Forumi Horizont
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Gjeja me domethenese dhe me e bukur qe ka bere i/e dashura/i? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=800)


Postuar nga amor alucius datë 18 Prill 2003 - 16:07:

Gjeja me domethenese dhe me e bukur qe ka bere i/e dashura/i?

desha te ju beja nje pyetje(ndoshta e shume perfolur) por ketu siç e dini dhe juve ne forum jemi dhe duhet bere pak bisede!
cila eshte gjeja me e bukur dhe me domethenese qe i dashuri/e dashura ka bere per juve???????????(me shume pikepyetje insomnia sepse kjo eshte pyetja)Mos u kurseni, ju lutem...

bye to all of you,
amor alucius


Postuar nga Ami- datë 19 Prill 2003 - 11:46:

Po ne qe kemi pasur me shume se nje te dashur qe na ka bere gjera te bukura dhe domethenese mund te marrim pjese ne diskutim????

Po gjerat qe u kemi bere neve atyre ???????????


Postuar nga amor alucius datë 19 Prill 2003 - 15:29:

pershendetje Ami-,

Me behet qejfi per juve qe kaq shume dashuri ju kane gezuar ne jeten tuaj.Por nje gje nuk mund ta le pa te thene: e dashura jote aktuale nuk besoj qe do ishte e gezuar te lexonte qe gjene me domethenese ta ka bere nje ex qe ke pasurKeshtu qe vendose vete nese do te vlente qe te merrje pjese ne bisede ne ate forme!
Sa per ti dhene nje pergjigje te thate pyetjeve tuaja: PO jeni i lejuar


Ju pershendes miqesisht


Postuar nga juli_ny datë 21 Prill 2003 - 21:27:

Thumbs down Ami-t ja paskan shtrenguar

O Ami- po ctu desh me cun ctu desh. Me duket se ta kane shtrenguar , spo te shoh te shkruash per asnjeren.

Sa per vete, flasim me vone.

juli_ny


Postuar nga Ben-SHkodrani datë 02 Maj 2003 - 17:47:

Thumbs up Virgjeria çfar menimit keni ju

Do doja mendimet tuaja se sot njeriu has ne shum fenomene jetsore
Si mendoni ju duhet te jet gruaja e virgjer apo jo ne aktin e mertses dmth kur te martohet apo nuk vlen virgjeria me ?


Postuar nga amor alucius datë 07 Maj 2003 - 18:11:

Talking ehhhh kohet e vjetera,

Duke pare reagimet ketu me vjen nostalgji per romantiken e shekullit te 19-te...lol

Me duket qe gjerat domethenese ja keni lene po atij shekulli.


wake up people,

amor alucius


Postuar nga Klodel datë 07 Maj 2003 - 18:21:

mire e the

Wake up people, plotesisht dakort


Postuar nga déjà-vu datë 08 Maj 2003 - 16:35:

Hol@

Zakonisht kush hap teme vendos edhe ''gurin e pare ne themel''................................Te pakten keshtu e di une !Nejse ju andej keni forma te tjera

P.s per mua gjeja me domethenese qe ka bere/ben eshte qe me kupton dhe mbeshtet kur kam nevoje..........mua sme duket pak


Postuar nga amor alucius datë 10 Maj 2003 - 18:42:

lool Insomnia,

S'te rrihet rehat as tyE po ate shprehjen e keni juve qe flisni gjuhe romane kurse neve qe flasim gjuhe gjermane veme gurin e fundit...lol


ciao


Postuar nga Sirena datë 12 Maj 2003 - 07:19:

