Forumi Horizont | Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Sa ju a ka ndryshuar mentalitetin emigracioni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8682)
Sa ju a ka ndryshuar mentalitetin emigracioni?
Cfare njeriu mendoni se do ishit po te mos kishit emigruar?
Sa ju ka ndryshuar perballimi me kulturat e tjera qe keni hasur si emigrante?
A vleresoni ndonje aspekt te "ndryshimit" tuaj si negativ?
A do ishit i njejti "person" nqs nuk do kishit dale jashte shqiperise?
une kam ndryshuar shume. aq shume sa nuk mbaj mend si kam qene.
le te themi jam bere nje miks i me te mires shqiptare me me te miren ceke. kam kaluar nje pjese te mire te jetes sime ketu dhe kam mesuar shume gjera pozitive dhe kam plotesuar keshtu kulturen time dhe mentalitetin tim.
jam bere shume liberale , gjithnje brenda linjave shqiptare.
mendoj qe nuk do isha i njejti person nese nuk do kisha dale nga shqiperia sepse ketu e ndertova jeten time vete pa mamin e pa babin dhe te gjithe problemet zgjedhjet veshtiresite i kam perballuar vete.
gjeja qe vleresoj me shume eshte liria qe kam patur per te ndertuar jeten time- qe eshte shoqeruar me nje pavaresi te madhe dhe me nje pergatitje per jeten qe ne shqiperi nen kujdesin e familjes veshtire se do e arrija.
Sigurisht qe e kam ndryshuar shume mentaliteti ne gjera pozive......Une per vete nqs do te isha akoma ne shqiperi do te isha komplet nje person tjeter....por tani qe kam hapur syte eshte ndryshe.....kam krijuar paveresine time, dhe c'do gje qe kam pasur deshir e kam realizuar.....kjo gje ne shqiperi nuk besoj se do te ndodhte.....
ne fakt kur shkoj ne Shqiperi nuk rri dot me shume se 10 dite se me acarohen nervat.....Nuk e konceptoj akoma menyren e jeteses qe ben rinia atje....Duke treguar rrene mbas rrene per me dal pak nga shtepia.....
Keila kompl per temen
Shprehja me per zemer imja vitet e fundit eshte kthyher "mi faccio i cazzi miei!", indiferentizem total dhe mendoj se deri diku, kjo s'eshte diçka e mire.
P.s Po mendoj seriozisht te shkruaj nga 2 faqe perdite me eksperiencat e mia andej dhe ketu...ku i dihet?!
INTERESANTE TEMA KEILA URIME!
Citim:
Po citoj ato që tha keila
Cfare njeriu mendoni se do ishit po te mos kishit emigruar?
Sa ju ka ndryshuar perballimi me kulturat e tjera qe keni hasur si emigrante?
A vleresoni ndonje aspekt te "ndryshimit" tuaj si negativ?
A do ishit i njejti "person" nqs nuk do kishit dale jashte shqiperise?
Eh per se mbari dhe se prapthi!
urime per temen Keila!
Me duhet te mendohem gjate qe ti bie shkurt!
Pashim1
Po te dalesh sheh shume gjera takon njerez te rinj, njihesh me kultura dhe ide te ndryshme nga e jotja. Mendoj se eshte positive,zgjedhjet qe ben njeriu pastaj varen nga ai vete. Lela, ne Shqiperi mbase duhet te tregosh rrena pas rrenash per me dal nga shpia, kurse ne perendim duhet te tregosh rrena pas rrenash per me hy te shpia. Shoh qe je ne perendim po edhe perendimi nuk ka vetem vlera por edhe antivlera. Po njeriu si te mesohet.
Per mendimin tim mentaliteti ben karakterin e njeriut dhe nuk eshte emigracioni ai qe ja ndryshon ,pavaresisht se gjera te reja mund te shohesh dhe njohesh, por eshte vete ai person se si eshte gatuar dhe cfare mentaliteti ka.Ngado qe te shkoje ne 4 anet e botes nese eshte i ndertuar me nje mentalitet positiv ashtu do ngelet ,nese negativ perseri i njejti do jete, vetem se do zgjeroje pak horizontin e tij duke njohur dhe pare . Ktu ne Usa ne nje vend kaq te perparuar dhe shembull per vendet e tjera ke shqiptare sa te duash qe mentaliteti i tyre nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon. Nje nga te metat e karakterit tone jane THASHATHEMET gje qe kete nuk e harrojne ngado qe te shkojme.
