Forumi Horizont
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Mbreteria e mendimeve te mia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11903)


Postuar nga eliz datë 26 Qershor 2006 - 15:47:

Mbreteria e mendimeve te mia

Gjithcka ndodh per nje arsye...

Kete shprehje me pelqen ta besoj vetem kur takoj persona interesant' dhe me pelqen shoqerimi me to, e atehere mendoj se ka qene nje arsye e cila me beri te takoj keto persona. Kur te takova ty, po qe e besova kete shprehje, e vleresova dhe e mbajta fort prane meje si thelbesoren e teorive... por kur ti dergjesh ne nje dhome spitali te erret, te pa mbajtur mire, te piset dhe plot mosperfillje... ne nje dhome spitali qe vetem leku te ndihmon, se askush nuk do te hidhte syte... une atehere pyes veten nqse ti je aty ne ate dhome ferri per ndonje arsye??? E arsyen nuk e gjej, nuk dua ta gjej... nuk ka arsye qe do te conte ty - "lulen" - ne ate dhome... ne ato ore vuajtjeje dhe miliona minuta ankth-pritje per ato qe te duan. Ne momente si keto thelbesorja e teorive te mia kthehet ne ca fjale pa kuptim.
Lexoj ty,lexoj ty qe te ruaj zemren prej ngurtesimit e shpirtin prej urrejtejes qe po e kaplon.Lexoj ty qe te cmallem.


E kush me bukur se ty mund te shprehi ndjenjat ne kete menyre?Kush me bukur se me i bukuri shpirti yt?Shpirti yt...Sot po e pershkruaj veten si xheloze.Mbase do qeshesh kur ta lexosh e do pyesesh veten pse.
Shume njerez kane aftesine te kuptojne dhimbjen e shpirtit.Ate qe cdo njeri e ruan me fanatizem.E ruan sit e vetmen gje te shtrenjte.Te vetmen gje qe asnjeri prej nesh s`do donte te humbiste.(shpirtin)Por kush prej nesh ka aftesine te hapi ate dritaren prej se ciles mund te lexosh gjithcka aty brenda ,te hyje e te behet pjese e pandare e saj?Jo une!Edhe une i kam pare syte qe luten per nje shikim ndryshe nga ai i zakonshmi ,e duart qe dridhen per nje prekje,por egoizmi im s`me ka lene te shoh me tej.Ndersa ti s`I the kurre jo deshires per te jetuar.Ahh ti.Ne c`bote u rrite ti?Pse je kaq ndryshe?Kush te mori prej dore e me cilat hapa ece ti?Nga buron gjith kjo miresia jote,
gjith kjo dashuri?Pse mungesa jote eshte kaq e paperballueshme?Pse pritja per ty s`ka fund?Pse…pse…eh sa pse mund te rreshtoja ne keto momente.He e kupton pse jam xheloze tani?Sepse edhe pse mungon,ne te vertete je ketu.Je Brenda kaq shpirtrash qe I bere te tute.Sa egoiste te mendoja se ishe vetem I imi per nje cast hahaha e me c`te drejte?Lotet jane kot,lotet nuk mund te shprehin gjith dhimbjen e shpirtit.Por mendimi im mundet e ai ngelet ketu sot per te te kujtuar gjithmone se sa shume po me mungon ne keto momente.Sa shume po vuaj me ty ne mendje,
me padrejtesite e kesaj bote.E di gjithcka do te ndryshoje shume shpejt por ka ca gjera qe s`i pranoj dot…e ndjehem sikur AI duhet te jape llogari perpara meje e jo e kunderta.
Kaq shume gjera do doja te te thoja ne keto momente…jam e sigurte qe me ndjen.
Si thua e mbyllim per sot mbreti i mendimeve te mia ?


