Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Fajtori datë 09 Korrik 2005 - 10:24:

Kur lajmet behen prekese

Var veten 56-vjeçari, i vodhën paratë e rrogës

Reshat Kapedani mbante familjen me lekët që fitonte në ndërtim. Vjedhja e parave të rrogës dhe celularit dyshohet të jetë motivi i vetëvarjes së tij.

Reshat Kapedani është gjetur i varur në degën e pemës së oborrit. I kishin vjedhur 10 mijë lekë

TIRANË- Një 56-vjeçar ka varur veten në pemën e oborrit, pasi i kishin vjedhur paratë që kishte në xhep dhe një telefon celular. Reshat Kapedani, 56 –vjeç, banues në lagjen "Frutikulturë" të bashkisë së Kamzës është gjetur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, i varur në një pemë hurme në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. I vetëvaruri, sipas bashkëshortes së tij, ka hyrë në shtëpi dhe ka kërkuar një palë rroba të lara. Vetëm pesë minuta më pas, e shoqja e tij, Safetja e ka gjetur në krahun e pasëm të shtëpisë, të varur në degën e hurmës. Ndihma e një infermiereje, nuk ka mundur ta rikthejë në jetë 56 -vjeçarin. Sipas policisë dhe familjes, përveç faktit që ai kishte varur veten, në vdekjen e shpejtë të tij kishte ndikuar edhe gjendja e tij shëndetësore e përkeqësuar nga konsumimi i alkoolit. Si motiv kryesor, të afërmit e të vetëvarurit pohojnë vjedhjen e 10 mijë lekëve të reja, gjë që ka ndikuar në gjendjen psikologjike të 56-vjeçarit të varfër. Kapedani u kishte pohuar atyre se persona të panjohur e kishin grabitur gjatë kohës që ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe i kishin marrë rreth 10 mijë lekë dhe një aparat telefonik celular.

Të afërmit edhe familja e Reshat Kapedanit, dje nuk kanë pasur para as për të kryer një ceremoni mortore për njeriun e tyre të vetëvarur. Ata pohojnë për "Shekullin" se me shumë mundim, kanë mundur të mbledhin paratë për të kryer ceremoninë e varrimit. Familja jetonte vetëm me paratë e punës së Reshatiti i cili megjithëse në moshë të thyer punonte në një punë të rëndë, në ndërtim. Mësohet se tashmë e shoqja e 56-vjeçarit dhe të afërmit e tij kanë mbetur pa asnjë të ardhur, pasi asnjë prej tyre nuk ka mundësi të punojë. Ndërkaq, ata kanë kërkuar që pushteti vendor apo shoqatat e ndryshme t´i ndihmojnë sado pak ekonomikisht, duke qenë se të ardhurat e tyre ishin në nivelin zero, ndërsa vetë gruaja e të vetëvarurit ende nuk ka mbushur moshën e pensionit, e gjendja e dobët fizike nuk i jep mundësinë për të kryer ndonjë punë. Varfëria e skajshme ka ndikuar në aktin ekstrem që ndërmori Kapedani, pasi i kishin vjedhur edhe ato pak para që siguronte nga puna e rëndë në ndërtim.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 09 Korrik 2005 - 10:41:

Unhappy

Gjyjna o zot!

Po kush ka te drejte te te lendoje kaq rende?!
Nuk i mjaftonin vuajtjet fizike te shkretit ?!

Edhe ata qe e cojne veten tek nje 10 mije lekesh, varri i mbulofte me mire,
sesa te jetojne me te vjedhura!

He pra cfare shteti jemi ne!Pa ligje!Pa asnje lloj te drejte!
Pa asnje lloj shperblimi per punen qe ben!
Shperblimi i vuajtjes eshte bere Vetevrasja= si mode ne Shqiperi!

Ndjese paste kujtimi i tij!....


Postuar nga Fajtori datë 09 Korrik 2005 - 10:45:

Vetevrasje me shumice

Vetëmbytet gruaja e moshuar në liqenin Artificial në kryeqytet, por mbetet e paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e djeshme, kur policia e komisariatit nr.1 në kryeqytet është njoftuar se një person ishte futur në liqen dhe nuk kishte dalë më që andej. Menjëherë, policia ka mbërritur në vendin e lajmëruar dhe më pas ka kryer veprimet e nevojshme për të gjetur trupin e personit. Pas një gjysmë ore punë, të kryer nga policia dhe forcat polumbare të repartit të RENEA-s policia ka mundur të gjejë jo shumë metra në thellësi të liqenit trupin e një gruaje. Policia ka konfirmuar se trupi që është gjetur i mbytur i përkiste një gruaje që mendohet të jetë më shumë se 55 vjeçe. Ajo mendohet se është nga Tirana, ndërsa hetimet e kryera paraprakisht, nuk kanë mundur ta identifikojnë atë. Ndërkaq, trupi i të mbyturës është dërguar për autopsi në morgun e Tiranës. Pas marrjes së disa dëshmive dhe pas kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, policia ka konfirmuar paraprakisht se gruaja e gjetur në liqen duhej të ishte vetëmbytur për shkak të depresionit mendor. Në ditët e ardhshme, policia pritet të kryejë veprime të tjera për të gjetur identitetin e saktë të gruas së mbytur dje në orët e mesditës.

07/07/2005

---------------------------------------------

Vetëhelmohet emigranti që kishte ardhur për votime

BERAT- NJë 44-vjeçar që kishte ardhur pranë familjes për votimet, është vetëhelmuar dje në rrethana ende të pazbardhura. Petrit Toska, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve, nga fshatit Velabisht ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Tiranës, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Sipas burimeve pranë të afërmëve që u referohet policia, viktima kishte ardhur para disa ditësh nga Greqia vetëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 korrikut dhe më pas do të kthehej sërish në vendin e punës, në shtetin fqinj. Sipas të afërmëve, në paraditen e djeshme Toska ka shfaqur shenja mërzitjeje, por ata nuk kanë ditur të thonë shkakun. Familjarët e tij mësohen të kenë thënë, ndër të tjera, se Toska ishte mërzitur nga humbja e PS-së, por ata kurrsesi nuk pranuan që shkak i vetëlmimit të këtë qenë kjo arsye. Sipas burimeve, 44- vjeçari ka pirë helm në momentin kur në shtëpi nuk ndodhej njeri. Ka qenë kunata e tij ajo që ka hyrë rastësisht në banesë dhe e ka gjetur atë pa ndjenja. Më pas ajo ka lajmëruar të afërmit, të cilët e kanë dërguar 44-vjeçarin me urgjencë në spital. Mjekët thanë se bëmë të pamundërën për të shpëtuar jetën e babait të dy fëmijëve, por lënda helmuese që ai kishte konsumuar, fotoksinë, kishte depërtuar në gjak. Madje ata thanë se për shkak të gjendjes së rëndë u vendos dërgimi i Toskës në Tiranë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës. Kjo është viktima e dytë e vetëhelmimit në rrethin e Beratit, gjatë 24 orëve të fundit.

07/07/2005

----------------------------------------------

Ludovik Luca, baba i dy fëmijëve dhe kuzhinier në një lokal të njohur në Tiranë është gjetur i vdekur nga e shoqja

Sipas burimeve policore, mësohet se dyshimi kryesor për këtë ngjarje të rëndë është vetëvrasja e Ludovik Lucës. Mësohet se ai ka qëlluar veten në korridor, veten një herë në zemër, ç´ka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kjo është skema që policia mendon se mund të ketë ndodhur, pasi sipas hetuesve, Luca mbante pistoletë në shtëpinë e tij. Personi i parë që ka parë trupin e kuzhinierit Luca të shtrirë në korridor, të mbytur në gjak ka qenë bashkëshortja e tij, Albana. Menjëherë ajo ka lajmëruar policinë, që nuk ka vonuar të vijë për shkak se banesa e tyre ndodhet vetëm 50 metra larg komisariatit nr.1. Një grup hetuesisht të komisariatit nr.1, kanë mbërritur në vendngjarje, së bashku me ekspertët e policisë kriminale dhe të mjekësisë ligjore. Veprimet e kryera prej tyre kanë hedhur paraprakisht dyshimin se Luca mund të ketë kryer një vetëvrasje në kushet e depresionit.

30/06/2005

---------------------------------------------
Velipojë, vret veten pushuesi nga Elbasani

Mustafa Karakyza, baba i një fëmije, i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit psiqik

SHKODËR- Një 25-vjeçar i jep fund jetës në plazhin e Velipojës, teksa po kalonte pushimet e verës së bashku me familjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme, kohë kur një pushues nga Elbasani është vetëvrarë me pistoletë në dhomën e hotelit. Burime nga policia lokale pohojnë për "Shekullin" se Mustafa Karakyza, baba i një fëmije, i ka dhënë fund jetës me një plumb pistolete. 25-vjeçari ka qenë vetëm në dhomë, kur ka kryer aktin ekstrem. Bashkëshortja dhe fëmija i tij ndodheshin në oborrin e hotelit, kur qetësia është "thyer" nga një krismë pistolete. Menjëherë, pushues të tjerë kanë vrapuar për nga dhoma e Karakyzës, ku e kanë gjetur atë në një pellg gjaku. Kanë qenë punonjësit e hotelit ata që kanë lajmëruar punonjësit e policisë, të cilët pas mbërritjes në vendngjarje pohuan se 25-vjeçari i kishte dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Pas këqyrjes së trupit pa jetë, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje gruan e tij, megjithëse ajo ka qenë e tronditur. Burimet e mësipërme të policisë lokale pohojnë se bashkëshortja e Mustafa Karakyzës ka thënë se i shoqi nuk ishte i qetë kohët e fundit, madje as pas vajtjes për pushime në plazhin e Velipojës. Pas marrjes së dëshmive, punonjësit e policisë së Shkodrës kanë vazhduar hetimet, për zbardhjen e motivit të plotë që çoi në vetëvrasje 25-vjeçarin nga Elbasani. Ndërkaq, mësohet se trupi pa jetë i tij është dërguar në vendlindje, ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.


30/06/2005

---------------------------------------------

Studentja e infermierisë tenton vetëvrasjen

SHKODËR- Një 19-vjeçare, studente e fakultetit të infermierisë, tentoi t´i japë fund jetës, pas rezultateve të dobëta në provime. Burime nga policia e Shkodrës pohojnë se dje, rreth orës 14.30 minuta, 19-vjeçarja nga Rubiku me inicialet F.M është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, Burimet nga ky spital pohuan se ajo kishte konsumuar një sasi lënde toksike, që i ka shkaktuar gjendjen e rëndë shëndetësore. Mjekët e spitalit i kanë dhënë 19-vjeçares ndihmën e parë mjekësore, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e jetës së saj. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se studentja e infermierisë kishte kaluar një periudhë të rëndë psikologjike, për shkak të notave të dobëta në provimet e fundvitit. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i tentativës së vetëvrasjes së saj. Pas marrjes së mjekimit, studentja duket se e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

30/06/2005

-------------------------------------------------------

Policia i arreston të atin, tenton vetëvrasjen

Një 17-vjeçare ka kërcënuar me hedhje nga ballkoni policinë, e cila kapi të atin për kultivim droge

POGRADEC- Një 17-vjeçare tenton t´i japë fund jetës përpara punonjësve të policisë, që kishin shkuar në banesën e saj për t´i arrestuar të atin. Ngjarja që fatmirësisht përfundoi pa viktima ka ndodhur dje në fshatin Buçimas të Pogradecit, gjatë një aksioni të policisë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur për "Shekullin" se agjentët e Antidrogës kishin shkuar në banesën e 46-vjeçarit Myrteza Jashallari, pas informacioneve se ai mbillte kanabis në vazo plastike. Pas informacioneve, punonjësit e policisë kanë kontrolluar banesën e Jashallarit dhe kanë gjetur nëpër vazo 10 rrënjë kanabis sativa. Pas sekuestrimit të bimës narkotike, punonjësit e policisë kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat 46-vjeçarin dhe djalin e tij. Pikërisht në këtë moment, në ballkonin e katit të tretë të shtëpisë ka dalë vajza 17-vjeçare e Jashallarit dhe ka tentuar vetëvrasjen. "Nëse nuk e lironi babanë dhe vëllanë, do të hidhem me kokë dhe do t´i jap fund jetës",-mësohet të ketë kërcënuar ajo. Kjo situatë ka vazhduar për rreth një orë, kohë gjatë së cilës punonjësit e policisë kanë tentuar të negociojnë me adoleshenten. Burimet e mësipërme të informacionit pohojnë se gjatë kohës që inspektorët po ndërmjetësonin që 17-vjeçarja të mos ndërmerrte asnjë akt që i cënonte jetën, një tjetër punonjës policie ka mundur t´i dalë nga pas vajzës, duke mos e lejuar të hidhet nga ballkoni. Mësohet se 17-vjeçarja Jashellari ka kaluar më pas një krizë nervore, ndaj edhe është shoqëruar nga policia në spitalin e Pogradecit. Ndërkaq, agjentët e Antidrogës kanë arrestuar babanë e saj me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

29/06/2005

------------------------------------------

Ka me kile. Doni te tjera? Lexoj se paku nje vetevrasje cdo dy dite ne Shqiperi.


