Forumi Horizont | Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)
Te reja nga kinematografia !
Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou
LOS ANXHELOS- Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë cmimet më të rëndësishme kinematografike, të njohura si cmimet Oskar.Filmi për luftën në Irak, The Hurt Locker, triumfoi në këtë ceremoni të madhe duke rrëmbyer gjashtë trofe, mes te cilave atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.
Me këtë fitore në ceremoninë në Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.
Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.
Kjo ceremoni madhështore la në hije filmin tredimensional të Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur të sigurojë në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore vetëm 15 milionë dollarë.
http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html
Re: Te reja nga kinematografia !
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou
LOS ANXHELOS- Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë cmimet më të rëndësishme kinematografike, të njohura si cmimet Oskar.Filmi për luftën në Irak, The Hurt Locker, triumfoi në këtë ceremoni të madhe duke rrëmbyer gjashtë trofe, mes te cilave atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.
Me këtë fitore në ceremoninë në Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.
Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.
Kjo ceremoni madhështore la në hije filmin tredimensional të Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetëm 3 cmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur të sigurojë në shitjen e biletave nëpër kinematë botërore vetëm 15 milionë dollarë.
http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html
Re: Re: Te reja nga kinematografia !
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Zhgenjen Avatar
Re: Re: Re: Te reja nga kinematografia !
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
yesss normal ca mendoje ti ... film animation qe e perralla me patriotizmin amerikan
Egjipt, filmi izraelit përjashtohet nga festivali
Mosmarrëveshjet dhe tensionet në Lindjen e Mesme, nuk ngelen as jashtë artit.
Qëndra Franceze e Kajros ka përjashtuar filmin me metrazh të shkurtër të një regjisoreje izraelie për festivalin vendas të muajit prill. Vendimi është marrë pas kontestimit të vazhdueshëm të një anëtari jurie, i cili u justifikua duke thënë se regjisorja është izraelite.
Filmi me metrazh të shkurtër titullohet “Gati perfekt” dhe drejtohet nga Keren Ben Rafael. Ky film është realizuar në periudhën që regjisorja studionte në Femis, shkolla më e rëndësishme e kinemasë në Paris.
Po ki filmi me Krishtin cili eshte me qe i nxjerrka tere homo?
Uma Thurman: Ju dukem një shtëpiake e dëshpëruar?!
Për pak kohë Uma Thurman isha zhdukur nga ekrani për t’iu dedikuar fëmijëve. Tani ka vendosur të kthehet me dy filma dhe një premtim: “Së shpejti do të dalë ‘Kill Bill 3’. Unë dhe Quentin po punojmë për ju”
Lidhja plot ulje-ngritje me francezin Arpad Busson tani duket sikur është në fazën më të mirë të saj. Madje, duket se janë rikthyer edhe kohët kur shëtisnin të përqafuar rrugëve të Nju Jorkut. Uma bukuroshe, që i mbushi 40 vjeç në prill e që për pak kohë ishte zhdukur nga radarët e Hollivudit, është rikthyer sërish. Për të, nënat që punojnë mund të krahasohen me superheronjtë. Uma Thurman ka dy fëmijë, Maya (12 vjeçe) dhe Levon (8). Është divorcuar nga babai i tyre, Ethan Hawke dhe për mëmësinë xhiroi filmin “Motherhood”, që nuk shkoi shumë mirë. U konsiderua si një nga dështimet më të mëdha hollivudiane, madje kur doli në Angli, gazeta “Guardian” shkroi: “Vetëm 88 sterlina fitim në javën e parë të shfaqjes së filmit në kinema”. Edhe me filmin që e pasoi nuk pati ndonjë fat të madh: edhe pse ishte prodhuar që në vitin 2008, filmi “The accidental husband” ka dalë vetëm tani në kinema për shkak të falimentimit të kompanisë që kishte marrë përsipër shpërndarjen e tij. Ndërkohë, Uma ka xhiruar “Bel Ami”, me subjekt të marrë nga romani i Gi de Mopasan, ndërsa më vonë mendohet të dalë “Kill Bill 3”, për të cilin është duke punuar me Quentin Tarantinon. Në mitologjinë hindu, Uma është maja e Ganeshit, zotit që dhuron prosperitet dhe paqe.
Tek filmi “The accidental husband” jeni aktore, por edhe producente. Është e vërtetë se prej kohësh donit të xhironit një komedi romantike, por askush nuk ua vinte veshin?
Në botën e shou biznesit është e vështirë të eksplorosh gjini të reja. Për aq kohë sa nuk ke bërë ndonjë komedi që të ketë pasur sukses, është frikë të guxosh me idenë se do t’i bësh të tjerët të qeshin. Për këtë arsye Quentin Tarantino është kaq i veçantë: ai sheh përtej asaj që duket, duke të ofruar surpriza të këndshme. Për dhjetë vjet kam xhiruar filma dramatik, derisa propozova vetë diçka.
Në film ju interpretoni një prezantuese radiofonike që jep këshilla dashurie dhe pëlqehet shumë nga audienca. Një herë patët thënë: “Më mirë të rrish me një njeri që të tradhton se sa me dikë që nuk nxjerr qimen nga qulli”. Do ta jepnit një këshillë të tillë në jetën reale?
Ema, gruaja që unë interpretoj, është si një lloj guruje që e dëgjojnë të gjithë. Por, vërtet ka diçka të vërtetë tek ajo që kam thënë, ndaj mendoj se do ta këshilloja edhe në jetën reale.
Nuk është hera e parë që vendosni të jeni producente e një filmi...
Jo, e kisha bërë edhe më parë me filmin “Hysterical Blindness”, pasi u dashurova me skenarin. Kjo është hera e dytë që më ndodh. Më bënë për vete dy autorë të rinj dhe të shkëlqyer, Mimi Hare dhe Claire Naylor. Ishte viti 1998 kur i takova dhe u kërkova që ta zhvillonin historinë në një mënyrë tjetër. Pas shumë vitesh punë ja arritëm qëllimin, por pa regjisorin Griffin Dunne nuk do të kishim bërë asgjë. Dhe, ja ku arritëm në realizimin e një filmi të bukur dhe me një kastë aktorësh fantastikë.