Per mendimin tim te dyja polet si negative ashtu dhe pozitive te ndjekin nga pas.
Shqiperija ka vlera te vecanta qe veshtire se i gjen ne nje vend tjeter.
Respekti per prinderit, dashurija per te afermit, mikpritja, bujaria etj. jane veti me vlera te pakrahasueshme me vende te tjera.
Ketu ku jam une psh femijet nuk kan fare respekt per prinderit, as nuk e njohin shoqerin dhe mbi te gjitha cdo njeri mbyllet ne guacken e vet, shkurt fare ROB TE FTOFT.
Nganjeher duke qendruar per nje koh te gjate fillon e ambjentohesh me kulturen e vendit ku jeton.
Per mua larg qofte dhe po mendoj shum per menyren se ne te ardhmen femiijet e mij nuk duhet te rriten me kete lloj indiference. Me pelqejne traditat Shqipatre, (kuptohet ato qe jan vendosur nga mendje te urta dhe jo te importuara nga Turqija) dhe patjeter qe do ti mesoj femijet qe te respektojne keto lloj traditash si respektin, dashurin, besen, mikpritjen e shum e shum te tjera.
UNE NUK KAM NDRYSHUAR SHUM NGA MENTALITETI, jam ai qe kam qene dhe po perpiqem qe te jem sa me afer kultures se vendit tim.
Kurse une kam ndryshuar qysh ne ditet e para qe shkela jashte. Erdha i predispozuar per te ndryshuar dhe per te kuptuar kulturen e huaj. Ndryshimet i kuptova muajt e pare, kur muhabeti me ecte me shume me shoke shqiptare qe rrine ne vend te huaj sesa me shoke te vjeter qe kishin mbetur ne Shqiperi.
Ndryshimi kryesor mendoj se eshte respekti per tjetrin. Kete e kam mesuar padyshim nga kultura perendimore. Nga kjo rrjedh cdo gje pastaj: liria jote, liria qe i jep tjetrit, qetesia shpirtore, qetesia akustike e pallatit, miqesia qe mund te lidhesh me persona te ndryshem nga vetja etj. Ne Shqiperi isha natyrisht pjese e shoqerive klanore, ku perqeshet cdo ndryshim. Megjithate kjo ka qene efekt edhe i moshes adoleshenciale.
Thashethemet si beja as ne Shqiperi dhe as jashte. Nje gje ama me ka mbetur si damke shqiptare nga ato te keqijat. Kurioziteti qe kam per njerezit dhe boten qe me rrethon. Kjo me ben te rrotulloj syte dhe te vezhgoj njerezit ne bare, kafene dhe lokale. Adhuroj te kap detajet, te vjedh momente nga nje jete ndryshe nga e imja. Do thoni ju pse eshte e keqe kjo. Shume e thjeshte. Kjo behet kur jeton ne vende nordike ku njerezit nuk jane te gjithe kurioze dhe nuk kontrollojne ambjentin qe i vezhgon. Ne Shqiperi jane te gjithe kurioze dhe rrotullojne kokat si radar. Dhe keshtu eshte shume me e veshtire te kapesh momente te pafajshme. Te gjithe kontrollojne ambjentin sikur te jene ne lufte. Ndoshta te gjithe jane kurioze si puna ime. Apo ndoshta duan te ruhen nga ambjenti mbytes i thashethemeve dhe nuk japin asnjehere informacion mbi veten pa marre informacion edhe per tjetrin.
Ahh, edhe dicka tjeter ka ndryshuar. Kur isha ne Shqiperi me dukej vetja ne nje grope te harruar ku institucionet nderkombetare benin teater sa per te kaluar rradhen. Jashte kam kuptuar se Shqiperia eshte nje vend si gjithe te tjeret, qe trajtohet nga bota vetem per aq sa eshte (pra nje vend cfaredo). Lexoj ndonjehere patriotizmin e shqiptareve dhe kjo stonon per veshin tim, keshtu qe perpiqem te lexoj materiale te huaja, te cilat kane fakte te paperlyera me sentimente aberrante klano-kombetare.