Postuar nga Fajtori datë 09 Korrik 2005 - 11:10:

Tani fillojme me vrasjet dhe vdekjet per ...shkaqe natyrale

Lexojini lexojini. Kjo eshte Shqiepria sot. Mos i kaloni shpejt e shpejt se ka secila histori me vete.


Polumbarët gjejnë trupin e 19-vjeçarit ne Kukes

KUKËS- Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga thellësitë e liqenit të Fierzës, trupi e 19-vjeçarit, që u mbyt në mesditën e dy ditëve më parë. Polumbarët e ardhur nga distrikti detar i Vlorës, duke përfituar dhe nga temperaturat e larta dhe kthjelltësia e ujit, kanë arritur të nxjerrin në mëngjesin e djeshëm trupin e të riut Fation Nerguti; thanë për gazetën burime nga vendngjarja. Mësohet se polumbarët kanë mbërritur në mbrëmjen e së dielës dhe menjëherë filluan punën për gjetjen e trupit të 19- vjeçarit, që u mbyt në afërsi të urës së madhe që lidh qytetin e Kukësit me pjesën tjetër të vendit. Trupi i tij u gjet pas 12 orë kërkimesh, në një thellësi prej rreth 50 metrash, thanë burimet e mësipërme. Brenda tre ditëve të fundit, në qarkun e Kukësit janë mbytur dy të rinj. Të shtunën pasdite, një vajzë 11- vjeçare, nga fshati Vicidol i rrethit të Tropojës, u mbyt në lumin pranë fshatit të saj.


28/06/2005
---------------------------------------------------


Kjo vajza ketu u vra ne Velipoje pas nje sherri ne lokal para pak ditesh.
Aurora kishte humbur dy vjet më parë dhe motrën

PUKA- Lajmi për vrasjen e Aurorës u ka rënë si bombë prindërve dhe dy motrave të saj. Familja Ahmeti ende kishte të pashëruar plagën që u kishte hapur vdekja e vajzës së madhe të shtëpisë, Armandës, e cila dy vjet më parë ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, gjatë lindjes, kur zija tani i pllakosi sërish. Të afërmit e studentes ngrenë supet kur i pyet se si ka ndodhur ngjarja. Ata nuk dinë të thonë asgjë, pasi sipas tyre "askush nga policia nuk u ka dhënë një version". Për ta Aurora ishte një vajzë shumë e rregullt, e cila ëndërronte që të bëhej mësuese dhe të ndihmonte familjen e saj të varfër. Një fqinje e familjes Ahmeti, të thotë se Rifati dhe Nexhmija paskan pasur fat të zi.

Fatmiri, djali i tezes së Aurorës, është i vetmi person i familjes që pranon të prezantohet me emër dhe të thotë diçka. "Është një fatkeqësi e madhe dhe e papritur. Aurora ishte në Shkodër me sezon provimesh. Ishte një vajzë e mrekullueshme. U tronditëm dhe u çuditëm kur mësuam se ajo ishte vrarë",- thotë mes dëshpërimit Fatmiri. Ndërsa një e njohur e familjes, që punon në spitalin e Pukës bashkë me nënën e viktimës, shton se "Nexhmija ende nuk kishte hequr rrobat e zeza për Armandën që vdiq pas lindjes, kur tani i vdes papritur edhe Aurora". Sipas saj, bashkëshortët Ahmeti ishin prindër të katër vajzave, por tani, u kanë mbetur vetëm dy, Arta dhe Fatbardha. "Ata prisnin që vajza e tyre të mbaronte shkollën dhe t´i ndihmonte, por..",- thotë më tej shoqja e nënës së Aurorës. Kryefamiljari, Rifati, dikur kishte punuar si traktorist dhe tani punonte ku të mundte. Më së shumti ishte i papunë, ndërsa nëna e Aurorës punon si infermiere në spitalin e Pukës


29/06/2005

-----------------------------------------------

Vdes 80-vjeçari buzë Bistricës

DELVINË- Një i moshuar është gjetur i pajetë buzë lumit të Bistricës në afërsi të fshatit Krane. Me marrjen e njoftimit në vendin ku u gjet viktima ka shkuar grupi i ekspertëve, të cilët kanë identifikuar me ndihmën e fshatarëve se i moshuari ka qenë 80-vjeçari Anastas Kaishi nga fshati Krane, i komunës së Mesopotamit. Familjarët e Kaishit, në shpjegimet që i kanë dhënë policisë thanë se i ndjeri kishte dalë si çdo ditë për shëtitje, përgjatë rrjedhës së lumit. Ekspertët mjeko-ligjorë, pas këqyrjes së kufomës, kanë arritur në përfundimin se vdekja e të moshuarit nga Kraneja ka qenë natyrale, duke pranuar versionin e një ataku kardiak të menjëhershëm.

29/06/2005

-------------------------------------------------

Shkon për t´u larë, mbytet 11-vjeçari

PËRRENJAS- Shkon në lumin e shkumbinit për t'u freskuar nga vapa, por ka gjetur vdekjen.Viktima, sipas policisë, është 11- vjeçari Dorjan Fatmir Belba, lindur dhe banues në fshatin Skroskë të komunës Qukës, 10 km larg nga qyteti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në një degëzim të lumit të Shkumbinit, teksa 11- vjeçari Belba, së bashku me disa shokë të tij, po notonin në pellgjet e lumit. Papritur 11- vjeçari është përfshirë nga vorbulla e ujit, pa mundur që të dalë prej saj, duke humbur jetën. Të miturit i është ofruar ndihma e parë dhe më pas edhe ajo mjekësore, por ai nuk ka mundur të jetojë. Burime të policisë thanë se mbytja e 11-vjeçarit ka qenë aksidentale.

08/07/2005

---------------------------------------------------

Gjendet i vdekur në hotel 54- vjeçari

BERAT- Gjendet i vdekur në një hotel të Beratit një 54-vjeçar nga Shkodra, ndërsa mendohet se ai ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër. Burimet thanë për gazetën se 54- vjeçari Agim Hameti, baba i dy fëmijëve, kishte 7 ditë që strehohej në hotelin e lagjes "10 Korriku", në Berat. Në paraditen e djeshme ai është gjetur i pajetë nga pastruesja e hotelit, e cila më pas ka lajmëruar menjëherë pronarin dhe ky i fundit policinë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Beratit, për t´iu nënshtruar autopsisë ndërsa mendohet se 54-vjeçari ka gjetur vdekjen natyrale. Sipas burimeve të policisë që shkuan në vendngjarje, viktimës i është gjetur një prokurë për bashkim familjar. Këto dokumente vërtetonin se gruaja dhe dy fëmijët e tij ndodheshin në Itali. Roja i natës në hotel mësohet të ketë thënë se e kishte parë viktimën në orët e vona të së hënës, duke ngrenë diçka në dritare. Mendohet se 54-vjeçari nga Shkodra ka ndërruar jetë 48 orë më parë.

07/07/2005

----------------------------------------------------

[b[Goditet në zemër me kaçavidë, vdes 23- vjeçari[/b]

DURRËS- Një grindje e çastit për makinat i ka marrë jetën një të riu, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktimë e këtij krimi është 23- vjeçari Andi Deliallisi, lindur dhe banues në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit. 23- vjeçari ka gjetur vdekjen në mëngjesin e djeshëm, në spitalin e Durrësit. Burimet thanë për gazetën se i riu ishte goditur në zemër me kaçavidë dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e dy ditëve më parë, në lagjen nr.11 në Durrës. Sipas hetimeve të para të policisë, pas një grindjeje të çastit për një sherr makinash, 25-vjeçari Ruga tashmë i vetëdorëzuar në polici ka goditur me një kaçavidë në gjoks 23-vjeçarin Andi Deliallisi si dhe bashkëmoshatarin e tij Shyqyri Kërtusha, lindur dhe banues në lagjen nr.11 të qytetit. Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku dhe kanë qenë nën kujdesin e mjekëve. Por Deliallisi, sipas burimeve, nuk ka mundur të mbijetojë, pasi goditja me kaçavidë i kishte prekur atij arterien e zemrës. Ndërsa i plagosuri tjetër, Shyqyri Kërtusha, kishte marrë goditje në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së marrë në spital ai është larguar në shtëpi.

07/07/2005

-------------------------------------------------

Vdes në aksident polici i plagosur 5 vjet më parë


PEQIN- I kishte shpëtuar vdekjes 5 vjet më parë, kur u plagos në krye të detyrës, por dje ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik. Polici i grupit të gatshëm të drejtorisë së Durrësit, Fiqri Haskasa, 43 vjeç, me banim në Durrës, ka gjetur vdekjen në një aksident që ndodhi dje në mëngjes. Burimet thanë për gazetën se babai i tre fëmijëve, kishte mbaruar shërbimin dhe po kthehej në shtëpi, kur automjeti i tij tip Benz, me targa DR 277 D, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës jashtë saj. Aksidenti, sipas burimeve, ka ndodhur afër *****ës, në rrugën nacionale Elbasan- Peqin. Kalimtarët të rastit janë përpjekur t´i japin ndihmën e parë të aksidentuarit, por gjithçka ka qenë e pamundur. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lodhjes pasi ditët e fundit polici Haskasa ka qenë në gatishmëri për zgjedhjet. Fiqiri Haskasa ishte plagosur rëndë në krye të detyrës, pesë vjet më parë. Sipas burimeve, ai ka tentuar të kontrollojë një automjet, por drejtuesi i tij ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur atë. Për shkak të plagëve të rënda, polici Haskasa u dërgua në spitalin e Janinës, ku dhe arriti t´i shpëtojë
vdekjes. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore Fiqiriu u kthye në detyrën "truprojë gatishmërie", në repartin e policisë së rendit në komisariatin e policisë së Durrësit. Në maj të këtij viti ai u emërua komandant nëngrupi në repartin e policisë së rendit. Babai i tre fëmijëve është përcjellë dje për në banesën e fundit.

07/07/2005

-----------------------------------------------

Terror në Valias, 23-vjeçari qëllon me armë mbi familjarët
Tiranë

Leonard Sadiku ka hapur zjarr në shtëpi, në gjendje të dehur. Arrestohet teksa po largohej në drejtim të Tiranës

TIRANE- Orë ankthi kanë kaluar 4 pjesëtarët e një familjeje dje në mëngjes në fshatin Valias të Tiranës, kur një prej djemve të saj ka derdhur një breshëri të tërë "kallashnikovi", duke tentuar të vrasë dy motrat, nënën dhe vëllanë e tij, në gjendje të dehur. Shkaku: nuk kishte para për të emigruar në Greqi. Kështu ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00 në banesën e familjes së Agron Sadikut, që ndodhet vetëm 200 metra në krahun verior të zyrave të ish- minierës së Valiasit. Djali i madh i familjes, Leonardi, ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të familjes së tij për të vrarë nënën, dy motra dhe vëllanë e tij. Fatmirësisht asnjë nga të sulmuarit nuk ka pësuar dëmtime apo të ketë marrë plagë nga plumbat. Policia ka mundur të kapë pas 4 orësh në Kamëz 23- vjeçarin që tentoi të shuante familjen e tij, ndërsa tashmë rrezikon së paku 10 vjet burg.