Mes tyre është edhe Isabella Rossellini. E njihnit më parë?
Nuk e kisha pasur fatin të punoja me të. Është një nder për mua. Kam gjithë jetën që e adhuroj. Kur hyn në skenë ndryshon rrjedhën e gjërave. Është e mrekullueshme. Por, filmi ka edhe dy aktorë të tjerë të mëdhenj si Colin Firth e Sam Shepard.
Për një periudhë kohe vendosët të punonit shumë pak. Çfarë e ndezi dëshirën për t’u kthyer në sheshin e xhirimeve?
Të qëndruarit në shtëpi me fëmijët më dha një gëzim të madh. Madje, në një farë pike mendova të hiqja dorë fare. Por puna ime, përveçse kënaqësisë më dhuron edhe lumturi. Kështu luftova për të mos u shkëputur nga kinemaja, për t’u marrë me biznes dhe për t’u kujdesur për fëmijët. I bëra të gjitha bashkë.
Cila ju duk gjëja më e vështirë për t’u bërë gjatë kohës që qëndruat në shtëpi?
Lavatriçja që më lodhte shumë me gjithë ato opsione larjeje që ka. Nuk e kisha përdorur kurrë më parë. Pastaj pata edhe probleme me gjumin.
Nuk ju zë gjumi?
Pas shtatzënisë së parë nuk kam fjetur mirë. Mungesa e gjumit është një torturë. Kur mendoj se sa shumë flija më parë, më vjen pak keq.
Çfarë fëmije keni qenë?
Normal. Jo me ndonjë zgjuarsi të rrallë, shumë e gjatë dhe pak e çuditshme.
Po tani?
E gjatë, bionde, me sy blu, e shëndoshë në disa pjesë të trupit dhe e dobët tek disa të tjera.
Zakonisht ju pëlqen t’i xhironi filmat afër shtëpisë dhe të mos udhëtoni jashtë?
Fatkeqësisht, ne aktorët jetojmë kështu. Jemi mësuar të mos jemi në shtëpi, madje shpesh shtëpia jonë na duket vend i huaj. Jemi mësuar nëpër hotele. E urrej faktin që më duhet të largohem ndonjëherë për muaj me radhë pa parë fëmijët.
Si janë raportet tani me ish-burrin tuaj Ethan Hawke?
Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur mes nesh, unë do ta dua gjithmonë. Është babai i fëmijëve të mi.
Edhe sa do të duhet të presim për t’ju parë tek “Kill Bill 3”?
Për këtë nuk dua të them asgjë. Po ju them vetëm se kam folur me Quentin Tarantinon dhe ai ka me të vërtetë ide shumë interesante.
(Shqip)
Vetevritet Mario Monicelli ne moshen 95 vjeçare.
Regjizori qe konsiderohet babai i neorealizmit italian, Mario Monicelli, eshte hedhur sot nga dritarja e nje spitali ne Rome. Ai kishte nje tumor ne fazen terminale per te cilin gjendej shtruar ne spital.
Monicelli eshte regjizori i fundit i mbetur gjalle nga kasta e vjeter. Me mendje te kthjellet dhe duke u tallur me servilizmat qe i benin artistet e tjere ai jepte intervista ndonjehere per disa dokumentare. Filmi i tij "I soliti ignoti" (1958) konsiderohet shpesh hapja zyrtare e epokes se neorealizmit, pra asaj periudhe kur kinematografia filloi te tregonte pjese nga jeta reale, larg dramave teorike te tipit shekspirian. Kjo kinematografi beri qe avash-avash Italia te ngjitej ne podiumin e artit boteror atehere kur studiot e Hollywoodit ishin ne krize me filma te tejkaluar dhe seknare teatrale (vitet '60).
Nje fragment nga "I soliti ignoti":
Nqs jeni kurioze si lindte ideja e nje filmi (italisht):
http://www.youtube.com/watch?v=B-5WwrFF65U&
Ndersa kjo interviste u dha ne Mars te ketij viti (gjithmone italisht):
Lista e plote e filmave te Monicellit:
http://www.imdb.com/name/nm0598102/
P.s. Diku nje teme tjeter flitej per vetevrasjen dhe u konsiderua si dobesi, deri edhe injorance. Mario Monicelli u vetevra. Ishte nje profesionist i zoti dhe njeri i forte. Menyren si do vdiste e zgjodhi vete. Edhe njehere del qarte se nga anon injoranca ne gjykimin "injorant" te njerezve te medhenj qe zgjedhin menyren e vdekjes.
Gérard Depardieu
“Besoj te dashuria edhe pse nuk është e përjetshme”
Gérard Depardieu mund të cilësohet si një “mit” plot kontradikta. Ka xhiruar kryevepra, por edhe filma “pa asnjë vlerë”, siç thotë ai vetë. Filozofia e yllit të kinemasë franceze është: Ha, pi, dashuro. Për më tepër, e pranon se nuk qëndron dot pa grua
Bertrand Blier, një nga regjisorët e parë me të cilët ka punuar, e kujton si “një tip i rrezikshëm. Më duhej ta ndiqja natën, sepse shkonte me qëllim në zonat më të rrezikshme, në kërkim të telasheve”. Për 40 vjet dhe me qindra filma në karrierën e tij (mesatarisht tre në vit, edhe pse këto kohët e fundit i ka rralluar paska, pasi merret me verërat dhe restorantet), Gérard Depardieu nuk duket se ka ndryshuar shumë. Pak i zhgënjyer me kinemanë dhe i tronditur nga vdekja absurde e djalit, Guillaume (në tetor të vitit 2008, në moshën 38 vjeç për shkak të një pulmoniti), por megjithatë i dashuruar me jetën. Në jetën e tij nuk mund të mos përmendim pesë bypass-et në zemër, aksidentet me motor për shkak të një shpejtësie pesë herë mbi normat e lejuara, kryevepra, shumë filma që ai i quan të pavlerë, dy prostitutat legjendare me të cilat shkoi për të jetuar në moshën 12-vjeçare dhe dashurinë për Carole Bouquet. Në dhjetor do të mbushë 62 vjeç, ndërsa djali i tij më i vogël, Jean, do të mbushë 4. Pinjolli i fundit Depardieu erdhi në jetë nga lidhja me aktoren franko-kamboxhiane Hélène Bizot. Por edhe ajo histori ka përfunduar dhe tashmë në krah të tij është shkrimtarja Clementine Igou, 25 vjet më e re se ai. Ndërkaq t’i qëndrosh nga pas është pothuajse e pamundur: më mirë të përqendrohesh te filmat e tij. Sapo kanë dalë “Mammuth” (ku interpreton një punëtor ndërtimi të dalë në pension dhe flokët e gjata deri në bel) dhe “Potiche” ku interpreton një deputet komunist të dashuruar me menaxheren Catherine Deneuve).
