum.....uaaaaaa....
E re per mua kjo gje...


Postuar nga HERO datë 02 Janar 2006 - 22:26:

MIR E KA TROJANI

LEXOJENI ATE SHKRIMIN QE KA SJELL TROJANI.
Jepi nje xhirim te shpejte Berishes qe nga koha e piramidave dhe sot dhe do shohim dy fytyra te ndryshme.etj etj


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Janar 2006 - 03:16:

Une mendoje...

se Berisha ka me shume se dy fytyra... Nanua me shume se dy gra...
Parate nuk vajten per ceshtjen kosovare... Po te ishte ashtu do te ishte shume mire... Parate edhe vete gazetat greke e kane provuar se nje pjese e mire kane vajtur ne Greqi... Pyesni Arben Malaj. Ai eshte nje nga inxhinieret e firmave piramidale...


Postuar nga Kela datë 03 Janar 2006 - 23:11:

Re: Une mendoje...

O Petrit,

E kuptojme qe s'je dakort me Berishen e as me Nanon, por kur vjen puna tek gazetat edhe shtypi desha vetem te te kujtoj se cfare the pak kohe me pare:

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Kela,
Cdo te thuash me "Financial Times"? Tashme dihet si funksionon shtypi. Isha vete ne Shqiperi ne 1997 dhe pashe se si genjente shtypi boteror (jo i gjithi), biles dhe nxiste shkatrimin duke dhe paguar direkt njerez.
Kjo puna e "Financial Times" eshte si kjo e amerikes(Washington Post" ku shkruante Fatos Tarifa se si kishte vuajtur nen regjimin komunist dhe se si ai, Nano dhe Ramiz Alia qene antikomunista te terbuar dhe luftonin korrupsion gjithashtu ne nje kohe qe bente tenderin e regullimit te hales se ambasades ku perfitoi rreth 3 mije dollar...
Une nuk kame nevoje te me tregoje "Financial Times" apo ndonje tjeter se c'behet ne Shqiperi...
[B]


Postuar nga Petrit Kola datë 04 Janar 2006 - 04:13:

Kela respekte...

Ashtu eshte. Une nuk kam nevoje te me tregoje shtypi i huaj apo vendas se c'fare ndodhe ne Shqiperi...
Ate (ku permend gazetat greke) e shkruajta per te tjere, qe kane nevoje...


 
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.