Forumi Horizont
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- nga e ka prejardhjen njeriu!!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4935)


Postuar nga vlora-angel datë 27 Prill 2004 - 22:43:

nga e ka prejardhjen njeriu!!?

Pershendetje te gjithve!! Thone se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni sa e vertet eshte kjo!!??

mua per vete sme besohet pasi neqoftese njeriu eshte krijuare nga majmuni vjene tek pyetja pse nuk krijohen njerz nga majmunet tani??

dua te di nga te gjithe ju cmendoni rrethe ketije te theni pra a besoni se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni??


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 28 Prill 2004 - 06:05:

Tani ka ngelur qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni dhe kur po shifja 1 emision para ca ditesh ishte 1 shkenctar sh i njohur qe ishte mar me kte gje dmth duke studiuar(sja mbaj mend emrin) dhe thoshte qe para ca kohesh ishte sh e vertete qe njeriu e ka prejardhjen nga majmuni po tani ka dal qe e ka nga ariu

Nejse un jam shkrir kur e pash se jepte dhe ca figura si kan qen njerezit dmth pak si ari dhe pastaj jan ber njerez dhe ishte sh gje e shpifurnejse dukeshe qe ishte sh gje fallco kshq un them qe akoma smeret vesh nga e ka prejardhjen njeriu te gjitha ato qe kan then jan gjera te sajuara jo te verteta


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 06 Maj 2004 - 00:47:

Re: nga e ka prejardhjen njeriu!!?

Citim:
Po citoj ato që tha vlora-angel
sme besohet pasi neqoftese njeriu eshte krijuare nga majmuni vjene tek pyetja pse nuk krijohen njerz nga majmunet tani??



Evolution hun.


Postuar nga brunette datë 25 Maj 2004 - 18:39:

Jo njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni, por eshte nje specie me vete e cila ka evoluar gjate mijevjecareve


Postuar nga JamCelik datë 12 Qershor 2004 - 15:31:

moj labe. A e di sa lloje te ndryshem majmunesh ka??????????S'jane kthyer te tere ne njerez.


Postuar nga ADELAIDA datë 12 Qershor 2004 - 19:21:

Evolucioni ???Nje teori qe tashme eshte shume e veshtire te besohet pasi qe te ndodhi procesi i evolucionit duhet qe te fillohet nga dicka .Po vetvetiu lind pyetja se po kjo gjallese qe do evuloj me kalimin e viteve nga se eshte krijuar ???
Kam degjuar gjithashtu te flitet per teorine ``Big Bang``,por edhe kjo me ngjall shume dyshime ,pasi perplasje te tilla te medha ne atmosfere lindin plot ,por gjithsesi nuk eshte e thene qe ne cdo perplasje te tilla te lindin gjallesa te reja ne Toke .
Pastaj sjellim teorine shpjeguese fetare .Prej te ciles ne jemi pasardhesit e Adamit dhe Eves ...Ketu ka shume pse-ra .Duke filluar nga ajo me kryesorja .Nqs pranojme qe eshet Zoti ai qe na krijoje ,po Zotin kush e krijoj ? Pastaj duke vazhduar me pamundesine e madhe qe te krijohen 6 miliard banore nga 2 te tille ,sado i gjate te jet ky proces .Gjithkush qe di pak shkence e kupton shume mire qe nuk mund te lindin gjithsesi femije normal vetem nga 2 persona .

Ka shume `pse` ne kete Bote dhe eshte e pamundur ti japesh prgj te gjithave ,pasi sa pajtohesh me nje ide ,ajo te sjell perballe detyren per tju prgj `pse-ve` te tjera .Bazuar ne kete pamundesi per te gjetur prejardhjen tone une i qendroj besnike idese : Jeto jeten pa shume komplekse dhe mos e vri mendjen shume se kush te ka krijuar rendesishme eshte qe ti jeton ...


Postuar nga El_Fatih datë 12 Qershor 2004 - 20:20:

Pershendetje!

Me sa di une vdiq tashme teoria e Evolucjonit, ka kohe qe eshte gjunjezuar dhe ne shume vende te zhvilluara nuk mesohet me neper shkolla.
Une mendoj se egziston nje krijues i urte i cili rregullon gjithcka dhe ka krijuar cdo gje ne menyre prefekte.
po ashtu une do te vije ne perdorim nje pyetje juve psh. Nese dikush ju thote qe jeni bere me balte e cdo beni ju? sigurisht qe do e falenderoni qe jun tregoi dhe do fshiheni.
Por nese dikush ju thote majmun? hahahah rrezik ta kapni me grushta e nuk do keni meshire mbi te pasi ju ka ofenduar.
pra me kete dua te them qe edhe natyra jone njerezore ka neveri nga te quajturit majmun dhe nuk e pranon ate.
Po ashtu me e besueshme ne te gjithera koherat eshte fjale e shenjte kuranore ku shpjegohet hollesisht zhvillimi i embrionit te njeriut dhe fazat se si zhvillohet.
Shikojeni kete verset:
12. Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

Pra burimi eshte Allahu i Madheruar i cila na krijoi nga lendet e mesiperme dhe na persosi duke na bere krijesen me te bukur.
Fati.