02/07/2005

--------------------------------------------------

Ekzekutohet në makinën e tij 35-vjeçari


Tre vjet më parë, viktima kishte vrarë vëllanë e tij pas një grindjeje banale. Përjashtohet hakmarrja e të afërmëve

FIER- Gjendet i vrarë në makinën e tij një 35-vjeçar. Motivet dhe rrethanat e këtij krimi që mendohet të ketë ndodhur në mëngjesin e djeshëm, mbeten mister, ndërkohë që policia e ka cilësuar një vrasje mafioze ekzekutimin e 35-vjeçarit Maksim Lamçe. Burime të policisë thanë për gazetën se Maksim Lamçe, lindur në fshatin Gorishovë të komunës së Cakranit dhe banues në lagjen "Apollonia" në qytetin e Fierit është vrarë me katër plumba pistolete. Mësohet se Maksim Lamçe kishte vuajtur një dënim si autor i vrasjes së vëllait të tij. Por sipas hetimeve të deritanishme të policisë, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me vrasjen e 35-vjeçarit.

02/07/2005


--------------------------------------------------

Mbytet në lumin Drino studenti


GJIROKASTËR- Një student i Universitetit "E. Çabej" në Gjirokastër u mbyt dje pasdite teksa ishte duke u larë në ujërat e lumit Drino. Drini Halili, 22 vjeç, nga qyteti i Memaliajt, kishte shkuar me disa shokë dhe shoqe, tek vendi i quajtur ´"Ura e Subashit", në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, për të kaluar disa orë të qeta. Ai është futur në lumë për t´u freskuar, por nuk ka mundur të dalë më prej andej. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, studenti 22-vjeçar ka pësuar një atak në zemër, teksa ishte duke u larë në lumë. Halili ishte student në vitin e katërt, dega Gjuhë- Letërsi. Sipas dëshmive të shokëve, Drini nuk ishte ankuar nga ndonjë shqetësim në zemër. Po sipas tyre, ai ishte futur disa herë në ujin e lumit, që frekuentohet nga pushuesit ditorë. Shokët e tij kanë lajmëruar policinë për ngjarjen dhe një punonjës i shërbimit policor ka mundur të nxjerrë nga uji trupin e 22-vjeçarit. Rasti i djeshëm e çon në tre numrin e personave që humbin jetën nga ataku në zemër, brenda 48 orëve në qarkun e Gjirokastrës.


30/06/2005

-----------------------------------------------------

Gjendet i vdekur nga alkoli 45-vjeçari


SHKODËR- Një 45-vjeçar është gjendur dje i vdekur në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës, ndërkohë që sipas hetimeve të para, rezulton se ai ka ndërruar jetë nga alkoli. Burimet thanë për gazetën se Adem Shaqir Meti, 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, u gjet i pajetë rreth orës 14:30, nga kalimtarë të rastit. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet në një rrugë të lagjes "Salo Halili" dhe më pas është njoftuar menjëherë policia. Burimet thanë se pas ekspertizës, ka rezultuar se 45-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të një sasie të madhe alkooli. Nga dëshmitë që kanë dhënë të njohur të viktimës, është mësuar se Meti kishte konsumuar pije alkolike gjatë gjithë ditës.


28/06/2005

-----------------------------------------------------

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari


KORÇË- Aksidentohet për vdekje një i moshuar, ndërsa mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit. Burimet thanë për gazetën se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Korçës. Gjithçka ka ndodhur në aksin e superstradës Korçë – Kapshticë, në vendin e quajtur Ura e Çifligut. Valo Xhihalli, banor i qytetit të Korçës, që ishte duke ecur në atë të autostradës, është goditur për vdekje nga një Benz me targa greke, që drejtohej nga 31- vjeçari Olger Rosaku, lindur dhe banues në fshatin Dishnicë. Autori i aksidentit ka qëndruar në vendngjarje dhe është shoqëruar në komisariat. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.



28/06/2005
--------------------------------------

Dhe s'kam vene as plagosjet.


Postuar nga Lela_Dr datë 09 Korrik 2005 - 14:19:

Epo te lexosh te tilla gjera ne pike te mengjesit, zor qe dita do na heci mbare?....
Hey na mjaftojne televizorat per te tilla gjera.... Se vetem per vrasje, vjedhje, terror dhe vdekje filitet......

Kemi nevoje per argetim se jemi akoma te rinj per te tilla gjera


Postuar nga Fajtori datë 10 Korrik 2005 - 00:00:

Ky eshte realiteti Lela. Kam pershtypjen se ne Shqiperi ka nje epidemi depresive sepse shikoj shume-shume vetevrasje. Po te shikosh lajmet vetevriten nga dy e nga tre. Po te ndodhte kjo ne perendim do kishte plasur alarm social neper televizione. Tek ne kalojne gjoja pa u vene re. Duhet te shikohen qe te kuptojme si eshte Shqiperia. Mos kthehemi derr ne thes.

Ajo puna e kryeafmiljarit qe kishte vrare veten per rrogen qe i kishin vjedhur eshte skandaloze. Do kishte mjaftuar qe njeri nga ne ti dergonte 100 euro dhe ai njeri do jetonte. Ajo familje do kishte baba tani!


Postuar nga jimmy84 datë 10 Korrik 2005 - 00:07:

Nuk duhet lejuar media te japi lajme te tilla. Ne keto raste medias i duhet qepur sqepi. Vetem t`i tragjedizojne ne maksimum dine keta majmunat. Dhe per cfare? Qe te shesin 10 gazeta me shume, apo te shtojne audiencen e edicionit te lajmeve me 10 persona te tjere. Rezultati depresioni behet si "ortek", si pune epidemie dhe fillojne vrasin robt veten pse e le i dashuri apo pse nuk ja le e dashura. Medias ketu i duhet qepur llapa se PERHAP PANIK. Eshte bere vetvrasja ne Shqiperi si mode. Cdo dy vjet fillon "virusi" i vetvrasjeve seriale si me qene virus gripi.


Postuar nga Lela_Dr datë 10 Korrik 2005 - 04:25:

Fajtor

E di qe realiteti eshte ky, dhe keto tragjedi do te rriten akoma ne shqiperi....
Kur nje person arrin ke vetvrasja do te thote qe ky person nuk ka me asnje motiv per te jetuar, dhe s'ka c'fare i ofron te afermeve, pervec dhimbjes shpirterore...
Edhe ne evrope ndodhin gjera te tilla...por nuk ja vejme veshin.....
Na djeg kur ndodh ne Shqiperi.....
Kjo eshte jeta qe na eshte dhene, me te mirat dhe keqijat e saj, duhet ta pranojme keshtu sic eshte....
Po te fillojme dhe te mendojme per te gjithe te varferit e shqiperise ose te botes, atehere duhet te hapim nje shoqate bamiresije, per te ndihmuar keto persona.....


Postuar nga i/e paregjistruar datë 14 Korrik 2005 - 08:16:

E Enjte, 14 Korrik 2005


VETEVRITET BABAI I 6 FEMIJEVE

FIER - Nje 44-vjecar nga fshati Zhupan i Fierit vrau veten pasditen e te martes. Kamber Shkrela vdiq pasi kishte marre dy kokrra fostoksine. Policia vuri ne dukje se ai ishte babai i gjashte femijeve, dhe se familja jetonte ne varferi te plote. Hidherimi i kryefamiljarit dhe pamundesia e tij per te perballuar mjerimin, e kishin zhytur ne depresion. Keshtu, Shkela kishte gjetur veteflijimin si menyre per te (shpetuar( njehere e mire nga hallet e jetes, por duke lene pas me shume deshperim ne familjen e tij. G.R.


(kohajone.com)


Postuar nga Fajtori datë 14 Korrik 2005 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Medias ketu i duhet qepur llapa se PERHAP PANIK. Eshte bere vetvrasja ne Shqiperi si mode. Cdo dy vjet fillon "virusi" i vetvrasjeve seriale si me qene virus gripi.


Kjo nuk eshte aspak rruga per te sheruar problemin shqiptar. Une do i vija te parat keto lajme, qe shteti dhe njerezit te kuptonin se ka nje problem. Mediat jane te lira me kushtetute. Duke i mbyllur sqepin nuk bejme gje vecse te injorojme nje problem real.

Vetevrasjen se perhap media. Perkundrazi, media na sjell para syve banalitetin e shume vetevrasjeve. Ai banalitet qe mund te evitohet kollaj nese ka ne aksion te organizuar. Megjithate gjate ketyre diteve ka patur dhe vetevrasje te tjera. Une do vazhdoj ti ve ketu, qe te gjithe te kuptojne ku eshte Shqiperia, dhe mos shikojne vetem rruget e asfaltuara apo Tiranen e bojatisur. Nje shtet behet nga njerezit dhe jo nga objekte materiale. Po u injoruan ata nuk ka me kuptim shteti dhe media si pjese e saj.


Postuar nga durrsak datë 14 Korrik 2005 - 21:24:

Per mendimin tim keto fakte jan teper tronditese dhe nuk duhet te anashkalohen lehte si gjera qe nuk kane vlere te madhe apo se ka gjera me te rendesishme ku shteti apo populli duhet te perqendrohet. Ky eshte nje depresion i thelle ekonomik qe po prek te gjitha familjet shqiptare diku me shum e diku me pak. Une do te thoja se keto shifra jane teper alarmante dhe me vjen keq qe organizatat qeveritare dhe joqeveritare nuk po e ngren zerin aq sa duhet per te bere te mundur uljen e ketij fenomeni qe tashme ka prekur shoqerin tone.
Une i kam ndjekur me vemendje keto zhvillime dhe te gjitha kan ne brendesi karakterin ekonomik. Ne si popull po tregojme se nuk jemi aq te dashur dhe te dhimbshem sa e paraqesim veten. Ky lloj indiferentizmi shoqeror do te jet me pasoja te medha per zhvillimin e shoqeris Shqiptare.
Nese te gjith do te heshtin perball ketij fakti atehere ky "virus" pas pak kohesh do te jete krejtesisht i pasherueshem dhe rrenimi do te jet teper i madh dhe pasojat do te shihen pas 20 vjetesh ku do te kemi nje shoqeri te caluar me femij te rritur rruge dhe pa prinder, te pashkolluar dhe sidomos te egersuar nga mungesa e dashurise familjare. Edhe me nje brez te rritur ne menyr tr tille mos prisni qe te merni pensionin qe ju takon.


Postuar nga flori_dr datë 14 Korrik 2005 - 21:31:

po me ate lloj varferie qe jeton populli shqipetar eshte skandaloze papunesia eshte sidomos arsyea kryesore


Postuar nga durrsak datë 15 Korrik 2005 - 07:54:

PAPUNESIA, VETEVRITET ME NJE PLUMB NDERTUESI

Tirane- Gjendja e veshtire ekonomike con me vetevrasje nje punetor ndertimi. Kujtim Qerimi, banues ne Allias te Tiranes ka ndermarre aktin fatal duke u veteqelluar me nje arme zjarri per vdekje. Ka qene mesdita e djeshme, kur 48-vjecari eshte gjetur i pajete nga familjaret. Vdekja sipas eksperteve mesohet te kete qene e menjehershme, duke mos i lene mundesi familjareve per ta derguar me urgjence ne spital per ta shpetuar. Per ngjarjen e rende eshte lajmeruar edhe policia qe nisi hetimet me pyetjen e deshmitareve dhe familjareve. Agjente te komisariatit nr. 4 ne kryeqytet, nga deshmite e mbledhura, mesuan se ishin shkaqet ekonomike ato qe e kane derguar 48 vjecarin drejt vetvrasjes. Qerimi ishte pa pune prej nje periudhe gjashte mujore dhe njihej si punetor ndertimi. Me pas ka mberritur edhe grupi i eksperteve mjeko-ligjore, te cilet kane keqyrur trupin e Qerimit dhe konstatuan se 48-vjecari ishte vetvrare me nje plumb ne trup. Viktima ishte i martuar dhe me tre femije. Sipas hetimeve te para, dyshohet qe gjendja e veshtire ekonomike dhe papunesia kane qene shkaqet kryesore te ketij akti tragjik.


