Forumi Horizont | Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18736)
Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj...
Kjo eshte nje teme per perplasje informacioni mbi kripto-valutat si bitcoin, litecoin, terracoin, namecoin etj etj etj.
Shume kemi degjuar javet e fundit per bitcoin e cila pati nje rritje marramendese ne treg, nga 1 BTC = 30$ ne 1 BTC = 230 $ dhe me pas nje renie pikjate te 60$ dhe se fundmi nje stabilizim diku te 130-140$.
Keni eksperimentuar me to ne formen e shitblerjes valutore? Apo ti gjeneroni ne kompjuterat tuaj nepermjet gerrmuesve perkates?
Flisni çuna dhe çupa...
Sa mbrapa kam ngel. Ca jane keto mer jahu?
Ke degjuat per xhaferrin e poppullin Fajtor ... almost the same thing
Jo per zotin s`ia kena idene.Po paska bo kerdine.Nga 30 vajti 130-140??Damn e bone qe e bone na thuaj e ndonje gje me shume. Ca osht ky produkti?Kur thu javet e fundit ca nenkupton, 2-3 muajt e fundit eshte rrit kshu?Si vezhgues qe je na thuaj e vazhdimin,si pritet te shkoje?
Kur leviz kaq shpejt vlera e currency duket thjesht si spekullim? :p
Bitcoin eshte nje valute virtuale. Ka mbi 4 vjet ne treg nderkohe qe eshte konceptuar ne vitin 2008. Deri me sot ka patur rritje, edhe pse ne hapsira te shkurtra kohore ka patur luhatje te medha. Kryesisht i referohem luhatjeve para 1 muaji.
Ndryshe nga valutat qe njohim deri me sot, Bitcoin nuk emetohet nga ndonje institucion financiar apo ndonje qeveri. Eshte totalisht e pavarur.
Per tu depozituar perdoret nje portofol virtual i cili mund te fleje ne kompjuterin tuaj ose ne ndonje website qe e ofron dicka te tille.
Bitcoin mund te blihet e te shitet si cdo monedhe tjeter dhe per kete ekzistojne bursat perkatese qe ofrojne tregtimin e Bitcoin kundrejt valutave te tjera reale si USD, EUR apo rubla ruse nderkohe qe mund ta konvertoni edhe ne valuta te tjera virtuale te cilat kane lindur pas bitcoin por ndjekin pothuajse te njejten teknike dhe filozofi.
Dy prej bursave me te medha qe i ndjek edhe une here pas here jane MtGox dhe BTC-e.
Menyra tjeter per te perfituar bitcoins eshte edhe "germimi" i cili ne vija te trasha behet duke lejuar nje aplikacion te shfrytezoje fuqine llogaritese te kompjuterit tuaj per te zgjidhur ekuacione komplekse matematikore te cilat i hyjne ne sherbim rrjetit bitcoin por edhe shkences ne pergjithesi. Aplikacioni me pas gjeneron bitcoins dhe i depoziton ne portofolin tuaj.
Nepermjet portofolit/aplikacionit tuaj ju mund te dergoni bitcoins direkt ne nje portofol tjeter, edhe ne anen tjeter te globit. Keshtu ruani anonimitetin por edhe kurseni transaksionet
Fillimisht bitcoin u adoptua ne internetin e "nendheshem" ne rrjetin e Qepës (Tor Network) ku kryesisht perdorej per shkembime mallrash ilegale ne rastet e te cilave pagesat me USD/EUR apo cdo valute tjeter ishin lehtesisht te gjurmueshme nga autoritetet e ruajtjes se rendit.
Flitet qe edhe Paypal po konsideron perdorimin e BTC per kreditim llogarie (e pranoi para 5 ditesh presidenti i saj ne nje interviste per Bloomberg). Vetem ky lajm i dha nje rritje bitcoinit prej 30$ brenda dites.
Uff, u lodha duke shkruajtur Per cdo pyetje, nje nga nje
1 BTC=104.4 euro keshtu Lord? Kjo valute perdoret online? Me nje fjale mund te blesh online cfaredo(kepuce,orendi)?
Po, kete moment qe po shkruaj 1 BTC=138$. Konkretisht varet nga shitesi nese pranon te shesi kundrejt BTC. Dmth duhet te gjesh dyqane qe shesin on line dhe pranojne BTC. Aktualisht duhet te jene te rralla por jo inekzistente.
Shembull
Personalisht kam hasur neper forume te ndryshme njerez qe shesin sherbime apo produkte kundrejt BTC. Nje prej tyre jam edhe une ku nepermjet nje foto-blogu qe mirembaj, shes foto dixhitale ose printime kundrejt BTC ose LTC.
Nese BTC adoptohet nga Paypal (dhe si pasoje edhe Ebay), kjo gje do te jete nje game-changer.