Zoti Depardieu, kohët e fundit keni thënë: “E vetmja gjë që më intereson janë personat me të cilët punoj, as rolet dhe asgjë tjetër”. Vlen vetëm për filmat apo edhe për zanatet e tjera?
Vlen për gjithçka. Ndoshta kinemaja ka vdekur, por unë nuk kam ndryshuar, jam i njëjti që kur isha 3 vjeç. Bëj çdo lloj filmash, por vetëm me njerëzit që njoh dhe që dua.
Vërtet jeni i bindur se kinemaja ka vdekur, apo është vetëm një batutë?
Varet se çfarë kupton me kinemanë. Sot, e gjithë paraja është përqendruar te televizioni dhe filmat amerikanë që nuk vlejnë fare. Po shohim gjithmonë e më pak filma të bukur dhe kinematë që mbushen vetëm me fëmijë. Tani 30-vjeçarët preferojnë të qëndrojnë më shumë në shtëpi përpara televizorit.
Ju nëse nuk bëni filma, i përkushtoheni verës?
Kam që prej vitit 1989 që merrem me verëra. Kam fabrika në Argjentinë, Marok, Algjeri, Spanjë, Itali dhe sigurisht në Francë. Vera ka shpirt, njëlloj si njerëzit, ka të bëjë me miqësinë dhe ndarjen e kënaqësive të thjeshta. Dhe në fakt unë preferoj ta kaloj kohën në fshat me fshatarët dhe një gotë vere përpara se sa në sheshin e xhirimeve me aktorët.
Është e vërtetë që tani pini më pak?
Në fakt, kur jam i stresuar, pi shumë shishe në ditë.
Po kur jeni i qetë?
Mundohem t’i, reduktoj edhe pse nuk e kam të lehtë. Unë tek kjo tokë jam shumë i lumtur, ndaj kjo më shtyn të pi shumë.
Te “Mammuth” keni shtuar shumë në peshë. Nuk ndryshuat stil jetese pas bypass-it të pestë?
Kur zemra ka probleme, ndihesh gjithmonë i lodhur, njësoj si pleqtë. Kam lënë duhanin dhe përpiqem të ha më pak, por e kam të vështirë. Edhe pse e dinë të gjithë që mua më pëlqen shumë të gatuaj. Mbetem pa fjalë kur shoh se si fëmijët e sotëm nuk dinë asgjë rreth natyrës dhe jetës që na rrethon.
Ndonjë kujtim të lidhur me ushqimin, kur ishit fëmijë?
Kur nuk kishim para, shpesh mamaja më dërgonte mua te kasapi. Ishte pak e sikletshme kur ai më thoshte “I thuaj babit të vijë të më paguajë”.
Ish-gruaja juaj, aktorja Élisabeth Guignot, thotë se ju jeni i fiksuar pas punës. Jeni dakord?
Po, kam nevojë të merrem vazhdimisht me aktivitete.
Keni bërë filma të jashtëzakonshëm, por edhe nga ata komercialët pa vlerë?
Shpesh ndjek miqtë, energjinë, atë që më thotë instinkti. Jeta është shumë e shkurtër dhe e brishtë. Cigaret, jeta dashuria... me pak fjalë ka gjëra më të rëndësishme se një film apo jo?
Si për shembull gratë?
Mbi të gjitha gratë. Kam mësuar shumë nga gratë dhe të dashurat e mia, por më shumë kam mësuar duke lexuar Virginia Woolf e Anaïs Nin se sa Ernest Hemingway. E dhuroj Scott Fitzgerald, por shkrimtaret janë të preferuarat e mia. Në këtë moment, për shembull, më pëlqen shumë Marie Ndiaye (me origjinë senegaleze. Në Francë është shumë e njohur se ka fituar çmimin “Goncourt”. Gratë më kanë bërë të jem i durueshëm dhe të pres se çdo të ndodhë me qetësi.
Ndoshta, për këtë arsye, keni pasur shumë gra në jetën tuaj. I dashkeni shumë...
E vërtetë, besoj te dashuria, por jo tek ajo e përjetshmja. Kam njohur njerëz që kanë qëndruar bashkë gjithë jetën, por vetëm sepse duhej. Përkundrazi, për të mirën e fëmijëve, duhej të ishin divorcuar. Për sa më përket mua, kam pasur shoqe të mrekullueshme në krah, që edhe kur jemi ndarë, miqësia ka mbetur.
Sigurisht të ndahesh kushton shumë, por i urrej konfliktet dhe gjithmonë dua t’i shmang, pavarësisht kostos.
Në një intervistë, keni thënë se nuk keni më ambicie? Përse
Në të vërtetë nuk i kam pasur kurrë: jetoj të tashmen, jam kureshtar për të tjerët, kështu kam qenë që fëmijë. Jam aktor, jo se më intereson të jem i famshëm, por thjesht sepse është një zanat që më jep mundësinë të njoh shumë njerëz dhe të mësoj gjëra të reja. Nëse duhet të interpretoj një mjek, për shembull, frekuentoj mjekë të tjerë dhe shkoj në spital për të asistuar në ndonjë operacion. Mëson gjëra të reja apo jo?
