Forumi Horizont
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Konkursi i muajit!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11183)


Postuar nga iliriusa datë 16 Mars 2006 - 11:59:

Konkursi i muajit!!!

Ja ku jemi serish njerez!
Do te fillojme me konkursin e ri i cili si ai i muajit Shkurt do te ndahet ne dy kategori, ne "Proze" edhe "Poezi".
Shpresoj qe te kemi sa me shume konkurues edhe pjese letrare vertet te arritura. Duke filluar nga ky moment, presim krijimet tuaja.

Per ata qe jane te rinj edhe s'i dine rregullat e konkurseve te ketij lloji po pershkruaj shkurtimisht disa nga pikat kryesore.

Si gjithemon preferohen nje poezi dhe/ose nje pjese proze e papostuar me pare, por lejohen edhe pjeset e postuara per ata antare qe s'munden te krijojne pjese te reja.

Fillimisht pjeset letrare, poezi ose proze do te postohen ne kete teme dhe kur te krijohet nje numer i konsiderueshem pjesemarresish do te hapen dy sondazhe, nje per poezine e nje per prozen.

Ju uroj sukse se te gjitheve!


Postuar nga iliriusa datë 17 Mars 2006 - 05:26:

Dialogu mes Zemres dhe Mendjes - nga- Analistja

Shpesh here kur jep gjithshka qe ke ne shpirtin tend, ndjenjat, perkedheljet, mendimet, dashurine tende dhe nuk merr asgje mbrapsht, krijohet nje zbrazeti. dhe kjo zbrazeti dhemb. Dhemb ndoshta me shume pamundesia per te dhene dhe ne keto momente mendja jote pyet zemren.
- Pse jep gjithshka qe eshte me e vyera qe ke dhe me vone nuk te mbetet asgje per vete?
Zemra pergjigjet:
-Sepse egzistoj per te dhene dhe kjo eshte arsyeja e egzistences sime.

Dhe mendja vazhdon te pyese: Por ti jep gjithcka dhe nuk merr asgje mbrapsh pse e ben kete?

Zemra pergjigjet: Nuk mundesh te dhurosh me kushte, dhurata eshte nje dhurate e shpirtit dhe kjo vlen per te gjitha gjerat qe jane shpirterore. Une nuk jap per te marr, jap sepse keshtu me mbushet shpirti dhe ne universin e shpirtit asgje nuk humb. Ndoshta personat presin per momentin e duhur, ndoshta nuk e kuptojne, ndoshta eshte shume heret per kete lume jete. E di qe nje lume nuk rresht kurre se rrjedhuri? Keshtu eshte dhe shpirti, rrjedh pa ndalim dhe ne nje moment te gjitha dhuratat do te pranohen.

Por mendja vazhdon te pyese. Por ku fillon ky burim? Nuk ka fund?
Zemra pergjigjet:
- Gjithshka qe ne jemi u krijua nga gjerat qe na kane dhuruar dhe qe u kemi dhuruar te tjereve. Eshte nje proces pasurimi i pafund dhe nga kjo lind burimi dhe nuk ka fund sepse shpirti eshte i perjetshem. Ke me pyetje?

Dhe mendja tha, po kam. Cili eshte sekreti per te mos vuajtur?

Zemra pergjigjet:
- Te dashurosh pa pretendime, te dhurosh pa pretendime, por gjithashtu te dish sa te dhurosh. Nuk mund t'i japesh nje femije ushqimin e nje te rrituri se nuk ja pranon organizmi, ashtu sic nuk mund t'i japesh nje njeriu qe nuk ka etje uje. Do ta lere pergjysem ose do ta derdhe. Gjithashtu duhet te shpresosh dhe te kesh besim tek zoti. keshtu e gjithe lumturia jote do te varet nga ty dhe jo nga te tjeret. Nese nuk ke pretendime nuk ke as zhgenjime si rrjedhoje as nuk do vuash. Do te jesh vete nje burim lumturie per veten tende.


Ps. Mqs Analistja ka probleme me pc e saj me kerkoi ta postoj une kete pjese prej saj. Suksese me tej Analiste!


Postuar nga WOLF_CUB datë 17 Mars 2006 - 07:09:

Heshtja qe flet

Jo vetem nje problem psikologjik

"Kam vendosur te hesht" "Nuk e duroj dot heshtjen e tij (saje)" Eshte i heshtur si pus¡" "Pasoi nje heshtje e madhe..." "Heshtja e saj fliste shume" "E vetmja pergjigje qe heshtja" "Heshta, se keshtu ishte me mire" "Kishte heshtur pergjithmone" (!)

Permenda shkurt disa forma reagimi qe lidhen me heshtjen dhe per heshtjen pare ne nje dimension tjeter dhe larg interpretimit te perditshem lidhur me te. Mendoj se ne jemi mesuar ta identifikojme heshtjen kryesisht ne dy pamje me interpretim te gjere. Njera, eshte ajo foklorike qe ne fakt megjithse duket siperfaqsore, mbart ne vetevete nje pasuri te madhe pershkrimesh e konstatimesh, te cilat mund te flasin shume. Ndersa tjetri eshte nje interpretim i nje lloji shkencor, qe mund te jete pershkrues dhe me dinamik. Ne rastin e psikologjise se aplikuar ajo(heshtja) mund te jete e pershkruar si nje tipar i theksuar ose jo i personalitetit por edhe si nje simptome shoqeruese e nje patologjie apo crrgullimi psikik.
Heshtja eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me jeten tone. Duket sikur kur degjon te flitet per te te krijohet nje ndjesi apo perceptim per nje lloj gjendje apo natyre, qe eshte ne nje qetesi dhe pasivitet te plote. Ne fakt te gjithe e kemi degjuar ate shprehjen qe perfshin ata qe flasin shume dhe nuk thone asgje.
Sa gjera mendojme kur jemi vetem? Sa te tjera nuk themi ne prani te te tjereve?? Sa here kemi nevoje te rrime vetem dhe sa te tjera ndihemi vetem midis te tjereve. Vetmia morale mendoj se eshte ne te vertete jo vetem nje mosperputhje, por edhe nje element qe deshmon per egzistenzen e nje teresie mendimesh e sjelljesh qe qendrojne ne heshtje dhe qe per arsye te ndryshme nuk dalin ne pah duke bere te mundur qe heshtja te ngjasoje si heshtje, dhe te vertetat e pathena te jene gjuha padukshme e saje . Mendoj se heshtet shume me shume se gjithe mos heshtjet se bashku. Une heshtjen e perceptoj si mbreterin me te madhe dhe me te vrtete te informacionit dhe te vertetave..
Ne fakt edhe ti qe po lexon keto caste duket sikur je ne heshtje (megjithse per shkak te poziconimit le shteg te besosh se po mendon lidhur me dicka specifike). Ceshtja eshte per heshtjen qe pason me pas. Ku nuk eshte vec fokusim i nje uni apo nje zeri qe nuk degjohet e eshte i detyruar te heshte¡K.eshte thjeshte nje mrekullim dhe lundrim e me pas pershkrim per natyren e vertete te heshtjes qe sipas mendimit tim, eshte nje nga shtyllat me te forta te komunikimit tone.

Konvencionet e heshtjes.

Te shprehurit me fjale apo verbal, duket sikur ka nje tendence qe te zbehe pak informacionin qe mund te marrim nga tipare te tjera shprehese sic jane gjestikulacioni dhe mimika. Ne kushte te nje komunikimi verbal keto komponente jane si te thuash te shkrire dhe eshte pak e veshtire dhe larguese nga tema nese do te kushonim rendesi informacionit jo verbal.
Heshtja flet pra ne menyren e dyte pra ate jo verbale ku karakteristika vizuale te gjendjeve tona shpirterore dhe intensieti i levizjes se trupit apo gjymtureve te vecanta, deshmon per forma te larmishme te gjendjeve shpirterore pavarsisht se nuk ka dialog.... heshtja ka fytyren e dhimbjes, brenges, deshires, merzise, pengjeve apo nostalgjive te shumta qe mund te kemi. Ajo ka pamje melankolike dhe inatcore, agresive, armiqsore, hileqare dhe te fshehta si vete kuptimi paraprak i kesaje fjale. Ajo shpesh deshmon dhe lind pritshmeri dhe frikera te ndryshme. Dhoma te zbrazura ku kumbon heshtur vec zeri i shpirtit tim - thote zeri i vemitarit dhe ne fakt ai deshmon se po flet shume ne heshtje.
Ne nje fare menyre eshte e heshtur edhe gjuha e simboleve dhe simbolikes. Duke mbajtur sende veshje hajmali, medalione e shenja deshmojme per dicka ne heshtje dhe kur gjuha e simboleve sofistikohet lind kurioziteti dhe pyetjet ; rast qe deshmon se heshtja fliste edhe para se te thyhej. Nje mashkull apo nje femer shpesh pllakosen ne gjendjen e heshtur e te njohur si platonike. E kush nuk mund te deshmoje per vulkanet e mendimeve dhe ndjesive qe provohen ne keto raste.
Mund ti dallojme lehte dhe jo lehte. Nje fytyre me pamje jo te zakonte, nje levizje e intensifikuar dhe nervoze e duarve apo dickaje tjeter. Te gjitha mund te behen, po, ne prani te te tjereve megjithate jane veprim te qajtura te heshtura..