Postuar nga El_Fatih datë 12 Qershor 2004 - 20:25:

Qe tju vij sadopak ne ndihme pashe te udhes te citoj nje pjese te nje posti te mikut tim Indritit qe ka postuar tek feja Islame.
Ne kete post shikohet mjaft mire preciziteti i krijimit te Zotit dhe ka te dhena te rendesishme per krijesin njeri.


Atehere ja leme fjalen indirtit:
Ja disa të dhëna nga mjekësia për njeriun:
Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.
Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.
Kjo mrekulli e Krijuesit të përsosur mund të shpjegohet në mënyrë më madhështore: për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domos-doshme (rruzat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.
Jeta e rruzave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëriet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë All-llahu i Madhërishëm në çdo kohë dhe në çdo çdo çast na drejtohet me pyetje: “A nuk e shihni”?
Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².
Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve komjuterike në veprim të përhershëm . Sipërfaqja e këtyre komjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetësinë 390 km në orë. çfarë mrekullie e Krijuesit më të bukur!

Pra pa u zgjatur me shume me kete doja te se Allahu eshte egzistues dhe egzistencen e tij e shohim ne keto mrekulli hapsinore n krijuese po ashtu edhe ne librin tij kuranin qe na ka dhuruar

Pershendetje!


Postuar nga jimmy84 datë 12 Qershor 2004 - 23:56:

Re: Pershendetje!

Citim:
Po citoj ato që tha El_Fatih
Me sa di une vdiq tashme teoria e Evolucjonit, ka kohe qe eshte gjunjezuar dhe ne shume vende te zhvilluara nuk mesohet me neper shkolla.



El-Fatih ti ke te drejten tende si cdo individ qe te besosh ku te duash dhe cfare te duash, por te pakten mos ja fut kot ne disa gjera. Teoria e evolucionit mesohet akoma ne shkolla kudo ne bote (flas per shkollat laike) sepse perderisa ato i permbahen shkences dhe kane program ateist edhe sikur te duan nuk mund te mesojne teori tjeter pervec asaj te Darvinit per faktin e thjeshte qe nu ka teori tjeter pervec kesaj. Sa e vertete eshte kjo tjeter muhabet, kjo varet nga bindjet e secilit dhe une personalisht i besoj me teper nje teorie qe perdor llogjiken sesa ajo qe predikon mrekullite.
Une per vete rrjedh nga nje familje patriotike majmunesh me tradita te mira dhe qe ka luftuar per lirine e pyllit te tyre


Postuar nga Luarasi datë 06 Gusht 2004 - 11:00:

Re: nga e ka prejardhjen njeriu!!?

Citim:
Po citoj ato që tha vlora-angel
Pershendetje te gjithve!! Thone se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni sa e vertet eshte kjo!!??

mua per vete sme besohet pasi neqoftese njeriu eshte krijuare nga majmuni vjene tek pyetja pse nuk krijohen njerz nga majmunet tani??

dua te di nga te gjithe ju cmendoni rrethe ketije te theni pra a besoni se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni??