Për sa i përket operacioneve, ju keni bërë shumë?
Po, në zemër dhe shumë të tjerë, pasi jam rrëzuar me motor. Thuhet se jeta është plot pengesa dhe duhet energji për t’i kaluar. Unë mendoj se i kam, edhe pse shpesh bëhem pesimist.
Shkruani libra me receta, prodhoni verë, hapni restorante. Kjo mund të quhet punë?
Mua më pëlqen ta ndaj ushqimin me të tjerët dhe të ushqej njerëzit. Të gatuash për të tjerët ka lidhje me dashurinë. Ato që bëj, më japin energji dhe më bëjnë të jem në kontakt me njerëzit që kanë të njëjtin pasion me mua.
(Shqip)
Vdes aktori komik Leslie Nielsen
Aktori komik Leslie Nielsen, detektivi i famshëm i serialit të filmave ‘The Naked Gun’, ndërroi jetë dje në Florida në moshën 84-vjeçare, për shkak të komplikacionit të pneumonisë.
Edhe pse famën e fitoi me rolin e detektivit Frank Drebin në sagën e filmave komikë ‘The Naked Gun’, Nielsen ka një karrierë 60-vjeçare në kinematografi.
R.I.P Leslie Nielsen
Shuhet Blake Edwards
Regjisori amerikan, Blake Edwards, vdiq sot në moshën 88-vjeçare në Brentwood (Kaliforni).
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.
Edwards ka qenë një nga regjisorët më të mëdhenj të komedive në Hollywood.
Gjatë karrierës së tij, që filloi në vitet ’50 dhe përfundoi në vitet ’90, regjisori ka xhiruar 46 filma, mes të cilëve edhe komedia Pantera Rozë.
Hugh Grant: Beqari më tërheqës i kinemasë
Hugh Grant bën shaka për shumë gjëra: për filmat e tij, për koleget, për manitë që ka. Por ku e pyet për ditëlindjen, bëhet serioz: “Ju lutem mos më flisni për këtë temë! Kam rënë në depresion”. Në fakt e ka gabim: edhe pse sapo i ka kaluar të 50-at mbetet si gjithmonë beqari më tërheqës i kinemasë
Kur doli filmi i fundit i Hugh Grant, “Did You Hear About the Morgans?”, të gjithë arritën në përfundimin se kishte tri arsye të forta për ta parë. E para ishin protagonistët. Hugh Grant, mbreti i komedisë romantike, nga “Katër martesa dhe një funeral” te “Ditari i Bridget Jones” apo “Notting Hill” vetëm për të cituar disa prej tyre, dhe Sarah Jessica Parker, ylli i telefilmit më të ndjekur “Sex and the City”, që për herë të parë interpretonin bashkë (e nëse nuk u cilësua si çifti më i bukur në botë, u cilësua si çifti më shik). E dyta ishte historia, metamorfoza argëtuese e dy bashkëshortëve në prag të divorcit, dëshmitarë të një vrasjeje dhe të detyruar nga programi i mbrojtjes së FBI-së për t’u larguar nga Manhatani e për t’u fshehur në një vend të vogël me emrin Wyoming. E treta, për fundin e tij të lumtur. Sepse Hugh dhe Sarah kishin pikërisht nevojë për këto aventura të çmendura për të rigjetur sërish dashurinë (në fund të fundit në kinema shkohet për të ëndërruar). Edhe pse një ditë më parë ishte kthyer nga Londra për në Los Anxhelos, Hugh Grant duket shumë në formë. Ashtu si në filmat ku luan. I veshur thjesht me xhinse, këmishë, jelek dhe xhaketë, Hugh qëndron pothuajse i shtrirë në kolltukun e hollit të hotelit duke pritur. Nuk duket i mërzitur, thjesht po mediton.
Le ta nisim me një pyetje jo shumë të këndshme. Ju i mbushët 50 vjeç këtë shtator dhe shumë njerëz në këtë moshë kalojnë një lloj krize... Keni ndërmend ndonjë çmenduri të tipit të adoptoni ndonjë fëmijë, apo të martoheni?
Jo, jo për momentin nuk kam asnjë plan të tillë.
A bëtë një festë gjigante për ta festuar?
Besoj se po bëni shaka, nuk kishte asgjë për të festuar. Ose më mirë tani jam i terrorizuar. Ishte një moment shumë i trishtueshëm. Në Zvicër ekziston një klinikë e quajtur Dignitas: është një vend ku praktikohet eutanazia, e mendova njëherë të shkoja aty ditën e ditëlindjes sime.
Atëherë le të mos flasim më për këtë. Në filmin tuaj të fundit kishit përballë Sarah Jessica Parker? Ju pëlqeu të punonit me të?
Kësaj pyetje mund t’i përgjigjem vetëm me pak fjalë: Po, shumë.
E ke me të vërtetë?
Po, me të u gjenda shumë mirë. Përgjithësisht i urrej ata me të cilët punoj, por Sarah Jessica Parker më pëlqen vërtet. Është brilante, argëtuese dhe me shumë talent. Kemi qeshur shumë bashkë në sheshin e xhirimeve. Për mua të shkoja në punë ishte një argëtim më vete.
Pastaj është edhe me shumë shije...
Po, unë i adhuroj vajzat që vishen me aq shumë stil: më bëjnë shumë për vete. Herën e parë që unë dhe Sarah kemi darkuar së bashku për të biseduar për filmin ka qenë në Londër, në restorantin “Claridges Hotel”. Kur e pashë të hynte mbeta vërtet i shtangur: ishte kaq shik me fustanin e saj të zi dhe këpucët tmerrësisht të bukura.
Por edhe ju nuk mbeteni pas: jeni gjithmonë në klasifikimet e njerëzve më elegantë. Më parë ju shihnim edhe nëpër sfilita mode. Shkoni akoma?