Pastaj ka dhe gjera te tjera qe kane ndryshuar tek une, por kane te bejne me moshen. Perendimi vetem sa i ka krijuar kushtet te piqen ne nje fare menyre.
uneeeeeeeeeeeee
po ju them qe jam rritur ne emigracion se kur kam ardh kam qen vetem 13 vjec dhe ateher nuk e kuptoja por tani them se esht teper e qart................emigracioni me ka dhen shum nje kultur nje shkoll ku un sot kam nje profesjon dhe kudo qe shkoj mund te caj ne jet pa pik problemi .......
mund te them se po te isha ne shqiperi keto gjera nuk do i kisha arrit
flas per veten......
dhe nje gje tjeter qe gjezdis neper bot pa i gjemu ambasadave e burrogracive
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kurse une kam ndryshuar qysh ne ditet e para qe shkela jashte. Erdha i predispozuar per te ndryshuar dhe per te kuptuar kulturen e huaj. Ndryshimet i kuptova muajt e pare, kur muhabeti me ecte me shume me shoke shqiptare qe rrine ne vend te huaj sesa me shoke te vjeter qe kishin mbetur ne Shqiperi.
Ndryshimi kryesor mendoj se eshte respekti per tjetrin. Kete e kam mesuar padyshim nga kultura perendimore. Nga kjo rrjedh cdo gje pastaj: liria jote, liria qe i jep tjetrit, qetesia shpirtore, qetesia akustike e pallatit, miqesia qe mund te lidhesh me persona te ndryshem nga vetja etj. Ne Shqiperi isha natyrisht pjese e shoqerive klanore, ku perqeshet cdo ndryshim. Megjithate kjo ka qene efekt edhe i moshes adoleshenciale.
Thashethemet si beja as ne Shqiperi dhe as jashte. Nje gje ama me ka mbetur si damke shqiptare nga ato te keqijat. Kurioziteti qe kam per njerezit dhe boten qe me rrethon. Kjo me ben te rrotulloj syte dhe te vezhgoj njerezit ne bare, kafene dhe lokale. Adhuroj te kap detajet, te vjedh momente nga nje jete ndryshe nga e imja. Do thoni ju pse eshte e keqe kjo. Shume e thjeshte. Kjo behet kur jeton ne vende nordike ku njerezit nuk jane te gjithe kurioze dhe nuk kontrollojne ambjentin qe i vezhgon. Ne Shqiperi jane te gjithe kurioze dhe rrotullojne kokat si radar. Dhe keshtu eshte shume me e veshtire te kapesh momente te pafajshme. Te gjithe kontrollojne ambjentin sikur te jene ne lufte. Ndoshta te gjithe jane kurioze si puna ime. Apo ndoshta duan te ruhen nga ambjenti mbytes i thashethemeve dhe nuk japin asnjehere informacion mbi veten pa marre informacion edhe per tjetrin.
Ahh, edhe dicka tjeter ka ndryshuar. Kur isha ne Shqiperi me dukej vetja ne nje grope te harruar ku institucionet nderkombetare benin teater sa per te kaluar rradhen. Jashte kam kuptuar se Shqiperia eshte nje vend si gjithe te tjeret, qe trajtohet nga bota vetem per aq sa eshte (pra nje vend cfaredo). Lexoj ndonjehere patriotizmin e shqiptareve dhe kjo stonon per veshin tim, keshtu qe perpiqem te lexoj materiale te huaja, te cilat kane fakte te paperlyera me sentimente aberrante klano-kombetare.
Pastaj ka dhe gjera te tjera qe kane ndryshuar tek une, por kane te bejne me moshen. Perendimi vetem sa i ka krijuar kushtet te piqen ne nje fare menyre.
Si nuk tha njeri nga ju te kunderten!
Ja pra te mirat e Mergimit o Bashkekombas!
