Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Leter shkruar Vetes!
A ju ka ndodhur valle ndonjehere qe te uleni dhe t'i shkruani nje leter vetes? Mund te duket qesharake dhe gati absurde,por edhe ndodh keshtu. Eshte nje katarsis shpirteror dhe psikologjik si nje lloj terapie mbas te ciles te ben te ndiehesh mire,ndryshe. Une kam letra te tilla drejtuar vetes, shkruar per Mua,personin tim,diten time,castet e mia dhe gjithcka tjeter timen.
Ndokush mund ta shohin edhe si shprehje te egoizmit apo te narcizmit,por ta shohesh me thelle eshte Ndryshe eshte thjeshte nje leter shkruar Vetes.
Shpresoj te lexoj te tilla ne kete teme.
Ju pershendes.
Tetor 15, 1975
Sa shume te dua vetja ime
Nentor 30, 1998
Sa xheloze je vetja ime
Mars 25, 2007
Sot ishe shume dembele vetja ime
Shtator 15, 2007
Sot ndjeva cmendurine brenda teje vetja ime
Dhjetor 29, 2007
Kete dite duhet te jesh shume e bukur
:p
Kurre nuk i kam shkruar leter vetes
vjeshte 79
ja ia dolem mbane,,, tani u nisem & nbsp))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
)))(((((((((((((((((()))))))))))))))))))))))))))))
)))((((((((((((((((((((((((())))))))))))))))))))))
))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))((((
((((((((((((((((((((((((((((((((()))))))))))))))))
)))))))))))))))))(((((((((())))))((((())))))(((())
)))()()()()()()()()()()()()()()((((((((((((((((((
E dashur Une...
Sa e ftohte dhe e larget behesh ndonjehere.
Te kerkova sot ne hapsiren reflektuese te pasqyres, ne tiparet e mia por fatkeqesisht nuk te gjeta aty. Ndonjehere nuk te njoh as une,as mendja ime qe ne "kazanin" e saj te perpunon dhe te servir me pas ne pjaten e realitetit..........
Shpesh here tregohesh ndryshe nga c'je ne te vertete.
Pse e ben kete?
Ku kerkon te arrish?!
nentor 2006
ps: Kotka dhe heath....faleminderit per pjesmarrjen tuaj...
..........Hej.........
Si u ndjeve sot kur e kishe para syve dhe ishte aty vetem per ty??
Mire ...konfuze apo e gjithe kjo te la indiferente si gjithmone per gjithcka ?
Pse nuk pergjigjesh,pse i fshihesh shikimit tim ne pasqyre,pse mundohesh ta fshehesh shkelqimin rrezatues te syve dhe buzeqeshjen ta ndrydhesh ne "zgerdhimje"...??
Pse vazhdon te qash xhanem?
Pusho , gelltiti lotet , vazhdo "avazin" tend, por neser mos u pendo!!
nentor 2006
Si nuk kupton qe duhet te ndjekesh sinjalet e trupit dhe te shpirtit, dhe te mendjes bashke? Si nuk i degjon alarmet e kuqe qe ulerasin brenda teje dhe qe thone dicka shume e rendesishme nuk shkon si duhet?
Kur do vesh mend qe kur kenaq egon e te tjereve,kur shprehesh, hedh gure larg ne liqen dhe i largon personat ne vend qe t'i besh te vijne prane bregut.
Thirri mendjes dhe meso te kuptosh vetveten, ndryshe do nevrikosem shume me ty.
nuk i shkruaj letra dhe as nuk i flas me ze vetes,,, por tani po i them vetes,,, no time is left...
Alo.
U lodha duke te kujtuar se jam ketu. Ngreje receptorin e shpirtit tend dhe degjo ate se c'ka per te te thene ai. Mos u bej e shurdhet ndaj vetvetes! Mos u bej e verber ndaj ndjenjave te tua! Me lodhe me kokfortesine tende. Me dermoi krenari e jotja. Kjo deshire e "dhunshme" per t'iu permbajtur parimeve te pashkruara.
Nuk di me se ku te te kerkoj. Ti me shmangesh. Edhe ne takimet e here pas hershme me pasqyren ti me fshihesh.
Kush te largoi nga une??
06 nentor 2007
18:30
just shut up and do not write anymore
it's stupid.........
E dashur...!
Jam mesuar keshtu t'i filloj letrat,por nuk e di a shkon: e dashur vetja ime! hahaha.Por jo,po tingelloka bukur dhe pse duket qesharake.me e dashur se vetja,nuk besoj se kemi dic tjeter.
Vetja eshte ajo qe ekziston ne shtartin e kenaqesise se paprekshme.
Sa shpesh e burgosim me prangat e realitetit!Sa shpesh e nisin me pushime ,kur duam te jemi kameleon dhe te dukemi te bukur ne ditet e zymta qe jetojme!
Sa shpesh ne e gjykojme ne seancat e gjyqit dhe po aq shpesh e mbojme!