Kur isha i fejuar me Elizabeth Hurley më qëllonte shpesh që ta shoqëroja. Ishte vërtet argëtuese.
Dikur ke deklaruar se visheshe në bazë të këshillave që të jepnin të dashurat e tua?
Besoj se çdo mashkull e bën. Nëse e dashura apo gruaja jote të thotë: “Sa mirë të rrinë këto xhinset”, me siguri që do përpiqesh t’i veshësh edhe për 20 vitet e ardhshme, me shpresën se nuk do të grisen.
Sipas jush, çfarë veshjesh nuk duhet të veshë kurrë një burrë apo një grua?
Mua nuk më pëlqen tendenca “forever young”. Në rrugë, si këtu në Los Anxhelos, në Londër apo Nju Jork, sheh shumë njerëz të veshur si adoleshentë, edhe pse i kanë kaluar të 40-at. Më duket e tmerrshme.
Te filmi “Did You Hear About the Morgans”, ju do të mbaheni mend edhe si Hugh Grant që aktron me një ari...
Më besoni, në fillim isha i terrorizuar. Arinjtë janë kafshë gjigante dhe si të mos mjaftonte kjo para xhirimeve, instruktori i ariut më la vetëm me të, që më frikësoi për vdekje. Më tha se kafsha mund të reagojë shumë keq edhe për gjëra intime, edhe duke e parë thjesht në sy.
Po kur u gjendët ballë për ballë?
Shkoi gjithçka shumë mirë. Ajo kafshë ishte stërvitur gjithë jetën për të qenë një aktore e mirë. Madje po ju them edhe diçka tjetër: mendoj se është diva më e madhe që kam takuar në jetën time.
Me pak fjalë doni të thoni se ju keni takuar shumë diva në jetën tuaj?
Ariu ishte shumë kapriçioz, kërkonte që të përkëdhelej. Nuk donte të dilte nga kafazi i tij pa bërë një dush të mirë. Pastaj nëse në ndonjë skenë ishte i zoti, duhej ta duartrokisnim dhe t’i bënim komplimente. E konfirmoj që ishte një yll i vërtetë.
Juve ju pëlqen të jetoni në qytet apo në fshat dhe të shijoni bukuritë e tij.
Në qytet dhe e adhuroj faktin që jetoj në Londër. Por dua t’ju tregoj se në vitet e fundit kam ndryshuar paksa. Nuk e duroj dot zhurmën dhe po i vlerësoj çdo ditë e më shumë ambientet e qeta në fshat. E sheh? Ndoshta duhet të jetë nga mosha që po kalon...
Mes pasioneve tuaja më të mëdha është edhe golfi. Çfarë ju pëlqen te ky lloj argëtimi?
Një pyetje shumë e bukur, sepse vërtet është një lojë e tmerrshme, frustruese dhe irrituese. Është shumë e vështirë dhe unë duke qenë perfeksionist nuk arrij ta duroj dot faktin që nuk mund të jap më të mirën. Duhet të vazhdoj të ushtrohem, duhet të marr më shumë leksione. Duket çmenduri. E të mendosh se jam regjistruar edhe në një kurs të veçantë, se më kanë thanë se mund të bëhesh shumë i zoti në golf. Gjithsesi nuk po ia kaloj keq: jam i rrethuar nga vajza të bukura që më ndihmojnë e më fërkojnë të gjithë muskujt.
Golfi është një sport shumë popullor mes aktorëve. Ka ndonjë arsye të veçantë?
Ndoshta, sepse aktorët kanë shumë kohë për të humbur? Ndonjëherë edhe unë pyes veten dhe në fakt kam zbuluar se ka shumë pika të përbashkëta mes punës sonë dhe këtij sporti. Një film përbëhet nga pritje të gjata. E pastaj thua fjalët e tua dhe pret sërish. Njëlloj si në fushën e gjelbër të golfit: pritja dhe përqendrimi drejtohen vetëm ndaj një veprimi të vetëm: duhet të jesh shumë i saktë për të qenë i suksesshëm. Ai lloj tensioni ndonjëherë më bën të dal jashtë vetes.
Kur flitet për Hugh Grant mendja të shkon menjëherë te ndonjë komedi sentimentale: jeni bërë një pikë referimi për këta lloj filmash. Është meritë e ironisë suaj?
Ndoshta. Është një fakt kulturor: ne anglezët jemi shumë ironikë. Përkundrazi, vetironikë. Na pëlqen të flasim për dështimet tona, madje ndonjëherë edhe i festojmë. Jemi krejtësisht të kundërtit e francezëve dhe amerikanëve. Kur erdha për herë të parë në Amerikë, bëja shaka duke thënë se filmi im ishte një shpifësirë. Shyqyr që e kuptova që po e merrnin seriozisht. Mësova të mos e bëja më. Këtu duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Sigurisht çdo vend ka kulturën e tij.
Cili është vesi juaj më i keq...
“BlackBerry”. Është një ankth i vërtetë, sa do doja të mos e kisha blerë. Është një pjesë e pandashme dhe e domosdoshme e jetës sime. E pranoj që kam krijuar varësi ndaj tij. Pastaj është shumë i thjeshtë edhe për t’u fiksuar: mjafton të mbash shtypur një tast për ta bërë jetën tënde dhjetë herë më të bukur. Unë nuk arrij dot, edhe pse e di se është e tmerrshme.
Në vitet e fundit keni deklaruar se nuk keni pasur ndonjë agjent, sepse ju nuk i keni dëgjuar kurrë këshillat që ata ju jepnin. Çfarë karakteri të vështirë...
Është e vërtetë. Nuk dëgjoj askënd. Megjithatë kam pak kohë që kam nisur të punoj me një nga agjentët e mi të vjetër. Ishte një moment dobësie: gjatë një darke i thashë po, por me kushtet e mia. Disa kanë nevojë t’i kapësh për dore për të gjitha zgjedhjet që bëjnë në jetë. Unë këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë. Njeriu duhet të jetë i zoti të ecë përpara i vetëm.
Cila ka qenë eksperienca më e keqe e jetës suaj?
