Forumi Horizont | Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)
KS. Vllaznia
Vllaznitë kampione në vite:
1946 - Tahiri, Gjeloshi, Osmani Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini. Trajner: I. Dizdari.
1954 - Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri. Trajner: I. Dizdari.
1972 - Z. Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani. Trajner: Xh. Shaqiri.
1974 - Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi. Trajner: Xh. Shaqiri.
1978 - Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani. Trajner: Xh. Shaqiri
1983 - Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj. Trajner: R. Ragami
1992 - Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi. Trajner: A. Hafizi
1998 - Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi. Trajner: H. Dedja
2001 - Kërstaiç ,Osja,Beqiri,D.Osmani,Zmijani,Gjokoviç,Camaj,Duro,
Patushi,Belisha,Bylykbashi,Sinani,Liçi,Martini,Ko
trri,Kaçi,Jahja,Doçi,
Ndoja,Teli,K.Osmani,Plori,Mustafa,S.Marash,Hasani,
Trajner: D.Haxhiosmanoviç
(Kampionatet e Shkodranëve)
Largimi i familjes Cela nga ekipi i Vllaznis.
Pas rreth 7 vjetësh të suksesshme nën drejtimin e presidentit Myftar Çela, njeriu që ka kontribuar shumë në ngritjen e futbollit shkodran në këto vite, Vllaznia tashmë duhet të kërkojë tjetërkund mbështetësin e saj financiar...
Që nga dita e vrasjes së numrit një të klubit shkodran, me dy plumba në kokë, në qytetin e Tuzit, të Malit të Zi, filluan hamendjet për një largim të mundshëm të familjes Çela nga drejtimi i Vllaznisë. Pas disa ditësh heshtjeje, kanë qenë pikërisht të afërmit e presidentit të vrarë, ata që janë prononcuar për tërheqjen nga presidenca e Vllaznisë, pikërisht në fund gusht kur dhe likuidohen kontratat e të gjithë futbollistëve kuq e blu. Burime nga klubi shkodran bëjnë të ditur se dje, pasdite, familjarë të presidentit të klubit, Myftar Çela, kanë njoftuar drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës dhe ata të klubit se do të heqim dorë nga drejtimi i skuadrës shkodrane. Sekretari i klubit Vllaznia, Agim Medja, iu ka komunikuar fubollistëve vendimin e marrë nga familjarët e Çelës për të mos drejtuar me ekipin e Vllaznisë. Gushti do të jetë dhe fundi i një drejtimi të suksesshëm të familjes Çela në krye të Vllaznisë. Tashmë klubi shkodran duhet të gjejë një tjetër sponsor. Ndërkohë, bëhet e ditur se në Bashkinë e qytetit janë afruar biznesmenët e parë shkodranë, të cilët kanë paraqitur projektet e tyre për të drejtuar ekipin e Vllaznisë, që ka nisur të hënën përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe takimet për Kupën UEFA, nën drejtimin e trajnerit Medin Zhega. Nëse deri në fund të muajit gusht, nuk do të jetë gjetur sponsori i ri, klubi do të administrohet nga Bashkia.
Sukseset e Vllaznisë nën presidencën Çela:
Ish-presidenti Myftar Çela, i ndarë nga jeta tani se vonmi, e ka drejtuar ekipin e Vllaznisë që prej shtatë vitesh. Pikërisht kjo kohë përkon me një periudhë të suksesshme të shkodranëve, të cilët kanë arritur të fitojnë dy tituj kampionë të Shqipërisë në 1997-1998 dhe 2000-2001. Për ta, kanë qenë dhe dy Superkupa të Shqipërisë, të cilat i përkasin po këtyre dy sezoneve më të suksesshëm të Vllaznisë. Në sukseset e Vllaznisë nën presidencën Çela i përket dhe kalimi i turit të parë Champions League, duke eliminuar KR Rejkiavik.
Nje ikje e mundeshme e trajnerit te Vllaznise.
Medin Zhega: “Kemi tre javë që stërvitemi në kushte aspak të mira, por futbollistët që vijnë në stërvitje kanë qenë të impenjuar. Gjatë kësaj periudhe për shkak të terrenit jo të përshtatshëm të stërvitjes, janë dëmtuar disa futbollistë”.
Vonesa për zgjedhjen e presidentit të ri të klubit shkodran të futbollit ka krijuar jo pak probleme në lidhje me ecurinë e skuadrës, që po-thuajse çdo ditë, “kërcënohet” me largime të mundshme të futbollistëve, drejt skuadrave të tjera për arsye financiare. “Nëse nuk zgjidhen shpejt problemet në klubin Vllaznia”.
Ndërkohë, në këtë klimë jo të favorshme për ekipin kuq e blu, edhe trajneri, Medin Zhega, ka bërë të ditur se nëse nuk zgjidhen problemet, mund të largohet nga drejtimi i shkodranëve. Tekniku shkodran, vonesën e caktimit të presidentit të ri të klubit, e cilëson si shumë problematike, në një kohë kur, sipas tij, disa futbollistë kanë oferta nga klube brenda e jashtë vendit. “Kemi tre javë që stërvitemi në kushte aspak të mira, por futbollistët që vijnë në stërvitje kanë qenë të impenjuar”, thotë Zhega. Por, ai shton se, gjatë kësaj periudhe për shkak të terrenit jo të përshtatshëm të stërvitjes, janë dëmtuar disa futbollistë. “Në skuadër ka konkurrencë dhe kjo është një gjë e mirë për përzgjedhjen e formacionit të Vllaznisë”, thote ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, i cili ka marrë stolin e kësaj skuadre pas përfundimit të sezonit të fundit (pas rënies në ujdi me ish-presidentin, Myftar Çela, i cili humbi jetën pasi u qëllua me dy plumba në kokë në Tuz të Malit të Zi). Trajneri i ri i shkodranëve në atë kohë, vetëm sa kishte rënë dakord parimisht për nënshkrimin e një kontrate që do ta lidhte atë në postin e trajnerit. Por kjo kontratë, nuk u arrit të nënshkruhet pas vrasjes së Myftar Çelës. Prandaj dhe sponsori që do të marrë shkodranët, do t’i duhet të shoshisë edhe një herë me trajnerin pa kontratë, mundësinë e nënshkrimit të tij.
Kuq e Blute te Shkodres drejt "rrenimit".
Fundjava e fundit në kampin e kuq e bluve nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Firma Eurodrini, gjë që i ka bërë pesimistë edhe më optimistët për fatin e klubit më të vjetër në Shqipëri. Për më tepër vetë futbollistët kanë konfirmuar se kanë humbur çdo shpresë për të qenë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Shumica prej tyre kanë marrë oferta nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Nëse nuk do të ndodhë gjë në drejtim të presidencës edhe në ditët e ardhshme, me siguri që futbollistët shkodranë do të pranojnë ofertat e tjera. Sot disa prej lojtarëve autoktonë të Vllaznisë, janë parë në biseda me të vetmin zyrtar të mbetur në klub, sekretarin Agim Medja. Ky i fundit nuk u ka dhënë asnjë garanci lojtarëve shkodranë pasi nuk ka asnjë të tillë. Që pas humbjes së ish-presidentit Çela nëpër xhepat e tyre nuk shkon asnjë lek, pasi tek Vllaznia nuk merren as rrogat e shtetit. Ditët e fundit në stërvitjen e kuqebluve janë parë me kostum sportiv vetëm futbollistë të tillë si Sinani Osja, Zmijani, Dibra që ka pësuar një dëmtim dhe dy portierët Grima e Mustafa. të gjithë lojtarët e tjerë që stërvit Zhega vijnë nga ekipet zinxhir. Përsa i përket sponsorizimit të klubit asgjë nuk ka shkuar përtej thashethemeve. Në shkodër vazhdon të flitet për një “surprizë” ndërkohë që shpresat nuk janë shuar ende as për firmën Eurodrini. Presidenti i kësaj të fundit, Shyqyri Duraku nuk ka thënë ende jo.
Rudi Vata prononcohet per "The Sun", gazeten Angleze.
Shtypi britanik ka qenë i interesuar për ngjarjen, sidomos pas faktit që Vllaznia do të luajë kundër FK Dandit në Kupën UEFA.
Vlera e tij ishte e paimagjinueshme për futbollin shkodran. Me humbjen e Myftar Çelës, te Vllaznia nuk është më një pjesë e ndritur e historisë së klubit”.
Kështu Rudi Vata, ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, është shprehur për të përditshmen më të madhe të Anglisë “the sun”. Në një intervistë nga Japonia e largët ku luan për skuadrën e Jokahomës, Vata ka treguar lidhjet e tij me presidentin që u nda nga jeta 10 ditë më parë.
“Vetëm para pak kohësh, më kishte ofruar postin e trajnerit-lojtar në ekip. Jam menduar gjatë, por hëpërhë vendosa të luaj në Japoni. Në të ardhmen edhe mund të isha i gatshëm ta pranoja këtë ofertë. Vllaznia ka qenë ekipi im i parë, Shkodra është vendlindja ime”,- ka thënë për tabloidin prestigjoz lojtari që mban rekordin e ndeshjeve të luajtura për kombëtaren.
The Sun, ashtu si shumë gazeta angleze kanë qenë të interesuara për kundërshtarin e skocezëve të FK Dandit. Duke qenë se Rudi Vata është i vetmi lojtar që ka luajtur në skoci telefoni i mbrojtësit nuk ka pushuar ditët e fundit. “Vllaznia do ta ketë të vështirë pa Myftar Çelën.
Ai ishte shumë ambicjoz. Ekipi zuri vendin e dytë në kampionat këtë vit, pozicion me të cilin presidenti nuk pajtohej. Ai vuri në krye të Vllaznisë, ish-trajnerin e kombëtares, Medin Zhega me synimin për të ndërtuar një ekip të madh. Evropa ishte një nga synimet e presidentit, por tani pa të, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë.
Mbyllen bisedimet per kontratat.
Kanë marrë zgjidhje problemet financiare për skuadrën e Vllaznisë. Kështu duket, të paktën, nga konsensusi që është arritur dje mes futbollistëve të këtij ekipi dhe biznesmenëve, të cilët kanë ofruar garancitë e tyre financiare për të mbajtur gjallë skuadrën. Ashtu siç ishte paralajmëruar, drejtuesit e rinj të Vllaznisë, me në krye presidentin e sapozgjedhur, Agron Çela, dje, në orën 12.00, në ambientet e hotel "Koloseut", janë ulur në bisedime me pjesëtarët e skuadrës shkodrane për problemin e kontratave të reja. Janë zhvilluar takime të veçanta me secilin prej tyre, nga të cilët i pari ka qenë kapiteni i këtij ekipi, Vioresin Sinani. Bisedimet me të për problemin e kontratës së re kanë vazhduar për gati dy orë, pasi fillimisht të dyja palët nuk kanë arritur kompromisin e duhur.
Megjithatë, pas daljes së Sinanit, presidenti Çela është dukur entuziast, teksa ka thënë se çdo gjë duket në rregull. Pas tij kanë hyrë në takim me grupin e biznesmenëve, të përbërë nga Agron Çela, Seit Fishta, Gjergj Leqejza dhe Paulin Radovani, edhe lojtarët e tjerë të Vllaznisë. Siç bëhet e ditur, të gjithë lojtarët kanë rënë dakord me kontratat e ofruara nga biznesmenët, duke qenë të gatshëm për të vazhduar qëndrimin e tyre te Vllaznia. Nga sa mësohet, kontrata e ofruar përshin një rrogë të mirë mujore, si dhe pagesa me dy këste e shumës që do të përfitojë çdo futbollist. Pas 4 orë bisedimesh, të gjithë të pranishmit janë larguar nga hotel "Koloseu", ndërkohë që futbollistët kanë shkuar për t'u bërë gati për nisjen drejt Tiranës. Skuadra ka udhëtuar thuajse e plotë për në Tiranë, ku sot do të vihet përballë Partizanit, në ndeshjen e hapjes së kampionatit. Sipas sekretarit të klubit, Agim Medja: "Të gjithë futbollistët që janë stërvitur ditët e fundit, nën drejtimin e trajnerit Zhega, janë federuar dhe nuk do të ketë asnjë problem për të luajtur ndaj të kuqve".
Bisedimet e mbyllura dje pritet të finalizohen në orën 8.00 të mëngjesit të së hënës, kur do të bëhet edhe zyrtarizimi i kontratave të futbollistëve, me stafin e ri drejtues të kuqebluve. E rëndësishme është se Vllaznia tashmë i është kthyer normalitetit, ndonëse me shumë vonesë. Përbërja aktuale e skuadrës së Zhegës premton për një paraqitje të mirë në sezonin që do të nisë sot, ndaj Partizanit në "Qemal Stafa".
Presidenti i ri i shkodranëve është optimist
Agron Çela: Premtojmë një Vllazni dinjitoze. Njeriu që është përzgjedhur nga grupi i biznesmenëve për të drejtuar Vllazninë, deri në fund të dhjetorit, Agron Çela, është entuziast për të ardhmen e skuadrës. Në të parin prononcim të tij si president i kuq e bluve, ai ka folur me nota optimiste për paraqitjen e kuq e bluve në kampionatin që fillon sot. Njëkohësisht Çela, pronar i argjendarisë së njohur italiane "Xhenis", ka siguruar edhe një herë se skuadra ka garancinë e duhur financiare për të përballuar sezonin e ri e kjo tregohet nga kontratat që u janë afruar lojtarëve. Ja si shprehet ai në prononcimin e tij.
- Z. Çela, pas urimeve për postin e presidentit, së bashku me kolegët tuaj, keni nisur menjëherë nga puna. U firmosën kontratat me futbollistët?
- Mund të them se 99.9% kemi rënë dakord me të gjithë lojtarët, të cilët e mirëpritën ofertën tonë dhe tani mbetet vetëm procesi i zyrtarizimit të këtyre kontratave. Gjithsesi, ata kanë premtuar se do të jenë pjesë e Vllaznisë dhe besoj se tashmë u gjet zgjidhja e duhur për të mos lejuar shpërbërjen e skuadrës.
- A mund të deklaroni kushtet e kontratave që u keni ofruar futbollistëve?
- Jo. Këtë nuk mund ta deklaroj, sepse me secilin prej lojtarëve është biseduar në veçanti dhe vetë ata nuk e dinë se sa do të marrë njëri apo tjetri lojtar. Por, besoj, kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është se ata pranuan kontratat që ne u afruam.
- Kohëzgjatja e këtyre kontratave do të jetë deri në fund të vitit, periudhë deri kur ju do të jeni president i Vllaznisë, apo deri në fund të sezonit?
- Kontratat me të cilat kemi rënë dakord janë të vlefshme deri në fund të kampionatit. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fazën e parë. Unë e thashë edhe njëherë se skuadra e ka gjithë garancinë e duhur financiare për të përballuar gjithë sezonin.
- Sot fillon kampionati i ri i futbollit. Keni besim se kjo Vllazni do të paraqitet denjësisht?
- Patjetër, po. Vllaznia është një nga skuadrat më me emër në futbollin shqiptar dhe nuk mund të pranohet ndryshe. Unë për vete jam shumë entuziast për një paraqitje dinjitoze të saj në sezonin e ri.
- Së fundi, Z. Çela, me këtë kontigjent lojtarësh do ta përballoni këtë kampionat?
- Mendimi është të bëjmë edhe ndonjë përforcim ditët e ardhshme, por do të shohim se sa do të realizohet kjo, sepse varet nga disa rrethana të tjera. Megjithatë, jam i bindur se do të bëjmë gjëra të mira për këtë skuadër.
Kapiteni do të mbetet te Vllaznia
Sinani, firma e fundit. Goleadori i njohur shkodran, Vioresin Sinani, u ka dhënë fund dje pasdite hamendjeve të tij se me cilin ekip do të vijonte karrierën në këtë sezon. Kapiteni i kuq e bluve ka preferuar sërish skuadrën e zemrës, Vllazninë, duke u bindur nga oferta financiare e presidentit të ri, Agron Çela dhe ortakëve të tij. Kishte ditë që sulmuesi i njohur ishte në tentativa për të kaluar në ndonjë ekip tjetër, duke mos pasur asnjë garanci te Vllaznia. Ai vetë nuk i ka mohuar kontaktet me të tri ekipet e kryeqytetit, Tiranën, Dinamon dhe Partizanin, prej të cilëve priste ofertën më të mirë financiare. E ndërsa prej këtyre ekipeve nuk ka ardhur oferta që do ta joshte goeladorin shkodran, Sinani, dje pasdite, i ka thënë "po" ofertës së drejtuesve të rinj të ekipit të qytetit të tij. Siç merret vesh, bisedimet kanë qenë shumë të gjata, madje, për presidentin Çela dhe ortakët e tij, kontakti me Sinanin ka qenë i vetmi që u ka marrë shumë kohë. Me të, fillimisht, është biseduar për gati dy orë në drekë, por pa rënë dakord. Kontakti i dytë mes tyre ka qenë rreth orës 17.00. Pas këtyre bisedimeve çdo gjë është mbyllur me konsensus dhe oferta e bërë e ka bindur Sinanin për të qëndruar kuq e blu. Si pasojë, në orën 18.30, kur ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Tiranës, në përbërje të tij ka qenë edhe numri 9 i saj, njeriu që do të mbajë sërish shiritin e kapitenit, Vioresin Sinani.
"Po, vendosa të qëndroj te Vllaznia, pasi me drejtuesit e rinj të Vllaznisë ramë dakord për anën financiare të kontratës. Besoj se kjo ishte zgjidhja më e mirë për mua, pasi do të luaj sërish në skuadrën time të zemrës",- ka thënë Sinani. Por, ndërsa me firmosjen e Sinanit edhe Ilir Dibrës, mbrojtësit që një ditë më parë kishte marrë lejekalimin nga klubi dhe që është rikthyer sërish, tashmë te Vllaznia të gjithë janë vendalinj. Edhe dy jabanxhinjtë e vetëm që kishin mbetur, Klodian Asllani dhe Sergej Romanishini, nuk kanë rënë dakord me drejtuesit e rinj të Vllaznisë për të vazhduar qëndrimin e tyre në Shkodër.
