Forumi Horizont
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Autori Aristidh Kola dhe vepra e tij! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12178)


Postuar nga belga datë 27 Gusht 2006 - 10:33:

Autori Astridh Kolia dhe vepra e tij!

E verteta perveluese e "Astridh Kolias" eshte nje liber me shkrime te ndryshme qe lidhen me te verteten e studiusit arvanitasAstridh P. Kolia(1944-2000) si dhe te popullsise arvanitase ne Greqi, te ciles racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke(si ne te djeshmen historike po dhe ne te perditshmen aktuale) perîqet me te gjitha mjetet te shuaj identitetin si popull si gjuhe si kulture e tradita Astridh Kolia ishte ai qe qofte si president i arvanitasve te graqise qofte si shkrimtare studiues historian publicist zgjoipopullin e vet dhe e vuri ne udhen e dinjitetit historik e ne kete pikpamje ai eshte Promoteu i Arvanitasve dhe per kete e vrane se pari fizikisht e se dyti perjetojne deshiren e eger qe edhe vepra etij te vritet moralisht.Me vepren e tij shume deminsionale autori pati rastin qe te njihet personalisht gjate kohes qe jetonte ne Athine dhe te krijoj nje miqesi tr vertete qe i sherben per te paraqitur nje sere artikujsh ne te cilet shfaqet jo vetem universialiteti i tyre por dhe shtjellohet me tej ideja se perse kete personalitet te madh e vrane ne menyre te sosistifikuar siç historikisht kane vrare edhe udheheqes te tjere arvanitas, here me plumb pas shpine e here me helm ne kafe ene koherat moderne me radioaktivitet vdekjeprures.

pershendetje nga belga


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 10:47:

I madhi Aristidh Kolja, qe u helmua nga greket sepse po vertetonte me fakte te verteten ne lidhje me kulturen dhe historine shqiptare. Po ia cirrte masken genjeshtres greke ne lidhje me vjetersine, politiken dhe historine.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 10:49:

Perseri gjeniali Aristidh Kolja.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 10:51:

I madhi Aristidh Kola

--------------------------------------------------------------------------------

ARISTIDH KOLIA DHE ANASTAS KULLURIOTI
Vepra e Aristidh Kolias dhe thënia a Anastas Kulluriotit* përkitazi me një shkrim të dy grekëve Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis në shtypin grek dhe shqiptar.

Personaliteti i madh arvanitas Aristidh Kola vdiq në mënyrë enigmatike, siç cilëson ende pas pesë vjetësh shtypi shqiptar, por e thënë hapur e vranë ultranacionalistët grekë siç janë vrarë edhe arvanitas të tjerë të shquar në histori, duke filluar me Gjergj Karaiskaqin në fushë të luftës, me Teodor Kollokotronin (Bithguri) në burgjet ku u përplas heroi kombëtar nga hierarkët grekë të fanatizmit nacionalist, e vite me pas me të zjarrtin arvanitas të Salaminës, gazetarin Anastas Kullurioti e të tjerë, krime të cilat historia i mban akoma në skutat e fshehta e të errta të arkivave greke, mbase për të mos u hapur kurrë.
Ky fillim shekulli kishte ruajtur të njëjtin fat edhe për ish presidentin e Arvanitasve të Greqisë, historianin e studiuesin Aristidh Kola, për të treguar kështu, se edhe në kushtet e zhvillimeve moderne Greqia, që e quan vehten pjestare të asaj bote të ndritur e të kulturuar, që quhet Bashkim Europian, mjerisht vazhdon ende qëndrimin e paprinciptë të një shteti arrogant, që nuk njeh asnjë të drejtë për minoritetet, për t’u shkolluar e ruajtur traditat e kulturën e tyre. Traditat e kulturat e minoriteteve përbëjnë sot vlera për çdo lloj shoqërie në shtetet e zhvilluara demokratike, por natyrisht jo në Greqinë e mentalitetit mesjetar e bizantin, të cilët mjerisht kanë harruar se ishin vetë grekët, ata që urreheshin dhe përsekutoheshin si popull nga jerarkët bizantinë. Grekët e sotëm, ndërkohë që përdorin të tërë makinacionet e stilit bizantin për t'u mohuar të drejtat minoriteteve, çuditërisht, i kanë si idhujt e tyre të admirueshëm shtypësit e tyre të dikurshëm. Të kthesh në idhull xhelatin tënd që të ka dhunuar, përzënë e shfarosur, është një paradoks i çuditshëm që vetëm në Ballkan mund të ndodh.