Të përfunduarit në burg. Jo njëherë, por dy herë.
Dy herë? Vetëm njëherë kujtojmë të gjithë, atëherë kur mbarë bota foli për ju (në vitin 1995 Grant u arrestua në Los Anxhelos në shoqërinë e një prostitute. Në atë kohë ishte ende i fejuar me Liz Hurley).
Ka ndodhur shumë kohë më parë. Po kthehesha nga Turqia bashkë me një vajzë: kishim blerë disa tapete. Mbërritëm natën në aeroport dhe si dy idiotë menduam se nuk do t’i kontrollonte askush. Kaluam mes atyre që nuk kishin asgjë për të deklaruar, por na ndaloi policia. Një funksionar na pyeti nëse i kishim ne tapetet dhe ne iu përgjigjëm jo. Pastaj ai këmbënguli: Ju lutem, a mund ta hapni atë pakon e madhe? E hapëm dhe prej andej u duk një tapet i madh. Kisha gënjyer, sa turp. Këtë veprim bëra edhe me dy kuti të tjera. Në fillim na arrestuan pastaj na gjobitën, ndërsa tapetet na i konfiskuan. Një aventurë vërtet e hidhur.
Dy ditë më parë ju kanë parë të hynit në shtëpinë e Liz Hurley, që para ca kohe u nda nga i dashuri. Një shkëndijë e re?
Jo, jo, absolutisht. Për këtë e kam inat famën, se nuk i lë vend privatësisë. Dy miq mund të flasin për shumë gjëra, nuk është e thënë të jenë të dashur.
(Shqip)
sa fiksim e kam ket ka nderu angline
Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
sa fiksim e kam ket ka nderu angline
Ndahet nga jeta Hysen Hakani
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare, regjisori I njohur I kinemasë Shqiptare te para viteve 1990, Hysen Hakani. Ndër 11 pelikulat që mbajnë firmën e tij, më I njohuri është “ Debatiku “ I realizuar në vitin 1961, por edhe “ Toka Jonë” në vitin 1964.
“ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës
Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës
Re: Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Une si mosbesuese qe jam,e kerkova ne origjinal lajmin
DER ALBANER
Regie: Johannes Naber
Deutschland 2010
Begründung:
In einem hochgradig inspirierenden und qualitativ starken Wettbewerb war es für uns besonders berührend zu sehen, mit wie viel Leidenschaft und starkem Anliegen die Filme gemacht wurden. Entsprechend komplex, langwierig und emotional war unser Weg zur Entscheidung. Den Max Ophüls Preis für den besten Film vergibt die Jury 2011 an den Film DER ALBANER von Johannes Naber. Der Film erzählt auf eindringliche, konsequente und filmisch besondere Art und Weise die Reise eines Albaners nach Deutschland und seinen verzweifelten Kampf, die Mitgift für seine Liebe in Albanien aufzutreiben. In einem Jahr mit auffällig vielen sozial und politisch relevanten Stoffen, war DER ALBANER in seiner stringenten, glaubwürdigen und emotionalen Erzählweise für uns besonders überzeugend.
Zhvilluar nga 27-31 Janar ne Saarbrücken
Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:shqiptari eshte filmi me i shemtuar bashke me ate muajt e mjaltit....
Po citoj ato që tha AngelDevil
Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës
Re: Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:
Po citoj ato që tha Dj Jazzman
shqiptari eshte filmi me i shemtuar bashke me ate muajt e mjaltit....
Re: Re: Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
jam dakort me ty por thjesht solla lajmin
Re: Re: Re: “ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
A perputhet me origjinalin se keta gazetaret tane nuk bejne lajme por tregojne perralla
De Niro: “Kam origjinë shqiptare”, ja e vërteta!
Kanë bërë bujë nëpër internet fjalët e shprehura gjatë një interviste në natën e katërt të Sanremos, prej aktorit të famshëm Robert De Niro, i cili pranoi se ka rrënjë shqiptare. Saktësisht, De Niro ka deklaruar në anglisht se “fëmijët e mi duahet të dinë se kanë edhe origjinë italiane dhe shqiptare”, por për publikun e pranishëm në sallë dhe atë që e shihte festivalin nga ekrani, u përkthye në italisht vetëm pjesa e të qenit me origjinë italiane. Faktikisht, e vërteta duket e pamohueshme, pasi rezulton se rrënjët e tij janë edhe arbëreshe, për shkak të stërgjyshëve të tij nga babai. Pikërisht, sipas të dhënave të zbuluara mbi prejardhjen e tij, stërgjyshi Xhovani Di Niro (mbiemri origjinal s’ishte De Niro) dhe e shoqja Angelina Gashi, emigruan nga Kruja drejt Ferrazzano, qytet i provincës së Molises në Itali. Vetëm në vitin 1887 vendosën të lëviznin në SHBA, aty ku u vendosën përfundimisht. Gjithsesi për t’u evidentuar është edhe se gjyshja e De Niros nga e ëma ishte mbesa e një emigranti irlandez, ndërkohë që nëna e tij direkt kishte paraardhës nga Anglia, Gjermania, Franca e Hollanda. Kjo, për të thënë se aktori amerikan nuk ka një prejardhje të vetme, por të përzierë, shumëkombëshe...
(Më poshtë është video, ku në sekondën 0:12 pranon në anglisht orgjinën shqiptare).
http://www.youtube.com/watch?v=ynQtkNU_q9U
E shqiptarizon kot de niro. Se kuptoj kete obsesion per ti bere njerez te famshem shqiptar me zorr. Qe nuk kane lidhje fare me shqiperine.
Dhe pastaj krenohen. Une krenohen per veprat e mia individuale jo per veprat e te tjereve. Hajde mo!!
Citim:
Dy yjet amerikanë, së bashku për herë të parë në filmin “The tourist”
Krenohen sepse jane te paaafte te kene yje vete. Prodhojne kelyshe, i shperndajne neper bote dhe krenohen kur ndonjeri behet famoz. Sec lidhje ka Shqiperia me famen e De Niros vetem nacionalistet brenda pusit te mendjes se vet e kuptojne.
