Forumi Horizont | Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Diana Culi Dhe Pushkatimi I Dy Poeteve 20 VJECARE (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12583)
Diana Culi Dhe Pushkatimi I Dy Poeteve 20 VJECARE
Shenon vitin 1977 kur kane ndodhur dhe vrasjet makabre te dy poeteve GENC LEKA dhe VILSON BLLOSHMI. .Bazuar ne rezencen e bere nga znj.Diana culi (deputete e psd) se ne poezite e tyre kishte nota te thella pesimizmi duke i cilesuar ata si armiq te popullit ,dy poetet 20 vjecare denohen me pushkatim.30 vjet me pas e detyruar nga presioni i opinionit dhe i familjareve te viktimave kjo moster pranon krimin duke kerkuar dhe falje publike per ate qe ka bere . A mjafton nje falje publike ?A duhet t elargohet ajo menjehere nga politika ?A duhet te gjykohet per krimin qe ka bere ? Keto jane disa pyetje te cilat deshiroj qe ti pergjigjemi sebashku...pershendetje
.....
bedri blloshmi i vellai i njerit prej viktimave shprehet ne nje interviste se sbeson ne faljen publike te deputetes se psd.Ai shprehet se ne asnje rast ne keto 16 vjet demokraci diana culi nuk eshte munduar te marre kontakt me ndonje nga familjet e viktimave.ai thote se ;une dua te denoncoj se badhku me culin ish sekretarin e pare t elibrazhdit ,sotir kocollarin,por per arsye se i biri i ketij personi eshte ne prokurorine e pergjithshme une hesitoj ta bej kete.Dua te akuzoj hysen faqollin ,kryetar i komitetit ekzakutiv,por dhe per kete skam besim se i biri eshte ne KLD ,astrit faqolli.Qe te denoncoj diana culin ,serisht hesitoj sepse pervec kartonit te deputetit dhe statusit te sigurimit te shtetit,ajo mbrohet fuqishem nga klani i sofokli lazrit,ish anetar i byrose politike ne kohen kur u pushkatua vellai im....mare nga intervista me te vellain e njerit prej viktimave.
Po ka qene minorene asokohe more varka. Ende e vogel...vetem 25 vjec
Ajo kerkon "falje" tani qe u zbulua. Kjo fytyre duhet te iki nga politika e para dhe pastaj...
Hmmm
Diana Culi beri vetem recensen e poezive, ku ajo sipas frymes se partise mendonte qe nuk ishin te ideologjise se asaj kohe. Tani, ne duhet ta denojme Diana Culin se pse tha qe ato poezi nuk kane ideologjine, apo ate prokuror + gjykates + ekezetues qe realisht jane ata qe i vrane keta poete?
Pastaj, te rrime shtrembet e te flasim drejte: Kur ne ate kohe te kerkonte kryetari i hetuesise te beje nje recense poezive te dikujt, skishte kush by*** ti thoshte jo, as ju ketu qe po dilni me flamur per "drejtesi", e jo me Diana Culi qe per nga vete profesioni qe kishte ne ate kohe, redaktore, duhej ta bente.
Shikoni se cfar kam degjuar nje here.
I shkon Fiqirete Shehu gruaja e Mehmet Shehut, qe ishte kryeminister, pra i shkon shkrimtarit Dalan Shapllo, ne mos gabohem dhe, i thote;
- Dalan, do te doja te me beje disa artikuj kritike per djalin tim Bashkimin.
Bashkimi ne ate kohe ishte ende nje djalosh dhe nuk qe i afirmuar si shkrimtar.
Shkrimtari Dalan Shapllo i thote;
- Ju lutem shoqja Fiqirete, une kete gje nuk e bej dot, sepse ende nuk e ka treguar veten ne fushen e letersise.
Me pas Fiqirete Shehu i shkon nje shkrimtari tjeter.
Po cfar ndodhi me shkrimtarin Dalan Shapllo?
Ai i tha jo, gruas se kryeministrit.
Dua te them me kete se; nuk kishte detyrim politik te beje gjera te tilla sic paska bere ajo Diana Çuli e aq me teper per pushkatimin e dy djemve te rinj te cilet ishin dhe poete.
Poete, vetem ne Shqiperi jane vrare nga regjimi i ndyre enverian.
Tani le te dalim tek ndergjegjia e Diana Çulit.
Cfar ben ajo me ndergjegjen e saj?
Mos valle mendon se eshte nje shkrimtare e madhe?
Ku e ka treguar veten si te tille?
Pra, per hir te karieres, ajo ndihmon xhelatet te vrasin poetet.
Te ciles kariere? Ku e ka karieren? Ku e ka vleren artistike kjo grua?
Jo vetem kaq, por pervec se poete jane dy djem nga 20 vjec.
Ku e kishte rrezikun rregjimi qe vrau dy djem nga 20 vjec?
Cdo djale 20 vjec apo cdo vajze 20 vjec, ka enderrat e saj per jeten etj.
Nota pesimiste paska thene hipokritia Diana Çuli.
Dhe per keto nota duhet te shkojne ne pushkatim dy djem te rinj?
Cili eshte ai njeri mbi planetin Toke qe nuk ka caste pesimiste?
Per keto nota i pushkatove dy djem te rinj moj Diana Çuli?
Moj qelbesire.
Shkrimtare si puna jote, nuk jan shkrimtarë, por jane disa shkrues, lakenj te rregjimeve, jane disa prostituta germash qe u erdhi ne shteg ajo qe ju gabimisht e perceptoni si ''post me rendesi'' apo e keni quajtur veten si, ''njerez te artit'' por, qe ti moj Diana Çuli, as qe ke ide se cfar eshte arti.
As qe ke patur kurre lidhje me artin.
Ti vetem se ke rrespektuar deshiren tende ne lidhje me grafomanine...kaq !
ME nje kerkese faljeje ti kerkon ta hedhesh lumin, per pushkatimi e dy djemve te rinj me enderra per jeten?
A e sjell dot mbrapsht ti jeten e dy poeteve?
O kriminele e ndyre.
Ta paguash krimin tend moj ndyresire e qelbur.
Adminirali
Le te marrim te mirqen ate qe thua ti per ate kohe, shume dakort.
Po tani kjo buce c'fare kerkon ne politike.
Admirali,
Sikur te te pushkatonte ti njeri vellane si do thoje do kerkoje justifikim per vrrasjen.
Kjo buce Diana po te vazhdonte komunizmi do ishte antare e Komitetit Qendrore te PPSH apo anetare Byroje Politike.
Kjo buce po te kthehet komunizmi prape ja fillon nga e para bashke me Liza Hoxhen, KANIBALEN.
drejtesia vonon por s"haron
Problemi eshtre me i madh se kaq dhe duhet pare me gjere se rezenca qe beri mostra diana duke i cilesuar dy poetet (adoleshente) e pafajshem si armiq te popullit.A duhen lejuar mostra dhe kanibale te kesaj kategorie te vazhdojne te jene ne politike dhe te marin vendime per popullin. .Jo me kot shtova dhe nje interviste te vellait te njerit prej viktimave me lart.Aty permenden dhe shume emra ish sadistesh ,kanibalesh,bucesh e ku di une qe vazhdojne te drejtojne ne institucione te rendesishme si prokuroria,kld.parlament e kudo.Nje falje publike se lan dot gjakun as 1000 falje se lajne dot gjakun.Dua ti them dianes dhe shoqeve te saj qe drejtesia vonon por s"haron.
Blloshmi dhe Leka, poetët e vrarë nga shteti
Ismail KADARE
1-Sa herë që në takime ndërkombëtare shkrimtarësh, ku flitej për terrorin komunist, ka rënë fjala për dy poetët e rinj shqiptarë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, të pushkatuar në verën e vitit 1977, është gjendur gjithmonë dikush që ka kërkuar fjalën për sqarim. Në të gjitha rastet, duke kërkuar ndjesë për dëgjimin ndoshta gabim, njeriu ka kërkuar të dijë, nëse data e pushkatimit ka qenë vërtet korriku i vitit 1977, apo ka pasur ndonjë keqkuptim përkthimi. Përgjigjja i ka lënë shtang gjithë dëgjuesit. Është e vërtetë se më 1977, askund në botën komuniste nuk pushkatoheshin më poetët, por në Shqipëri kjo ndodhte. disa kilometra larg qytetit të vogël të Librazhdit. Atje pasi i shkuan në plumb, ashtu në pranga siç ishin, i rrokullisën në gropën e hapur, mbi të cilën, pas hedhjes së baltës, nuk vunë as gjurmë as shenjë, në mënyrë që të mos i gjente dot askush.
Dhe pikërisht në Shqipëri, natën e 17 korrikut 1977, dy poetët shqiptarë, të lidhur me pranga, i çuan në një rrah të shkretë të quajtur "Përroi i Firarit", Ky është epilogu i librit tronditës të Sadik Bejkos me titullin prej balade: "Vilsoni dhe Genci".