Nje gje tjeter te mire qe ka BTC eshte dhe pjestueshmeria ne disa miljona njesi me te vogla, ku me e vogla quhet Satoshi, ne nder te shpikesit te BTC. Dmth nuk eshte si dollari qe ka 100 cent dhe me posht nuk zbret dot...
Gjithashtu, per ata qe thone qe BTC eshte piramide, te njejten gje kane thene edhe kur u shpik edhe tani qe eshte goxha larg parashikimeve. Eshte fakt qe njerezit po investojne dhe vete depozitat e tyre do ti detyrojne qe ta vazhdojne "lojen" deri sa ajo te shnderrohet ne serious business.
Rubrika e sotshme, 1 Maj 2013 nga BBC per Bitcoin.
nice
Perditesim: 1 BTC = 467$ kete moment qe flasim... Nese doni te perditesoheni ne kohe reale me bursen me te vjeter per BTC atehere klikoni ketu.
Teknikisht, nese do te investonit 1,000$ para 6 muajsh, tani do kishit rreth 4,500$ afersisht. Jo keq, ee?
une s`ka ca kohe qe e kontrollova kjo ishte nen100,kur vajti mbi 400?
Sonte jemi drejt Henes, 496$ kete moment. O e kapim 500shen mo?
Sorry, sapo kapem 670$
Tani te presim se ca do ndodhi. Kete moment po behet nje seance degjimi ne senatin amerikan. Mund ta shikoni live ketu.
Shih,i qeshi ftyra njonit urime,urime
Sot paradite nje nga bursat me te vjetra dhe me te medha, Mt. Gox, deklaroi dicka si bicim falimentimi por qe ndryshe nga falimentimi tradicional, ky lloj parashikon dhe rimekembjen (sipas ligjit Japonez). Arsyeja ishte humbja e rreth 700,000 BTC e cila konvertohet diku te 420,000,000$. Humbja erdhi si shkak i sigurise se dobet edhe pse ka lloj lloj aludimesh ne internet.
Fakti eshte qe shume njerez humben kursimet dhe investimet e tyre...
Ishalla ne kete shumice s`perfshihesh ti Sikur ta dija qe do ndodhte dicka e tille...
Per fat te keq jam edhe une nje prej tyre. Per fat te mire, humba aq pak saqe edhe 10fishin e tyre te kisha paguar nuk do arrija te mesoja aq shume sa mesova nga kjo eksperience.
Hmmm
A hapim nje Bitcoin per FH? Le ta quajme FajeCoin psh, ne nderim te themeluesit
S'besoj te kete sukses komercial.
Hmmm
Step 1: Hapim ForumiXchange dhe tregtojme FajeCoin
Step 2: ???
Step 3: Përfitime
Si te duket
Nese nuk falimenton si MtGox, I agree.
ky vit duket se eshte i bitcoin e ka kaluar ida here 30k euro.
Kapi 42,000$ ne fillim te Janarit. Tani eshte diku te 32,000$.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Kapi 42,000$ ne fillim te Janarit. Tani eshte diku te 32,000$.
Citim:
Po citoj ato që tha Poshnjari
Po mendoj se nese zbret posht 15k te investoj ca te ardhura.
Cryptocurrency
Nqs doni te invest per kohe te gjate, Cardano ( ADA-USD).
Qe nga fillimi i dhjetorit 0.14 tani eshte $1 ne fund te vitit $10!
Re: Cryptocurrency
Citim:
Po citoj ato që tha jay
Nqs doni te invest per kohe te gjate, Cardano ( ADA-USD).
Qe nga fillimi i dhjetorit 0.14 tani eshte $1 ne fund te vitit $10!
E paske pasur kemben e mbare, tani flasim prape per Krishtlindje se ke me sjelle ndonje dhurate
Citim:
Po citoj ato që tha jay
E paske pasur kemben e mbare, tani flasim prape per Krishtlindje se ke me sjelle ndonje dhurate
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
😁
Sapo mora dhe nja $10k polygon 🙏🏻
Jam tu prit fundin e vitit si do na nxjeri bitcoini se deri tani na ka kenaq 🎉
Citim:
Po citoj ato që tha Poshnjari
Cdo investim ka rriskun e vete..
Asnjehere s'kam dashur te investohem te keto cryptot e tjera. I wish I had 10K tho.
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Rrisk eshte dhe kur flen, rrezohesh na krevati edhe vete per pambuk
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Asnjehere s'kam dashur te investohem te keto cryptot e tjera. I wish I had 10K tho.
Une bej day trading dhe marr nga pak. Por me renien e djeshme na ktheu 6 muaj pas, vk. Plus, une e kam nisur pa kapital, pothuajse nga zero leke. Tani kam rrogen e 1 viti ne xhep.
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.