Sa shpesh e leme te fluturoje kur pranvera e shpirtit lulezon me mijera aroma manushaqesh!
sa shpesh i themi :"Mjaft ti nuk di asgje!" dhe po aq shpesh i themi :"Ku je? Ku ke humbur?Perse/"
ndaj qenka mire t'i shkruash vetes,qofte dhe nje leter dashurie.T'i tregosh se ajo eshte dashuria e madhe e jetes tende.te zgjohesh ne mengjes dhe asaj te pares t'i japesh nje lule mirmengjesi,ta shtrengosh fort ne krahe dhe t'i japesh bekimin e dites se re.
T'i thuash :"TE DUA" cdo cast dhe ne fund te mos harrosh ta falenderosh pse ekziston,pse frymon ne ty, pse eshte ajo qe te kthjell e te tregon rrugen kur humbet labirinteve te zhurmshem te mozaikut, pjese te se cilit jemi.
Te dua shume!!!
Dita e dashurise.
Me vite me rradhe jam mesuar ta kaloj kete dite me rrethin tim miqesor. Si tani me kujtohet ajo cmenduri e trendafilte qe na kaplonte ate dite , te gajasurat pa pushim si dhe ideja "posesive" : Bota eshte e jona! Me kujtohet kur mblidheshim dy dite para per te hartuar plan-projektin :p (keshtu e quanim ) e asaj dite , ku nuk kishte nje tyreze, drita te fikura :p dy qirinj dh nje shishe vere te kuqe apo shampanje.... Kishte vetem nje dreke te pergatitur vete, duar te ngjyer me miell, hunde te bere me torte, muzike te larte , kercime te cmendura , te kenduara qe shkonin deri ne uleritje dhe ne fund nje : Na cate veshet. - zeri i prinderve nga kati tjeter i shtepise.
Sot me mungon vetja e atyre diteve, ato adoloshentet e cmendur dhe te shpupurishur qe te gjithe mendonim se ishim ,pa c'ka se ne ndryshe e njihnim nj-tj.
Sot nuk ka dreke, nuk ka cmenduri moshe, nuk ka miell dhe kercime neper kolltuqe e shtreter. Sot ka nje qetesi te rehatshme, mesazhe mikluese ne cel dhe ne posten elektronike dhe nje plan i vockel fare me miken time me te mire , ku ne lokalin tone te preferuar do ngreme dolli per Kohet e vjetra, per Ditet e "vjetra" te Shen Valentineve!
Kati ....
......
Shpesh here te ndjej indiferente, te ftohte , te akullt . Shpesh here me behesh pasqyre qe imazhin tim ma kthen ,por pasi eshte "perpunuar" nga "rrezet" e realitetit dhe me kthen keshtu nje shembelltyre te "shperfytyruar", aq te "huaj" sa me bezdis. Shpesh here me behesh mur kunder te cilit perplasem duke thyer dhe copetuar endrrat dhe shpresat e mija. Shpesh here me behesh nje statuje e palevizshme......
Kati
10 shkurt 2008
Pse perpiqesh t’ia veshtiresosh kaq shume jeten vetes? Une e di qe ti do te jetosh me rregullat e tua dhe kur thua “It’s over” do te thote vertet qe ka marre fund e nuk pranon kurrsesi kthim prapa…jo se nuk mundesh por se nuk do e kjo pastaj te zhyt thelle ne dyshime…sonte eshte nje nate e qete…ka hene…ka yje..ka gjithcka te bukur te nje nate dashurie…ka gjithcka te bukur per tu ndjere si ne diten e Dashurise. 14 Shkurt 2008 eshte data sot dhe ti cuditerisht ndihesh disi por nuk e di sesi..do te ndjehesh e dashuruar por nuk do…nuk do se kjo te ben te mendosh se je e dobet…do te ndjehesh pjese e dites se dashurise kur I ke mundesite per tu ndjere e tille por ti e pengon veten ..ve nje barriere para zemres tende dhe I jep liri arsyes…ah kjo arsyeja jote! Je shume kokeforte! Nuk do te pranosh gjera te cilat ndoshta jane te qarta…nuk do ti pranosh vetes gjera te cilat mund te te lumturojne ty ne nje moment te caktuar…dhe kjo sepse ti e di se me vone do te pendoheshe..po po…pendohesh sepse edhe atehere nuk kenaqesh kurre…je shume " e pangopur" me ato qe jeta te ofron…kerkon gjithmone dicka me shume nga ajo qe ti ke marre ose thene me sakte nga ajo qe ti vete ke dashur te marresh…p.sh: ke mundesine te jetosh nje ndjenje e cila mund te te beje te ndihesh mire por nuk do. Pse? Ah po, mendoj se e di pergjigjen…Nuk do sepse pastaj do mendosh prape nese ishte vertet ajo qe kishe dashur apo jo…do mendosh se nese vertet ishte ajo qe enderroje apo ishte thjesht ndjekja e instiktit ajo qe te shtyu ne marrjen e nje vendimi te tille…do mendosh prape se kjo nuk ishte per ty…do mendosh prape se nuk ishte kjo ajo qe ti kishe enderruar per vete dhe mbi te gjitha ajo qe te tjeret prisnin prej teje…
