Forumi Horizont
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Bojkotoni zgjedhjet 2005 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7566)


Postuar nga positive datë 28 Shkurt 2005 - 21:00:

Bojkotoni zgjedhjet 2005

Sa here qe ethet parazgjedhore kapin shqiptaret, bisedat rreth politikes tensionohen aq shume, sa ndonjehere degjenerojne deri ne sherre e zenka ordinere. Te gjithe japin argumente per degjenerimin e partive kundershtare por njikohesisht asnjeri nuk pranon fakte per te vetet. Shume rralle, per te mos thene fare, diskutohet per ndryshimet qe kane programet partiake nga njera-tjera. Diskutohet per liderat e korruptuar e per paaftesite e tyre dhe asnjehere per aftesite dhe profesionalizmin politike qe duhet te kene. Shume shpesh ka ndodhur qe njerez te afte dhe ne kulmin e karrieres profesionale, te kene permbysur gjithshka per tu angazhuar me politike, thua se ato miljona qe siguronin ne "zanat" ti zevendesonin me patriotizem dhe rroga 2-3 qindmije lekeshe qe i ofronte institucioni. Idete e reja qe ofrojne partite zbehen kur shikon te administrohen nga te njejtet politikane deshtak qe nuk bejne gje tjeter vec se shtojne neper fjalime fjale te huaja per tu prezantuar me moderrn, me te ditur dhe me pak politikane. Te gjithe fajsojne Nanon dhe Berishen per deshtimin e politikes ne Shqiperi por njikohesisht te gjithe i votojme. Ana komike e kesaj historie eshte se ne te gjithe jemi te gatshem te punojme ne dogane nqs "dikush" do te na e ofronte, dhe kuptohet perse, dhe te gjithe sulmojme korrupsionin, qe i bie ta luftojme pse nuk eshte pjese e jona. Perseri vazhdojme te justifikohemi se fajin na e ka Nano e Berisha. Hape dikush nje grop ne rruge dhe perseri fajin Nano-Berisha. Vritet dikush ne nje lokal, perseri fajin Nano-Berisha. Per gjithshka Nano-Berisha. Nuk futemi dot ne Europe per fajin e Nano-Berishes. Nuk bejme dot asgje per faj te Nanos e Berishes.
Atehere:
BOJKOT.
Bojkotoni zgjedhjet 2005 derisa Nano e Berisha te japi dorheqje. Ato organizata "jo fitimprurese" "joqeveritare" si "MJAFT" etj... perese nuk ndermarrin iniciativa te tilla.
Ose mos beni me gam gam kot se kush e ka fajin, sepse fajin e kemi vete.


Postuar nga i_pafajshem datë 28 Shkurt 2005 - 21:11:

Mos te bojkotojme zgjedhjet.

Skemi perse te bejme nje gje te tille, mua personalisht zgjidhja me e pershtatshme me duket te bojkotojme dyshen Nano-Berisha.

Zgjedhjet jane te domosdoshme per zhvillimin e shoqerise shqiptare per shume aresye.

Dikush duhet te nderrohet sepse nuk eshte ne gjendje te drejtoje.

Dikush duhet te rizgjidhet sepse e meriton te udheheqe.

Eshte normale qe do te kete dhe pengesa, do te kete dhe korrupsion, do te kete dhe mashtrime, por kur keto elemente negative jane perhapur ne mase, do te thote se fajin nuk e ka nje apo dy individe te veçante. Faji eshte i perbashket, duhet bashkesia te mblidhet dhe te diskutoje mbi te. Ky diskutim per mua jane zgjedhjet. Dhe nese asgje nuk behet mbas tyre, do te thote se nuk eshte udheheqesi fajtor, por e gjithe shoqeria.

Pra thirrjen e mesiperme , personalisht do ta ktheja : Te shkojme ne zgjedhje, te mos lejojme qe ata te korruptuar dhe hajdute qe kemi ne pushtet te rikthehen aty ku jane.
Dhe kjo jo duke u mbeshtetur mbi simpatite personale, por duke pare sesa kane bere dhe kane dhene ata per vendin. Pavaresisht se jane te djathte, te majte apo te qendres. (Faktikisht, mua me duken te gjithe njelloj, me pak perjashtime).


Postuar nga positive datë 01 Mars 2005 - 05:39:

ok!

Nderrova mendje!
Mos lejoni te vije ne pushtet njeriu qe dogji dhe shkaterroi Shqiperine. Duhet te analizojme historine e `97-tes dhe te mos bejme te njejtin gabim. Shkoni ne zgjedhje dhe mos votoni per kriminelin.
Ashtu sic e thote dhe i_pafajshm-i votoni per Nanon, se me te shkohet ne Europe.

Votoni per PS-ne, votoni per te ardhmen, Votoni per demokracine e vertete. Votoni per sigurine, per nje shtet me te forte, per njerez qe kane treguar se dine te punojne edhe pse kundreshtaret politike jane munduar ti pengojne.


Postuar nga unforgiven datë 01 Mars 2005 - 06:12:

kam idene qe po te kete ndonje peshore qe te mati jo vetem peshen fizike por dhe ate morale, kontribuese, shkateruese...etj, dhe po te vendosim Nanon dhe Berishen, apo nanon dhe ndonje njesh tjeter te politikes se sotme, do te shihni qe do te jete ekuiliber perfekt, madje grami s'ka per te levizur..


Postuar nga Admirali datë 01 Mars 2005 - 12:56:

Hmmm

Pse, kush ka ndermend te shkoje te votoje??? Apo ka akoma nga ata militante qe bejne kryq e falen pas Nanos dhe Berishes???


Postuar nga Isra datë 01 Mars 2005 - 14:52:

!!!!!!!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Pse, kush ka ndermend te shkoje te votoje??? Apo ka akoma nga ata militante qe bejne kryq e falen pas Nanos dhe Berishes???