Ka qene muaji i pare qe u njohem, dhe me thene te drejten une nuk isha shume e sigurt ne dashurine e tij, dhe si pak vlonjate qe jam(dmth kur thone koke labi, e kane thene mire),. praa kisha shume dyshim ne dashurine e tij, dhe po flisnim ne tel .
Per nje moment i them, me do ? Po , thote, shume
Ma provo i them une.Mire tha, cfare do te bej?
Ne kohen qe po flsinim ishte buze detit duke ecur, dhe kishte shume njerez , dhe une i them, dua qe te kapesh njeriun e pare qe do te kaloje prane, dhe ti thuash me ze te larte, E dua sirenen.
Mire thote .Une mendova se sdo ta bente, dhe papritur e degjoj qe i flet dikujt anglisht :Sir, excuse me sir, dhe ai personi qe i thote :Yes? Dhe i dashuri im qe i thote :See, this woman on the phone, i'm in love with her, i love her so much , she's my baby .Per nje sekonde u be heshtje, s'po fliste me njeri ne anen tjeter te telefonit, une po degjoja e habitur, kur papritur ky burri i thote, Let me talk to her, dhe mer telefonin, dhe me thote :Hey girl, this guy is crazy for you! Fillova te qeshja .
Kur e mori ai perseri tel i them , je i cmendur .
Ndoshta nuk eshte shume domethenese, po per momentin u ndjeva shume mire dhe doja ta kisha prane qe ta perqafoja
me falni nese u zgjata, po mu kujtua ndonje rast tjeter , do tua them


Postuar nga (msd)Ins[]mniac datë 12 Maj 2003 - 08:22:

lol that was cute sirena. Gjeja me e bukur qe mendoj se kam bere per te dashuren time ishte after prom night (edhe per veten time). Ajo ishte nata qe neve kishim vendosur ti jepnin virgjerine njeri tjetrit. Kshu qe vura qirinj ne tere dhomen (maybe 50 candels or more) in satan sheets and covered the hole bed with rose petals. I'm never gona forget that night.

P.s ...im sorry if for some of u ppl tha was to much info....

peace!


Postuar nga Ami- datë 12 Maj 2003 - 11:40:

Meqe me kishit kritikuar po filloj te shprehem edhe une:

Nje ish e dashura ime me ka dedikuar nje liber me poezi. Ishte libri i pare i saj dhe ma e ka botuar ate liber vetem per mua. Me ka thene se e ka bere kete gje qe e gjithe bota te merrte vesh ate qe ajo ndiente per mua nepermjet poezive te saj ku ne fakt kishte shume caste nga ato qe ne kishim kaluar bashke te shprehura ne forme letrare.


Postuar nga amor alucius datë 12 Maj 2003 - 20:15:

Pershendetje njerez,

Sirena me pelqeu shume postimi yt, dhe besoj qe ate xhest nuk do e harrosh,jane gjera qe ngelin
Msd aq romantik ti?lol
don't worry about giving too much info, it was really nice what you talked about!
Ami shume domethenes ajo qe ajo vajza ka bere per ty, por nje pyetje me sillet ne koke mua...do te kishte vepruar ne te njejten menyre nese do e kishte ditur qe do ndaheshit?Nje gje qe nuk mund ta mohojme eshte qe ajo ka bere ate qe ka ndier ne ate moment dhe qe ka perjetuar historine tuaj aq sa ka zgjatur!


ciao,
amor alucius


Postuar nga Sirena datë 12 Maj 2003 - 20:33:

Amor, Ato poezi do ngelen edhe ne ditet e sotme, dhe jam e sigurt qe kur ami i lexon( nqs nuk e ka harruar librin te mbulohet nga pluhuri ), pra edhe kur ami i lexon, me siguri qe kujtimet nuk e lene te qete, dhe fytyren ia mbulon nje buzeqeshje e ndrojtur , kjo sepse ami nuk do qe ta shikoje e dashura qe ka tani , lol
Pasi jane ndare, une mendoj qe ato poezi jane me shume domethenese tani, sesa ne ate kohe, ato thjesht hymnizojne dashurine , dhe jo vetem qe nuk bejne qe ajo te zhduket ne rrjedhen e viteve, po perkundrazi i jep kuptim edhe pas kaq kohesh.Mua do me pelqente shume nese dikush do te bente dicka te tille per mua, po ce do, tani per tani do ngelem te telefoni


Postuar nga amor alucius datë 12 Maj 2003 - 20:41:

Thumbs up hello sirena,

Desha te te them nje gje:me mire ca telefonata dhe nje gje qe zgjat sesa nje liber dhe nje gje qe mbetet vetem nje kujtim(pse jo ndoshta dhe i trishtuar) i diteve te kaluara bashke

