Forumi Horizont
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- A e keni zbuluar pyetjen me te rendesishme te jetes suaj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4199)


Postuar nga lorie datë 16 Shkurt 2004 - 04:30:

A e keni zbuluar pyetjen me te rendesishme te jetes suaj?

Pse jetoni? Qellimi i ekzistences suaj?
Besoj se shkolla dhe studimet dhe eksperiencat kane bere te keni dale ne nje pergjigje qe ju motivon te punoni akoma me shume per ta arritur.
Atehere?


Postuar nga darke datë 16 Shkurt 2004 - 05:54:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pse jetoni? Qellimi i ekzistences suaj?



i have no idea... i didn't choose to live... i didn't choose to be born spaniard... not even i didn't choose to study (i remember wanting only to play when i was a baby!)... but i can choose some few things... for example i choose to be here writing this... life is a gift or is an event by chance?... somebody told me once that life was like a cards-game, you are born with some cards that you don't choose but then it's just you who play with the cards, if you are a good player you will win even with the worse cards... (i thought "better for me to learn to play cards soon" )

... the aim of my life?... TO DISCOVER IT


Postuar nga lorie datë 16 Shkurt 2004 - 06:23:

darke

sapo me kujtove nje thenie qe e kisha lexuar kohe me pare:
-perse jeton njeriu?
-qe te vrase mendjen per kete.

why do people live?
so that they can discover the reason why.

sycka ndonje mendim?


Postuar nga Klodel datë 17 Shkurt 2004 - 00:16:

qellimin e jetes njeriu e zbulon deri sekonden e fundit.... veshtire per te parashikuar. secili ndien nej potencial brenda vetes dhe duket sikur ka lindur per te zhvilluar kete potencial.
personalisht kam ca ide po ti them ke veshi lori


Postuar nga shiba datë 26 Shkurt 2004 - 23:13:

O Lorie,jetojmè sepse jemi tè detyruar.Po ti thuaj a na pyetèn mirè kur na sollèn nè jetèn?A e pyetèn veten mirè kur na sollèn nè jetè? Ndèrsa tani jemi tè detyruar tè luftojmè pèr tè mbijetuar.Shumè èndrra qè njeriu ka nè jetè janè tè pa realizueshme kèshtu qè pèr mendimin tim ka shumè gjèra qè njeriu vendos tè sfidoj jetèn dhe tè eci pèrpara,sepse jo tè gjithè e vrasin veten.Atyre qè i duket absurde jeta,vetvriten kurse ne tè tjetèrèt vazhdojmè rrugèn pèr tè eksploruar ose thjesht pèr tè shijuar atè qè na èshtè rezervuar.


Postuar nga JamCelik datë 28 Shkurt 2004 - 14:35:

hehehehe

jetojme sepse s'kemi vdekur akoma. Qellimi i egzistences eshte riprodhimi.
Sad but true.


Postuar nga macekeqe datë 08 Mars 2004 - 19:44:

Re: A e keni zbuluar pyetjen me te rendesishme te jetes suaj?

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pse jetoni? Qellimi i ekzistences suaj?
Besoj se shkolla dhe studimet dhe eksperiencat kane bere te keni dale ne nje pergjigje qe ju motivon te punoni akoma me shume per ta arritur.
Atehere?



Ego cogito, ergo sum, sive existo!


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 20 Mars 2004 - 01:42:

Cool

Jetojme sepse duam te jetojme...


Postuar nga ADELAIDA datë 29 Mars 2004 - 02:37:

Eshte shum e vertete qe askush nuk na pyeti nqs donim te vinim ne kete jete apo jo ,por po kaq i vertete eshte edhe fakti qe askush nuk na detyron te vazhdojme te jemi pjese e ketij Planeti .Prandaj mendoj se qellimi i pare i cdo qenjeje te gjalle ne kete Bote eshte thjesht ``te jetoj`` ,ta coje perpara ekzistencen e tij ,me shpresen dhe deshiren per ta persosur ate ...
Me pas vine qellimet qe ne nje shkalle me te vogel do i quaja personale , sepse te jetosh nuk mund te jet gjithcka ...Natyra njerezore eshte aq e persosur sa te dije dhe do te kerkoje me shume ,dicka me shume per ta persosur me tej qenien e tij ...