Vertet, kush ka ndermend te votoje.?
Eshte allogjike te votosh per dyshen Nano-Berisha.
Nese ata do te ishin te perjashtuar nga politika, ndryshon ceshtja...

Ne jeme bere gazi i botes, shkojme e i qahemi asaj, si femijet e vegjel qe zihen me njeri-tjetrin dhe presin prinderit tu ankohen...Ashtu sic lane nam ne Osbe, Berisha me daden, njeri thoshte keshtu tjetri ashtu, ec e merre vesh te vertetne.
per vete do uroja te dilte ndonje i huaj te na udhehiqte, turp eshte, por ja qe si kemi te zot politikanet.....
KJO QUHET FATKEQESI KOMBETARE.......


Postuar nga Klodel datë 01 Mars 2005 - 21:33:

te mos shkosh te votosh do te thote te mos perdoresh te drejten tende te garantuar me kushtetute per te zgjedhur perfaqesuesit e tu. spektri politik nuk perbehet vetem nga dy parti por ka shume parti. per mua eshte mungesa me e madhe e pergjegjesise ndaj te vetmes menyre per te ndryshuar gjerat ne shqiperi. sepse politikanet mund te bejne c'te duan por kane nevoje per voten e popullit gjithmone. dhe populli duhet t'u jape mesim qe here tjeter mos guxojne me te luajne me te. sepse nese nano dhe berisha dhe te gjithe te tjeret jane ne pushtet jane sepse populli ua jep voten.

le te provoje t'ua jape voten partive te tjera.


Postuar nga i_pafajshem datë 02 Mars 2005 - 00:35:

Re: ok!

Citim:
Po citoj ato që tha positive


Ashtu sic e thote dhe i_pafajshm-i votoni per Nanon, se me te shkohet ne Europe.




Nuk e them une kete, e keni menduar "pa dashje " dhe e kane hedhur gishtat tuaj ne menyre te pandergjegjshme


Postuar nga jimmy84 datë 02 Mars 2005 - 00:46:

Tani une vertet nuk i kuptoj ca njerez. Ca eshte kjo parrulla "Te mos votosh dmth te mos perdoresh te drejten drejt demokracise" Ku t`a gjejme kete "te drejte". Edhe thoni nuk votohet per Nanon apo Berishen dhe thoni "shkoni votoni". Dhe del natyrshem pyetja" Per ke?" Une kam te drejte te votoj. Kam deshire te ndryshoj qeverisjen. Kam deshire qe qeveria e ardhshme te jete me e mire. Mund te me jepni nje zgjidhje? Nano? JO! Berisha? JOOOOO. Atehere kush eshte ajo parti qe do na "nxjerre gomarin nga balta" ? NUK EKZISTON.
Per mendimin tim ka nje zgjidhje. MOS VOTONI! Sikur zgjedhjet te deshtonin plotesisht per nivel te pamjaftueshem votuesish atehere ndoshta Z.Nano do i therriste pak trurit qe te bente ndonje gje te hajrit. Dhe nqs Berisha eshte nje cope mishi pa sy fare, Nano eshte "kopil". Eshte goxha i afte por NUK DO. Dhe pas nje deshtimi zgjedhjesh ndoshta do ishte pak me teper esell. Kjo per mendimin tim eshte zgjidhja e vetme. Nuk e kuptoni qe kjo zgjidhja "votoni per te keqen me te vogel" na ka marre me qafe? Nano eshte i lumtur qe ka si opozite Berishen sepse e di qe per sa kohe te jete ai ne krye te PD per aq kohe PS nuk zbret nga pushteti. Prandaj mendoj se eshte me mire qe te mos votojme fare. Kjo do sillte ne fillim peshtjellime por me pas mendoj qe do "kthjelloheshin" disa nga politikanet tane. Si rrjedhim do kthjellohej edhe situata politike.


Postuar nga lezhjani-82 datë 02 Mars 2005 - 03:21:

Une mendoj se e drejta per te votuar eshte e lire kush sdo te votoje per ate ose kete mos te votoje 'kush sdo te votoje fare mos te votoje.Bojkotimi nuk eshte zgjidhje eshte zgjedhje dhe per mendimin tim con ne kaos


Postuar nga spartacus datë 02 Mars 2005 - 16:38:

o vellezer shqipetare

ua them me zemer ne dore , bojkotoni vetem pd-ne dhe krye salinistat e saj, vetem ata nuk e meritojne respektin e ketij populli,ata qe shkateruan shqiperine, qe mbushen policine me kafshe injorante dhe me fshatare, ata qe dizintegruan ushtrine shqipetare, qe shkateruan cdo sistem qe mezi ishte ngritur per mbrojtjen e atdheut,ata qe shiten motrat e tyre rruges te europes, ata qe shkateruan sistemin arsimor dhe rikthyen analfabetizmin , ata qe rihapen urrejtjet historike, percaresit e shqiperise, ata qe varnin njerez si ne shekullin e peste deri ne te pesembedhjetin, ata qe lejonin
k..d....t e tyre te kapnin femra me dhune neper shkollat e qyteteve, ata qe sollen nje kulture primitive te papare ndonjehere nga qytetaret e ketij vendi, ata qe mbollen korupsionin , ata qe vodhen votat, ata qe mbanin shtypur fjalen e lire , duke rrahur gazetar , humorist ,polikane , gazetare te huaj , ata qe digjnin shtypshkronja dhe gazeta si kisha ne mesjete,ata qe jo vetem nuk ndertuan nje rruge te vetme , por prishen te gjith infrastrukturen e shqiperise,shkateruan natyren duke lejuar shkaterimin e pyjeve,ata politikane qe ishin turpi i ketij kombi ne takime diplomatike,ata trima qe luftonin me njerez te vdekur,ata idiote qe kerkonin hyrjen e shqiperise ne lidhje islamike, ata psikopate qe kane bere cmos te pengojne zhvillimin e shtetit duke mbajtur peng veriun e shqiperise me propaganden e tyre percarese.
ATA QE JANE FATKEQESIA M E MADHE E PERIUDHES TE DEMOKRACISE SHQIPETARE.ATA QE PER 15 VJET I KANE BERE PRESION POPULLIT TE NDERSHEM SHQIPETAR.
vetem ata nuk e meritojne voten tone , pa le ta marre kushdo tjeter ,kushdo qofte, legaliteti , ilir meta , edhe balli kombetar qofte , por jo PD-ja me Sali Berishen.