Nje pergjigje te shkurte. Ndarja e njeriut nga gorillat, supozohet te kete mare vend dikund 6 milion vjete perpara. Praktikisht ndodh qe gjeni qendron ne formen e vete deri ne 6 mije vjet, dmth evolucioni eshte proces shume i ngadalshem. Simbas kronikes evolutive, njerezimi eshte hap e mbyll syte, kurese neve na duket sikur kemi qene perhere. Dinosauret te cilet kane jetuar 60 milion vjete perpara, kane zotruar Token per kohe shume me te gjate se njerezimi. Kurse njerezimi mund te dije per prejardhjen e tyre ne baze te gjetjes se fosileve, te cilat me metoda te ndryshme testohen per vjetersine e tyre. Gjithashtu me testime te ndryshme gjenetike percaktohet njegjajshmerija e majmunve andropoid qe tregojne per prejardhjen e njerezimit. KODI GJENETIK NUK GENJEN. Po ja qe ndodh qe ka njerez te verbuar nga bibla dhe kur'ani, te cilet me mish dhe shpirt mundohen ta mposhtin teorine e evolucionit, sepse teorija evolutive bije ne kontradikta me keto libra, mbasi na jep nje sqarim me real te origjines njerezore. Evolucioni nuk e mposht egzistencen e Zotit, por simbas disa shkencetareve e ndihmon me teper se feja. Ndryshimi eshte, qasja nga nje kendveshtrim tjeter real i bazuar ne fakte shkencore.Teorija evolutive nuk ndalet te majmunet por ja nis qe nga fillimi i krijimit. Megjihtate ajo nuk mund te jape sqarime per krijimin e kodit gjentik. Ketu behen dhe vete ndarjet e grupeve shkencore qe mbesojne ne intervenim supernatyral (Zotin) dhe ato te tjerat qe mbesojne se kjo ka ardhur nga ruleti molekular qe ka zgjatur miliarde vjet. Ka dhe disa teori qe thone se qelizat e para te jetshme kane ardhur me komete, qe do te thote neve jemi jasht toksore. Por kjo teori nuk na i zgjedh pyetjet filozofike te njerezimit per te verteten e origjines. Personalisht mbesoj se nuk kishte mundur te ndodhi aksidentalisht qe te vije ne krijimin e nje molekule aq komplekse, njesoj siç nuk ka mudnur qe aksidentalisht te shkruhen prozat e Shekspirit. Duhet kuptuar se ne krahasim, çdo shkronje eshte nje molekule dhe kombinimi i shkronjave krijon fjale dhe fjali, keshtu eshte edhe me kodin gjenetik qe eshte edhe me kompleks. Duhet mare para sysh se kodi gjenetik kordinon krijimin e qelizave dhe derjtimin e tyre, edhe si pasoje dalim , neve, dhe te gjihta krijesat organike te kesaj toke. Tani po te krahasojme kameren me syrin e njeriut ose te cdo krijese organike do te konstatojme; Se kamera eshte e krijuar nga njeriu, dhe e dijme qe ka thjerza dhe fotoqeliza senzitive mikroskopike, te lidhura me qarqe elektronike. Po te marim syrin e njeriut, po ashtu ka thjerza , qeliza foto senzitive dhe lidhje nervore. Megjihtate syri i njeriut eshte mijera here me senzitiv se kamera dhe mijera here me kompleks. Tere ky kompleksitet vjen nga kodi gjenetik. Tani mund te paramendojme se sa komplekse eshte kjo molekule. Po te krahasohej me nje program kompjuteri, pa dyshim se do te ishte programi me i persosur qe njeh njerzimi. Po te krahsojme syrin dhe kameren, logjika thote se syri e ka krijuesin e tij dhe ai eshte mijera here me kompleks se njeriu. Njerezimi pa dyshim qe ne te ardhmen do te krijoje kamera qindra here me komplekse se ato te sotmet, por ky krijim do te jete i inspiruar nga vete natyra biologjike.


Postuar nga margarita datë 20 Gusht 2004 - 00:41:

Njeriu e ka prejardhjen nga vetvetja

Aksioma e Teorise se Darvinit eshte:
" Zhvillimi apo evolucioni i species kryhet vetem brenda llojit "

- Kjo do te thote se nuk mund te kemi krijim te nje specie si rezultat i evolucionit te nje specie tjeter. Pra sipas kesaj teorie nuk mund te ndodhe qe fjala vjen majmuni te kete prejardhjen nga peshqit.
Sipas kesaj terie kemi evolucion te races se majmuneve brenda llojit te tyre. Ky evolucion ka ardhur si rezultat(perseri ne baze te teorise) i pershtatjes se vete species me kushtet e mjedisit dhe njekohesisht nga lufta e tyre per egzistence si brenda llojit ashtu dhe jashte tij.

Pra nga sa kam shprehur me siper del qarte se njeriu eshte nje specie me vete dhe si e tille prejardhjen e ka po nga vetja e vet.
Ketu duhet patur kujdes te mos ngaterrohet prejardhja e njeriut me menyren e te funksionuarit te tij.


Ps Ne lidhje me terine e Darvinit jam mbeshtetur ne origjinen e mendimit te tij dhe jo ne interpretimin qe i bejne teorise se tij, njerez te ndryshem qofshin keta dhe shkencetar.