"Unë tashmë nuk jam më pjesë e Vllaznisë, pasi me drejtuesit e saj nuk kam rënë dakord për anën financiare të kontratës. Ajo që më ofruan ata nuk i përmbushte kërkesat e mia e, si pasojë, tashmë do të tentoj të kaloj te ndonjë skuadër tjetër",- ka theksuar Klodian Asllani. Në këtë mënyrë, kuq e blutë sot do të paraqiten para Partizanit me një skuadër të mbushur vetëm me shkodranë, që gjithsesi do të tentojë suksesin e parë, në rrugën e gjatë të kampionatit të ri.
__________________
Vllaznia
E kanë nisur punën e tyre në krye të Vllaznisë me një premtim shumë të rëndësishëm drejtuesit e rinj: "Sa të jemi ne në krye të këtij ekipi, nuk do të dëgjoni për shitje dhe blerje ndeshjesh. Të njëjtën moto pune kërkojmë të ndjekin edhe kolegët tanë, sepse vetëm kështu do të fitojë më i miri dhe nuk do të nëpërkëmben paratë tona". E gjitha kjo ka ardhur pas zhurmës së bërë kohët e fundit në shtypin sportiv, në lidhje me trukimet e mundshme të ndeshjeve të dy ekipeve tona në Kupat e Evropës, luajtur nga Vllaznia dhe Dinamoja. Madje, ditë më parë, vetë numri 1 i FSHF së, Armando Duka, ka deklaruar se kjo çështje do të kalojë në prokurori. Pikërisht për këtë qëllim, dy drejtuesit e lartë të sapozgjedhur të ekipit shkodran, presidenti Agron Çela dhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, kanë deklaruar se veprime të tilla do të jenë të ndaluara për skuadrën që drejtojnë. "Në të vërtetë, ne nuk kemi punë me ato çfarë mund të kenë ngjarë deri tani me Vllazninë apo me ekipet e tjera. Duam t'i garantojmë të gjithë se, tani e tutje, për sa i takon Vllaznisë, nuk keni për të dëgjuar gjëra të këtilla", është shprehur presidenca e re kuqeblu. Në fakt, duke u kthyer paksa prapa në kohë, krerët e rinj të kuqebluve nuk e mohojnë mundësinë e trukimit të ndeshjes Vllaznia Dandi. Megjithatë, sipas tyre, për ta është e rëndësishme t'u bëhet e ditur sportistëve një fakt: të mos e çojnë ndër mend më një veprim të tillë në të ardhmen. Zëvendëspresidenti Fushaj ka thënë dje paradreke se do ta mbledhin skuadrën dhe do t'u flitet lojtarëve pikërisht për këtë problem. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe numri 1 i klubit, Agron Çela, i cili i ka paralajmëruar lojtarët se, nëse konfirmohen veprime të tilla në të ardhmen, masat ndëshkimore do të jenë shumë të rënda për ta. "Ne, si biznesmenë, kemi ardhur në krye të Vllaznisë me dëshirën e mirë për të bërë diçka të bukur për këtë qytet dhe jo për të lejuar veprime të tilla. Mund t'u them vetëm kaq: Vllaznia nuk ka për t'u përfshirë asnjëherë në dallavere të këtij lloji. Askush nuk ka për të dëgjuar se kjo skuadër ka blerë apo shitur ndeshje. Për këtë të jenë të gjithë të sigurt. Nëse merret vesh që ndonjëri nga futbollistët e këtij ekipi do të bëjë lojëra të tilla (nuk është shumë e vështirë për t'i marrë vesh ato), të jeni të bindur se nuk ka për të luajtur më futboll me fanellën kuqeblu", ka shtuar më tej numri 1 i klubit shkodran. Në këtë mënyrë, biznesmenët shkodranë, që janë vënë në krye të Vllaznisë, kanë premtuar një futboll të pastër, larg atij që është shfaqur këto vitet e fundit, me rezultate të fiksuara që përpara. "Ne jemi vetë biznesmenë e, nëse është puna për të fituar lekë, e bëjmë vetë një punë të tillë dhe jo lojtarët. Kemi ardhur në krye të Vllaznisë për ta ndihmuar këtë skuadër. Prej saj presim vetëm futboll të pastër, të bukur e të ndershëm", kanë gjykuar krerët e Vllaznisë.
-------/////////--------
Kuqeblutë, humbja që kushtoi 10 milionë lekë. Më tepër se një humbje në shifrat 1-4, ajo e së shtunës ndaj Partizanit u ka kushtuar kuqebluve edhe në planin financiar. Plot 10 milionë lekë të vjetra ka qenë shpërblimi i ofruar në rast fitoreje për futbollistët e Vllaznisë. Ajo është premtuar nga presidenti Agron Çela dhe kolegët e tij biznesmenë, që janë vënë ditët e fundit në krye të Vllaznisë. Edhe barazimi ndaj të kuqve të Xhanit do të vlente në aspektin financiar për shkodranët, pasi për të kuqeblutë do të përfitonin 5 milionë lekë të vjetra. Megjithatë, ato shifra mbeten vetëm në kuadrin e premtimeve, pasi kuqeblutë janë "shkërmoqur" me rezultatin e thellë 4-1. Rëndësi ka që financuesit e rinj të Vllaznisë kanë hyrë fuqishëm në investimin e tyre. Këta të fundit, njëkohësisht, kanë deklaruar se presin më shumë nga lojtarët dhe stafi drejtues i Vllazisë. Nëse është e lehtë të kërkosh para, është e vështirë t'i justifikosh ato. Për këtë qëllim, kuqebluve u duhet shumë punë në të ardhmen.
------/////////-------
Lojtari që i dha njëherë lamtumirën Vllaznisë, tiranasi Sokol Ishka, e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te kjo skuadër. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai për gazetën, kur ka shpjeguar se sot do të jetë në Shkodër, për të biseduar me drejtuesit e rinj të klubit. Bashkë me të pritet të jetë edhe Skerdi Bejzade, i cili mbrëmë vonë është kthyer nga Qipro. Të dy këta lojtarë u përfolën se kanë firmosur për Partizanin, por Ishka ka thënë të kundërtën dje. "Unë nuk kam firmosur për asnjë ekip, prandaj nesër (sot) do të jem në Shkodër, bashkë me Skerdin. Kësisoj nuk përjashtohet mundësia që, pas bisedimeve me drejtuesit e rinj të Vllaznisë, të qëndroj sërish te ky ekip, ku e kam kaluar mirë sezonin që shkoi", - ka deklaruar sulmuesi "kokërruar".
Mesfushori me përvojë i kuqebluve shkodranë beson se skuadra ka gjetur normalitetin e munguar
Cungu: U premtoj tifozëve një Vllazni tjetër
Futbollisti veteran i ekipit shkodran, 30-vjeçari Armando Cungu, ndihet më në formë pas seancave stërvitore të zhvilluara ditët e fundit nën drejtimin e trajnerit malazez Dervish Haxhiosmanoviç. Madje, ai shprehet se një stërvitje e tillë ka qenë më se e domosdoshme, duke lënë kësisoj të kuptojë se malazezi nuk është shikuar me "sy të shtrembër" nga ata si futbollistë, përkundrazi. "Një stërvitje e tillë, në pamje të parë, duket e lodhshme, aq më tepër kur ke parasysh se kemi zhvilluar edhe nga tri seanca në ditë. Por secili prej nesh e ka pranuar pa asnjë kundërshtim këtë lloj stërvitjeje. Në radhë të parë, për të respektuar trajnerin, dhe e dyta, që është dhe më kryesorja, jemi stërvitur për veten tonë. Asnjë futbollist nuk dëshiron që në fushën e lojës të bëjë përshtypje të keqe, duke mos qenë në gjendje as të vrapojë, prandaj jemi stërvitur me dëshirë gjatë këtyre ditëve. Forma jonë duket se po vjen në rritje nga dita në ditë, këtë e pamë edhe në ndeshjen e kontrollit të së shtunës," - ka thënë organizatori i kuqebluve.
Dje paradreke, Vllaznia ka filluar përgatitjet për ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, atë që do të luhet në fundjavë me Dinamon në Tiranë. I pyetur se kur do të vijë fitorja e parë për skuadrën e tij në këtë kampionat, Armando Cungu shpreh dëshirën që kjo do të ndodhë që këtë javë, ndaj bluve të Andrea Markos. "Kur do të vijë fitorja e parë? Këtë nuk mund ta them me saktësi, por shpresoj të ndodhë që këtë javë ndaj Dinamos. Një tripikësh në këtë takim do të na ndihmonte shumë për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit," - ka theksuar Cungu. Optimizmi në radhët e shkodranëve ka ardhur çdo ditë në rritje, si pasojë e normalitetit të rikthyer tani në ekip. Ardhjet e lojtarëve të rinj dhe rikthimi në formën e duhur fizike të elementit aktual janë gjëra pozitive, të cilat i kanë ngrohur drejtuesit e ekipit. Edhe vetë futbollistët titullarë të Vllaznisë, njëri prej të cilëve është edhe Cungu, për këtë problem do të shprehej: "Mendoj se tashmë gjërat po shkojnë shumë më mirë. Me lojtarët e rinj që pritet të vijnë, ekipi do të kompletohet, duke qenë i gatshëm për të përballuar si duhet kampionatin. Po ashtu, edhe forma jonë sportive po vjen në rritje. Të gjitha këto na bëjnë entuziastë të themi se shumë shpejt tifozët tanë kanë për të parë një Vllazni krejt tjetër në fushë, atë që ata dëshirojnë."
Deklarata të tilla të bëjnë të mendosh se kuqeblutë vërtet e kanë ndarë mendjen për të bërë kthesën e shumëpritur, duke nisur që të shtunën, ndaj Dinamos.
Malazezi Perishiç i largohet Vllaznisë, pas dëmtimit serioz në gjurin e djathtë
Braziliani Soza "humbet" rrugën
Braziliani i parë që mendohet të vijë këtë sezon te Vllaznia është pritur dje pasdite në Shkodër, por në të vërtetë ai nuk është dukur askund. Më mirë të themi ka "humbur" rrugën, teksa, sipas shpjegimeve që japin drejtuesit e Vllaznisë, ai nuk ka ardhur fare në Rinas. Sipas numrit 2 të klubit shkodran, Valter Fushaj, braziliani Soza, sipas premtimeve që kishin dhënë menaxherët e tij, pritej që të mbërrinte dje në drekë në Shqipëri. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ende nuk dihet me saktësi kur do të mundësohet ardhja e tij te kuqeblutë. Sipas shpjegimeve që kanë dhënë menaxherët, disa probleme dokumentacionesh të futbollistit 21-vjeçar, të pazgjidhura ende me ekipin ku ka luajtur deri tani, kanë penguar nisjen e tij drejt Shqipërisë. Megjithatë, duke parë që menaxherët nuk janë treguar korrektë, ashtu siç kishin premtuar, zëvendëspresidenti i Vllaznisë, Fushaj, ka deklaruar se tani e tutje nuk do të flasë shumë pa parë me sytë e tij mbërritjen e futbollistëve të kërkuar në Shkodër.
Shpresat për mbërritjen e brazilianit të parë te Vllaznia ditën e djeshme, kishin bërë që pasdreke, në orën 16.30, kur ka nisur edhe seanca e dytë stërvitore e kuqebluve, të ishin një numër i konsiderueshëm sportdashësish shkodranë të pranishëm. Ata janë zhgënjyer që nuk kanë parë as brazilianin, madje as malazezin Perishiç, i cili është stërvitur gjatë gjithë javës së kaluar me kuqeblutë. Dëmtimi i tij ditën e premte në stërvitje duket se ka qenë serioz dhe, si pasojë, ka shumë të ngjarë që ai të mos i bashkohet më Vllaznisë. Riaftësimi i gjurit të tij të dëmtuar kërkon një kohë relativisht të gjatë, ndërkohë që Vllaznia nuk ka shumë kohë për ta pritur. Vetë trajneri malazez i Vllaznisë, Haxhiosmanoviç, i cili e ka sjellë Perishiçin në Shkodër, i pyetur dje për mungesën e tij në stëvitje, ka ngritur supet, një lëvizje që duket se flet vetë. Në këtë mënyrë, në stërvitjen e Vllaznisë, dje nuk ka pasur as brazilian, as malazez, por vetëm 24 shkodranë, të cilët duket se do të jenë ata që do ta përballojnë këtë sezon.
Kaçi: Sot, operacioni në Belgjikë
Pas një periudhe 3-mujore pritjeje, erdhi momenti i dhënies fund të dhimbjeve për futbollistin e talentuar shkodran, Albert Kaçi. Mesfushori 21-vjeçar i Vlaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar Shpresa, pikërisht sot, në një nga spitalet e Brukselit në Belgjikë, do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskujt e barkut. Këta të fundit e kishin shqetësuar së tepërmi mesfushorin-sulmues të kuqebluve që gjatë kampionatit të kaluar, ndërkohë që pas përfundimit të tij ata janë bërë të padurueshëm. Periudha në të cilën gjendej klubi shkodran nuk ia kanë bërë të mundur dërgimin në ndonjë nga klinikat e specializuara jashtë vendit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, e si pasojë kjo gjë ka zgjatur deri para pak ditësh. Me sigurimin e një vize dhe gjetjen e një mbështetjeje financiare nga një i afërm i tij, Kaçi ka udhëtuar këto ditë drejt Belgjikës, ndërkohë që po dje është shtruar në një nga klinikat e Brukselit. Pikërisht në atë klinikë, ku para pak kohësh është operuar edhe Kreshnik Zhega, djali i ish-trajnerit të Vllaznisë, Medin Zhegës. Ky i fundit i ka sugjeruar futbollistit shkodran vajtjen atje për të kryer këtë ndërhyrje kirurgjikale, që do të bëhet e mundur vetëm sot.
Kuqeblutë nën ritmin torturues të trajnerit të ri Dervish Haxhiosmanoviç
Kuqeblutë nën ritmin torturues të trajnerit të ri Dervish Haxhiosmanoviç. Pas humbjeve të pësuara në të gjitha ndeshjet zyrtare të këtij edicioni, malazezi ka konstatuar një gjëndje fizike aspak të kënashme të futbollistëve, element të cilin ka kërkuar të përmisojë nëpërmjet seancave të shumta dhe rraskapitëse gjatë javës që kaloi.
Futbollistët të pamësuar me një ngarkesë të tillë ndihen tejet të lodhur, gjë të cilin e pranon edhe vetë malazezi. (futbollistët
janë të lodhur. Seancat stërvitore që kemi zhvilluar kanë qenë të shumta dhe me ngarkesa të larta. Të gjitha këto me synimin për të rritur parametrat fizikë të gjithsecilit, të cilat ishin në nivele shumë të ulëta.
Nuk pretendoj të realizojmë mrekullin deri në sfidën e së shtunës, por besoj se gjëndja e skuadrës do të jetë më e mirë)
Përmisimi i lojës dhe i kondicionit të përgjithsëm të skuadrës nuk pritet të realizohet vetëm nëpërmjet seancave të tilla stërvitore, por nje element shumë i rëndësishëm do të jetë edhe merkato, për të cilën janë shumë të interesuar të gjitha hallkat e klubit shkodran, ndonëse trajneri Haxhiosmanoviç shprehet se një detyrë e tillë i përket në mënyrë eksplicite presidencës së kuqebluve.
Merkato është një element shumë i rëndësishëm për ne në këtë moment, por për një çështje të tillë po mendojnë drejtuesit e skuadrës. Unë si teknik ndjej se skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në repartin e mbrojtjes, në të cilin momentalisht aktivizohen futbollistë të rinj dhe pa përvojë. Gjithsesi cilatdo qofshin zgjidhjet që do të ndërmerren, unë besoj se kemi shumë kohë në dispozicion për të korrigjuar këtë situatë, pasi sezoni sapo ka filluar)
Prova më e mirë e përgatitjeve të bëra dhe ndryshimeve të pritshme tek kuqeblutë do të jetë sfida e së shtunës në kryeqytet kundër Dinamos
Futbollistët e Vllaznisë nën ritmin torturues të trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç. Humbjet e pësuara në të gjitha ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, kanë patur si shkak gjëndjen jo të mirë fizike të skuadrës. Pauza e kampionatit po shfrytëzohet për të përmisuar këtë gjëndje, por në të njëjtën kohë edhe për të afruar futbollistë të tjerë.
Portieri shkodran premton kthesë të shpejtë të skuadrës kuqeblu, ndoshta që të shtunën ndaj bluve
Grima: Vllazninë nuk e tremb Dinamoja
"Kthesa e Vllaznisë do të vijë shumë shpejt, nuk është çudi që kjo të ndodhë këtë javë ndaj Dinamos." Kjo është deklarata e bërë dje nga njëri prej pikave më të forta të këtij ekipi, portieri me përvojë Armir Grima. Entuziast nga puna që po bëhet gjatë këtyre ditëve, numri 1 i skuadrës shkodrane ka shumë besim se këtë të shtunë gjërat do të jenë më ndryshe, në krahasim me dy javët e para të kampionatit. "Ajo që mund të them është se po punojmë me mjaft seriozitet, secili po kërkon të ndiejë përgjegjësinë që i takon, e në këtë mënyrë shpresojmë që kthesa e shumëpritur të ndodhë që këtë javë," ka thënë ruajtësi i portës shkodrane. Shorti nuk ka qenë i favorshëm për kuqeblutë, të cilët pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit, në të tretën do t'u duhet të ndeshen me një nga ekipet më të mira të këtij sezoni, Dinamon. Atë Dinamo, për të cilën presidenti Delijorgji ka shpenzuar shumë në merkaton e verës. Megjithatë, Grima, në fjalët e tij, thotë se Vllaznia nuk u trembet bluve: "Të them të drejtën, Dinamoja nuk na tremb. Ajo vërtet ka kryer një merkato cilësore, por besoj se ne do të arrijmë t'i bëjmë ballë siç duhet këtij ekipi. Ne e respektojmë Dinamon, por mendoj se nuk jemi më poshtë se ajo."