Duket sikur tani po flas vetem per nje ceshtje apo ndodhi te caktuar...por jo…ne fakt me kete ti pergjitheson dhe permbledh shume gjera te tjera qe kane te bejne me ty….ndoshta sonte shkruan keshtu se je thellesisht e prekur nga ajo surpriza e bukur qe tu be per "feste"…e kam fjalen per buqeten me 10 trendafila te kuq…ndoshta kjo te ka prekur kaq shume saqe tani mendon e vepron "ndryshe"…por prape dyshoj sepse ti vete je dyshuese ne cdo gje te perket. Nuk ben keshtu! Duhet te jesh me shume e lire ne mendimet dhe ndjenjat e tua…pse I jep kaq shume rendesi arsyes? Pse? Pse e mendon me te llogjikshem faktin se ndjenja sot nuk ka rendesi, se ajo qe ka rendesi eshte aryseja dhe asgje tjeter? Pse nuk mundohesh qe keto dyja, teper te rendesishme qe te dyja, ti miksosh ne ate menyre qe te te bejne ty te ndihesh mire si nga ana shpirterore ashtu edhe nga arsyeja. Bej te mundur qe arsyeja jote, primare tek ty, te arrije te pranoje ate qe zemra jote do…vetem ti mund ta besh kete gje. Pa ia pohuar ti vetes tende, eshte e kote te perpiqesh me tej…kupto veten tende dhe ate qe do…ndoshta ate qe do, ti e di fare mire dhe e ke te qarte por duhet qe ta besh ne lidhje me arsyen dhe mbi te gjitha me shpirtin tend se edhe shpirti eshte pjese e rendesishme e jotja…”Shpirt I lire dhe fisnik”, te pat shkruar dikur dikush…nejse.......
Jam ulur mbi shtratin time dhe zhytem thellesisht ne mendime…e sa here me ka ndodhur qe te me zere gjumi me mendjen plot me ide…duke shikuar brenda vetes time dhe duke peshuar gjerat qe kane rendesi per mua, duke luftuar me idete dhe mendimet e mia per te arritur ne nje perfundim.E rezultati? Asgje! Gjithmone jam kthyer ne piken fillestare! I’m trying to make my life harder and return to where I were!............
- " Dikush " paska shkruar keshtu dite me pare........dhe sot e gjeta rastesisht , si shume gjera te tjera..........
Ndoshta erdhi koha t'i leshosh freret e zemres dhe ta lesh ate te lire. Lere zemren te te tregoje udhen tende. Me kot perpiqesh ta trukosh trishtimin e diteve dhe vetmine qe te eshte pikturuar rreth syve te enjtur nga lotet e neteve pa gjume. Buzeqeshja jote tingellon e plakur dhe syte nuk te shohin me si dikur. Sa shume ke ndryshuar.
Heshtja me te cilen mbrohesh eshte duke te zhytur me shume ne erresiren e guaskes ku je strukur. Nuk e kuptoj friken tende. Askush nuk ka frike nga dashuria.
Askush , pervec teje.
03 mars 2008 / Kati
Kam vendosur te shqyej fytyren tende...
nga kujtesa, te zhduk imazhin tend ....
qe te harroj krejtesisht ,
kam vendosur te iki larg ne nje bote tjeter...
me njerez te tjere, imazhe te reja....
fytyra te reja....
Por per cudi nga pas dikush me ndjek
S'di ne eshte hije apo njeri..
ndoshta je ti ....
Sa veshtire e kam te te harroj
e si gjithmone tek ti kerkoj ndihme...
Hej vetja ime me ndihmo te te harroj ......!!!!!!!
Leter shkruar vetes!
Ndodhi muaj me pare pasi kisha kaluar nje dite me te vertete te lodhshme ne ambientet e Psikiatrikut , ku sa hyra ne shtepi u zhyta ne shtrat per te mbyllur syte dhe per te harruar dhembjen e madhe qe kisha takuar atje...Ne pergjumjen e pare, atehere kur mendja kishte filluar te largohej nga ngjyrat gri te mureve te spitalit dhe po takonte ylberet e familjes, dashurise dhe miqesise ,kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset , ku shkelnin kembet e pafata dhe te qaja me denese , sepse ndjeja perbrenda nje zemrim te madh me perendine, me veten , me mjeket qe nuk kishin as piken me te vogel te vullnetit dhe deshires per ti kuruar por vetem i injektonin dozen e haloperidolit vetem sa per t'i ngurtesuar dhe lene shakull ne nje cope te asaj bote patologjike, kisha zemrim me ao sanitare qe nuk e dinin as per cfare ishin aty , dhe qe i zhdeponin ne dru ata mjerane, sepse ia shkelnin dyshemene e sapopastruar.........Nje pjese e imja ka mbetur e burgosur atje, e lidhur nyj me hekurat dhe eshte shnderruar ne nje dore qe i perkedhel ata , ne nje shami qe fshin lotet e zemrave te tyre, eshte kthyer ne nje ze qe i kendon ninullen e nates se mire, eshte kthyer ne ujin qe i pastron , ne nje luge gjelle qe i mban frymen gjalle, ne nje rreze dielli qe mundohen a kapin pas hekurave, ne nje pike shi qe mundohen ta prekin per t'u ndjere ndryshe..... shshshshshshshhs se nuk mundem me!