Ky libër, ashtu si memoriali i tyre përuruar pak kohë më parë, ashtu si shkrimet që na lanë, ashtu si kujtesa jonë, i ngre ata nga toka, plot dritë e shkundëllimë, për të rrokullisur në gropë e në baltë vrasësit e tyre, e bashkë me ta, epokën e krimit komunist në Shqipëri. S'ka shumë kohë, Këshilli i Europës, pas shumë pengesash, nxori, më në fund, Rezolutën historike për dënimin e krimeve të komunizmit. Të gjitha vendet ish-komuniste janë vënë përpara kërkesës për pastrimin e ndërgjegjes së popujve që kaluan nëpër këtë kalvar. Në qoftë se gjithë vendet e Europës ish-komuniste ndodhen sot të përfshirë në këtë proces të vështirë moral, Shqipëria duhej të ishte në radhën e parë të tij. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se, ndërsa në të gjithë treguesit e jetës Shqipëria zinte vendin e fundit, kishte një tabelë ku, për turpin e saj, zinte vendin e parë: atë të krimit shtetëror. Për fat të keq, Shqipëria e sotme, aq e zellshme në të keqen që shkoi, nuk po tregon asnjë ngut për t'u ndarë prej saj.
Jo vetëm kaq. Ka njëfarë kohe, që hapësira mediatike dhe botimet shqiptare, kanë pësuar një përmbytje të paparë prej pranisë gati nostalgjike të regjimit që u përmbys. Kujtime e dëshmi të dyshimta, mashtrime uluritëse, portrete xhelatësh me ngjyra të rreme, kureshti rozë e falsifikime pa fund, të gjitha këto janë të shkruara nga njerëz që hiqen sikur nuk kanë parë, madje as kanë kuptuar se ç'ndodhte. E këta bablokë kinse naivë, jo vetëm që kanë ditur gjithçka, jo vetëm kanë ndjekur me admirim xhelatët te sheshi i varjes apo pushkatimit, por shpesh ka ndodhur që i kanë dhënë viktimës plumbin e fundit, për të festuar pastaj, siç e tregon Sadik Bejko në librin e tij "fitoren mbi armikun e klasës". Raporti me krimin është një nga raportet themelore të një populli me ndërgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj, asnjë popull nuk mund të ketë një shëndet moral normal. Një pjesë e madhe e zvetënimit të paparë që po përjeton Shqipëria sot, lidhet me këtë proces të munguar. as librit monumental "Rrno për të tregue", të At Zef Pllumit, libri "Vilsoni dhe Genci", është i dyti që po botohet kohët e fundit në këtë rrafsh. Në kohën kur diktatura e përmbysur përpiqet të riciklohet nëpërmjet shtypit dhe botimeve në jetën shqiptare, libra të tillë janë si ledhet që do t'i presin udhën sulmit të saj. Ndaj këta libra e këto ledhe duhet të shtohen e të forcohen gjersa ta vënë në gjunjë të keqen, gjersa ta detyrojnë të heshtë krrokamën e saj.
2
Libri "Vilsoni dhe Genci" është historia e një vrasjeje. Një vrasje mizore e bërë jo nga ndonjëkriminel, nga ndonjë psikopat, apo vrasës në seri, por nga një shtet që emërtohej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një gabim juridik, nuk janë dy viktima që gabimisht janë arrestuar në vend të dy të tjerëve. S'është rrjedhojë e një intrige vetjake, që arrin të çojë në shesh të pushkatimit dy të pafajshëm. S'është pasojë e një egërsie doktrinare që për faje të vogla, jep dënime tepër të rënda. S'është falsifikim dosjeje, as procesi. Është më mizore se të gjitha këto. Është vendim i vetëdijshëm i një shteti, i cili, një ditë të bukur, midis shtetasve të vet, zgjedh dy viktima të radhës, krejtësisht të pafajshëm, për t'i bërë fli, ashtu si tributë primitive dikur. Dënime të njerëzve të pafajshëm nga shtete egërshanë, historia ka njohur shpesh. Shkaqe të ndryshme; kriza politike, rrezikim i pushtetit, armiqësim ndërkombëtar, nevojë për terror, e të tjera si këto, i kanë shtyrë shtetet që, në mënyrë cinike, me vetëdije, të mbytin njerëz të pafajshëm.
E megjithatë ajo që ndodhi në Shqipëri në verë të vitit 1977, ka qenë më mizore se praktikat e mësipërme. Dhe ja sepse: Shteti komunist shqiptar jo vetëm i zgjodhi dy viktimat qysh në fillim për t'i vrarë, por i zgjodhi në atë mënyrë, që viktimat, dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të plotësonin disa kushte. E para, që jo vetëm të ishin nga klasa e përmbysur politikisht, por të ishin nga ato familje që kishin ende autoritet, dhe që përfaqësonin dinjitetin tradicional shqiptar. Familje të tilla, që qëndronin midis "dyerve të mëdha" dhe familjeve të zakonshme, përbënin një ind tepër të fuqishëm të shoqërisë shqiptare, ind që komunistët nuk e duronin dot. Ishte lehtë të rrëzoje ca kulla gjysmëfeudale, shpesh të përlyera me shtetin osman, kurse këtë ledh të fortë, falë të cilit shqiptarët kishin mbijetuar në kohë të rënda, ishte vështirë ta shpërbëje. Kështu ishin dy familjet, Lekët dhe Blloshmët. Ishin goditur herë pas here, ishin mbajtur vazhdimisht nën përgjim, por megjithatë në një mënyrë ose një tjetër, ato nuk e kishin ulur kokën, ashtu siç do t'u pëlqente komunistëve. Përvijimi i nderit, i burrërisë së dikurshme, i hijes së derës së shquar, ndonëse në mënyrë të drojtur, ende rrezatohej prej tyre. E kjo gjë ishte e mjaftueshme që në sytë e militantëve komunistë, Blloshmët dhe Lekët, të shiheshin si rrezik për autoritetin e partisë. Brashnjarët e provincës, ata që pasi kishin marrë ca tituj shterpë, si sekretari i Parë i Rrethit, kryetar i Degës së Brendshme, shefi i Kuadrit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut, shef i Bashkimeve Profesionale, sekretari i Parë i Rinisë, e të tjera si këto, ndiheshin keq përballë çdo spikame të autoritetit moral të të përmbysurve. Ndaj, si hienat prisnin orën e hakmarrjes. Vilson Blloshmi e Genc Leka, ishin më shumë se bij nga familje të tilla. Në kushtet e reja të komunizmit, në mënyrë të ndryshme nga etërit e tyre, ata e vazhdonin traditën e dinjitetit njerëzor. Ata ishin të kulturuar, lexonin libra, mësonin gjuhë të huaja, përkthenin perla të poezisë franceze e evropiane, shkruanin dhe vetë vjersha dhe ç'ishte tepër e veçantë, përpiqeshin që në këtë Shqipëri të tharë prej propagandës komuniste, të mbanin gjallë ca rrezatime, ca trille, ca "mondanitete" të një belle epoque, versioni ballkanik i viteve '30. Kështu, për shembull, Vilson Blloshmi e kishte bërë zakon që a sa cusine, kushërirës së tij, piktores Lume Blloshmi, që nga Bërzhezhda e ashpër, t'ia shkruante letrat frëngjisht. Gjithë këtë mikroklimë europianiste, e krijonin në intimitet, për kënaqësinë e tyre vetjake, pa provokuar askënd.
Ishte mënyra e tyre për t'i bërë qëndresë shkretëtirës, "Saharës" socialiste. Ndonëse të ndërgjegjshëm për gjendjen e tyre politike, ata nuk hynin në jetë me mllef dhe urrejtje kundër letrarëve të tjerë, atyre që i kishin dyert e hapura, aq sa mund të hapeshin dyert në Shqipëri. Vilsoni dhe Genci përpiqeshin të integroheshin, aq sa mundeshin, në jetën kulturore. Besonin, me sa duket, se donin apo s'donin komunistët, Shqipëria do të fillonte të zbutej, dhe për këtë duhej të përpiqeshin të gjithë. Ata mendonin se artin e vërtetë nuk e bënte dot kurrë regjimi, ndaj, sado e vështirë të ishte, do të përpiqeshin të merrnin pjesë në krijimin e tij. Në këtë kah, ata ishin me të vërtetë model dhe lajmëtarë të një Shqipërie pa mllefe e pa zi. E për këtë, me sa duket, për sytë e regjimit ishin edhe më të rrezikshëm. Ata u zgjodhën për flijimin e radhës sepse ishin të tillë, të ndershëm, pohues, të qytetëruar, evropianistë, luksozë dhe natyrisht të brishtë. Ata ishin të pashëm, që pëlqeheshin prej vajzave dhe grave, një faktor ende i pahulumtuar ky, që ka luajtur një rol fatal në egërsinë e goditjes kundër tyre. Duke rrëzuar "lulen e djemve", siç thuhej, diktatura shqiptare, pasi kënaqte shefat e lartë në Tiranë, anëtarët e pagdhendur apo ziliqarë të Byrosë Politike, iu bënte edhe një dhuratë militantëve të provincës, atij vulgu shqiptar, që ishte aq i zellshëm për të goditur gjithçka të fisme që ende kishte mbetur në komunizëm, sa ç'kishte qenë i zellshëm për të njëjtën gjë, në kohën e perandorisë merhume osmane. Ky vulg që ende sot strehohet pas fjalës "popull", vazhdon të shtrajtojë fytyrën e Shqipërisë, dhe do ta bëjë këtë, gjersa të mos vihet në gjunjë prej pjesës më të shëndetshme të saj.