Postuar nga eliz datë 08 Gusht 2006 - 15:01:

Ti e ben jetn time te bukur !Ta kisha thene ndonjehere?Ndjehem se dua te ta them tani.Dhe vetem qe egziston me ben ta dua jeten e te shikoj cdo gje si te bukur e plot kuptim.Cdo send qe preke ti me vjen ta perqafoj,cdo vend qe kaluam bashke me vjen nder mend si nje vallezim I lehte,cdo ledhatim e bere te deshiruar,me fale gjith embelsine e botes me perkedheljet e tua...Si e ben kete??si mund te ndjehem keshtu nderkoh qe ti ..C`fuqi eshte kjo qe me mbush shpirtin skaj me skaj me kujtimet me te bukura.Sot I kalova te gjitha frikerat e mund ta le shpirtin te udhetoje I lire, se tashme e di qe s`udhetoj vetem por me ty. Burim jete ti ,dashuria ime ti .Me zbukurove jeten dhe ...


Postuar nga eliz datë 01 Shtator 2006 - 22:39:

...Ndonjehere njeriu ka nevoje per kaq pak per te qene kaq shume i lumtur.Ndonjehere nje telefonate te shton vite jete.Ndonjehere fluturon dhe pa krahe.Ndonjehere s`permban dot veten nga buzeqeshja qe te ka pushtuar fytyren.E pyet veten si?pse?si ndodh?S`me intereson ne te vertete asnje pergjigje tani.E tashmja eshte e bukur dhe e nesermja e mire-pritur.


Postuar nga eliz datë 18 Tetor 2006 - 12:42:

Frymemarrje


Postuar nga eliz datë 11 Shkurt 2007 - 17:11:

Duke lexuar Remark…ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
Dicka me kujtuan keto rreshta dhe do doja ta kisha ate leter perpara meje tani .Ngjante shume me kete apo jo?Sigurisht qe ngjante .Gjunjezim ,perulje perpara asaj ndjenje,perulje para dashurise!Ndjehem gjithmone bukur kur kujtoj ato ndjenja, ate kohe…
Kur kam lexuar remark per here te pare.Duhet te kem qene 10,mbase 12 vjece.Ne ate kohe iu betova vetes se ose do lexoj libra qe I ngjajne stilit te Remarkut ose do lexoj Remark gjith jeten .Nuk ishe vetem nje shkrimtar per mua.U bere baba,mesues.Tani kuptoj shume gjera.Tani shume gjera kane shpjegim.


Postuar nga vanesajaems datë 02 Shtator 2007 - 09:32:

mbreteria e mendimeve te mija....

per ty po lutem shpirte...per ty e dashur  "mike "per               dhimbjen... ,hipokrizin ...per ate monster qe mbreteron ne ate kufom.

buzeqeshja jote ka qene gjithmone nje mantel qe ka mbuluar gjithshka...eksperienca e jetes atje beri ti njihja mire ato qeliza te shkatruara nga radioaktiviteti i vetmise....ishte koha kur  rrete e shpirtit tim ecnin pas shtellungave te shpirtit tend...koha ecen shume shpejt..nuk na pyet ne ...guret qe ne vendosim mbi deren e burgut te lirise tone...lene gjurme shpirt..zemer..."artistja e xhaxhit"...historia perseritet dhe tani ti ecen krah per krah me mua por smundesh ta shohesh...era rembeu mantelin e buzeqeshjes tende...dhimbja marshoi..xhelozia jetoi...per ego sbehet fjale dhe monstra mbreteroi dhe ti perseri kokforte... pret qe "dhimbja te kthehet ne lumturi " eh....u lodhe duke pritur shpirt...dhe pritja ska fund...dhe kurr ti nuk  mund te shikosh....ne  paralel do te ecim...deri ne fund te jetes sone...ti atje poshte.... dhe une ketu larte..."shpirt".................

harresa ishte nje force inercie por me shume nje aftesi aktive nje gardian qe rruajti rrendin tim psikik

 


Postuar nga eliz datë 08 Shtator 2007 - 19:26:

Ah sa shpejt kalon vera e nxehte,ndersa dimri duket sikur eshte gjithmone aty,ne pritje,thjesht duke i hapur rrugen veres.