Heshtja e madhe


Vertete pas kaq e kaq vite polemikazh debatesh , shembujsh te ndryshem, provash, eksperimentesh, zhgenjimesh e mashtrimesh. A mund te flitet per egzistencen e saje; pra te nje heshtje te plote?! Heshtje te plote ne sensin e vdekjes absolute, jashte presionit dhe normave tona te qendrimeve dhe reagimeve dhe jashte kontekstit te moralit dhe kultutes. Ne fakt mendoj se kjo lidhet me shume me format tona te drejtperdrejta dhe te ndikuara por patjeter nga nje lloj niveli cilesor qe lidhet me logjiken forcen imagjinates dhe nivelin kreativ te c¡¦donjerit nga ne ; ku nga njera ane jane e prekshmja dhe e dukshmja dhe nga ana tjeter shkohet deri ne nivelet e ESP (extra sensory perceptions). Por une dua thjeshte te permend fillimisht perfytyrimin, qe tek une mungesa e ndonjehershme me ben te kem ndjesi prej vegjetativi. Ndoshta keto jane shenja te nje fillese te heshtjes se vertete do te thosha; nese ne, pra, veme re apo pikasim se perfytyrimi eshte mpakur mbase mund ta quanim nje percues energjik drejt heshtjes se madhe. Po vertet a ka heshtje pas vdekjes fizike(?) Une ne fakt nuk jam ketu per te thene kete dhe as per te bere interpretim religjoz. Mendoj se nuk mund ta shmangim kete subjekt ne teresine e subjektivitetit te saje dhe per arsyen e thjeshte se argumenti qe me kerkohet per te mbrojtur idete e mija eshte ai i heshtjes qe jo vetem flet, por edhe gjithmone ka four dhe rrjedhimisht do te vazhdoje te flase. Ketu s'ka fantazma e as shpirtera qe rendin e flasin heshtur, ka vec fytyra te mendjeve qe nuk e kuptojne njelloj domethenjen e kesaj mrekullie intriguese qe te krijon ndjesine e te veretave qe jane thelle abiseve te shpirtit dhe pavetetdijes sone dhe qe shume prej tyre nuk e gjejne kurre rrugen e drites ngelin ne burgjet e heshtjeve tona here mrekulluese, magjike, dhe te dhimbshme..
Gjithe keto heshtje te vogla duket sikur rrugetojne drejt asaje qe ne e quajme heshtje e madhe. Duket sikur ka ngjyrime filizofike ne keto fjale dhe ne fakt mendoj se eshte e vetmja menyre per te na qartesuar relativisht drejt rruges se ciles synojme t¡ japi zgjidhje.
Kur degjojme te flasim per heshtjen e madhe te gjithe Un-et tane duket se ndjejne nje veteasgjesim dhe mbrohen ne forma te ndryshme. Askush nuk do qe te vdese. Dikush e pranon si fakt i nje ideologjie te caktuar dhe dikush tjeter ne te kundert te tij, nuk e pranon! Ka dhe nuk ka.Jete dhe vdekje!!



Heshtja si qendrese


Nese i afrohemi dikuj qe hesht sepse eshte natyre e tille. Dhe nje tjetri qe hesht per shkaqe te ndryshme. Dhe me pas nje tjetri dhe nje tjetri mund te veme re qe ne thelb kemi te bejme me heshtje ne natyra te ndryshme. Dikush mbrohet duke heshtur dhe arsyet pse ndodh kjo gje mund te jene ne subkonshin e tij por dhe ne realitetet qe gjithsesi per nga natyra e reagimit kane lidhje me te parin. Une kam prirje qe heshtjen si qendrese, ta quaj me shume si te pavetedijshme, pavarsisht se per cfare qellimi heshtesi mendon se heshte. Kemi dhe heshtje patologjike ku depresivi nuk ka motiv per te folur ne ate erresire te ndjsive te tij. Por edhe ne kete gjendje ai perseri nuk hesht pavarsisht se ka raste ku mendon se ndjesite e tij nuk do ti pelqenin te tjereve. Ne jemi mesuar ti biem shkurt e te themi se u mbyll ne vetevete por ne fakt atje ne kete mbyllje ne vetvete kemi nje mori mendimesh nga me negativet e me te zymtat. Heshtja ketu ben nje lloj rezistence ndaj realitet(eve)it duke menduar ne inferioritet te plote, tradheti braktisje, vetevrasje(perjashtim bejne vetem barazhet te skizofrenet). Dhe mendoj se te vrasesh veten(pavarsisht nga perbajtja tejet irracionale e te menduarit qe te con ne kete veprim) deshmon per nje intensitet te menduari madje te madh, qe ne fund te shpie drejt nje akti qe askush nuk do ta deshironte. Pra edhe njehere evidentojme "jo heshtje"edhe atje ku heshtja duket si me e madhja.

Interpretimi ne heshtje I heshtjes


Ne kete rast do te beja ndarje midis tip personaliteteve te ndryshem, menyres se si i perjetojne dhe i interpretone fakte te ndryshem duke mberritur e interpretimet patologjike ne heshtje te sjelljeve jo verbale. Rastin e me poshtem mund et quajme thjesht ; "kaloi dhe nuk me foli"

„« Mos valle I ka mbetur hatri (fillon analiza e shpejte e ngjarjeve)
„« C¡¦fare I duket vetja atij; hajt se do ta shohe( frustracion me agresivitet)
„« Mbase nuk me vuri re(relativisht racional)
„« Asnj lloj reagimi (I ftohte dhe mosperfiles ne dukje)
„« Reagim I shpejte duke I kerkuar llogari pse dhe si.
„« Mos ai(ajo) kujton se ia kam bere une ate veprim.? ( tendenca paranojake)
„« Indiferentizem shqeruar me buzeqeshje dhe kryelartesi(nje forme deliri)

Ketu nuk pemenda nje mori reagimesh te crregullimeve te ndryshme te personaliteti dhe atyre afektive, neurotike etj. Mendoj se nuk na ndihmon ne qellim por vetem se na ben te ndryshojme fokus.
Sic dhe e pame, ne varesi te cilesive dhe karakteristikave te personalitetit reagojme ndrysh perballe nje fakti qe ne fakt do ta quajmete paqellimshem dmth subjekti vertete nuk ka pare askend. Ai (subjekti) heshti dhe kjo situate qe e mjafte per te lindur nje mori interpretimesh dhe reagimesh te cilat ne nje menyre ose ne nje tjeter i pergjigjen gjuhes se heshtjes, ne heshtje, duke mos heshtur. Dua te theksoj se ne familjen e ketyre reagimeve ne varesi te vendit dhe personit mund te hasim reagime nga me ekstremet e natyres dhe sjelljeve njerezore.


Heshtja dhe thyerja e saje


Nese dikush krijon nje imazh te caktuar si pasoje e sjelljeve te tij ne nje ambient publik pajeter kemi nje loj kompromisi te heshtur apo skeme dhe nje lloj rutine ne mardheniet e ndersjellta midis tyre.
Ndrsa shkruaja keto rreshta ne lokalin qe frkuentoj rregullisht, papritur vura re se po me veshtronin shume sy kurioze. Pas pak caste habie e kuptova se kisha kryer nje veprim te pazakonte qe nuk e kisha bere kurre. Une po shkruaja, pra nuk isha me ai qe ata ishin mesuar te shihnin ne te perditshmen me kafe dhe biseda me miqte.
Papritur fillova ta ndiej se kish filluar te ndikohesha nga kurioziteti i tyre. C¡¦te mendojne valle se po shkruaj? Pergjigje mund te lindin plot por i rendesishem eshte fakti se ishin ata qe donin te dinin me c¡¦do kusht. Une kisha qene teper indiferent pak caste me pare dhe isha i perqendruar ne material¡K.por vendosa te shkruaj edhe per kete skene qe lindi rastesisht dhe u be skup per vazhdimin ndryshe te mendimit , te pakten ne ato caste. Skaloi shume dhe pergjegjesi I lokalit(me te cilin kam konfidence) m¡¦u afrua kurioz dhe duke hezituar nje cast me pyeti: "Pash zotin cfar je duke shkruar? " une i zgjata letren dhe pasi e lexoi ai u largua duke tundur koken dhe duke buzeqeshur vazhdimisht (nuk I kish shkuar ne mendje se une isha duke shkruar pikerisht per kuriozitetin e tyre). Dhe nuk kaloi shume kohe deri sa une hodha perseri nje veshtrim hulumtues perreth dhe. Pergjegjesi i lokalit mbase e kishte bere punen e tij duke i qartesuar ne kuriozitetin e tyre qe me pare kish qene dhe i tij ne castet kur une vec po punoja ne heshtje dhe qe perseri vazhdova te punoj sepse ata me lane ne heshtjen time e cila tashme po tenton tju flase ju.

Kur heshtja mendon fuqishem¡K..