Postuar nga Ruby_DR datë 15 Korrik 2005 - 08:34:

dhe vetvrasjet fillun ne shqiperi tani???????????
shpresoj qe te sistemohet se pisk e kemi per te ngritur nje vend te groposur......... se me sa degjojm dificitet jan shum dhe shtet tjera nuk japin me fonde se e diklaruan qe me paret qe shqiperia ka marr ne fondet UE duhet te mjaftoshin per 5 vjet te mbante nje popullsi me pun.................

po ku iken keto lek.?????????????????????
......... a po, po xhironte nano me porch carrera neper tiran harrova......

pershendetje rubini


Postuar nga Fajtori datë 15 Korrik 2005 - 18:30:

Ruby, di ndonje diskutim pervec politikes? Ne cdo mesazh me vrap Nanon permend. Nuk jemi tek politika ketu. Permbaju temes. Vetevrasjet nuk jane aq te thjeshta sa te duhen ty. Jane plage shqoerore.

Politika eshte nje nga aresyet e vetevrasjeve nese do ta dish. Njerezit acarohen prej derr derreve te zakonshme te politikes. Keshtu qe mjaft.


Postuar nga Ruby_DR datë 15 Korrik 2005 - 19:01:

ok lal heres tjeter do te bej me kujdes....
por nuk futa politiken futa fondet dhe ekonomin e shqiperis ne te ardhmen ........

megjithate merri si te duash shnet lal


Postuar nga jimmy84 datë 15 Korrik 2005 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Kjo nuk eshte aspak rruga per te sheruar problemin shqiptar. Une do i vija te parat keto lajme, qe shteti dhe njerezit te kuptonin se ka nje problem. Mediat jane te lira me kushtetute. Duke i mbyllur sqepin nuk bejme gje vecse te injorojme nje problem real.

Vetevrasjen se perhap media. Perkundrazi, media na sjell para syve banalitetin e shume vetevrasjeve. Ai banalitet qe mund te evitohet kollaj nese ka ne aksion te organizuar. Megjithate gjate ketyre diteve ka patur dhe vetevrasje te tjera. Une do vazhdoj ti ve ketu, qe te gjithe te kuptojne ku eshte Shqiperia, dhe mos shikojne vetem rruget e asfaltuara apo Tiranen e bojatisur. Nje shtet behet nga njerezit dhe jo nga objekte materiale. Po u injoruan ata nuk ka me kuptim shteti dhe media si pjese e saj.




Ti mendon se shteti po t`i doje menderja ka nevoje per median per te marre vesh gjendjen dhe per te marre masa? Mendon se duke trumbetuar, duke vene alarmin dhe shpesh here edhe duke ekzagjeruar media zgjidh ndonje pune?
Kur hap TV dhe sheh qe ka vetem vrasje, vetvrasje dhe helmime cfare psikoze mbjell tek nje punetor? Tek nje pensionist? Tek nje i papune? Tek nje njeri me fobira dhe pse jo edhe me ndonje problem mendor nga streset e shumta? Nqs ai degjon 7 lajme vetvrasjesh, dhe te shtata keto vetvrasje i degjon ne 7 versione te ndryshme nga kanale te ndryshme dhe secili ky version eshte njeri me i ekzagjeruar dhe me i tragjedizuar se tjetri?Mendon se kjo do e ndihmoje psikologjikisht? Apo do e rendoje?
Nuk them qe situata ne Shqiperi eshte "fushe me lule". Perkundrazi eshte per te vene ulerimen por medja me mire te beje nje emison ku te diskutohet per keto probleme dhe t`i kapi per gryke ata pushtat qe jane ne pushtet: Cfare keni bere dhe cfare po beni per te ndryshuar situaten" dhe jo t`i mbushi lajmet vetem me tragjedira dhe vrasje makabre apo vetvrasje masive.


Postuar nga agata datë 16 Korrik 2005 - 01:10:

Para dy, tre muajsh degjova nga media shqiptare disa statistika..qe ishin 90 vetvrasje ne muaj qe i bien 3 persona ne dite..nuk e di sa te verteta jane statistikat, por mu duken vertet shqetesues..
Problemi nuk qendron vetem tek media, por edhe tek mosperfillja e shtetit tone..

Kush jane zgjidhjet me te mira qe numri i vetevrasjeve te ulen..?
Cfare bejne psikologet dhe psikiatret e atij vendi, ku jane qendrat soçjale..?!

Ne vendet perendimore behen koncerte nga artiste te medhenje, ku fitimet shkojne per te ndihmuar te pa strehet e vendet e pa zhvilluara si Afrika..
Pse ne Shqiperi nuk ka sensibilizim te ketij lloji...?
Ndoshta do ishte shume me mire qe te egzistonte nje kruq i kuq ose nje numer telefoni ku te gjithe se bashku duke telefonuar, te kontribonim sa do pak per ato njerez qe jane ne nje gjendje te mjerushme.. pse Media shqiptare ose shoqatat bamirese nuk organizohen..kaq te pa shpirt jemi...?!!! apo kaq te pa ditur!!!
Dihet qe situata nuk do regullohet me nje te perplasur duarsh, por te pakten te lehtesojme sa do pak, vujtjen e ndonje familjeje..


Postuar nga durrsak datë 16 Korrik 2005 - 02:25:

Shoqerija Shqiptare eshte krejtesish e c'organizuar.
Njerzit jetojn se duhet te jetojne dhe kjo eshte piknisja kryesore e individit Shqiptar. Qellimi dhe ekzistenca e njeriut eshte harruar. Ne momentin qe depresione ekonomik fillon te shfaqet tek individi ai kalon ne keto metastaza ku, per ta parandaluar kete depresion si zgjidhje me te lehte gjen rrugen e vetvrasjes. Pra vlera e vetvetes, ne kete rast, nuk njesohet as me rrogen njemujore te nje Shqiptari. Ne te vertet ka momente qe media luan rol negativ, por kjo ne nje % shum te vogel te nje rrethi shoqerore ku me te prekurit jane njerzit me depresion psiqik ku me te degjuar lajmin jane te prirur per te ber vetflijimin duke u shtyr nga nje force e brendshme por qe veshtir se mund te jet e parandalueshme.
Por ne rastet me te shumta mediat luajn rol pozitiv pasi e sensibilizojne opininonin Shoqeror mbarkombtar per te ngritur barriera parandaluese por qe kuptohet se trumpetat bien si gjithmone ne veshe te shurdhur.
Une mendoj se nuk ka cfar ben nje psikolog as nje psikoanalist as nje psikoterapist e as psikiater, problemi duhet shikuar me tej tek ringritja dhe organizimi i shoqerise. Familja me rrethin e saje numerik jane te paret qe duhet te luajne nje rol te rendesishem per parandalimin e vetvrasjeve te bashkshortit apo bashkeshortes apo qofte te femijes deri tek komshiu. Nese ne shtepi do te flitet per vuajte, mizerje uri e gjera te tjera stresi rritet gjithnje e me shum. Akoma me shume do te theksoja se ne vuajme nga monozilija. Si komb ne trashegojme ne gen te qenurit egoist. Ne shqetesohemi ndersa shikojme vellain te perparoj apo diku me larg edhe komshiun, ndersa ne fillojme dhe mallkojm fatin qe po qendrojme ne vend numro duke mos perparuar ne te njenjten koh. Ne kerkojme te pasurohemi me ritme shum shpejt dhe po ashtu ne merzitemi shum shpejt kur keto nuk i arrijme ne kohen qe kerkojme dhe keto gjera qe bota ka dashur vite per ti ngritur ne kerkojme ti arrijme ne nje koh rekord. Per kete arsye njerzit hyjne ne borxhe te padeshiruara apo te panevojshem dhe ne mjaft raste humbja apo mossuksesi zgjidhet me vetvrasjen.
Do te ishte mjaft pozitive nese prinderit te gjenin nje koh gjate dites apo ne darke per tu keshilluar me njeri tjetrin dhe per te dale me idene se akoma jeta eshte e bukur edhe pse jemi te varfer. Njeriu te pakten ne Shqiperi nuk po vdes nga urija por nga merzija apo pasigurija ne vetvete pasi nuk gjen force dhe mbeshtetje per te ecur perpara.
Shteti eshte totalisht jashte vemendjes per kete fenomen qe une do ta krahasoja si fenomenin me negatativ te te gjitha kohrave te shoqersi Shqiptare. Femijet do te rriten psikologjikisht te deformuar, te pashkolluar, me brejteje ndergjegje dhe me friken e trashegimnis se vetvrasjes brenda fisit. Dhe pikerisht ky shtet nuk e vret mendjen se cfar do te ndodhe me kete brez fatkeq, ato shikojne sot per sot pasi e nesermja mendon vet per vetveten.
Por duke mos patur ndihmen e shtetit atehere le te organizohen forumet aq sa te mjaftonte per te prandaluar qofte edhe nje jete njeriu.
Fajtori tha qe sikur ai te kontribonte me 100 $ jeta e nje nejriu do ishte ruajtur. Sakt , mundet te behet por si dhe kush....
Nese do te kerkohej ndihma ime ne nje organizim te tille do te isha teresisht ne sherbimin e cdonjerit prej jush qe do ndermerte nje nisme te till per te qene ne mbrojtje te qindra dhe mijra njerezve.
Nuk duhet te harrojme se bota ka njohur kohra me te veshtira dhe depresione me te medha ekonomike dhe uri me te madhe dhe jetet jan ruajtur.
Asnjeri nuk vendos te vras veten ne sekond, ai e ka menduar prej koheshm, ai pregatit terrenin ben plane dhe cakton diten. Per te ndodhur te gjitha keto duhen jo dit por jav dhe muaj. Pra mundesit jane 99% per tu parandaluar. Vetem duhet vullnet dhe kujdes pa harruar meshiren.


Postuar nga Fajtori datë 16 Korrik 2005 - 06:15:

Me duket e sakte ajo qe thote durrsaku. Askush nuk e vret veten brenda 5 minutave se i shkrepet ne koke. Qe te arrihet ne vetevrasje duhet te kaloje neper mend disa here ai akt.

Tani, ajo qe thote Jimmy eshte se media ja con neper mend njerezve ne nje fare menyre. Ketu une s'jam dakort. Media nuk krijon nje ambjent qe nuk ekziston. Ajo thjesht pasqyron ate qe ka jashte nderteses ku transmeton. Keshtu qe si te transmetohen si te mos transmetohen personi eshte njesoj ne kontakt me ambjentin negativ.

Problemi eshte ne dy pika. Se pari media ka nje rol ne shoqeri, dhe ky rol nuk eshte te transmetoje cfare tu doje qejfi pronareve, por realitetin qe i rrethon. Pikerisht kjo ben qe shoqeria te behet me kompakte dhe njerez te qyteteve te ndryshme te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nuk mund te shuhet roli informativ i mediave sepse do krijonte nje regres shoqeror. Ne kemi besim tek mediat se shfaqin probleme qe na rrethojne. Nese mediat censurohen ato nuk jane me te besueshme dhe si te tilla humbasin vleren e tyre themelore.
Jimmy thote se mediat ekzagjerojne. Kjo nuk eshte e vertete. Mediat nuk kane si te ekzagjerojne nje vetevrasje. Ky eshte nje fakt dhe s'ka c'te ekzagjerohet me shume se jeta qe humbi.