Artisti Kadri Roshi dhe Aristidh Kola në Athinë me 11 dhjetor 1997
Foto nga Dritan Haxhia
Kemi shënuar që në shkrimin “Vrasja e dytë e Aristidh Kolës”, botuar ne gazeten “Dielli”, New York 2000, se me vrasjen fizike të studiuesit e udhëheqësit arvanitas Aristidh Kola, nuk qe e mbaruar puna e megaloidhesë shoveniste, e mohuesve të lirisë e të drejtave të arvanitasve për gjuhën e kulturën e vet, se edhe më tej do të vazhdonin të vrisnin pak e nga pak idealin e ndritur të Anastas Kulluriotit dhe Aristidh Kolës.

Nuk do të shkonin veç dy vite pas tragjedise se Aristidh Koles, që në shtypin grek, e më pas përkthyer edhe në shtypin shqiptar, të shfaqej një shkrim i dy autoreve grekë Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis me titull: “Grekët dhe shqiptarët në shekullin e 19-të dhe 20-të”, i cili që në krye e deklaron thuajse hapur qellimin e platformën e vet kur thotë se “është absurd e qesharak pretendimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi se Aristidh Kolën e helmoi shteti grek”.



Miq arbëreshë të Italisë me Aristidh Kolian në zyrën
e revistës “Arvanon”, Gusht 1998
Zotërinjtë në fjalë, që tashmë në shtyp, na hiqen si ish miq të afërt të Aristidh Kolës duke shprehur nje keqardhje hipokrite për vdekjen( jo vrasjen) e tij, jo pa qëllim përpiqen të konfondojnë faktin se askush prej miqëve të tij të vërtetë qofshin shqiptarë apo grekë, nuk kanë thënë me parë e as nuk e thonë tani se shteti grek është drejt për së drejti vrasës i Aristidh Kolës, përkundrazi është thënë fillimisht prej vetë Aristidh Kolës në shtratin e vdekjes dhe më pas prej miqëve të tij se, vrasës janë qarqe të caktuara shoveniste, që gjithësësi kanë të drejtë të shfaqen në forma legale sepse kanë përkrahjen idirekte a direkte, jo vetëm nga shteti por edhe nga mediat ultranacionaliste dhe klima raciste që ekziston masivisht në shoqërinë greke.

Zotërinjtë Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis nuk marrin fare në konsideratë faktin se dënimi me vdekje i Aristidh Kolës është shpallur publikisht para se të ekzekutohej fshehtësisht, pra të gjithë e parandjenin atë që do të ndodhte. Nuk marrin në konsideratë bisedën në një rubrikë televizive direkte transmetuar në Athinë më 1999, kur tërë të pranishmit në një kor shovenist e racist( intelektualë grekë këto!!!) të dirigjuar nga komunistja shtërpë Liana Kaneli, shanin e mallkonin pa pikë kulture e etike dhe u hodhën si të tërbuar kundër Aristidh Kolës që gjithësesi i qëndroi me dinjitet kësaj lukunie cakejsh si te kishin dale nga shpellat e mesjetes, e qe nuk jane pa pergjegjesi me pergatitjen e klimes per vrasjen e Aristidh Koles. Sulmeve te pacipa deri ne masmedia publike, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte per shtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. Ja si shkruan ne revisten e tij duke ju referuar ketij incidenti te turpshem te masmedias greke:



Aristidh P. Kolia. Foto nga revista “Ritmi i Salaminës” Greqi
"Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjatë emisionit televiziv në "Skaj" 5 Maj 1999, dhe më pyetën perse e përballova me qetësi , kur duhej të kundërsulmoja...

Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse "e drejta del, vjen kur ti vije ora"...

E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk është me fjalë por me veprat e mija të cilat do të kujtohen kur balta e zonjës…Kaneli të kalojë në harresen e shekullit. Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat .Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjera dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditëshme me nderin e dinjitetin dhe lirinë time..."