I FTOJE TE GJITHE MBESHTETESIT E SALIUT DHE PD-SE TE KUNDERSHTOJNE TE GJITHA ATO FAKTE QE KAM THENE ME LARTE OSE TE HESHTIN DHE ULIN KOKEN NE TURP ,DHE TURP TE KENE QE MBESHTESIN NJE KAFSHE TE TILLE DHE NJE PARTI KAQ SHTAZARAKE.


Postuar nga Eneid datë 02 Mars 2005 - 22:41:

PSE TE BOJKOTOJME?!!!!

Me duket shume e pallogjikshme te bojkotojme zgjedhjet, kur eshte nje nga lirite dhe te drejtat tona si shtetas shqiptare. Ne duhet te bojkotojme ndonje parti eshte ajo e drejtuar nga Sali Berisha e Fatos Nano -- dyshja plere qe e rropati Shqiperine dhe ia uli koken ndaj Evropes ne nje kohe qe duhet ta mbaj lart per shkak te vendit te saj ne kontinentin plak.

Nese ne bojkotojme zgjedhjet, atehere me c'fare te drejte do ngrihemi per te thene qe QEVERIA po na e fut?! Me c'fare te drejte do dalim e do themi qe kerkojme kete e kete nga qeveria, kur ne nuk e kemi votuar ate qeveri?!

Prandaj DILNI shqiptar e votoni por me mend te koke!!!!


Postuar nga Klodel datë 03 Mars 2005 - 02:08:

spartacus gabohem apo po e shnderron forumin ne nje arene zgjedhore sepse nese ky eshte qellimi jot atehere do beje mire te rishikoje kendveshtrimin tend.

nuk do perdoret ky forum per arene politike te partive. nese doni diskutoni programet.


Postuar nga Klodel datë 03 Mars 2005 - 02:12:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Tani une vertet nuk i kuptoj ca njerez. Ca eshte kjo parrulla "Te mos votosh dmth te mos perdoresh te drejten drejt demokracise" Ku t`a gjejme kete "te drejte". Edhe thoni nuk votohet per Nanon apo Berishen dhe thoni "shkoni votoni". Dhe del natyrshem pyetja" Per ke?" Une kam te drejte te votoj. Kam deshire te ndryshoj qeverisjen. Kam deshire qe qeveria e ardhshme te jete me e mire. Mund te me jepni nje zgjidhje? Nano? JO! Berisha? JOOOOO. Atehere kush eshte ajo parti qe do na "nxjerre gomarin nga balta" ? NUK EKZISTON.
Per mendimin tim ka nje zgjidhje. MOS VOTONI! Sikur zgjedhjet te deshtonin plotesisht per nivel te pamjaftueshem votuesish atehere ndoshta Z.Nano do i therriste pak trurit qe te bente ndonje gje te hajrit. Dhe nqs Berisha eshte nje cope mishi pa sy fare, Nano eshte "kopil". Eshte goxha i afte por NUK DO. Dhe pas nje deshtimi zgjedhjesh ndoshta do ishte pak me teper esell. Kjo per mendimin tim eshte zgjidhja e vetme. Nuk e kuptoni qe kjo zgjidhja "votoni per te keqen me te vogel" na ka marre me qafe? Nano eshte i lumtur qe ka si opozite Berishen sepse e di qe per sa kohe te jete ai ne krye te PD per aq kohe PS nuk zbret nga pushteti. Prandaj mendoj se eshte me mire qe te mos votojme fare. Kjo do sillte ne fillim peshtjellime por me pas mendoj qe do "kthjelloheshin" disa nga politikanet tane. Si rrjedhim do kthjellohej edhe situata politike.



jimmy edhe sikur te shkojne vetem 20 % e votuesve gjithesesi institucionet do zgjidhen sepse ne kushtetute ti nuk e ke te kufizuar qe nese nuk ka 50 % pjesemarrje ne votime zgjedhjet nuk quhen te vlefshme.

kushtetuta u heq te drejten njerezve qe banojne jashte shqiperise te votojne - gje qe eshte teper antikushtetuese dhe shkelje thelbesore e te drejtes se cdo nejriu.
gjithashtu llogarit qe ke militante nga te dyja partite qe do votojne per ta. atehere c'do ndodhe? serisht do i kemi mbi koke. une nuk e kuptoj ka te pakten 14 parti parlamentare nuk eshte vetem pd dhe ps nuk mendoj qe te tjereve nese do u jepej mundesia nuk do sillnin ndryshime.


Postuar nga Admirali datë 03 Mars 2005 - 02:18:

Hmmm

Bojkotimi i zgjedhjeve ne mase do te tregonte qe ne nuk duam keta politikane qe jane sot ne Shqiperi. Mbase kjo do ti jipte nje sinjal akoma me te forte Europes qe boll mbeshtetet politikanet shqiptare sipas preferencave, pasi nuk e meritojne voten tone.

Personalisht nuk shoh asnje alternative te hajrit nga asnje force politike, e djathte apo e majte, cilado qofte, TE GJITHE ATA PLEHRA PER *****N E TYRE SHOHIN

Analistja, sinqerisht me vjen keq, por realiteti eshte qe nuk duhet te te shkojme ne votime. Nuk ja vlen, me mire askujt sesa neser te pendohemi qe ja dhame dhe nuk bene gje, pasi e dime shume mire qe gje te hajrit nuk kane per te bere.