Se dyti rikthehemi te problemi i zakonshem. Degjojme per pushtetin, pushtetaret, pushtetberesit, pushtetmbjatesit, pushtët etj etj. Nuk e kuptoj pse cdo gje pretendohet nga shteti. Madje guxoj te them se pikerisht kjo rendesi qe i jepet pushtetit dhe politikes ka cuar shume njerez ne vetevrasje. Nuk eshte e mundur qe gjithe shoqeria te filloje dhe te mbaroje tek pushteti. Nuk eshte e mundur te pretendohet per cdo gje nderhyrja e pushtetit, duke filluar nga kapaket e pusetave dhe deri tek vetevrasjet.


Vetevrasja eshte nje problem shoqeror, jo problem politik. Shoqeria shqiptare eshte shume dis-homogjene. Levizjet demografike kane krijuar mijera familje qe ligjerisht nuk duhet te kene as shtepi, sepse jetojne mbi token e tjeter kujt. Te ardhurit nga veriu tashme kane krijuar nje bllok te madh qe kerkon pune, shtepi, jete etj ne Tirane. Keta njerez nuk kane thuajse asgje, as shtepi te ligjshme, as drita, as te drejte te ekzistojne aty ku jane. Jane si te thuash "njerez te zhveshur" (per te huazuar shprehjen e Fatos Lubonjes). Te zhveshur nga te drejtat e jetes.

Natyrisht qe kjo eshte vetem nje panorame e ngushte e shoqerise shqiptare. Vetevrasje ndodhin ne rrethe te tjera jashte Tiranes. Problemi eshte se nje shoqeri dis-homogjene si ajo shqiptare nuk mund te luftoje kollaj fenomenin e vetrevrasjes. Cfare mund ti thuash atij qe eshte i varfer dhe shikon si pasurohen njerez te paskurupujt. Nje gje e tille tek rinia heq shpresen se nje dite do jetoje ne nje bote te drejte. Kur gjerat shkojne mbrapsh ne shume drejtime atehere shpresa humbet, dhe ketu fillon krimbi i vetevrasjes. Kjo i perket rinise, por e njejta gje ndodh dhe me te rriturit. Vetevrasja e fundit qe permendi durrsaku fliste per dike qe kishte 6 muaj pa pune, ndersa historia e 100 mije lekeshit fliste per nje baba qe punonte ne ndertim dhe kishte 50+ vjec. Te dy kishin humbur shpresat se do behej me mire..

Duhet kuptuar se depresioni shqiptar nuk eshte nje fenomen periferie. Une e krahasoj me depresionin amerikan te 29-es. Prandaj duhet pranuar se problemi ekziston dhe te ngrihet ne nivelin qe i takon. Pra te sillet ne plan te pare, para politikaneve qe hakerrehen ne TV.

Mediat shqiptare bejne gabim qe nuk i japin rendesine e duhur vetevrasjeve. Ne fund te fundit jeta e njeriut eshte ne plan te pare kudo. Eshte qesharake te shikosh cfare tha sot Sala apo Tosi kur dikush nderroi jete para pak oresh. Cfare duhet te vihen ne plan te pare politikanet kur nuk bejne gje tjeter vecse ti heqin shpresat atyre qe duan te jetojne ne shtet te drejte. Megjithate kam pershtypjen se edhe po te transmetoheshin keto lajme sic duhet publiku shqiptar nuk do i ndiqte, sepse tashme shume njerez evitojne kontaktin me makabritetin, vdekjet ose vrasjet. Trauma e 1997-es ka bere shume veta te preferojne lajme te qeta dhe te evitojne impaktin me realitetin qe i rrethon. Te jete kjo nje gjetje per tu mbrojtur nga streset qe cojne ne vetevrasje?


Postuar nga agata datë 17 Korrik 2005 - 15:37:

Ja edhe nje ngjrje e trishtueshme..

KURBIN (16 Korrik) - Nje 48 vjecare, nene e tre femijeve i ka dhene fund jetes se saj duke u vetehelmuar. Ngjarja ndodhi sot ne fshatin Gurez te rrethit te Kurbinit, kur familja e te ndjeres gjeti ne dhomen e gjumit ne gjendje kome 48 vjecaren, Anife Tasho. Sipas hetimeve paraprake te policise dhe deshmive te para te marra ne vendngjarje Tasho gjendej prej kohesh ne efektin e depresionit per shkak te papunesise dhe mundesive te pakta per te perballuar jetesen. (/BalkanWeb)


Postuar nga Fajtori datë 18 Korrik 2005 - 20:26:

Nuk mori vizë, vetëvritet 27-vjeçari

Ilia Vinjau i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i ballkonit, në kushtet e depresionit mendor.

KORÇË- Një 27-vjeçar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, i lodhur nga pritja për një vizë greke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.10 të Korçës paraditen e djeshme, kohë kur Ilia Vinjau është hedhur nga kati i tretë i ballkonit të shtëpisë së tij. Burime nga policia lokale pohojnë se 27-vjeçari ka shfrytëzuar një moment kur nëna e tij nuk ndodhej në shtëpi, për t´i dhënë fund jetës. Vinjau është dërguar me urgjencë nga fqinjët e tij në drejtim të spitalit të Korçës, por megjithë ndihmën e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas hetuesve të kësaj çështjeje, mësohet se Vinjau ka punuar për vite të tëra në Greqi. Rreth një vit më parë, ai është kthyer në Korçë, me dëshirën për të nxjerrë një vizë të rregullt, e mosrealizimi i këtij plani duket se e ka shtyrë atë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

Mësohet se Ilia Vinjau jetonte në Korçë vetëm me të ëmën, që mëgjithëse kishte nënshtetësi amerikane, nuk donte ta linte vetëm djalin e vogël. Burimet policore pohuan se dokumentet e Ilias nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vononin, ndërsa përpjekjet e tij për të shkuar në Greqi me vizë të rregullt dështuan. Nga ana tjetër, 27-vjeçari nuk kishte mundur të siguronte punë në Korçë, gjë që duket se ka rënduar gjendjen e tij psikologjike.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 18 Gusht 2005 - 07:05:

Laç, burri vret me çifte ish-gruan dhe vajzën 21-vjeçare

Historia e çiftit Kurti kishte filluar të tronditej kohë më parë, por bashkëjetesa e tyre përfundoi para një viti, kur ata u divorcuan. Rifati dhe Frida kishin tre djem dhe 2 vajza. Dy prej djemve, Arturi dhe Ritvani, janë emigrantë në Itali. Fëmijët, të gjithë, kishin zgjedhur të jetonin me babanë e tyre, pas divorcit mes prindërve. Ndryshim bënte vetëm më e vogla e vajzave, Mirela, e cila shkonte herë tek e ëma, herë tek i ati.
Edhe pse të divorcuar, Rifati dhe Frida, 50 vjeçe, jetonin brenda së njëjtës shtëpi. Gjykata i kishte dhënë gruas një dhomë në shtëpinë e përbashkët, ku edhe ndodhi krimi i djeshëm.
Siç ka treguar nusja e djalit të madh të Kurtëve, Lida, e cila ka qenë e pranishme kur vjehrri ka vrarë ish-gruan dhe vajzën e tij, ka qenë ora 20.00 e mbrëmjes, kur Rifati ka hyrë në dhomën e Fridës dhe e ka qëlluar atë me çifte. Saçmet e kanë zënë gruan në trup dhe në kokë, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. “Më tradhtoi e poshtra, e kapa, kisha 2 javë që e ruaja”,-ka thërritur ai në sy të nuses së lebetitur. Por nuk është mjaftuar me kaq. Afër banesës ai ka qëlluar në kokë me çifte edhe Mirelën 21-vjeçare, vajzën më të vogël që kishte me Fridën. Sipas familjarëve, ai kujtonte se e bija e ndihmonte dhe ruante të ëmën, që kjo e fundit ta tradhtonte e qetë. Rifati ishte xheloz për Fridën edhe pse ajo nuk ishte më që prej një viti gruaja e tij. Saçmet i kanë hequr nga fytyra vajzës thuajse gjithë nofullën. Viktimat, sipas hetimeve, kanë vdekur në vend dhe ishte e kotë të niseshin drejt spitalit.


Postuar nga Isra datë 24 Gusht 2005 - 15:16:

cfare spo degjojme

Dje po shihja lajmet neperbote tek euronews dhe jepet filmime nga vende ku ishin permbytje te medha, si Gjermani, Austri, makina te zhytura ne uje, kufoma njerezish, dhe ne anen tjeter Portugaline me zjarre te medha, me vape te papare, me njerez qe qanin se iu dogj shtepia etj..

ndjeva frike shume..

Por mendova: "Kushedi sa i Urte eshte Zoti qe lejon te ndodhin gjera te tilla" mendja jone se koncepton dot psene kesaj...




P.S
Fajtor rrofsh se i vure shkrepsen cigares se "pesimizmit"


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Shtator 2005 - 08:53:

Sëmundjet profesionale shkaktojnë rritje të personave të prekur me pasoja të rënda
2005-09-19 16:09:29

Photograph Source: Kombinati Metarlugjik, Elbasan

19 Shtator 2005 – Sëmundjet profesionale për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe ekspozimit nën kimikate dhe lëndë të tjera të rrezikshme, kanë sjellë një shtim në përmasa shqetësuese të punonjësve të prekur.

Një fakt të tillë, e pohojnë për agjensinë e lajmeve Albtoday, burime nga Pavioni i Sëmundjeve Profesionale, në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

“Vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit në vazhdim, ne kemi evidentuar një numër prej 80 personash të prekur nga sëmundjet profesionale, të cilët vijnë nga Elbasani, ku janë të angazhuar me punë në repartet e ish Kombinatit Metalurgjik”.
Sipas burimeve të mësipërme informative, evidentohen persona të prekur nga sëmundjet profesionale, edhe nga zona e Porto Romanos në Durrës, nga Ballshi, Burreli, si dhe nga disa sektorë të subjekteve shtetërore.

“Në Pavionin e Sëmundjeve Profesionale kanë mbërritur për mjekime të shkallëve të ndryshme edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish policie të sektorit të disiplinimit të trafikut rrugor në Tiranë”, thonë burimet në pavionin në fjalë.
Ata sqarojnë se problemet që shkakton ndotja e mjedisit tek shëndeti i njeriut janë me pasoja jo të menjëhershme, duke u pasqyruar konkretisht në ecurinë shëndetësore të pacientëve, pas një ose më shumë vitesh.

Për mjekët e specializuara kundër sëmundjeve profesionale, është e këshillueshme që “personat të cilët janë të angazhuar me punë në sektorët që preken nga kimikatet apo ku dihet se ka ndotje të mjedisit, duhet të shkojnë në klinikat shtetërore përkatëse për të bërë paraprakisht evidentimin e shkallës së prekjes nga këto kimikate apo pluhura ndotës”.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP), ka kryer një varg analizash gjatë javëve të fundit duke grumbulluar të dhëna të detajuara në disa sektorë ku ndotja është relativisht më e madhe.
Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u shprehën për agjensinë Albtoday, se në Uzinën e Ferrokromit “Darfo”, ndotja e ajrit me oksid karboni dhe pluhur nga furrat e shkrirjes së saj, është në masën 243 mg/m3. “Norma e lejuar për këtë rast, është jo më shumë se 20 mg / m3”, sqaruan specialistët e ISHP-së.
Sipas të dhënave rezulton se të 145 punëtorët kanë probleme shëndetësore. “Nga këta punonjës, shtatë prej tyre, janë konstatuar të kenë bronkopneumoni kronike dhe ata janë të angazhuar me punë, në furrat e shkrirjes”.