--------------------------------------------------------------------------------

Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.

Nuk marrin në konsideratë faktin se banditët kapsalistë kishin shkruar nëpër muret e Athinës “Vdekje Aristidh Kolës”, apo “Tradhëtari Kolia në litar”, për faktin se Aristidh Kola denonconte gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës në librin e tij “Greqia në grackën e serbëve të Millosheviçit” . Këto gjëra për këto dy zotërinjë nuk ekzistojnë. Nuk ekziston as fakti se zyrat e Aristidh Kolës në rrugën “Filipidu” të Athinës kanë patur një bombardim intensiv me rreze radioakative, sa ndoshta edhe sot, pesë vjet pas vdekjes së tij, do të kenë mbetur ende gjurmë. Përpara se zotërinjtë grekë, pseudo miq të arvanitasit të madh, të mohojnë me një të rënë të lapsit plot të verteta mbi çfarë po ndodh me arvanitasit në Greqi apo të mohojnë çfarë të tjerët besojnë se tragjikisht e mizorisht ka ndodhur le ti kërkojnë organeve të specializuara t’i bëjnë një hetim studios së Aristidh Kolës, që tashmë familjarët e tij, me të drejtë e kanë kthyer në rezidencën e vet për t’ju shmangur sa të jetë e mundur manipulimit të fakteve që ënde mund të kenë mbetur diku në suvatë e mureve e qe neser mund te flasin. E për më tepër këta dy zotërinjë që duan të mbrojnë dinjitetin e shtetit grek, le ti kërkojnë këtij shteti apo organeve të specializuara të Bashkimit Europian mundësi që t’i bëjnë analizë kockave në varr të Aristidh Kolës, nëse kanë apo nuk kanë ende gjurmë radioaktive qe te çojne fatalisht drejte leuçemise. Mbase kështu do ta lehtësojnë shtetin dhe opinionin mediatik të mbarsur me shovenizëm prej peshës së fajit e të krimit të përbashkët të mbarë shoqërisë greke jo vetëm ndaj Aristidh Kolës por ndaj mbarë arvanitasve që nuk janë pak por mbi një milion, paçka se shifrat e verteta fshihen po nga ky shtet i "pafajshëm" sipas tyre.

Gjithmonë kur do të shkatrrosh një njëri, mënyra më e mirë është të hiqesh si mik, e këtë dy zotërinjtë grekë Embirikos dhe Balciotis e dinë më mirë se kushdo në botë sepse janë grekë dhe kanë lidhje jo vetëm shpirtërore por dhe gjeneze me Kalin e Trojës.

Zotërinjtë e tyre arrijë deri atje sa stilin grek të eleminimit fizik të njerëzve "të padëshërueshëm" ta vënë në dyshim madje deri dhe në rastin flagrant të Anastas Kulloriotit, duke shkruar në artikullin e tyre se ai ishte mbase një rast “i mundshëm në dhjetvjeçarin 1880”. Pra grekët bashkohorë, tashmë të europianizuar!!! ngjarjen reale e bëjnë të dyshueshme ( mbase) ndersa rastin e dyshueshem e bëjnë të paqënë duke shtuar se këto janë më shumë vartësi të ideologjive të shkuara madje edhe atyre të shekullit të 19-të, të cilat, gjithnjë sipas dyshës greke Embirikos dhe Balciotis, “torturojnë” edhe sot shoqërinë shqiptare dhe shkencen e historisë.

Këta dy zotërinjë antishqiptarë, çfarë nënkupton dhe antiarvanitas më kot hiqen si ish miq të Aristidh Kolës me të cilin, siç thonë, që në të gjallë kishin patur divurgjenca sa i përket vlerësimeve të historisë.Duket hapur qellimi i tyre që në krye të shkrimit, ndaj të gjitha rrokanisjet e tjera gjoja shkencore për mardhëniet shqiptaro-greke në histori janë vetëm një kontorno e stilit grek të helmit në kafe ku përpara Aristidh Kolës mund të radhitët një plejadë herojsh duke nisur , siç më pare permendem, me kryeheroin Teodor Kollokotronin e plot të tjerë.

