Forumi Horizont
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Pse "Fajtori"? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18796)

Postuar nga NS-6 datë 08 Gusht 2015 - 16:46:

Pse "Fajtori"?

Ne fakt eshte nje pyetje qe nuk me kishte vajtur kurre ne mendje por tek po hasja nickname-in e fajtorit tek ditari personal ku ka vendosur nje njoftim, me pyet nusja "Pse nickname Fajtori?"

Nashi u bona kurioz se nga si lindi ideja e nickname Fajtori dhe me vendosur emrin e faqes fajtori.com

Fajtoret te vendosin informacione

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Gusht 2015 - 23:18:

Ndersa per mua cuditerisht ka qene nje kuriozitet i hershem (pervec merakut se sa grame peshon kapaku natyrisht).
Ne pritje te pergjigjes dhe une.

Postuar nga eliz datë 09 Gusht 2015 - 02:53:

Une I kam dhene nje fare pergjigje ketij kurioziteti meqe e kam menduar prej kohesh. Kam pershtypjen se Fajtori eshte tipi I njeriut qe e kthen gishtin nga vetja kur behet fjale per te kerkuar gabimet. Dhe kjo shkon pertej rangut personal edhe ne rang nderkombtar. P.sh ne bindjet politike qe ka perseri beson dhe shikon te fajet qe kemi ne si shtet...mundesia me e madhe eshte te gabohem sepse kjo eshte eshte vetem nje bindje virtuale pasi une s'e njoh Fajtorin pertej forumit por ky eshte mendimi qe me vertitet kur mendoj: pse "fajtori"?

Postuar nga lorie datë 11 Gusht 2015 - 21:36:

Smile

...

Postuar nga lorie datë 11 Gusht 2015 - 21:46:

Boo kjo fotoja e avatarit tim dukeshka shume e koklavitur. What was I thinking lol? Me mire dicka e thjeshte dhe klasi. Booh.

Per nofken Fajtori...As qe me kish shkuar mendja tek political por ka shume mundesi. Gjithmone Kam menduar Se ishte personale. Fajtori ndihej fajtor Se I ka thyer zemren shume femrave. Lol. Por ka me shume mundesi te jete ideja e politikes.

P.s. ah sa e vestige te shkruash mesazh npm mobile phone. #autocorrectdamnyou

Postuar nga cecilia datë 15 Gusht 2015 - 19:14:

Tani, jo se kam ndonje mendim kushedi po me aq sa e kuptoj une them se fajtori ka bere nje paraprite duke e ditur se sa pergjegjesi dhe pritshmeri do t'i jepte hapja e nje faqeje publike. Gjithcka qe do te ndodhte mbas hapjes se forumit ai do te ishte fajtori dhe duke e perdorur si nickname ai e pranon faktin qe perfeksioni nuk ekziston.. keshtu e arsyetoj une por kurjoze sjam bere asnjehere

Postuar nga AngelDevil datë 15 Gusht 2015 - 21:33:

Eshte njesoj si me pyet prinderit perse ma kini ven emrin kshu

Rendesi ka qe pa emer ska ngel dhe me e rendesishmja eshte se ca perfaqson sesa emri ne vetvete mendoj une.

Postuar nga ~Enigme~ datë 18 Shtator 2015 - 02:10:

Talking

Valle sa kohe shpenzonim ne kete forum nje here e nje kohe...Pale ata qe chatnin ne chatin e fajtorit se s'kishte FB apo snap chat... Pasojat e oreve te gjata vinin nga Faja me mundesine e faqes chat si dhe faqen e forumit. Shume fajtor ka qene. E keshtu do kete lindur ideja e pseudonimit.

Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2015 - 12:00:

Akoma s'paska marre pergjigje kjo pyetje?