Ju pershendes me dashuri, naten e mire


Postuar nga Subaqueo datë 08 Shtator 2004 - 05:00:

Angry

Qe thoni ju ,qe s'thate gje hic ...
Per te gjet ket pytjen ,ska nevoj me studijuar as Darvin as biblen e as kurani
se me thoni kush rrace majmunash do te arrinte te bente ate qe beri rraca
njerezore ne rusi ..
(ishin thjeshte femij qe qe po shkonin ne shkolle )
dhe ne pretendojme te jemi majmune "inteligjent" ........mos i tregoni gje majmunave se do vdesin duke qesh.........
Nga Perenija ..................Jaaaaaaaaaaaa se besoj
Esi mund te krijonte nji rrace njerezore qe te arrinte te bente nji gje te tille??
E kreo l'uomo a sua imagjine e somiglianza........Bella somiglianza del cavolo...................
ishin vetem FEMIJ............
Shnet


Postuar nga Isra datë 09 Dhjetor 2004 - 19:02:

Thumbs down

sa e shemtuar eshte te mendosh se e kemi prejardhjen nga majmuni,
sa e frikshme eshte bota nese mendojme se jemi hedhur kot ketu mbi toke,
sa idiot eshte mendimi qe ne jetojme per te vdekur,
sa mosmirenjohes jemi qe nuk falenderojme Ate qe na krijoi...
evolucioni vdiq, Krijuesi eshte i gjalle dhe i perhershem...

.......e nga njerezit pak jane ata qe falenderojne....(Kuran)


Postuar nga kontinenti datë 24 Janar 2005 - 07:12:

Prejardhja

Askujt nuk i ka shkuar ne mendje se majmuni vete e ka prej ardhjen nga njeriu.
Jimmy, kij kujdes, sepse vete shkenca e ka hedhur poshte Darvinin ne shume drejtime.
Jimmy,ne sajte te programit te ADN-se ti nuk e ke kushuri majmunin vllai.
Nga vitet '95 nja gazetar shkencor anglez beri nje liber ne lidhje me teorine e Darvinit prej te cilit qarqet aristokratike te Anglise filluan te flisnin me vete. Ai me fakte (natyrisht shkencore) e hidhte poshte Darvinin.
Kurse kryetari i muzeut te Milanos e kundershtonte kete liber dhe kjo eshte e natyrshme, sepse vdes muzeumi pastaj,me nje fjale vdesin parate.
Ne kohen qe Darvini ka sjelle faktet e tij, ai vete i ka bere hesapet pa hanxhine sepse Darvini vetem organet kryesore te trupit dinte dhe as qe kishte ide mbi ADN-ne apo imtesira te tjera qe ka trupi yne.


Postuar nga jimmy84 datë 24 Janar 2005 - 16:50:

Hahahahah qenke i madh kontinenti.
Degjo byrazer: aristokracia nuk e ka pranuar sepse u duket vetja si perendi jo me te pranojne qe jane majmune,ai tipi i muzeut e the vete pse nuk e pranon dhe sa per shkencen....shkenca ka hedhur poshte Darvinin???? Edhe ne qebaptoret e Tiranes ka humor me nivel me te larte se kjo. ADN-ja???? Sipas shkences ti dhe une bashke kemi te perbashketa me miun,derrin,pulen dhe kushedi sa kafshe te tjera. Pra ADN-ja po shkon edhe me teper se Darvin qe dmth edhe majmuni nga rrjedhim ne kushedi se nga dreqin rrjedh


Postuar nga Indrit datë 24 Janar 2005 - 19:01:

Re: Re: Pershendetje!

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84


El-Fatih ti ke te drejten tende si cdo individ qe te besosh ku te duash dhe cfare te duash, por te pakten mos ja fut kot ne disa gjera. Teoria e evolucionit mesohet akoma ne shkolla kudo ne bote (flas per shkollat laike) sepse perderisa ato i permbahen shkences dhe kane program ateist edhe sikur te duan nuk mund te mesojne teori tjeter pervec asaj te Darvinit per faktin e thjeshte qe nu ka teori tjeter pervec kesaj. Sa e vertete eshte kjo tjeter muhabet, kjo varet nga bindjet e secilit dhe une personalisht i besoj me teper nje teorie qe perdor llogjiken sesa ajo qe predikon mrekullite.
Une per vete rrjedh nga nje familje patriotike majmunesh me tradita te mira dhe qe ka luftuar per lirine e pyllit te tyre



Une nuk kam shuem dituri rreth kesaj nese mesohet apo jo teoria e darvinit por di te them qe ne Kanada ka vite qe eshte heqeur si tekst mesimor pasi ka rene poshte me argumente shkencore.

ciao


Postuar nga Indrit datë 24 Janar 2005 - 19:16:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Pra ADN-ja po shkon edhe me teper se Darvin qe dmth edhe majmuni nga rrjedhim ne kushedi se nga dreqin rrjedh


eshte e vertete kjo qe thua ti gje te cilen e ka cekur edhe Luarasi.