Këtë optimizëm, portieri 29-vjeçar i skuadrës shkodrane e bazon te puna që po bëhet, por edhe te emri dhe tradita që Vllaznia ka në futbollin shqiptar. "Jam entuziast, sepse fanella kuqeblu peshon shumë dhe dashje pa dashje të motivon për ta nderuar. Kushdo që e vesh atë, e di përgjegjësinë që mbart me vete, sepse ajo nuk ka dallim, nëse je lojtar i ri apo i vjetër," është shprehur Grima. Nga ana tjetër, portieri shkodran vlerëson punën që po bën trajneri i sapoardhur Haxhiosmanoviç, jo vetëm në aspektin e përgatitjes fizike, por edhe në marrëdhëniet e mira që ka krijuar me lojtarët. "Unë për vete e vlerësoj shumë punën që po bën trajneri Haxhiosmanoviç. Ai ka kthyer besimin në skuadër, i sheh gjërat ashtu siç janë, duke qëndruar me këmbë në tokë dhe me sy realist," e ka mbyllur fjalët e tij një nga lojtarët më me përvojë te Vllaznia.
Grima nuk harron të thotë se detyrën e tij, atë të ruajtjes së portës kuqeblu, do të vazhdojë ta kryejë me dëshirë, duke i siguruar të gjithë dashamirësit e Vllaznisë se porta nuk do të jetë problem për skuadrën. "Vërtet në këto ndeshjet e fundit mund të kemi pësuar shumë gola si pasojë e gjendjes jo të mirë që kaloi skuadra, por dua t'i siguroj të gjithë se portën shkodrane e kam garantuar deri tani dhe e garantoj edhe në të ardhmen. Ajo nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë problemi i Vllaznisë."
--------------------------//////////----------------------------
Paulin Ndoja rikthehet te kuqeblutë
Që nga dita e djeshme, në stafin drejtues të Vllaznisë është rikthyer një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran, pikërisht Paulin Ndoja. Ai do të mbajë detyrën e përgatitësit të portierëve te Vllaznia, duke zëvendësuar Avenir Danin e larguar. Ky i fundit kishte ditë që nuk paraqitej në stërvitje si pasojë e disa kërkesave për shpërblimin financiar të punës që kryente. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk e kanë marrë mundimin të ulen e të bisedojnë me Danin, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Ai është një emër mjaft i njohur i futbollit shkodran, që ka punuar edhe më parë në një detyrë të tillë, madje për vite me radhë te skuadra e tij e zemrës. Vitet e fundit, Ndoja e ka kryer këtë detyrë edhe te Besëlidhja, ndërkohë që kohët e fundit kishte filluar punë në klubin e futbollit "Vllaznia" me një detyrë tjetër. Ndërkohë, që dje, Ndoja ka filluar menjëherë nga puna, duke qenë i pranishëm në stërvitjen e pasdrekës. Rikthimi i Paulin Ndojës "në shtëpinë e tij" ka plotësuar edhe stafin e kuqebluve, që kryesohet nga malazezi Haxhiosmanoviç.
Mesfushori i talentuar shkodran kryen me sukses operacionin
Albert Kaçi, pas dy muajsh në fushë
Ka përfunduar me sukses operacioni i futbollistit të talentuar shkodran Albert Kaçi. Për rrjedhojë, rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të ndodhë pas dy muajsh. Siç kemi bërë të ditur, operacioni është kryer ditën e martë, në orën 11.00 të paradrekes, dhe ka zgjatur plot tri orë. Gjërat kanë shkuar si mos më mirë dhe kirurgu specialist bëhet e ditur se ka dalë i kënaqur nga salla e operacionit. Në pamje të parë, është dukur një ndërhyrje e lehtë kirurgjikale, ngaqë të tilla janë ato që bëhen në muskujt e barkut, por për 21-vjeçarin e talentuar shkodran nuk ka qenë krejt kështu. Ndoshta si pasojë e periudhës së gjatë që ka qëndruar ashtu me dhimbje, kur askush nuk kujtohej për të. Më pas, një kalvar i gjatë ka qenë nxjerrja e një vize për të shkuar diku jashtë vendit, fillimisht me idenë për në Greqi, për të përfunduar pastaj në Belgjikë. Por peripecitë nuk do të përfundonin me kaq për futbollistin e Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar Shpresa. Një sakrificë më shumë do të ishte sigurimi i anës financiare të domosdoshme për këtë operacion, derisa firma e njohur në prodhimin e sallameve "Kimça" ka bërë të mundur gjithçka. Operacioni i së martës ka dalë me sukses dhe, siç bën të ditur përmes telefonit vetë Kaçi, ai do të qëndrojë nën kontrollin e mjekëve edhe dy javë të tjera në Belgjikë, për të filluar me ta edhe periudhën e riaftësimit. Kjo e fundit do të zgjatë dy muaj. Mjekët belgë kanë dhënë mendimin e tyre se futbollisti do të jetë në gjendje të kthehet në fushën e lojës e të luajë normalisht aty nga mesi i nëntorit.
-----------------------//////////////////-----------------
Kuqeblutë, fund grumbullimeve
Skuadra shkodrane nuk do të grumbullohet deri në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Dinamos. Në fakt, grumbullimi ishte planifikuar nga drejtuesit e klubit javën e kaluar, me qëllim mbajtjen e sportistëve nën kontroll, por ka qenë vetë trajneri malazez që e ka ndryshuar këtë gjë, duke menduar si zgjidhje lënien e lirë të futbollistëve. Arsyeja pse ka vendosur kështu, sipas drejtuesve të klubit, është se ai mendon që një gjë e tillë, për momentin, është më e favorshme për skuadrën. Futbollistët janë të lodhur në të gjitha drejtimet dhe një "karantinë" e tillë nuk do të
ndikonte për mirë. Si pasojë, pasi kanë filluar stërvitjen të hënën, lojtarët janë lënë të lirë për të shkuar pranë familjeve të tyre. Haxhiosmanoviçi ka filluar të kuptojë se me lojtarët, përveçse duhet treguar i ashpër, duhet gjetur vend edhe për t'u plotësuar tekat. Prej kësaj, ndoshta, malazezi e pati pësuar dy vjet më parë, kur e shkarkuan nga drejtimi i Vllaznisë, edhe pse e kishte shpallur kampione.
Vllaznia në përgatitjet e fundit për ndeshjen e nesërme ndaj bluve të kryeqytetit
Kuqeblutë, gati skuadra anti-Dinamo
Për këtë skuadër, çdo gjë duket gati, teksa janë zgjedhur edhe disa nga enigmat që kanë zotëruar mbi të, ku më kryesorja ka qenë saktësimi i formacionit. Një gjë e tillë është bërë dje pasdite, kur ekipi shkodran ka zhvilluar ndeshjen e tij të kontrollit. Në të vërtetë, kjo ka qenë e dyta, pas asaj të së martës, sepse kjo është strategjia e punës së teknikut malazez Haxhiosmanoviç. Në stërvitjen e djeshme kanë qenë të gjithë lojtarët, përfshi edhe të kthyerit nga ekipi Shpresa. Në orën 16.30, në fushën e kompleksit sportiv "Zmijani" kanë qenë të pranishëm, përveç drejtuesve të skuadrës, për të ndjekur këtë ndeshje kontrolli edhe presidenti Agron Çela dhe zëvendësi i tij, Xhevdet Amuli. Menjëherë pas nisjes së stërvitjes, trajneri Haxhiosmanoviç i ka ndarë më vete 11 lojtarët, të cilët do të jenë po ata që do të luajnë të shtunën ndaj Dinamos. Për 20 minuta, ai ka punuar veçmas me ta, ndërkohë që në krahun tjetër të fushës ishte ndihmëstrajneri Rakiqi, duke punuar me grupin tjetër të lojtarëve. Pas kësaj ka filluar dhe ndeshja e kontrollit, e ndjekur me interes edhe nga shumë sportdashës të kësaj skuadre. Formacioni me të cilin ka luajtur Vllaznia dje, dhe që do të luajë nesër ndaj bluve të Andrea Markos, ishte ky: në portë, si zakonisht, veterani Armir Grima, ndërkohë që në mbrojtje trajneri malazez kishte ndryshuar dy gjëra, në krahasim me ndeshjen e fundit, atë ndaj Teutës. Ndërsa qendra e mbrojtjes ishte e pandryshuar, me Zmijanin e Telin, në krahë ishin emra të rinj. Në të majtin, në vend të Lukës, Haxhiosmanoviçi ka preferuar "sallaksin" Doçi, i rikthyer te Vllaznia kohët e fundit, pas aktivizimit vitin e kaluar te Besëlidhja. Ndërsa në krahun e djathtë është parë të luajë i mirënjohuri Ilir Dibra, i cili rikthehet kështu në formacion pas një dëmtimi që e ka lënë larg fushës së blertë. Në mesfushë kishte vetëm një ndryshim, teksa Osja kishte kaluar nga mbrojtja në këtë repart, duke zënë vendin e Hotit, kurse të tjerët ishin po ata, Salihi, Belisha dhe Cungu. Sulmi ka qenë i zakonshmi, me dyshen Sinani-Martini. Në këtë mënyrë, pra kjo është 11-shja, e cila do të kërkojë nesër të marrë pikë në ndeshjen ndaj Dinamos. Ndryshimet janë të pakta. Siç shikohet, vetëm dy janë emrat e rinj, ndërsa të tjerët janë po ata. Pikërisht te këta lojtarë të zgjedhur, Haxhiosmanoviçi ka shumë besim për të ardhmen e Vllaznisë, duke parë që edhe lojtarë të rinj në skuadër nuk kanë ardhur. Për rrjedhojë, ai duhet të punojë me kontigjentin që ka, tek i cili, megjithatë, beson shumë.
------------------------------/////////////////////-----------------------
Mjeshtri i portës shkodrane, i kënaqur me kthimin në skuadër pas dy sezonesh
Ndoja: Vllaznia, kthimi në "shtëpi"
Kthimi i tij sërish te Vllaznia, skuadra e zemrës, nuk është se i ka bërë ndonjë përshtypje të madhe mjeshtrit të portës, Paulin Ndojës. Sepse, siç thotë dhe vetë, "është një kthim në shtëpinë time". Ka nisur menjëherë nga puna, sepse portierët duhen bërë gati për të mbrojtur me dinjitet portën e skuadrës kuqeblu. Nga ana tjetër, mjeshtri Ndoja shprehet se ky rikthim i tij ka qenë i pritshëm, pasi asnjëherë nuk e ka parë veten larg Vllaznisë. Ja si shprehet ai në intervistën për "Sportin shqiptar:
Ndoja, si do ta konsideroni këtë rikthim tuajin te Vllaznia?
Një kthim në shtëpinë time. Aty ku kam kaluar gjithë jetën time sportive, aty ku kam derdhur gjithë djersën time që në moshën 14-vjeçare. Si i tillë, e prita me kënaqësi rikthimin në stafin drejtues të skuadrës, përkrah malazezit Haxhiosmanoviç, me të cilin pata punuar pak kohë para largimit të fundit nga Vllaznia.
Ky rikthim i tanishëm nuk pati asnjë të veçantë për ju?
E përmenda edhe më lart, se në këtë mjedis jam rritur dhe kam kaluar gjithë vitet e jetës sime sportive. Por rikthimi më bën më entuziast për të punuar siç duhet në detyrën time, atë të përgatitësit të portierëve, detyrë për të cilën besoj se kam dhënë prova që di ta bëj mirë. Mos harroni që këtë zanat e ushtroj që në vitin 1985, kur trajneri i atëhershëm i Vllaznisë, Astrit Hafizi, më afroi në stafin e tij për të stërvitur portierët. Kështu që u bëra i pari trajner portierësh në futbollin shqiptar, duke futur kështu një përvojë të re që bota kishte kohë që e aplikonte. Shkëputja prej dy kampionatesh nga Vllaznia nuk ishte asgjë tjetër veçse një periudhë pushimi, pasi gjithnjë tek unë ekzistonte mendimi se këtu do të kthehesha përsëri. Dhe ja tek jam sërish.
Si e gjetët tani skuadrën?
Dihen problemet që ajo ka kaluar, por besoj se presidenti dhe stafi i tij kanë filluar një punë të mirë për ta çuar këtë skuadër në vendin që i takon. Ata janë të azhornuar me ekipin dhe, duke e plotësuar atë me ndonjë element të mirë nga merkatoja, jam i sigurt se Vllaznia ka për të bërë gjëra të mira.
Së fundi, duke iu rikthyer "zanatit" tuaj, premtoni sigurinë e portës kuqeblu?
Porta shkodrane gjithnjë ka qenë e siguruar. Unë kam mendimet e mia se për tri javë duhet punuar intensivisht me portierët aktualë të ekipit, ku në përgjithësi duhet tentuar në një rifreskim të formës së tyre. Njëkohësisht, duhet siguruar edhe një koordinim më i mirë mes portës dhe mbrojtjes. Këto dy reparte duhet të tregojnë qëndrueshmëri në lojën e tyre.
Trajneri malazez i kuqebluve evidenton dhe i bën "elozhe" lojtarit të tij, Edmond Doçi
Haxhiosmanoviç: Elbasani, fitore psikologjike
Fitorja e Vllaznisë ndaj Elbasanit të fortë e pretendent të shtunën, në "Loro Boriçi", ka pasur shumë vlera për kuqeblutë. Kjo, jo vetëm se janë fituar 3 pikët e para në këtë kampionat, por sepse fitorja ka ndikuar për mirë në të gjitha drejtimet, në anën morale, atë psikologjike etj. Mbi të gjitha, fitorja ndaj Elbasanit, sipas trajnerit Haxhiosmanoviç, ka "zbuluar" një talent për këtë skuadër. Është fjala për një futbollist që nuk vjen as nga Afrika, as nga rrethet e tjera të vendit. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e talentuar shkodran, Edmond Doçi, i cili ka qenë më i miri në fushë të shtunën. Një vlerësim të tillë e ka dhënë pikërisht trajneri i skuadrës shkodrane, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. I pyetur se kë do të evidentonte nga lojtarët e tij në këtë ndeshje, ai ka pohuar pa asnjë mëdyshje vetëm emrin e Doçit: "Doçi, dhe vetëm Doçi, ka qenë lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje. Ai ka qenë më i miri në fushë dhe ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer," - ka gjykuar malazezi.
Thënë ndryshe, lojtari i krahut të majtë të mbrojtjes dhe
mesfushës shkodrane ka luajtur një 90-minutësh të shkëlqyer ndaj portokallinjve, duke qenë kështu "i adhuruari" i malazezit të stolit kuqeblu. Madje, ky i fundit ka besuar shumë te ky futbollist, ashtu si te disa të rinj të tjerë. Sapo mori në dorë drejtimin e kuqebluve, "Deda" ka vendosur t'i bëjë një vend Doçit në formacionin e parë, ndonëse nuk gëzonte ende formën e duhur fizike. Kjo, ngaqë lojtari "sallaks" ka qenë për njëfarë periudhe (gjatë muajve të verës) në Itali, e për pasojë, me skuadrën ka filluar të stërvitet disi vonë. Pavarësisht nga kjo, Haxhiosmanoviçi i ka dhënë besim të plotë Doçit, duke parë edhe nevojën e skuadrës për një lojtar të tillë në këtë krah.
Përveç lojës së mirë të këtij lojtari, trajneri malazez i shkodranëve evidenton edhe shpirtin e lartë të garës që paraqitën futbollistët e tij në fushë, ndaj portokallinjve. "Të them të drejtën, pas përfundimit të pjesës së parë, kur mbetëm me 10 futbollistë, nuk pata aq shumë besim te skuadra në arritjen e ndonjë fitoreje të mundshme. Dyshimet m'u shtuan më shumë kur Sinani humbi 11 metërshin. Megjithatë, lojtarët, ndryshe nga herët e tjera, treguan karakter të lartë, duke mos e humbur toruan, por duke i shtuar përpjekjet për të shënuar dhe fituar ndeshjen," ka theksuar Haxhiosmanoviçi. Fitorja e parë në kampionat, sipas "Dedës", do t'i vlejë shumë skuadrës për rritjen e anës morale, pikërisht në një kohë që vështirësia e ndeshjeve dhe e garës sa vjen e rritet. "Deda", trajneri i kuqebluve, teksa flet për skuadrën e tij, arrin deri atje, sa thotë që kjo fitore do ta ndihmojë Vllazninë për të punuar në qetësi: "Deri tani, lojtarët kanë qenë shumë të ngarkuar nga ana psikologjike. Prandaj, kjo fitore, përveç rritjes së anës morale të ekipit, do të na ndihmojë edhe për të punuar në qetësi në ditët e ardhshme."
VLLAZNIA :
Kuqeblutë, shfaqet "hija" e Bokatolës
Riçard Bokatola, ish-futbollisti i Vllanzisë, që aktualisht është i ndodhur pas vendimit të gjykatës me masën e paraburgimit, mund ta rifitojë lirinë, për t'u kthyer sërish në stërvitje me kuqeblutë. Një shpresë të tillë e ka dhënë menaxheri nigerian Milton, i cili prej një jave ndodhet në Shkodër. Sipas tij, pas kontakteve që ka pasur me kongolezin Bokatola dhe njerëzit që e rrethojnë atë, futbollisti nga Afrika, për një periudhë trijavore do të jetë në stërvitje. Interesimi që ka pasur para pak kohësh vetë prefekti i Shkodrës, Gjergj Leqejza, e tashmë presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, për çështjen e tij, duket se do të ketë ndikimin e vet në lirimin me kusht të Bokatolës nga paraburgimi. Sikurse dihet, ish-mesfushori i Vllaznisë, Bokatola, në ditët e para të korrikut, pati bërë një aksident me makinën e tij, duke u shkaktuar vdekjen dy pjesëtarëve të një familjeje.
VLLAZNIA :
Nga kampi kuqeblu
Dështon miqësorja me Veleçikun
Nuk është zhvilluar dje miqësorja me Veleçikun, e planifikuar nga drejtuesit e të dyja skuadrave. Parimisht, ishte rënë dakord që kjo miqësore të luhej pasdreken e djeshme, në orën 16.00, në stadiumin "Loro Boriçi". Por pikërisht për vendin e zhvillimit të saj, ka lindur edhe kontradikta, që ka çuar në anulimin e saj. Drejtuesit e Vllaznisë ishin bërë gati të hënën pasdite të lajmëronin sportistët për këtë miqësore, por pikërisht në ato momente ka ndërhyrë stafi presidencial i saj. Ky i fundit ka qenë dakord që miqësorja të luhet, por jo në "Loro Boriçi". Kjo pasi kohët e fundit aty janë luajtur shumë takime, çka mund ta dëmtojë tapetin e gjelbër të këtij stadiumi. Më pas është hedhur ideja që miqësorja në fjalë të luhej ose në fushën e stërvitjes së Vllaznisë, ose në Koplik. Por, përballë këtyre alternativave, ka qenë trajneri i kuqebluve, Haxhiosmanoviç, ai që ka prishur gjithçka. Sipas tij, në ato fusha të papërshtatshme, rreziku i dëmtimeve është i madh, gjë që mund ta dëmtonte më shumë Vllazninë, në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Tiranën.