Duke e kaluar ne nivelin personal ,qellimi i ekzistences time eshte qe emri im mos te ngelet thjesht nje emer ne liste ,nje kujtim ne mendjen e dikujt dhe me pas me kalimin e kohes te mbetet ``asgje`` ...Harrimi me mundon ,dua qe kesaj ekzistence krejt te zbrazur dhe ketij emri krejt lakuriq ,ti vesh vyrtytet e mia,moralin tim ,objektivat e arritura ,ti vesh perjetesine....
Dua qe nqs dikush qe kalon ne kete Bote ,ne njeren nga rruget e saj te dalloje gjurmet e mia ....


Postuar nga shiba datë 29 Mars 2004 - 18:45:

Adelaida, mè pèlqen mènyra e tè shprehurit dhe e konceptimit tènd pèr vetè faktin sepse tè gjitha ato qè shprehèt ju janè tè vèrteta.Por gjithashtu edhe unè shpresoj qè kur tè shkojmè "nè botèn tjetèr" tè mos qèndroj ajo proverba "3 ditè zgjat çudia".Jo jo se bèj shaka, jam shumè e sigurt qè gjithè secili nga ne , nè kètè jetè do tè lej njè mbres ose njè kujtim nè zemra tè disa njerèzve qè me tè vèrtet kanè ditur tè na vlerèsojnè e tè na dashurojnè(dashuri e gjithanèshme).


Postuar nga MaestroDudumi datë 01 Prill 2004 - 23:54:

Cdo te thote te jetosh.

Mendoj se pyetja eshte e qarte vete-Ghithckaja eshte te jetosh. Jeta mund te karahasohet me nje salle teatri; shume nga ne shohin nje loje ne skene, por per ato 1 ose 2 ore asnje nuk mendon per boten jashte dhe mundohet te kenaqet me shfaqjen. Ne qofte se ne presim qe te kemi te drejten te zgjedhim midis, te vime ne kete bote apo po jo atehere me te vertete ngaterojme ligjin e konsekuences. Njeriu duket te pranoje qe eshte ketu per te krijuar nje arsye per te qene. Per mua eshte te arrij te kem sa me shume kenaqesi duke mashtruar tendencat eliptike.

Pergjigje nje mesazhi te mesiperm: Ne qofte se themi, "Qe jemi ketu vetem per tu riprodhuar"- krijojme disa koflikte logjike, si pershembull: 1) Jeta jone eshte nje pjese e nje plani me te madh se ne, 2) C'do deshire sesksuale eshte nje illusion qe e shtyn njeriun drejt nje kurthi, 3) Qenja njerezore nuk eshte dryshre nga kafshet e tjera, dhe 4)Qe secili nga ne duhet ti dedikohet zanatit te "hamshorellekut"


Postuar nga jimmy84 datë 05 Prill 2004 - 06:40:

Kam rreth njezet vjet qe ja bej vetes kete pyetje. Pse??? Pse rrojme? Pse lindim?Pse vdesim?Pse....?Dhe pse-te nuk kane fund kurse pergjigjet dhe gjykimet shpesh jane te pafuqishme qe t`i pergjigjen ketij oqeani te pafundem te pse-ve.
Megjithate une nuk i kam humbur shpresat.Jam i sigurte se po te kem fat pas nja 70 vjetesh do i pergjigjem ca pse-ve me shume.Po te mos kem fat do pyes akoma vetense???


Postuar nga PSIKOPAT_PA_tokE datë 13 Prill 2004 - 03:31:

Hi LORi
Per mua eshte nje lloj pytje qe vetem per momentin mund ti japim prgjigje
se per mendimin tim edhte se sa aq luft bejm aq paqe duam per te cuar qellimin ton perpara.

Dmth ta cojm perpara ate qe na kan dhene e me patjeter qe duhet ta japim
ose ne nje far menyre mere e jepi formen e nje lloj stafete tenden personale.

te miat personale he he sjam duke ti then o lal
por jetojm vitet e egoizmit


Besoj se shkolla dhe studimet dhe eksperiencat kane bere te keni dale ne nje pergjigje qe ju motivon te punoni akoma me shume per ta arritur.
Atehere?me shum se ego skam ca ti them ksaj se ata ato qe se kan ket i bie qe te jen ne nje shkalle me te ..... se ata qe e kane

si ta administrosh e gjitha,shkurt,ok


Postuar nga ishpifuri datë 28 Korrik 2004 - 18:57:

!!!?