Dikush do te thoshte kohe me pare se eshte e pamundur te shterret krijimtaria dhe interpretimi i atyre qe ne I quajme mardhenie dashurore(ketu ne cift). Shumkush e ka provuar dhe thuajse te gjithe jemi ne dijeni per ate qe quhet dashuri platonike. 'Ata' ose 'Ato' ndryshojne thellesisht menyren e te sjellurit, ku vendin me te rendesishem dhe substancial e ze heshtja. Dikush mund te jete kreativ dhe te sublimoje energjite ne art apo sport dikush tjeter mun ti shprehet nje miku apo mikje per ate qe ndien dhe qe sipas tij askush nuk e ka ndier me fort¡Kaskush nuk e ka dashur dhe nuk do ta doj aq shume sa ai ose ajo.
Valle a mund ta perjashtojme zerin e vetmitarit, nete pa gjume dhe kultin mbi te cilin vendoset nje krijese e zakonshme duke u shnderruar si dicka hyjnore sepse ne mendjen e vetmitarit ne mungese projektohet dicka dhe. Por une mendoj se eshte me rendesi te permendim vetem faktin qe te gjithe deshmojne per fuqine dhe intensitetin e kesaje ndjenje, pjesa me e madhe e te ciles gjenerohet ne vetmi. Nga jashte fasada ne forme fytyre flet shume shume vetem per ndryshime te sjelljes sic mund te jete nervoziteti melankolia, apo edhe heshtja e pafjale qe pllakos por qe ne fakt verifikohet si jo e tille pas refleksionesh e analizash. Ne te verete egziston edhe kontakti i shenjave dhe joshjeve reciproke qe kanalizojne dhe mundesojne te menduarit dhe me pas te ndjerit por, ka edhe raste kur gjithcka zhvillohet ne heshtje dhe pa dijenine ose qellimshmerine e pales tjeter.
Ne kete fushe kemi nje larmi sjelljesh interpretuese qe rrjedhin nga natyra relativisht seksuale e njeriut dhe qe variojne nga tip personaliteti. Dikush te sheh embel, te josh e me pas largohet ne heshtje...ashtu si e filloi. Dhe qindra raste te cilat nuk eshte vendi te tentojme dhe ti interpretojme. E rendesishme eshte te theksojme se e verteta e heshtjes shpsh ka fytyrene te kundertave qe ne themi dhe bejme te detyruar mbase nga rrethanat kenaqesite. Presionet dhe frikerat e ndryshme. Shpesh ¡§nuk dua eshte vertetuar si e kunderta. Une atehere nuk ta thosha dot se si me erdhi kur mohova se te doja. Por nuk ta thosha dot se¡K¡K! Pra e pa thena ose me mire e thena ndrysh eshte njeloj si te heshtesh dhe ti leshe tentativat tona per te deshifruar informacionin jo verbal dhe shpesh te varfer qe na jepet.
Ne kete fushe jane me te theksuara simpatite dhe antipatite e ndryshme. Dua te theksoj se ka edhe antipati qe lindin prej simpative dhe qe mund te interpretohen ne shume forma. Dashurite joshjet simpatite armiqesite, urrejtjet, paragjykimet, xhelozite, posesiviteti por dhe respekti reciprok verifikohet ne keto raste ku duket se mbreteria e heshtjes flet me fuqishem se askund dhe qe verifikohet qe ndonjehere ndonjeri te heshte sa eshte gjalle per nje ¡§heshtje¡¨ diku, dikur... gjate jetes se tije.

Fitoret dhe humbjet e heshtjes

Shpesh kemi degjuar per egzistencen e njerezve te quajtur ¡§te urte¡¨. Te heshtesh, shpesh mund te jete nje veprim i mencur. Hesht dikush qe e ndien dhe kupton se duhet ta beje. Dikush qe eshte i ditur dhe qe nuk mendon se eshte i tille. Ketu dija dhe dituria flet heshtur dmth pa frazat e rendomta dhe titujt qe shpesh nuk deshmojne asgje.
Nese do te therresim ne ndihme folkun dhe do ti referohemi fjales se urete si heshtja eshte flori ¡K¡K.etj do te mund te interpretonim nje rast ku nuk behet fjale per nje kompromis, nenshtrim ap konformizem¡K..megjithse mund te pikasime dhe elemente te tille. Mendoj se heshtja eshte flori per vete natyren e kthjellet te mendimit, te pa pergjuar, te pandikuar nga frika apo bezdia e interpretimit te dikuj. I dituri hesht shpesh se nuk I duket e udhes dhe e kohes te flase. Por vjen nje cast kur megjithse mund te flase pak ti kupton se ne te vertet ai nuk ka heshtur kurre. Ne fakt dituria hesht kur eshte vertete e tille deri sa e kupton se kur duhet te flase madje te klithe¡K.mua me kujtohet nje thenie e nje te mencuri qe thoshte ¡§.... gezimi I diturise duhet te jete britma jote e fundit¡¨.
Shpesh ka ndodhur qe njerez qe kane heshtur ne momentin e duar kan fituar jeten.....te tjere e kane humbur. Por gjthsesi mendoj se nuk duhet te ngaterrohet rastesia me urtine. Ne te dya rastet e mesiperme ishte protagoniste heshtja. ¡§Ai heshti atehere kur duhet te fliste¡¨, ndersa tjetri ¡§foli kur duhet te hesht¡¦e¡¨.
Duket sikur po mendojme shume dhe ne menyre kaotike per heshtjen¡Kapo jo???? Vetem pak tinguj e me pas fjale na ndajne nga thenia e atij mendimi qe gelon ne mendje dhe qe duket sikur pak caste me pare nuk donte te thoshte asgje(!)

Anet e erreta te heshtjes

Nese do te shohim se si fugsionon bota e krimit do te veme re se nuk ka shume gjera te dukshme. Megjthse te kuptuarit eshte pjese e mesuar dhe e koduar me simbole fjale e fraza te tilla qe nenkuptohen ketu perseri vihet re nje heshtje e madhe qe me shume eshte lloj sekretmbajtje fanatike. Nga kontakte te tilla qe ne mendjen e nje njeriu te thjeshte disa reagime ne heshtje mund te interpretohen si normale, ne te vertete mund dhe kane pasur e kane pasoja fatale. Shpesh duket se jane shume paranojake dhe veprojne me shume nga frika se sa nga llogjika apo mizoria.
Frika ne te vertet eshte nje lloj mbretereshe e vecante. Mund te ta mbylle gojen dhe ti te heshtesh pergjithmone¡Kpor edhe mund te besh dike qe te jete heshtja vete(duke e eleminuar). Ketu rralle llogjika kalon ne rugen e ndjenjes. Heshtja eshte nje rregull I rrepte qe duhet zbatuar.
Ne te shumta e rasteve qe kemi degjuar se kriminelet dmth vrsesit nuk jane ata qe bejne si gore tere diten, duke u hequr si te tille. Dhe pervoja ime me ka bere te njoh shume syresh dhe siper cudi pjesa me e madhe kane qene tipa shume te heshtur. Nga ata qe shperthejne rralle, por qe¡K¡K! Pra mendoj se nuk mund te themi se ata jane apo kane qene njerez te varfer ne mendime dhe kane pasur si tendence zgjidhjem shkurt te problemeve. Un nuk dua te bej pergjithesime. Thesht mendoj se ky eshte nje rast tjeter i te menduarit ne heshtje qe eshte verifikuar shpesh si i perpiluar der ne detajet me te hollesishme dhe pa komunikuar me asnje. Pra edhe kjo forme reagimi eshte nje forme tjeter qe lind nga ajo, qe duket si heshtje, por qe nuk eshte e tille.


Te pafjalet e perhershem

Duket sikur jane ata qe heshtin me shume se te tjeret. Dikush i ka quajtir ¡§bij te nje bote tjeter¡¦. Mendoj se eshte e drejte; se meqe jeta e tyre eshte e privuar nga nje nga themelet e saje dhe qe eshte tingulli, mungesa e te cilit i ben te jene shume ndryshe.
Shurdhmemecet lindin te tille dhe gjithe jeten, megjithse mundohen shume arrijne vec te belbezojne e te bejne vec shenja qe eshte gjuha e tyre thelbesore. Vetmia e tyre eshte heshtje ne kuptimine plote. Ata nuk mund te degjojne dhe natyrisht jane te privuar nga terheqja e vemendjes qe vjen prej tingujve. A thua te mendojne valle ne heshtje e tyre¡K¡K??? Patjeter madje shume. Ata edhe shprehen me menyrat e tyre por ne te vertete mendoj se me shume se te kushdo tjeter natyra e ka skalitur te ata fytyren e veretete te heshtjes qe flet. Ata jane me te sofistikuar dhe kane nje potence me te madhe ne shqisat e tjera ne dallim nga normalet. Pamjen e kane me ekspresive dhe reagimet e tyre jane me shume se askund tjeter te vizatuara, te skalitura shpesh ne fytyrat e tyre. Ata shpesh heshtin sepse kjo bote kerkon argumente te cilat sot me shume se kurre po behen te veshtira per tu krijuar e thene dhe me shume te veshtira per t¡¦u kuptuar. Pra te detyruar pjesen me te madhe ata qendrojne ne heshtje. Jane pjese e nje bote ku mendimi dhe fjalet rrjedhin lirshem vetem midis tyre.
Nese do te llogarisnim shkurt mund te nxjerrim qe gjate ciklit te jetes ata lene mijra fjale pa thene me shume se te tjeret qe kane edhe ata caste me ¡§shurdh-memeceri¡¨. Keto fjale, pjesa me e madhe tyre i merr me vete ne bote tjeter. Kjo eshte nje pjese me heshteje ku heshtja eshte e tille jo sepse do te jete, por qe gjthsesi eshte e tille ne mos¡¦heshtjen e saje me te fuqishme se askund.
Ne kushte pak me te ndryshme ndodh me te verberit, ne kushte e mungeses se imazheve. Jeta e tyre traumatike eshte e ndare midis erresires dhe imagjinates se si mund te jete drita. Ndoshta dikush tenton ti thote e ti pershkruaj ato qe shohin vec me syte e mendje se tyre. Ata heshtin shume se nuk duan mbase te thone ate qe nuk do te kuptohet sepse nuk eshte brenda kuptuesve.