VLLAZNIA :
Shqetësim mbetet dëmtimi i Sinanit, Martinit dhe Belishës, të cilët janë në dyshim për të shtunën
Vllaznia, nisin përgatitjet anti-Tirana
Ka nisur java e përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës, me Tiranën, për Vllazninë. Në fakt, kjo javë stërvitore ka nisur me probleme, sepse tre lojtarë të formacionit bazë të kuqebluve janë të dëmtuar. Madje ende nuk dihet nëse Sinani, Martini e Belisha do të jenë të gatshëm për të shtunën. Një dileme të tillë i shtohet edhe mungesa e Telit, të dënuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit. "Gropa" e hapur në formacionin kuqeblu, kësisoj, duhet mbushur. Nëse Sinani e Martini nuk bëhen gati për ndeshjen e së shtunës, trajneri Haxhiosmanoviç nuk ka lojtarë të tjerë për t'i vendosur në vijën e parë. Por, duke mos e menduar të keqen, shkodranët kanë filluar të bëhen gati për sfidën me bardheblutë. Fitorja e fundit me Elbasanin, përveç rikthimit të
qetësisë në kampin shkodran, ka "shpëtuar" edhe rrogat e futbollistëve, të cilat mund të shkonin gjobë, nëse Vllaznia nuk do të merrte tri pikët. Këtu nuk bëhet fjalë për rroga dosido, por për shuma që variojnë nga 600 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra për çdo futbollist. Por, më tepër sesa për të shpëtuar rrogat, kuqeblutë kanë luajtur për të mbrojtur dinjitetin e skuadrës që përfaqësojnë, atë që do të kërkojnë ta bëjnë edhe këtë radhë, ndaj skuadrës "së pathyeshme" të El Sajedit. Përgatitjet për këtë gjë tashmë kanë filluar dhe skuadra po punon e qetë. Njëkohësisht, gjatë këtyre ditëve është duke u vazhduar puna edhe për testimin e futbollistëve të rinj që kanë ardhur në skuadër. Dëshira e të gjithëve është që t'i tregohet mbarë opinionit sportdashës shqiptar se Vllaznia nuk ka "vdekur", se mbetet ajo skuadër që gjithnjë ka dhuruar spektakël dhe emocione në ndeshjet që ka luajtur. Dhe e tillë ajo premton të tregohet edhe brenda në "Qemal Stafa", këtë fundjavë.
Gjergj Kola 'SPORTI SHQIPTAR'
VLLAZNIA :
Mbrojtësi i Vllaznisë nuk i konsideron të pathyeshëm bardheblutë e Tiranës
Zmijani: Parashikoj një ndeshje të hapur
Vllaznia e ka përcaktuar tashmë mënyrën sesi do të luajë ndaj Tiranës: lojë të kujdesshme në mbrojtje, repart ky që do të jetë i përforcuar me lojtarë, dhe një kundërsulm të shpejtë, i cili duhet ta gjejë të papërgatitur kundërshtarin. Siç shihet, në radhë të parë, duke rregulluar prapavijën, trajneri Haxhiosmanoviç kërkon të mos pësojë gola, sepse e njeh mjaft mirë rrezikshmërinë e sulmit bardheblu. Për këtë qëllim, njëri prej protogonistëve të formacionit të Vllaznisë, mbrojtësi i njohur Luan Zmijani, në deklarimin e tij për "Sportin shqiptar", qartëson disi edhe mënyrën sesi do të veprohet për neutralizimin e sulmuesve të njohur të Tiranës. "Ne e dimë se Tirana ka sulmin më të mirë të kampionatit. Ky është fakt që kërkon vëmendje nga çdo skuadër. Ne do të përpiqemi që emrave të njohur të sulmit të kësaj skuadre t'u përgjigjemi me lojë të fortë dhe të kujdesshme në mbrojtje. E them me bindje se ndeshja e sotme me Tiranën do të jetë krejtësisht e hapur," ka thënë Zmijani. Në fakt, gjatë gjithë javës stërvitore, trajneri Haxhiosmanoviç ka punuar në veçanti me lojtarët që do të përbëjnë prapavijën e Vllaznisë në sfidën me Tiranën. Madje, u ka kërkuar atyre përqendrim maksimal, sepse çdo hezitim apo gabim i momentit mund të shoqërohet me pasoja, nisur nga aftësitë individuale që zotërojnë sulmuesit bardheblu. Vetë Zmijani i pranon vështirësitë e këtij takimi, por, nga ana tjetër, nuk është dakord që emrat e formacionit tiranas të mbivlerësohen. "Jam dakord që Tirana ka në gjirin e saj lojtarë mjaft cilësorë, por kjo nuk duhet të na trembë. Lojtarë të tillë kemi edhe ne në skuadër, mjafton të jemi të qetë, të përqendruar dhe të dalim në lojën tonë. Gjatë këtyre ditëve, në stërvitje jemi munduar të tregojmë kujdes në variantet e lojës që po përdor trajneri ynë," ka shtuar më tej numri 2 i formacionit shkodran. Vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal. Kjo, pasi i gjithë opinioni sportiv shqiptar pret me kërshëri të madhe të shohë nëse Tirana është vërtet në gjendje t'i dërrmojë ekipet e tjera, apo me Vllazninë do ta ketë të vështirë. Deri tani, kundërshtarët me të cilët janë ndeshur bardheblutë e El Sajedit kanë qenë jo në nivelin e duhur, prandaj jo më kot përballë tyre Tirana ka shënuar "festivale golash". Luan Zmijani, 26-vjeçari i njohur shkodran, i garanton të gjithë se në këtë takim të sotëm nuk bëhet fjalë për të tilla goleada të Tiranës. "Të tilla rezultate as nuk duhen çuar ndër mend në ndeshjen ndaj nesh. Përkundrazi, siç e kemi deklaruar herë pas here, ne do të shkojmë në "Qemal Stafa" për të marrë rezultat pozitiv," ka thënë në fund të deklarimit të tij mbrojtësi i qendrës së Vllaznisë, njëkohësisht një nga pikat më të forta të saj, Luan Zmijani. Detyra e tij dhe e shokëve të skuadrës sot do të jetë shumë e vështirë përballë emrave të tillë, si Fortuzi, Halili, Xhafa, Muka etj. Megjithatë, ai është optimist se do t'ia arrijnë qëllimit, për të dalë me sukses nga ky 90-minutësh.
Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
VLLAZNIA :
Kuqeblutë, gati për surprizë
Kuqeblutë duken tepër të vendosur për të bërë diçka të mirë në takimin e sotëm ndaj Tiranës. Mbi të gjitha, shkodranët e Vllaznisë janë të tendosur për të kërkuar edhe rezultatin pozitiv, çka do të përbënte frenimin e parë të bardhebluve në këtë fillimkampionati. Te të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë duket qartë dëshira për t'u paraqitur mirë në këtë takim. Edhe drejtuesit e klubit janë të bindur se futbollistët shkodranë, në takimin e sotëm, do të tregojnë vlerat e vërteta të tyre. Presidenti Çela dhe stafi i tij, gjatë këtyre ditëve, u kanë qëndruar pranë lojtarëve, për t'u dhënë zemër e moralin e duhur në prag të kësaj sfide tepër të rëndësishme. Për sa i takon formacionit me të cilin do të luajë Vllaznia sot, tashmë është e qartë se Edi Martini, sulmuesi i njohur i saj, nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Haxhiosmanoviç ka vendosur edhe për njeriun që do ta zëvendësojë. Në fushë do të jetë sulmuesi i ri, Franc Ahu, që do të rreshtohet kësisoj përkrah kapitenit Sinani në vijën e parë të sulmit. Ndeshjet mes këtyre ekipeve gjithnjë kanë dhuruar emocione dhe i kanë kënaqur të gjithë dashamirësit e kësaj loje të bukur. E përgjithshmja në kampin shkodran, në prag të sfidës së sotme me Tiranën, mund të përmblidhet në deklaratën e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka thënë: "Unë, për vete, nuk jam mësuar të humbas, prandaj këtë ide kam kërkuar ta përcjell gjithmonë te futbollistët. Sa për ndeshjen me Tiranën, dua ta përsëris edhe njëherë tjetër, se nuk do të luajmë për të humbur. Kam shumë besim se do të bëjmë diçka të mirë në këtë ndeshje."
Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
TIRANA - VLLAZNIA 3-2
Kampionët fitojnë 3-2 ndaj shkodranëve në "Qemal Stafa"
Tirana, sa e vështirë ndaj Vllaznisë!
Tirana - Vllaznia 3 - 2
Shënues: Muka 7', Osja 25', Hajdari 45', Sinani 73 (p), Merkoçi 80'
Hidi 6.5
Dabulla 6.5
Hajdari 6.5
Lici 6.5
Agolli (Halili 38') 6
Patushi 6.5
S.Bulku (E.Bulku 73') 6
Sina 6.5
Muka 7
Xhafa (Merkoçi 74') 6.5
Fortuzi 6
Trajner: S.Mema
Grima 6
Dibra (Xhahysa 81') 5.5
Zmijani 5
Luka 5
Salihi 6
Doci 5
Belisha 6
Cungu 5
Osja 6
Ahu (Hoti 85') 5
Sinani 6
Trajner: D.Haxhiosmanoviç
Gjyqtarë: S.Velçani (Patos), S.Avdo (Tiranë), V.Guranjaku (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Luka, Sina, Agolli, Sinani, Hajdari, Zmijani, Cungu, Patushi
Minutat e lojës
1'- Muka pason për Sinën në të djathtë, i cili kroson në zonë për Xhafën. Vlonjati gjuan me kokë dhe pret Grima.
3'- Salihi nuk përfiton brenda zonës për të shënuar, pasi Lici tregohet më i shpejtë duke i larguar topin.
4'- Kundërsulm i Tiranës me Sinën në të djathtë, mesfushori i krahut pason për Mukën, i cili godet dhe grushton portieri mik.
7'- Kombinim dysh spektakolar ndërmjet Mukës dhe Fortuzit. "Zogu" nxjerr të lirë brenda zonës vlonajtin, i cili se ka të vështirë të shënojë golin e parë të takimit. 1-0 për Tiranën.
9'- Agolli kroson nga e majta për Fortuzin, por goleadori nuk arrin ta prekë topin për ta dërguar në rrjetë, pasi është një hap prapa.
15'- Një top nga goditje këndi gjen të lirë brenda zonës Dabullën. Mbrojtësi gjuan fort dhe i gatshëm për të grushtuar është Grima.
20'- Muka ekzekton një goditje dënimi dhe pret i sigurt portieri shkodran.
25'- Salihi del i vetëm përballë Hidit dhe gabon fatalisht për të barazuar rezultatin.
29'- Cungu pason për Osjen në të djathtë, mbrojtësi pasi gënjen Agollin, gjuan në drejtim të portës dhe gol. Shkodranët barazojnë dhe 1-1.
32'- Muka shpërthen nga e djathta, kroson për Xhafën në zonë, por sulmuesi godet keq.
38'- Fortuzi pason për Pastushin, i cili gjuan fuqimisht nga jashtë zone, por jashtë.
45'- Xhafa futet brenda zonës dhe fiton një goditje këndi. Kroson Muka dhe Hajdari nga jashtë zone, gjuan me të majtën, duke shënuar një eurogol. Tirana kalon në avantazh sërish dhe këtu mbyllet pjesa e parë.
48'- Halili nxjerr të lirë brenda zonës Xhafën, i cili tregohet shumë altruist në vend të godiste vetë dhe humbet një rast goli.
55'- Kombinim tresh Muka-Fortuzi-Xhafa, ky i fundit del i lirë brenda zonës, gjuan dhe topi përplaset në tranversë.
57'- Salihi godet lehtë brenda zonës dhe Hidi pret i sigurt.
62'- Sinani ekzekuton keq një goditje dënimi jashtë zone.
64'- Ahu del i lirë brenda zonës, gjuan fort por jashtë, duke humbur një rast goli.
70'- Muka kroson nga goditje dënimi, Patushi në zonë gjuan me kokë dhe jashtë.
73'- Salihi fiton një penallti pasi ndërpritet brenda zonës nga mbrojtësit bardheblu. Ekzekuton Sinani dhe gol. Rezultati barazohet në 2-2.
76'- Muka ndërpritet me faull nga Zmijani dhe fiton nga goditje dënimi. Kroson E.Bulku dhe topi është i paarritshëm për sulmuesit bardheblu.
80'- Sina pason për Fortuzin në zonë, i cili bën një mur me Merkoçi, duke e nxjerrë të lirë atë dhe duke i dhënë mundësinë për të shënuar golin e tretë për kampionët. Tirana e sheh sërish veten në avantazh 3-2.
85'- Merkoçi, i lirë brenda zonës, nuk godet si duhet një top të dhënë nga mesfusha.
90'- E.Bulku gjuan lehtë nga jashtë zone, duke ia dhuruar topin në dorë Grimës.
92'- Fortuzi del i lirë me Grimën, nuk gjuan vet dhe pason për Merkoçin. Belisha, i ndodhur në zonë, largon topin në fundore, duke evituar në gol të sigurt.
94'- Në minutën e fundit shtesë, i riu Salihi gjuan brenda zonës dhe Hidi kthehet në shpëtimtarin e Tiranës, duke grushtuar topin.
Komenti
Tirana fiton me shumë vështirësi 3-2 ndaj Vllaznisë për javën e pestë të kampionatit. Një tripikësh me shumë vlera për bardheblutë, pasi tani e shohin veten të shkëputur katër pikë nga dy ndjekëset më të afërta, Teuta dhe Partizani. Takimi ka nisur emocionues që në minutat e para, ku të dyja skuadrat hodhën vështrimin nga portat respektive. Do të jetë Tirana e para që do të kalojë në avantazh falë një goli të ideuar dhe të përfunduar me sukses nga Devi Muka. Vlonjati si gjithmonë bënte diferencën në fushë me futbollistët e tjerë, duke qenë "mushkëria" e Tiranës falë edhe organizimit të përsosur që i bënte lojës. Goli i shënuar nga kampionët i entuziazmoi disi ata, nga ku më pas lëshuan disi në lojën e tyre. Vllaznia, e cila vinte në kryeqytet pas fitores së parë me Elbasanin, dilte rrezikshëm në kundërsulm, pasi edhe mënyra e lojës qe ndërtuar e tillë, ku do t'i shërbehej me topa vetëm Sinanit, ndërsa pesë mesfushorë të tjerë do ta mbështesnin nga prapa. Mungesa e Martinit dhe e Telit e detyroi Haxhiosmanoviçin të bënte ndryshime në formacionin titullar. Edhe Mema kishte spostuar Licin në vend të Pinarit të skualifikuar. Mbrojtja bardheblu në momente të veçanta të lojës tregoi dobësi dhe si rrjedhojë shkodranët gjetën rrugën e golit me anë të Osjes. Kampionët nuk pajtohen me këtë barazim dhe hidhen të gjithë në sulm në kërkim të golit të fitores. Ai do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë falë edhe një goditje spektakolare nga jashtë zone nga qendërmbrojtësi Hajdari. Pjesa e dytë do të nisë me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët. Tekniku bardheblu bëri disa ndryshime në formacion, duke kthyer Sinën stoper dhe duke nxjerrë Licin në krahun e majtë të mesfushës. Ndërkohë në të djathtin kaloi Halili, i cili zëvendësoi Agollin. Diçka ndryshoi në lojën e bardhebluve, por goli i barazimit nga kuqeblutë do të vinte menjëherë. I riu Salihi në hyrje të zonës i fiton një penallti Dabullës, e cila kthehet në gol nga kapiteni Sinani. Kishin mbetur edhe 15 minuta lojë dhe rezultati qe i barabartë 2-2. Mema sërish lëviz në stol, ku aktivizon Merkoçin në vend të Xhafës dhe Ervin Bulkun për Sokol Bulkun. Këtu ndryshon dhe rrjedha e lojës, ku të dy të sapofuturit i japin frymarrje sulmit. Fortuzi nxjerr të lirë Merkoçin brenda zonës, i cili shënon golin e avantazhin dhe të parin personal në këtë kampionat. Kampi dhe tifozeria bardheblu kalojnë në "ekstazë". Minutat fundit të lojës kanë qenë drithëruese për të dyja ekipet. Gjithçka përfundon këtu, ku Tirana fiton një ndeshje me dorë në zemër, ndërsa Vllaznia tregoi se po rikthehet në nivelet e saj të kaluara, duke lënë pas fillimkampionatin. Kjo javë e sheh sërish të vetme Tiranën në krye të klasifikimit, por me një ndryshim se është e shkëputur 4 pikë dhe jo 2 nga rivali i drejtpërdrejtë Partizani.
Thane pas ndeshjes :
Sulejman Mema, trajneri i Tiranës:
Ishte një fitore me shumë vuajtje nga ana jonë. Bëmë shumë gabime dhe detyrimisht u ndëshkuam. Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe unë një fakt të tillë e dija dhe përpara fillimit të takimit. Fitorja qe e merituar, pasi gjatë gjithë 90 minutave ishim ne të parët që kalonim në avantazh. Kemi akoma punë për të bërë, për momentin duhet t'i gëzohemi tri pikëve të marra dhe kryesimit në renditje. Për barazimin e Partizanit nuk mund të them asgjë, pasi ne shohim rrugën tonë dhe nuk presim favore prej të tjerëve.
Dervish Haxhiosmanoviç, trajneri i Vllaznisë:
U largua pa u prononcuar.