Me pak fjale ti po sugjeron nje vdekje te para koshme!!!


Postuar nga BluE_icE datë 09 Gusht 2004 - 10:03:

u be kohe qe hapa kete teme

dhe kesaj pyetjeje nuk i jam ndare derisa kam gjetur pergjigjen.
zakonisht kur bej nje pyetje kam deshiren ta gjej SA ME SHPEJT. (kjo eshte natyra e njeriut ,qe s'ka durim ) E megjithate pasi lexova ,pasi bera shume pyetje te tjera bashkangjitur kesaj besoj se ka ardhur koha te mos mbetem thjesht pre e mendjes sime dhe labirinteve : meqe ekzistoj ,jam,- atehere le te jetoj ashtu sic me vjen-- (sic mendoja me pare).
Mendoj se cdo njeri eshte caktuar per nje plan te madh nqs hap zemren dhe mbyt komplekstet e veta. E pasi te kete mesuar artin me te madh qe ekziston --ate te jetuarit ------(just be happy) atehere misioni i tij eshte te mesoj te njejtin art tek te tjeret.
E nqs me perpara shqetesohesha se nuk do isha aq e afte te lija gjurme per te fituar perjetesine qe me torturonte dhe me vinte etalonin e vleres tek vetvetja tani mendoj se perjetesi me te madhe gjen vetem duke bere gjene e drejte... trust God.


Postuar nga sparti-vlora datë 07 Shtator 2004 - 14:54:

kush eshte qellimi i jete kush esht emisioni
e ardhmja i karrenjet ne te kaluaren


Postuar nga Skarlet datë 05 Dhjetor 2004 - 17:39:

Greta Garbo ka thene; Jeta do ishte e mbrekullushme sikur te dinim si ta shfrytezonim.

Per mendimin tim jeta eshte sfide. o do te mundi o do ta mundesh. E krahasoj jeten me nje anije ne mes te detit. Pos pate busull sdi nga iken, dhe dallget te cojne nga fryn era. Por po pate busull ne kte rast 'plan'per jeten dallget 'veshtirsite' nuk do te mposhtin sepse qellimi te mban gjalle dhe pasioni per te arritur atje ku deshiron.

Arti i jetes eshte te rrezohesh 7here dhe te ngrihesh 8here.
Kohet e fundit kam formuar nje shprehje qe po e ndaj me ju. Jam arkitekte e jetes sime dhe per cdo constuksion te suksesshem apo jo mbaj pergjegjsi une dhe vetem une..


Postuar nga trojani datë 05 Dhjetor 2004 - 19:09:

I Still Haven't Found What I'm Looking For


Postuar nga Cx55 datë 05 Dhjetor 2004 - 19:45:

Re: A e keni zbuluar pyetjen me te rendesishme te jetes suaj?

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pse jetoni? Qellimi i ekzistences suaj?
Besoj se shkolla dhe studimet dhe eksperiencat kane bere te keni dale ne nje pergjigje qe ju motivon te punoni akoma me shume per ta arritur.
Atehere?



sa per mendimin tim njerezit jetojne per te zbuluar pse erdhen ne kete jete te poshter.
kjo eshte nje pytje qe ja ben çdo njeri vetes se tij gati 99%nga njerezit.


Postuar nga Isra datë 09 Dhjetor 2004 - 18:53:

Smile Re: hehehehe

Citim:
Po citoj ato që tha JamCelik
jetojme sepse s'kemi vdekur akoma. Qellimi i egzistences eshte riprodhimi.
Sad but true.




nese qellimi i ekzistences eshte riprodhimi atehere do binim ne stadin e nje kafshe.
Kafsha jeton per te ngrene,
njeriu ha per te jetuar...

Po keshtu dhe riprodhimi ehste i pashmangshem si te kafsha dhe te njeriu, por me nje ndryshim, se njeriu ka arsyen ndersa kafsha instiktin.
Po citoj nje thenie te Alber Camys:
"Njeriu eshte nje shtaze qe refuzon te jete e tille."

greetings to all.!


Postuar nga jimmy84 datë 11 Dhjetor 2004 - 23:02:

Re: Re: hehehehe

Citim:
Po citoj ato që tha isra

Po citoj nje thenie te Alber Camys:
"Njeriu eshte nje shtaze qe refuzon te jete e tille."

greetings to all.!