Nderime

Admirali


P.S.
Analistja, po kandidove ti ne Durres tek zona ku perfshihem, me vrap shkoj e votoj, familjarisht.


Postuar nga Klodel datë 03 Mars 2005 - 02:26:

admirali evropa eshte e detyruar te merret me ata perfaqesues qe i zgjedh ti. sic e thashe edhe sikur te shkojne vetem 200 000 nejrez ne votime serisht do zgjidhen institucionet por atehere do u jepet dore e lire klaneve.

evropa nuk mbeshtet asnje.
e di kur erdhi erhard busek , shefi i paktit te stabilitetit ketu dha nej interviste e pyetem per shqiperine filloi te qeshte tha aty eshte krijuar nje sistem i korrupsionit qe funksionon shume me mire se shteti. kishin krijuar komisionin antikorrupsion dhe ne krye te tij kishin vene ministrin me te korruptuar.

duan s'duan evropa apo bashkesia nderkombetare nuk mund te nderhyje ne perzgjedhjene politikaneve tane. duhet te jemi ne ata qe zgjedhim perfaqesuesit tane.

BOJKOTI NUK KA QENE KURRE ZGJIDHJE


Postuar nga oliinter datë 03 Mars 2005 - 02:29:

prsh

votoni ore se late nam...

votoni te gjithe per partine agrare....


Postuar nga Perendia datë 03 Mars 2005 - 03:12:

Për mendimin tim të mos votosh (dhe sidomos në situatën e sotme shqiptare), është komformizëm, burracakëri dhe mungesë përgjegjësie. Të votosh, për mua, nuk është thjesht 1 e drejtë qytetare, është detyrim qytetar. Duhen bojkotuar emrat dhe partitë kryesore në politikën shqiptare dhe jo e gjithë politika (gjë që s'arrihet, se anëtarët dhe simpatizantët e partive do votojnë patjetër dhe zgjedhjet do jenë patjetër të ligjshme). Edhe nqs ata emra të rinj që do zgjidhen s'do kenë sukses në qeverisje, të paktën do dilet nga monopoli monoton P.D.-P.S. dhe diçka do mësojnë si politikanët ashtu edhe populli.


Postuar nga jimmy84 datë 03 Mars 2005 - 14:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
Për mendimin tim të mos votosh (dhe sidomos në situatën e sotme shqiptare), është komformizëm, burracakëri dhe mungesë përgjegjësie. Të votosh, për mua, nuk është thjesht 1 e drejtë qytetare, është detyrim qytetar. Duhen bojkotuar emrat dhe partitë kryesore në politikën shqiptare dhe jo e gjithë politika (gjë që s'arrihet, se anëtarët dhe simpatizantët e partive do votojnë patjetër dhe zgjedhjet do jenë patjetër të ligjshme). Edhe nqs ata emra të rinj që do zgjidhen s'do kenë sukses në qeverisje, të paktën do dilet nga monopoli monoton P.D.-P.S. dhe diçka do mësojnë si politikanët ashtu edhe populli.


Po mire ti anti-komformisti per ke do votosh?? Per Nanon, jo. Per Berishen, jo. Per ke do votosh, per Partine Fshatare te Llakatundit? Ne Shqiperi duam apo s`duam ne ka vetem 2 forca qe mund te sjellin ndryshime radikale (per mire apo per keq). Dhe per fatin tone te keq jane po ato dy parti qe na e kane futur per 15 vjet. Dhe te dyja jane "bija" te Partise Meme PPSH. Po te doni votoni per keto. Po te mos doni shkoni votoni per Bashkimin Fshataro-Agrar se do na coje ne Europe. Nuk e kuptoni qe te gjitha partite e vogla jane satelite te Dy-poleshit PS-PD. Kur fuqizohet njera te gjitha i vene pas, kur fuqizohet tjetra te gjitha ndryshojne krahun e rrotullimit dhe i vene pas partise tjeter. Sikur Shqiperia te kishte alternative tjeter nuk do ishim ketu sot. Dhe pervec kesaj PS-PD u intereson vetem te votosh, pavaresisht se per ke do votosh. Sepse ti voton per ate qe do...por poshte kutise del ai qe duhet. Keshtu per mua te votoj eshte njesoj sikur t`i them Nano-Berishes faleminderit qe me keni futur dhe vazhdoni keshtu se po me vjen mire. Ehh dhe meqe nuk me vjen mire qe po ma fusin nuk kam ndermend te votoj....dhe le te jem une komformisti i pare

Ana, ke shume te drejte kur thua qe ketu korrupsioni eshte me i forte se shteti por ne fakt ketu Shteti eshte baraz me Korrupsion, Krim, Kontrabande dhe ca me keq akoma, Cfare mund te presesh nga nje shtet i tille? Por kur nuk ke zgjidhje tjeter cfare te besh?


Postuar nga spartacus datë 03 Mars 2005 - 16:12:

analiste

te lutem mos me keqkupto,une nuk kam bere propagande per asnje parti, nqs po atehere ma thuaj ku kam bere dhe une do perpiqem ti korigjoj gabimet ,sepse nuk mbeshtes asnje parti ,por ajo qe kam thene eshte qe vetem pd-ja me krye salinistin qe ka ne krye nuk e meriton voten e shqipetareve , dhe kam thene arsye per kete , arsye qe nqs ti do te ishe e sinqerte me veten nuk do ti kundershtoje dot.