Postuar nga vanesajaems datë 09 Shtator 2007 - 03:44:

ndjej meshire  per ate  " hole "ne mes te zemres....qe terheq rreth vetes kaq shume "miresi "... o ti engjelli i bardhe atje larte te lutem.... ndihmoi femijet e tu...  cliroi nga keto monstra djajsh....e une... , te lutem ne emer "united gene"... that is verry necessary to do something.... please....please.... please..do it

koha kalon...fluturon dhe bashk me te dhe ti ...per kete jam shume e sigurt qe do ta shof ...cdo gje qe ndodh e ndjej ..".urimi "qe xhaxhi me dha ...nuk kaluan dite ...dhe atje ne ate saranden ...dikush e gezoi....dhe ti o lumi i pavias do te rrjedhesh tek lumi i kelcyres...a ke bere ndonjehere ndonje bilanc....jam e sigurt qe jo...beje se do mesosh shume..". nga  urimet e 76..."ato burojne nga  arteret e zemres se fishkur.... 


Postuar nga kotka datë 10 Shtator 2007 - 20:19:

I vetmi mendim i imi sot, eshte se ne jete nuk duhet kurre te behemi te vegjel shpirterisht .... por te rritemi duke qene te vegjel...

Zemergjeresia i sheron te gjitha.....me shume se kurre, vehten tone.

Keshtu femijet kalojne mire midis tyre femijerine dhe jane te gezuar gjithmone e me shume. Ata nuk jane kurre vetem....ndersa ne te rriturit jo vetem qe jemi ne vetmi, por gezohemi edhe kur te tjeret jetojne vetmine... kjo eshte shpirtngurtesia e te riturit....

Sa te ndryshem jemi....eeeehhh


Postuar nga kotka datë 14 Shtator 2007 - 18:41:

Mendimi im i vetem qe mbreteron sot tek une eshte vetem ky:

Sa keq eshte kur ndeshesh ne jete me njerez, qe ne jete udhehiqen nga parimi; "Beni si them une, por mos beni si bej une"

Cfare hipokrizie.............nuk jam aq e re qe te cuditem akoma nga kjo lloj hipokrizie, por ja qe akoma ben efektin e vet edhe pse u rrita, u mesova dhe u ambjentova me hipokrizine... na u be pjese e jetes...

Ne qofte se dikur kjo hipokrizi me lendonte dhe me vriste, tani me peshtiroset.

Si eshte me mire te te lendoje apo te te peshtiroset... une do te thoja me e bukur eshte akoma kur te lendon...por ja qe une e kalova ate fazen e bukur te lendimit...atje kishte bukuri edhe pse kishte dhimbje...

Peshterimi ka vetem percmim, por jo me keqardhje....dhe kjo perkthehet zbrazetire.


Postuar nga bebushi!!! datë 25 Janar 2008 - 20:08:

Nuk di!!!

Nuk  e bej dot nje pyetje... dhe pse nuk eshte e veshtire, dhe pse e di pergjigjen..., dhe pse une flas shume..., dhe pse nuk  di se cfare fuqie ke ti te une ,qe me ben te te them te gjitha keto....Ndaj me fal se padashur jam mikja jote... dhe nuk e di pse!!!


Postuar nga bebushi!!! datë 29 Janar 2008 - 21:01:

Me fal....!Ndoshta bej gabim....Por ti je te une...Une e dua pranine tende brenda meje....Nuk e di pse ti me mungon kur nuk je...Me mungojne fjalet e tua...,me mungojne buzeqeshjey e tua...me mungon shikimi yt....Me mungon ti kur nuk je ne mua...Ndaj une jam e lumtur ne ditet kur ti lodron ne ajrin tim...te dua!!!


Postuar nga eliz datë 23 Maj 2008 - 12:29:

-......Ca te ka ndodhur?Gjeje ate pjese tenden perseri .GjEJE PER MUA.-
Sigurisht te vinin nga goja e nje mashkulli as qe do me benin pershtypje keto fjale.Komplimente te rastit do mendoja.Por qeka ndryshe kur vijne nga goja e nje femre qe e ke pare perdite duke te buzeqeshur e duke u perpjekur te marre nje mermengjes prej teje.E qe papritur te lidh puna e te rrefen dicka qe vezhgon mese dy vjet.E cuditshme.Sa gabim kur gjithcka qe bejme besojme se e bejme per veten ,kemi te drejte te bejme c`te duam, duke harruar se asnje minut s`jemi vetem se gjate gjithe kohes ndikojme shume ne njerez te tjere qe na vezhgojne, na duan mbase,ose na urrejne.Gjithcka qe bejme ndikon ne gjithcka,per mire ose per keq.Cdo veprim i yni ndikon.Per asnje minut s`jemi vetem.As atehere kur ecim rruges ne qefin tone dhe mendojme se te gjithe po bejne te njejten gje .Mbase dikush po pret dicka prej teje.....