Kati
Pershendetje!
Citim nga Kati:
....kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset ,....
Kati...!
Menyra jote e te shkruarit shume e veqante ,pershkrimi Yt ....Kur te lexoi Ty e shof se je e vecanta e Letersise brenda ketij forumi,te lexova ...e dhimbshme ajo cka solle por dhe me pelqeu pershkrimi Yt!.
respekte
Re: Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Citim nga Kati:
....kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset ,....
Kati...!
Menyra jote e te shkruarit shume e veqante ,pershkrimi Yt ....Kur te lexoi Ty e shof se je e vecanta e Letersise brenda ketij forumi,te lexova ...e dhimbshme ajo cka solle por dhe me pelqeu pershkrimi Yt!.
respekte
Sot mora pluhurat tek kutia e letrave shkruar vetes. U be shume kohe pa i shkruar vetes dhe "Dikujt". U be kohe qe nuk mbyllem ne dhomen time dhe te derdh vargje ndjenjash ne copeza letre , te trokas ne portat e mbyllura te vetes dhe si pas cdo mospergjigjeje te le nje leter nen dere.U bene kohe qe nuk shkruaj nje mesazh ne shishe , sepse deti i jetes time eshte aq i qete ,aq pa dallge saqe as shishja nuk do mbrrinte ne destinacionin qe dua dhe mua mesazhet e paderguara nuk me pelqejne. U bene kohe qe kam mbyllur veshet nga zhurmat e hapave te njerezeve qe shkojne e vijne cdo sekonde ne jeten time , kam mbyllur syte perballe fytyrave njengjyreshe apo shumngjyreshe qe me dalin me ,pa vullnet perpara cdo dite duke u munduar te ndalin hapin tim prej vetmitareje. Dhe gojen e shpirtit dhe te zemres e kam mbyllur nje here e pergjithmone. Ate nuk e le me te pipetije dhe te psheretise asnje fjale, asnje germe.Ndihem mire ne rrethin e vetmise time, ne folezen time me kutine bosh te letrave shkruar vetes, me nje leter te pashkruar per "Dike" . Dhe me pelqen vargu i heshtur qe leshojne hapat e mi , teksa eci rrugeve vetem si tani ashtu sic une do te doja te isha per shume kohe....
KaT
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
U bene kohe qe nuk shkruaj nje mesazh ne shishe , sepse deti i jetes time eshte aq i qete ,aq pa dallge saqe as shishja nuk do mbrrinte ne destinacionin qe dua dhe mua mesazhet e paderguara nuk me pelqejne.
[I]
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Mjafton te dime c'fare duam e dashur dhe te mos shpenzojme shume kohe ne pasqyrat e pasme te jetes,por ti marrim si nje drejtim per te ardhmen dhe pastaj cdo gje do arrije ne destinacionin e duhur.![]()
Po ky frymezim i Nicola Sparks eshte?![]()
ore do te shkosh te hash ti po si e ke hallin,,,,,,,,vdiqe o burre te nejte kot ne net.....
Vaj për ty shpirti im, nëse je e guximshme në bërje të mëkateve duke menduar se All-llahu nuk të sheh, sa kufër të madh je duke bërë, e nëse i bënë këto mëkate duke menduar se Ai të sheh, atëherë sa e paturpshme që je. Nëse imani është me fjalë, atëherë vallë, pse munafikët të jenë në fund të xhehenemit. Vaj për ty, nefsi im. Nuk duhet të të mashtrojë jeta e kësaj bote e as ndonjë mashtrim tjetër, mos harxho kohën sepse frymëmarjet i ke të numëruara, nëse të shkon një frymërmarje dije se një pjesë e ytja të ka shkuar. Nefsi im, a nuk i shikon ata që kanë kaluar para teje, të cilët kishin ndërtuar, u lartësuan, mirëpo shkuan dhe u haruan?! Shpirti im, puno në ditët e shkurta që të kanë mbetur për ditët e gjata që të presin, në shtëpinë e mërzisë dhe lodhjes, për shtëpinë e të mirave dhe përhershmërisë.
Ke frike mos t' lexohet trishtimi i syve?
Edhe une kam frike , e vedin rri t'u e msheh puplash buzqeshjesh te sheqerosun me krypen e lotve t'mi.