Ndoshta nuk e kuptova une po kjo shprehja i kundershton ato qe the me siper. Vertet njeriu e kundershton qe eshte shtaze...po prape shtaze ngelet (sipas Bertit qe i qofte dheu i lehte)


Postuar nga Isra datë 13 Dhjetor 2004 - 17:26:

Re: hehehehe

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84


Ndoshta nuk e kuptova une po kjo shprehja i kundershton ato qe the me siper. Vertet njeriu e kundershton qe eshte shtaze...po prape shtaze ngelet (sipas Bertit qe i qofte dheu i lehte)



po pikerisht kjo eshte ajo qe nenkupton gjithcka.
Se ke kuptuar mire djali, pra njeriu perderisa ka arsyen dhe refuzon ti nenshtrohet asaj qe i kerkohet do te thote qe eshte njeri...sepse lufpn, kundershton, debaton, rebelohet etj...
Mendo pak me thelle dhe do ta kuptosh....Be patient!!

qofsh mire.............


Postuar nga jimmy84 datë 13 Dhjetor 2004 - 20:28:

Pupupu sa e thelle qenka kjo. Po tani me sa kuptova une me ate nxitimin tim eshte se njeriu megjithese e kundershton kete fakt sado qe lufton prape aty rreth shtazes ngelet prape Lufta qe ben thjesht e ben me specifike si shtaze

P.S Me duket se per fjalen "patient" ne kemi fjalet e bukura shqipe-- i duruar, i qete, i matur etj


Postuar nga roke datë 14 Dhjetor 2004 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato që tha isra



mire Jimmiy, si te duash ti, po perpiqem te jem me fleksibel me ty...(vazhdo te me korigjosh)......


Shume mire Isra.Suportimi juaj do ishte me mire te paraqitej ne nje draft:p:pku mos te flitej per afere te kota dhe pastaj te mundoheshim te benim katarsis edhe per gjene me te vogel:p:p:p:p
Pyetja me e rendesishme e jetes eshte bere kohe me pare nga Sterjo Spasse!ehste pyetjaSE????? ka me te bukur nga kjo.Kur ti gjejme pergjigje kesaj atehere do kuptojme edhe pyetjet me te rendesishme per jeten.Po me sa shoh ky brezi qe po vjen e ka mendjen vetem tek Playstation


Postuar nga volter datë 07 Prill 2006 - 17:47:

Nese ti mendon, duhet te dish Metoden se si mendohet. Nese ti kerkon, serish duhet te gjesh Metoden. "Metoda eshte ajo qe tregon se si duhet te drejtohet mendja sipas normes se nje ideje te vertete te dhene.

Nese formimi i mendimeve ka gjetur rrugen e sakte (ose Metoden), atehere, ti ne te njejten kohe ke gjetur dhe nje pyetje shume te rendesishme te jetes tende. Nese Metoda qe perdor eshte shume efikase dhe fleksibile, atehere percaktimi dhe definimi i nje joshje te panjohur do te behet me shume kenaqesi dhe shume lehte arrihet modeli i njohjes, ne ate qe ti ke kerkuar me dekada te tera..

Thjesht, te njohesh intelektin dhe metoden e intelektit!


Postuar nga freespirit datë 14 Gusht 2006 - 09:13:

Une jetoj qe te jetoj. Se di pse jetoj di vetem se dua te jetoj deri ne pafundesi dhe bashke me mua gjithe njerezimi.
Pershendetje


Postuar nga kurt datë 04 Janar 2008 - 07:52:

Citim:
Po citoj ato që tha darke


i have no idea... i didn't choose to live... i didn't choose to be born spaniard... not even i didn't choose to study (i remember wanting only to play when i was a baby!)... but i can choose some few things... for example i choose to be here writing this... life is a gift or is an event by chance?... somebody told me once that life was like a cards-game, you are born with some cards that you don't choose but then it's just you who play with the cards, if you are a good player you will win even with the worse cards... (i thought "better for me to learn to play cards soon" )

... the aim of my life?... TO DISCOVER IT

hahhaha, that's what i do for a living playing cards for over 10 years, anyway ,i know what you 're talking about though. tung


Postuar nga Straniero datë 23 Janar 2008 - 17:47:

Pyetje

Si di a e ka vendin kjo pyetje ketu por thjesht po pyes ..........A ka vlere vepra e Makiavelit,,Sundimtari", ne dite e sotme, pervec vleres historike??? (il princitibus origjinali me duket se eshte keshtu).Une per vete e kam lexuar me ka pelqyer teper......dhe nnuk mbaj mend asgje pasi histori ka teper........personazhe etc cfare mendoni???????