Pervec kesaj me duhet te shtoj edhe:

I tërë kozmosi është i ndërtuar sipas një plani dhe nga një substancë. Nga hidrogjeni përbëhen njëzet e dy elemente të cilat në sistemin e Mendelievit kanë mënyrën e njëjtë të bashkimit dhe derdhjes së fuqisë atomike me të cilën yjet ndriçojnë. Tërë bota e gjallë është e përbërë nga përbërjet e karbonit. Me të djegur ai karbonizohet. Trajtat e tij më të larta, sikur që është bota shtazore, në dukje me dallime të mëdha, tregojnë se në një plan të caktuar të autopsisë bretkosa, lepuri, pëllumbi, krokodili, Xhirafa dhe balena kanë arteriet, enët e gjakut, pjesët e zemrës dhe eshtrat e njëjta. Çdo asht këtu ka vendin e vet përkatës atje - krahu te pëllumbi është këmba e përparme tek bretkosat. Eshtrat janë të njëjta me ndryshim mjaft të vogël - në qafën e Xhirafës, përkundër gjatësisë së saj, gjejmë shtatë unaza sikur edhe te qafa e iriqit. Sistemi nervor tek të gjithë është i njëjtë. Përbëhet nga truri, palca kurrizore dhe nervat. Sistemi i tretjes me barkun, zorrën dymbëdhjetëgishtore, zorrën e vogël dhe të madhe, sistemi i shumëzimit me vezoret, anin (uterusin), kanalet e tyre, sistemi i urinës me veshkët, kanalin e urinës, fshikëza e urinës dhe më në fund, autopsia unike tek të gjithë është qeliza. Identik është edhe përshkrimi i bimës, shtazës dhe njeriut: linden, marrin frymë, shumohen dhe vdesin.
Keto nuk jane gje tjeter pervecse argumente qe te gjithe e kemi prejardhjen nga nje qenie e vetme e cila nenkupton Zotin e Madheruar.

Pse atëherë pas gjithë kësaj do të ishte i çuditshëm pohimi se Krijuesi është Një dhe se egziston.?
Pra Kjo verteteon se eshte Nje Zot i Perkryer i cili me fuqine e tij krijo cdo gje sipas nje plani, ndersa te paperkryerit jane shume.

All-llahu xhel-le shanuhu Zoteron dinjitetin më të lartë dhe gjithëfuqinë absolute, e këto atribute përjashtojnë çfarëdo supozimi foshnjor.


Postuar nga kontinenti datë 25 Janar 2005 - 00:43:

jimmy

Jimmy,kur thashe aristokracia,kij kujdes se nje liber del e shitet ne librari pra te gjithe e blejne.
Gabohesh Jimmy kur thua se me ADN ne i afrohemi majmunit.
Me mire qebaptoret e Tiranes se sa fallsitetet e muzeumeve qe kerkojne te fitojne sa me shume me toeri te pa verteta.
Kur thashe aristokracia,kam parasyshe te gjithe shtresen intelektuale te Anglise dhe jo vetem ata qe jane te pasur.
Kur e pyeta nje shoqen time angleze per Darvinin,ajo me tha: Kush eshte ky?
Pra nuk e kishte bere as ne shkolle.
Per qellime fitimi ajo teori vazhdon te qendroje ende,por, eshte me paterica.
Koha po ja kalb keto paterica.


Postuar nga Sykaltra datë 25 Janar 2005 - 01:06:

Kafsha brenda nesh...-instiktet...

Njeriu e ka te programuar mbijetesen brenda tij.
Qe ne lindje ai eshte i dhuntuar me sere instinktesh,
te cilat jane zhvilluar per gjate miliona vjetesh, dhe te cilat
u vinin ne ndihme stergjysherve te njeriut, per te mbijetuar
ne nje mjedis te rrezoikshem.Por ne boten moderne njeriut nuk i duhet me te frikesohet s emos po sulmohet nga fiset armike,apo se mos
perfundon si vakt ngrenie egersirash.Prape se prape,instinktet tona
jane akoma aty,-edhe pse kete gje nuke veme re.


-TE PARET TANE KANE ECUR ME GRUSHTA!

Para ardhesit tane (te njerezve), nuk kane ecur me trupin drejt,
por perafersisht sic bejne shimpanzete dhe gorillat!
Ky eshte perfundimi ne te cilin kane arritur dy shkencetare te
Universitetit "George Washington", ne SHBA,qe studiuan skeletet e dy homoideve,te njohur si:-Australo****ecus anamensis
dhe Australo****ecus afarencis, te cilet jetuan 3 dhe 4.1 milion vjet me pare.

marre nga rruzull.net

pashim nga Helga.