Une te them te drejten kenaqem me shume me xheste "te vogla", qe per mua kane nje domethenie shume te madhe, sesa gjera te tilla(te cilat nuk zgjasin)


Postuar nga Sy_jeshilja datë 12 Maj 2003 - 21:12:

Hello Amor
Bashkohem dhe une me mendimin tend, jane gjera te vogla, shume domethenese qe ngelen ne mendje, edhe ajo ideja e librit nuk eshte gje e keqe, po ndonjehere gjerat e thjeshta dhe te momentit, te lene me shume mbresa .
Mqs jemi te kjo teme , doja te thoja cfare ka bere i dashuri im .
Kishim rreth 8 muaj qe ishim njohur dhe ishte marre vesh nga te dyja familjet lidhja jone .Familja ime nuk donte pasi ne ate kohe isha shume e vogel, 15 vjece, dhe sic e dime nuk eshte nje moshe qe mund te vendosesh per njeriun e duhur te jetes tende, kurse familja e tij, respektonte deshiren e djalit, pavaresisht se ndejti paksa pasive ne kete aspekt.Pra me pak fjale, ate dite bera nje sherr te madh ne shtepi, ku as mami as babi nuk ishin dakort per kete bashkim, dhe une si kokekrisur ika nga shpia . Dolem gjithe mbasditen me te dashurin, shkuam nga buza e detit , i rrame vlores rreth e qark , derisa u err dhe ishte koha qe une duhet te kthehesha patjeter ne shpi , po si te kthehesha une, pas asaj qe bera .Gjithe frike i afrohem shtepise , dhe shikoj qe te gjithe ishin alarmuar ,babi kishte dale te lulishtja e pallatit qe shikon nga rruga, mami ne ballkon, gjyshja me shamine e bardhe ne koke, duke bere me kembe e me duar sapo i thane qe cupa e solli koken, dy kushurinjte e mi (qe i kisha grup ), po prisnin te trotuari .Ky ndaloi makinen dhe ata u afruan duke me thene :hajde shpejt se eshte bere nami , dhe une tere frike zbres nga makina , dhe me hap te ndrojtur i afrohem babit .Ai nuk me tha asnje fjale, vetem me hodhi nje shikim qe me vrau me shume sesa nje e qelluar ne faqe te cilen do ta prisja me gezim te madh .
Edhe, qe ti bie shkurt, ngjitem lart nderkohe qe i dashuri rrinte me merak dhe na ndiqte me sy se cfare do te ndodhte .
shkoj lart e pergatitur per furtunen qe me prsite ne shpi, po cuditerisht asnje nuk me foli pervec gjyshes, e cila me shqipen e saj te trazuar me nje greqishte te cale, me qortonte qe ku kisha qene deri ne ate ore te nates .
Pas nje ore u duk sikur u qetsuan gjakrat, te gjithe rane te flinin, po mua sme zinte gjumi, dal ne ballkon dhe cte shikoj,I dashuri kishte marre nje carcaf, telefonin e shpise, dhe ishte shtrire te lulishtja poshte ballkonit .Une spo u besoja syve, ato dritat e zbehta te neonit nuk me benin ta shquaja mire ate qe po shikoja, dhe marr telefonin dhe i flas, ky me thote, do fle ketu poshte sonte, qe te sigurohem qe sdo te ndodhi asgje, dhe une me naivitet prej femije i them , uaaa jo, jo se mos te ha ndonje gje ne bar ,
Dhe nje fakt tjeter qe sme harrohet ishte qe aty ne lulishte po kullosnin nja tre kuaj te bukur, edhe i dashuri im perfundimisht e gdhiu ne lulishte se bashku me kuajt e lagjes .
Kjo ngjarje me ka ngelur ne mendje, dhe sa here e kujtoj qesh po dhe me vjen per te qare qe u shkaktova aq shume shqetsime atyre te shpise


me falni qe u zgjata shume, shpresoj mos tju lodhen syckat kur ta lexoni

Sycka e merzitur


Postuar nga amor alucius datë 12 Maj 2003 - 21:21:

Thumbs up hahahaha Sycka,

me kenaqe me kete postimin tend,kesaj i thone dashuri te vertete
Guximtare dhe ti moj, te kisha qene une ne vendin tend...papapapa...kush i kishte degjuar te mite
E po jane ca gjera ne jete, nder te tjera dhe ajo ngjarja qe te ka ndodhur ty, qe na rrisin dhe shpesh na bejne te kuptojne qe jo cdo gje eshte e mundur ne jete!