Ku.Ed / AT


Postuar nga i/e paregjistruar datë 05 Tetor 2005 - 06:06:

Liza: E vrava vëllain se më rrihte vazhdimisht (nga Shekulli.com.al)
4 Tetor 2005

Dëshmia e Lizës
Flet nga komisariati: Pse e vrava vëllain
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariatin e Lezhës, Liza Pali ka treguar se ishte dhuna e vazhdueshme e të vëllait, shkaku që e ka shtyrë në krim.
Sipas dëshmisë së vajzës së re, sherret mes saj dhe Gjovalinit, kishin nisur ngaqë, sipas të vëllait të vrarë, ajo donte më shumë dy vëllezërit e tjerë, që ndodheshin në Itali. “Përveç kësaj, Gjovalini me fyente dhe më rrihte ngaqë mendonte se unë nuk punoja sa duhet në shtëpi dhe në arë. Ai më thoshte se duhej t’i bëja të gjitha punët e shtëpisë dhe të fushave. Unë kam punuar shumë, përditë, por ai nuk kënaqej kurrë dhe vazhdonte të më shante. Kur filloi të më rrihte përsëri, pa shkak, të dielën në mbrëmje, nuk munda të duroja dot. Jeta më ishte bërë e padurueshme, ai m’i nxinte të gjitha ditët. I thoshja të mos më rrihte kot e më kot, pas asnjë shkak, por ai nuk më dëgjonte”,-ka treguar e reja.


Postuar nga Isra datë 05 Tetor 2005 - 11:36:

Citim:
Po citoj ato që tha keila
Liza: E vrava vëllain se më rrihte vazhdimisht (nga Shekulli.com.al)
4 Tetor 2005

Dëshmia e Lizës
Flet nga komisariati: Pse e vrava vëllain
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariatin e Lezhës, Liza Pali ka treguar se ishte dhuna e vazhdueshme e të vëllait, shkaku që e ka shtyrë në krim.
Sipas dëshmisë së vajzës së re, sherret mes saj dhe Gjovalinit, kishin nisur ngaqë, sipas të vëllait të vrarë, ajo donte më shumë dy vëllezërit e tjerë, që ndodheshin në Itali. “Përveç kësaj, Gjovalini me fyente dhe më rrihte ngaqë mendonte se unë nuk punoja sa duhet në shtëpi dhe në arë. Ai më thoshte se duhej t’i bëja të gjitha punët e shtëpisë dhe të fushave. Unë kam punuar shumë, përditë, por ai nuk kënaqej kurrë dhe vazhdonte të më shante. Kur filloi të më rrihte përsëri, pa shkak, të dielën në mbrëmje, nuk munda të duroja dot. Jeta më ishte bërë e padurueshme, ai m’i nxinte të gjitha ditët. I thoshja të mos më rrihte kot e më kot, pas asnjë shkak, por ai nuk më dëgjonte”,-ka treguar e reja.




perseri dhuna shkak per tragjedi...


Postuar nga amoxil datë 06 Tetor 2005 - 01:54:

E mi ti se svritet vellai per asoj arsyesh budallalleqesh amon.Te gjithe jemi rrahur e zane me vllain apo motren e car pastaj?

Cjane keta kafshe o zot.

Dorezohem nuk mund te shkruaj kesoj lajmesh te tilla.Mirupafshim ne tema te tjera shoket e mi.


Postuar nga Isra datë 06 Tetor 2005 - 11:49:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
E mi ti se svritet vellai per asoj arsyesh budallalleqesh amon.Te gjithe jemi rrahur e zane me vllain apo motren e car pastaj?

Cjane keta kafshe o zot.

Dorezohem nuk mund te shkruaj kesoj lajmesh te tilla.Mirupafshim ne tema te tjera shoket e mi.



Nuk jam kondra, por e kam llafin, qe behet shkak dhuna per vrasjet..pastaj mos te duket cudi, po te rrihesh mengjes dreke mbremje, te behet jeta ferr, dhe k... gruri eshte mendja e shkrete dhe pelcet nga marazi...


Postuar nga amoxil datë 06 Tetor 2005 - 17:32:

Po kur degjon kshu ne kete boten e vitit 2005 te dridhet trupi nga neveria me ksoj lajmesh makaber.Shqiperia po mban shume ne kurriz.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 09 Tetor 2005 - 21:56:

Post Itali, identifikohet pas 6 vjetesh 25-vjecarja shqiptare

E Shtune, 08 Tetor 2005
Korrieri online-Shqip

Identifikohet pas 6 vjetesh kufoma e nje vajze 25-vjecare, trupi i se ciles u gjet i ndare nga koka dhe duart, ne nje pyll afer Maceratos, ne Itali. Trupi i perket 25-vjecares shqiptare Enkeleda Bekiri. Sipas burimeve hetimore nga pertejdetit, identifikimi eshte arritur fale analizave te ADN-se se viktimes dhe te disa prej familjareve te saj. 25-vjecarja ishte zhdukur ne rrethana misterioze, mbremjen e 5 korrikut te vitit 1999 nga zona e Teramonit. Hetuesit, te cilet jane marre me kete ceshtje dhe perpiqeshin te gjenin motivet e zhdukjes se saj te papritur, tani kane me shume elemente per t'u perpjekur ne identifikimin e autorit te ketij krimi makaber si dhe motivet pse trupi i vajzes shqiptare ishte braktisur rreth 150 metra larg vendgjarjes. Policia italiane tha se po heton per kete krim dhe se ka marre deshmite e te afermve te viktimes.


Postuar nga Fajtori datë 10 Tetor 2005 - 03:13:

Kjo sepse me kujton nje skene te librit "Yjet nuk vishen keshtu" te Elvira Dones. Kush e ka lexuar e di mire per cfare flas.

Kur lexova ate liber pyesja veten a kishte ndopak vertetesi. Pastaj njoha nje vajze qe ishte deshmitare e fresket e prostitucionit te detyruar. Kuptova se ai liber ishte real. Kam frike se edhe kufoma e identifikuar sot eshte personazh i atij libri.
Tana t'mirat.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 11 Tetor 2005 - 08:28:

Post

Keshtu eshte dhe per ne, -kur lajmet behen prekese!
E pse jo!-Nje e vertete e hidhur i frikeson njerezit te lexojne
jeten e tyre!
Tana te mirat dhe per ju Fajtor!


Postuar nga Hektori datë 14 Tetor 2005 - 20:00:

Hahahah lexoni ore gazetat e para 90. Kishe qejf c'te lexoje vetem per te vdekur nuk behej fjale, te gjitha i gjeje qe nga realizimi i planit 1 dhe 5 vjecar deri tek emancipimi i gruas hahaha.


Postuar nga Lela_Dr datë 14 Tetor 2005 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo sepse me kujton nje skene te librit "Yjet nuk vishen keshtu" te Elvira Dones. Kush e ka lexuar e di mire per cfare flas.



Fajtor eshte nje nga librat me te bukur te Dones, dhe sigurisht qe eshte shume prekes. Dhe te gjitha ato gjera qe i kane bere atyre famrave Ato "katila" jane per tu varur ne mes te sheshit. Sepse nuk trajtohet ashtu nje femer (sado prostitute te jete). Ato femra tani jane te vdekura shpirterisht edhe pse jetojne akoma.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 14 Nëntor 2005 - 06:25:

E di qe artikulli eshte pak i gjate, por eshte shume prekes dhe ja vlen te lexohet.

Citim:
E Hene, 14 Nentor 2005


BABI I EMIGRANTIT TE VDEKUR: "ME NDIHMONI TE KTHEJ ESHTRAT E DJALIT NE SHTEPI".

Mirdite "Per 25 vjet kam qare dhe jam ankuar se s'kisha mundesi ta rrisja djalin tim ashtu sic po rriteshin shoket e tij, ndersa tani kam plot 5 vite qe po qaj se nuk po mundem ta varros". Kjo kerkese duket si paradoks ne vetvete por njohja me historine e dhimbshme qe po perjeton prej 5 vitesh, nje familje nga fshati Perlat Qender, ne Mirdite, nuk te le te mendosh nje gje te tille. Vec humbjes se djalit 25-vjecar, Valentinit, familja Picaku vuan edhe pamundesine e kthimit te trupit te tij qe ndodhet ne nje morg ne Greqi, per ne vendlindjen e tij ne Mirdite.

Famija e Pjeter Picakut, e cila banon ne fshatin Perlat Qender, pjese e komunes se Kthelles ne Mirdite, zgjohet dhe ngryset cdo dite me endrren dhe lutjen qe ne nje nga ditet e ardhshme, trupi i djalit te tyre do te kthehet per t'u varrosur ne vendlindjen e tij. Ne cdo cast kjo familje shpreson se do te vije dita kur edhe ata te mund te derdhin lot mbi varrin e djalit te tyre. Kerkesen e saj te dhimbshme familja Picaku ia ka parashtruar edhe presidentit, kryeministrit, ministrave, e deputeteve por jane mbushur 5 vjet dhe kerkesa e tyre ende nuk ka marre nje zgjidhje. Pjeter Picaku, babai i Valentinit, rreth 77 vjec, i kerrusur nga dhimbja dhe indiferenca e shtetit, per kete rast te veshtire ne familjen e tij, pasi eshte lodhur me komunikime te gjata per kete ceshtje, me miresjellje mundohet te te shmange, duke pretenduar se e ka lene degjimi dhe se deshiron te jetoje ne deshperimin e tij.

Historia

Valentini, i cili tashme duhej te ishte ne moshen 30 vjecare, nje dite dimri te vitit 2000 mori rrugen e mergimit me qellim qe te ndihmonte ne zgjidhjen e halleve dhe familja e tij e varfer te krijonte nje jetese normale. Nje arsye madhore qe e shtyu djaloshin 25 vjecar te merrte rruget e kurbetit ishte mungesa e ujit te pijshem per te cilin vuante ne pergjithesi i tere fshati. Nje pus ne oborrin e shtepise se Valentinit ka mbetur ende i paperfunduar per shkak te gjendjes ekonomike te dobet, ne te cilen familja Picaku jetonte dhe vazhdon te jetoje. Ky ishte edhe shkaku qe Valentini u nis drejt Greqise, ku per fatin e tij te keq, ai pati nje fund te trishte ashtu si edhe shume emigrante te tjere shqiptare. Megjithate, babai i tij, edhe pse teper i vjeter dhe i varfer, nuk heshti per gjate gjithe kohes ne perpjekjet per ta kthyer ne Shqiperi trupin e djalit te tij te vdekur. Teksa bisedon me te ai te tregon nje tufe korrespondencash qe ka pasur me kreret me te larte te shtetit e te politikes se jashtme, por qe duket se tashme ato nuk thone asgje. Jo vetem per faktin se nje shtet i tere nuk ka mundur te ndihmoje ne kthimin e nje emigranti te vdekur ne vendin e tij, por edhe per faktin se me pergjigjet e tyre ai me shume ngaterrohet se sa sqarohet. Vete i moshuari ka mundur qe me shpenzimet e tij dhe ndihmen e miqve, sebashku me bashkeshorten e tij, Dranen, te shkoje deri ne qytetin ku ndodet djali i tyre i vdekur, por qe nuk kane mundur dot ta marrin kufomen. Kjo pasi autoritetet greke vetem sa u kane marre analizat e gjakut per te identifikuar te ndjerin dhe me pas i kane percjelle per ne vendlindje. Asnje pergjigje deri tani, edhe pse vete 77 vjecari eshte nisur disa here drejt Tiranes per te takuar autoritetet shteterore dhe per te kerkuar ndihme. Gjithcka ka mundur ta perballoje vetem me nje pension qesharak. Ndersa e gjithe familja e perbere nga pese anetare, jeton ne nje ngrehine prej derrase, e cila mund te shembet nga momenti ne moment.