Postuar nga Luarasi datë 25 Janar 2005 - 15:54:

Kusheriu i pare i njeriut

Njeriu e ka prejardhjen nga majmuni dhe ky eshte fakt. Per tu bindur klikoni ketu: http://www.anvari.org/fun/World_Tra...ush_Monkey.html


Postuar nga jimmy84 datë 25 Janar 2005 - 19:32:

Hahhahahahah sa me kenaq ti mua mo Kontinenti: nje shoqja ime angleze nuk dinte kush ishte Darvini Po shko pyete nje here kush ishte Napoleoni apo Uellingtoni per te mos permendur edhe Kromuellin. Normale qe nuk njeh se me ate shkolle qe bejne ata kur vene ne universitet nuk dijen te bejne nje shumezim me laps (jo me me mend) po u duhen tre makina llogaritese. E para kjo.
E dyta une nuk e marr vesh...ti o dele e bute e perendise a ke instikte? Nqs te bie dicka pa pritur ne fytyre ti ngre doren qe te mbrohesh apo jo? Dhe kete e ben instiktivisht nuk rri te mendohesh njehere "ta ngre apo mos ta ngre doren".
E treta, i ke pare qe edhe qente dine te shumezojne, edhe elefantet dijne te bejne ushtrime duke dalluar ngjyrat nga njera tjetra ose duke futur topa te madhesive te ndryshme ne format perkatese te secilit. Per te mos folur per kuajte apo delfinet.
Pra edhe kafshet kane nje fare truri megjithese teper teper me te pazhvilluar se ne.
Si rrjedhim? Njeriu eshte nje kafshe me fat qe u zhvillua teper shpejt.

O Indrito ti mo lal je besimtar i thekur. Pra ti ke krijuar nje bindje te forte ne mendjen tende dhe cfare do qe te them une ti nuk ke per t`u bindur.
Biles edhe Kontinenti nqs nuk bindet me kaq sa thashe nuk do rrij te merrem me llafe kur e di qe nuk do ja ndryshoj aspak mendimet.


Postuar nga kontinenti datë 25 Janar 2005 - 21:40:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84

E dyta une nuk e marr vesh...ti o dele e bute e perendise a ke instikte? Nqs te bie dicka pa pritur ne fytyre ti ngre doren qe te mbrohesh apo jo? Dhe kete e ben instiktivisht nuk rri te mendohesh njehere "ta ngre apo mos ta ngre doren".
E treta, i ke pare qe edhe qente dine te shumezojne, edhe elefantet dijne te bejne ushtrime duke dalluar ngjyrat nga njera tjetra ose duke futur topa te madhesive te ndryshme ne format perkatese te secilit. Per te mos folur per kuajte apo delfinet.
Pra edhe kafshet kane nje fare truri megjithese teper teper me te pazhvilluar se ne.
Si rrjedhim? Njeriu eshte nje kafshe me fat qe u zhvillua teper shpejt.
[/B]


Jimmy, cfar jan kto fjale qe ke thone mer burre?
Askush nuk i mohoi instinktet.
Ti Jimmy ngatarron reflekset e kushtezuara me ato te pa kushtezuarat kur me flet per elefantin.
Qe te dyja keto lloj instinktesh aprovohen dhe nuk ka kundershtime.
Une vertet e ngre doren ashtu sic the ti,por,kjo eshte teper larg teorise qe ti paraqet.Edhe kur flejme,ne bejme veprime qe jane te montuara ne tru,pra nuk kane lidhje aspak me ndergjegjen tone.
Kafshet nuk kane nje fare truri sic po na thua ti,por,kane tru te plote.Kafshet kane te montuar secila specie instinktin e saj,dhe brenda ketij instinkti ato nuk gabojne kurre,por, e zbatojne me perpikmeri.
Tej ketij instinkti kafshet nuk shkojne ! ( p.s: mos ngatarro kete pune me reflekset e kushtezuara)
Truri i kafsheve nuk mund te quhet as i zhvilluar e as i pa zhvilluar. Ai eshte thjeshte tru.
Tek njeriu eshte truri dhe ne kete tru jane edhe instinktet qe jane nje dhurate si p.sh instintki i vete mbrojtjes sic e the dhe ti me ngritjen e dores.
Por tek njeriu egziston mendimi gje e cila nuk egziston tek kafshet.
Pra njeriu ka tru,por,ai ka edhe mendim.
Tek njeriu eshte edhe dicka tjeter, NDJENJA.
Ti pohove se njeriu qenka kafshe me fat qe u zhvillua shume shpejt.
Ja ka fut kot plako.
Pse ky fat paska qene per njeriun dhe jo per te gjitha kafshet e tjera?
Kur njeriu paska qene nje kafshe,mos kushedi i futi mik atij qe quhet evolucion?
Evolucioni nuk ka fillim o Jimmo,nuk ka orar,ai esht per te gjithe e jo vetem per nje specie.
Ktu na del se evolucioni e paska majt me hater vetem njeriun hahahaha.
Ti ngatarron instinktet me mendimin Jimmy sepse me the: a ke instinke.
Rrespekte
--------------------------------------
Jimmy,aty poshte te profili jot,ke nje shprehje te Remarkut.
Qe aty ti je gabim, ne qoftese pohon se njeriu qenka kafshe por me e zhvilluar se te tjerat.
Ne ate shprehje Jimmy permendet shpirti,qe eshte motorri i botes apo i njerezimit.Mos valle edhe ate e krijoi evolucioni???????


