Forumi Horizont
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot muzikore me Interesante, Origjinale dhe Ekstravagante! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15498)


Postuar nga Tulipani datë 29 Shkurt 2008 - 19:56:

Exclamation Videot muzikore me interesante, origjinale dhe ekstravagante!

A ju ndodh te mahniteni me realizimin e nje video-je muzikore dhe pse ndoshta kenga s'eshte me e bukura qe keni degjuar?
I keni parasysh ato qe kane aftesine te tregojne nje histori e te te vene ne mendime vec ne 3 minuta kenge ? 



Kjo teme eshte per te gjitha Videot Muzikore origjinale, kurioze, interesante ose dhe ekstravagante qe keni pare


Postuar nga Tulipani datë 29 Shkurt 2008 - 19:59:

Personalisht eshte nga te parat qe me vjen ne mendje. Eshte e para realizuar me kartona dhe sot te duket e mrekullueshme si ne diten e pare

 

A-ha - Take on me


Postuar nga Tulipani datë 29 Shkurt 2008 - 20:06:

Lightbulb

Pa koment video-ja e kesaj kenge , femija te duket gati i vertete

 

Massive Attack - Teardrop


Postuar nga Tulipani datë 04 Mars 2008 - 00:32:

Michael Jackson - Remember The Time


Postuar nga Tulipani datë 04 Mars 2008 - 00:35:

Ky eshte albumi dhe video me e shitur e te gjithe koherave

Michael Jackson - Thriller


Postuar nga Tulipani datë 05 Mars 2008 - 15:48:

Chemical Brothers - Hey Boy Hey Girl


Postuar nga Tulipani datë 05 Mars 2008 - 15:50:

Kjo eshte me shume se nje kenge, eshte me shume se nje video

Fatboy Slim - Right Here, Right Now

 


Postuar nga Tulipani datë 22 Mars 2008 - 22:44:

Nick Cave & The Bad Seeds feat Kylie Minogue - Where The Wild Roses Grow

Nick Cave ka pranuar te beje 1 duet me Kylie-n e atehershme vec se ishte australiane si ai ... jam e sigurte hahaha se jane ne 2 planete paralele qe kurre s'do takohen.

Albumi i kesaj kenge Murder Ballads eshte i vecante sepse flet vec per kenge qe ne tekstin e tyre kane vrasje. Ne fakt dhe kjo video flet per protagonistin qe i fiksuar pas bukurise se vajzes e vret per ti ruajtur rinine... teori prej maniaku ..megjithate video eshte realizuar mrekullisht.



Postuar nga Tulipani datë 24 Mars 2008 - 01:42:

Ata qe kane qene ne Venezia mund ta kuptojne me mire kete video e se sa i bukur eshte ky qytet

Luciano Ligabue - Piccola stella senza cielo


Postuar nga Tulipani datë 02 Prill 2008 - 14:39:

Kjo eshte video e fundit e ketij grupit ... kur e kam pare per here te pare kam qesh me lot

We are Scientists - After Hours


Postuar nga Tulipani datë 22 Prill 2008 - 23:58:

Cassius - The Sound Of Violence


Postuar nga Tulipani datë 23 Prill 2008 - 00:06:

Lightbulb The Strokes - You only live once

normalisht video eshte pa subs poshte po kjo eshte e vetmja qe ka kodin Embed


Postuar nga Tulipani datë 25 Prill 2008 - 16:34:

Lightbulb Radiohead - Just

Kjo eshte nga videot me misterioze ...

Pyetja eshte : C'fare thote burri ne fund te kenges???



Postuar nga smeagol datë 25 Prill 2008 - 16:48:

Brothers in Arms - Dire Straits




kjo i ngjan pak take on me....po te dyja jane shume te bukura,edhe si kenge..