__________________


Postuar nga eliz datë 15 Shtator 2008 - 13:50:

Minutat dukeshin aq te gjata dje.Terhiqeshin e zvarriteshin por me asgje s`kalonin.Cfaredo qe perpiqesha te mendoja ,dhimbja me conte ne te njejtin vend.Mu duk sikur u perplasa diku e gjysma e thikes qe kish hyre dikur ne zemer ,tashme hyri e tera dhe e shpoi ate tej per tej, e plaga filloi te kulloj gjak perseri.Gjumi humbi diku ne eresiren e nates dhe erdhi dhimbja te me shoqeroje nuk e di per sa.U ul kembekryq dhe une I thashe mire se erdhe.Ne fakt ajo kishte ardhur me kohe dhe rrinte ne kembe me syte ngulur te une por une mohoja ta pranoja afer meje.Ajo afrohej,une largohesha.Tashme ishim perballe.Me solli dhurat e rastit,pagjumesine,lotet qe nuk shteronin,dridhjet e gjithe trupit dhe pse-te e pafundme.Dhe une fillova me pse-te,pastaj lotet e nga gjith shoku qe pesova fillova te dridhesha si zogu qe bie nga foleja e dridhet nga frika e pyetjes ca do ndodhe me pas. Krejt e paqarte sic isha dhe me shokun qe pesova iu dhashe krejt dhimbjes.

Cfare ndodh kur kjo bote prodhon vetem dhimbje ose te duket se prodhon vetem dhimbje?...


Mes Qershori


Postuar nga agata datë 15 Shtator 2008 - 15:56:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
...Ndonjehere njeriu ka nevoje per kaq pak per te qene kaq shume i lumtur.Ndonjehere nje telefonate te shton vite jete.Ndonjehere fluturon dhe pa krahe.Ndonjehere s`permban dot veten nga buzeqeshja qe te ka pushtuar fytyren.E pyet veten si?pse?si ndodh?S`me intereson ne te vertete asnje pergjigje tani.E tashmja eshte e bukur dhe e nesermja e mire-pritur.


mmm.


Postuar nga agata datë 02 Tetor 2008 - 02:56:

Ato dashurite e persoura, egzistojne apo jetojne thjeshte ne enderra? Lumturia nuk qenka as qellim, as fund, as tendence, por nje perqafim trupash, dhe zemrash, qe ju qe e shikona nga jasht e quani mbushje...


Postuar nga Mbreteresh datë 02 Tetor 2008 - 21:26:

"Nje ndjenje qe here me ben prush, e here me ben akull (per qudi kjo)!

MBR.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 09 Dhjetor 2008 - 17:56:

Eliz,te me falesh qe po hy ne mbreterine tende pa leje ...po nuk po shikoj gje rojesha:p


Ndonjehere mbyllem aq shume ne vetvete sa nuk i lejoj asnje lloj drite te hyje brenda.Krijohet nje erresire totale dhe une smund te shoh asgje,vetem sa perplasem sa andej kendej, eci kuturu...Harroj se jo cdo drite eshte verbuese...harroj se atje jashte ka njerez qe duan ti shprthejne hekurat e burgut tim dhe te me shohin te lire ...te me tregojne se shpirti im di te buzeqesh ...Me bejne te besoj se ajo buzeqeshje nuk ka vdekur ashtu sic une besoj....thjesht ajo po fle.dhe perderisa ajo fle eshte e sigurte qe nje dite do zgjohet ...

ps,te perqafoj eliz


Postuar nga eliz datë 10 Dhjetor 2008 - 10:02:

Kush me paska zbukuru temen .Zoti Sorel rojeshat kane urdher te vecante per juve ,sidomos kur vini i buzeqeshur.
Me behet qefi qe paske hapur pakez dritaret te hyje ajri i fresket dhe rrezet e ngrohta!Ndjehu i lire te shkruash kur te duash !