Ilir Dibra, futbollist i Vllaznisë:
Mendoj se më i drejtë do të ishte barazimi për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Kemi humbur shumë raste të pastra përpara portës kundërshtare. Njëkohësisht kemi zhvilluar një nga lojërat tona më të bukura në këtë kampionat. Më vjen keq për këtë humbje, pasi nuk e meritonim. Por futbolli ky është, ndëshkohesh kur s'e pret. Tani na mbetet që të shohim për ndeshjen e radhës.
Të veçanta
- Një numër i madh tifozësh shkodranë ishin mbështetje për Vllazninë në shkallët e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".
- Edhe këtë herë televizoni publik shqiptar transmetoi "Live" takimin, duke qenë se ka blerë të drejtën televizive të kampionëve.
- Të dy presidentët respektivë El Sajed dhe Çela e kanë ndjekur me shumë emocione ndeshjen.
- Në tribunën VIP ndodhej presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dhe sekretari Sulejman Starova. Ndër politikanët binte në sy prania e tifozëve bardheblu Bamir Topi dhe Dashamir Shehi.
Pjesëtarët e kampit kuqeblu janë të mendimit se barazimi me Tiranën do të ishte rezultati më i drejtë
Haxhiosmanoviç: Vllaznia po rilind
Ajo çfarë ka paraqitur të shtunën në "Qemal Stafa" ka qenë më e mira e mundshme e Vllaznisë, së drejtuar nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviç. Njeriut që prej javësh ka kërkuar t'u japë moral sportistëve të tij, duke i vënë paksa edhe në sedër, ka tentuar të "dirigjojë" një ansambël ndryshe në sfidën me Tiranën. Nga ajo që është parë në "Qemal Stafa" të shtunën që shkoi, mund të thuhet pa frikë se "Deda" duket se po ia arrin më së miri ta harmonizojë lojën e "veteranëve" kuqeblu me atë të të rinjve. Këta të fundit, të preferuarit e malazezit, ndaj bardhebluve nuk kanë qenë pak në fushë. Salihi, Ahu, Luka, Doçi, Belisha e Hoti kanë përbërë gati gjysmën e skuadrës kuqeblu, e cila ia ka vështirësuar së tepërmi fitoren Tiranës së pandalshme në këtë kampionat. Ata kanë dhënë më të mirën e tyre në këtë ndeshje, natyrisht të shoqëruar edhe nga emrat e njohur të ekipit, mes të cilëve duhet veçuar njëri, Safet Osja. Lojtari i kritikuar herë pas here për formën e tij, me ardhjen e malazezit duket se e ka rigjetur veten. Madje jo vetëm me lojë, por edhe në konkludim, sepse është bërë autor golash. Osja i kishte "harruar" portat kundërshtare, ndërkohë që në tri ndeshjet e fundit ka shënuar dy herë, ndaj Adës dhe së fundi ndaj Tiranës. Në ndeshjen e së shtunës, ndaj bardhebluve, të gjithë shkodranët janë kënaqur duke parë në fushë atë 11-sh kuqeblu, plot grintë e entuziazëm. Vllaznia, për herë të parë në këtë sezon futbollistik, ka treguar karakterin e saj të vërtetë. Madje këtë e ka bërë ndaj një Tirane që shumëkush e konsideronte të pandalshme. Ato 90 minutat e përballjes me bardheblutë kanë qenë vërtet sinjali i rikthimit të asaj Vllaznie që e presin të gjithë. Meritë për këtë ka pa diskutim edhe trajneri Haxhiosmanoviç, që gjatë gjithë javës besonte te rezultati pozitiv. Për këtë qëllim, kishte hartuar edhe mënyrën e lojës, e cila ka habitur shumëkënd.
Ndeshja e së shtunës në Tiranë ka pasur kësisoj shumë vlera për ekipin kuqeblu, që gradualisht po ngjit vende në renditje. Pozicioni aktual nuk i shkon për shtat Vllaznisë së sotme. Të gjithë janë të bindur se shumë shpejt shkallët do të ngjiten një e nga një. Kjo duket qartë në optimizmin që ka shfaqur trajneri Haxhiosmanoviç pas ndeshjes me Tiranën: "Jam i bindur se pas kësaj ndeshjeje keni për të parë një Vllazni shumë më të fortë, e cila do t'i ngjitë gradualisht shkallët e renditjes. Kjo është e sigurt. Lojtarët kanë fituar besim të madh në vetvete dhe ky është suksesi i parë për këtë skuadër që po rilind."
Trajneri i Vllaznisë e konsideron tepër të domosdoshme fitoren e ndeshjes me vlonjatët
"Deda": Flamurtari, ndarja me të kaluarën
Skuadra shkodrane, në përpjekje për të ruajtur momentin e mirë që po kalon, është e përqendruar totalisht te ndeshja e nesërme në kampionat, ndaj Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja e mirë, e zhvilluar të shtunën e kaluar ndaj Tiranës, u ka dhënë zemër dhe i ka bërë optimistë pjesëtarët e kampit kuqeblu. Objektivi i tyre i radhës është kalimi me sukses i ndeshjes me Flamurtarin, e cila do të luhet nesër në "Loro Boriçi". Trajneri i kuqebluve, Dervish Haxhiosmanoviç, në një deklarim për "Sportin shqiptar", është shprehur se skuadra e tij nuk është ende gati për këtë ndeshje, pasi duhen bërë disa "meremetime" të fundit në të. Në të vërtetë, "meremetimet" në fjalë, malazezi ka dashur t'i bëjë që të mërkurën, në ndeshjen e kupës, me Adën, por prej saj nuk ka dalë asgjë në dritë në këtë drejtim. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Haxhiosmanoviçi, i cili i përgjigjet pyetjes se për çfarë i shërbeu ndeshja e kupës skuadrës së tij: "Për asgjë. Ishte një ndeshje shumë e dobët. Përballë nuk kishim një kundërshtar të denjë, ndaj të cilit mund të provonim disa variante loje apo lëvizje në formacion, që do të na nevojiteshin për ndeshjen me Flamurtarin." Vetë rezultati i këtij takimi 9-0, flet për cilësinë e lojës, në një kohë që futbollistët e Vllaznisë u vunë në garë se kush të shënonte më shumë. Natyrisht, ka spikatur sërish i talentuari Salihi, i cili shënoi 4 gola në këtë takim. Ndaj Adës ka spikatur edhe mbrojtësi Edi Luka, si autor i dy golave, duke formuar kështu portretin e një futbollisti të domosdoshëm për formacionin shkodran. Sidoqoftë, në syrin e trajnerit kuqeblu nuk ka vlejtur asgjë nga ky takim: "Ndeshja e kupës, sikurse e thashë edhe më sipër, ishte një formalitet. Madje nuk i "preku" as kufijtë e një ndeshjeje kontrolli. Prandaj dua të them se, për ndeshjen me Flamurtarin, skuadra nuk është ende gati. Duhen rregulluar edhe disa gjëra të vogla, në mënyrë që skuadra, ditën e ndeshjes, të jetë plotësisht gati." Të tilla fjalë kanë dalë nga goja e "Dedës" ndoshta nga fakti që nuk do t'i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët edhe për këtë ndeshje. Tashmë është e sigurt që Martini dhe Dibra do t'i mungojnë Vllaznisë në ballafaqimin me vlonjatët. Megjithatë, ata pritet të zëvendësohen nga futbollistë të tjerë kuqeblu. Nesër, përballë Flamurtarit, skuadra shkodrane do të kërkojë me ngulm fitoren. Mbi të gjitha, sikurse thotë vetë Haxhiosmanoviçi, skuadra duhet të japë maksimumin në këtë sfidë dhe të ruajë momentin e mirë që po kalon. "Na duhet patjetër një fitore në këtë ndeshje, për të ruajtur ritmin. Njëkohësisht, duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse çdo rezultat tjetër, përveç fitores, do t'i kthente gjërat aty ku ishin më parë," ka thënë trajneri malazez i Vllaznisë.
Kuqeblutë kanë mundur 3-1 Flamurtarin dhe ngjiten në renditje
Vllaznia: Salihi, emri i suksesit
Vllaznia ka fituar dje 3-1 ndaj Flamurtarit në "Loro Boriçi". Megjithatë, loja e saj nuk është ngjitur në lartësinë e duhur. Pjesa e parë ka qenë përgjithësisht e një niveli të dobët. Vlonjatët kishin ardhur për t'u mbrojtur dhe këtë e tregon më së miri fakti që për 10 minuta rresht nuk e kanë kaluar mesin e fushës. Nga ana tjetër, Vllaznia tregoi se nuk ishte në një ditë të mirë. Lojtarët e saj, ndonëse ushtronin presion, asnjëherë nuk arritën ta rrezikojnë seriozisht portën e Dines. Përpjekjet e tajnerit Haxhiosmanoviç për të dërguar shumë lojtarë në zonën vlonjate rezultuan të padobishme. Madje Vllaznia prej kësaj e pësoi. Flamurtari në të parën kundërzbritje ka arritur të shënojë me anë të Vitos. Ky gol pritej t'u shtonte "oreksin" miqve, por në të vërtetë ata vetëm janë mbrojtur. Vllaznia nuk është në gjendje të rrezikojë portën e Dines, derisa do të vinte minuta e 43-të, kur janë vetë vlonjatët që i dhurojnë një top kapitenit Sinani, që nuk heziton të barazojë. Kaq do të mjaftonte që në pjesën e dytë vendësit të jenë zotër të fushës. Në 45 minutat e saj në fushë është vetëm Vllaznia, e cila do të sigurojë qetësinë me dy golat e të talentuarit Salihi. Tashmë Flamurtari nuk ka më forcë të bëjë asgjë.
Thanë pas ndeshjes:
Esat Rakiqi, zëvendëstrajner i Vllaznisë:
"Kjo fitore tregoi se skuadra jonë është në progres. Megjithatë, me lojën e zhvilluar ndaj Flamurtarit, nuk jam edhe aq shumë i kënaqur. Jo se pësuam gol të parët, por sepse nuk ditëm të shfrytëzojmë siç duhet ato raste që na u krijuan. Megjithatë, e përsëris, na gëzon mbi të gjitha fitorja, e cila vërteton që jemi në rrugë të mbarë."
Ardi Bozhani, trajner i Flamurtarit:
"Nuk e prisja një rezultat të tillë të ndeshjes. Vllaznia ndoshta e meritoi fitoren, por Flamurtari u ndëshkua nga gjyqtari. Gjatë 90 minutave të lojës, vetëm 4 faulla mund të ketë dhënë për ne, çka është e çuditshme. Nuk e di ende se ku i gjen federata këta gjyqtarë. Sot (dje), neve na ndodhi si me Elbasanin. Për mendimin tim, skuadra jonë duhej të kishte dalë me tjetër rezultat nga kjo ndeshje."
Të veçanta
- Ulja e çmimit të biletave për tribunën anësore bëri që gjysma e tifozëve të pranishëm në ndeshjen e djeshme të vendoseshin pikërisht atje. Pavarësisht nga kjo, shumë tifozë kanë mbetur jashtë stadiumit sepse niveli i jetesës së tyre është tepër i ulët, aq sa nuk kanë mundësi të blejnë edhe një biletë.
- Loja tepër e dobët e Vllaznisë në pjesën e parë i ka detyruar pjesëtarët e stafit presidencial të saj të zbresin në dhomat e zhveshjes dhe t'u flasin me tone të ashpra futbollistëve.
Talenti 19-vjeçar është kthyer në lojtarin kyç të momentit për kuqeblutë
Salihi: Po bëj vetëm detyrën
Vllaznia po rritet dita-ditës dhe, bashkë me rezultatet pozitive që po merr, po evidenton edhe disa futbollistë të rinj të talentuar e me perspektivë. Njëri prej tyre është edhe Hamdi Salihi, autori i dy golave në ndeshjen me Flamurtarin. Tashmë nuk bëhet më fjalë për ndonjë debutues dosido, por për një futbollist që po mban peshën kryesore të skuadrës së Vllaznisë. Nga Salihi, 19-vjeçari i talentuar i kuqebluve, janë kthyer sytë e të gjithë sportdashësve shkodranë, të cilët kërkojnë që Vllaznia e tyre të ngjitet atje ku i takon. Pavarësisht nga momenti i mirë që po kalon, Salihi, në fjalët e tij, tregohet tepër modest. Meritën për golat e shënuar ia dedikon tërë skuadrës. "Vërtet kam qenë unë ai që kam shënuar, por kjo nuk është vetëm meritë personale. Natyrisht, merita e golave të mi u takon edhe dy sulmuesve kryesorë të ekipit tonë, Sinanit dhe Martinit. Këta dy lojtarë me emër kanë qenë në qendër të vëmendjes së mbrojtjeve kundërshtare dhe, nga kjo, kam përfituar më shumë unë," ? ka thënë për "Sportin shqiptar" futbollisti i Vllaznisë, Hamdi Salihi. Forma sportive që po tregon ky lojtar i përfaqësueses Shpresa në javët e fundit është vërtet e admirueshme, po të merren parasysh problemet që ka kaluar Vllaznia muajt e verës. Sipas vetë futbollistit, kjo formë e mirë e tij vjen si rrjedhojë e punës që ka bërë në stërvitje dhe e ndihmës që i kanë dhënë shokët e skuadrës: "Forma e mirë sportive që gëzoj aktualisht ka ardhur si pasojë e punës së mirë që kam bërë gjatë fazës përgatitore, ndonëse skuadra kaloi mes shumë problemesh. Sidoqoftë, jam përpjekur të bëj më të mirën dhe besoj se tani po korr frytet e kësaj pune," - shton Salihi.
Hamdi Salihi është vetëm 19 vjeç. Ai është lojtari më i ri i formacionit kuqeblu, gjë e cila nuk e ka penguar aspak për të qenë lojtari kyç i momentit për Vllazninë. Ai është golashënuesi më i mirë i kuqebluve, me 3 gola të shënuar. Vetë Salihi deklaron se, për të, objektiv kryesor nuk është shtimi i numrit të golave, por arritja e rezultateve pozitive të skuadrës së tij. "Dëshira ime, natyrisht, është që ta ruaj këtë formë sportive. Për sa i takon shënimit të golave, nuk e vras shumë mendjen për numrin e tyre. Rëndësi ka fakti që Vllaznia të ecë përpara dhe të arrijë suksese," ? e ka mbyllur deklarimin e tij Salihi, futbollisti 19-vjeçar i kuqebluve.
Trajneri i kuqebluve parapëlqen të punojë me të rinjtë me të ardhme, sesa të zhgënjehet nga tregu i huaj
Haxhiosmanoviç: Të rinjtë, shpresa e Vllaznisë
Njeriu i stolit shkodran, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, nuk mendon shumë për merkaton e skuadrës së tij. Ai e sheh Vllazninë e së ardhmes të mbushur vetëm me lojtarë të rinj. Normalisht, arritja në këtë përfundim duket se e ka një shkak. Ndonëse nuk e pohon, malazezi është i vetëdijshëm se nga tregu i huaj është e vështirë "të qëllosh në shenjë" për të gjetur lojtarë të mirë e të lirë njëkohësisht. I pyetur nëse i ka sytë ende nga përforcimet, "Deda" është shprehur negativisht: "Për nga mënyra sesi po rrjedhin ngjarjet te Vllaznia, jam i mendimit që të mos kërkojmë lojtarë të tjerë nga merkatoja. Të rinjtë që po luajnë në skuadër po rriten dita-ditës. Madje atyre u besoj shumë. Sidoqoftë, ky është vetëm mendimi im, si trajner i skuadrës, sepse për të tjerat vendosin drejtuesit e klubit. Të blesh lojtarë të nivelit të përafërt me ata që kemi në dispozicion, është e kotë. Nëse bëhet fjalë për lojtarë shumë cilësorë, është punë tjetër, por ata është e vështirë t'i gjesh," - ka thënë Haxhiosmanoviçi. Ditët e fundit po lakohen emra të ndryshëm futbollistësh për forcimin e skuadrës, pas fazës së dytë të kampionatit. Drejtues të klubit janë shprehur se ideja për përforcime vazhdon të ekzistojë në mendjen e tyre, por jo duke vepruar si kohët e fundit, kur menaxherë të ndryshëm nisën drejt Shkodrës lojtarë që nuk ishin për të luajtur me Vllazninë. Ideja e tyre është që të shkojnë vetë, bashkë me trajnerin Haxhiosmanoviç, për t'i parë këta lojtarë jashtë, atje ku luajnë, e jo të vijnë këtu për provë. Një propozim i tillë, parimisht është aprovuar edhe nga malazezi, i cili, megjithatë, e ka thënë fjalën e tij. "Ia vlen më tepër të punosh me të rinjtë, sesa me futbollistë që nuk kanë vlera për Vllazninë," - ka gjykuar "Deda".
Në këtë mënyrë, shtohen shanset që sportdashësit shkodranë të shohin deri në fund të këtij kampionati një "Vllazni autoktone".