Citim:fajtor je pure intertaiment, me knaq se i merr sharjet ne menyren me te persosur "dhe vazhdon me ate besnikerin tende ndaj armiqve fqinj" (im joking about the tradhtar thing, personaly)
Po citoj ato që tha Fajtori
Krenohen sepse jane te paaafte te kene yje vete. Prodhojne kelyshe, i shperndajne neper bote dhe krenohen kur ndonjeri behet famoz. Sec lidhje ka Shqiperia me famen e De Niros vetem nacionalistet brenda pusit te mendjes se vet e kuptojne.
Hej çuna, ç'jane keto debate t'kota aman!
Kur arrin njeriu deri ne kete pike, qe mos jet satisfait, nese degjon diçka t'bukur per origjinen e tij, dmth ne shpirtin e idealet e tij, s'ekziston me asnje fije nacionalizmi.
Nuk e kuptoj arsyen e ketij debati, apo ketyre replikimeve, qe ju beni, Endri & Faje? perben fakt apo shqetesim, ky artikull, apo ai si aktor, apo origjina e tij, sperputhet me ato qe ai vet i ka pohuar ne videon e dhen..sinqerisht na hapet barkun!!
Un krenohem me origjinen time, me gjakun tim, me t'mirat e te zezat qe mban brenda, ndaj dhe kur degjova kete, mu mbushen syt me lot, thjesht kur degjova historin..kurse ju nxirrni lloj lloj fraza te pakuptimta.
Nejse kush leu mendjen e vet pelqeu. kot qe heq maniqyrin me keto mentalitetet ketu!
Ballkan Bazaar : un film italo albanese
Il film Ballkan Bazaar è una produzione italo - albanese.
Trama del film
Julie, una bella donna sui 40 anni, francese, dopo il divorzio da suo marito italiano, decide di tornare a vivere in Francia. Porta con sé anche le spoglie di suo padre, un ex ufficiale morto e seppellito alcuni anni prima in Italia. Ma la bara con le spoglia dell'ex ufficiale non c'è più. Per sbaglio è stata spedita in Albania. Il contrasto tra il mondo ancora arcaico degli abitanti del luogo e quello moderno di Julie e Orsola genera frizioni drammatiche e, al tempo stesso, comiche/grottesche. Complice anche l'amore, i due mondi si contamineranno.
p.s. Kush ma gjen dot ne DVD-Shqip? Ta shikoj per kuriozitet.
hm...skam asnje DVD = filma ne Shqip
Qenka i Edmond Budines. Ben ca filma vari teneqen ky, me ca skena te avashta si midhje. Po thuaj hajt, shyqyqr qe behet ndonje film shqiptar.
P.s. Po te vesh re ka nje skene lart me ca njeirez ne koder marre nga larg. E ka bere identik tek filmi tjeter "Letra ne ere" dhe skena zgjaste, zgjaste, zgjaste, zgjaste, sepse ne mendjen e regjizorit figurat e njerezve te marra nga larg jane interesante per tu lene ne ekran.
-HUMAN REVOLUTION-
-Nuk eshte shume Filmi=pembajtja qe me ben pershtypje por, Re-Evolucioni ne Kinomatografi.
Ky Re-Evolucion ka kohe qe ka filluar ne Kinomatografi, por efektet kane qene te vecanta, sporadike si pershembull tek Filmi "Terminatori".
Tashme, teknollogjia e Re po merr permasa me te gjera.
Hapa gjigande u bene tek-me Filmin "Avatar". Nuk ishte permbajtja- tematika ne kete Film qe e beri te famshem por, forma e Re e te Interpretuarit ku aktoret Reale, ishin gati jashte loje duke u zevendesuar me "imazhet" e tyre. Ato jane pjesemarres veten ne prapaskene, me levizjet dhe zerin e tyre
Teknologjia e re Kopiuterike, e cila ka kapur maja te pa imagjineusheme shume vite me pare, tashme po shfrytezohet dhe nga Kinomatografia.
A eshte ky Re-Evolucion ne Kinomatografi i demshem, i demshem ne aspektin terheqes=pelqyes?
Une, mendoj se jo.
Bubba Smith
"Police Acadamy"-Star Bubba Smith
ka vdekur ne moshen 68 vjec.
Keshtu do "vdesi" Charlie Sheen
Charlie nuk do beje pjese me ne serialin "Two and a Half Men".
Pjeset e tjera, te reja, te "Two and a Half Men" do te shfaqen ne Shtator 2011, ne fillim ne USA.
Per Charlie Harper eshte menduar vdekja e tije per ta nxjerre nga roli.
Ai do te udhetoje per ne Paris me komshijen e tije Rose (Melanie Lynskey). Atje, ne Paris ate do ta perplasi nje tranvaje ku dhe ai do gjeje "vdekjen".
Charlie eshte i kenaqur me kete zgjedhje-zgjidhje te regjizorit.
Vendin e Charlie-t ne seri, do ta zeje Ashton Kutcher, i cili do te vazhdoje rolin duke u shfaqur si Internet Miliardere ku do te "bleje" shtepine e Charlie-t.
Ashton Kutcher ne kete rol do te quhet Walden Schmidt
p.s. Nuk e di si do jete ky i riu por, me Charlie-n kishte kenaqesi ta shikoje
Video muzikore qe bashkoi nje qytet
Me heret kete vit gazeta Newsweek shkruante se qyteti i Grand Rapids (USA) eshte qytet i vdekur.
Kjo eshte videoclipi qe nje shoqate krijoi per t'iu pergjigjur gazetes. Shikojeni me kujdes, sidomos nese jeni kurioze nga ana filmike.
Kosto: 40 mije $ + shume vullnetare e sponsore nga gjithe qyteti.
Rezultati: 3 milione klikime ne 2 jave dhe nje vale artikujsh qe lavderojne klipin origjinal. Disa e quajne videoja me e mire muzikore e bere ndonjehere.