Postuar nga Perendia datë 03 Mars 2005 - 23:39:

Sikur në Kushtetutë të thuhej: "nqs X% e popullsisë nuk voton (bojkoton zgjedhjet), zgjedhjet quhen të pavlefshme", atëherë do isha dakort me bojkotin e zgjedhjeve. Por duket që Kushtetutën e paskan qëndisur sipas interesave të tyre. As u intereson se populli është i pakënaqur me ta, sepse në fund të fundit pushtetin s'e humbasin me bojkot zgjedhjesh. Sikur t'u interesonte populli, '97-ta s'do kishte marë ato përmasa dhe s'do ishim kështu si jemi. Sa për çuarjen në Evropë, nuk shikoj ndo1 ndryshim midis Bashkimit Fshataro-Agrar dhe P.S.-P.D. Ndryshimin e vetëm e shikoj këtu: ai mësim që kërkohet t'u jepet (P.S.-P.D.) me bojkotin e zgjedhjeve, mund t'u jepet vetëm duke votuar Bashkimin Fshataro-Agrar (p.sh.).


Postuar nga Klodel datë 03 Mars 2005 - 23:57:

spartacus shume dakort edhe une po te isha vetem as pd as ps nuk do ja jepja. por nuk jam dakort qe ai eshte fatkeqesia me e madhe e ketyre 15 vjeteve pasi i gjithe brezi i politikaneve jane te gjithe paperjashtim te krijuar te edukuar ne sistemin komunist me metoda komuniste dhe e identifikojne veten me partite.

Berisha ka shume faje po nga 97 e ketej kush i ka fajet per shitjen e shqiperise?

per momentin do mendoja te zgjidhja mes lzhk PR dhe reformatoreve.

sic e tha dhe perendia duhet filluar me dhenien e votave partive te tjera qe gjithsesi nuk do mundesonin binomin PD PS pervec kesaj sali berisha ka deklaruar se do largohet nga kryesia e PD nese pd humbet zgjedhjet


Postuar nga Perendia datë 04 Mars 2005 - 02:42:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
sali berisha ka deklaruar se do largohet nga kryesia e PD nese pd humbet zgjedhjet


Nqs e ka bërë këtë deklaratë, po i thotë popullit "votoni Nanon" dhe Nanos "ta gëzosh pushtetin". Nqs përpiqet për popullin dhe s'do që Nano të vazhdojë në pushtet, dorëheqjen duhet ta bëjë para zgjedhjeve; por duke e ditur që 1 pjesë e mirë e popullit s'e do, po u thotë "mos votoni P.D.-në (të djathtën në përgjithësi) se do më keni përsëri mua në pushtet dhe e dini mirë se ç'ju gjen! Votoni Nanon, se të paktën jeni skllevër dhe nuk vdisni! Dhe mos mendoni se ka ndo1 alternativë tjetër veç ne të dyve, të tjerët s'po përballen dot me ne të 2, e jo më t'ju qeverisin e t'ju nxjerrin nga balta!".
Vazhdoj të forcoj mendimin se të 2 kanë 1 qëllim të përbashkët, që me sa duket s'është e mira e shqiptarëve.
Sikur të dy ta kishin bërë të njëjtën deklaratë, do ishte krejt ndryshe. Populli do e kërkonte zgjidhjen tek partitë e tjera ose tek të tjerë njerëz (që kanë humbur nën hijen e "luftës FatoSali" për shkak të tërheqjes së vëmendjes së popullit nga ana e kësaj "lufte").


Postuar nga Klodel datë 04 Mars 2005 - 03:51:

Ne fakt ai i ka trembur njerezit me shume me faktin qe po fitoi PD-ja do behem kryeminister prandaj ne te dyja rastet s'di cila eshte me e keqja.


Postuar nga Perendia datë 04 Mars 2005 - 03:54:

Me të dyja deklaratat i thotë popullit "votoni Nanon" ose më mirë "mos votoni partitë e djathta". Qëllimi më duket i njëjtë në të 2 deklaratat.


Postuar nga GENTI_the_KING datë 04 Mars 2005 - 04:11:

Re: ok!

Citim:
Po citoj ato që tha positive


Votoni per PS-ne, votoni per te ardhmen, Votoni per demokracine e vertete. Votoni per sigurine, per nje shtet me te forte, per njerez qe kane treguar se dine te punojne edhe pse kundreshtaret politike jane munduar ti pengojne.



votoni per ps , per spiunat e enverit , votoni per nanon se ai eshte demokracia e vertet qe ka mesuar gjith jeten te tjeret dhe i ka mbush menien per marksizemleninizmin e i ka ndejt mbas *****s nexhmies
o positive voto per hysni milloshin ti se do shkosh ne evrop mos u bo merak


Postuar nga spartacus datë 05 Mars 2005 - 18:55:

Talking analiste

ndoshta edhe une gabohem ndonjehere kur flas ,por gjendja ne kete forum tencionohet shume ndonjehere ,sepse te duket se ketu kane ardhur analistet me te mire te shqiperise dhe emocionet shkojne ne qiell .E vetmja arsye perse nuk do te kisha deshire te behesha politikan eshte sepse te jesh politikan duhet ta kesh lekuren shume te trashe.Nuk dua te dukem sikur urrej nje njeri , sepse ne fund te fundit nuk kam asgje ne zemer , por politikanet sic e thashe jane aty per ne te nxjerim dufin tone kur ata nuk bejne punen e tyre.Une personalisht nuk e njoh z.Berisha ,ai mund te jete nje prind i mire , nje bashkeshort i mire , nje doktor i mire , nje mik i mire , dhe e besoj qe eshte , por karriera e tij politike per mendimin tim eshte plot me deshtime qe na kane kushtuar shume,dhe kur them fatkeqesi e kam fjalen qe fatekeqesia eshte qe ai i hyri politikes , ( pa ditur besoj se politika eshte dirty bussines* dhe do ti dale me emer te paster, gje qe nuk ndodh kurre me asnje politikan ,kundershtaret politik gjithmone do te urrejne , vetem ne sistem diktatorial del ne pencion me amer te paster).besoj te jemi kuptuar.do perpiqem ta rregulloj fjalorin ne te ardhmen sepse edhe Berisha e ka premtuar nje gje te tille per zgjedhjet qe vine ,dhe me pelqeu.