Ke frike mos te degjohet dridhja e zemnes tane kur hapat e tij t'afrohen?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh n'rremujen e hapave t'perditshme tuj i ik edhe zhurms t'mallit tem , e deshirs t'pervujtun qe t'pakten edhe nje here te vetme doren me e pushu n'ftyren e tij.
Ke frike t'mos kalbet shpirti dhe dshnia ne lecke pluhnsh t'kthehet kur s'asht ai qe ti ndjenjat ja dhuron?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh shkronjave te akullta qe te pervlojne vetem nga pesha e ikjes , braktisjes e lamtumirs qe kan n'rranj t'vet.
Ke frike mos humbet vedin e ma s'din me e gjet nen kamt tuja qe shpirtin ta shkelin dhe e bajn shurup per kollen e that t'shpirtit cjerr'?
Edhe une kam frike, e vedin rri t'u e msheh anve t'hans , bregut t'yjeve e dallgve te sterrsise se qillit vetem e vetem mas me ndesh n'shikimin e tij .
A ke frike se mos..........?
Edhe une kam frike...............!
Kat
Kur nata te ngryset
Dhe yjet te dalin
Mos mendo per asgje tjeter
Vec si te shuash mallin
Kur te ndjesh te ftohtin
Ver dhe pak muzike
dhe asgje s'do te ta ndale lotin.
Kur te zgjohesh e deshperuar ne agim
Merri ere trendafilit
dhe me petalet e tij shkruaj emrin tim
Kur te jesh duke ecur rrugeve
mos mendo se je vetem
une jam aty me Ty
si asnjehere tjeter.
e'AN kaTI
Kur ti te lexosh kete leter, une do te kem ikur, por ti do te kesh aty fjalet e mia, zerin tim, brengen time, ankthin dhe pasigurine.
Cudi! Nuk me behet te shkruaj fjalet e ngrohta e te embla, ato te bukurat te dashurise e miqesise. Cudi! Mos valle…? Jo, nuk dua ta mendoj. Ti nuk flet, vetem lexon. Ti nuk prek ,por vetem shikon. Ndoshta habitesh, ndoshta jo. Pikerisht ne nje vend ndalon dhe lexon me ze te larte. Disa fjale te duken te njohura, te perseritura, madje ndoshta edhe te merzitshme. Por s’ke c’ben. Kjo jam une , e pandreqshme , kokforte dhe krenare.Pikerisht ne kete leter ti ndjen sinqeritetin tim, deshiren per ngrohtesine tende , por gjithashtu friken dhe dyshimin tim qe me bejne te shoh cdo gje nepermjet lupes se dyzimit. Te lutem binde vehten dhe vetem atehere me thirr, me thirr fort. Me tund e shkund nga ky gjume , nga kjo letargji qe me dendi me endrra ku personazhet vishen nuse dhe ecin zbathur ne nje rruge te perbaltur. Ndihem e huaj edhe mes gjerave te mia ku edhe ajri me mbyt. Nuk I duroj me vendet e mbyllura dhe cdo nate e me shume me tremb vetmia. Me duket sikur kam nje lak ne fyt ,qe sa vjen e shterngohet , shterngohet , shterngohet ...
E'An KAti
Se kisha imagjinuar kurre se pikerisht UNE t`i shkruaja leter vetes. Eh, eshte sikurse nje flete ditari qe nis shkruaj, dhe kur vjen darka apo mengjesi tjeter e gris, pasi cdo gje rrotullohet krejtesisht kunder gjithckaje.
Leter: E Dashur UNE.
"Ti" e Majakovskit eshte letra shkruar vetes per sot.
TI
Pastaj erdhe ti,
dhe te mjaftoi nje veshtrim
per te pare
prapa atij hungerimi,
per te pare pas atij trupi,
thjesht nje djale,
E more,
i hoqe zemren
dhe, keshtu,
fillove te luash me te
si nje vogelushe me topin.
Leter...
U ndjeva pernjeheresh e afert me shiun dje ne mbremje. Ndoshta sepse te dy kishim nje karakter revoltues dhe te mbushur me plot zemrim. Ai binte pa pushim nen qiellin qe gjemonte dhe shkundej nga vetetimat , kurse une shkruaja pa pushim ne copa fletash te bardha , duke mos me bere pershtypje pikat e shiut qe me lagnin trupin nga dritarja e hapur enkas. Vjeshta levronte brenda meje duke vershuar me shiun e rrembyer ne shtratin e fjetur te mendimeve te asaj nate , qe u brujten ne lageshtire. Kisha ftohte!
E'an Kati
Hey Ti- UNE!
-E di qe je e kputun per gjume, shko fli! C`te mban peng ulur ketu ne fire-place? As ftohte nuk ke, por as te ngrohte...Mendimet e tua rendojne e nga mbingarkesa e tyne, s`din se ne c`shpirt te derdhen.