Në kampin kuqeblu, pas fitores së tretë radhazi, situata është shumë entuziaste
Haxhiosmanoviç: Jemi në rrugë të mbarë
Vllaznia edhe të shtunën ka bërë detyrën e saj, duke fituar ndeshjen e saj të tretë radhazi. Ndaj Shkumbinit, gjërat kanë qenë shumë më të thjeshta nga sa i kishin menduar vetë kuqeblutë. Vetëm pas 19 minutash lojë, gjithçka ka përfunduar, pasi për fitoren ka menduar Edi Martini. Klasi i tij nxori sërish "krye", ndonëse jo në kondicionin e tij më të mirë fizik. Megjithatë, ai e ka bërë për vete gjithë "Loro Boriçin". Fitorja e pardjeshme ndaj peqinasve e ka entuziazmuar së tepërmi edhe "projektuesin" e ekipit shkodran, Haxhiosmanoviç. Pas ndeshjes, malazezi ka nxituar drejt familjes së tij në Podgoricë, duke mos pasur shumë dëshirë të "mburret" para mikrofonëve të gazetarëve për fitoren e radhës. Të vetmet fjalë që kemi mundur t'i shkëpusim pas fitores me Shkumbinin, kanë qenë këto: "Mund të them vetëm që jemi në rrugë të mbarë. Megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me këtë fitore të thellë, pasi kemi ende punë për të bërë në rrugën e gjatë të kampionatit." Gati në të njëjtën linjë mendimi dhe arsyetimi me të është edhe ndihmësi i tij, Esat Rakiqi, i cili ka shtuar: "Mbase nuk shkëlqyem në këtë takim, por rëndësi ka fakti që arritëm një fitore të lehtë. Është e treta fitore radhazi, gjë që, pa dyshim, na kënaq pa masë. Sidoqoftë, nuk duhet të ndalemi këtu. Përpara kemi takimin me Lushnjën, të cilin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm." Entuziast është shfaqur edhe presidenti i klubit kuqeblu, Agron Çela, për të cilin ky tripikësh është i katërti që nga koha kur është vënë në krye të Vllaznisë. "Nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Jemi në rrugë të mbarë e kjo është shumë e rëndësishme për ne," - ka thënë Çela. Të shtunën, kuqeblutë, me fitoren e thellë ndaj Shkumbinit, me rezultatin 4-0, kanë sigluar të tretën fitore radhazi. Vendi i pestë në renditje për ta konsiderohet i përkohshëm, pasi Dinamo dhe Tirana janë vetëm një hap larg. Pozitiv për kuqeblutë është edhe fakti tjetër, që kanë mësuar sesi shënohet, ndërkohë që nuk kanë harruar "të mbyllin vrimat" e prapavijës. Aq e vërtetë është kjo, sa vërtetohet menjëherë kur sheh bilancin e tri javëve të fundit: 9 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Premisat për më tej duken pozitive, por kjo nuk mjafton, sepse duhet ruajtur ritmi. Haxhiosmanoviçi, pikërisht për këtë, u ka bërë thirrje të tijve që të ruajnë përqendrimin maksimal në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Kuqeblutë do t'i kërkojnë FSHF-së të analizojë vendimet tendencioze, sipas tyre, të gjyqtarit Duraj
Vllaznia: Na mundi gjyqtari, jo Lushnja
Vllaznia, pas disa rezultateve pozitive, është frenuar në Berat nga lushnjarët e Agim Canajt. Përkundër rezultatit 1-2, ajo që ka mbetur si shije e hidhur nga ai 90-minutësh është gjykimi i memaliotit Genci Duraj. Të gjithë futbollistë kuqeblu, trajnerë dhe drejtues klubi, ashtu si pas ndeshjes, edhe gjatë ditës së djeshme, e kanë kontestuar gjykimin e kësaj ndeshje, i cili, sipas tyre, ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të saj. "Mendimi ynë është se gjykimi i ndeshjes ka qenë tendencioz. Na janë mohuar dy 11-metërsha flagrantë, ndërkohë që ka pasur edhe shumë raste të ndërprerjeve me dashje të ndeshjes, për të ulur tempin e lojës sonë. Po t'u shtosh këtyre fakteve edhe disa goditje standarde të akorduara kundër skuadrës sonë, e kupton menjëherë që gjyqtari Duraj na ka dëmtuar shumë në këtë ndeshje. Për pasojë, Vllaznia doli e humbur nga kjo ndeshje." Ky ka qenë reagimi i presidentit të Vllaznisë, Agron Çela, një ditë pas humbjes me Lushnjën. Më tej, trajneri kuqeblu, Dervish Haxhiosmanoviç, ka qenë kritik ndaj Federatës, për sa u përket "bluzave të zeza". "Me të tilla gjykime, niveli i këtij kampionati veçse zbehet. Këtë nuk e them ngaqë Vllaznia humbi, por sepse rolin kryesor në arritjen e fitores së lushnjarëve e luajti gjyqtari. Vendimet e tij ishin krejtësisht të njëanshme, prandaj jemi shumë të revoltuar," - ka thënë malazezi. Ndërkohë, vetë futbollistët mendojnë se "gjëma" e gjykimit ka ardhur ngaqë dikujt mund t'i jetë dhimbsur Lushnja, nisur nga kriza që po kalonte. Për rrjedhojë, ndokush ka dashur ta ndihmojë kësaj here me gjyqtarët. "Por, duke luajtur në kurriz të Vllaznisë, duke i shkaktuar asaj humbjen, e cila, për fat të keq, erdhi në momentin më të mirë të saj, ata kanë bërë një gabim të madh," - shprehen të irrituar disa nga titullarët e Vllaznisë. Në fakt, deri në këtë ndeshje, shkodranët nuk kishin shfaqur as pretendimin më të vogël, për sa u takon gjykimeve. Madje financuesit e këtij ekipi, Çela & Co, shpeshherë janë dukur të çuditur nga fjalët që kanë dëgjuar për gjyqtarët, akuzat dhe "shijen" jo të mirë që ata lënë te shumë skuadra. Kjo ngaqë nuk e kishin provuar në kurriz të tyre se ç'do të thotë të humbasësh ndeshjen prej tyre. Për këtë qëllim, bëhet e ditur se Vllaznia do të protestojë zyrtarisht pranë FSHF-së, për të gjithë ato gjëra që konsiderohen të qëllimshme nga gjyqtari i kësaj ndeshjeje në dëm të tyre. Bashkë me protestën e tyre, ata pritet të paraqesin para drejtuesve të institucionit qendror të futbollit edhe kasetën filmike të ndeshjes Lushnja-Vllaznia, në të cilën vërtetohet më së miri "akuza" e tyre për gjyqtarin Duraj. Duke u marrë me veten e tyre, drejtuesit e kuqebluve nuk janë të mendimit se kanë gabuar. Loja e zhvilluar ndaj lushnjarëve konsiderohet përgjithësisht e mirë, çka do të thotë se ata nuk pritet të bëjnë ndonjë mbledhje-analizë për të gjetur shkaqet që çuan në humbjen e Beratit. Ata tashmë e kanë gjetur atë: bëhet fjalë për gjykimin e ndeshjes.
Salihi: Teuta, tjetër "provë zjarri"
Futbollisti i ri kuqeblu e krahason ndeshjen me durrsakët me atë të një jave më parë.
Ndeshja e kësaj jave me durrsakët konsiderohet shumë e rëndësishme dhe njëkohësisht e vështirë për Vllazninë. I këtij mendimi është edhe mesfushori i talentuar i kuqebluve, Hamdi Salihi. 19-vjeçari shkodran, protagonisti i javëve të para të këtij kampionati për Vllazninë, vazhdon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, ndonëse goli i ka munguar javët e fundit. Vetë ai, i pyetur për këtë "harresë", për sa i takon shënimit të golave, është përgjigjur: "Kështu është futbolli. Njëherë shënon njëri, pastaj radha u vjen edhe të tjerëve. Nëse nuk kam shënuar javët e fundit, nuk jam shumë i dëshpëruar, sepse një gjë të tillë e kanë bërë shokët e mi, Sinani dhe Martini. Mbi të gjitha, rëndësi ka që Vllaznia ka triumfuar në këto ndeshjet e fundit." Ndeshja e kësaj jave, në Durrës, po pritet me interes edhe nga Salihi, anëtari i përfaqësueses Shpresa, sepse do të luajë kundër skuadrës së trajnerit Hasan Lika. Në të njëjtat pozita do të jenë edhe dy futbollistët e tjerë shkodranë, Teli dhe Belisha. Salihin, në ndeshjen e djeshme të kontrollit, trajneri Haxhiosmanoviç ka preferuar ta rreshtojë në fillim në vijën e sulmit, krahas Martinit, ndërsa në fund të saj, për rrjedhojë të një dëmtimi të mesfushorit Hoti, malazezi ka bërë disa zhvendosje në fushë. Në këtë kohë, Salihi ka zënë vendin e mesfushorit të majtë. Megjithatë, kjo zhvendosje vendi apo ndryshim roli, nuk e shqetëson aspak të riun e talentuar të Vllaznisë. "Nuk ka shumë rëndësi se ku do të luaj. E rëndësishme është të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën e mundshme për skuadrën time. Kemi disa mungesa në ekip, prandaj kësi lëvizjesh në fushë janë të detyrueshme. Shpresoj që të gjithë ata që do të luajnë në këtë takim të bëjnë më të mirën e tyre, duke bërë që të harrohen mungesat e lojtarëve titullarë," - është shprehur autori i 4 golave në këtë kampionat për Vllazninë. I pyetur për mundësitë e marrjes së ndonjë rezultati të mundshëm pozitiv në Durrës, Salihi përgjigjet: "Edhe javën e kaluar luajtëm përballë një skuadre pretendente dhe ia dolëm mbanë. Një gjë të tillë do ta kërkojmë edhe këtë javë, me Teutën. Madje objektivi ynë është të luajmë me të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e tjera, me Dinamon dhe Tiranën. Për sa i takon sfidës së nesërme me Teutën, mund të them se është e dyta "provë zjarri" për ne, nga e cila shpresoj të dalim kryelartë."
Vllaznia: Apolonia, testi para Tiranës
Në ndeshjen e sotme me fierakët, kuqeblutë do të luajnë me një formacion të rinuar.
Takimi i sotëm me Apoloninë, i vlefshëm për turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, pritet të jetë më tepër stërvitor për Vllazninë sesa kualifikues, pasi gjithçka thuajse është vendosur në ballafaqimin e parë. Fitorja 4 2 e arritur dy javë më parë në "Selman Stërmasi" u jep mundësi shkodranëve të testojnë veten përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të së shtunës, ndaj Tiranës. Madje burime nga skuadra kuqeblu bëjnë të ditur se përballë fierakëve, trajneri Haxhiosmanoviç nuk do të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë. Kjo për dy arsye: e para, për t'u dhënë mundësi lojtarëve të stolit të tregojnë vlerat e tyre dhe, e dyta, për t'i lënë pushim disa nga titullarët e skuadrës. Këta të fundit, në ndeshjen e fundit në Elbasan, kanë treguar shenja lodhjeje, si pasojë e udhëtimit të gjatë për në Amerikë. Për këtë qëllim, stafi drejtues i Vllaznisë ka menduar që, për të mos pasur probleme fizike apo dëmtimesh në sfidën shumë të rëndësishme të së shtunës me bardheblutë, ta lërë pushim "ajkën" e skuadrës. Kësisoj, në takimin e sotëm, që do të luhet në "Loro Boriçi", pritet të aktivizohen disa nga lojtarët e stolit, që nuk kanë pasur shumë vend si titullarë në formacionin kuqeblu. Bëhet fjalë për portierin Ndoja, që mund të zërë vendin e Grimës në portë, për të vazhduar me dyshen e njohur të mbrojtjes Zmijani Dibra. Një vend në formacionin anti-Apolonia pritet të ketë edhe kongolezi Bokatola, i cili duket se i ka lënë prapa problemet muskulare, që e shoqëruan pas aktivizimit të parë si titullar në takimin me Teutën. Po ashtu, do të aktivizohen edhe të rinjtë e talentuar, si Luka, Bishja, Hashi, Hoti e ndonjë tjetër. Sidoqoftë, gjithçka pritet të zbardhet në takimin e sotëm, kur malazezi Haxhiosmanoviç do të zbresë skuadrën e tij të preferuar në "Loro Boriçi". Tani për tani, e sigurt është vetëm mungesa e dyshes së talentuar të të rinjve, Salihi-Ahu. I pari vuan një dëmtim të kockës së nofullës së djathtë, ndërsa Franc Ahu ka marrë kartonin e tretë të verdhë në Elbasan, prandaj është i skualifikuar. Të gjitha këto lëvizje që pritet të ndodhin në formacionin kuqeblu, të bëjnë të mendosh se shkodranët, në njëfarë mënyre, e konsiderojnë punë të kryer kualifikimin për në tetëshen e kupës. Nga ana e tij, Haxhiosmanoviçi, që sot rikthehet në stolin e Vllaznisë, bën thirrje për kujdes dhe vëmendje maksimale ndaj Apolonisë. "Kualifikimi është i sigurt vetëm kur të ketë mbaruar ndeshja. Prandaj të gjithë ata që do të luajnë duhet të japin maksimumin për të justifikuar veten dhe fanellën që kanë të veshur," - ka thënë ai.
Çela: Tirana, "kafshatë" që kapërdihet
Presidenti i kuqebluve shprehet tepër optimist për suksesin e skuadrës së tij me bardheblutë.
"Vllaznia i ka forcat, i ka elementët e duhur, e ka dëshirën dhe egon për ta mundur Tiranën." Kjo është deklarata e presidentit të saj, Agron Çela, bërë në pragndeshjen e kësaj supersfide të javës së 14-të të kampionatit. Bosi shkodran nuk ka harruar t'i lërë një vend të veçantë edhe tifozerisë kuqeblu, e cila, sipas tij, do të luajë një rol të rëndësishëm në fatin e këtij takimi. Duke folur për përgatitjet e skuadrës së tij, Çela ka theksuar herë pas here se, përkundër respektit për bardheblutë, ato janë një skuadër që mund të kalohet me sukses. Një besim të tillë, njëshi i presidencës shkodrane e bazon te besimi që ka te djemtë që përfaqësojnë sot Vllazninë.Ja si shprehet ai në intervistën e tij ekskluzive për "Sportin shqiptar":
- Zoti Çela, të shtunën ju pret një takim shumë i rëndësishëm dhe i vështirë përballë Tiranës. A mendoni se nga ky takim varen edhe pretendimet e mëtejshme të Vllaznisë në kampionat?
- Jo, nuk mendoj kështu. Pavarësisht nga çdo rezultat i këtij takimi, Vllaznia do t'i synojë gjithnjë objektivat e saj, për të shkuar drejt kreut, aty ku rreshtohen ekipet më të mira.Megjithatë, ashtu si në çdo takim tjetër, edhe këtë herë do të hyjmë në fushë për të fituar, pavarësisht se me çfarë kundërshtari do të ndeshemi.
- Pra, sipas jush, përballja me Tiranën nuk mund të rreshtohet ndër më të rëndësishmet e kampionatit për kuqeblutë?
- Kjo as që diskutohet. Takimi me Tiranën, që do të luhet nesër në "Loro Boriçi", rreshtohet pa frikë mes më të rëndësishmeve të këtij kampionati. Sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë qenë të mirëpritura gjithnjë, prandaj besoj se e tillë do të jetë edhe këtë herë për të dy tifozeritë tona.
- A ju frikëson Tirana?
- Po të jetë për frikë, as që bëhet fjalë, sepse diferencat e ekipeve nuk janë të tilla sa t'i mbivlerësosh apo nënvlerësosh ata. Kuptohet, ne e respektojmë Tiranën, sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar, që vazhdon t'i japë tonin edhe këtij kampionati, por kjo nuk do të thotë që do të hyjmë në fushë si inferiorë karshi saj. Përkundrazi, këtë ekip e konsiderojmë plotësisht të kalueshëm, ose, siç thonë në Shkodër, "kafshatë" të kapërdishme.
- A keni besim të plotë se mund ta arrini suksesin në takimin e nesërm?
- Patjetër që po. Ne kemi një nga ekipet më të mira të kampionatit, ndonëse në përbërje ka shumë djem të rinj. Edhe në fazën e parë, kur askush nuk e besonte, kemi qenë farë pranë marrjes së pikës brenda në "Qemal Stafa". Që atëherë lojërat tona kanë ardhur gjithnjë në rritje dhe, nëse do të kishim pasur pak më tepër fat, apo gjyqtarët të mos na kishin rënë në qafë, do të kishim qenë shumë më lart në renditje. Pretendimet tona janë maksimale.
- Cila është pika më e fortë e skuadrës tuaj, sipas jush?
- Dëshira e futbollistëve dhe e stafit drejtues për të dhënë maksimumin e tyre. E thashë edhe më lart, se gjysma e ekipit janë djem të rinj, por që po luajnë në mënyrë të shkëlqyer ashtu si titullarët e tjerë. Kjo, pasi në mendjen e tyre është ngulitur fort qëllimi për ta përfaqësuar denjësisht fanellën që kanë veshur. Është pikërisht ky fakt që më bën të besoj se këta djem do të vazhdojnë të bëjnë gjëra të mira edhe në të ardhmen.
- Së fundi, sa mendoni se do të ndikojë zhvillimi i këtij takimi në "Loro Boriçi" për Vllazninë tuaj?
- Shumë, pasi dihet tashmë se cila është tifozeria shkodrane. Mendimi im është që këta tifozë do të luajnë një rol kryesor në fatin e kësaj ndeshjeje. Nga interesimi që është shfaqur këto ditë, pritet që të shtunën, në tribunën e "Loro Boriçit", të ketë një numër rekord tifozësh kuqeblu, të organizuar me flamuj dhe me banderolat e tyre karakteristike. Rritja e lojës dhe e rezultateve të Vllaznisë po i rikthen tifozët shkodranë në stadium dhe kjo është pozitive. Prandaj edhe ne do të japim maksimumin për të mos i zhgënjyer nesër ndaj Tiranës.
Fushaj: Fitorja me Dinamon, thjesht detyrë
Kuqeblutë kërkojnë me çdo kusht rezultatin pozitiv në ballafaqimin e nesërm me blutë kryeqytetas.
Tri pikët e marra në Vlorë e kanë rikthyer në njëfarë mënyre buzëqeshjen te kuqeblutë. Megjithatë, humbja me Tiranën nuk është harruar ende, ndonëse në prag është ndeshja me Dinamon. Pikërisht për këtë të fundit, Vllaznia është totalisht e interesuar, sepse kërkon me çdo kusht fitoren. Tripikëshi në ballafaqimin me Dinamon është një kusht që u është vënë kuqebluve nga presidenca e klubit. Këtë e bën të ditur për "Sportin shqiptar" edhe nr.2 i klubit, zv.presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, kur thotë: "Takimi me Dinamon është vlerësuar maksimalisht nga ana jonë, prandaj fitoren e konsideroj detyrim për sportdashësit dhe për ne. Luajmë në Shkodër, para publikut tonë, prandaj duhet të mendojmë edhe për ata. Sportdashësit shkodranë nuk na e falin humbjen me Tiranën, prandaj, pas fitores në Vlorë, duhet t'i kënaqim me një tjetër ndaj dinamovitëve. Vllaznia vërtet humbi me Tiranën, por kjo nuk do të thotë se u gjunjëzua para kampionëve. Për mendimin tim, ajo humbje ishte më tepër aksidentale, ose ia dhuruam vetë kundërshtarit, sepse Tirana nuk dominoi në lojë. Për t'i larë apo harruar të gjitha këto, duhet të fitojmë medoemos ndaj Dinamos."