Postuar nga Colpo_di_Fulmine datë 27 Janar 2005 - 01:24:

Prejardhjen ??????

Dihet normal nga njeriu sepse njeriun e pare e beri Zoti ,Adamin dhe Even
e keshtu erdhen pasardhesit
sa per c thojne filozofet e njerzit ndoshta ato jane majmuna ne tru OK BABE.


Postuar nga Luarasi datë 27 Janar 2005 - 02:04:

Talking Re: Prejardhjen ??????

Citim:
Po citoj ato që tha Colpo_di_Fulmine
Dihet normal nga njeriu sepse njeriun e pare e beri Zoti ,Adamin dhe Even
e keshtu erdhen pasardhesit
sa per c thojne filozofet e njerzit ndoshta ato jane majmuna ne tru OK BABE.



Me gjithmend e beson ti kete gje !? Pse ti degjosh filozofet, pse te mendosh ndryshe kur ka mundesi qe mos ta perdorish trurin, disa shkojne edhe aq larg sa qe thone dinosaurat nuk kane egzistuar. Mos valle djalli i ka groposur gjithe keto fosile qe te na largoje nga besimi ne perllat çifute!? Kam nje pyetje per ty. Cila mund te kete qene periudha qe Zoti e krioi njeriun e pare, Adamin dhe Even, dhe a i krijoi keta ne Toke apo ne Mars?! Simbas teje faktet shkencore dhe te gjeturat arkeologjike nuk kane baze dhe qe cdo gje eshte e rrejshme duke mare parasysh zbulimet e eshtave te specieve para njeriut qe jane te ngjajshme me te dhe qe evolucioni nuk egziston edhe pse shkenca ka fakte te pa mohueshme dhe sqarim jo te nderlikuar qe evolucioni nuk eshte vetem teori por eshte fakt shkencor. Kjo qe e thua ti, jo vetem qe nuk ka lidhje me logjiken e shendoshe dhe parimet shkencore, por ne nje nivel ndodh keshtu vetem per tu mbrojtur peralla hebraike e gjenezes.


Postuar nga Luarasi datë 27 Janar 2005 - 15:12:

Për ata që kanë vështirsi të pranojnë evolucionin për shkak të perceptimeve kontradiktore me mbesimet e tyre religjioze fundamentale, mund te jete e dobishme të dallohet origjina themelore nga evolucioni i mevonshëm. Shumica e biologeve proanojne qe jeta pimitive ne Toke filloji diku 4 miliarde vjet me pare si nje rezualtat i nje shance natyrale. Megjithatë nuk është e nevojshme të mbesosh në ate botkuptim për te pranuar që organizmat kane evoluar ne menyre natyrale mbas origjinës te jetës së pare ose më mirë të themi mbas intervenimit supernatyral. Charles Darwin i modifikoi mbesimet e tij religjiose, si shum të tjerë, si rezultat i zbulimit te faktit të evolucionit. Mbesimi religjioz i Darwin-it ishte i demtuar me vdekjen e vajzes se tij 10 vjeçare Annie ne 1851. Eventualisht, ai formoi mbesimin se Zoti i tij krijoi renditjen e gjithsisë duke përfshirë aty ligjet e natyrës që rezultojnë në evolucionin biologjik. Në librin e tij të famshëm, Në origjinën e llojeve, nuk e mohonte egzistencen e Zotit të tij. Megjithate ai mohoji interpretimin prozaik te Bibles Jahudo-Krishtere.


Postuar nga Indrit datë 27 Janar 2005 - 20:41:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Hahhahahahah sa me kenaq ti mua mo Kontinenti: nje shoqja ime angleze nuk dinte kush ishte Darvini Po shko pyete nje here kush ishte Napoleoni apo Uellingtoni per te mos permendur edhe Kromuellin. Normale qe nuk njeh se me ate shkolle qe bejne ata kur vene ne universitet nuk dijen te bejne nje shumezim me laps (jo me me mend) po u duhen tre makina llogaritese. E para kjo.
E dyta une nuk e marr vesh...ti o dele e bute e perendise a ke instikte? Nqs te bie dicka pa pritur ne fytyre ti ngre doren qe te mbrohesh apo jo? Dhe kete e ben instiktivisht nuk rri te mendohesh njehere "ta ngre apo mos ta ngre doren".
E treta, i ke pare qe edhe qente dine te shumezojne, edhe elefantet dijne te bejne ushtrime duke dalluar ngjyrat nga njera tjetra ose duke futur topa te madhesive te ndryshme ne format perkatese te secilit. Per te mos folur per kuajte apo delfinet.
Pra edhe kafshet kane nje fare truri megjithese teper teper me te pazhvilluar se ne.
Si rrjedhim? Njeriu eshte nje kafshe me fat qe u zhvillua teper shpejt.