Fajtori eshte nga ato pseudonime qe ka lindur per pune sekondash. Duke pare se shqiptaret donin te gjenin fajtorin gjithmone tek dikush tjeter, tek qeveria, tek sistemi, tek politikani, tek sigurimi, etj, etj, etj, dhe askush nuk mendonte se fajtori gjendet brenda vetes se tij, mendova se "fajtori" do i bente te mendoheshin se faji mund te gjehet edhe tek vetja ndonjehere. Ishte si tip provokimi qe ngjiti rastesisht, dhe mendoj se deridiku ia arriti qellimit, qofte nga pseudonimi qofte nga atmosfera qe u krijua mes njerezve ne chat apo ne forum. Gabim ose jo tjeter pune, po kudo njerezit folen, jepnin mendimin, komunikonin, jo me hierarki ushtarake, por me forcen e llogjikes, ne menyre qe fajet tia nxirrnim njeri tjetrit nga forca aresyes. Forume te tjere dhe chate te tjere ndoqen strategji tjeter dhe krijuan hierarki ku diskutimi limitohej ose manipulohej. Kjo ishte zgjedhje tjeter qe deridiku kishte te mirat e veta, por jo per shijet e mia. Besoj se ky ambjent qe krijuam ketej matane mes shqiptaresh na ka ndihmuar shume me teper te kuptojme njeri tjetrin dhe te zbulojme diferenca qe duhen sheshuar. Madje para pak ditesh po diskutoja me dike dhe i thashe se shpesh karakteret dhe potencialet e njerezve kuptohen me mire ne internet sesa kur ulesh perballe ne tavoline. Ka nje barriere qe krijon marrdhenia reale mes njerezve qe i pengon te hyjne ne te thella dhe te kuptojne tjetrin, kurse ne internet karakteri dhe potenciali i tjetrit sikur kapet me kollaj. Shembull per kete mora nje politikan qe e njoh personalisht, dhe qe mendoja se kishte potencial intelektual, por qe zgjedhjet e fundit i nxorren ne pah mediokritetin, gje qe nuk e kisha vene re nga darkat qe kishim ngrene bashke.

Nejse, ja u zgjidh dhe kjo pune :p

Postuar nga cecilia datë 18 Shtator 2015 - 12:34:

nuk jam dakort me te gjitha keto qe thua faje. mund te kete disa te verteta brenda po jo gjithcka. njeriun qe ta njohesh mire duhet te jetosh ne nje shtepi me te. njeriu ka shume faceta dhe ndryshon me kohen. pra, nqs para 10 vjeteve mendonte gjera te caktuara mbas 10 te tjerave patjeter qe do mendoj dhe do veproj ndryshe. ky ishte ligji i natyres.

persa i perket forumit dhe karaktereve te antareve brendaperbrenda nuk besoj se kane nxjerr vertete ate qe jane. te pakten flas per veten time. shume tema dhe shume ngjarje i kam marr me gallata. te them edhe nje gje tjeter, nuk e kisha aq te nevojshme sa te njihja nga afer dhe te hyja aty ku sme takonte te njerez te panjohur. kisha dhe nje dyshim te te gjithe ata njerez qe hiqeshin sikur kishin nje bagazh intelektual te zgjeruar pikerisht te ata dyshoja me shume se sa te njerez te cilter e t thjeshte.

manipulimi dhe mashtrimi ishin gjerat me te keqija qe i gjeje ne internet. ne realitet nuk besoj se jane kaq hapur.

madje nje nga gjerat qe se kam kuptuar asnjehere (dhe kjo me bente te dyshoja me shume) ishte perse duhet te krijoheshin mardhenie qofte shoqerore, miqesore apo dashurore, me njerez qe ste lidhte as distanca, dhe asgje?! kjo gje besoj se i coi njerzit drejt e ne mur. kot nuk thone leri tjetrit kohen dhe mos prit shume nga tjetri se te le ne balte.

Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2015 - 12:45:

Jam dakort, sa mashtrues ka ne internet nuk gjen ne realitet. Por shpesh njohja e tjetrit nga interneti niset nga pozita te shkujdesura qe lejon njerezit te jene me shume vetja. Fjala vjen, kur takon dike ne realitet do besh kujdes te sillesh me takt, te tregosh diplomaci, dhe mos tregosh gjithe veten tende. Kjo sepse ne realitet risursat per te njohur njerez jane te limituara, do takosh nje njeri te ri sot, nje tjeter pas kushedi sa kohesh. Perderisa takon kaq pak njerez te ri, edhe afrimi eshte i kujdesshem. Krejt e kunderta eshte ne internet, ku mund te takosh nje te ri tani, nje tjeter pas 1 ore, etj. Jo me kot shume njerez zbrazen dhe tregojne veten ne internet me kollaj se ne realitet. Per shembull, sa gay shqiptare kam pare ne internet eshte e habitshme, ne realitet nuk gjen asnje gay, te gjithe fshihen, nuk dalin hapur, etj. Pra si princip njerezit kane me pak per te humbur ne internet nga nje marrdhenie qe shkon keq, prandaj perplasen me shume sic jane.