Heshtja dhe arti

Ne te vertete une nuk dua te flas per ate pjese te sublimuar dhe te shnderruara ne art te ndjesive te cilat jane teper individuale. Dua thjesh te pershkruaj rendesine e heshtjes dhe qetesine qe ajo(heshtja) shpesh lind, qofte kur je duke bere nje kundrrim te thjeshte te dickaje te bukur. Kur sheh dicka qe te pelqen shpesh kerkon te flasesh dhe ta ndash me dike qe te kupton dhe qe mendon afersisht s¡¦i ti. Meqe natyra eshte kulti I romantikes dhe te menduarir e te perceptuarit e saje eshte shume i ndryshueshem. Nese dy persona perjetojne caste te bukura nga nje fenomen apo peisazh kjo e perbashket eshte vetem ne ngjashmerinee mrekullise si ndjenje. Ne pjesen e sublimuar qe quhet art, ndjesite shprehen ndryshe. Ndodh ne vetmi ku gjthcka hesht, pervec mendjes tende. Tjetri eshte pozitiv por i ndryshem ne pershkrimin e te njejtit fenomen. Jane te gjitha qe ne i perjetojme por qe mund ti pershruajme ne kushte te nje heshtje dhe qetesie relative. Edhe ketu, mendoj se gjuha e vertete dhe sintetizimi i ndjesive, ndodh ne heshjtje, megjithse, fjale jane edhe ato qe shkruhen...por mund te jene edhe nota muzikore qe lindin andej nga ku askush ska mundur te shohe se si eshte.

Per heshtjen

Ne te vertete une per here te pare shprehem rreth saje . Edhe idea per te bere kete teme me lindi pikerisht nga nje komunikim interesant ku shume gjera nuk thuheshin ose me mire thuheshin ato qe nuk qene¡K.. E rendesishme eshte te dish te dallosh dhe me pas te perpiqesh te pershkruash dhe pse jo me pas te interpretosh. Shpesh me duket se kete material do ta shkruaja 100 here dhe te 100 heret do te kishte ndryshime. Mendoj se nuk ia kam aritur qellimit dhe kjo jo per faktin e subjektivizmit te kesaje teme por per nje lloj enigme ende mistrioze qe une ve re ne kete fenomen. Por mendoj se rendesishme eshte te tentosh dhe mendoj se une jam ndoshta i pari qe flas per heshtjen ne kete forme, qe me gjthe nje shtrirje dhe kaosi ne renditje dhe objektiv, perseri mendoj se eshte teme qe vlen te preket per vete natyren vezhguese dhe imagjinaten te cilat jane mendoj te rendesishme per shkencen rreth te ciles ne po tentojme te studiojme




* * *




Poeti i shquar Anglez Shelley ne fund te jetes shkroi fjalet e fundit qe mbeten ne mes¡KAnd what is the live, I cried¡K! Thone se kish klithur se e kish kuptuar pikerisht ne castet qe po ndahej prej saje. Dikush tjeter thoshte se jeta zgjat sa nje pulitje syshe¡K ndersa une diku kam shkruar se jeta me duket se eshte nje cast e pak¡K.dhe sa shume heshtim e nuk themi ne kete jete ; sa shume gjera leme pa kryer. Heshtja flet dhe per te verteta e mija dhe te tuat; dhe te te gjithe ne se bashku. Kane nje kuptim njerzit dhe gjerat ne syte dhe mendjen time. Pjesen me te madhe te tyre une i them ne heshtje. Mendoj se dhe une dhe te gjithe ne, jemi shume, shume te papregatitur per te perballuar ato te verteta qe heshtja na thote.


A.Sh Prill ¡¥2004


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Mars 2006 - 13:50:

Casti i falur.

Ky cast qe kaloi
ishte i yti, a e di?
Mendja apo zemra e damkosur
u zhyten ne detin merzi.

Merzi per humbjen e pathene
e pritjes se lodhshme pashprese
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.

je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor?
Apo fati i nate pa hene,
qe capitet sonabul me zor?

Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shiprti koordinata nuk ka
te mund te goditej me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.

Tani dua vetem te fle
dhe me nuk dua t'ja di.
Per ato qe nata na fali
cfare humba une apo ... fitove ti.

Ps: nqs nuk ka filluar akoma konkursi apo nuk eshte kjo tema qe duhen postuar krijimet apo une kam bere dicka tjeter qe nuk i pershtatet rregullave te konkursit ju lutem. MOS ME LINI TE VDES INJORANT.


Postuar nga MERMAID datë 18 Mars 2006 - 20:22:

E mua qe jam new ketu ne forum me lejohet te konkuroj?


Postuar nga iliriusa datë 18 Mars 2006 - 20:28:

Mermaid, ketu konkurohet vetem nga antaret e forumit me krijimet e tyre.

Nuk ka rendesi nqs je antare e re apo e vjeter, mund te konkurosh. Me nje poezi ose nje proze ose me te dyja bashke. Shpresoj te shoh krijimet e tua ketu se shpejti.


Suksese me tej Wolf_Cub dhe Ingmetalboy!


Postuar nga Enya datë 18 Mars 2006 - 23:29:

Lightbulb Pershendetje te dashur miq!Solla nje poezi ne konkurim!Urime te gjitheve!

="DIAGNOZAT E NJE SHPIRTI"=

Shpirti qesh,
drillet,
turperohet,
dashurohet,
pervelohet,
piqet,
zihet,
acarohet,
lendohet,
tmerrohet,
zgerdhihet,
ulerin,
hesht,
flet,
noton,
vrapon...,
po!po!-i imi shpirt vrapon.

Shpirti dehet,
kenaqet,
gezohet,
lumturohet,
hidherohet,
shtrengohet,
perqafohet,
ligeshtohet,
terbohet,
egersohet,
melodi kompozon,
kendon...,
vallezon,
po!po!-i imi shpirt vallezon.

Shpirti tretet,
prehet,
qelbet,
kalbet,
cahet,
thyhet,
ndricohet,
lahet,
thahet,
hahet...,
jo!jo!-i imi shpirt nuk hahet.



A.A.
03/19/2006
USA.


Postuar nga WOLF_CUB datë 19 Mars 2006 - 04:04:

Dritë - hijet e një brenge.

Befas u kujtova se
Ende s’kisha thënë asgjë për lumturinë e hënës
Që zbret mbrëmjeve mbi qerpikë
Ende asgjë s’kisha thënë
Për shpirtin e spektrit të dritës
Se….
Ka një bukuri që thotë mijëra fjalë
Përballë saj
Jetë bëhet vdekja
E shoh, në çastet kur tek ti
Pafajsisht lulëzon buzëqeshja
Dhe më pas tretet ngadalë
Si vesa n’kënaqësi të rrezeve t’mëngjesit
Dhe unë mbetem i pafjalë
Vdes, i mbërthyer në heshtje…
… për t’u rikthyer sërish
Larg infeksioneve trunore me “parajsë’’
Këmbëzbathur, mbi flakë-ferrin e një brenge
Filloj e kërkoj prap’
Dhe duke kërkuar, me mua flirton shikimi
Dhe sheh shumë krijesa bastarde
Fjalor ekstremitetesh në “mbretëri maskimi”
Por… maskat s’qenë të miat
‘’Maskëmbajtësit’’ ‘’maskëmaskues’’
Duke ndjekur rrugët krijuese të krijimit
U shndërruam në premtues

Atyre që kurrë s’na u dhanë
Atyre për të cilat “do të jenë” na thanë
Për to...
“Jetë-kërkimeve” në të cilat vdesim
tresim gjithë jetën tonë
Duke gënjyer shpirtin me shpresë.
Dhe “gjumi i madh” kënaqet me jetët tona t’pagjumë
Dhe vdekja gjallon e merr krahë
Duke parë tonin fat-përhumbje.

Kush je ti?
A e ke pyetur veten vallë?
C’ngjyrë ka gjaku yt, a lëndohesh a ke mall??
Unë kam kohë që përleshem
Të vras majmunin brenda në mua
Por e ringjall e nesërmja
Nën klimën e sjelleve të tua,
Dhe tek unë, njeriu trembet
Trembet zëri i luleve që kurrë s’mbijnë
Pranë akullnajave shpirt-njerëzore
Kurrë, s’mbarojnë rrugë-lotët
E të brishtave krijesa tokësore.