-"Shko fli! Shko fli! Shko fli!"
-Vetem kaq arrij te kuptoj.
degjoje kete keshille nga une. sot fli dhe per neser. gjumi eshte nje komoditet qe do ja ndjesh nevojen pasneser ...
Dy duar dhe nje ze.
E dashur, e kam te veshtire te te shkruaj e mbi te gjitha te ulem e te keshilloj ty qe me dukesh sa e brishte aq edhe e forte...
Ti je mikja dhe armikja me e madhe qe do njoh ne jeten time dhe qe jam e detyruar te te pranoj... Me thuaj e dashur, si te bej sot, qe te mbush mendje se ai mesazh, sikurse cdo mesazh tjeter nuk te eshte drejtuar ty...
Kaq naive je?!! Zgjohu...
Degjo ktu ti moskokcares....edhe njie her po e perserite gabimin do ta pesosh keq, keshtu qe mati mir fjalet para se te flasesh ok? Mos u turr te thuash fjalen e fundit te paren e te besh gabime te pakthyeshme! Me mire nje fjale me pak se nje fjale e tepert....lerja kohes te pjeki situaten e mos u turr pa menduar si miza ne m**!
Ahahaha se besoj qe e kam shkrujt per vete ate fjaline e fundit!
Shpirtesia ime kalon sonte nga njerez qe ju si kapni dot. Kalon nga kripesia e loteve qe fillon tek nje vrap i detyruar rrugeve te liqenit. Apo tek ndonje shpirt qe shkafanjitet rrugeve te Europes me kusht te vetem ndierjen.
Ju s'keni si ta vendosni veton ne kete mesele.
Eshte nje ballkanizem qe se kapin dot emigrantet e zakonshem. Keq me vjen t'ju them... por krahas krizes financiare te deshmuar ne Nasdaq ekzitston kriza emigrative e atyre qe skuptojne dot "Dje"-ne shqiptare. Dhe keshtu dashurite shqiptare mbeten vetem nje djegie kanalesh urinare qe pulsojne per pak seks. E pra, akoma s'jam i bindur qe ka nje koke te vetme qe meriton keto rrjeshta. Dhe per kete aresye te dhjere me duhet t'ju le ketu, ne mes te coitos.
Eshte dite... por une ju uroj nate e mire.
Sepse keto fjale si kalojne dot dites per sa kohe te merren nga mafia e rastesishme e nates. Game over....
Pershendetje...
Nuk jam futur ketu per ti shkruar "leter vetes" edhe pse do doja shume, eshte e pa mundur, ju keni kaq merita...
Po ju lexoja me vemendje dhe mesazhi i mesiperm me duket aq i veshtire per ta kuptuar ,sa qe edhe "kodet e da Vincit" ishin me te thjeshta per tu deshifruar...
Megjithate eshte leter e shkruajtur vetes dhe jo per ta kuptuar une.
ps.me falni kam dale jashte teme.
Re: Pershendetje...
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia2006
Nuk jam futur ketu per ti shkruar "leter vetes" edhe pse do doja shume, eshte e pa mundur, ju keni kaq merita...
Po ju lexoja me vemendje dhe mesazhi i mesiperm me duket aq i veshtire per ta kuptuar ,sa qe edhe "kodet e da Vincit" ishin me te thjeshta per tu deshifruar...
Megjithate eshte leter e shkruajtur vetes dhe jo per ta kuptuar une.
ps.me falni kam dale jashte teme.
Ndjen se po ndryshon cdo dite dhe kjo te frikeson. Gjumi i gjate qe ke bere per vite me ralle dhe qetesia me te cilen je munduar t'i veshesh ditet e tua kane filluar te turbullohen dhe kjo ben qe edhe sistemi yt te humbe ekuilibrin e tij te "hekurt". Do dhe s'do ne te njejten kohe? Deshiron dhe jo ne te njejten kohe? Te merr malli dhe jo ne te njejten kohe? Si gjithnje te mjafton nje fraksion i shkurter kohe per "definuar" nje moment qe zgjat me muaj , dhe me pas nga "frika" per te mos dale nga shinat e moralit dhe parimeve tuaja, e kthen ate ne nje moto te padiskutueshme . Je merzitur! E ndjej ne frymarrjen e lodhur te se zakonshmes qe fle brenda teje. Te ka erresuar perditshmeria me te cilen fle dhe zgjohesh.Te kane erresuar dyshimet dhe mosbesimet tuaja. Sepse gjithnje mohon te jesh si e "pergjithshmja". Sillesh e mbeshtillesh nen petkun e nje jete qe u be jave qe e fillon me alramin e mengjesit dhe e mbyll me nje caj te ngrohte per te te zene gjumi. Tashme dhimbja dhe trishtimi flene ne nje shtrat me ty dhe nuk ka "batanije" qe ta ngroh ftohtesine e shpirtit. E ndjej qe je lodhur nga Une, nga nje jete pothuajse e parashikueshme , qe pothuajse gjithnje programohet nga mendimi dhe vendosmeria e nje fraksioni kohe. E di qe edhe tani ndihesh e dobet qe po i flet "Unit" me letra te hapura , dhe kjo perseri e ka zanafillen tek "ai freksioni i kohes" i cili te motivon gjithnje, qe eshte benzina per sistemin tend. Sepse ne baze te "Atij" ti i ke marre vendimet deri sot, duke u munduar me pas t'ia lesh "rastesise" ....Por asgje nuk ka rastesore ne kete jete . As ti nuk po me shkruan "rastesisht" tani!