Postuar nga i_pafajshem datë 06 Mars 2005 - 02:17:

Spartacus.

Ju kuptojme shume mire, ju kuptojme kur doni te shprehni dufin tuaj kunder njerezve ose simboleve te nje ideologjie te caktuar, kur kerkoni te gjeni ose te kuptoni perse kaq kohe po verdallisemi e zvarritemi rrugeve pa asnje perfitim.
Ashtu si dhe ti vete, diku ketu apo ne nje teme tjeter nuk e di, ashtu si dhe shume te tjere qe kane shkruar me lart, te gjithe e dime sa i vlen lekura Sali Berishes apo Fatos Nanos.
Te gjithe ne qe diskutojme ketu , me shume pak perjashtime, thjesht diskutojme, japim mendimin tone mbi diçka qe na pelqen apo e urrejme. Askush nuk eshte politikan i mirefillte.

Por nuk mund te vazhdojme te fyejme njeri-tjetrin per shkak te politikaneve, nuk mund ti flasim vjehrres te degjoje nusja.

Ajo qe shumica kerkon ne keto tema, eshte te gjejme mundesine te na degjohet me shume zeri kur vjen puna per te vendosur fatin tone, te gjejme mundesine ti themi "ndal" krimit, korrupsionit, shitjes pothuaj falas te vendit tone nga keta politikane qe kemi mbi koke.
Askush nuk e perkrah Sali Berishen apo Fatos Nanon ngaqe kane nje program te qarte politik dhe ekonomik, e perkrahim vetem duke menduar se ç'fare do perfitojme ne personalisht nga kjo gje. Kjo eshte fatkeqesia kombetare e shqiptareve, ecim me "drita te shkurtra". Prandaj kemi kaq shume aksidente.
Pa shko e dil ne sheshin "Skenderbej" me vellezerit e tu demokrate dhe komuniste apo balliste, dil aty dhe kape per veshi deputetin e zones tende , merrja çelesat e makines luksoze dhe te viles perrallore, kerkoji te dish se ku i gjeti ato pare.
Atehere do shohesh qe nuk do kesh mundesine te futesh ne kete nen-forum e te prishesh nervat me mua apo me nje tjeter shqiptar si ti dhe si une, me nje baba familjeje, me nje moter apo vella te gjakut tend.
Do jesh duke punuar per qejfin tend, do kesh mundesi te besh tregeti pa patur frike nga monopolistet ministra apo deputete, do krijosh qetesine dhe begatine tende vetjake , familjare dhe shoqerore, me nje fjale, do jesh QENIE NJEREZORE me te gjitha te drejtat.

E qe te behen te gjitha keto, duhet te levizim qe te gjithe, mos degjo dike qe e ka barkun dhe xhepin plot. A mos valle ne ngjarjet e '97 u vrane vetem djemte demokrate, vetem socialiste, apo ishte populli ai qe pesoi, pa dallim ideologjik.
Me thuaj veç nje gje, ke pare ndonje te pasur shqiptar qe te merret me politike? Ke pare ndonje te varfer ne Shqiperi qe te mos perdore fjalen "politike"? Nese jo, pse?

Si mendon, te dalim qe te gjithe e tua japim votat disa partive apo individeve te tjere, ç'fare do bejne "peshkaqenet e politikes"?
Do ulin veshet e do vene mend, ose do zhduken nga skena dhe nuk do na shkaktojne kaq te keqija si deri me tani.

Kjo per mendimin tim behet vetem me nje menyre, dil ne votime dhe jepja voten njeriut qe beson, jo atij qe te propozojne. Eshte e vetmja rrugezgjidhje. E sa per perkatesine politike, une do ta percaktoja me dy fjale: mashtrimi i radhes.

Drejtohem per Spartacus, por mesazhi eshte per te gjithe ne, komuniste, balliste, demokrate apo socialiste: mjaft me me se lame nam dhe u shkaterruam nga te gjitha anet.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 07 Mars 2005 - 05:47:

Shume e drejte

Jam plotesisht dakort me ty


Postuar nga jimmy84 datë 07 Mars 2005 - 17:52:

O i pafajshem ti mire e ke mo lal po ti gjykon sikur ketu jemi ne Belgjike. Ti mendon se ne Shqiperi vertet behen zgjedhje te ndershme???? Ti mendon se PS-PD do lene qe te fitoje nje parti e dores se dyte? Dhe sikur t`u japesh partive te dyta ato jane parti satelite te PD ose PS . Pastaj ja ia dhe voten nje partie te vogel dhe ajo fitoi. Kush do jete kryemiinister ? Po ministra kush do behen? Asnje parti nuk ka aq intelektuale dhe aq figura politike qe te beje nje qeveri te pavarur. Pra cfare do beje kjo parti? Si rrjedhim nqs partite e vogla do fitojne elektorat atehere do duan pjese "torte" me te madhe. Kjo do coje ne nje krize politiko-ekonomike se asnje nuk do qe te heqi dore nga pjesa e vet? Atehere cfare fitojme? Nje kaos me te keq se ky i pari. Ky te pakten eshte mendimi im.


Postuar nga i_pafajshem datë 07 Mars 2005 - 21:14:

O patriot.

Te kuptoj shume mire, e di se ç'fare behet dhe ç'fare thuhet, nese gjendja ne Shqiperi eshte me keq se ne Liban(gje qe nuk e besoj), atehere i terheq ato qe shkrova me siper.