Të shtunën që kaloi, shkodranët fituan me Flamurtarin brenda në Vlorë, në një takim shumë të vështirë. "Takimi me Flamurtarin ishte shumë i vështirë për ne, ngaqë vlonjatët ishin mobilizuar në maksimum për të fituar. Dhe nëse kjo na buzëqeshi ne, e them me plot gojën se fituam vetëm prej lojës së shkëlqyer që zhvilloi portieri Ndoja. Ndonëse ishte takimi i parë i tij si titullar, Ndoja luajti shumë mirë. Madje po ju them se po të mos ishte ai në portë, në Vlorë nuk do të shkonim më larg se barazimi. Kjo ishte një provë e mirë edhe për të. Nëse vazhdon kështu, nuk kemi pse të kërkojmë portier tjetër në janar," - është shprehur Fushaj. Gjithsesi, pavarësisht suksesit të arritur në Vlorë, sytë e shkodranëve tashmë janë drejtuar te takimi i nesërm, përballë djemve të Demollarit. Për sa i takon formacionit shkodran, konfirmohet gatishmëria e Bokatolës për të luajtur, çka i shton edhe mundësitë e përzgjedhjes së trajnerit Haxhiosmanoviç për të ndërtuar formacionin e duhur. Ndërkohë, gjithnjë në lidhje me këtë takim, zv.presidenti Fushaj kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë shkodrane: "Jam i bindur se në stadium do të ketë sërish shumë tifozë. I siguroj ata se kësaj here nuk kemi për t'i zhgënjyer."
Çela: Haxhiosmanoviçi ikën i fundit nga Vllaznia
Presidenti i kuqebluve rikonfirmon qëndrimin e malazezit në krye të ekipit që financon.
"Nëse Vllaznia ka humbur dy herë radhazi në Shkodër, si ndaj Tiranës, ashtu edhe ndaj Dinamos, ky nuk është faji i trajnerit." Kjo është kundërpërgjigjja e dhënë dje nga presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, në lidhje me akuzat e bëra nga njerëz të ndryshëm një ditë më parë ndaj malazezit. Haxhiosmanoviçi konsiderohej nga shumëkush fajtori kryesor për humbjen 1 4 me Dinamon. Skema e lojës e aplikuar prej tij, apo edhe përzgjedhja e formacionit, krijuan polemika brenda përbrenda skuadrës. Kundër mënyrës së lojës që ndoqi malazezi ndaj Dinamos dolën haptazi edhe disa prej futbollistëve titullarë, por edhe pjesëtarë të stafit teknik të kuqebluve. Kjo krijoi dashje pa dashje edhe idenë se "Deda" nuk do ta kishte të gjatë më te Vllaznia. Por, në të vërtetë, ka ndodhur e kundërta, sepse drejtuesit e lartë të klubit shkodran kanë rikonfirmuar në krye të ekipit malazezin 44-vjeçar. "Nëse dikush mendon se trajneri ka gabuar, kjo nuk do të thotë se do ta heqim qafe. Të gjithë duhet të jenë të bindur, madje këtë po e them publikisht, që Haxhiosmanoviçi do të ikë i fundit nga Vllaznia," ka deklaruar dje presidenti i kuqebluve.
Një deklaratë e tillë u jep fund ndoshta polemikave të lindura së fundi rreth mundësisë së largimit të trajnerit malazez nga Vllaznia. Presidenti Çela do të vazhdojë ta mbështesë atë, siç ka bërë deri tani. "Nëse futbollistët, apo pjesëtarët e stafit drejtues të ekipit mendojnë se gabimi i Vllaznisë konsiston në lojën në vijë të drejtë në mbrojtje, kjo nuk do të thotë se tani e tutje do t'i kërkojmë Haxhiosmanoviçit të ndryshojë mënyrën e drejtimit. Haxhiosmanoviçi do të vazhdojë të bëjë atë që do, ndërsa nuk kemi pse të përzihemi në punën e tij," - ka vijuar më tej Çela. Të mërkurën, shkodranët janë mundur për të dytën herë radhazi brenda në "Loro Boriçi". Humbja e fundit me Dinamon ka qenë vërtet shkatërruese për kuqeblutë, e cila ka pasur brenda edhe një të mirë. Sponsorët e Vllaznisë e kanë kuptuar tashmë se kaq janë këllqet e ekipit që financojnë. Këtë e thotë edhe presidenti Çela, kur e pyet për shkaqet, që, sipas tij, çuan në atë humbje 1 4 me Dinamon. "Vllaznia humbi ngaqë i tillë është edhe morali i saj. Pavarësisht se lojtarët nuk dhanë maksimumin e tyre, ne kemi arritur të kuptojmë se kaq mund të bëjë tani për tani kjo Vllazni. Ne kemi qenë të parët ndoshta që e kemi menduar këtë ekip kampion, por tani po e kuptojmë se jemi gabuar. Kjo Vllazni e sotme nuk është në gjendje të rivalizojë drejtpërdrejt për titull me ekipet elitare, siç janë Tirana, Partizani, Dinamo apo edhe ndonjë tjetër. Ekipi ynë nuk i ka kualitetet e duhura, prandaj është e domosdoshme që në janar të sjellin në Shkodër edhe 4 5 lojtarë cilësorë," - thotë bosi i kuqebluve. -Realisht, gjërat kështu janë. Vllaznia, me përbërjen që ka, nuk mund të pretendojë më shumë."
Sikurse dihet, humbja me Dinamon u ka shërbyer drejtuesve të klubit shkodran të përjetojnë realitetin ku ndodhet ekipi i tyre. Tashmë, edhe mendja e tyre nuk mund të aludojë për shitje ndeshjesh apo gjëra të tilla. Për rrjedhojë, dje nuk ka pasur asnjë masë, asnjë akuzë apo mbledhje të stërzgjatur. Mbi të gjitha, Haxhiosmanoviçi nuk do të preket, por do të vijojë ta drejtojë Vllazninë deri në fund të kampionatit.
Haxhiosmanoviç: Titulli! Ende herët.
Trajneri malazez i Vllaznisë nuk ngutet të bëjë deklarata "boshe", ashtu si drejtuesit e tjerë kuqeblu.
Vllaznia nuk duhet të mendojë për titullin, sepse është ende herët për këtë gjë. Kjo është pak a shumë përgjigjja që jep trajneri i saj, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, menjëherë pas deklarimeve të presidentit kuqeblu, Agron Çela. Sikurse dihet, ky i fundit, fill pas fitores së fundit me Teutën, tepër i entuziazmuar nga tripikëshi i dytë radhazi, deklaroi se qëllimi i mëtejshëm i Vllaznisë mbetet vetëm titulli kampion. Ky "katapultim" në objektivat e shkodranëve (deri tani kishin folur vetëm për hyrjen në treshe) ka ardhur ndoshta nga momenti i mirë që po kalojnë në kampionat. Baza e këtij optimizmi janë pa dyshim dy fitoret radhazi ndaj dy pretendentëve për titull. Mirëpo njeriu i stolit shkodran, "Deda", nuk kërkon ta marrë me aq ngut këtë punë, sa presidenti i tij. I pyetur nëse ishte dakord apo jo me pohimin e Çelës, se tashmë Vllaznia do të synojë vetëm titullin, malazezi është përgjigjur: "Normalisht, edhe unë dua shumë të shpallem kampion, por është herët për të folur për këtë. Kjo sepse kemi ende disa ekipe para nesh që duhen arritur. Pra, detyra jonë kryesore kjo do jetë. T'i arrijmë njëherë ato, pastaj të shohim... Kuptohet, ky objektiv nuk do jetë i lehtë për t'u arritur, për të mos thënë shumë i vështirë, nisur nga diferenca e pikëve me kryesuesit. Megjithatë, ne do ta provojmë shansin tonë. Aktualisht kemi kaluar vetëm Teutën në renditje, çka është hapi i parë në rrugën tonë të mëtejshme."
Realisht, vetëm kështu qëndrohet me "këmbët në tokë", aq më tepër që kampionati është ndërprerë në momentin më të mirë për skuadrën që mban vendin e katërt në renditje. Pikërisht kësaj ia ka frikën edhe trajneri Haxhiosmanoviç, i cili është kundër kësaj ndërprerjeje kaq të gjatë të kampionatit. "Më duket e çuditshme një ndërprerje e tillë, kaq e gjatë e kampionatit, e cila vjen në një moment aspak të përshtatshëm, për sa i takon përgatitjes së ekipeve. Një ndërprerje e tillë mund të jetë e favorshme ndoshta për ekipet e papërgatitura mirë, por jo për ne. Mbase Federata duhej ta kishte studiuar më mirë kalendarin e zhvillimit të kampionatit, për të mos ndodhur të tilla peripeci rrugës,"? ka thënë "Deda".
Ç'është e vërteta, ecuria e kuqebluve në këtë fillimviti ka qenë vërtet për t'u evidentuar. Me 6 pikë të marra ndaj dy rivalëve direktë, edhe vetë tekniku i tyre duket i kënaqur. Sidoqoftë malazezi bën thirrje për qetësi. "Po luajmë mirë, kjo ka rëndësi. Madje, po t'i krahasojmë ndeshjet me Partizanin dhe Teutën, tek e dyta shoh një rritje në lojën tonë. Prandaj e rëndësishme mbetet ruajtja e formës sportive deri në momentin e rinisjes së kampionatit," - ka thënë në fund të deklaratës së tij malazezi i Vllaznisë.
Sinani: Titulli, detyrë e vështirë
Kapiteni i Vllaznisë mendon se 3 skuadrat e kreut vështirë se do t'ua hapin rrugën kuqebluve.
Vllaznia ka ende për të bërë në rrugën e saj të pretendimeve të këtij sezoni. Është kapiteni dhe sulmuesi kryesor i saj, Vioresin Sinani, që shfaq ambiciet e mëtejshme të skuadrës së tij. Natyrisht, kapiteni është i kënaqur me ecurinë e ndeshjeve të këtij fillimviti, por njëkohësisht gjen rastin të bëjë thirrje për qetësi. Në fillim, Viori flet për ndeshjen e fundit me Teutën, që solli edhe rrokadën e këtyre dy ekipeve në renditje. "Ajo me Teutën ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse fitorja vlente shumë. Ky sukses ishte i shumëfishtë, jo vetëm se morëm tri pikë dhe i parakaluam në renditje durrsakët, por sepse në ballafaqimet me ta në dy vitet e fundit kishim humbur brenda në Shkodër. Kësisoj, nuk na lejohej gabimi i tretë radhazi," - thotë Sinani. Nëse bëhet fjalë për takimin me Teutën, natyrisht Sinani ishte lojtari kryesor në fushë. Kjo jo vetëm për golin e shënuar, që vulosi rezultatin përfundimtar, jo vetëm për pasimin e bukur, që dha për Salihin në golin e dytë, jo vetëm për qenien e tij iniciator në aksionin e golit të parë, por sepse kapiteni shkodran është bërë "emblema" e Vllaznisë në këtë kampionat. Për sa u takon golave të shënuar në këtë kampionat nga treshja Sinani ? Martini ? Salihi, që në total janë 29, Viori flet me modesti, duke thënë se secili po bën detyrën. "Po shënojmë rregullisht dhe ky është një fakt pozitiv. Megjithatë, po bëjmë vetëm detyrën. E rëndësishme është të vazhdojmë të shënojmë dhe t'i shërbejmë sa më shumë Vllaznisë për arritjen e objektivave," - shton më tej Viori.
Në fakt, Sinani nuk e ka harruar aspak "vesin" e tij edhe në këtë kampionat, sepse ka arritur ta gjejë plot 16 herë rrugën e rrjetës. 10 gola i ka shënuar në kampionat dhe 6 në ndeshjet e kupës. Pra, kapiteni kuqeblu tregon se mbetet një nga emrat më të spikatur të futbollit shqiptar vitet e fundit.
I pyetur nëse është dakord me deklaratën e presidentit të tij, Agron Çela, se objektivi i Vllaznisë tashmë mbetet vetëm titulli kampion, Sinani përgjigjet: "Më vjen mirë që presidenti është kaq entuziast për të ardhmen e skuadrës, por në të vërtetë titulli kampion do të jetë shumë i vështirë për t'u arritur. Përpara kemi tri skuadra që vështirë të na hapin rrugë, aq më tepër që janë të shkëputura dukshëm nga ne." Sipas kësaj logjike, Sinani nuk e quan diçka të pamundur arritjen e titullit kampion, por bën thirrje për të qëndruar me "këmbë në tokë". Vetë 26-vjeçari i sulmit kuqeblu, herë pas here është shprehur se vendimtare për skuadrën e tij do të jenë 5 takimet e para të fazës së tretë. Me dy prej rivalëve direktë tashmë është luajtur dhe fituar, përkatësisht me Partizanin dhe Teutën. Tani kanë mbetur Dinamoja me Tiranën, skuadra këto që zënë vendet e para të renditjes.
Doçi: Fati i Vllaznisë në "Qemal Stafa"
Mbrojtësi energjik i kuqebluve premton "surpriza" përballë Dinamos dhe Tiranës në kryeqytet.
Nëse Vllaznia do të pretendojë apo jo për titull, kjo do të varet nga dy sfidat e saj të ardhshme, që do t'i luajë në "Qemal Stafa". Pra, bëhet fjalë për trasfertat me Dinamon dhe Tiranën kampione. Kështu mendon njëri prej titullarëve kuqeblu, mbrojtësi i talentuar Edmond Doçi. Ky i fundit, në një deklarim të tij, thotë se shkodranët i kanë bërë një nisje mjaft të mirë fazës së tretë të kampionatit, por kjo ecuri duhet ruajtur. "Nuk kemi pse ta fshehim. E kemi nisur mjaft mirë fazën e tretë dhe mund të them se jemi befasuar vërtet nga kjo ecuri pozitive. Nuk ka ku të shkojë më mirë sesa të marrësh pikët e plota në dy ndeshje të vështira, ndaj dy rivalëve tanë, Partizani dhe Teuta. Tashmë ky është realitet dhe tregon rritjen e Vllaznisë. Po ashtu, dy fitoret e fundit janë një garanci për të bërë gjëra të mira edhe në vazhdim të garës. Për mua, një gjë e tillë varet nga mënyra sesi do t'i zgjidhim dy prej sfidave të ardhshme, me dy rivalet e tjera, Dinamon dhe Tiranën,"? ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë të kuqebluve.
Ndeshjet me Dinamon dhe Tiranën do të luhen të dyja në "Qemal Stafa" dhe kjo, në njëfarë mënyre, mund të konsiderohet minus për kuqeblutë, ngaqë luajnë jashtë fushës së tyre. Por Doçi mendon të kundërtën. Madje e quan favor që ndeshje të tilla, në një moment të tillë, më mirë që nuk luhen në Shkodër. Këtë e bën të ditur në fjalën e tij, teksa nënvizon: "Shumëkush mendon se do të ishte më mirë sikur këto dy ndeshje decizive t'i luanim në Shkodër, por unë mendoj ndryshe. Kur na duhen medoemos pikët, është më mirë që të luajmë në Tiranë, përballë këtyre kundërshtarëve. Duke e ditur se "Qemal Stafa" të krijon të gjitha kushtet për të luajtur futboll korrekt, si këtu në "loro Boriçi", përballë tyre do të mobilizohemi edhe më tepër dhe do të tregohemi më të kujdesshëm. Ndryshe do të ishte puna nëse do të luanim përpara tifozëve tanë. Ata nuk pajtohen kollaj me lojën akademike në "Loro Boriçi" dhe kjo mund të na dëmtonte. Prandaj, e përsëris, është më e leverdishme që i luajmë jashtë këto dy ndeshje."
Një deklaratë e tillë, për ndonjë njeri mund të quhet absurde, po të vësh në anën tjetër të "peshores" mbështetjen që i jep Vllaznisë tifozeria shkodrane. Por Edmondi, para se të thotë këto fjalë, duket se ka çuar ndër mend dy takimet e fazës së dytë, po me këto dy ekipe në "Loro Boriçi". Pikërisht ato dy humbje krijuan shumë pakënaqësi në radhët e tifozëve kuqeblu, por edhe shumë paqartësi për të ardhmen e skuadrës. Nga ana tjetër, futbollisti, që më 1 mars mbush 23 vjeç, mendon se përgatitja që po zhvillon tani Vllaznia do të jetë një plus i madh për ecurinë e saj. Doçi ka qenë i vetmi futbollist që ka luajtur 90 minuta në miqësoren e fundit me Besëlidhjen. Megjithatë, trajneri Haxhiosmanoviç, që jo rrallëherë ka shprehur simpatinë për të, pret më tepër nga këmbët e Doçit. Mbase ka parasysh një përgatitje më të mirë fizike të tij, çka do ta ndihmonte futbollistin për t'u paraqitur më dinjitoz në ndeshjet e ardhshme.
Vllaznia, tjetër barazim me Zetën
Kuqeblutë kanë barazuar sërish me skuadrën malazeze, kësaj here 1-1 në stadiumin "Loro Boriçi".