Postuar nga Zhylien Sorel datë 10 Dhjetor 2008 - 16:42:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Kush me paska zbukuru temen .Zoti Sorel rojeshat kane urdher te vecante per juve ,sidomos kur vini i buzeqeshur.
Me behet qefi qe paske hapur pakez dritaret te hyje ajri i fresket dhe rrezet e ngrohta!Ndjehu i lire te shkruash kur te duash !



Oh po erdhi vit i ri , duhet zbukuru pema

Ah z.De Renal prandaj ishte shume e afruar njera prej rojeshave (urdher nga lart -nderhyrje nga posht:p Dhe mua me behet qejfi qe ty te behet qejfi

....................................................................................................................

Edhe pse eshte disi tragjike,ndonjhere duhet te dish te ngopesh me lugen bosh.Ndoshta eshte me mire kjo luga boshe se nje luge plot dhe e hidhur ....


Postuar nga Zhylien Sorel datë 13 Dhjetor 2008 - 15:20:

Ti e di qe une te preferoj,por jo keshtu,jo kaq gjate...Ke dite qe ke filluar dhe sdi te pushosh.Ndalo shi idiot.Po behesh monoton,mbytes ...Sikur e lam qe nuk do te biesh pergjithmon....I pabese.


Postuar nga eliz datë 15 Dhjetor 2008 - 14:28:

Duket sikur zjarri brenda meje eshte shuar.Ngrica ka zene shtresa.Kaloi vera per pak po krejt e pamundur per te shkrire ngricen.E tashme dimer perseri,dhe shtresat e ngrices rriten.


Postuar nga eliz datë 28 Janar 2009 - 12:29:

-Me fal,i thote dhe nuk i intereson ne e degjojne te tjeret.
-Me fal,i peshperit ajo duke ecur me turmen.
-Nuk ia arritem ne dashuri,lexon nga buzet e tij.
-Jo nuk ia arritem...ia kthen duke u larguar me te tjeret,pa ditur n.q.s.arriti ta degjonte apo jo.
...Humbi.
Humben.

Summertime in Prague,
when blood was warm,when blood was young.
After all those years,after all those tears...
I long for...

We would sleep in cheap hotels
and wake up from the sound
of bells on Sundays.
We would only drink cheap wine
but i was yours and you were mine.

Sommertime in Prague,
and i was a fool and could not see
that you were meant to be the only one for me,
now i long for...

Ekzistoka akoma dashuria.Edhe pse viti shenon 2000. Frymezuar nga nje liber i sapolexuar.


Postuar nga eliz datë 05 Maj 2009 - 13:53:

O zot cfare po behet sot? Urrejtje?? ndaj kujt?egoizem, mosperfillje ...lendime..mosperfillje..urrejtje?oh cmenduri..rini.


Postuar nga eliz datë 27 Mars 2012 - 14:43:

Sa e shkurter ..koha...sa e dhimbshme meria...sa i madh egoizmi...sa gerryerse dhimbja...sa te pafundme mendimet...


Postuar nga Vizioner datë 29 Mars 2012 - 21:20:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Sa e shkurter ..koha
...sa te pafundme mendimet...



Koha eshte gjithmone e shkurter (e paket) prandaj, nuk duhet shtypur...shpesh....gjithmone...me mendime, me mendime qe si gjendet fundi!

Koha eshte nje Thesar i pacmueshem qe ne, e shperdorojme shpesh, me vetedije dhe, kur na iken, i "turremi" per ta kapur.
...Atehere eshte vone.