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Eshte nje ballkanizem qe se kapin dot emigrantet e zakonshem. Keq me vjen t'ju them... por krahas krizes financiare te deshmuar ne Nasdaq ekzitston kriza emigrative e atyre qe skuptojne dot "Dje"-ne shqiptare. Dhe keshtu dashurite shqiptare mbeten vetem nje djegie kanalesh urinare qe pulsojne per pak seks. E pra, akoma s'jam i bindur qe ka nje koke te vetme qe meriton keto rrjeshta. Dhe per kete aresye te dhjere me duhet t'ju le ketu, ne mes te coitos.
Je e lumtur dhe je me fat.
Kete do ti shkruaja vetes sot.
Mundohesh te mbulosh shenjat e nje nate pagjume me ujin e ftohte te mengjesit dhe i kuqi i buzeve qe ve persiper duket sikur mbyll nje kapitull.
Gjithcka pastaj kthehet ne nje sfide,madje edhe "fytyra e pasqyres". Te tremb dhe frikeson breishtesia e nje ndjenje dhe te tmerron ideja se nje shpirt mund te brendesohet brenda teje. Mori fund! Alarm! Erdhi koha qe te mbyllesh grrilat e jetes, t'i fshihesh pasqyres se syve perballe teje qe te zhbirojne deri ne skutat me te thella te qenies tende dhe ta servirin shpirtin tend ne pjate.Frikesoshesh! Jo nga ai , por nga vetja ne 'pjate', nga vetja e zhveshur ne duart e tij , nga vetja e cliruar dhe e lire para syve te tij. Largohesh , kthehesh. Kthehesh , trembesh dhe largohesh per te mos u kthyer kurre me......
Lamtumirat nuk thuhen me fjale , ato thjeshte kuptohen nga shikimet e turbullta dhe te pashpresa qe shperlajne edhe ngjyrat e syve.
Lamtumira nuk eshte gjithmone lamtumire......
E dashur "Une" me fal qe po te shqetesoj perseri me kembenguljen time te pavend per te te shkruar here pas here. E di qe nuk mundem te te rrembje asnje cast nga dita jote,sepse ti je gjithnje shume e zene per te lexuar "veten". E di nga gjithe ato here qe te kam shkruar dhe ne nje pergjigje te vetme qe me ke kthyer.
" Kam humbur...."
Por asnjehere nuk me the se ke /cfare ke humbur ne te vertete!
Mundohem te lodroj ne rreshta pafund mendimesh me qellimin e vetem ,qe ti te degjosh aty thirrjen time , te ndjesh aty dy pika lot cepave te syve qe pavullnet dalin sa here qe emrin "tend" me "vete" pershperis , qe te ndjesh dridherimen e shpirtit dhe keqardhjen se tashme je kthyer ne nje melodi pa ze....
Me fal qe po te marr castet e monotonise se perllogaritur deri ne detaj me leximin e kesaj letre te shkurter ,por nuk mund te rrija pa te te kujtuar "humbjen".....
Lexohemi meqe ti nuk do te degjosh!
Tokesorja nuk e meriton sublimen. Jemi shume te vegjel per te suportuar brenda nesh ndjenja te tilla. Jemi shume te vegjel per te dhuruar nje kompliment , pa e sfomuar ate me nje klecke te vockel e cila e prek tjetrin ndoshta edhe me shume sec e mendojme per momentin ( ose bejme sikur nuk e mendojme). Sepse njerezit jane shume te vegjel per te dashurar pertej vetes duke "toucher" limitet e sublimes. Jemi shume te vegjel dhe medioker, njerez anonime dhe pa emra te merituar , njerez qe ecin rugeve dhe lene gjurme hijesh , pa emer dhe vule. Njerez qe vetem kopjojne e fotokopjojne stile jetesh, veshje, mendime, e detaje duke arritur deri tek buzeqeshja. Sepse inferioriteti i disave i ben njerez "kopjace" , ziliqare qe vihen ne pozita lavderimesh narcistike si e si per ti hedhur "hi syve" vetes dhe inferioritetit te tyre. Dhe une qe nuk lodhem asnjehere perpara ketij show qe ritransmetohet dite pas dite ne jeten time, nuk merzitem me fotokopje njerezish , me kalvare klonesh. Dhe une qe nuk lodhem asnjehere duke i justifikuar.