Por gjithësësi të vinë punët e gjithësësi të spërdridhën grekët e politikës dhe diplomacisë së pa principtë, arvanitët, arbërëshët e Greqisë, të stëres dhe të ishujve, kurrë nuk mund ta harrojnë amanetin e të pavdekshmit Anastas Kullurioti, që nga Salamina e betejave navale arvanitase, ngrinte zërin e tij: "Kombet nuk janë insekte, që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën, të mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e trimërisë së vet, është anakronizëm dhe e padëgjuar, që në historinë e kombeve të gjëjmë një popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes".

Kështu tha në të gjallë të tij Anastas Kullorioti dhe nga këto mësime u udhëhoq në të gjallë të tij Aristidh Kola për zgjimin e ndergjegjësimin së mbi një milion arvanitasve të Greqisë, prandaj që të dy i vranë. I vranë se guxuan.I vranë se mbrojtën të vërteten. Edhe mësuesin edhe dishepullin e vazhduesin e veprës së tij.

Tashmë hienat e shovenizmit grek po i pervishën ethshëm veprave të tyre.Por këtu e kanë të vështirë. Tepër të vështirë. Dhe, në këtë rast, per mjerimin e tyre, nuk u bëjnë punë as helmi në kafe e as rrezet radioaktive, por as dhe haluçacionet e pseudostudiuesve, që nën petkun e “mikut” të martirëve, marrin nën mbrojtje mbrapshtitë e shekujve.

* Anastas Kullurioti, sipas te dhenave te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, ka lindur në vitin 1820. Ishte arvanitas i ishullit të Salaminës. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi gazetën “I foni tis Alvanias”( Zëri i Shqipërisë). Botoi abetare shqipe, si dhe broshura të ndryshme për çeshtjen shqiptare “Ankimet e shqiptarëve”. Mbrojti çeshtjen shqiptare dhe të drejtat e arvanitasve për gjuhë, kulturë e dije bashkë me kolegun e tij arvanitas të shquar Panajot Kupidorin ( 1821-1881)

Në verë 1883 bëri një udhëtim në Shqipëri, por nuk qëndroi gjatë për shkak të nderhyrjeve të konsullatës greke pranë autoriteteve osmane të Gjirokastrës të cilat e dëbuan nga Shqipëria. Luftoi hapur kundër Megali Idhesë greke që punonte në dëm të çeshtjes shqiptare, për çfarë fitoi armiqësinë dhe më pas vdekjen prej qarqeve ultrashoveniste të cilat e helmuan në vitin 1887.

Anastas Kullurioti është figura më e ndritur e arvanitasve në vitet 1880, ndaj të cilit edhe sot e kësaj dite në Greqi mbahet një qëndrim mohues duke u perpjekur që arvanitasit të mos ndikohen prej ideve të tij iluministe si për shqiptarët në brigjet e adriatikut dhe Jonit po ashtu dhe arvanitasit anë e mbanë Greqisë.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 10:57:

Aristidh Kolja me aktorin Kadri Roshi.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 10:58:

Aristidh Kolja ne zyren e tij.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 11:02:

Perseri i madhi Aistidh Kolja duke punuar.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 11:04:

Aristdh Kolja me nje grup arbereshesh te Italise.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2006 - 11:06:

A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 01:31:

Nga lbiri i A. Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 02:12:

Gjuha e Perendive
A Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 02:15:

A.Kolja.


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 02:17:

.A Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:17:

..A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:21:

-A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:24:

.,A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:28:

;A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:32:

A..Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:35:

-..A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:38:

--
A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:40:

--
A..Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:42:

--,. A. Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:44:

' A. Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:46:

'' A.. Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:52:

'- A. Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:54:

_A.Kolja


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2006 - 06:57:

Homeri dhe shqipja
A.Kolja


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Tetor 2007 - 04:11:

-----Ca me cudit mua sot eshte qe -------------------keto partite e djathta qe kane pushtetin apo me sakte partie e BALLIT DHE TE LEGALITETI----------------qe u zhuritet zemra per kombin --------PSE NUK THONE NJE FJALE PER VDEKJEN E ARISTIDHIT ----APO PER ARVANITASIT NE TERESI------------------te pakten te bejne nje deklarate ne parlament --apo ne shtyp dhe tja dergojne ambasades greke ne tirane ----------si deklarate personale te partise se tyre ,---Pse???????-----------