Vllaznia - Zeta 1-1
Vllaznia: Ndoja, Osja, Zmijani, Teli, Doçi, Hoti, Cungu, Karapici, Kapaj, Sinani, Ahu ;Trajner: D. Haxhiosmanoviç
Zeta: Radivojeviç, Marash, Pekoviç, Radulloviç, Kuç, Popuviç, Tatareviç, Tomiç, Vukomanoviç, Tumbashoviç, Batroviç; Trajner: D. Vukisheviç
Shënues : Sinani 23' (11-m), Miliç 52'
Barazimi 1-1 ka qenë rezultati i miqësores së djeshme, të luajtur në "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Zetës. Tri javë më parë, këto dy skuadra kishin fiksuar një tjetër barazim mes tyre. Vllaznia e ka filluar me një të re në formacionin e saj miqësoren e djeshme. Edi Martini ka qëndruar në stol, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë i riu Erion Hoti. Megjithatë, edhe skuadra e Zetës ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka lënë jashtë dy më të mirët e saj, Petroviç dhe Broviç. Loja ka nisur e bukur dhe rasti i parë në kronikën e kësaj miqësoreje do t'u takonte vendësve. Edmond Doçi ekzekuton një goditje dënimi, por pret portieri Radivojeviç. Më pas, loja do të ekuilibrohej, derisa në minutën e 23-të shkodranët fitojnë një 11-metërsh. Kapaj është penguar në zonë nga njëri prej malazezëve dhe gjyqtari Bardhyl Pashaj ka treguar pikën e bardhë. Ka gjuajtur saktë Sinani, duke e kaluar në avantazh Vllazninë. Pas këtij goli janë vendësit që e kontrollojnë me qetësi lojën, megjithëse kronika e ndeshjes nuk ka shumë raste. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat të ngushtë në favor të kuqebluve. E dyta nisi me një rast të Vllaznisë, por pa u konkretizuar dot. Duhej të vinte minuta e 52-të, kur Zeta barazoi 1-1, me anë të një aksioni pa shumë pretendime. Vukomanoviçi ka krosuar nga e majta dhe Miliçi, i lirë brenda zonës shkodrane, shënon dhe barazon rezultatin. Minutat e mëvonshme nuk kanë nevojë për shumë koment, sepse u bënë shumë ndërrime në dyja skuadrat. Te Vllaznia, i vetmi futbollist që ka qëndruar gjatë gjithë takimit në fushë ka qenë mbrojtësi Luan Zmijani. Përfundimisht, edhe ky takim i luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës u mbyll në barazim, ashtu si takimi tjetër i zhvilluar tri javë më parë në Ulqin. Për të dy skuadrat kjo miqësore ishte një test i mirë në prag të rifillimit të kampionateve respektive.
Pas ndeshjes u shpreh Esat Rakiqi, zv.trajner i Vllaznisë, i cili kishte mbetur i kënaqur nga paraqitja e të tijve. "Kjo miqësore ia arriti qëllimit për të cilin u zhvillua, megjithëse futboll i vërtetë u luajt 70 minuta. Pas kësaj minute u bënë zëvendësime të shumta, të cilat e ulën nivelin e lojës. Unë mund të them se ky takim me Zetën na shërbeu së tepërmi për ta parë edhe njëherë gjendjen e ekipit para sfidës me Dinamon."
Vllaznia: Si ta lexojmë humbjen me Tiranën!!?
Disfata e së shtunës në "Qemal Stafa" ka ngritur shumë pikëpyetje te drejtuesit dhe futbollistët kuqeblu.
Humbja e thellë e Vllaznisë në "Qemal Stafa" ndaj kampionëve në fuqi, i ka shokuar të gjithë ata njerëz që kanë lidhje me këtë skuadër. Futbollistë, drejtues teknikë, krerë të klubit kuqeblu, por edhe veteranët e skuadrës shkodrane, kanë mbetur tepër të befasuar nga shifrat e disfatës së të shtunës. Kishte vite që një rezultat i tillë, 5-1, nuk regjistrohej në ballafaqimet mes këtyre dy kundërshtarëve. Ai ka ardhur jo në një moment krize të kuqebluve, por kur të gjithë trumbetonin sukseset. I pari që e hodhi "dorashkën" ishte malazezi Haxhiosmanoviç, teksa deklaroi se Vllaznia do të udhëtonte drejt Tiranës vetëm për fitore. Por nuk ndodhi kështu. Tani askush nuk mund të të japë shpjegim se përse humbi Vllaznia. Nuk mjafton thjesht të thuhet se nuk ishte në një ditë të mirë, nuk mund të pranohet as justifikimi se lojtarët nuk ishin të karikuar sa duhet. Në këtë mes duket se ka probleme të tjera. Për humbjen katastrofike të së shtunës, fajtorë janë të gjithë, duke filluar nga trajneri e duke përfunduar te futbollistët. Në këtë përgjegjësi nuk duhet përjashtuar as presidenca e klubit, e cila gjithnjë deklaron se Vllaznia pretendon vetëm titullin, duke harruar se skuadra që sponsorizojnë nuk e ka ende "stofin" e kampiones. Ajo nuk i ka kualitetet e duhura, prandaj njëfarë përgjegjësie edhe ata duhet ta mbajnë. Është e lehtë të jesh euforik në deklarata, por gjithçka zhvlerësohet në fushën e lojës. Në merkaton e dimrit, ata premtuan 7-8 blerje, por në fakt mbërritën në Shkodër vetëm Mustafa, Kapaj dhe Karapici. Ndërkohë ishin larguar Grima dhe Bokotola, çka do të thotë se Vllaznia më shumë humbi sesa fitoi nga transferimet e dimrit. Një pjesë të fajit duhet të mbajë edhe trajneri Haxhiosmanoviç, i cili tani nuk mund të justifikohet se skuadra nuk e ka përgatitjen e duhur. Malazezi i kuqebluve nuk mund të ankohet më se Vllaznia ka udhëtuar për në Amerikë... pa dëshirën e tij. "Deda" ka pasur në dispozicion më tepër se një muaj për ta përgatitur skuadrën, gjë që s'e ka bërë dot. Numri 1 i stolit shkodran, vetëm pak ditë më parë, thoshte se Vllaznia luan futbollin më të bukur në kampionatin shqiptar, ndërkohë që ndaj bardhebluve nuk pamë fare futboll të luajtur nga ajo. Skema e tij mbrojtëse 4?5?1, në vend që të sillte një mbrojtje të rreptë, i lejoi bardheblutë të depërtonin në portën e Mustafës edhe me "rimorkio". Falë kësaj skeme po vazhdon të sakrifikohet Edi Martini, i cili ka dhënë aq shumë për këtë Vllazni. Deklarata e malazezit pas humbjes shokuese me Tiranën, se ai luan më mirë futboll se Martini, duket se është e tepërt dhe nuk ka vend në këtë situatë. Peshën e këtij lojtari e kanë provuar më parë dhe vazhdojnë ta provojnë shumë ekipe. "Deda" gabon sërish teksa hap polemika brendapërbrenda skuadrës. Pa ia mohuar njeri meritat, duhet thënë se "Deda" ka gabimet e veta, që duhet t'i pranojë vetë ai. Mbase kalendari tepër i favorshëm, tani e tutje, duke filluar nga Flamurtari këtë javë, e favorizon Vllazninë. Në të kundërt, loja e kuqebluve në fushë si në ndeshjen me Tiranën duhet analizuar gjatë.
Sinani: Basti, edhe dy gola për ta fituar
Kapiteni i Vllaznisë është fare pranë objektivit personal, shënimit të 20 golave në këtë kampionat
Golat e shënuar ndaj Shkumbinit e kanë çuar në 18 numrin e golave të kapitenit kuqeblu gjatë këtij kampionati. Megjithatë, për Vioresin Sinanin, sulmuesin kryesor të Vllaznisë, plani nuk është realizuar ende. Ai tashmë është dy gola larg ndjekësit më të afërt, Indrit Fortuzi. I pyetur nëse kjo diferencë me sulmuesin bardheblu e bën apo jo të realizueshëm pretendimin kryesor për fitimin e "Këpucës së artë", Sinani përgjigjet: "Për këtë problem, siç e kam thënë, do të flasim më vonë, pasi të kem arritur objektivin tim. Kur të kap shifrën e 20 golave të shënuar, mund të them diçka më tepër, për sa i takon problemit të golashënuesit më të mirë të kampionatit."
Për të mbërritur te shifra 20 është veçse një hap, ose dy gola për t'u shënuar. Në 10 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, me këtë formë që ka 26-vjeçari shkodran, ka për të shënuar edhe shumë gola të tjerë. Në të vërtetë, pas ndeshjes të së shtunës me Shkumbinin, numri i golave të shënuar prej tij duhej të kishte qenë 19 dhe jo 18. Kjo, pasi goli i shënuar nga Sinani në minutën e 72-të, i treti për të në këtë takim, ka qenë më se i rregullt, por, për çudi, gjyqtari Çekaj e ka anuluar atë. Viori duket i shqetësuar për këtë, prandaj dhe shprehet: "Gjyqtari u justifikua me pretekstin se gjoja kishte menduar që topi ishte ndalur me dorë prej meje. Po të kishte ndodhur vërtet kështu, do ta kisha pohuar një gjë të tillë, por ju siguroj se dora në këtë rast nuk kishte të bënte fare. Goli ka qenë shumë i pastër dhe më vjen keq që gjyqtari ma mohoi."
Megjithatë, për goleadorin kuqeblu, rëndësi ka që Vllaznia të realizojë objektin e saj, daljen në kupat e Evropës. "Ndoshta nuk është momenti të diskutohet për objektiva personale në këtë kohë, kur sezoni është thuajse në fund. E rëndësishme është që të gjithë të japim maksimumin për të arritur objektivin që ka klubi. Nëse sigurojmë të drejtën për të luajtur në kupat e Evropës, do të ishim të kënaqur të gjithë. Por, për t'ia arritur kësaj, hapat duhen hedhur një e nga një. Në radhë të parë, duhet kaluar Shkumbini të mërkurën, për të siguruar gjysmëfinalen e kupës," - shton më tej Sinani.
Të premten e kaluar, vetë Sinani, por edhe Martini, i ka dërrmuar peqinasit me rezultatin 5?2. Ky rezultat, sipas kapitenit të Vllaznisë, ka të mirat dhe të këqijat e veta. "Me fitoren e së premtes u treguam peqinasve forcën tonë. Për mendimin tim, kjo ka edhe të keqen brenda saj, sepse këtë herë Shkumbini do të vijë me mend të tjera në Shkodër, aq më tepër që ka epërsi nga rezultati i takimit të parë. Megjithatë, jam shumë i bindur se skuadra që do kualifikohet do të jetë Vllaznia," - thotë në fund kryegolashënuesi i kampionatit shqiptar.
Vllaznia
Paqja mes trajnerit të kuqebluve Dervish Haxhiosmanoviç dhe goleadorit Edi Martini ka ndihmuar Vllazninë në serinë e rezultateve pozitive. 15 golat e shënuar prej tij në kampionat kanë ndihmuar që skuadra shkodranë të fitojë pikë të vlefshme në kampionat, por ndërkohë kontributi i tij nuk ka munguar edhe në ndeshjen e kthimit për kupën e Shqipërisë kundër Shkumbinit, ndaj të cilit goli i tij ka qenë i barasvlefshëm me kualifikimin.
SHKURT...
15 golat e shënuar prej tij në kampionat kanë ndihmuar që skuadra shkodranë të fitojë pikë të vlefshme në kampionat, por ndërkohë kontributi i tij nuk ka munguar edhe në ndeshjen e kthimit për kupën e Shqipërisë kundër Shkumbinit, ndaj të cilit goli i tij ka qenë i barasvlefshëm me kualifikimin.
Megjithatë për Vllazninë nuk ka vend për eufori.
Pjesa e mbetur e sezonit është mjaft e vështirë dhe rezultatet e fiksuara në to do të vendosin përfundimisht edhe shpërblimin teknik për kuqeblutë.
Një provë e vështirë për ta, sipas edhe goleadorit Martini do të jetë trasferta e rradhës kundër Lushnjes .
Fushaj: Nuk e meritonim barazimin në Durrës
Zëvendëspresidenti i klubit shkodran është mjaft kritik me skuadrën e tij pas 2 ndeshjeve të fundit
"Vllaznia nuk e meritonte barazimin në Durrës. Më tepër se meritë e Vllaznisë për arritjen e këtij rezultati, barazimi ka ardhur si pasojë e gabimeve të vendësve." Deklarata e mësipërme vjen nga një prej drejtuesve më të lartë të klubit shkodran, Valter Fushaj, aktualisht zëvendëspresident i Vllaznisë. Duke folur për "Sportin shqiptar", numri 2 i klubit shkodran e konsideron mjaft të dobët paraqitjen e skuadrës së tij në "Niko Dovana". "Nëse duhet të jemi realistë, mund të them që ndaj Teutës kemi luajtur shumë dobët, ashtu si ndaj Partizanit të mërkurën. Nuk e meritonim atë pikë të marrë, sepse kemi qenë gjatë gjithë kohës inferiorë përballë kundërshtarit. Nëse morëm një pikë në këtë ndeshje, kjo erdhi ngaqë fati ishte me ne. Njëkohësisht na ndihmuan edhe gabimet e shumta të futbollistëve durrsakë," ? ka nënvizuar Fushaj.
Barazimi 2?2 me Teutën, në pamje të parë të duket se do të shërbejë si kthesë e kuqebluve, pas atij shoku psikologjik të pësuar në mesjavë me Partizanin për kupë. Por njeriu më i afërt i presidentit Agron Çela bën të ditur se paraqitja e dobët e së shtunës, e Vllaznisë në Durrës, nuk ka lidhje me atë të së mërkurës ndaj Partizanit. "Unë nuk mendoj se skuadra u ndikua nga ajo ndeshje. Ndoshta duhen gjetur shkaqet e lojës së dobët në drejtime të tjera. Ndaj Teutës, vetëm goli i bukur i Sinanit në fund të takimit bëri që t'i gëzohemi në njëfarë mënyre pikës së marrë, por nuk duhet të vazhdojmë më tej kështu," ? ka shtuar më tej Valter Fushaj. Nga këto fjalë të zv.presidentit të kuqebluve kuptohet qartë se gjërat te Vllaznia nuk po shkojnë edhe aq mirë. Madje këtë e pranon edhe Fushaj, i cili thekson se në skuadër ka probleme.
"Te Vllaznia ka probleme dhe kjo është e vërtetë. Ne, si drejtues të klubit, nuk na shqetëson thjesht fakti se ndaj Partizanit dhe Teutës luajtëm dobët, por sepse nuk treguam asgjë nga vlerat tona. Lojtarët luajnë pa dëshirë dhe nuk e di përse po ndodh kjo. Ata i kanë marrë të gjitha paratë që parashikon kontrata dhe tani në fund të sezonit nuk po japin më të mirën e tyre, për të arritur objektivat që kemi si klub. Vetëm 3?4 lojtarë nga këta që kanë luajtur deri tani me Vllazninë po i justifikojnë paratë që kanë marrë, ndërkohë që të tjerët po paraqiten shumë dobët. Kështu nuk mund të ecet më, sepse skuadra ka ende mundësi t'i arrijë objektivat e veta. Për t'ia arritur kësaj, duhet që të gjithë të japin maksimumin e tyre dhe t'i justifikojnë paratë që kanë marrë. Mbi të gjitha, futbollistët e Vllaznisë duhet të shpërblejnë interesimin e tifozerisë së zjarrtë shkodrane dhe njëkohësisht të nderojnë fanellën kuqeblu që mbajnë veshur,"? ka thënë në fund zëvendëspresidenti Fushaj.
Një deklarim i tillë, normalisht duhet t'i "karikojë" më tepër futbollistët e Vllaznisë për të mos lëshuar në këtë fundsezoni.
Deda: Të gëzuar, si të kishim fituar ndaj Milanit.
Trajneri malazez i Vllaznisë e ka përjetuar me shumë entuziazëm fitoren e fundit ndaj bardhebluve.
Vllaznia ka arritur një fitore me mjaft vlera të shtunën kundër Tiranës, aq sa trajneri Haxhiosmanoviç e ka vlerësuar si një fitore ndaj Milanit. Jo shumë kohë më parë, skuadra e Josës i ka mundur kuqeblutë me shifra të thella 5-1. Kjo ndodhte vetëm dy muaj më parë, ndërkohë që tani Haxhiosmanoviçi me të tijtë u ka kthyer reston me një 3-0 shumë të pastër. I pyetur se çfarë ka ndryshuar te Vllaznia e këtyre dy ndeshjeve, "Deda" do të përgjigjej: "Po kujtoj humbjen e fundit në Tiranë. Në atë ndeshje të Tiranës kemi pësuar një gol sapo filloi ndeshja, çka na penalizoi rëndë. Pësuam më pas edhe të dytin dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Ndërsa në këtë ndeshje në Shkodër, lojtarët e mi dhanë maksimumin në fushë. Dhanë të gjithë atë që mund të jepnin, prandaj dhe fituam. Unë dëshiroj që ata të vazhdojnë të luajnë kështu deri në fund për t'i bërë një mbyllje të mirë kampionatit." Rëndësia e kësaj fitoreje nuk qëndron vetëm te pikët e marra, por më tepër te mposhtja e bardhebluve, që ishin kthyer në "mace të zezë" për shkodranët. Fakti që ata nuk fitonin prej më se tre vjetësh kundër tyre, i mundonte shumë pjesëtarët e skuadrës shkodrane dhe vetë trajnerin Haxhiosmanoviç që tani ndihet krenar. Madje jo pa hezitim ai nxiton të thotë se edhe herën e fundit që Vllaznia ka mposhtur Tiranën ka qenë po ai trajner. "Po, më kujtohet. Patëm fituar 3?2 në Shkodër atë vit që u shpallëm edhe kampionë. Që atëherë Vllaznia nuk kishte arritur jo vetëm të fitonte, por as të barazonte me këtë skuadër. Pikërisht ky fakt i mundonte së tepërmi lojtarët e mi. Prandaj dhe kjo fitore e tanishme merr vlera të mëdha, aq sa ndoshta nxitohem, por po ju them se më është dukur njësoj sikur të kishim mundur Milanin,"- ka thënë më tej "Deda". Jo më kot, malazezi ka nxituar t'i drejtohet edhe dhomës së konferencës së shtypit, pas kësaj ndeshjeje. Ka dashur të flasë e të thotë ato që ndiente, ndonëse vazhdon të jetë i bllokuar për të mos e drejtuar ekipin nga stoli. Megjithatë, vetëm tri pikë larg Partizanit të vendit të tretë dhe Haxhiosmanoviçi beson se ky objektiv mund të arrihet. "Nëse gjithçka bëhet e rregullt në këto javë të fundit të kampionatit, vendi i tretë edhe mund të arrihet. Kalendari është i favorshëm dhe do ta shfrytëzojmë në maksimum,"- thotë në fund malazezi i Vllaznisë.
ku jeni ore se spaska tesh 2 vjet per Vllaznine tone
Citim:
Po citoj ato që tha shkodrani_1980
ku jeni ore se spaska tesh 2 vjet per Vllaznine tone
KS VLLAZNIA. 2008
FITUESE E KUPES.
Sa keq per partizonin elbasonin dhe tironin.(non c'e due senza tre)
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.