Të shoh ndonjëherë
Dhe çdoherë më turbull
Ylli i ëndrrës sime po fiket...
… për t’u rindezur, si diell i madh përrallor
Në thellësi të gjithësisë
Që të krijojë buzëqeshjen e artë
Për fëmijët e pafajsisë,
Që do t’qeshin fort
Me përrallën tonë biblike të parajsë-ferrit,
Që s’qe vec jeta jonë
Përzierje e lumturisë dhe vrerit
Dhe do mblidhen bashkë fëmijët e së nesërmes
Pasardhësit e të “lashtëve zemërlënduar”
E do t’këndojnë në “funeralin e frikës”
Këngën e dashurisë së jetuar
Asaj
Që s’ngjit shkallë, por buzë,
që kur puthen
Lindin yje që kurrë nuk fiken;
Se të gjithë yllësitë në botë
Thonë
Se prej puthjeve lindën
Atyre
Që bëhen me “buzët e zemrës”
Atyre
Që mbajnë fshehur mrekullitë e femrës
Patjetër,
Dhe puthjeve që krijuan sytë e tu
Sepse, ti nuk je një krijesë përdhunimi
Por vec një gjallesë
Pak hapa larg kutërbimit,
Që mundesh, po, t’lëshosh aromë njerëzore
Veç po t’bëhesh pjesë e një kurore,
E një kurore që quhet jetë,
Ku patjetër e gjelbra vend do të ketë
Atë ngjyrë që kanë edhe sytë e tu
Ngjyrë që mund të marrë pjesë në buqetë
Të cilën ndrysh’ e quajmë jetë.


Hëna zbret përsëri mbi qerpikë
Ngadalë, me ngjyrën e saj të zbehtë,
Dhe mëngjeseve ti ngadalë i hap sytë
Të lindësh të blertën përreth
Se ndoshta sytë e tu janë një shpresë tokësore
Që t’mbijetojë shikimi
Ndaj, unë për ta po t’flas sot në gjuhën e shpresës
Duke të thënë pjesë të një betimi:
- Në mua kurrë s’do të vdesësh
Veç ... kam një lutje
E s’ta them veç ty,
Ja them dhe mrekullisë
Që mbartin të tutë sy
Ia them tokës, qiellit
“Hënës së qerpikëve” diellit,
Të flas lehtë
Me zërin e një fluture të bekuar
Dhe të klith fort
Si gjetës i lirisë së ëndërruar;
Jeto - dhe mos më kujto asnjëherë mua
Veç… bëhu “njeri” e më pas bëhu “grua”
Që... nesër magjia e syve të tu të mos vdesë
Që jeta dhe emri njeri, të jenë
Kënaqësi,
Që lind
Kur puthen dielli me vesën,
Ndoshta do të ndodhë një ditë megjithëmend
Dhe ti
Do ta meritosh emrin tënd.

WOLF_CUB 2003


Postuar nga MERMAID datë 19 Mars 2006 - 05:01:

Thumbs up

WOLF pergezime dhe urime, mahnitese poezia jote.


Postuar nga MERMAID datë 19 Mars 2006 - 05:31:

Ne rruget e jetes..

Ecja..
Ne rrugicen e pafund,
Shkujdesur..
Ne horizontin e larget
humbisja gjurmet..

U ndala,
pas nje porte te arte
Aty.. te takova
Te ndjeva,
Preka,
Dashurova,
C'do qelize.

Te zhvesha
Dashuri e ''Xhuljetes''

Eca me tutje,
Zemra..
ne heshtjen e nates,
Qante..
Mbi supet e vogla
Plaget e renda
Mbarte..

U Ndala perseri

Pas nje tjeter porte..
Enderr..
por zbathur ishe.
Te mbeshtolla
ne zemren time
Por ti asnjehere
S'me njohe...

Eca perseri
derisa shpirti u lodh
I vetem..
Nata luajti
gjer ne agim.

Nje tjeter drite lindi
nuk isha me vetem
Jam me ty..
Drite e shpirtit
Qe vazhdon
Rruget E jetes...

M.S - ''ARFIME''


Postuar nga Enya datë 19 Mars 2006 - 06:04:

Lightbulb

Proze:

="Fjeta mbi duart e NENE-s..."=

...As syte e tu s`i njoha NENE.Koha na kishte ndare per shume vite.Gjelberimi i tyre ishte shnderruar ne mall.
Qaje.Perse?
-Aq dhimbje kishe kaluar pa pranine tone?
Te putha syte plot lote,-qe as femije s`e mbaj mend te te kem puthur syte.
Te shtrengova thelle ne shpirt dhe aty mbete,aty do mbetesh perjetesisht!
-Duart e rrullosura nga pleqeria s`ti shtrengoja dot.Kisha frike se te caheshin venat e gjakut,
venat e vuajtjeve te jetes tende.I ledhatoja butesisht,gjithe keqardhje, gjithe dashuri.
Dhe qava,dhe qame...
...Mungesa jote NENE ishte e paparashikueshme.Na ndane ashtu sipas fatit te sejciles.
Ti ne nje qoshe ,-une ne tjeter qoshe.Por serish u takuam.E madherishmja dite erdhi.
S`ngopesha duke te pare.S`ngopesha duke te perqafuar,s`ngopesha duke te thirrur ne emer...
...Mungesa jote kishte ngrire ne zemren time,isha bere akull ndjenjash.Nuk te flisja dot me gjate.
Doja te te tregoja gjithcka, qe vec ti duhej te dije per bijen tende.Por s`te lendoja dot me shume.
Te genjeva pa dashje.Te thashe qe jam lumturisht mire.Qeshja sa per t`i dhene forme bisedes se heshtur tones,
qeshja te te shihja dhe nje here syte e tu te shndritshem nga gezimi qe perjetoje prej fjaleve te mia.
...U takuam NENE.Ne duart e tua lexova formen e coroditur qe kishin pesuar gishterinjte e tu.
Gishterinj me nyje,pse valle?!
Kur u lame,ishe aq e bukur,aq e qeshur,aq e padeformuar.Me vrau thellesisht ky takimi yne,dhe pse e kisha enderruar me vite.
Babai po fle...E leme ne qetesine e tij NENE.
Le te ngopemi me njera-tjetren,ja keshtu pa folur,ne heshtje,deri ne mengjes!
S`e kuptova ne ishte dite apo nate.Koha kishte ndaluar per ne.
Koha ishte paralizuar per hirin e dashurise se NENE-s.
Koha kishte plagosur shume shpirtra, shume jete,shume enderra.
Me duart e NENE-s kisha mbeshtjelle krejt trupin tim te vdekur nga malli
ku dhembshuria me rrethonte shpirtin,
si nje vello nuserie te paveshur kurre.
Dhe ashtu kisha fjetur,embelsisht e lodhur,ne duart e NENE-s...

A.A
03/19/2006
USA


Postuar nga Indrit datë 19 Mars 2006 - 13:31:

se desh harrova...

Ju uroj sinqerisht suksese ne konkurim qe te gjitheve dhe ne vecanti, analistes, Wolf_cub, ignametalboy, Crazy and beatiful, dhe mermaid.
Nese nuk kam permenduar dike dijeni qe e kam harruar
Nderkohe qe urimi ishte i njenjte per te tere, vota do shkoje per punimin me te mire(sipas meje) dhe kjo pasi ti kem lexuar te tera

Me vjen te dal ne mes te dimrit
ti heq tere rrobat ne breg ti flak
permes ti futem me not shkumbinit
qe gjithe Librazhdi t'me thote i marre

Ju pershendes me kete


Postuar nga iliriusa datë 20 Mars 2006 - 23:16:

Re: Casti i falur.

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ky cast qe kaloi
ishte i yti, a e di?
Mendja apo zemra e damkosur
u zhyten ne detin merzi.

Merzi per humbjen e pathene
e pritjes se lodhshme pashprese
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.

je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor?
Apo fati i nate pa hene,
qe capitet sonabul me zor?

Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shiprti koordinata nuk ka
te mund te goditej me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.

Tani dua vetem te fle
dhe me nuk dua t'ja di.
Per ato qe nata na fali
cfare humba une apo ... fitove ti.

Ps: nqs nuk ka filluar akoma konkursi apo nuk eshte kjo tema qe duhen postuar krijimet apo une kam bere dicka tjeter qe nuk i pershtatet rregullave te konkursit ju lutem. MOS ME LINI TE VDES INJORANT.




Ingmetalboy, je shume ne rregull! Asnje thyerje rregullash nga ana jote! Suksese!


Postuar nga iliriusa datë 20 Mars 2006 - 23:18:

Wolf_Cub, CRAZY AND BEAUTIFUL edhe Mermaid ju uroj suksese!


Postuar nga WOLF_CUB datë 20 Mars 2006 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Wolf_Cub, CRAZY AND BEAUTIFUL edhe Mermaid ju uroj suksese!


Te lutem emrin tim ta zgjidhje..kujdes ne krah te kuj e vendos


Postuar nga Zhylien Sorel datë 20 Mars 2006 - 23:48:

Arrow

he ti ti....!!!!!


Postuar nga dars datë 21 Mars 2006 - 01:59:

Mos me lere vetem!

Mos me ler vetem
Mes avujsh te pergjumshem
Nen mantelin e dhimbjes mbledhur
Cjerre nga rrezja
E ketij dielli te dhunshem.

Njome
Kete dhimbje te rreshket
Me lotet e agut
Te ndera fijeve te pafund te shpreses.

Perkunde
Endrren e porsalindur
Ne djepin e cunget
Te percartjes se lumtur
Qe lehtas veson
Mbi ate mbremje te muget.

Puthe
Gezimin e porsacelur
Ne kendbuzen e rese
Prej nga kane per te rrjedhur
Shirat e harreses.

Por mos me lere vetem!


Postuar nga Enya datë 22 Mars 2006 - 02:34:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha WOLF_CUB
Te lutem emrin tim ta zgjidhje..kujdes ne krah te kuj e vendos

Te kesh nderin te jesh ne krahun tim.Mos u merakos per gjera te vogla.
Do te te kaloje shume shpesjt zemerimi i ralles.
Suksese yll.
Vertet qe shkruan bukur.