Te pershendes
Amor Alucius


Postuar nga Sy_jeshilja datë 12 Maj 2003 - 21:42:

Amor, me fal per injorancen time, po une akoma nuk e di , je goc apo cun? Mund edhe ta kesh bere prezantimin tend dhe me ka shpetuar pa e lexuar, prandaj po nuk e ke problem thoji syckes ti ca gjinie je ?lol

Ajo ishte nje ngjarje vertet e bukur po ta kujtosh sot, po ate kohe qe eshte jetuar ,uhh, mos kujto se ishte e lehte jo .
Une sot e kesaj dite jetoj me ate njeri, dhe kur e kujtoj thjesht me dhemb ne shpirt per ata te shpise, se ajo qe eshte nisur do bitiset, sic thote populli, po pse duhet tu sillja kaq shume shqetsime prinderve te dashur?

Sycka prape e merzitur


Postuar nga amor alucius datë 12 Maj 2003 - 21:52:

Hey serish Sycka,

Jam femer dhe kam ca vite qe jetoj jashte vendit me familjen!
Shiko, ti ke zgjedhur gjene me te mire per ty d.m.th lumturine tende se bashku me njeriun qe dashuron.Prinderit mbasi e kane pare qe lidhja juaj ishte dicka serioze besoj qe e kane kuptuar.Ne fund te fundit nuk jane prinderit e tu ato qe do kalojne veshtiresite ne krahun e atij cunit por ti, keshtu qe ca zgjedhje ne jete duhet marrur pa u influencuar nga te tjeret.


ciao, ciao


Postuar nga Sy_jeshilja datë 12 Maj 2003 - 22:28:

Talking

Good, good !
Nice to meet you Amor
By the way, i like your nick a lot


Postuar nga amor alucius datë 13 Maj 2003 - 09:55:

Smile

The pleasure is all mine, Green-eyessss

Good luck with your loverboy


ciao, ciao


Postuar nga Ami- datë 05 Qershor 2003 - 11:14:

Beh Amour ne thame te mesonin ndonje gje te re mi lal nga eksperienca jote se besimin e kemi marre me kile dhe e kemi dhene gjithashtu pavaresisht se heret a vone dicka e tille eshte shkelur edhe eshte mese normale per moshen qe kemi. Ndaj zbrit ca me ne detaje sepse forumin e kemi konceptuar edhe si nje vend ku nje njeri mund te marre vlera edukative dhe nga xhestet domethenese behemi te gjithe me te ndjeshem dhe per pasoje me te mire me personat e shtrenjte qe ndoshta mund ti humbim edhe pse nuk dime te shprehim apo te kapim castin.

Pres te shoh mrekullira ne kete teme.


Postuar nga amor alucius datë 05 Qershor 2003 - 16:21:

Smile

Mahhh Ami le te themi qe ca kufizime i kam persa i perket jetes sime private.Sic the dhe ti ne disa sfera te jetes kenaqem me nje arritje modeste.

Sic e shikon puna e kufinjeve eshte teper subjektive,kufiri i durimit ne disa fusha eshte i ndryshem nga person tek person.

Nuk besoj qe do shikosh mrekullira nga une.


Postuar nga déjà-vu datë 05 Qershor 2003 - 21:27:

Smile

Ndoshta Ami- nuk kane te gjithe shpirtin artistik dhe frymen poetike te dedikojne libra .........o ndoshta kemi te tjera shkalle te matjes se dashurise.
Megjithate po filloj te besoj seriozisht qe ne kete Forum gjenden recetat me origjinale ne fushen e dashurise!Nese dikush nga ne do te kishte durimin ti lexonte te gjitha jam i sigurt qe ndonje liber per tu dedikuar do shpetonte ketu
Alucius ketu nga ne thone qe besimi fitohet,ndoshta a ndej nga ju eshte ndryshe

Ciao


Postuar nga THE_TIGER datë 06 Qershor 2003 - 14:44:

ore na moret ne qafe o qafira ca eshte ajo teme gjejame e bukur qe ju ka ber e dashura, ore po ketu ne itali duhen nderruar per dit mer se nuk ja del dot ndryshe.