Nese ja jep voten nje te pavaruri apo nje partie tjeter me te vogel, te tjeret do vene pak mend, eshte e padiskutueshme. Ai qe do marre pushtetin nuk do jete aq naiv sa te mos e kuptoje pse-ne. Mbi te gjitha, une them tua japim voten atyre qe me te vertete e meritojne, jo atyre qe ngrihen mbi qafen e te tjereve. Dhe te siguroj qe Shqiperise nuk i mungojne figurat politike.

Me thuaj cila parti ne Shqiperi ka me te vertete figura politike?

Me thuaj cila parti politike ne Shqiperi do jete aq ne gjendje sa te riperserise nje 97-te te dyte? Nese kjo eshte akoma nje nga opsionet politike te dikujt, kjo do te thote qe ne si shqiptare qenkemi komplet te deshtuar dhe nuk na e kane fajin partite. E di qe njerezit jane te lodhur dhe te merzitur, por nese arrihet deri aty, atehere me mire le tja leme vendin dikujt tjeter e te ngreme çadrat rrugeve te botes.

Pjesa e tortes qe permende me lart kerkohet dhe ketu, mos kujto se Belgjika apo Europa jane parajsa mbi toke, jo me larg se dje ketu u ngriten turmat flamande( gjuha hollandeze) dhe nuk lejonin wallonet (gjuha franceze) te banojne ne territorin e tyre. Por me nje ndryshim, aty behet se ç'fare duan politikanet, ketu politikanet jane me te zgjuar (jane bere), bejne ate qe mendon populli.
Eshte presioni popullor ai qe mban apo rrezon qeverine . Eshte kjo ajo qe dua te them. Kur sheh qe nje minister eshte i korruptuar deri aty sa nuk mban me, pse nuk ngrihesh ta rrezosh. Kur hiqet nga ai post dhe çohet ne nje post tjeter, pse nuk ngrihesh te kundershtosh. Eshte ketu ndryshimi Europe-Shqiperi. Ketu populli ngrihet per asgje, aty edhe kur digjet fshati, populli kerkon uje nga qeveria.

Te kuptoj , por nese vazhdojme keshtu, lere Nanon, ai te pakten eshte me i zgjuar se Berisha, atehere ketu jam kunder.
Ajo qe dua te them eshte : te gjithe te votojme, e kur te votojme ta bejme zemren gur te pakten nje here e te votojme ate qe na mbush mendjen e syrin, jo te votojme dike vetem sepse ate ka propozuar "fronti demokratik". Jo lal, e shohim shume mire qe si partite e djathta, si te majtat kane nje program e nje qellim kryesor, mbajtjen e pushtetit, e ne rrime e themi : ç'te bejme, kaq kane mundesi. Atehere, lere mo se e dine ata se kujt tja japin vendin, lere mo se e dine ata se ke do vjedhin, ku do vjedhin , si do vjedhin. Mos te harrojme, po vjedhin mua dhe ty, te gjithe, e kur na bejne nje nder, na e kane marre 100-fish.

Mos kujto se nuk behet, behet qe ç'ke me te, menjehere po deshe. Ngrihu pak dhe merr familjen, kojshine e te shohesh, jo qe behet , por dhe te kerkojne falje, nuk jane aq te plotfuqishem dhe aq trima sa duken.
Po me nje kusht ama: kur te ngrihesh, mos e terhiq zvarre.

Ika tani se nuk dua te marresh ndonje mendje te keqe dhe del vertete .


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2005 - 21:41:

Ajo qe me terhoqi vemendjen e me bezdisi eshte ideja "Votoni per kedo, vetem mos votoni per Berishen". Kjo rruge nuk con asgjekundi. Une do ju ftoja te hapnit syte per ke do votoni se ndryshe ka plot nga ato te vegjlit qe mund ta kthejne Tiranen ne stan personal. Mundohuni ti njihni e mos votoni ne ajer.

Nga ana tjeter do ishte mrekulli te mos fitonte PD-PS-ja e zakonshme. Gabimi kryesor qe bashkon Nanon dhe Berishen eshte mos-favorizimi i ambjenteve te vogla e te ndryshme. Tani keta te dy gjejne popullin (te pakten nje pjese te popullit qe une konsideroj inteligjente) kunder, sepse partite identifikohen me prijesat dhe politika thuajse vetem me ato dy parti. Sa zakonisht dime kunder kujt jemi por jo pro-kujt.


Postuar nga jimmy84 datë 09 Mars 2005 - 00:41:

Shiko patriot, ti nga ana llogjike e ke shume mire. Eshte normale, je i pakenaqur nga qeveria, shko mbush sheshin. Do qe t`i besh presion qeverise? Atehere bej nje organizate opozitare te fuqishme (me shume perkrahes). Nuk te pelqen qeverisja e PS-PD atehere voto per nje parti tjeter (qe ne Shqiperi jane nja 60 cope). Por ketu ka nja klecke: Shqiperia nuk eshte ne situate normale. Ti shkon ne shesh dhe kerkon uje, drita, pune kur nis nje grup idiotesh ne mes te turmes dhe ulerasin NANO GO! (se nuk e dine hajvanet qe kjo dmth "Nano jepi!" por kujtojne se do te thote "Nano ik" dhe nisin gjuajne kryeministrine me gure. Dhe perfundimi... mitingu kthehet ne nje fushtate elektorale anti-Nano dhe qe nuk i hyn ne pune njeriu se Nano nuk e can derrasen hic. Shkon dhe anetaresohesh ne nje organizate "opozitare" (sic puna e "Mjaft"-it) dhe pastaj zhgenjehesh ne maksimum kur merr vesh qe kjo organizate eshte thjesht nje inskenim politik i ndonje partie. Rezultati...nje vere ne uje. Atehere ty te ngel vetem nje gje per te bere:Te shkosh te votosh kunder ketyre "politikaneve" qe te kane zhytur ne llum per 15 vjet dhe kur dalin rezultatet del qe PS ka fituar me 40 e ca perqind, PD me ca perqind me pak dhe te partite qe jane bishtat e te parave kane nga 1-2 % dhe marrin nga 2-3 deputete. Une nuk ushqej iluzione qe Europa eshte Parajse, qe te gjithe politikanet jane te ndershem dhe qe te gjithe mendojne dite e nate per popullin. E kuptoj fare mire qe edhe ata e bejne per te mbajtur pushtetin Europa ka nje zhvillim te tille politik qe politikaneve u intereson nje shtet i zhvilluar dhe pa probleme te medha politike si rrjedhim ata qe te ruajne pushtetin duhet qe te marrin me te mire popullin si rrjedhim edhe u plotesojne pjesen me te madhe te kerkesave. Kurse Shqiperia eshte anarki politiko-ekonomike. Pra nqs Europa eshte ne Epoken e Robotikes dhe Kibernetikes ne jemi kthyer ne Epoken e Gdhendjes se Gurit. Kurse nqs do shohin indiference nga ana e elektoratit atehere shpresoj qe te vrasin me shume mendjen si "ta nxjerrin gomarin nga balta".