----------Atehere kusH e do me shume SHQIPTARIZMIN -------Enver hoxha qe ua kerkoi ZYRTARISHTE QE TE NJIHEJ E DREJTA SI MINORITET ETNIK I ARVANITASVE---qe ne vitet 70-te ----------apo keta patriotet qe e bejne patriotizmin neper Kafene ----------dhe s'kane as kurajon me minimale qe te pakten ti thone nje gjysem fjale Ambasades greke ne Tirane


Postuar nga daedal datë 29 Tetor 2007 - 03:35:

nese te gjithe levizjen per shqiptarizem do ta quanim epos, patjeter qe Aristidh Kolia per mendimin tim do te ishte nje nga kreshniket me te medhenj.


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Nëntor 2007 - 05:41:

-------Nuk diskutohet qe Aristidhi ishte nje pro shqiptar ne brendesi te tij-----por ai nuk u tregua i zgjuar ose ndoshta ishte dhe mendimi i tij qe ne jemi i njejti popull me greket se ai keshtu thoshte--------dhe ai e dinte qe qarqet e vorio epirit jane te tmershme dhe bejne ligjin ne greqi--------ndaj ai duhej te merrte masa dhe ta organizonte nje proteste me arvanitasit qe i kishte te besuar qe te kerkonin te hapnin nje shkolle ne gjuhen shqipe- dhe per kete ai me nje perfaqsi te intelektualeve arvanitas te kerkonte nje takim me perfaqsuesit e EU ne athine ose te vente ne bruxel dhe nepermjet nje avokati arvanitas apo dhe te huaj ----pasi arvanitasit kane shume intelektuale -----ta depozitonte kerkesen  per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe --ne kete menyre ai do mbronte dhe veten e tij--se do behej nje problem nderkombetar --dhe nga ana tjeter do i bente nje ndihme shume te madhe Shqiperise --------por ai nuk e beri kete----dhe mua kjo me cudit , se ai e dinte qe ata ishin te pameshirshem-----------------ndoshta ishte pa kurajo---ose ai nuk donte qe ti bente dem greqise------------por ai duhej te kuptonte --se nuk mund te behej AI nje ure miqesie midis greqise dhe Shqiperise------------per nje arsye te thjeshte se ---------GREQIA DO SHKATERIMIN E SHQIPERISE-------------Ne pasi te zgjidhet problemi i Kosoves edhe mund te krijojme maredhenje te mira me Serbine--pasi ne serbi gjen edhe tani intelektuale qe thone se kosova eshte shqiptare--------POR ME GREQINE NE KURRE ,KURRE NUK KEMI PER TU BERE MIQ -------------ATA JANE ARMIQTE TANE TE PERJETSHEM ---------per nje arsye shume te thjeshte --sepse greket e dine po te regullohet Shqiperia do fillojne arvanitet te ngrejn krye dhe nuk jane pak por 4 milion--dhe nga keta sikur 1/10 e tyre ta quaj veten shqiptar Greqia shkermoqet--aq me teper qe Greqia eshte nje mix popujsh---Keto Aristidhi duhej ti kish parasysh dhe mbi bazen e ketyre duhej ta ndertonte strategjine e tij-----------ai s'e beri ---dhe ata e eleminuan-sepse eshte normale--nuk te le njeri qe ti prishesh shtetin--sic i leme ne ata fhsataret e minoritetit dhe ne pastaj e quajme veten moderne =----ne jemi qesharake -----dhe merremi me veten thellojme me teper urrejtjen mdis nesh  se kemi ne krye ---politikane syleshe--primitive injorante--medioker te pandreqshem-----