Postuar nga iliriusa datë 22 Mars 2006 - 22:12:

Re: Mos me lere vetem!

Citim:
Po citoj ato që tha dars
Mos me ler vetem
Mes avujsh te pergjumshem
Nen mantelin e dhimbjes mbledhur
Cjerre nga rrezja
E ketij dielli te dhunshem.

Njome
Kete dhimbje te rreshket
Me lotet e agut
Te ndera fijeve te pafund te shpreses.

Perkunde
Endrren e porsalindur
Ne djepin e cunget
Te percartjes se lumtur
Qe lehtas veson
Mbi ate mbremje te muget.

Puthe
Gezimin e porsacelur
Ne kendbuzen e rese
Prej nga kane per te rrjedhur
Shirat e harreses.

Por mos me lere vetem!



Dars, suksese!
Me behet qejfi qe kemi konkurent te rinje ne kete konkurs edhe pse nuk do me vinte keq te kishim edhe pjesemarres nga konkurset e vjetra.


Postuar nga Enya datë 24 Mars 2006 - 06:48:

Arrow

Hey , a me duket mua apo muaji mbaroi
hahahaahahahahaha, besoj se ky konkurs do jete per muajin Prill.
Mire u lexofshim atehere IliriUsa.


Postuar nga iliriusa datë 24 Mars 2006 - 09:02:

Re: Konkursi i muajit!!!

Crazy and Beautiful, pergjigjen e komentit tuaj e keni ne fillim, ne mesazhin hapes te kesaj teme, po ju a citoj edhe me poshte gjithashtu. Nqs nuk ka nje numer te konsiderueshem pjesemarrsish do te presim edhe pak kohe e atehere do te hapen sondazhet. Me pjesemarres per poezi jemi mire do te thosha une, por kemi vetem dy konkurent per proze, mire do te ishte qe te shtoheshin disa te tjere perpara hapjes se sondazhit. Konkursi i muajit, merr emrin e muajit ne te cilin hapet edhe mbyllet sondazhi. Keshtu qe kemi ende kohe edhe gjithesesi ky konkurs ishte nisur per muajin Prill edhe sikur te mos kemi me konkurues te tjere. Pershendetjet e mia Crazy and Beautiful!

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Fillimisht pjeset letrare, poezi ose proze do te postohen ne kete teme dhe kur te krijohet nje numer i konsiderueshem pjesemarresish do te hapen dy sondazhe, nje per poezine e nje per prozen.

Ju uroj sukse se te gjitheve!


Postuar nga Sabian datë 25 Mars 2006 - 13:28:

Re: se desh harrova...

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Me vjen te dal ne mes te dimrit
ti heq tere rrobat ne breg ti flak
permes ti futem me not shkumbinit
qe gjithe Librazhdi t'me thote i marre

Ju pershendes me kete



Me vjen te dal edhe une me ty te lahemi bashke, por ama nuk dal lakuriq sepse e kupton vete ti ndonje peshk, ndonje ngjale...

nesjse suksese konkurrente...
Po ti Indrit me kete do konkurosh?


Postuar nga iliriusa datë 22 Prill 2006 - 00:02:

Qe ne keto momente mund te postoni tek kjo teme pjeset e reja letrare, proze edhe poezi me te cilat deshironi te konkuroni ne konkursin e ardhshem. Shpresoj te kemi sa me shume konkurues edhe sa me shume krijmtari te arritura.


Postuar nga diabolic datë 27 Prill 2006 - 05:31:

Perjetesisht yti...

Te kujtohet shpirti im? Te kujtohet se cbenim te merkurave ? Ishte dita jone , ajo e perkryera , perfektja qe nuk egziston as ne endrra.E merkura ku asgje tjeter skish ne bote pervec ne te treve , mua , ty dhe dashurise . U njohem te merkuren shpirti im a e mban mend? Te merkuren dhame edhe puthjen e pare ,ate muzge shtatori ku gjethet binin mbi koken tende e beheshin kurore dhe une te therrisja princesha ime. Dite e merkure ka qene kur kemi bere dashuri per here te pare , ku rrinin e shikonim njeri-tjetrin si dy minje te lagur, te frikesuar, te humbur. Sa here te kam pyetur a je e sigurte shpirti im, deshiron me te vertet te besh dashuri me mua?!Me kujtohet kur me the -une kam lindur per te bere dashuri me ty dhe dua te vdes duke bere dashuri me ty-. Kam qare si femij ate dite , e ti qaje me mua dhe me pyesje -Cfar ke shpirti shpirti im te lutem me fal , me fal , me fal nese te kam vrare pa e kuptuar . Te thashe se qaja sepse te doja dhe fjalet e tua deshiroja ti kisha epitaf permbi varr kur te vdisja . Ti e dije qe une sqaja kurre , ne jete kam qare vetem per nenen time dhe per ty . Ishit ju qe i jepnit kuptim jetes time dhe pa ju smund te jetoja kurre. Te kujtohet kur kercenim nen shi nen muziken e Kiss the rain , dhe puthnim shiun dhe njeri-tjetrin , i bertisnim botes se askush dhe asgje smund te na ndante. Dhe une xheloz qelloja henen me gure vetem se drita e saj shembellehej ne fytyren tende.O zot sa i marre kam qene, kam qene i cmendur pas teje dhe une dashuroja kete cmendurine time per ty , e dashuroja marrezisht. A e mban mend kur kishim pervjetorin shpirti im ?! Ti doje ta festoje diten e merkure , thoje se ditet e tjera se meritonin festimin e dashurise tone.Te merkuren e kemi festuar duke bere dashuri gjithe naten, edhe ne endrra kemi bere dashuri pastaj kur jemi zgjuar jemi shplodhur duke pare syte e njeri-tjetrit dhe embelsuar lodhjen me buzeqeshje .Te kujtohet kur hyja fshehurazi si hajdut nga dritarja jote vetem per te te pare se kisha gjithe diten pa te pare , pa te puthur sepse nena jote e kishte marre vesh per ne te dy . Te kujtohet ate nate , besoj se ka qene nate e merkure kur duke bere dashuri ne dhomen tende per pak sa nuk na kapi nena jote dhe une gjysem lakuriq hidhem nga dritarja pa me pare askush pervec henes qe u fsheh pas reve nga frika. Ti qe ate nate me therrisje -lakuriqi im i nates- ndersa une te kam thirrur gjithmon shpirt sepse ti ishe pjese perberse e imja qe une kurre smund te bej pa te. Te kujtohet shpirti im kur kendonim rrugeve si te cmendur , i binim zileve te cdo porte dhe iknim me vrap, kur benim si te panjohur kur ti dilje me mamane tende dhe ajo me bindjen se ne ishim ndare me shikonte gjithe inat.Dite e merkure ka qene kur te thashe se nuk iki ne Itali , se nuk doja tja dija per shkolle , studime ,jete tjeter pa ty sepse une pa ty smund te jetoja .Ti me the shko sepse largesia smund te na ndante sepse asgje smund te ndante, ne ishim bere per njeri-tjetrin dhe vete zoti e kishte vendosur kete.Nuk doja te vija ketu jo te betohem , e bera per ty sepse ta premtova sepse per ty do beja gjithcka .Sepse jeta dhe bota ime ishe ti, ishe ti qe i jepje kuptim edhe therrimeve te diteve te drishta ku dritehijet e imazhit tend i kisha ne shpirt dhe me ushqenin me pak dashuri sepse malli per ty me vriste , me vriste... Te merkurave te merrja gjithmon ne telefon sepse vetem atehere ne ndieshim sikur ishim bashke dhe asgje sna ndante , as keto 1200 kilometra , as koha , as endrra . Flisnim , qeshnim , qanim te merkurave dhe puthnim telefonin sikur te ishte njeri nga te dy .Gjersa nje te merkure nuk mu pergjigje ne telefon , nuk e di perse .U cmenda , syte e mi nuk shihin asgje pervec imazhit tend qe bridhte rrugeve te zemres time te boshatisur te gerryer nga malli qe ja pinte gjakun si vampire. As te merkurave te tjera smu pergjigje , cdo te kish ndodhur valle ? Te mora ditet e tjera me rradhe me friken se mos ti merziteshe se nuk doje kurre te me flisje ditet e tjera por ti kurre smu pergjigje .Vendosa nje dite te merkure te kthehesha ne shtepi , prane teje.Kisha shume pa te te degjuar zerin dhe meraku ma bluante shpirtin dhe netet i zbardhja nen emrin tend .Malli me mbyste dhe sme linte te qete saqe une peshperisja emrin tend si i marre papushim duke e gelltitur shume here deluzionin e mendimit qe ti nuk ishe me mua .Ate dite te merkure qe erdha u nisa me shpejtesi drejt shtepise tende , thashe te te beja nje surprize duke te fishkellyer poshte ballkonit ashtu si beja gjithmon kur takoheshim .Nuk e kuptoja perse te gjithe me shihnin te trembur, sikur tek une ishte ndonje kafshe qe njerzit nuk kishin pare kurre .Takova Anen ate dite , ishte pikerisht ajo qe na kishte prezenatuar ate dite te merkure qe lidhi fatet tona perjetsisht .Sapo me pa filloi te qaj dhe mekej kur me fliste , u corr mbi trupin tim pastaj iku me vrap .Une sfola asnje fjale dhe e ndoqa duke qare sepse e kuptova qe dicka kishte ndodhur.E kapa nga floket duke vrapuar dhe per pak e vrava , i mora fytyren dhe e luta , e luta duke qare te me thonte ckishte ndodhur .Me mori prej dore dhe me tha se do te ishte me mire te isha i verber sepse ate qe do shikoja sdo ta harroja kurre . Mbylla syte, skisha guxim te shihja dhe ecem , ecem pa pushim gjersa me tha -Adi une po iki , po ju le vetem - .Dhe iku Ana dhe me la ketu , ketu tek mermeri i akullt i varrit tend qe e puth , e puth , e puth per te nxjerr mallin . Zoti i mallkofte te merkurat sepse te merkuren ti i dhe fund jetes,jetes tende dhe times bashke .Vrave dy jete pernjehere duke na bere pluhur ne ere , i vdekur ne mes te gjalleve qe jeton me ta. Ti smund te jetoje pa mua dhe smund te jetoje me dike tjeter qe donin te te impononin ta doje me zor. Ti smunde te me thoje asgje se sdoje te me vrisje por harrove se une kam vdekur qe kur ika larg teje dhe sdo te doja asgje tjeter vecse te vdisja tashme prane teje.Tashme sdo te kete me te merkure ne jeten time, sdo te kete me jete per mua ta dish sepse ti ishe lajtmotivi i jetes time.Te lutem me prit sepse dua te puth nenen per here te fundit dhe do te vij me ty sepse une jam PERJETESISHT YTI...