Postuar nga bleta punetore datë 24 Janar 2008 - 12:16:

Re: Pyetje

Citim:
Po citoj ato që tha Sundimtari
Si di a e ka vendin kjo pyetje ketu por thjesht po pyes ..........A ka vlere vepra e Makiavelit,,Sundimtari", ne dite e sotme, pervec vleres historike??? (il princitibus origjinali me duket se eshte keshtu).Une per vete e kam lexuar me ka pelqyer teper......dhe nnuk mbaj mend asgje pasi histori ka teper........personazhe etc cfare mendoni???????


pyetja "ekzistenciale", ne kete rast, do te ish: a eshte makiavelizmi i kohes? (per te qene ne teme :p )

une them: me shume se kurre.


Postuar nga kotka datë 15 Shkurt 2008 - 10:07:

Pergjigjen e kesaj pyetje e gjeta tek filmi "Pay it forward" nga nje femije i vogel.

skema 1 me 3.

1 jam une, 3 jane tre njerez qe kane probleme ne jete.

Ju afrohem te treve me kujdes nje nga nje dhe mundohem t'i ndihmoj dhe kurajoj. Kur shoh qe seicili mori rrugen e vet te zgjedhur, largohem prej tyre dhe shkoj te kerkoj per tre te tjere.

Tre te paret u bene nente. 3 x 3=9, sepse seicili prej tyre do te jete ne gjendje te pakten te ndihmoje tre te tjere me kurajo dhe me eksperiencen e vet.

Dhe keshtu numri rritet me metoden e fuqise apo te eksponentit ne fuqi.

Edhe nese do te vdesim nje dite, detyren dhe misionin e kemi lene pas per brezat qe do te vijne sepse e kemi jetuar jeten me parapagim, pagim ne advance.

just pay it forward.....


Postuar nga briseide datë 12 Mars 2008 - 20:38:

Re: A e keni zbuluar pyetjen me te rendesishme te jetes suaj?

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Pse jetoni? Qellimi i ekzistences suaj?



Une jetoj per te cmendur te tjeret


...Nuk kam kerkuar ndonjehere nje arsye,s'me nevojitet per te jetuar.
Sigurisht ka disa gjera pa te cilat nje dite mund te them s'kam jetuar,por kjo varet nga mendimi qe une kam per kohen time,sic e ka secili.Jetoj per ti dhene jetes kuptimin qe dua. Ah po,nuk eshte sigurisht kjo pyetja me e rendesishme e jetes sime.


Postuar nga kurt datë 13 Mars 2008 - 11:50:

Re: hehehehe

Citim:
Po citoj ato që tha JamCelik
jetojme sepse s'kemi vdekur akoma. Qellimi i egzistences eshte riprodhimi.
Sad but true.

jam dakord me ty se riprodhimi mund te jete qellimi i egistences.

po si eshte e mundur se kudo ne planet rracat e kqija riprodhojne me shume, shumefishohen me shume. kudo qe shkon, india kina, mexico, zezake, filipino, tailandez, russet/slaviket greket, etj etj etj?!?!? pse ndodh kjo?!?! vetem kur te vdesim do ta dime kuptimin e jetes, ndoshta kemi njerz te vdekur tani qe mundohen te na berrtasin tani mos e ben kyt e mos e ben ate po ne s'mund t'i degjojme dot!!

eh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! kush e di !!!!!!!!!  jeta mesatare e njeriut eshte 70 vjet, universi nga nje ane ne tjetren eshte 78 billion light years, nuk kemi kapacitet te mendojme aq larg, prandaj me mire ata qe nuk e vrasin trunin fare per asgje.

zoti i don ata njerz


Postuar nga albadimix datë 25 Mars 2008 - 22:59:

thënje e jetës

Një thënje filozofike për jetën thot "Pantarei" që dmth. cdo gjë që rrjedh lëviz.


Postuar nga lubi datë 26 Mars 2008 - 00:06:

???????????????

cfare jam?
perse ekzistoj?
kush jam une?
siduhet te isha?
sa do jem?
ku do shkoj?


 
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.