Postuar nga kurt datë 02 Janar 2008 - 17:29:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------Nuk diskutohet qe Aristidhi ishte nje pro shqiptar ne brendesi te tij-----por ai nuk u tregua i zgjuar ose ndoshta ishte dhe mendimi i tij qe ne jemi i njejti popull me greket se ai keshtu thoshte--------dhe ai e dinte qe qarqet e vorio epirit jane te tmershme dhe bejne ligjin ne greqi--------ndaj ai duhej te merrte masa dhe ta organizonte nje proteste me arvanitasit qe i kishte te besuar qe te kerkonin te hapnin nje shkolle ne gjuhen shqipe- dhe per kete ai me nje perfaqsi te intelektualeve arvanitas te kerkonte nje takim me perfaqsuesit e EU ne athine ose te vente ne bruxel dhe nepermjet nje avokati arvanitas apo dhe te huaj ----pasi arvanitasit kane shume intelektuale -----ta depozitonte kerkesen  per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe --ne kete menyre ai do mbronte dhe veten e tij--se do behej nje problem nderkombetar --dhe nga ana tjeter do i bente nje ndihme shume te madhe Shqiperise --------por ai nuk e beri kete----dhe mua kjo me cudit , se ai e dinte qe ata ishin te pameshirshem-----------------ndoshta ishte pa kurajo---ose ai nuk donte qe ti bente dem greqise------------por ai duhej te kuptonte --se nuk mund te behej AI nje ure miqesie midis greqise dhe Shqiperise------------per nje arsye te thjeshte se ---------GREQIA DO SHKATERIMIN E SHQIPERISE-------------Ne pasi te zgjidhet problemi i Kosoves edhe mund te krijojme maredhenje te mira me Serbine--pasi ne serbi gjen edhe tani intelektuale qe thone se kosova eshte shqiptare--------POR ME GREQINE NE KURRE ,KURRE NUK KEMI PER TU BERE MIQ -------------ATA JANE ARMIQTE TANE TE PERJETSHEM ---------per nje arsye shume te thjeshte --sepse greket e dine po te regullohet Shqiperia do fillojne arvanitet te ngrejn krye dhe nuk jane pak por 4 milion--dhe nga keta sikur 1/10 e tyre ta quaj veten shqiptar Greqia shkermoqet--aq me teper qe Greqia eshte nje mix popujsh---Keto Aristidhi duhej ti kish parasysh dhe mbi bazen e ketyre duhej ta ndertonte strategjine e tij-----------ai s'e beri ---dhe ata e eleminuan-sepse eshte normale--nuk te le njeri qe ti prishesh shtetin--sic i leme ne ata fhsataret e minoritetit dhe ne pastaj e quajme veten moderne =----ne jemi qesharake -----dhe merremi me veten thellojme me teper urrejtjen mdis nesh  se kemi ne krye ---politikane syleshe--primitive injorante--medioker te pandreqshem-----
ore djale po pse nuk mundohesh te behesh president i shqiperise, mos ma merr per te keq se as nuk e kam haberrin se kush je por ideologjia jote asht taman per nje nacionalist dipllomat shqiptar. voten time e ke 100%. under your aministration i will run for office too, i will deal will foreign affairs.anyway kam lexuar shume nga commented tuaja and i like most of them.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Maj 2009 - 22:41:

me sa di une emri i tij eshte Aristidh Kola nga doli Astridh Kolia


Postuar nga lezhjani-82 datë 08 Maj 2009 - 22:43:

Sapo u rregullua! Flm per ndihmen


Postuar nga shelgu datë 08 Maj 2009 - 22:44:

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
nese te gjithe levizjen per shqiptarizem do ta quanim epos, patjeter qe Aristidh Kolia per mendimin tim do te ishte nje nga kreshniket me te medhenj.


Pash Zotin se nuk paskeni fare indene as te "eposit" as te 'kreshnikeve"


Postuar nga AngelDevil datë 08 Maj 2009 - 23:02:

Kam lexuar 2 veprat e tij Arvanitasit dhe prejardhja e grekerve, dhe Gjuha e Perendive
e vleresoj punen e tij dhe vecanerisht kurajon e tij per te shkruar te verteten mbi prejardhjen arvanitase te mohuar prej kohesh ne menyre kriminale nga shteti e kisha greke neper shekuj.

Me vjen keq per vdekjen e tij ne menyre shume te mistershme ne shtetin grek.