Teknika: Nje kameraman i vetem qe ecen ne kembe dhe me makine. Kenga ne sfond sinkronizohet me hapjen e buzeve te njerezve.
Hunger Games II do vije ne vjeshte te ketij viti
Artikulli dhe trailer me poshte.
http://www.guardian.co.uk/film/film...ng-fire-trailer
Mezi pres.
Shok
Nominohet per Oscar filmi me metrazh te shkurter "Shok" me ngjarje te verteta gjate luftes se Kosoves. Te diele ndahen cmimitet. Si ju duket?
https://www.youtube.com/watch?v=o3b5VeJ8e9g
Re: Shok
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Nominohet per Oscar filmi me metrazh te shkurter "Shok" me ngjarje te verteta gjate luftes se Kosoves. Te diele ndahen cmimitet. Si ju duket?
https://www.youtube.com/watch?v=o3b5VeJ8e9g
Teper vone:
"FILMI SHOK - OF..." This video is no longer available due to a copyright claim by Shok Short Film.
Noi link tjeter?
Ok e gjeta dhe e kuptova gjysma gjysma se qeka me titra spanjisht:
https://www.youtube.com/watch?v=TMLNtLp3p0o
Ky film ndihmon ne sensibilizimin e njerezve per ate qe ka ndodhur ne Kosove, por nuk me duket nivel per Oscar. Eshte nje histori qe nuk ka perfundim, dhe mbyllet si dokumentar. Niveli i drames eshte krejt i percipte ne krahasim me ate qe ka ndodh vertet ne Kosove.
Sidoqofte, skenari eshte problemi kryesor. Lidhja me burrin qe hap filmin eshte tek mendja e regjizorit. Nuk merret vesh ku eshte ai burre, eshte kthyer aty nga iku (kendet e kameres kur ishin femije dhe te rritur duhet te ishin njesoj qe te dukej se eshte i njejti vend). Por nese eshte i njejti vend, pyetja madhore ne fund eshte si do jetoje ky njeri krahas atyre qe i kane bere gjemen ne femijeri. Kjo do ishte tema kryesore qe do bente njerezit te mendohen dhe e bente historine per Oscar.
Hapja e filmit nuk ka lidhje fare me filmin, bicikleta ne mes te rruges ngjan sikur dikush ka bere aksident. Une mendova burri njeh bicikleten e cunit te vet prandaj shtanget. Historia eshte krejt ndryshe, pa lidhje me kete.
Per mua ky film nuk merr Oscar. Ne teme te ngjahme filmi 10 minuta eshte shume me efektiv dhe me mbrese lenes. E gjeni ketu:
http://forumihorizont.com/showthrea...&threadid=11398
E pashe dhe une filmin kosovar "shok". Ne pergjithsi filmi ishte mjaft i klishezuar, pra i larguar ne anen artistike. Kete gabim e kane shumica e filmave kosovare. Skenaristi dhe regjizori mund te ishin perqwndruar tek nje ushtar serb me familjen e tij, pra qe te dilte se femija i tyre do merrte bicikleten. Pra ngjarja te dukej me teper me ngjyra private, nderkohe qe ne prapaskene te dilte lufta. Mendoj se edhe gjetja e bicikletes mund te ishte bere ne nje skene me private, si bie fjala tek ajo rruge ku kishin qene dikur. Vrasja e shokut te tij gjate ikjes, (1 sekonde sekuence) del si shtese artificiale ne film dhe e palidhur me rrjedhen e ngjarjeve, pra del si nje trill i nje ushtari psikopat. Gjithashtu filmi do te kish patur me lidhje dhe me efekt nese bicikleta te ishte e shokut qe u vra (e qe do vritej). Ndersa ne film bicikleta ishte ne fakt e tij, gje qe e ben lidhjen me bicikleten vetem si nje deshire te shokut per te patur dhe ai nje te tille, (por nga ana tjeter ai ishte kundra biznesit me ushtaret serbe). Te gjitha keto e kane shtuar klisheizmin ne film.
Disa ane te skenave filmike (pozicionet e kameres, largesia) ishin deri diku mbreslenese, ndersa koha e sekuencave linte per te deshiruar. Muzika cka!
Citim:
Po citoj ato që tha robert
E pashe dhe une filmin kosovar "shok". Ne pergjithsi filmi ishte mjaft i klishezuar, pra i larguar ne anen artistike. Kete gabim e kane shumica e filmave kosovare. Skenaristi dhe regjizori mund te ishin perqwndruar tek nje ushtar serb me familjen e tij, pra qe te dilte se femija i tyre do merrte bicikleten. Pra ngjarja te dukej me teper me ngjyra private, nderkohe qe ne prapaskene te dilte lufta. Mendoj se edhe gjetja e bicikletes mund te ishte bere ne nje skene me private, si bie fjala tek ajo rruge ku kishin qene dikur. Vrasja e shokut te tij gjate ikjes, (1 sekonde sekuence) del si shtese artificiale ne film dhe e palidhur me rrjedhen e ngjarjeve, pra del si nje trill i nje ushtari psikopat. Gjithashtu filmi do te kish patur me lidhje dhe me efekt nese bicikleta te ishte e shokut qe u vra (e qe do vritej). Ndersa ne film bicikleta ishte ne fakt e tij, gje qe e ben lidhjen me bicikleten vetem si nje deshire te shokut per te patur dhe ai nje te tille, (por nga ana tjeter ai ishte kundra biznesit me ushtaret serbe). Te gjitha keto e kane shtuar klisheizmin ne film.
Disa ane te skenave filmike (pozicionet e kameres, largesia) ishin deri diku mbreslenese, ndersa koha e sekuencave linte per te deshiruar. Muzika cka!
Seriali televiziv : "This is us" ne NBC, do vazhdoje me episodet e reja ne 7 Mars.
KA bere shume buje ky serial kete vit dhe vitin qe iku.
Eshte shume emocionues sepse prek jete ne realitet dhe cdo njeri e gjen vetveten ne personazhet e ketij seriali.
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.