3
Ashtu si dy poetët martirë, koha e martirizimit të tyre, nuk ishte zgjedhur rastësisht. Ajo ishte në logjikën bazë mbi të cilën mbështetej gjithë sistemi:ripërtëritja në mënyrë ciklike, ashtu si stinët emotit, e terrorit dhe e dhunës.Në vitet '70, pas dënimit të shumë komploteve të paqena, që çuan në burg a në pushkatim shumë zyrtarë komunistë, u shfaq, me sa dukej, dyshimi se mos ky transferim i luftës së klasave brenda Partisë, krijonte idenë se ishte harruar armikja e përjetshme:e djathta e përmbysur. Parulla famëkeqe "armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet", tregonte më së miri se krimi ishte burimi energjitik kryesor i kësaj diktature. Ndaj ai duhej kërkuar gjithmonë, me çdo mënyrë, dhe në të gjitha rrethanat. Më 1977, Shqipëria komuniste kishte vendosur një rekord të ri dhune. Ishte pushkatuar në moshën 74-vjeçare Dom Shtjefën Kurti, klerik katolik, ngaqë në kampin e internimit, ku po shtynte ditët e pleqërisë, kishte pagëzuar një fëmijë. Formula e pagëzimit njihet si fraza e parë e shkruar në gjuhën shqipe. Si e tillë ajo ka qenë dyfish e shenjtë për gjithë shqiptarët. Ajo mësohej nga të gjithë nxënësit, në të gjitha kohërat, por askujt nuk mund t'i shkonte ndër mend se do të vinte një ditë, që nga shqiptimi i saj, në një katund të Lushnjës, në fund të shekullit të 20-të, një frat shqiptar do të rrëzohej nga plumbat e shtetit shqiptar. Pushkatimi i Dom Shtjefën Kurtit, i Vilson Blloshmit, Genc Lekës, ashtu si mijëra të tjerëve përpara tyre, tregonte se shteti komunist nuk do ta harronte kurrë prenë e vet të parapëlqyer, klasën e përmbysur. Me këtë donte të tregonte se mëshirë s'do të kishte kurrë për askënd, por mëshirë s'do të kishte sidomos, për të përmbysurit.
Në librin e tij, Sadik Bejko sjell, midis shumë dëshmish, një rrëfim tronditës të një prej shefave kryesorë të diktaturës. "Në një takim në rreth të ngushtë, ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu me cinizëm ka pranuar se fshatarët e pasur, tregtarët, pronarët na mbajtën me bukë e me veshje gjatë luftës sonë partizane. Dhe tani që ne i shpallëm të deklasuar dhe armiq, ata prapë po na ndihmojnë. I vumë nën pranga dhe i mbyllëm në kampe që, falas, të na thajnë kënetat, të nxjerrin mineralin e nëntokës, të ndërtojnë aeroporte, pallate banimi, kanale vaditëse… I keqtrajtojmë, i burgosim, i vrasim kot së koti dhe kur të duam. Nga ky tmerr e nga kjo llahtari, frikësohet në palcë gjithë pjesa tjetër e popullit dhe na bindet. Disa prej tyre, me hir, por më shumë me pahir, i kemi kthyer në spiunë, në bashkëpunëtorët tanë. Kështu, klasat e përmbysura kanë punuar dhe po punojnë për ne." Këto radhë nuk kanë nevojë për koment. Ajo që ngjan e padurueshme është trajtimi i kësaj pjese të historisë pas përmbysjes së komu nizmit. Krijohet përshtypja se në tablonë e krimit të shkuar, vëmendja kryesore përqendrohet te dënimi i pjesëtarëve të nomenklaturës komuniste, por kurrsesi te klasa e përmbysur. Lihet të nënkuptohet se krimet e vërteta skandaloze, të palogjikshme, kanë qenë ato kundër komunistëve, kundër të vetëve, kurse të tjerët, të përmbysurit, ata ishin gjak i huaj, rrjedhimisht dënimi i tyre, në një mënyrë se një tjetër, ishte i logjikshëm, ngaqë "ashtu ishte koha". Kohë "ashtu", kohë për krim nuk ka pasur kurrë në botë, por ka pasur doktrina e njerëz vrastarë që, për fat të keq, vërtiten ende midis nesh. Një armatë e tërë sahanlëpirësish përpiqen sot ta ndihmojnë diktaturën e rrëzuar të fshehë tmerret e saj. Këta janë ish-informatorë të saj, ish-spiunë e denonciatorë, që kanë zënë vend në mekanizmat e pushtetit, të profesoratit, të diplomacisë, të mediave e, natyrisht, të biznesit. Një pjesë janë familjarë të atyre që kanë vrarë e torturuar me duart e tyre, që kanë kryesuar komitete pushkatimesh pa gjyq, që kanë tmerr nga hapja e arkivave të fshehta e botimi i dokumenteve. Një nga veprimet më të errëta të kësaj armate, është përpjekja për atë që quhet "transferimi i krimit". Qëllimi është që nëpërmjet çoroditjes dhe shpërndarjes së fajit, të mbetet jashtë fajësimit, pjesa më e errët e diktaturës, ajo, duart e së cilës kullonin gjak. Ky thelb përbëhet nga një mekanizëm që ngjante i dyzuar, por që, në të vërtetë, ishte një: truri që e ngjizte dhe duart që e kryenin lemerinë.
4
Libri "Vilsoni dhe Genci" na zbret në skutën më të errët të këtij atelieu, atje ku mbruhet e keqja. Është përherë tharmi i saj fillestar, ideja e luftës së klasave. Është mungesa e mëshirës për të rrëzuarin. Është shkallëzimi i egërsisë. Është shfrimi shtazarak mbi viktimat: hetuesia, torturat, poshtërimi. Së fundi, është kulmorja e së keqes: paraqitja e krimit si një festë. Ne e ndjekim hap pas hapi atë që ndodh. Parandjenjat e para të fatkeqësisë, retë e zeza të dyshimit, arrestimin e dy poetëve, qelitë e errëta, hetuesit e ligj, torturat. Vilsoni dhe Genci, do të paguanin për gjithçka. Do të paguanin dashurinë e tyre për artin, për poezinë, për përkthimet nga Bodleri dhe Remboja, për elegancën, finesën, gratë që i deshën, letrat e shkruara në frëngjisht. Në mbarim të këtij kalvari, të dy djemtë martirë nuk njihen më. Por ata i pret një torturë e fundit, gjyqi.