Mashtrusat ne internet propserojne sepse eshte nje ambjent i tille i lire (ka qene para facebookut te pakten). Ne realitet mashtrusi digjet kollaj sepse pothuajse gjithmone njohjet behen nepermjet dikujt, pra ekzistojne ne nje kontekst grupi social qe po zbuloi mashtrimin e perjashtojne te gjithe. Ne realitet mashtruesi humbet gjithe shoqerine po u zbulua mashtrimi, ne internet humbet vetem nje "peshk".

Postuar nga cecilia datë 18 Shtator 2015 - 12:53:

pra, dalim ne konkluzionin qe, ne internet asgjeje dhe anjerit s'duhet besuar dhe duke qene se jane mashtruesat me bollek automatikisht i bie te mos jene vetvetja. sidoqofte edhe mashtuesit e netit kane anet e tyre te mira realisht. pra, mashtrimi ka per qellim dicka te caktuar dhe jo mardhenien ne fjale.

ps; faje shume nga shprehjet e tua kurre si harroj. me hyjne ne pune edhe sot. te uroj cdo gje te mire ne jete.

Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2015 - 12:58:

Flm per konsideraten. Ne te tilla raste jua shperblefshim.

Postuar nga cecilia datë 18 Shtator 2015 - 13:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Flm per konsideraten. Ne te tilla raste jua shperblefshim.

shih si ben. po ti e di debulesen time per ty

Postuar nga kurt datë 18 Shtator 2015 - 14:15:

Kto gocat qe i ke bere per vete te ka ndihmuar edhe shume nicknami "fajtor", patjeter
Po diskitoja me nje forum qe Serbia ka patur fatin e emrit me shume mdersa shqiperia ka patur fatin e keq te emrit, Albania.
P.sh Albania tingellon dicka shtet i ri modern diku me mes te azise apo lindjen e mesme ndersa Serbia tingellon dicka me interresante evropiane/christiane. Biles nese shqiperia te ishte quajtur dardani/dardania edhe imazhin apo fatin do ta kishin ndryshe sot..

Postuar nga eliz datë 19 Shtator 2015 - 00:21:

I paskam rene ne te... Fajtori sa mire qe te njoh

Postuar nga robert datë 19 Shtator 2015 - 18:17:

Kur ke pak kohe, shtrihesh edhe me mire ne hapsire, (pra po i lejoj vetes te hedh dicka ketu).
Qe ky emer "Fajtor" kuptohet se ka ca Jezu Krisht ne vetvete, kjo eshte e qarte per cilindo.
Qe ne internet mund te njihet personi me mire, kjo nuk ka asnje baze faktike dhe argumenti.
Thuhet se njeriu njihet me mire ne prova, dhe keto paraqiten me se shumti ne hapsira te ngushta, sic thote dhe cecilia per shpinw. Asaj kohe ne me tw rinjtw degjonim shpesh nga me te vjetrit: karakteri i njeriut njihet me mire ne burg, pastaj ne ushtri, e pastaj ne jete. Edhe shoqeria me e qendrueshme akordon me keto subjekte.
Tani ta kapim dialektikisht, edhe kjo nuk do te qendronte aq, pasi shume gjera ndryshojne, biles edhe parimet ndryshojne. Si shembull po marr fenomenin me jetesor, ate te mikpritjes. Dikur quhej mikpritje terheqja prej krahu e mikut dhe therrja e dashit, sot pyetet ai vetem njehere, apo po te doje te ngrihet vete e te marre c'te doje nga frigoriferi. Kjo tregon se personi i kohes se sotme nuk eshte me pak mikprites nga ai qe therrte dashin, apo pulen, etj. Pra edhe ky i sotmi eshte po aq mikprites, biles edhe me i sinqerte, pra me i vertete.

Postuar nga NS-6 datë 19 Shtator 2015 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Valle sa kohe shpenzonim ne kete forum nje here e nje kohe...Pale ata qe chatnin ne chatin e fajtorit se s'kishte FB apo snap chat... Pasojat e oreve te gjata vinin nga Faja me mundesine e faqes chat si dhe faqen e forumit. Shume fajtor ka qene. E keshtu do kete lindur ideja e pseudonimit.