Postuar nga amor alucius datë 07 Qershor 2003 - 14:42:

Talking

Tiger po cunat qe nuk ndodhen atje ne Itali mer amon si te ja bejne?
Pa-pa-pa-pa-pa si qenkeni bere ju atje,qenkeni zhvilluar ne kulm.
Ne kendej ne perendim ngelem ne mesjete


Postuar nga THE_TIGER datë 09 Qershor 2003 - 14:10:

ju cunat qe nuk jeni ne italy duhet me e menduar sipas qejfit tuaj se kushtu i thone kam qejfin time e nuk pyes njeri apo jo ti kingo se une nuk kam ca me bo qe italiankat duan vetem amore apo jo.


Postuar nga amor alucius datë 10 Qershor 2003 - 16:28:

Talking

Ehh ne cunat qe nuk jemi atje do mendojme te keqen.
Ti mbaj qejfin tend kingo une po mbaj qejfin timItaliankat duan amore e ju cfare doni ??Amore me siguri


Postuar nga ai datë 10 Qershor 2003 - 18:10:

eh te shkretet njerez qe enderrojne ......

se keto historite kaq te bukura me duket se i keni jetuar ne ender apo jo........ mos i merni kaq seriozisht se do te filloni ti besoni ,se dhe keto femrat italiane femra jane ,si ne gjithe boten dhe p......in se kane elektron te lire


Postuar nga amor alucius datë 12 Qershor 2003 - 20:02:

Arrow

Ai dhe Tiger kam pershtypjen qe humbem pak rrugen e idese se temes dhe mbi te gjitha mbi fjalorin e lejuar!


Postuar nga arsona datë 25 Nëntor 2003 - 16:42:

Wink hi amor

hej do ju them nje historine timen por personi qe ka bere veprimin me mbreslenes deri tani ska qene kurr i dashuri im.
kisha nja 5 muaj qe kisha filluar pune ne nje dyqan, dhe isha e vetmia europiane per mos thene shqipetare atie. tani ishte nje shoku im i punes punonte ne special services, atij i ishte fiksuar ne tru ta kishte te dashuren nga eurpa, ai vete meksikan. dhe qe diten qe fillova pune fillovi e po me bente numra jo keshtu po ashtu e nejse. tani une jo se dua te behem raciste por te them te drejten meksikanet sikur si kam per zemer lol. dhe sa here qe ai thoshte do dalim bashke e gjera te tilla une i thosha jo ose do gjeja ndonje yckel tieter. e keshtu kaluan nja 6-7 muaj, une koke prej shqipetari jo qe jo. dha cdha ai edhe merr receptorin e telefonit dhe ben nje paixher ne ter dyqanin e thote; arsona i love you. and i want to date you. do you? une me ter nervat e ngritura pasi ai mbaron se beri paixher marr tel dhe e perseris nje paixher tieter dhe them vetem . NO! ter dyqani fillon dhe hoooo she said no, e gjera te tilla. dhe pse une u tregova shume e keqe me te edhe pse nuk e doja prap ai veprim dhe guxim qe ai mori do me mbes ne mendje dhe do me bej te qesh sa here.


Postuar nga romii tironc kapil datë 02 Dhjetor 2003 - 04:56:

Wink ............................................................ .....

.............jon burra kto apo ( bura).....qe me bojn mu filma ktuu ..dun me u heq si actor (romantik)) me zorr.....(hiqeni masken o cuna)) ne dilni n tem direkt ....s ka nevoj per (furce))....njoni thot lule..e tjetrit i bohet qefi me (libra))...bjeri shkurt...puthja e pare ka qen dhurata me e bukur ..dhe kur ajo na ka besu deri ne ate pik..(sa vendosi te boj sex me ne ...))kurse tjerat kalojn me kohen....................... me fol (pa doreza))....what is the truth ..always is gonna be true..((nuk e mohoni dot mer mistreca....))) ...nese shnet e pare t'gjitheve ..