Postuar nga Tulipani datë 04 Maj 2008 - 22:14:

Lightbulb PINK FLOYD - Another Brick in the Wall

po vazhdoj me video me animime ...

hmm s'po mbaj njeri me hater po s'kam si mos ta ve kete



Postuar nga Tulipani datë 04 Maj 2008 - 22:17:

Lightbulb Incubus - Drive


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Maj 2008 - 22:51:

Soundgarden - Black Hole Sun


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Maj 2008 - 22:55:

Kjo asht video e vecante:

Hooverphonic - Mad About You


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Maj 2008 - 23:01:

Kam lexuar se kjo kenga/video ka bere 40 perqind te fansave te r.h.c.p. te lene drogat. Per kete flet edhe kenga dhe vidjo ku ai ndeshet me monstren.

Red Hot Chili peppers - Other Side


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Maj 2008 - 23:06:

Ndersa kjo eshte vidjoja me e cuditshmja dhe ekstravagantja qe kam pare ndonjehere. Nuk eshte se ne fund nxjerr ndoj perfundim por realizimi i vidjos eshte mahnites!

Kyt kenge e kam sjelle edhe tek tema e metalit !!!

Tool - Stinkfist


Postuar nga Tulipani datë 05 Maj 2008 - 16:53:

Lezhjani qenkemi telepatike se ajo e Soundgarden dje po me shkonte ne mendje, tani video i bie te jete per efektet e LSD a gjera te ketij lloji qe japin halucinacione .

Ndersa atyre Tool i kam pare nje tjeter qe flet per pedofiline me duket, ne fakt te vecanta e realizime
shume te mira ... po ato horroret fare hidhi andej nga "erresira" :p


Postuar nga Tulipani datë 05 Maj 2008 - 16:55:

Royksopp - What else is there

Kjo eshte nga me te vecantat dhe si kenge me pelqen goxha.

ps . aktorja nuk eshte kengetarja qe kendon ne te vertete



Postuar nga Tulipani datë 05 Maj 2008 - 17:00:

Radiohead - Street spirit (fade out)

Tani i bie qe ti ve gjithe videot e Radiohead po ska gje asaj rruge po shkojme


kjo eshte nga videot e para te realizuara me kete lloj efekti levizes, pastaj e kopjuan te gjithe po nismetaret ishin Radiohead ... interpretimet variojne


Postuar nga Tulipani datë 05 Maj 2008 - 17:02:

Rolling Stones - Like A Rolling Stone

Ja dhe nje kopie e larget por e realizuar mire ... hahaha kjo eshte nga kenget qe degjoj me shpesh ... se di pse.



Postuar nga lezhjani-82 datë 05 Maj 2008 - 17:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Lezhjani qenkemi telepatike se ajo e Soundgarden dje po me shkonte ne mendje, tani video i bie te jete per efektet e LSD a gjera te ketij lloji qe japin halucinacione .

Ndersa atyre Tool i kam pare nje tjeter qe flet per pedofiline me duket, ne fakt te vecanta e realizime
shume te mira ... po ato horroret fare hidhi andej nga "erresira" :p


Tulipani ato horroret nuk do ti hedhi ketu dhe ti e di se sta prishi temen! Noshta kam fute najhere ndoj kange me vidjo , jo live, por temen sta kam prishe

Ato soundgarden, kanga asht shume e pelqyme nga degjusit, edhe video. Ndersa Tool, te them te drejten nje shok mi ka prezantu 2-3 vjet ma para, pikerisht kyt vidjon.
Kenga eshte e punuar per ate qe e kupton ndersa vidjo eshte e pakrahasueshme me asnje vidjo tjeter!

Kjo vidjo me poshte eshte depresuse.....si aj filmi "Requiem For a Dream".....depres....!

Muse - Muscle Museum


Postuar nga Tulipani datë 05 Maj 2008 - 17:32:

Unkle - Rabbit in your Headlights

hahaha e di qe s'ma prish temen
eshte nje tjeter e Muse e vecante por po e le per here tjeter po se vuri ndonje tjeter.



Sot e kam kap dhe une me keto depreset, po kjo eshte e fundit. Kur e kam pare per here te pare kete video kam ngelur shume e befasuar, dhe ne fakt kjo mbahet nga me te realizuarat nga regjizoret e videove muzikore ... teresia te le me dyshime ... Teorite e mia jane :

1. makinat simbolizojne veshtiresite ne jete dhe indiferencen e njerezve
2. simboli i kryqit ne fund ndoshta shpetimi
3. eshte 1 i cmendur qe do te vrasi veten


ps. zeri eshte i Tom Yorke



Postuar nga Tulipani datë 14 Qershor 2008 - 20:15:

Le Vibrazioni - Dedicato A Te

Sot po me kujtohej kjo kenga e thashe te shkruaja dicka per videon .