Mos e pyet! U bera 10 vjet i regjistruar ketu edhe ato 3 - 4 vitet e para me ishte bere semundje forumi!
Kane qene vertete kohe te bukura dhe miqesi te krijuara qe i mbaj akoma edhe sot!

Postuar nga Endri datë 04 Nëntor 2015 - 12:42:

po fshija disa emaille te vjeter ne nje old inbox dhe gjith ato personazhe "futu endri ne fajtori chat se kemi mledhje te gjith jane aty..", "kerkese per aop bloody(nickname im para 12 vjetesh ne chat, qe tashme duhet te jete i c'regjistruar dhe regjistruar nga dikush tjeter)"... lol, ca humje kohe, mesazhe me dashuricka virtuale (pse sdole dje me premtove), drama virtuale.. lol funny por nostalgji mix me papjekuri nga pjesmarresit patjeter...

Postuar nga AngelDevil datë 07 Nëntor 2015 - 03:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Akoma s'paska marre pergjigje kjo pyetje?

Fajtori eshte nga ato pseudonime qe ka lindur per pune sekondash. Duke pare se shqiptaret donin te gjenin fajtorin gjithmone tek dikush tjeter, tek qeveria, tek sistemi, tek politikani, tek sigurimi, etj, etj, etj, dhe askush nuk mendonte se fajtori gjendet brenda vetes se tij, mendova se "fajtori" do i bente te mendoheshin se faji mund te gjehet edhe tek vetja ndonjehere. Ishte si tip provokimi qe ngjiti rastesisht, dhe mendoj se deridiku ia arriti qellimit, qofte nga pseudonimi qofte nga atmosfera qe u krijua mes njerezve ne chat apo ne forum. Gabim ose jo tjeter pune, po kudo njerezit folen, jepnin mendimin, komunikonin, jo me hierarki ushtarake, por me forcen e llogjikes, ne menyre qe fajet tia nxirrnim njeri tjetrit nga forca aresyes. Forume te tjere dhe chate te tjere ndoqen strategji tjeter dhe krijuan hierarki ku diskutimi limitohej ose manipulohej. Kjo ishte zgjedhje tjeter qe deridiku kishte te mirat e veta, por jo per shijet e mia. Besoj se ky ambjent qe krijuam ketej matane mes shqiptaresh na ka ndihmuar shume me teper te kuptojme njeri tjetrin dhe te zbulojme diferenca qe duhen sheshuar. Madje para pak ditesh po diskutoja me dike dhe i thashe se shpesh karakteret dhe potencialet e njerezve kuptohen me mire ne internet sesa kur ulesh perballe ne tavoline. Ka nje barriere qe krijon marrdhenia reale mes njerezve qe i pengon te hyjne ne te thella dhe te kuptojne tjetrin, kurse ne internet karakteri dhe potenciali i tjetrit sikur kapet me kollaj. Shembull per kete mora nje politikan qe e njoh personalisht, dhe qe mendoja se kishte potencial intelektual, por qe zgjedhjet e fundit i nxorren ne pah mediokritetin, gje qe nuk e kisha vene re nga darkat qe kishim ngrene bashke.

Nejse, ja u zgjidh dhe kjo pune :p

Ate them e une shyqyr qe u zgjidh misteri Lol

Postuar nga AngelDevil datë 07 Nëntor 2015 - 03:08:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

Kane qene vertete kohe te bukura dhe miqesi te krijuara qe i mbaj akoma edhe sot!

Po po ke shume te drejte pikerisht ato miqesite e krijuara e cuan ket forum per lesh

Postuar nga NS-6 datë 13 Nëntor 2015 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Po po ke shume te drejte pikerisht ato miqesite e krijuara e cuan ket forum per lesh

Me vjen keq qe nuk ja paske ndier lezetin ketij forumi por nuk te ve faj duke qene se je regjistruar ne 2009 dhe nuk e ke arritur ate brez te pare qe e ngriti kete forum dhe qe sinqerisht beri çmos qe ky forum te qendronte ne nivele te larta! Ka qene pikerisht ai diversitet ne mendime qe e bene kete forum te ishte aty ku ka qene dhe per aq sa pati mundesi te zgjeronte horizontet e cdokujt! Forumi pati renie sepse vjen nje moment qe njeriut i ndryshojne angazhimet ne jete dhe koha per te qene ne forum eshte shume me e pakte! Eshte mese normale qe cdo gjeje do ti vije nje fund

Gjithsesi, besoj se cdokush qe ka kaluar sado pak kohe ne kete forum, vjen me deshire per te lexuar dicka nga ajo periudhe qe ka kaluar ketu!