Postuar nga diabolic datë 29 Prill 2006 - 15:09:

Vjeshta...

Si filloi valle kjo vjeshte , ky trishtim?
dallendyshet moren rrugen drejt fatit
duke kaluar ylberin dhe deshirat
duke kerkuar parajsen larg vetevetes
Kjo vjeshte i zverdhi shpirtrat
i thau endrrat nga thatesirat e ndjenjave
dhe shiun nuk e dergoi per te shuar etjen
por per te mbytur shpresen ne detin e deshperimit
Stinet zakonisht bejne rotacionin midis tyre
por tek une mbetet vetem vjeshte
sepse stinet e tjera mbeten te vrara
nga mjergulla e iluzioneve dashtake
Vetem dimri mbijetoi pa dashur
sepse ai ishte brenda teje
dhe as une , as ti , askush
smundi ta mashtronte pa dashur
Kam ftohte dhe ti shpirtin sma ngroh
ku ke humbur une se di, ah sikur ta dija...
sdo te te kerkoja neper labirinte makthesh
ku ste gjej kurre, sepse kurre sduhet te kerkoja
Sepse kurre ditet e mia te drishta
sduhet ti quaja me emrin tend lajkatar
dhe zerin tend sduhet ta bluaja neper mendje
me kafshime pritjesh ushqim per kanibal dhimjesh
Sa frike kisha nga vjeshta e shpirtrave
qe ti ma solle qellimisht pa dashur
ashtu si padashur me vrave me pafajsi
dhe ironikisht i buzeqeshe jetes qe humbe
Jetes qe humba une duke njohur parajsen
duke te njohur ty neper iluzione dashurish
qe me shfaqeshin si mirazh ne shkretetire
vetem me nje grusht rere neper duar si kujtim
Nje dere mbyllet e nje tjeter haper ne jete
dhe ndoshta stinet do te ndryshojn
do te kthehen edhe dallendyshet ne shtepi
do te zgjohem edhe une nga gjumi letargjik
Ti do te jesh e lumtur duke enderuar engjej
duke mashtruar , genjyer dashuri pa dashur
duke thyer zemra e copetuar fjale pa kuptim
duke zbardhur nete te gjata pa zgjim
E une ndoshta mund te jem i lumtur
nuk e di ku , me ke , sesi...
di vetem se neper stinet e jetes time
sdo te jete vjeshta qe ma solle ti...


Postuar nga Indrit datë 30 Prill 2006 - 23:00:

po mendohem te futem edhe une ne konkurim kete muaj per me e veshtira qenka te zgjedhesh materialet.

Megjithate ose do ju bej te trishtoheni ose do ju bej te qeshni, nese keni ndonje preference thuajeni.

 

Seksese konkurenteve te tanishem.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 30 Prill 2006 - 23:07:

te qeshim....(sigurisht)

REspekte


Postuar nga Indrit datë 05 Maj 2006 - 22:04:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
te qeshim....(sigurisht)

REspekte



 

Eric... ne fakt me vjen keq qe po e kundershtoj deshiren tende por mu duk e rendesishme te lexohet kjo ne kete konkurim.

Ketu do kesh vend te qash edhe te qeshesh.

me respekt gjithashtu.

Indrit


Postuar nga Indrit datë 05 Maj 2006 - 22:08:

 Pak histori!
1.
Ka qene nje kohe ishim te varfer
Mbushur me rrecka qe c'te te them
Por kishim zemren kristal te paster
Si bore e malit qe se shkel kembe.

2.
Ka qene nje kohe, s'kishim nje rrobe
Nje pale corape shkonin tre vjet
Te varfer ishim, veshur cope - cope
Ishim te pasur ne zemer e shpirt.

3.
Ka qene nje kohe nderohej prindi
Kushtetute ish fjale e babait
Nderohej nena tere farefisi
Zakon i bukur, norme e shqiptarit.

4.
Vinte babai lodhur nga puna
Te gjithe gezuar ne dere e prisnim
Perpara nesh qendronte nena
Dhe ne pas saj si lulet rrinim.

5.
Te tere ne pritje kur na shikonte
Perplot hare zemra i mbushej
Dhe lodhja e dites qe e mundonte
Si me magji per nje cast zhdukej.

6.
Kohet moderne ne dere trokiten
Ja shqyen deren shqiptar vellait
Ja hoqen mend'te e coroditen
Ja thyen zemren nenes ,babait.

7.
Tashme babai kur vjen nga puna
Ta prese tek dera nuk del askush
E lene nje ore ziles ti bjere
Me pas dhe deres ti bjere me grusht.

8.
Askush s'ka kohe te dale ta prese
Askujt si vete mendja tek dera
Thone: do trokase, do lodhet vete
Neve na iken telenovela.


9.
Kur futen prinderit ne shtepi brenda
Askush si pyet me a u lodhen
Su thote me djali, as tungjatjeta
Por: he mor rober, e sollet koken?

10.
Tashme askush ne kembe nuk ngrihet
Njerezit e sotem jane te zene
Perballe pasqyres djaloshi krihet
Perpjete ngre floket porsi antene.

11.
Nderkohe dhe vajza lyhet a s'lyhet
Ne kembe te ngihet tashme perton
Me kembe perpjete mbi divan shtrihet
Ne dere babain fotografon.

12.
Ka qene nje kohe, ah c'te te them
Si moter ishte kusherire e pare
Nderkohe ky ligj tashme nuk vlen
Kusherira kemi euro, dollare…

13.
Dikur e donim tamam si moter
Njelloj jane moter ,kusherire e pare
Por sot i shitem fis edhe vatër
Per disa euro, disa dollare.

14.
Ka qene nje kohe qe fjala mbahej
Purteke e arte besa e shqiptarit
Ruhej sekreti e nuk shperdahej
Nuk i tregohej pervecse varrit.

15.
Po sot e dini ku vajti besa?
Ah, sot e hengri besen shqiptari
Sot amaneti si uji glina
Ma kapak hapur kur i del gazi.

16.
Ishte nje kohe kur dhe komshiu
Ka qene i afert porsi vellai
Por ama sot s'ka c'ben i ziu
Papune ka mbetur, pergjon pas xhami.

 

17.
Vajze e komshiut dikur si moter
Te lante bluze dhe kemishe
Sot ndryshon puna e shet si loder
Ne semaforet e Italise.

18.
E veshtire koha qe po kalojme
Askush s'te ve ne asnje liste
Sot je nje roje, e te shkarkojne
Se nuk ke marre teste te partise.

19.
Ka qene nje kohe nuk flisje dot
miljona gjuhe nga frika heshtnin
C'te na doje qefi po flasim sot
Flit sa te duash, kush ta ve veshin?

20.
Dikur pellcisje nje fjale te thoje
Ndersa sot fol, askush s'te ndal
Ama pike vlere s'ka fjala jote
Zere se flet nje papagall.

21.
Erdhi nje kohe te gjithe e dime
Me nuk vlersohet poeti, artisiti…
Tashme drogmeni drejton bashkine
Qytetar nderi sot eshte skafisti.

22.
Sa here na afrohet koha e fushates
C'fare nuk na premtohet dhe qiqrra ne hell
Gjithmone na ka mbetur vec qafa e pates
Se qiqrrat e hellin era na i merr.

23.
Po kerkoj nje grusht te forte
Sic kerkoi dhe Migjeni
S'dua tjeter nga kjo bote
Mu merziten qiqrrat, helli..

24.
Ku ta gjej nje krah te forte?
C'te besh, kur s'do Zoti ta jape…
Fundja keshtu eshte kjo bote
Kur s'ke krahe do te kesh llape.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 06 Maj 2006 - 00:19:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit


 

Eric... ne fakt me vjen keq qe po e kundershtoj deshiren tende por mu duk e rendesishme te lexohet kjo ne kete konkurim.