Nuk eshte ndonje gje e vecante pervec faktit se kjo kenge ka 2 versione. Ne njeren vajza protagoniste eshte bjonde e ne tjetren brune. Brunia eshte Giulia e vertete, ish e fejuara e kengetarit qe ka frymezuar kengen





versioni i bjondes


http://www.youtube.com/watch?v=6pOGn1oRgjY


Postuar nga Tulipani datë 14 Qershor 2008 - 20:18:

Ndersa ate qe te ben per te qeshur eshte se kete video dhe protagonisten bionde e kane marre dhe Elio e le Storie Tese per te bere nje kenge te tyren ...kuptohet kenget e tyre idiote

Elio e le Storie Tese - Shpalman




por dhe Frankie Hi Nrg Mc ... ehhh sa sukses kjo goca


Frankie Hi Nrg Mc - Chiedi Chiedi


Postuar nga Tulipani datë 16 Korrik 2008 - 19:00:

Madonna - Frozen

Ne pergjithesi regjisori i kesaj videoje ben video shume impresionuese ne kufirin e horrorit, e ndoshta kjo eshte me normalja qe ka bere.

Kur doli ne ato vite, tatuazhet me stil indian ne duart e Maddones nisen nje mode te re. Nga videot me te realizuara e qe ka marre me shume cmime.


Postuar nga Tulipani datë 16 Korrik 2008 - 19:05:

Madonna - What It Feels Like For A Girl

Kjo eshte kenga ime e preferuar e Maddones

Video e realizuar nga Guy Ritchie, me gjithe deshtimet si regjizor (pervec Fight Club) do te thoja qe ti dedikohet videove muzikore me mire

Ne Amerike kjo video eshte e censuruar per shkak te perplasjes se makines ne fund te kenges ... se kush jane parametrat e censurave une si kam kuptuar ndonjehere



Postuar nga Tulipani datë 27 Korrik 2008 - 03:00:

Ex-Otago - The Rhythm of the Night

Ne fakt kjo eshte nje cover i Corona-s por ri sjelle nga ky grup Indie ... le te themi qe e kane prishur kengen fare por arsyeja qe po e ve eshte video-ja shume komike. Te duket sikur je ne vitet 80 ... me te vertete e realizuar shume mire.


Postuar nga Tulipani datë 31 Janar 2009 - 17:37:

The Maccabees - Toothpaste Kisses

Ne fakt me shume se kenga eshte video protagonistja



Postuar nga Tulipani datë 25 Mars 2009 - 03:26:


Postuar nga Tulipani datë 25 Mars 2009 - 03:27:


Postuar nga kurt datë 25 Mars 2009 - 14:59:

Re: Madonna - What It Feels Like For A Girl

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kjo eshte kenga ime e preferuar e Maddones

Video e realizuar nga Guy Ritchie, me gjithe deshtimet si regjizor (pervec Fight Club) do te thoja qe ti dedikohet videove muzikore me mire

Tulipani tema shume e lezetshme, me ato ato video qe shikova me pelqeu kjo "her morning elegance" shume video e bukur.

tani shyqyr qe gjeta dicka te te kundershtoj rreptas:p
cfar flet ti moj goce! fight club vetem?!! po snatch?!?! qe eshte padyshim nje nga filmat e mij me te preferuar... te gjithe filmat qe ben ai jane te mire, nejse, po ta fali ket gabim ksaj rradhe vetem!:p


Postuar nga Tulipani datë 27 Mars 2009 - 18:32:

Hahaha ndoshta e kam ekzagjeruar pak do kem qene e zene duke degjuar gruan e tij rrezik

Ritchie ka ide interesante por kur shikoj filmat e tij kam pershtypjen e shume influencave te Soderbergh dhe Tarantino. Dhe kopjet s'me pelqejne ne pergjithesi. Gjithsesi mos dil jashte teme :p


 
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.