Në kohën që po përgatitet salla e gjyqit, vendosja e parullave në mure, e megafonëve, e cohës së kuqe mbi tryezë, ndodh diçka tjetër. Dy nënat e djemve, çajnë e ndajnë për të arritur gjer në Tiranë. Është shpresa e fundit për pakëz mëshirë, për pakëz njerëzi. Është kodi më i lashtë i traditës së racës njerëzore, kërkimi i mëshirës prej nënës. Te rruga që çon në lagjen e bllokut ku banojnë "udhëheqësit", ato presin me orë e me ditë të tëra një makinë, makinën e një gruaje. Në shumicën e historisë së pushkatimeve në Shqipëri, përsëritet e njëjta skenë: nënat që kërkojnë mëshirë nga gruaja më e fuqishme e Shqipërisë. Ato kanë një fije shprese, sepse ende besojnë se gruaja që është vetë nënë diçka do të kuptojë nga dhembja e nënës që duan t'ia vrasin djalin. Por gjer më sot, nuk është dëgjuar asnjë rast, që kjo grua të ketë ndier mëshirë për ndonjë nënë. Dhe siç shkruan në epilogun e librit, Sadik Bejko, tani që ky libër botohet, kjo grua është duke shkruar ende kujtimet për burrin e saj, shefin e Shqipërisë së atëhershme. E në këto kujtime shkruhet, ndër të tjera, se pse ka qenë e domosdoshme që për të lulëzuar Shqipërinë duheshin vrarë, patjetër, mijëra e mijëra njerëz, me fjalë të tjera, përse duheshin vrarë patjetër Vilsoni dhe Genci. Në kohën që të dy nënat, dy zonjat e vjetra e të përzitura, Blloshmi dhe Leka, po ktheheshin zemërthyer në Bërzhezhdë, përgatitjet për gjyqin ishin në mbarim e sipër. Ishin shkruar parullat për forcimin e luftës së klasave, dhe për lavdinë e Partisë e të shefit të saj, nëpër mure. Ishin vendosur megafonët që do të jepnin entuziazmin e popullit. Ishte bërë gati lista e pranimeve të reja në parti etj., etj. Shkurt, si rrallëkund në botë, gjyqi që do t'u merrte jetën dy krijesave njerëzore, po i ngjante një koncerti festiv. Kanibalët e dikurshëm, kur mblidheshin për vrasjet e tyre rituale, nuk kanë qenë më të lemerishëm
5
Libri "Vilsoni dhe Genci" i Sadik Bejkos, nuk është një libër që kërkon revansh. Ai kërkon në radhë të parë kujtesë. Dufi i revanshit është i pandarë nga prodhimi i urrejtjes. Mirëpo pikërisht revanshi dhe urrejtja do ta fyenin më së shumti kujtimin e dy poetëve martirë. Ata jetuan për tjetër gjë dhe shpresuan në tjetër gjë. Por në qoftë se urrejtja do ta fyente kujtimin e tyre, kujtesa e munguar do të ishte edhe më e padurueshme. Ajo do t'i rrëzonte ata për së dyti, madje më egërsisht se ç'i rrëzuan plumbat atje te "Përroi i Firarit". Ndaj librat si ky, ndaj memoriali i tyre në vendlindje, ndaj memoriali i madh për viktimat e komunizmit, ai që ende po vonon, janë të domosdoshëm e shëlbues për këtë vend. Komunizmi ka rënë në Shqipëri, por jo pluhuri dhe duhma e tij. Vezët e gjarprit janë ende kudo. Ato vazhdojnë të pjellin mashtrim, dhunë psikike e sidomos urrejtje. Ato janë shpërndarë në partitë e majta e të djathta, në të voglat e të mëdhatë. Ato rrinë syçelët pr t'i siguruar mbrojtjen historike diktaturës së rrëzuar. Ato nxitin një kritikë të sipërfaqshme, shpeshherë në nivel vjershurinash e artistësh, për të hequr vëmendjen nga ajo që përbënte thelbin e sistemit: krimin e mirëfilltë. Provoni të prekni dosjet delikate të tij. Provoni të kërkoni seriozisht dhe jo sa për të larë gojën të fshehtat e ndryra me shtatë palë çelësa nëpër arkiva. Provoni të flisni për famëkeqin "Fond të Partisë", miliona dollarët e depozituara në banka të huaja prej regjimit komunist, të cilin asnjë nga qeveritë postkomuniste nuk guxon ta kërkojë. Provoni, pra, të prekni tabu të tilla dhe ju do të gjendeni befas nën breshëritë e një sulmi të pandërprerë, të palodhshëm, që vazhdon me muaj, me stinë e disa herë me vite. Vezët e gjarprit, për këtë janë programuar: të përtëritin helmin e tij.E pavarësisht nga këto, koha e tyre ka kaluar. Në rrugëtimin e tij drejt përparimit dhe Evropës, populli shqiptar, bashkë me dëshmitë e rënda, do të tregojë, në radhë të parë, letrat e tij të fisnikërisë. E midis këtyre letrave dy djem nga Bërzhezhda, dy poetë, dy njerëz që kërkuan të bënin art në kohën që kërkohej egërsi, do të jenë të përhershëm e të paharrueshëm.
(Kjo është parathënia e librit "Vilsoni dhe Genci" për dy poetët e vrarë gjatë diktaturës komuniste)
24 Shtator 2006
.....
"Siç shikohet nga vjershat që bëhet fjalë më sipër apo nga vargjet që citohen, autori shkruan me një frymë pesimiste, shpesh dëshpërim, kujton me nostalgji të kaluarën, bën aluzion për një të ardhme dhe shkon me alegori, gjë që tregon se ai ka një tronditje të theksuar ideologjike ose vetë autori nuk është i kënaqur nga realiteti i sotëm, dhe quan të rënë ambientin ku jeton, se për të është mbytës dhe i padurueshëm, prandaj kërkon rrugë për të dalë". Ky është konkluzioni i ekspertizës i culit që çoi në pushkatim një poet. Mandati i deputetes qe ti ke eshte i perlyer me gjak....
Re: .....
Citim:
Po citoj ato që tha varka
"Siç shikohet nga vjershat që bëhet fjalë më sipër apo nga vargjet që citohen, autori shkruan me një frymë pesimiste, shpesh dëshpërim, kujton me nostalgji të kaluarën, bën aluzion për një të ardhme dhe shkon me alegori, gjë që tregon se ai ka një tronditje të theksuar ideologjike ose vetë autori nuk është i kënaqur nga realiteti i sotëm, dhe quan të rënë ambientin ku jeton, se për të është mbytës dhe i padurueshëm, prandaj kërkon rrugë për të dalë".
Ky është konkluzioni i ekspertizës i culit që çoi në pushkatim një poet. Mandati i deputetes qe ti ke eshte i perlyer me gjak....
Hmmm
Ore, nuk po e shihni qe tani qe po afrojne zgjedhjet vendore, ne shtyp kane filluar te sulmojne sa majtas e djathtas, duke akuzuar per internime, burgosje e deri ne vrasje. Spo e kuptoni qe kjo eshte loje politike sa per zgjedhjet, se pasi te mbarojne ato, kush se ka per ta care trapin se ca ka bere Diana Culi & co ne kohen e diktatures.
Pa me thoni, perse nuk e denoncojne Diana Culin ne gjykate per krime por mjaftohen vetem me shkrime neper gazeta???? Perse nuk u tha gje per kete ceshtje vite me pare,qe nga 92 e deri ne 2006 e disa diteve me pare?????
E pra Petrit, e verteta eshte se kjo behet vetem per propagande politike. Pakkujt i intereson realisht se cfare eshte bere, mjafton qe ne prag zgjedhjes te akuzohen sa me shume te jete e mundur, per kredo politike.
Se pari, qe te shkoje Diana Çuli ne gjykate, duhet t'i hiqet mandati i deputetit.
Ne qoftese ajo kurre nuk shkon ne gjykate, atehere korrupsioni ben punen e tij ne politike.
Kurse nga ana morale, Diana Çuli nuk ka me asnje vlere.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Ore, nuk po e shihni qe tani qe po afrojne zgjedhjet vendore, ne shtyp kane filluar te sulmojne sa majtas e djathtas, duke akuzuar per internime, burgosje e deri ne vrasje. Spo e kuptoni qe kjo eshte loje politike sa per zgjedhjet, se pasi te mbarojne ato, kush se ka per ta care trapin se ca ka bere Diana Culi & co ne kohen e diktatures.
Pa me thoni, perse nuk e denoncojne Diana Culin ne gjykate per krime por mjaftohen vetem me shkrime neper gazeta???? Perse nuk u tha gje per kete ceshtje vite me pare,qe nga 92 e deri ne 2006 e disa diteve me pare?????
E pra Petrit, e verteta eshte se kjo behet vetem per propagande politike. Pakkujt i intereson realisht se cfare eshte bere, mjafton qe ne prag zgjedhjes te akuzohen sa me shume te jete e mundur, per kredo politike.
Re: Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
sepse ne politike s'ka rendesi denimi i njerezve, por figura.. denimi i njerezve eshte ceshtje e drejtesise dhe vete viktimave, por jo e politikaneve..
pse te duket gje e keqe ty qe behet per propagande .. cfare tjeter duhet te bejne politikanet ne fushate zgjedhjesh?.. mos duhet te shkojne ne plazh??
le t'i tregohet ketij populli martir, se cfare kane bere disa qenie katakombe, dhe te shpresojme qe te marrin vesh..
admiral, edhe nje here
kur them drejtesia e kisha fjalen per organet konkrete te drejtesise, prokuroria, e me the - t'thash..
politikaneve natyrisht qe duhet t'i interosoje drejtesia si koncept dhe te perpiqen ta mbrojne ate me ligjet qe nxjerrin..
nuk eshte detyre e politikaneve te akuzojne .. nderkohe qe natyrisht qe mund ta bejne si cdo person, por jo ne kapacitetin si politikan.. s'kane lidhje..
politikanet do te akuzojne njeri tjetrin sa te jete jeta, dhe jo vetem politikanet shqiptare..
per ato te tjerat..
a duhet te denohet ai tjetri... ndoshta duhet, ndoshta s'duhet, .. varet si jane ligjet.. nqs ka shkelur ligjin duhet te ngrihet nje akuzues dhe ta hedhi ne gjygj.. njerezit nuk denohen automatikisht dhe vetvetiu..
gjithsesi faji i ketij robi tjeter nuk e shfajeson dot culin.. dhe kete duhet te kuptojne njerezit..
kurse ata te tjeret qe kane bashkepunuar me culin, prokuroret etj.. epo ata ndoshta s'jane ne politike... ne per kete po flasim.. kriminela ka plot shqiperia por problemi qendron tek ata kriminela qe duan prap te na drejtojne...
admiral.