Postuar nga Fajtori datë 15 Nëntor 2015 - 04:40:

Sidoqofte Endro, kam pershtypjen se kemi mesuar dicka nga ato "humbjet e kohes". Sikur vetem nje faktor te llogarisesh i jep shije tjeter botes: optimizmin.

Postuar nga AngelDevil datë 16 Nëntor 2015 - 15:09:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

Me vjen keq qe nuk ja paske ndier lezetin ketij forumi por nuk te ve faj duke qene se je regjistruar ne 2009 dhe nuk e ke arritur ate brez te pare qe e ngriti kete forum dhe qe sinqerisht beri çmos qe ky forum te qendronte ne nivele te larta! Ka qene pikerisht ai diversitet ne mendime qe e bene kete forum te ishte aty ku ka qene dhe per aq sa pati mundesi te zgjeronte horizontet e cdokujt! Forumi pati renie sepse vjen nje moment qe njeriut i ndryshojne angazhimet ne jete dhe koha per te qene ne forum eshte shume me e pakte! Eshte mese normale qe cdo gjeje do ti vije nje fund

Gjithsesi, besoj se cdokush qe ka kaluar sado pak kohe ne kete forum, vjen me deshire per te lexuar dicka nga ajo periudhe qe ka kaluar ketu!

Forumet quhen te tilla sepse nuk i perkasin vetem 1 target grupi te caktuar por me gjere, fakti qe ju i referoheni brezit te pare akoma tani ne 2015 flet shume qarte per arsyet e renies se "shokut Zylo".

Lezetin ja kam ndjere per cilesine e debatit dhe shkembimit te opinionit, por kaq ama brenda forumit jo jashte tij pa kriju shoqeri apo klanizma qe eshte akuzuar shpesh ky forum.

Gjithesesi NS-6 te pershendes!

Postuar nga kurt datë 16 Nëntor 2015 - 15:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Forumet quhen te tilla sepse nuk i perkasin vetem 1 target grupi te caktuar por me gjere, fakti qe ju i referoheni brezit te pare akoma tani ne 2015 flet shume qarte per arsyet e renies se "shokut Zylo".

Lezetin ja kam ndjere per cilesine e debatit dhe shkembimit te opinionit, por kaq ama brenda forumit jo jashte tij pa kriju shoqeri apo klanizma qe eshte akuzuar shpesh ky forum.

Gjithesesi NS-6 te pershendes!

nuk eshte faji i askujt. Natyrisht kur njihesh prej nje kohe te gjate me diken krijon afrimitet dhe rrespekt, kjo ben te vdes muhabeti, edhe ne jeten reale kjo ndodh. P,sh rreth njerzve qe nuk ke afrimitet e ngrohtesi edhe shoqeria eshte disi me e lezetshme, se ka mungese rrespekti

Postuar nga NS-6 datë 17 Nëntor 2015 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Forumet quhen te tilla sepse nuk i perkasin vetem 1 target grupi te caktuar por me gjere, fakti qe ju i referoheni brezit te pare akoma tani ne 2015 flet shume qarte per arsyet e renies se "shokut Zylo".

Lezetin ja kam ndjere per cilesine e debatit dhe shkembimit te opinionit, por kaq ama brenda forumit jo jashte tij pa kriju shoqeri apo klanizma qe eshte akuzuar shpesh ky forum.

Gjithesesi NS-6 te pershendes!

Askush nuk tha qe forumi i perket nje grupi te caktuar por mendoj qe gjithkush mund te zgjedhe nje periudhe qe i ka lene me teper mbresa dhe per mua ka qene ajo periudhe! Forumi ra per shume arsye keshtu qe nuk e kuptoj mire qartesine qe i referohesh.

Une kam njohur forumiste edhe ne jeten reale (dhe vazhdoj ti takoj kur me jepet mundesia) sepse te shtyn kureshtja te shohesh se sa perkojne me ato qe shkruajne dhe mund te them qe me ato qe kam njohur nuk kam mbetur i zhgenjyer. Gjithsesi, njohja apo jo ne jeten reale eshte nje e drejte e gjithkujt qe te zgjedhe por ndonjehere te dalesh "out of" nje avatari nuk eshte gje e keqe!