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Maj 2005 - 10:05:

Unhappy

Gjeja me e bukur?!
Ah..,ndonse pak kohe ka kaluar-por po kujtoj dhe une tashme!

"Me kish telefonuar ne shpi,nderkohe qe une isha ne college
dhe kishte lene ne mesazh nje kenge te bukur shqipe...,dy kenge..., tre...!"

Dhe ato mesazhe akoma si kam fshire,-s`e di!Mbase me japin kenaqesi te kujtoj
te embelen ndjenje , .....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 12 Qershor 2005 - 03:35:

Arrow

Ka mbajt premtimin e dhene!Hallall i qofte!


Postuar nga Dido° datë 22 Qershor 2005 - 21:11:

hem e bukur kjo teme. nuk e kisha lexuar e cuditshme sepse temat interesante une i lexoj gjithmone. gjeta dicka nga vetja ime dhe sinqerisht nuk mendoja se akoma nuk eshte harruar gjesti im. mi fa piacere, anche se....
cfare ka bere i dashuri im per mua?? pike se pari, cili nga te dashurit???)) hihih meqe secili ka bere dicka te vecante dhe ndryshe nga te tjeret per mua cfare te them..
ah po, gjeja me e bukur dhe e vecante qe ka bere i "dashuri" im per mua eshte Xhorda, vajza ime qe eshte si yll i vockel, me ato syckat jeshile akoma me te bukura se te mamit dhe me faqet si petulla qe ia bej cope duke e kafshuar, me ato fjalet e saja te thena pergjysem ose ne menyre qesharake, gjysem ne shqip dhe gjysem ne italisht, apo me vizatimet qe ben apo menyren se si me pershkuan..
eshte gjeja me e bukur, dhuarata qe nuk kam per ta harruar kurre pa kujtuar as dhe per nje moment se ai njeri nuk vlente aspak ndonese ka ditur te beje nje "djall" kaq te vockel dhe kaq te bukur... kur i thone, nga gjembi rritet trendafili...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Korrik 2005 - 21:29:

Dhurata me e bukur..
edhe shyqyr zotit,
pasi une i thashe lamtumire,-s`po me shqetson me me telefonatat e tij!


Kjo eshte dhurata me e bukur per mua!
Sa per dhuratat me vlere, as qe i pres , as qe i deshiroj!
Jam vete e pasur, i bej dhurata vetes ,mjafton te mos ndryshoj tip per hir te askujt!
Mjafton te jem ne rregull me prinderit e mi, te cilet kane sakrifikuar shume
per te me sjelle ketu dhe sigurisht per te me shkolluar, edukuar sic duhet
alla shqiptarce krejtesisht!
Jam e lumtur, kur Prinderit e mi i shikoj me plot buzeqeshje ne buze!
Kjo eshte dhurata me e bukur e jetes!
Familja!


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Korrik 2005 - 03:49:

La te dashuren e tij per mua


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Korrik 2005 - 03:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
La te dashuren e tij per mua


hahaahahahahahahaha, per mua desh te linte gruan me dy femije
hahahaahahahaha, sa kam qesh!

me fal moter, por si shume po te versulem ne shkrimet e tua!
Po me surprison me te fshehtat e tua!
(une sa u zgjova nga gjumi, kam pa i enderr jo te mire, hahahahaahahaha!)


Postuar nga Demokrate4ever datë 22 Korrik 2005 - 04:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos


hahaahahahahahahaha, per mua desh te linte gruan me dy femije
hahahaahahahaha, sa kam qesh!

me fal moter, por si shume po te versulem ne shkrimet e tua!
Po me surprison me te fshehtat e tua!
(une sa u zgjova nga gjumi, kam pa i enderr jo te mire, hahahahaahahaha!)





ahahahaha mos ndodhesha dhe une gje ne endrren tende. Mos po te ndihmoja te vishje kepucet e bardha kshu gabimisht . loool


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Korrik 2005 - 04:20:

hahahahahaahahahaha, po e mbyll comp dhe flasim ne telefon sis!

jo po kepuce te kuqe, hahahahaahahahahaha!


 
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.