Meqenese arsyeja jote eshte te denojme viktimat dhe jo ekzekutoret atehere admiral pervec bujar leskaj le te denojme dhe familjaret e mbetur te dy poeteve sepse dhe ata se paskan denoncuar krimin atehere kur duhej.Sa per te ardhur keq jemi katandisur vleresojme antivlerat ne vend te vlerave ,ekzekutoret ne vend te viktimave.te keqen ne vend te se mires .
Admiralo, po flet gabim.
Akuza duhet te cohet ne gjykate.
Politikanet jane thjeshte palë.
Diana Çuli eshte dhe ajo palë
Familiaret, edhe ata jane palë
Kurse ai qe e ngriti ceshtjen ne parlament, mund te thote se; sapo e kam marre vesht dhe e ngrita kete ceshtje.
Nuk ka asnje lloj faki qe ai paska fshehur krimin.
Ne tavoline kemi nje krim....kemi vrasjen e dy poeteve.
Nje gjykate, sado jo profesioniste te jete, kete krim e denon.
Ky krim duhet t'i kaloje gjykates sepse ajo eshte qe vendos.
Kush me thote; a mund te falet xhelatja me gjak te ftohte dhe qe quhet Diana Çuli?
Ka prova per krimin e saj.
Hmmm
Ne cilin ligj mbeshteteni ju mesiper qe thoni te denojme Diana Culin? Ku eshte ai ligj qe te denon se ke bere nje recense te poezive?
Personalist per mua, faji i Diana Culit me teper eshte faj moral, i cili vetem denim moral meriton.
Por ama, ju ketu thoni te denojme Diana Culin. Dakort, me cfare akuze, ne cilin ligj e mbeshtesni kete akuze?
Hmmm
Ne cilin ligj mbeshteteni ju mesiper qe thoni te denojme Diana Culin? Ku eshte ai ligj qe te denon se ke bere nje recense te poezive?
Personalist per mua, faji i Diana Culit me teper eshte faj moral, i cili vetem denim moral meriton.
Por ama, ju ketu thoni te denojme Diana Culin. Dakort, me cfare akuze, ne cilin ligj e mbeshtesni kete akuze?
Perse nuk thoni te denojme dhe ate gjykates qe dha vendimin, ate prokuror qe kerkoi denimin dhe ate ekezetues qe zbatoi vendimin e pushkatimit te atyre dy poeteve???? Perse???
Diana Culi eshte "bishti i kavallit" ne kete ceshtje. Ka te tjere qe duhen denuar me rende sesa ajo.
------------------------------------------------------------------------
Varka, une nuk them te denojme viktimat, por ama drejtesia nuk vihet ne vend po u "denua" vetem Diana Culi. Ka te tjere para saj qe e meritojne "Shpaten e Drejtesise" ne kete ceshtje.
------------------------------------------------------------------------
Kontinent, nje nga shprehjet themelore te ligjeve eshte: I pafajshem deri ne provim te fajesise Deri kur nje gjykate shqiptare te shprehet qe Diana Culi eshte fajtore, nuk kemi te drejte ta akuzojme si fajtore apo si personin pergjegjes ne vrasjen e dy poeteve.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Kontinent, nje nga shprehjet themelore te ligjeve eshte: I pafajshem deri ne provim te fajesise Deri kur nje gjykate shqiptare te shprehet qe Diana Culi eshte fajtore, nuk kemi te drejte ta akuzojme si fajtore apo si personin pergjegjes ne vrasjen e dy poeteve.
Para se te hapja faqen tre te kesaj teme, pashe qe ate qe kisha ne mend e kishte shkruar Lost_soul.
Edhe une thashe...qe jane palet dhe gjykata vendos.
Atehere Admiralo, perse nuk kerkove falje ti, por kerkoi ajo?
Por ama, ju ketu thoni te denojme Diana Culin. Dakort, me cfare akuze, ne cilin ligj e mbeshtesni kete akuze?
Tek keto fjale, kemi direkt bashkepunimin ne nje vrasje....ja kjo eshte akuza.
Perderisa jane dokumentet per kete gje.
Kur ti thu se; ajo eshte bishti i kavallit dhe ka te tjere....kjo nuk qendon fare.
Edhe te tjeret...edhe Dianat me rradhe te denohen.
Faji moral eshte kur shan , kur genjen , mashtron etj. por jo te ndihmosh ne vrasjen e dy poeteve (nga 20 vjec) ketu kemi bashkepunim me krimin.
Duhet te jete dhe nene vete ajo tani dhe, si e ze gjumi ate lloj njeriu kur di krimin e saj, qe u a vrau dy nenave te tjera djemte nga 20 vjec.
Perse nuk thoni te denojme dhe ate gjykates qe dha vendimin, ate prokuror qe kerkoi denimin dhe ate ekezetues qe zbatoi vendimin e pushkatimit te atyre dy poeteve???? Perse???
Ne kete rast, gjykatesi eshte me pak i keq se sa Diana Çuli, sepse gjykatesi gatuan corben me materialet qe ia sollen Diana Çulat.
Po edhe ai te denohet, pse jo?
A u denua dhe Aranit Çela?
(megjithse nuk e di se kush ka qene gjykates tek poetet)
Diana ka marre pjese ne krim dhe pike.
Ajo ndihmoi vdekjen e dy poeteve.
Dhe faji i saj nuk eshte aspak moral, por direkt kriminal.
Flitet shume per djallin, por cilin ka kap djalli per dore qe ta coje ne krim?
Asnjerin!
Ai te fryne ne vesh dhe ti ben krimin apo mekatin.
Edhe Diana Çuli ne kete rol eshte.
Ka kryer nje akt kriminal dhe pike.
Tani, Diana Çulin, mos e merr pjestare te toges se pushkatimit. Ajo i dha pjesen e saj shtytjes se karroces se vdekjes se dy poeteve.
Mirpo, ajo kerkea e faljes keqkuptohet shume nga ne shqiptaret.
Kush tha qe kerkesa e faljes duhet te te jape faljen?
Ti kerkove falje...ok, kurse une nuk te fal.
Se po te jete keshtu, o burra te vrasim e te presim, sepse ne fund kerkojme falje.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
E pra Petrit, e verteta eshte se kjo behet vetem per propagande politike. Pakkujt i intereson realisht se cfare eshte bere, mjafton qe ne prag zgjedhjes te akuzohen sa me shume te jete e mundur, per kredo politike.
Hmmm
Sic duket, nuk qenka vetem Diana Culi ajo qe paska "denuar" ata poete.
Marre nga Balkanweb.com Gazeta Shqiptare
Ekspertiza 2/ Mësuesi, verdikt për poezinë e Vilson Blloshmit
Zbulohet dokumenti për poetin e pushkatuar
Janë dy faqe e gjysëm formati. Të shkruar me makinë shkrimi dhe vende-vende e korrigjuar me stilograf. Eksperti letrar K. P. (redaksia e disponon emrin, por nuk po e boton të plotë për arsye etike) është i drejtpërdrejtë që në krye të herës. "Vjersha hermetike është rezultat i ndikimeve të rrymave dekadente si simbolizmi", shkruan eksperti dhe vetëm një fjali më pas, e vërteton atë me një citat të gjatë të shkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës në Pleniumin e Katër të Partisë së Punës së Shqipërisë. Më tepër se kaq nuk mund të shkruhej. Sepse edhe vetëm kaq mjaftonte që vjersha "Sarahaja" të dënohej me vdekje. Askush nuk mund ta shpëtonte më as atë dhe as autorin. Edhe pse në Kodin Penal të kohës, të shkruaje vjersha 'dekadente' nuk ishte një krim që dënohej me vdekje, por ishte padyshim një hapje në të dy kanatet të derës së qelisë.
Hetuesi i çështjes penale numër 56, në ngarkim të të pandehurit Vilson Blloshmi, në 10 janar 1977, kishte marrë vendim të thërrasë si ekspert "mësuesin e letërsisë K. P., të shkollës së mesme…", i cili do t'i jepte përgjigje pyetjes fatale: A ishte krim shkruajtja e kësaj poezie.
Dhe përgjigja e firmosur në Librazhd, vetëm dhjetë ditë më vonë nga mësuesi i letërsisë ishte po aq fatale. "Eshtë vjershë hermetike". Dhe për ta kuptuar më mirë, domethënien e kësaj vjershe, sipas ekspertit, lipset të qartësohet kuptimi që kanë dy simbolet e trajtuara, ai i Saharasë dhe i Natës. Por edhe pse tenton të japë shpjegimet e tij, eksperti ndjehet i pafuqishëm për të vajtur deri në fund dhe për këtë ai thërret në ndihmë pikërisht 'pozitën e vetë autorit'. "Çfarë qëndrimi mban ai ndaj realitetit tonë socialist, me ç'sy e shikon ai jetën tonë? Pakënaqësia ndaj këtij realiteti e bën atë të shprehë mendime dhe ndjenja regresive nihiliste", shkruan eksperti K. P., duke i lënë hapësirën e mundshme për të vepruar tashmë më tej hetuesi i çështjes. Dhe për ish-punonjësin e degës së brendshme të Librazhdit, Lulo Ymeri, tani simbolika e vjershës hermetike të Vilson Blloshmit, do të zbërthehej thjesht duke ditur se çfarë qëndrimi 'moral dhe politik' kishte i arrestuari i tij. Por për këtë të fundit, askush, përfshi dhe atë vetë, nuk kishin pikën e dyshimit.