Postuar nga IQVLORA datë 30 Prill 2005 - 23:50:

PSE DUHET TE VOTOJME?

Patjeter shqipetaret duhet te votojne per PS per keto arsye; 1)Duhet te votojne per arsye sepse administrata publike e udhehequr nga PS eshte me e korruptuara ne Europe dhe nder vendet e para ne bote,sa krahasimi behet me shtetet afrikane. 2)Votoni per kete parti sepse e ka katandisur Shqiperine nder vendet e para ne Europe per trafiqet e grave femijeve dhe droges. 3)Votoni per Mafian dhe krimin e organizuar. 4)Votoni per imoralet dhe pijanecet. 5)Votoni per ministrat e PS dhe te aleateve te saj sepse ata kane vjedhur parat e firmave piramidale dhe i kane depozituar tek miqte e tyre te ngushte ne Greqi. 6)Votoni per ata qe lidhin dhe nenshkruajne marrveshje me sebet ne dem te Kosoves si dikur enveri i tyre i dashur. 7)Votoni per socialistet sepse do na integrojne ne Europe ne vitin 3000. 8)Votoni per ta sepse nuk ka kush te fitoje para nga tenderat e majme. 9)Votoni per ta te trajtoheni si qener neper dyert e ambasades greke,italiane apo edhe te asaj maqedonase. 10)Votoni per policet e F.Nanos sepse ata jane vete kriminele dhe jo tu mbrojne juve. 11)Votoni per monopolet e tyre. 12)Votoni per ta per politikat e tyre per cmimet e larta ne treg sikur te jeni ne vendet me mirqenie te larte. 13)Votoni per papunesine gjithmone ne rritje. 14)Votoni per ilacet te cilat i bleni me paret tuaja edhe kur jeni te shtruar ne spital. 15)Votoni per ta sepse pensionistet duhet te zene radhen si ne kohen kur ne zinim radhen per qumesht ne kohen e babait shpirteror te disave,per te marre ate pension te mjeruar. 16)Votoni per ta sepse e kane bere Shqiperine monopol grek. 16)Votoni per socialistet sepse atyre nuk ju behet vone kur ata vrasin shqiptaret e grisin flamurin tone kombetar. 17)Ju bej thirrje bashkqytetareve te mij vlonjat te votojne alternativen e shkaterrimit te qytetit te tyre nga nafta dhe TEC-et qe ata do te ndertojne ngjitur me qytetin,kur dihet qe ka zona qe nuk rregullohen kurre sic eshte zona ish naftembajtese e Kucoves. 18)Ju lutem votoni per socialistet sepse eshte gjynah per ta sepse jane te varfer te shkretet. 19)Duhet te votoni per ta sepse jane aq te konsumuar sa nuk ju ka ngelur asnje dhemb ne ingranazhet e tyre 20)Kur te votoni i beni krahasimet me vitin 1938. 21)Ju lutem kur te jeni para kutise se votimit mendoni per mjerimin tuaj gje e cila na kujton poezit e Migjenit


Postuar nga Icemen datë 01 Maj 2005 - 04:37:

Nuk mund ta imagjinoj dot se si sot ka akoma njerez morali i te cileve ua lejon te bejne thirje pa ju dridhur zeri,pa ju trembur syri dhe pa ju skuqur faqja per te votuar per socialistet.Nje thirrje te tille do ta pranoja ose me sakte do ta jystifikoja ne ndonje fare menyre nga cdo njeri qe e gjen vehten shkaktar mes atyre 21 pikave qe ka permendur ne postimin e tij IQVLORA.Ne qofshin kriminelet ,hajdutet ,spiunet dhe te verbrit e ndergjegjes shumice mes shqiptareve atehere me siguri qe ti Mona dhe kushdo tjeter i llojit tend nuk do kishit nevoje te benit thirje per te votuar per socialistet por ju e dini mire qe shqiptaret nuk jane te tille prandaj dhe partia meme ju ka hedhur te tereve ne veprim,brenda apo jashte kufijve.
Por dije mire se kjo vere do ju takoje vlerave dhe jo plehrave.


Postuar nga Icemen datë 01 Maj 2005 - 10:40:

Teze e njohur

Sherbimi me i mire qe mund tju besh socialisteve te pashprese ne keto zgjedhje eshte thirja per te bojkotuar zgjedhjet.Jo mor te gjore nuk ka bojkot te zgjedhjeve kete here por do kete nje pjesmarje te papare per te shkulur kete kancer qe ka mberthyer te mjeren shqiperi dhe te gjoret shqiptare.Cdo teze qe mund te nxirrni sot e tutje te jini te bindur qe e kini te djegur pa e hedhur mire ne treg.


 
Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.