Dhimbja e babait 77 vjecar

Djali im vdiq 5 vite me pare, ne Greqi, dhe qe ate dite trupi i tij ndodhet ne nje morg te Greqise. Qe diten qe mesuam lajmin e hidhur, kerkuam dhe u perpoqem me aq mundesi sa kishim, qe trupi i djalit tone te kthehej per t'u varrosur ne Shqiperi dhe pikerisht ketu ne Mirdite, ku ai jetoi per 25 vjet, por asnjehere nuk morem nje pergjigje pozitive. Prej 5 vitesh, ne shtepine time behet mort pa arkivol. Tani na ka mbetur vetem shpresa se nje dite trupi i djalit tone do te kthehet ne vendlindjen e tij dhe ne do te kemi nje varr ku te mund te derdhim edhe ato pak lot qe na kane mbetur. Deri me tani jam i pakenaqur se nuk me kthejne pergjigje per analizen qe kam bere ne Janine te Greqise. U be shume kohe dhe mendoj se kjo ka qene e mundshme per t'u bere.

Si e moret vesh se djali juaj ka humbur jeten?

Djali u largua nga shtepia me 2 dhjetor te vitit 2000, ndersa lajmi per vdekjen e tij me ka ardhur ne qershor te vitit tjeter. Ne Janine, nje polic me tha se ai eshte gjetur i vdekur nga nje bari, i cili ka njoftuar policine. Mbi bazen e nje dokumenti dhe nr. e celularit te te fejuares se tij eshte bere identifikimi i tij.

Cilat kane qene disa nga perpjekjet tuaja per sjelljen e trupit ne atdhe?

Nepermjet ish-deputetit tone Ndre Legisi kemi shkuar ne Ministrine e Brendshme. Ato na rekomanduam per te shkuar me Ministrine e Jashtme. Beme dokumentat perkatese por deri tani nuk na eshte dhene asnje pergjigje. Kam shkuar ne Tirane tek Ilir Meta, Arta Dade, Islami, si dhe tek ministrat e Puneve te Jashtme por gjithnje na thonin se do te vinin pergjigjet e analizave. Pas kontaktit me kryeministrin e asaj kohe, kam marre nje pergjigje pas kater ditesh ku njoftoheshim se duhej te interesoheshim dy here ne jave per te pritur analizat. E vazhduam kete ritual per disa kohe por u duk se ishte nje gje e kote ndaj tashme nuk dime se si do te bejme dhe vetem presim.

Aleksander Ndoja


Marre nga Koha Jone


Postuar nga PARIS datë 29 Dhjetor 2005 - 12:16:

Post

Dhuna seksuale ndaj vajzës 21-vjeçare u zbulua dje, pasi ajo braktisi vajzën e lindur në maternitetin e Lezhës

Lezhë, përdhunon kamarieren, arrestohet pronari i lokalit “Athina”



Kastriot Bushi

Lezhë- Braktis fëmijën e lindur parakohe (vetëm shtatë muajsh) në maternitetin e Lezhës pa e ditur se kështu do të bënte publike më në fund tragjedinë e saj. Një vajzë 21-vjeçare ka treguar dje në polici mes lotëve se ishte përdhunuar vazhdimisht nga pronari i lokalit ku punonte si kamariere dhe kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Pasi i janë hedhur prangat, pronari i lokalit “Athina” në qendër të Lezhës, Vasil Grimici, 48 vjeç, fillimisht i ka mohuar akuzat e vajzës. Por më pas, rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme, ai ka pranuar se e kishte përdhunuar atë vazhdimisht në lokalin e tij.
Ngjarja
Mimoza Çupi, 21-vjeçe, nga lagjja Kodër-Marlekaj e Lezhës, para dy ditësh ka ardhur në maternitet bashkë me nënën e saj, pasi ajo kishte filluar të ndiente dhimbjet e lindjes. Ajo i kishte treguar të ëmës që më parë se pronari e kishte përdhunuar dhe se kishte mbetur shtatzënë. E ëma nuk i ka treguar asgjë njeriu. Kështu ka ndodhur edhe dy ditë më parë kur Mimozës i kanë filluar dhimbjet. E ëma, krejt vetëm, e ka çuar të bijën në maternitetin e Lezhës, ku ajo ka lindur një vajzë, para kohe, vetëm shtatë muajshe. Pas lindjes Çupi u ka thënë doktorëve se po shkonte në banjo e më pas është zhdukur, pa i thënë as të ëmës.
Të gjetur para kësaj të papriture, mjekët kanë lajmëruar policinë që të gjente nënën e bebes së braktisur. Pasi e kanë gjetur dhe çuar në komisariat, policia ka mësuar gjithçka nga goja e Mimoza Çupit. Gjatë marrjes në pyetje vajza e re ka thënë se kishte ngelur shtazënë pas përdhunimeve e vazhdueshme bërë nga pronari i lokalit ku ishte e punësuar.
Sipas policies, ajo është përdhunuar nga Vasil Grimici, banor në lagjen e Shaljanëve të qytetit të Lezhës. Grimici është 48 vjeç dhe është pronar i lokalit “Athina”, në qendër të Lezhës. Sipas deponimeve që ka dhënë kamarierja e këtij lokali, pra Mimoza, “Vasili më ka përdhunuar për herë të parë një ditë kur gruaja e tij doli të merrtte furnizimin për lokalin. Ai më ka përdhunuar vazhdimisht kur gruaja e tij nuk ishte në lokal. Vasili më kishte kërcënuar se nëse do ta hapja gojën e do të tregoja, do të më hidhte në erë mua dhe familjen time”.
Pronari
Pas deponimeve të vajzës, policia e Lezhës ndaloi dje Vasil Grimicin, i cili në fillim nuk kishte pranuar fare se kishte marrëdhënie intime me kamarieren e tij e aq më pak ta kishte përdhunuar atë. Por pas shumë orë pyetjesh, ai ka pranuar dhunën seksuale të vajzës së re, e cila kishte ngelur shtatzënë. Ndërkohë për të vërtetuar atësinë e vajzës e cila gëzon shëndet të plotë në maternitetin e Lezhës, do të kryhen analizat e ADS–së.
Vasil Grimici ishte i martuar dhe ka katër vajza.

--------------------


Postuar nga Fajtori datë 01 Maj 2006 - 20:28:

Kur lajmet behen prakese (ku e keni zhduk kete teme)

Mbaj mend qe ka qene nje teme me lajmet prekese, ku flitej me shume per vetevrasjet ne Shqiperi. E di qe jeni pastertore te medhenj, si moderatore dhe admine, por shpresoj mso e keni fshire. Se tek e fundit ca tema krijohen qe te rrijne aty dhe te behen si ditar ngjarjesh te caktuara. E ka fshire njeri??? Vazhdojme sidoqofte stilin e asaj teme:

Martesa me mblesëri shtyu 20-vjeçaren në vetëvrasje:

MIRDITË- Sonila Gegmarku tentoi vetëvrasjen pas imponimit të familjes së saj për t´u martuar me një të panjohur. Të paktën, ky është versioni i hetuesve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Kolsh të Mirditës. Nga hetimet e kryera është zbuluar fakti se 20-vjeçarja ngulmonte të mos fejohej e aq më pak me një njeri që nuk e njihte, por familja e saj nuk është bindur. Mbrëmjen e së shtunës, Sonila është futur në dhomën e saj të gjumit, së bashku me një pushkë dhjetëshe, të cilën e ka vënë në kraharor dhe më pas e ka shkrehur. Familjarët, të cilët kanë dëgjuar krismën e armës kanë hyrë menjëherë në dhomën e gjumit, duke gjetur 20- vjeçaren të mbuluar me gjak, ndërsa armën e kishte zënë poshtë trupit të saj. Ata e kanë dërguar me shpejtësi Sonilën në spitalin e qytetit të Rrëshenit, për t´i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali e kanë nisur menjëherë në spitalin ushtarak Tiranë, ku edhe gjatë ditës së djeshme ndodhej në gjendje kritike për jetën. Pas marrjes së informacionit, policia e Mirditës ka mbërritur tek banesa e 20- vjeçares Gegmarku, duke kryer ekspetizën e vendit të ngjarjes. " Ajo ka tentuar të vetëvritet, pasi familjarët e saj e kanë fejuar jashtë dëshirës së me një djalë nga fshati Ujështrezë i rrethit Mirditë. Vajza ka kundërshtuar prindërit e saj për këtë fejesë, por nuk ka mundur t´i bindë ata, por ka gjetur rrugën më të shkurtër të vetëflijimit të saj",-thanë burime të policisë. Zakoni që duket se mbizotëron ende në Mirditë nuk i lejon vajzave të vedosin për fatin e tyre, por janë prindërit ata që vendosin se me kë ato duhet të martohen.


Postuar nga ~Enigme~ datë 01 Maj 2006 - 21:58:

Perdhunim me grup!!!!

Katër shokë kanë përdhunuar një 20-vjeçare, e cila më pas i ka denoncuar në polici. M.Z., 20-vjeçe, banuese në lagjen “Allias” të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes kur, Ervis Meshi, 20 vjeç, banues në Laprakë, Shkëlzen Tafa, 30 vjeç dhe Klodian Sulçe, 22 vjeç banues në Kamëz e kanë marrë 20-vjeçaren në rrugën “Niko Avrami” me një taksi që drejtohej nga shtetasi Behar Rexha, banues në Kamëz.

Prej pak kohësh ishte lidhur me njërin prej katër djemve, të cilët e përdhunuan. Dy netë më parë, 20-vjeçarja M.Z. pranë rrugës “Niko Avrami” në kryeqytet, ka takuar të dashurin e saj bashkë me dy shokët e tij. Një mashtrim i çastit ka futur në “grackë” 20-vjeçaren, e cila ka pranuar të shkojë me të dashurin e saj dhe shokët e tij. Tre të rinjtë, Ervis Meshi, Shkëlzen Meshi dhe Klodian Sulçe, kanë lajmëruar shokun e tyre Behar Rexha, i cili ka mbërritur menjëherë me taksinë e tij të palicencuar pranë vendit ku ndodheshin të rinjtë bashkë me vajzën. Taksia është nisur drejt Fushës së Aviacionit ku dhe ka ndaluar. Për më shumë se tri orë 20-vjeçarja M.Z. ka rënë pre e epsheve seksuale të katër djemve të cilët nuk kanë ngurruar ta përdhunojnë. Katër të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës, dhe më pas e kanë përdhunuar të gjithë me radhë. Pasi kanë përfunduar aktin, katër shokët janë larguar duke e lënë vajzën në mes të rrugës në orët e vona të natës. E dëmtuara është drejtuar menjëherë për t’i kërkuar ndihmë policisë.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Maj 2006 - 22:02:



http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=8819


Postuar nga Admirali datë 02 Maj 2006 - 00:47:

Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha keila


http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=8819




Rrofsh Keila, se perpak sa nuk na "kryqezoi" Fajtori kesaj rradhe, se me te tjeret ja kemi marre doren disi

Temat po i bashkoj.


Postuar nga Fajtori datë 02 Maj 2006 - 05:42:

Se gjejsha me. Nga nuk kerkova. Nop, kur te doje mod ti fshije keto mesazhet. FLM admirali dhe keila.