Te pershendes edhe une!

Postuar nga cecilia datë 17 Nëntor 2015 - 23:07:

edhe une jam dakort me ty NS6. kam takuar nja dy persona ne realitet dhe nuk jam zhgenjyer aspak. robi nuk duhet me prit perfeksionin, se nuk ekzisiton. njeriun duhet ta pranosh ashtu sic eshte. ath quhet dicka natyrale. me ka qelluar para pak vitesh te njihja ne nje grup ne fcb disa njerez qe flisnim pa pushim dhe duke qene se kisha shkuar ne Tirane i takova po te gjithe grup aman sic ishin. nuk doja vec e vec dhe sinqerisht dolen alamet njerzish. madje u habita se ishin tipa interesant deri sa mu duk vetja katunare fare

eci gjithmone me ate paraimin te mos paragjykoj dhe as mos gjykoj njerzit e sidomos kur i shef vetem 1 here. njeriun qe ta njohesh tamom duhet me e jetu brenda ne shtepi.

tani me ka ngelur pa taku raidi me al74 keta do i takoj vec e vec

Postuar nga al74 datë 18 Nëntor 2015 - 00:46:

mu e raid nuk na nda topi Cec ,kshuqe o nda menjen e futu n'mes o perndryshe lepi buzet ....

Postuar nga cecilia datë 18 Nëntor 2015 - 01:19:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
mu e raid nuk na nda topi Cec ,kshuqe o nda menjen e futu n'mes o perndryshe lepi buzet ....

une kujtova se the, o andej o ketej ti thu futu ne mes mua mire do me behet po prit te pysim raidin a do pranoj ahhahahahahhahahah.

Postuar nga al74 datë 18 Nëntor 2015 - 01:30:

raidi o "ku rrafsha mos u vrafsha" se e kemi konsumu ate muhabet . ti pa teklif e pa u ndje hic Fajtor

Postuar nga cecilia datë 18 Nëntor 2015 - 01:36:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
raidi o "ku rrafsha mos u vrafsha" se e kemi konsumu ate muhabet . ti pa teklif e pa u ndje hic Fajtor

ket fjaline efundit se kapisha

Postuar nga al74 datë 18 Nëntor 2015 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

ket fjaline efundit se kapisha

ahahahaha...medemek ti mos e vra menjen hic...e qete me pak fjale. vere e birre te mire kemi e raid ma do menja o qefli muhabeti.

Postuar nga raid datë 18 Nëntor 2015 - 06:35:

Hajde cec futu ne mes, se te mbajme al dhe une me pije e muhabete qe te mos merzitemi naiher :p
Edhe nai muzike per shoqerim patjeter

Postuar nga cecilia datë 18 Nëntor 2015 - 17:29:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Hajde cec futu ne mes, se te mbajme al dhe une me pije e muhabete qe te mos merzitemi naiher :p
Edhe nai muzike per shoqerim patjeter

lum si une ca shokesh kam :p

ke humbur ti fare. te kam pershendetur te 'cfare kenge po degjoni '.

Postuar nga Endri datë 19 Nëntor 2015 - 04:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sidoqofte Endro, kam pershtypjen se kemi mesuar dicka nga ato "humbjet e kohes". Sikur vetem nje faktor te llogarisesh i jep shije tjeter botes: optimizmin.

Yes Fajtori. Ka plot pozitive ne fakt. Dhe vete fakti i "SOP" ne chat te menaxhosh njerezit ne chat, nuk eshte shume ndryshe sa te menaxhosh ne pune ne jete reale. Po te njejta faktor bazik aplikohen (paanesia, teamwork.. etc). Jo vetem aq por mesova gjuhen e webit/scripts ne ato kohe dhe kur kisha kanalit tim (nje forme entrepreneurship).

Postuar nga raid datë 19 Nëntor 2015 - 06:29:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

lum si une ca shokesh kam :p

ke humbur ti fare. te kam pershendetur te 'cfare kenge po degjoni '.

Hic ja pak a shume, ku rafsha mos u vrafsha. Shof naiher kendej, po shume qetesi.
E pashe pershendetjen.. te pershendes dhe une.

Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.