Postuar nga RAIMONDI datë 09 Maj 2009 - 06:45:

Citim:
Po citoj ato që tha shejtania
me sa di une emri i tij eshte Aristidh Kola nga doli Astridh Kolia


--Ne liber ai mbiemrin e ka Kolias---

-Por kur bisedoja me te ne 1992---Ai thosh, dhe po e citoj, (se me jane fixuar fjalet e tij):--"....Mbiemri im eshte Kola, dhe une duhet te jem me origjine nga Kosova....."-----

Me ka thene edhe se ne shpine e tij kishte punesuar  nje grua nga Kosova qe ndihmonte te shoqen e tij ne punet e shtepise-------

--------Ket e bisede e kam bere me te ne 1992 ne spitalin Eighnitio te Athines qe gjendet  pothuajse perballe Ambasades amerikane ne Athine, ku ai ishte shtruar dhe kurohej--por atehere ai dukej mire me shendet----


Postuar nga AngelDevil datë 09 Maj 2009 - 12:32:

Rajmond ne 2 librat e tij qe une kam ne shtepi emri i tij eshte Aristidh P. Kola, plus qe e the e vete qe dhe ai e pohonte qe quhej Kola.

Dhe une kam pasur fatin ta takoj e Shqiperi dhe vertet jam mrekulluar, njeri me shume vlera.


Postuar nga IQVLORA datë 09 Maj 2009 - 14:58:

Ketij shqiptari e personaliteti te madh,i cili me studimet e tij hedh drite mbi prejardhjen e kombit ,te cilit i perkasim, nuk i eshte dhene vendi i merituar ne Shqiperine tone.Pothuajsa nuk eshte bere asgje per kete figure poliedrike.Shkenca shqiptare e ndikuar nga politika eshte e friksuar njesoj si kjo e fundit nga greket,nga keta bastarde qe na kane vjedhur historine.Studimet e tij jane te mbeshtetura ne fakte dhe ai me shembuj e ka treguar kete te vertete.Megjithse ka jetuar larg Shqiperie ai njeh shume mire gjuhen shqipe me dialektet e saj,njeh traditat ,zakonet dhe doket e shqiptarve, po simbas krahinave,njeh heronjte e lashtesise e gjer ata ne ditet tona.Ai flet ne librin e tij edhe per nje fis ne nje pjese te Greqise qe kish ardhur nga Mallakastra nga familja e ish kryeministrit te Shqiperise komuniste,Mehmet Shehut.Shume nga ata qe sot i thone vetes grek apo helene, ai argumenton se jane te ardhur nga veriu i Shqiperise e kryesisht nga Shkodra.Kjo me kujton biseden me nje mikun tim i cili kish emigruar heret ne Greqi,Athine.Ai ish njohur me nje bukuroshe greke e cila bisedonte me te vetem ne greqisht.Nje dite vajza i tha me nje shqipe te paster se ajo ishte me origjine te vjeter nga qyteti i Shkodres dhe se ne familjen e saj flitej shqip.Vite me vone kur lexova studimet e te madhit A Kola, i cili pohonte se gjuha e vatrave ne shtepite arvanitase ishte gjuha shqipe u binda katerciperisht se i madhi A Kola ishte nje njohes i shkelqyer i prejardhjes sone dhe asaj te buzvicve grek te kryqezuar me fenikas.Ky eshte nje fakt nga pervoja personale e nje mikut tim qe hedh drite vertetesie mbi studimet e shqiptarit gjigand A Kola.Kete bisede e kam bere me mikun tim ne Dhjetorin e vitit 1991.Gjer atehere nuk kisha njohuri te mjaftueshme per kete teme dhe ajo kaloi vetem me nje thenie se dihet qe ne Greqi jetojne shume aevanitas.


Postuar nga erious datë 09 Maj 2009 - 15:08:

sdi sa e vertete esht... por arvanitas-it ne Greqi perbejn 70 % te popullsise Greke, kte ma ka treguar nje Grek vlleh... qe ndjehej me origjine Shqipetare ne Shpirt por jo Shqiptar... Ballkan hesapi...


Postuar nga IQVLORA datë 09 Maj 2009 - 15:09:

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
nese te gjithe levizjen per shqiptarizem do ta quanim epos, patjeter qe Aristidh Kolia per mendimin tim do te ishte nje nga kreshniket me te medhenj.


Ky as me pak e as me shume eshte nje nga zervistet e vegjel qe llomotit shit from his mouth.
cedrus edhe ti barazohesh me kete te vdekurin e mesiperm.Kete e kam pare ne dialogun qe kemi zhvilluar ne virtualitet.Besoj te kujtohet.


 
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.