Postuar nga amor alucius datë 06 Maj 2006 - 12:19:

Tre të rinjtë, nga fshatrat e Delvinës, i kishin ngritur kurth 19-vjeçares. Policia: E pranuan akuzën
Gjirokastër, i dashuri përdhunon studenten bashkë me shokët


Entela Bani

GJIROKASTËR- Një 19-vjeçare, studente në vitin e parë të universitetit “Eqerem Çabej” ka mbetur viktimë e përdhunimit në grup të tre të rinjve. Ndërkohë, uniformat blu kanë bërë të ditur që disa orë pas denoncimit të depozituar nga vetë vajza, mundën të arrestojnë autorët e aktit të rëndë.
Ngjarja
Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur orët e vona të darkës së të mërkurës, brenda një makine që ishte marrë në përdorim nga njëri prej të rinjve, në lagjen “Granicë”. Kanë qenë pikërisht tre djem, nga fshatrat Stjarr dhe Vllahat të rrethit të Delvinës, ata që kanë kryer aktin e marrëdhënieve me dhunë me vajzën e re, banore e të njëtin rreth, prej disa muajsh studente në qytetin e Gjirokastrës. Zëdhënësi i policisë, Klidi Proko, tha se Altin Qëndro, 24 vjeç, Laert Hoxha, 22 vjeç dhe Gjergji Rexho, 20 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, “pasi më datë 3 maj 2006, rreth orës 23:30, dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen A.Xh., 19 vjeç, nga Delvina, tek një automjet, të cilën e kishte në përdorim Altin Qendro, në vendin e quajtur lagjia “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës. Vajza ka qenë e dashura e Altin Qendros”.
Ndërkaq, mëngjesin e së enjtes ka qenë vetë 19-vjeçarja me inicialet A.XH ajo që është paraqitur në mjediset e komisariatit të policisë ku ka bërë edhe denoncimin për përdhunim ndaj tre të rinjve, njëri prej të cilëve i dashuri i saj. Sipas policisë, pas deponimit të studentes dhe në sajë të bashkëpunimit ndërmjet dy komisariateve të policive, të Gjirokastrës dhe Delvinës, në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes është bërë edhe arrestimi i tre djemve. Ndërkaq, ende nuk është bërë i mundur sekuestrimi i makinës ku ka ndodhur përdhunimi, pasi ajo i përkiste një miku të 24-vjeçarit Altin Qendro.
Kurthi
Të dhënat më të detajuara në lidhje me këtë çështje tregojnë se tre të rinjtë i kanë ngritur kurth 19-vjeçares, për të arritur më tej në aktin e rëndë. 19-vjeçares A.Xh i është kërkuar nga i dashuri i saj që ta shoqëronte deri në njërin prej pub-eve të qytetit dhe në kohën që vajza priste brenda në automjet Qendro ka dalë i shoqëruar me njërin prej shokëve të tij. Më tej e kanë drejtuar automjetin në vendin e quajtur “Kodra” në lagjen Granicë, ku priste i riu i tretë e ku ka ndodhur më tej edhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mësohet gjithashtu, nga burime të sigurta, se vajza nuk i njihte dy shokët e të dashurit të vet dhe se tre të rinjtë pas arrestimit nga policia e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke e argumentuar atë me faktin se kanë qenë në gjendje të dehur. Mbi ta rëndon akuza e “kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me të rritura”,- nga e cila rrezikojnë të vuajnë dënim nga 5 deri në 15 vjet heqje lirie.


Postuar nga lorie datë 11 Maj 2006 - 08:21:

Angry

Ah qe s'kam nje grusht te forte ti bie mu n'zemer malit qe s'bezane!!!!!


Postuar nga shen_lleshi datë 12 Qershor 2006 - 01:26:

Unhappy Në cdo 3 sekonda vdes nga një fëmijë

11.06.2006
Fondacioni Ndërkombëtar OXFAM deklaroi se shtetet e G-8-shit nuk kanë mbajtur fjalët e dhëna vitin e kaluar për ndihma vendeve të varfura. Në botë, cdo minutë nga varfëria vdes nga një nënë, ndërsa në cdo 3 sekonda nga një fëmijë.

Sipas raportit i cili u botua para disa diteve gjersa vazhdonte mbledhja e Ministrave te Financave te shteteve te G-8-shit, qe nga samiti i vitit te kaluar te mbajtur ne Gleneagles (Skoci) varferia u ka marre jeten 500 mije nenave dhe 11 milion femijeve. Bazuar ne keto shifra, gjate cdo minute vdes nje nene ndersa gjate cdo 3 sekondave vdes nga nje femije. Momentalisht për nevojat e arsimit dhe shëndetësisë nevojiten 37 miliardë dollarë.

Ne raportin e sapo botuar, theksohet fakti se shtetet anetare te G-8-shit edhe pse bejne shume reklame ne kete aspekt, dhurojne me pak se se shtetet tjera. Shtetet e G-8-shit per shtete e varfura japin mesatarisht 90 dollare ne krye te banorit ndersa nje shtet tjeter jo anetare e G-8-shit si Holanda dhuron 300 dollar.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Korrik 2006 - 04:55:

Gjendet i mbytur pasi e hoqen nga puna (Korrieri)

E Merkure, 28 Qershor 2006
Andi Kuminja, nje 30-vjecar, baba i dy femijeve ne Elbasan, u gjet i pajete dje ne ujerat e lumit Shkumbin. I trishtuar pasi e hoqen nga puna ne fabriken e hekurit, kishte vendosur te veteflijohej

LUSHNJE - Fund tragjik per ish metalurgun e Uzines se Prodhimit te Celiqeve ne Elbasan. Kufoma e 30 vjecarit Andi Kuminja me banim ne Bradashesh te Elbasanit u gjet dje paradite ne Shkumbin, ne afersi te fshatit Cerme te Lushnjes. Babai i dy femijeve, u zhduk nga shtepia me 26 mars te ketij viti. Kufoma e dekompozuar e 30 vjecarit u gjet nga fshatare te zones e ngecur ne nje rrozge ne thellesi te lumit.

Banoret e fshatit kane lajmeruar policine e komisariatit Lushnje e cila ka transportuar kufomen ne morgun e ketij spitali. Me pas policia e Lushnjes ka njoftuar policine e Elbasanit. Kufoma eshte identifikuar nga familjare te ish metalurgut Kuminja. Familjaret e kane njohur njeriun e tyre vetem nga teshat qe ka pasur ne trup pasi per shkak te dekompozimit kufoma ka qene e veshtire per tu identifikuar. Eshtrat me pak inde te mbetura te 30 vjecarit, do te transportohen sot per ne Elbasan.

Shpenzimet per arkivol dhe transport do te kryhen nga deputeti i zones Bukurosh Stafa, pasi familja Kuminja ndodhet ne mjerim te plote dhe nuk ka mundesi financiare. Madje ish metalurgu u vetembyt per shkak te borxheve dhe gjendjes se veshtire financiare. Sipas te emes Meleqe Kuminja, pas mbetjes pa pune nga firma ‘Kurum’, Andi u zhyt ne deshperim. Per kete arsye ai u vetembyt ne lumin Shkumbin. Nga rrefimet e familjareve, para se te largohej, Andi i ka thene nenes se tij se, "u beme per t'u mbytur, nga borxhet e shumta". Ish metalurgu ka lene gruan te vè dhe dy femije jetime, Rezarten 5 vjece dhe Mateon 2 vjecar. Familjaret kane kerkuar dje ndihmen e shtetit, per te rritur dy jetimet e vegjel. F.Salliu


Postuar nga CINNE datë 31 Gusht 2006 - 07:26:

ORE CA BEHET KESHTU....

KUR LEXON KETO LAJME KESHTU FILLON PYET VETEN DO BEHET NDONJEHERE SHQIPERIA VEND PER TE QENE ?VRET VETEN TJETRI SE I VODHEN 10MIJE LEKE SMENDON SE LE KLAMAQTE NE MES TE RRUGES TJETRI DO TE VRASI FAMILJEN SE SI JEP PARAT PER TE EMIGRUAR  NE KESHILLE PER ATA QE JANE EMIGRANTE SHIKONI TE BENI DY PARE DHE INVESTONI NE SHQIPERI SE NDRYSHE E MORI LUMI SHQIPERINE.

 


Postuar nga Ana datë 04 Shkurt 2007 - 06:01:

Depresioni dhe vetevrasja kane marre permasa epidemike ne Shqiperi. Vetevrasja eshte tregues i depresionit ne shkalle ekstreme dhe tregues i depresionit te pamjekuar.
Jo vetem kaq por me skandaloze akoma eshte shkalla e vetevrasjes se minoreneve, femijeve dhe adoleshenteve ne Shqiperi. Diku kam lexuar qe jemi nder vendet me vetevrasjen me te larte te femijeve ne bote. Kjo eshte shume alarmante!
Me alarmante akoma eshte qe nuk shoh ne horizont asnje shenje qe ky problem do merret ne konsiderate ne te ardhmen.Shendeti mendor ne Shqiperi eshte ne gjendje shume te rende, kete e tregon numri i madh i vrasjeve, vetevrasjeve, tentativave per vrasje dhe kanosjeve.Te gjitha jane crregullime te renda te te menduarit.

Kam idene qe dhe psikiatrit ne shqiperi jane old school, merren vetem me te semuret rende psiqike si skizofrenia dhe bipolars te rende, nuk ka infrastrukture akoma sistemi shendetesor qe t'i kanalizoje ne sherbimet e duhura (ato pak qe jane) njerezit me crregullime emocionale. Pasqyrim i gjithe situates ekonomike/politike/shoqerore dhe kjo e mjekesise.
Prevalenca e semundjeve mendore te marra qofte vec e vec qofte se bashku, eshte aq e larte, saqe secilit nga ne na bie te kemi ne fis (familje e afert) disa persona me semundje mendore dhe kjo na prek te gjitheve.

Me vjen tmerresisht hidhur qe kaq shume vdekje ndodhin kur mund te parandaloheshin qe te gjitha. Por qe te parandaloheshin, sa shume gjera duhet te ishin ndryshe! eh, futesh ne tjeter kanal bisede, prape tek zhvillimi ekonomik/shoqeror/kulturor i shoqerise shqiptare, qe te gjithe e dime se si eshte situata.
Kam vendosur te shkoj dhe te punoj si vullnetare ne nje spital ne Shqiperi per nje muaj, per te ndihmuar njerezit. Do doja ta beja pervit nje gje te tille, pavaresisht se do ju hyja ne hak mjekeve aty te cilet marrin leke nga pacientet. Ndonjehere them a ia vlen? Cfare mund te beje nje njeri i vetem???


Postuar nga Fajtori datë 04 Shkurt 2007 - 17:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Ana
Kam vendosur te shkoj dhe te punoj si vullnetare ne nje spital ne Shqiperi per nje muaj, per te ndihmuar njerezit. Do doja ta beja pervit nje gje te tille, pavaresisht se do ju hyja ne hak mjekeve aty te cilet marrin leke nga pacientet. Ndonjehere them a ia vlen? Cfare mund te beje nje njeri i vetem???


Them se ja vlen nese do te kuptosh me mire shqiptaret dhe gjendjen aktuale. Por jam kurioz mbi pershtypjet ne fund te eksperiences. Mos harro te na i thuash te lutem.


Postuar nga Ana datë 05 Shkurt 2007 - 05:02:

Une nuk dua ta bej ate eksperience per te kuptuar gjendjen e shqiptareve dhe te gjendjes aktuale aty. Kam gjithe familjen dhe fisin ne Shqiperi dhe e di situaten shume mire. Kam mbaruar te larten aty ne ato spitale. Dua ta bej sepse e shoh si te vetmen mundesi per te bere dicka e vetme, per shqiptaret me nevoja shendetesore, e pavarur nga burokracia shteterore.Nuk di ndonje menyre tjeter per te ndihmuar brenda mundesive te mia dhe brenda orarit te ngjeshur te punes qe kam.

Nuk kam plan ta realizoj kete vit, pasi nuk me lejojne detyrimet akademike te cilave nuk u shmangem dot sepse me vonojne licensen e praktikimit te pavarur te profesionit. Por nga viti tjeter e tutje do mendoj ta nis. Dhe kur te kthehem do ju jap pershtypjet. Nuk besoj qe do degjoni ndonje gje te re nga ato qe keni degjuar deri tani. Sic thashe nuk po vete per te njohur situaten, po per te ndihmuar njerezit per te cilet lexoj cdo jave neper gazeta qe vuajne per sherbime edhe minimale shendetesore e qe sorollaten nga nje specialist tek tjetri qofte dhe per nje diagnoze.

Megjithate kam frike qe nuk do lejoje njeri nje mjeke vullnetare te punoje aty. Ata lejojne lloj lloj mjekesh te huaj me kredenciale te turbullta, por qe rrisin vleren e tregut te sherbimit mjekesor, por jo nje vullnetar qe do tregoje qe mund te jepet sherbim cilesor falas.


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.