O Indrito ti mo lal je besimtar i thekur. Pra ti ke krijuar nje bindje te forte ne mendjen tende dhe cfare do qe te them une ti nuk ke per t`u bindur.
Biles edhe Kontinenti nqs nuk bindet me kaq sa thashe nuk do rrij te merrem me llafe kur e di qe nuk do ja ndryshoj aspak mendimet.



Lool. as nuk te kerkova te ma mbushesh mendjen.
Pastaj nese une jam besimtart ndjehem krenar per kete.
Shiko se do vendosj dicka me poshte gje qe te ben te mendosh se evolucjoni as qe e meriton te quhet teori.


Postuar nga Indrit datë 27 Janar 2005 - 20:43:

Pershendetje!

Qe te mos humbim kohe kot me fjale e lagu se lagu ju ftoj te lexoni dicka ne vend te zenieve e dialogjve te tepert.
http://www.harunyahya.com/albanian/...evolucionit.php

Lexim te kendeshem.


Postuar nga kontinenti datë 27 Janar 2005 - 20:53:

Indrit

Edhe un ate po them,qe vete shkenca e ka hedhur poshte teroine e Darvinit.


Postuar nga kontinenti datë 27 Janar 2005 - 20:58:

Teoria e Darvinit, sot , eshte e fuqishme vetem ne fushen e humorit

Valle eshte e vertete qe Billi ka qene keshtu hahahahahahahaha


Postuar nga Isra datë 28 Janar 2005 - 12:18:

Re:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Valle eshte e vertete qe Billi ka qene keshtu hahahahahahahaha



ej mos ma ngitni Billin se e kam pike te dobet....s'besoj te kete prejardhje majmuni ai....si ka ngja Bushit:p


Postuar nga kontinenti datë 28 Janar 2005 - 18:36:

Hahahahahahahah Isra......


Postuar nga Hektori datë 01 Korrik 2005 - 21:33:

Sikur e kam bere njehere kete diskutim hajt se po e bej prap. O njerez te forumit meqe jemi te tema filozofia dhe se ne filozofi e rendesishme eshte te ngresh pyetje une po bej disa kush do mund ti pergjigjet.
Atyre qe mohojne krijimin.......
1. Nga doli materia? Cthone per kete ligjet e fizikes?
Atyre qe mohojne evolucionin..................
1. Kjo materie ka mbetur e pandryshuar gjate gjithe kohes (perfshi gjallesat)?
2. Thone qe toka ka nje moshe 5 miliard vjet po universi c'moshe ka (dmth jane te njekohshem)?
3. Thone qe njeriu ka nje moshe 4 milion vjecare, nese nuk ka evoluar nga nje qenie tjeter mendoni se eshte krijuar?
4. Si mendoni ju besimtare Zoti ka marre pjese vetem nje here ne krijim (pra vetem ne castin fillestar) apo rrinte rrinte dhe nderhynte duke krijuar dhe zhdukur krijesa?
5. Nese nuk ka prova qe Zoti te kete zhdukur me fuqine e tij shume krijesa c'prova ka per krijim krijesash nga Zoti ?
6. A mendoni se Zoti ka krijuar ligje te cilave materia u bindet (ne kuptimin e ndryshimit)?
7. Nese po a mendoni se jane keto ligje qe ndryshojne materien dhe jo Zoti personalisht
I bera keto pyetje per te degjuar disa opinione, me pas do te jap edhe une mendimin tim


Postuar nga wydra datë 24 Gusht 2005 - 13:07:

tema u mbyll se kaloi ne ofendime (pa lere qe u dol nga tema). clk320 dhe tafe sytjena, meqe jeni anetare te rinj, nuk i dikeni mire rregullat, prandaj po kufizohem me mbylljen e temes dhe fshirjen e mesazheve. Here tjeter do merren masat e duhura.

Ju lutem mos ofendoni (as me llafe te pista, as te pastra, ofendimi eshte ofendim!)


Postuar nga Morfine datë 25 Maj 2014 - 03:07:

Njeriu e ka prejardhjen nga galaksia, dmth eshte jasht toksor.

Keshtu me ka thene nje superman


 
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.