Pak ditë më parë, Gazeta botoi recensën që zonja Diana Çuli, sot deputete në Kuvendin e Shqipërisë, kishte shkruar për poezitë e shokut të poezive dhe të fatit të përbashkët të Vilson Blloshmit, poetit tjetër Genc Leka. Të dy ata u pushkatuan nga regjimi mbas një mali me akuza politike. Vetë zonja Çuli, me një gjest kurajoje, ndonëse të vonuar, arriti të kërkojë ndjesë për atë veprim që ajo e kishte bërë 'kur ishte vetëm 25 vjeç'. Sot Gazeta publikon recensën e dytë të një ish-mësuesi province që sot ndodhet në Tiranë. Edhe pse nuk i publikohet emri, do të ishte me interes të dëgjohej prej tij sesi e mendon ai vetë atë ngjarje të 30 vjetëve më parë, që përfundoi me një breshëri të shkurtër plumbash që 'pushuan' në një natë të errët, në një vend të shkretë, në trupat e Gencit dhe Vilsonit.
Poezi hermetike, e thotë dhe Enveri
"Vargjet kuptohen duke njohur qëndrimin e autorit"
Vendim per kryerjen
e ekspertimit letrar
Në qytetin e Librazhdit më 10.1.1977 unë Lulo Ymeri hetuesi i degës së brendshme mbasi studiova materialin rreth çështjes penale nr.56 që bën fjalë…
Konstatova
se i pandehuri Vilson Blloshmi ka shkruar një vjershë "Saharaja", për të përcaktuar përmbajtjen e vjershës:
Vendosa
Të bëj ekspertimin për këtë çështje duke thirrur si ekspert mësuesin e letërsisë "K. P." të shkollës së mesme, Librazhd i cili do të japë përgjigje në këto pyetje: 1) Cila është përmbajtja e vjershës "Saharaja".
Për t'ju përgjigjur pyetjes i vihet ekspertit në dispozicion vjersha "Saharaja".
Eshtë vjershë her metike, d.m.th. e errët nga përmbajtja dhe figuracioni. Eshtë vjershë simbolike dhe vende vende kalon në alegori (domethënë flet për një gjë dhe kërkon të aludoj për diçka tjetër). Ndën këtë alegori fshihet një mendim tjetër. Vjersha hermetike është rezultat i ndikimeve të rrymave letrare dekadente si simbolizmi. Manifestime të figuracionit të errët i kritikoi Pleniumi i IV i K.Q. Shoku Enver në këtë plenium, midis të tjerash tha:"Në poezi është shfaqur prirja e përdorimit të një figuracioni të errët, në kundërshtim me traditën e poezisë aq të qartë shqipe. Disa të pakët poetë të rinj filluan të adoptonin në poezitë e tyre hermetizmin. Kjo është fare e huaj për letërsinë tonë... " (Raporti në Pl. IV, faqe 20).
Cili është kuptimi i kësaj vjershe hermetike dhe simbolike?
Për ta kuptuar këtë duhet qartësuar se ç'kuptim ka simboli "Sahara" dhe simboli "natë".
Vjersha në fjalë nuk është një peisazh i thjeshtë, d.m.th përshkrimi mbi shkretëtirën e Saharës afrikane. Po të qe kështu ajo do të kishte detaje të një shkretëtire, ndërsa këtu përmendet vetëm emri dhe rëra.
Së dyti kuptimi direkt i kësaj shkretëtire me një hapësirë shumë të madhe e ngushton vargu "Saharaja është një copë tokë".
Së treti dhe më e rëndësishmja, është se nuk ka kuptim që njeriu të shkruaj një vjershë për një vend që nuk e njeh, që është jashtë sferës së vëzhgimit të tij. Ky interesim gjeografik, në qoftë se do të supozohej se do të ishte kështu, apo do të pretendohej, është gjithashtu absurd, është pa lidhje.
Së katërti: Po të ishte ky thjesht një peisazh, atëhere në vjershë nuk do të gjente vend mendimi se kjo shkretëtirë ngrihet si një mallkim, i krijuar prej njerëzimit dhe që i duhet njerëzimit. Në vjershë del mendimi se ky njerëzim e thërret kujtimin e shkretëtirës ku urren dhe mallkon. Kjo ka lidhje me atë mallkim që një njeri ia drejton një tjetri, apo një vendi, apo botës duke u shprehur: U shkretofsh! U bëfsh si shkretëtira.
Pa, vjersha po të ishte peisazh do të dilte si pjellë e natyrës dhe jo si pjellë e njerëzimit, e shoqërisë njerëzore.
Simbolikën e vjershën e kuptojmë deri në një farë shkalle po të kemi parasysh pozitën e vet autorit të saj. Çfarë qëndrimi mban ai ndaj realitetit tonë socialist, me ç'sy e sheh ai jetën tonë? Pakënaqësia ndaj këtij realiteti e bën atë të shprehë mendime e ndjenja regesive e nihiliste. Simboli "Saharë" është në adresë të një vendi të caktuar, përveç shkretëtirës së vërtetë të Saharës. Atëhere cili mbetet të jetë ky vend, që në vjershë del pa miq e shokë, pa bijë e bija?
Simboli "Saharë" është sqaruar deri në një farë mase në vargun "Saharaja është copë tokë", si dhe me detajet "Shkëmb... e gurë" dhe "Nata këtu gjen veç gurë për shtrojë". Po kështu edhe në vargun "Saharaja e mban vesh e qesh etj" kur "Ai për keq e mban në gojë" (këtu "ai" mbase është fjala për njerëzimin, apo për ata "miqtë e shokët" që Saharaja s'i ka").
Aludimi më i afërt, pra është për një vend të vogël, një copë tokë që është në konflikt edhe me "miqë e shokët" që s'i ka edhe "me natën" me të cilën nuk shkon mirë. Nga fryma e përgjithëshme e vjershës për autorin "kjo copë tokë", pa miqë e shokë, është shkretëtirë e rrethuar nga armiqësia dhe mallkimi e si një plagë mbi shpinë të rruzullimit ajo i shërben njerëzisë si mallkim që del në momente urrejtje.
Kjo copë tokë nuk shkon mirë as me natën. Po cila është kjo natë? Çfarë simbolizon ajo? Që nata këtu është një simbol kjo duket nga detajet:"Nata nuk shkon mirë me shkretëtirën", "Natës nuk i pëlqen që të ketë veç gurë për shtrojë", "Perçja e saj e zezë s'ka ç'të mbulojë", sepse në shkretëtirë që "Eshtë një copë tokë", "Fjalë e dashuri e njerëz nuk ka"; "S'ka as lotë të qajë", "As këngë të këndojë", "S'di të ëndërrojë", kjo copë tokë etj...
Kështu, pra, kësaj copë toke i mbetka vetëm mallkimi, që e thërret nga skuta kujtimi i dehur.
Ideja e vetmisë, e shkretëtirës, përsëritet gjatë gjithë vjershës dhe mbyll edhe fundin e saj:"Shkretëtirë e shkretë mbetet shkret".
Po le të kthehemi tek simboli "natë" që është në konflikt me simbolin shkretëtirë. Shkretëtira, siç thotë vjersha, ka dy lloj forcash me të cilët nuk shkon mirë: me shokët dhe miqtë që s'i ka dhe me natën. Këtu nata qenka jashtë sferës së shokëve dhe të miqve që "shkretëtira" s'i ka. Domethënë "nata është një forcë brenda sferës së Saharasë" dhe konkretisht mbi të si perçe e zezë, po që s'ka se ç'të mbulojë.
Simboli "natë" është mjaft i pakuptueshëm. Po të jetë "nata" një forcë që e simpatizon autori, ajo duhet të ishte në rrethin e "miqve dhe shokëve" që s'i ka "kjo copë tokë". Atëhere mbetet të jetë një simbol i një force që nuk e do as autori, që për atë është natë. Ç'gjë mund t'i duket natë në realitetin tonë autorit? Në qoftë se simbolet i qëndrojnë këtij interpretimi, në vjershë aludohet (bëhet fjalë në mënyrë alegorike, të tërthotë) për këtë "copë tokë" "të shkretuar", të braktisur, të vetmuar, si simbas autorit jeta qenka shkretëtirë. Aty s'ndërtohet asgjë. Bile "kjo copë tokë ndjeka kënaqësinë (fillon të gëzojë...) kur e përdorkan si mallkim.
Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, mohon gjithçka që lidhet me aktivitetin e njerëzve, simbolika e bën atë me një alegori, e cila e bën me një përmbajtje reaksionare.
Vjersha ka dhe mjaft vargje pa kuptim, të errët e kontradiktore, që në fakt shprehin çoroditje, pakënaqësi nga realiteti ynë dhe frikë për të mos e thënë direkt mendimin.
Nuk e besoj që vjersha të ketë interpretim jashtë simbolit dhe alegorisë që përdor. Por simbolin ajo e ka vende-vende të pakuptueshëm dhe manovrues.
Librazhd 20.1.77
Eksperti letrar
(firma)
Hmmm
Tani, kush ka me shume faj, Diana Culi apo ky mesuesi!!!
Pergjigja nuk do mend, duke pasur parasysh qe Diana Culi eshte politikane.
O Admorali...
Ajo (Diana) perseri eshte fajtore per pjesen e saj. K.P eshte Koci Petriti, apo jo?
NË VENDIN KU LETËRSIA KA VLERË SHTETNORE, ‘TRADHTIA’ BAHET ME POEZI
Nga JAVA
Nov 9, 2006, 11:05
Email'o
Print'o
Diana Culi, gruaja qe 'te vret' me recension letrarMigjen Kelmendi
Aty ku shkrimtari përjetohet si burrështeti, ku letërsisë i mvishen tipare shtetformese, ku letërsia kuptohet si ushtri, natyrisht se dy vargje munden me qenë të kobshme. Dy vargje munden me u vlersue si - sabotazh dhe tradhti – e me të çu n’vdekje.
Në vendin ku shkrimtari si Kadare përjetohet e adhurohet si Mao e si Enver, tradhtia bahet me poezi. Me vargje. Mjaftojnë vetëm 2 vargje. Por, aty ku u vranë poetët vetëm për disa vargje, aty ku u burgosën shkrimtarët për aludime, si u ba që ma i madhi i shkrimtarëve nuk pësoi?
Pse nuk u vra Kadare, meqenëse na paska qenë, si thotë, disident e antitotalitar, por u pushkatuen Genci e Vilsoni. Si nuk gjetën asgja anmiqsore në tana ato qinda faqe letërsie të Kadaresë, e vetëm në dy-e-tri vargje të poetëve të ri gjetën kauzë për pushkatim të menjihershëm?
Edhe nëse e keni të zorshme me e gjetë gjegjen asokohe, shikoni sot si e presin dhe e adornojnë Kadarenë – njisoj si Enverin. Sepse, po them, Kadare ka qenë dhe asht Enveri i letërsisë. Në vendin ku letërsia ka rol shtetnor, ku letërsia perceptohet si nji instrument shtetnor, si ushtria, , aty ku Kampi Ushatarak perpetuohet në Kamp Letrar, Gjyqi Ushtarak nuk asht fikcion, nuk asht imagjinatë. Në këte botën e çmendun të letërsisë shqiptare me Kadarenë si Enver, e me Diana Çulin prokurore, për dy vargje – të pushkatojnë.
Aty ku shkrimtari asht Enver, Gjyqet Letrare s’janë fiksione!
Shqipnia asht nji tregim që a-thue-se ta ka rrfye naj i çmendun. Kur e punojsha dokumentarin “Të shituem Utopie”, në vitin 1992, më kishin tregue për rastin e shkrimtares Diana Çuli, dhe për mue ishte aq i pabesueshëm, sa nuk mujta pa e fut në përjetimet e mia të Shqipnisë – “Carere Patria - Mungesa e Atdheut” (“Çabej”, Tiranë 1997). Por, tanë kohën sa e kisha shkrue librin, e kisha nji problem: a me i përmend a jo emnat?
Kisha vendos mos me i përmend emnat, por tregimi ishte shumë i dhimbshëm. Nuk mujta pa e fut në përjetimet e mia të nji tregimi që a-thue-se ta ka kallxue naj i trentë.
Si me besue se nji çikë budallicë, si Diana Çuli, shkruen nji recension për nja dy poetë të ri, njizetvjeçar poashtu, e dikush mandej shkon e i pushkaton ata!!! Si me i besue këtyne tregimeve shqiptare. Kam pas kërkue me e njoftë këte far gruje, me e pa si duket nji njeri që mundet me t’vra me recension literar (sic!). Dukej krejt normale…Ndonji ndjenj faji nuk i shihej në veprime, në ftyrë, n’aparencë. Ajo kishte vazhdue me jetue…kishte krijue familje, emën, jetë publike…
Se nanat e këtyne djemve e kanë thye rrethimin e Bllokut, ku ishte rahatue klika komuniste (shih fq. 18/19), e kishin piskatë deri n’kupë të qiellit tue i lutë ata e tue i përgjërue për me jau falë jetën Gencit e Vilsonit, une nuk e kisha zor me e imagjinue këte tragjedi familiare, edhe pse nuk e kisha dijtë asokohe. E lexova vetëm sot dhe ju ftoj me e lexue. Nuk e ka pas zor as shkrimtarja me e imagjinue se si përthehet e jehon vendimi me vdekje për dy djem të ri në familjet e tyne. Duhesh vetëm pak – njeri – me qenë.
Po ndoshta nji çike budallicë asokohe, si e thotë vetë Diana Çuli, s’ja ka pre mendja se munden do mendime të saj me e shkaktue këte tragjedi. Por, sa vjet ju deshtën kësaj gruje me e pranue fajin. 30 vjet!?
E pata takue shkurt n’Shkodër në vitin 2003. Nuk isha i sigurt a e din kjo grue se asht personazh i librit tem? A e ka diktue veten te fragmenti për vrasjen e dy poetëve apo jo? I pata folë shkurt, sa me ja ndie zanin. Zani dukej normal….pos krejt të kaluemes së saj.
Letërsia shqiptare si nji Reality TV: kush mbetet gjallë – ka fitue. Kadare?!
Nuk m’hiqej mendsh kjo çmendi e Shqipnisë. Kampi Letrar si Kamp Ushtarak, ku tradhtohet me poezi, por nuk të vrasin me shkronja si në filmat kosovarë, por me plumba përnime. Shqipnia asht utopia e realizueme letrare e Borghesit, ku metoda faction/fiction prodhon jo gjak literar, por gjak përnime. Letërsia shqiptare të bahet si nji Reality TV, ku protagonistat mbyllen për 45 vjet rresht mbrenda nji Kampi Letrar, si mbrenda Kampit Ushatarak, dhe kush mbetet gjallë – ka fitue. E në mesin e këtyne gladiatorëve të letërsisë shqiptare, vdekja nuk asht fiktive, por e njimendtë. Por edhe shpërblimi asht i madh: ai që mbetet gjallë, ka me e u shpërblye tue u adhurue si Enver. (Kadare?)
Por, a-thue pse vetëm sot Diana Çuli vendosi me folë? Kjo asht nji histori qe e din krejt Shqipnia. Pse sot? Ndoshta gjegja ma mirë se a duhet me i hapë dosjet asht bash pranimi i fajit nga ana e Diana Çulit. Kur vendimi për hapjen e dosjeve u muer në Parlamentin shqiptar, shkrimtarja foli vetë, para se me dalë dosja n’dritë. Si mundet kjo grue me vazhdue me qenë njeri publik, me randësi publike, kur ka nji kësi peshe që e randon, morale e njerëzore? Çfarë parlamenti asht ky ku anëtarë të tij janë njerëz që kanë marrë pjesë direkte e indirekt në vrasje njerëzish të pafajshëm?
Hapja e dosjeve nuk duhet kërkue si hakmarrje e goditje. Po si përpjekje e nji shoqnie që pretendon me u ba pjesë e popujve të civilizuem, mos me pasë si reprezentë njerëz të zhlyem me procese e dëshmi që patën si rezultat – pushkatimet.
Po e sjell për lexuesit e kësaj dosje, fragmentin nga libri “Carere Patria-Mungesa e Atdheut”, i cili i dedikohej aktit të shëmtuem të shkrimtares Diana Çuli. Nuk po due me u zgjat, ju ftoj me lexue njashtu si e kam shkrue para dhetë vjetësh. Konstatoj se ka qenë ma mirë mos me jau thanë emnat asokohe. Qe erdhi koha ata vetë me kallxue. Me kallxue tregime që të bahen se po na i rrfen ndonji i çmendun.