Postuar nga eliz datë 04 Mars 2013 - 03:34:

Nje vit,plot nje vit kaloi.C`them?Koha s`kalon.Ajo ka qene gjithmone ketu dhe ketu do te jete.Ne kalojme.Ti kalove...Mall qe na mbyt per sy qe s`mund te shohim.Nga ana tjeter sy qe shohim perdite.Perqafime qe s`mund te japim,perqafime qe japim perdite.Harrese njerezish te dashur,perkushtim njerezish te dashur.Deshira te mbytara ne vetvete, deshira te shpehura perdite.Ti kalove...Jete e jetuar,jete e pajetuar. Ndjenja te pashprehura,fjale te pathena,gabime te paguara.Sekrete te pathena.Kenge te kenduara dhe ato te pakenduara.Piktura te papikturuara.Te verteta te thena dhe te pathena.Zemer e renduar,zemer e gezuar.Shpirt i varferuar,shpirt i pasuruar.Peme qe iu keput nje dege por i celi nje syth.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Mars 2013 - 03:16:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Nje vit,plot nje vit kaloi.C`them?Koha s`kalon.Ajo ka qene gjithmone ketu dhe ketu do te jete.Ne kalojme.Ti kalove...Mall qe na mbyt per sy qe s`mund te shohim.Nga ana tjeter sy qe shohim perdite.Perqafime qe s`mund te japim,perqafime qe japim perdite.Harrese njerezish te dashur,perkushtim njerezish te dashur.Deshira te mbytara ne vetvete, deshira te shpehura perdite.Ti kalove...Jete e jetuar,jete e pajetuar. Ndjenja te pashprehura,fjale te pathena,gabime te paguara.Sekrete te pathena.Kenge te kenduara dhe ato te pakenduara.Piktura te papikturuara.Te verteta te thena dhe te pathena.Zemer e renduar,zemer e gezuar.Shpirt i varferuar,shpirt i pasuruar.Peme qe iu keput nje dege por i celi nje syth.


Bukur me pershtatet sot dhe shume .


Postuar nga eliz datë 06 Mars 2013 - 18:12:

Gezohem qe te pelqen por jo qe te pershtatet e ndjehesh keshtu.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Mars 2013 - 20:19:

baci eliz


Postuar nga bruni22 datë 06 Mars 2013 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
baci eliz


shiko se esht femer


Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2013 - 02:25:

Auuuuuuuuu mami se dija une shyqr qe ma the o bruni ...me fal eliz se gjate gjithe ketyre viteve kam fantazuar mbi ty mendoja se ishe mashkull.


Postuar nga eliz datë 07 Mars 2013 - 03:16:

me bote me qesh per zotin,qofshi mire.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Mars 2013 - 03:20:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
me bote me qesh per zotin,qofshi mire.


po cmire moj cupe dhe ti ketu po behet nami kjo thote mire ...Ja bruni per te prish tema eshte i vetmi .


Postuar nga eliz datë 07 Mars 2013 - 03:25:

Nuk thu shyqyr qe na qeshi buza.Te tjerat vijne pas.Moderatori i zones kur ti vije per mbare le ti fshije mesazhet jashte teme.Nga nje baci per te dy,vec mos filloni italisht se s`mor vesh.Ciao!


Postuar nga bruni22 datë 07 Mars 2013 - 03:30:

ca faji kam un qe deri dje e dija mashkull! gjithmon duke u nisur nga nickname "eliz"

eliz po' e ndryshove ta besh "eliza" ti manderò non un bacio ma un bacione


Postuar nga eliz datë 07 Mars 2013 - 03:50:

po dhe ne s`kemi faj qe ti je siperfaqsor si ta kesh,po te duash dergoji po te duash mos i dergo,emri s`ndryshohet Naten


Postuar nga eliz datë 01 Dhjetor 2016 - 03:28:


Nuk e di c'me shtyu te shkruaj tani. Mbase melodia e bukur e nje kenge qe po degjoja apo refreni i saj, mbase mendime qe kane kohe qe shtyjne njera-tjetren te dalin, mbase eshte hene e plote aty jashte, mbase ishte dita e pare e ftohte e dimrit qe me freskllekun e saj depertoi mushkrite e me fali ndjesi te reja, ose mbase ishin mendimet mbi te shemtuaren dhe te bukuren. Nuk qahem, e di qe s'kam njohur te shemtuaren ane te kesaj bote por edhe e bukura me kaloi si nje vegim. Bukuria sot mori formen tende,syte e tu.Bukuria sot je ti. Mbase eshte hene e plote aty jashte..


 
Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.