Ketu do kesh vend te qash edhe te qeshesh.

me respekt gjithashtu.

Indrit



INdrit ishte shume e fuqishme kjo qe ke shkruar.ke shume talent,te uroj suksese te me tejshme.Me beri te ndihem shume mire.
Je artist i vertete.


Postuar nga Indrit datë 07 Maj 2006 - 01:32:

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven


INdrit ishte shume e fuqishme kjo qe ke shkruar.ke shume talent,te uroj suksese te me tejshme.Me beri te ndihem shume mire.
Je artist i vertete.



 

flm per vleresimin Eric...

Ndoshta nuk do e lexoje kurre kete poezine nese nuk do kishte vene dore nje fare Iliri. qe dua ta pershendes shume e ta falenderoj per rregullimet...

E njeh Ilirin ti?


Postuar nga Zhylien Sorel datë 07 Maj 2006 - 02:40:

e njoh mo e njoh.....
KOt fare eshte ai
Un e lexova kur skishte vene dore akoma.....:p
e lexova me mundim te madh shume


Postuar nga Indrit datë 07 Maj 2006 - 13:51:

atehere ti nuk paske arsye ta falenderosh sepse e ke lexu ne veshtiresi po e falenderoj une


Postuar nga Indrit datë 08 Maj 2006 - 01:29:

I ulur ne zemren tende!

Mbaj mend qe kam qene nje femije i parehatshem qe ne femijeri, dhe ishte zeri i nenes ai qe me sillte qetesi…
Sa here degjoja zerin e saj pushoja menjehere, megjithese nuk e kuptoja ç'po me thoshte.
Naten ishte ninulla e saj nje qortim i cili me kujtonte qe tashme duhet te flinja, ndersa diten ishte shikimi i saj ne sy qe me lajmeronte se kam bere dicka te pahijeshme.
Nderkohe, mbaj mend se ju thoja gjithmone prinderve te mi: Ju dua shume.
Babait ja thoja sa here qe me ngrinte hopa lart drejt llampes, ndersa nenes kur flija ja thoja ne vesh, me ze te ulet qe te mos e degjoje babai pasi mendoja se po ta degjoje do zemerohej.

Serish ju kujtoj prinderve te mi se i dua shume dhe vecanerisht nenes sime te shtrenjte se ciles ja dedikoj dhe kete post modest .
Ndoshta ishte dashuria e saj qe me shtyu te shkruaj aq vargje per te, te derdh aq lot kur kujtoj fytyren e saj. Per ate qe me ushqeu me trupin e saj, qe me mbajti ne gji dhe me kendoi aq e aq ninulla per te cilat ndoshta kam mall edhe sot.
Per ate qe me lindi dhe qe me thonte cdohere : "Dita qe linde ti ka qene me e lumtura e jetes sime". Per ate, qe sa isha i vogel me edukoi dhe me sherbei kaq miresisht, dhe tani qe sa here vonohem jashte shtepise nuk shkon kurre te fleje pa u siguruar se une kam ardhur.

Per ate qe nuk e leshon telefonin nga dora, megjithese nuk ka qef ta mbaje, per Nenen time qe e detyrova te fleje me dore jashte ne netet e ftohta dimerore.
 Nene duhet ta dish se capkeni yt te do shume dhe nuk dua te ta them me ne vesh, pasi tashme babait nuk i mbetet me hateri sepse edhe ai  ne fjalen e tij te pare "NENE" ka thene.
Faleminderit nene e dashur per gjithcka dhe me fal per te gjitha capkenlleqet e mija sa isha i vogel, nderkohe me fal edhe qe momentalisht nuk te ndodhem prane.
Por ama dicka te dish, qe momentalisht jam i ulur ne zemren tende te bardhe nga e cila nuk me behet te dal per asnje arsye.…
I vogelthi yt i vetem, Arti.
 
 

 


Postuar nga freespirit datë 16 Korrik 2006 - 08:20:

Asgje s'ka ndodhur

Degjoj ca hapa ne asfalt
Nje hije iken ne vetmi
Asgje s'ka ndodhur them,
asgje me rendesi.

Ndonese gjethet zverdhen
dhe bien nje nga nje.
Asgje s'ka ndodhur them,
asgje me rendesi

Dhe pse kjo dite iku,
me diell a me shi;
asgje s'ka ndodhur them,
asgje me rendesi.

Pa c'ka kjo peme e viteve
do te bjere nje dite e di.
Asgje s'ka ndodhur them,
asgje me rendesi.

Serisht degjoj ca hapa ne asfalt,
Jane hapat e dites qe iku ne mesnate.

26/02/1997
by freespirit


Postuar nga iliriusa datë 17 Korrik 2006 - 07:27:

Freespirit te falenderoj per pjesemarrjen ne konkurs dhe te uroj sukses!


Postuar nga freespirit datë 17 Korrik 2006 - 11:19:

Per ty miku im
Te kujtohet momenti I ndarjes? Une shtrengoja dhembet qe te mos nxirrja lot por qe e kote ata rodhen pa me pyetur sikur e dinin se s’do te shihja me, sikur e dinin. Dhe ti si gjithmone s’tregoje asnje emocion. Ishe shume optimist per kete udhetim dhe jeten e re qe do te filloje.
Me kujtohet njehere pasi ti u largove kur une sapo dola nga puna shume e lumtur si gjithmon nisem per tek ti. Arrita deri tek dera jote dhe aty me ra ne mend se ti nuk ishe me. Ti ishe larg, dhe une s’mbushesha dot me fryme thua ishe ti ai qe me jepje fryme. Bota s’ishte me njesoj, asgje s’kishte me kuptim sepse dera jote qendronte e mbyllur dhe nuk u hap me kurre.
Ishim kaq te lidhur une dhe ti dhe kaq te ndryshem.Cfare ndodhi mes nesh? Mos ishin miqte e tu qe na percane apo ndoshta ishin te mijte?! Ti e di qe une s’kam miq, te kisha vetem ty. Dhe ti s’dole gje; me bere te te urreja, te mallkoja diten qe te njoha dhe te fshija cdo kujtim te bukur qe le ne zemren time. U mundova te te ndryshoja. C’marrezi.
E si mund nje njeri te ndryshoj nje tjeter? Keshtu pa dashur rash ne gracken tende miqesore, te lejova te hyje ne shpirtin tim dhe si nje drog e fuqishme te sundosh cdo qelize te trupit tim. Dhe dhimbja qe me shaktove me ndryshoj teresisht. Me beri te reflektoj miku im. E dija qe me deshe sepse ti ishe ai qe me hidhje drite ne momente erresire, ti ishe ai qe me jepje doren kur rrezohesha miku im. Ti me deshe prandaj dhe u largove prej meje apo jo?
Tani, te falenderoj miku im qe me dhe mundesine, qe une te jem vetevetja, e pavarur, drug free dhe me e forte se kurre.
Faleminderit dhe qofsh mire.


Postuar nga Anais datë 11 Prill 2007 - 21:13:

Po ne anglisht lejohet?

Shinny hide of alone minds

I feel so alone in your presence
Thus my sounds go flimsy
Yours are not canny
Just too loud to my heart
And I start to compare
Discovering my self harmonizing to nothing at all

I don’t like to feel this way
My shoulders behind a half open door
You pushing to get inside
And then, just getting tired of me
Greeting me to my own sadness
Waiting for it to change

Maybe you like the accustomed me
The one who’s drowned after you
But, I don’t
I want to be wild and not mind
That’s how I’m happy
You need me to care about your freedom
That’s what makes you happy

I’m so alone in your presence
Although my skin in warm
From deafening rays of love for you
But my skin is all you can feel


Postuar nga Anais datë 11 Prill 2007 - 21:26:

First thought in a clear morning

There’s always a lead in the sky
So look up each day
Once you see
You will be ready to move along
For there are no predetermined destinations
But meant for airplanes
Trying is getting
In a world with no end


The carpenter

I cut/paste my thoughts
Coming to me filtered
I assemble them in lines
So they will not smash into each-other
I copy/add words still suspended in the dust of it all
I give it a form
Bright
Shiny new
I am building up my closet
Free of skeletons

Out

I am walking
On a
One-dimensional
River
Seeing
Misplaced images
In a right mind
Sensing
Tricky feelings
From the sad shore
Whatever goes in
Comes back no more

Fear it’s a rotten limb from an old tree
Devouring the nerves of earth’s teeth
When you get there, looking for a win
You will see the distortion of its spin
But this is not a paying back trip
You will get nothing
But emptiness deep

Rhymes don’t suit the scattered soul
Rhymes are for people missing it all
Rhymes never served me more that once
They are just a loop in the trance

I smoke every cigarette I breathe
I am a wolf in my nights asleep

The
Outer
Face
Of
The planet
Has no room left for me?



Together Lost

I love these feeling of lonesomeness
Free, like birds in the blue shell
They don’t sense the emptiness
Accepted wisdom of their true spirit
Existing in nothingness

Deep, deep under
The girls are dreaming
Of the lost worlds
Not hearing their bewail
Of being

Hush
Crying this dried cry
I am
Near U
The two of us
Whispering in flying tongs
Losing fear within each-other


Postuar nga Pellumb Syku datë 23 Shtator 2007 - 18:25:

Puthja e amshimit.

Puthja e amshimit.

E embel me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.


 
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.