Ballia e librit "Carere Patria -Mungesa e Atdheut", e autorit Migjen Kelmendi, botue ne Tirane nga shtepia botuese "Cabej", ne vitin 1997/8Carere Patria –Mungesa e Atdheut
(fragment)
LEXOVA në gazetë reagimin e një shkrimtareje të njohur të Shqipërisë ndaj disa zbulimeve që bëheshin kohën e fundit, duke rrëmuar nëpër arkivat e shtetit. Mbrojtja e saj ishte plot arrogancë dhe ndjenjë superioriteti përballë atyre “urithave të arkivave”, që po gjurmonin në gjetje e sipër të ndonjë dokumenti apo, pale se çka tjetër, për t’i denoncuar e diskredituar njerëzit e ndershëm, për t’më diskredituar mua, grua dhe nënë fëmijësh, shkrimtare e njohur, intelektuale dhe njeri publik. Sapo s’më bëri për vete. Mendoja, ndonjë gjë e vockël së cilës ndoshta po i jepet rëndësi më e madhe se ç’duhet. Fundja, më dukej jogjentile diçka e tillë ndaj një gruaje, aq më tepër, me famë. Por, kur kuptova përmbajtjen e atyre dokumenteve dhe arsyet për të cilat e sulmonin në shtyp, u skandalizova. Si është e mundur që ajo të ishte aq arrogante dhe madje e qetë. Pa fije brejtjeje ndërgjegje e turpi. Biles, sapo s’kërkonte dëmshpërblim për guximin e paskrupullt të tyre që po prishin qetësinë krijuese e familjare të saj, me dofarë dokrrash. Unë s’kam ditur gjë. Nuk i pushkatova vetë. Pastaj ju e dini se ç’kohë ishte, nuk guxoje të thoshe jo.
Shkrimtarja e njohur, asokohe, diku nga të shtatëdhjetat, tok me dy të tjerë, i kishte bërë ekspertizën poezisë së dy poetëve të rinj, në ç’ekspertizë në vende e vargje të caktuara ata dilnin armiq. Kaq. Asgjë më tepër. Nuk do të vonojë dhe diktatura do t’i pushkatojë të dy poetët e rinj. U vranë. Kaq. Ku e dija unë se ata mund të vriteshin?! Pastaj, ku po e shihni ju lidhjen mes atyre pak fjalëve të mia në ekspertizë me pushkatimin e tyre. Unë s’e kërkova pushkatimin e tyre. Ju e dini se ç’kohë ishte. Është vërtet e dhimbshme por, ajo ngjarje tashmë është e shkuar. Përse u dashka të kujtohet në mos për të diskredituar një grua dhe nënë, një shkrimtare të njohur e një njeri publik të sotëm. Të shkuara, të harruara.
Shkrimtarja e njohur më duket paradigmatike për një dorë të tërë njerëzish sot në Shqipëri, njerëzish me gishtin kallëzues më të madh se gishtat tjerë, të cilët ashtu me ndërgjegje të fjetur, pa fije brejtje ndërgjegjeje e ndjenje faji, thonë e deklarojnë, po ku kemi ditur gjë, aman!
As Edipi, thotë shkrimtari çek Kundera, nuk e ka ditur se fjetë ka me të ëmën. Por kur e mori vesh, ai i nxori sytë vetes dhe ashtu i vetmallkuar u largua nga Teba. Ai nuk mund të jetonte me vërtetësinë e një ngjarjeje të tillë. U largua vetë.
Hmmm
Nuk e di se kush eshte ky K.P. se as gazeta nuk jipte gje. Ama, me daljen e ketyre fakteve te reja, nuk te duket sikur nuk ka pasur aq shume peshe mendimi i Diana Culit, sa e bene ne fillim? Apo politikane e majte ajo, dhe oburra kush t'ja nxije biografine (sec me kujton kohen e komunizmit, kur te nxinin biografine vetem se kur ke qene ne rini, ke thene qe pse nuk ka patate ne dyqan)!!!!!!!!!
Admirali,
Me duket se ti duhet te jesh me i sinqert me veten tende. Ku ka te majte te djathte ne Shqiperi. Te gjithe jane qener... http://vertet.blogspot.com/2006/11/...tuar-qente.html
Po ju lexoja shume me vemendje ato qe kishit shkruar,dhe doja te shkruaja dhe une dy rrjeshta ......Persa i perket kesajt Diana Culit...ne Shqiperi si puna Dianes kane ekzistuar shume shqiptare qe kan dashur te duken se po bejne dicka sic e ka shqiptari........keta njerez qe i sherbenin komunizmit e kan pasur ne gjak te beheshin te gjithe si Enveri ,dhe Enveri i gjeti koken ketyre prandaj ngelem ne ne komunizem.
Admiral ju thoni qe nuk ka akuza per Dianen okkk ska akuza per ish sigurimsat ok Saliu nuk eshte komunist figurat e partive qe ekzistojne ne Shqiperi jane po ato,kur Europa thote te rishikoni figurat komuniste ne parti ,te hapen dosjet ke 16 vjet qe skan bere gje te gjithe dalin kunder Enverit,por foton e tije mbajne ne zemer idete e atij nuk i hedhin poshte ....Ce zgjas kot dikur u thonte shqiperia do te jete nje province Turke sot ajo eshte nje province Sovietike komuniste,pale kur me mbajne dhe flamurin amerikan neper zyra ,se nuk e di Amerika se sa e duan keta........
E harrova po shikoja intervisten e Ramizit keto dite tek B.Fevziu tha per keta njerez qe i perkasin inteligjences tone .......Ne kohen tone u bene 165.000 intelektuale,kur i pergjigjet Blendi ju nje pjese te ketyre i pushkatuat ,ai iu pergjigj ne keta njerez i SAKRIFIKUAM sepse keta njerez donin tu lidhnin me AMERIKEN DHE ANGLINE qe mos te binte Shqiperia ne dore te Serbeve dhe Grekeve.....jo se nje pjese e popullit Shqiptar thote emer cfare kan ber ata kan shkruajtur dy rrjesht ,kan dashur te ikin ,kan kenduar,Beatles.....ja po ja u them une KAN DASHUR TA FUSNIN SHQIPERINE NE EUORPE NE ATE KOHE ku politikanet tane bejne sikur duan ta ndihmojne ate popull qe se meriton fjalen popull............
SHqipetaret e kan zgjedhur vet fatin e tyre deri sa i bejne temena qeveriatarve ,mir ne kohen e Enverit se ai te vriste ,po tashti qe ka "Demokraci" nuk ngrihen te thojne te verten ARMIKU I SHQIPERISE ESHTE SHQIPTARI
...
O Air-Force-One dhe ju te tjeret qe keni diskutuar ketu:
Ku eshte tani ky debat per Diana Culin, aq qe, u shkruan ca fjale neper gazeta per ca dite, u dhane ca deklarata neper kuvend dhe mbaroi, kush nuk u cua ne gjygj apo tu akuzonte publikisht nga prokuroria, u mjaftuan me ca llafe per ca dite. Pastaj qetesi. Çudia me e madhe, 3 dite zgjat, kot nuk e ka thene populli shqiptar (fjale te urta ka me shumice, por per te vene mend nga ato, zor se ven ky popull).
Admirali
Ne Shqiperi jane perseri po ata xhelate dhe gjakepirsa keshtu qe asgje konkrete progresive do te ndodhi, por kjo nuk do te thote qe vampiria Diana nuk eshte fajtore.
Ka mijra si Diana e Partise S Qenushit
Po a mendoni ju se Diana eshte vetem?Jo, ka mijra te tjere ,te cilet fshihen si urithe gjirizash te mos ju dale syrrati ndokund.
Tani keto hijena na fshehin koken dhe trupin e tyre te ndyre duke qene deputete,ministra e lloj zyrtaresh pa ju hyre gjemb ne kembe.Me e keqja eshte se keta imorale e te pafytyre, te cilet kane qene ingranazhe te makines famekeqe diktature, ne vend qe te pendohen e te kerkojne falje per krimet e tyre ,bejne te kunderten vetem shfajesohen.Kush mundohet t'i shfajesoj ata familja e tij ,babai ose gjyshi ka qene pjese e asaj makinerie famekeqe.Duhet t'i diskreditojme keta njerez.Nuk mund t'i shpetoni dot famekeqet tuaj nga krimet.Nje dite sado e larget te jete ajo dite, persona e familje te tilla shqiptaret do ti godasin me bajga,sepse keta jane vertet plehrat e shqiptareve.
Po nuk u pastrua vendi nga keto plehra vbeshtire se ne shqiptaret do te gjejme paqe.
E tmerrshme gjithe kjo cfare lexova ketu....
Sdi si i ze gjumi naten te qete!!!
Sdi si kane "moral"dhe perfaqesojne popullin ne parlament kriminele te tille!!!
Nuk kuptoj edhe zhurmen ne vesh indiferente qe bejme ne ketu nderkohe qe une personalisht jam gati te firmose nje peticion te drejtuar kuvendit, presidentit, kryeministrit per largimin e Culeve nga politika e aq me teper nga Kuvendi...
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
E tmerrshme gjithe kjo cfare lexova ketu....
Sdi si i ze gjumi naten te qete!!!
Sdi si kane "moral"dhe perfaqesojne popullin ne parlament kriminele te tille!!!
Nuk kuptoj edhe zhurmen ne vesh indiferente qe bejme ne ketu nderkohe qe une personalisht jam gati te firmose nje peticion te drejtuar kuvendit, presidentit, kryeministrit per largimin e Culeve nga politika e aq me teper nga Kuvendi...
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.