Dhe une qe mbeta gjithnje e njejta naive....
ps: Leter per " fotokopjet" qe takoj cdo dite ne jeten time...
Fjalet jane te teperta pas meditimeve te tilla.
Leter shkruar vetes.
Today is a Thanksgiving Day, and I’m thankful for everything I have…
E nesermja nuk eshte e sigurte, andaj mos me genje. Mos e shtyej cdo dite edhe nje hap me larg mundesine tende per te buzeqeshur, per te fshire lotet dhe per te pare perreth teje.
Zogjohu ,nje tjeter "shprese" po te troket ne dere!
" Ca pika shiu rane mbi qelq
dhe une per ty sec ndjeva mall....."
?!....
Gjithnje je vetem , e mbyllur brenda guackes tende dhe cdo dore e ngrohte qe te zgjatet te duket nje kercenim me shume per ekzistencen tende. Fjalet e ngrohta perreth te duken zera cjerres, qe nuk bejne gje tjeter vecse e shnderrojne kuriozitetin e tyre ne nje miqesi te shtirur. Je vetem ne nje kohe qe turma po te merr frymen dhe po asfiksion ekzistencen e qenies tende. Frymon ne nje ajer qe sa vjen e behet me I padurueshem dhe me I rende. Ke nevoje per nje dore te hekurt, per nje motivim qe te stimulon dhe te zgjon nga gjumi letragjik ku je rehatuar. Ke nevoje te dalesh nga guacka e vetmise brenda se ciles kalon ditet....
Ajer, ke nevoje per me shume ajer!
Heshtja nuk tregon konformim dhe mirkuptim te asaj c'ka po ndodh perreth teje, perkundrazi tregon injorim. Dobesi nuk tregon kurrsesi. Nuk mund te quhet i dobet nje njeri qe mban freret e terbimit te shpirtvogelsise se rraces njerezore ne grushtin e heshtjes. E megjithate heshtja jote eshte muri qe ke ngritur per boten qe te rrethon. Eshte mur ku njerezit shpirtvegjel thyejne turirin e tyre. Kjo eshte bere thjeshte per lehtesi identifikimi. Shpirt i shemtuar= fytyre e shemtuar. Ti jeton ne nje rreth te cilin e ke perzgjedhur deri ne detaje dhe nqs ne jeten e perditshme rruget te kryqezohen me dike qe ka thyer turinjt tek "muri" para se te flase me ty , atehere aktivizohet opsioni i heshtjes. Injorim total per shpirtrat me turinj te percudnuar....
neser
6 pm ... 6 am - pres
Pasjoni...
Gjeja me e tmershme qe mund te karakterisoj "pasjonin" eshte perkoheshmeria, paqendrushmeria e pasiguria. Paraqitet ne te, qe ne momentet e para, qe ne shikimin e pare, pershkrimi sekret i nje fundi, i nje ndarjeje, i nje copetimi... Eshte pra tragjike Pasjoni edhe aty ku cdo gje duket e lehte.. E kjo e ben ate te frikshem.
Me duket se e kemi njohur kete pasjon...
Ti je nje femer shume e tejdukshme, me shenja plagesh te brendshme. ti e shikon te vertet perballe. E perulur, pa asnje agresivitet, me nje butesi shqetesuese... Kurjoze qe don te mesosh shume... Tmeresisht, rezikshmerisht e tera, e plote ne ate qe dhuron. Ti e din qe ky pasjon po te le, e kjo te ben te prekshme, vulnerable, mallegjyese... "la Passion"
Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Tokesorja nuk e meriton sublimen. Jemi shume te vegjel per te suportuar brenda nesh ndjenja te tilla. Jemi shume te vegjel per te dhuruar nje kompliment , pa e sfomuar ate me nje klecke te vockel e cila e prek tjetrin ndoshta edhe me shume sec e mendojme per momentin ( ose bejme sikur nuk e mendojme). Sepse njerezit jane shume te vegjel per te dashurar pertej vetes duke "toucher" limitet e sublimes. Jemi shume te vegjel dhe medioker, njerez anonime dhe pa emra te merituar , njerez qe ecin rugeve dhe lene gjurme hijesh , pa emer dhe vule. Njerez qe vetem kopjojne e fotokopjojne stile jetesh, veshje, mendime, e detaje duke arritur deri tek buzeqeshja. Sepse inferioriteti i disave i ben njerez "kopjace" , ziliqare qe vihen ne pozita lavderimesh narcistike si e si per ti hedhur "hi syve" vetes dhe inferioritetit te tyre. Dhe une qe nuk lodhem asnjehere perpara ketij show qe ritransmetohet dite pas dite ne jeten time, nuk merzitem me fotokopje njerezish , me kalvare klonesh. Dhe une qe nuk lodhem asnjehere duke i justifikuar.
Dhe une qe mbeta gjithnje e njejta naive....
ps: Leter per " fotokopjet" qe takoj cdo dite ne jeten time...
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.