Psh. ca te kunderte do ti te themi ne?
Nga tja nisi o zot, kam ndryshu aq shum saqe prinderit ankohen,,, thojne boooo na u bene femija amerikan,,,,Kurese prinderit o zot me vite se kan ndryshu ate mantalitet,,,,,,, njeher ne shkolle te mesme mu vu mama mbrapa mem pa se ca po baj, une sigurisht Whats up njanit Whats up tjeterit, zezak, spanjoll ,kinez cdo lloj rracash,,,,,, vi ne shtepi mama edhe baba direkt hajde ktu ti amerikanja e jone qe kemi vu jeten ne rrezik me te sjell ty ktu,,, he i thash ca ka ndoll?? po ti tuj fole me zezak e spanjoll ne shkolle ske turp,,,,, mu cunen nervat mire qe nuk ju thirra policin haha j/k edhe ju thash degjoni pak ju doni Dollarin edhe Kanunin e Lekes mu ne mes te New Yorkut,, te dyja nuk ecin prandaj me lini rehat se jetoj ne shtet ku ka lloj lloj rracash edhe ju flas te gjithve e pikeeee,,,jeta jone eshte ndryshe nga ajo qe kan bere ato ne mes popullit thashathem, mu sme interresojne fare fare fare thashathemet,,,,,, sa per jeten time ne shqiperi me vertet sdi ca te them sepse moshen adolishente e kalova ne usa ,, nje gja para se me shku ne shqiperi me jep mama leksjone si me u sjell sepse do me gjykojne njerzit keq me ate mantalitetin e tyre te cpifur, por mu sme plas hic jam kjo qe jam pune e madhe nese me flet ndonje djale i them flm pse ta shaj qyqja... me i than nje femres ne shqiperi je e bukur te shan me tan robt e shpis.. jam cudite per zoten...
Re: Eh per se mbari dhe se prapthi!
[QUOTE]Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Me duhet te mendohem gjate qe ti bie shkurt!
ha ha ha.eshte shume e vertete.
une nuk kam ndryshuar shume per fat te mire jam i njejti person nga mentaliteti edhe jam me te vertet i lumtur qe jam shqiptar edukaten nuk ma ka dhene perendimi po familja per nje gje e vleresoj perendimin vetem per shkollim
Pa diskutim Flori_Dr
Shkolla ketu esht very easyyyyyyy and u get smart really fast lol, i'm one of them
ahahhaahha syri me behet qejfi qe je bo kaq shume smart ne shkolle po duhet ajo dreq diplome qe te kesh nje pune te mire
Emigracioni...
Emigracioni me ka ndryshuar shume pasi une kam jetuar jashte qe i vogel dhe jam mesuar vetem me tarditat e tyre, dhe kur jam kthyer ne shqiperi ne nje moshe te madhe (19) e kam kuptuar qe ketu jemi shume mbrapa, them se emigracioni me ka ndihmuar shume dhe mentaliteti im eshte ndryshe nga moshataret e mi ketu, them se jemi akoma mbrapa, si ne shoqeri dhe ne mentalitet...emigracioni na ka bere mire per nder.....ciao
mendoj se jeta ne dhe te huaj ta ndryshon sadopak mentaliteti.nese dikush ka shume vite kjo ndikon per mire per ato qe dine ta ndajne te miren nga e keqja.
me respekt
xhanxhan
ju kam xhan te gjitheve
besoj se te gjithe ndryshojne se ketej eshte ndryshe ne shqiperi cdonjeri eshte i pavarur ne ate qe ben ndersa ne shqiperi sa del nga shtepia duhet ti marri leje komshise pastaj eshte i lire
Mesohesh te njohesh veteveten cdo dite ne perballje me realitetin dhe jo me endrra si e jetonim ne Shqiperi dhe te behesh ne jete ai qe je dhe jo fallco.
E larguar nga vendi tim provova emigracionin ne nje moshe shume te re. Atje e perplasur me rethana te ndryshme me provokuan dhe me kaliten personalitetin tim.
Me vone perseri ne emigracion por kete radhe e larguar dhe nga familja ashtu e pavaruar mesova cdo te thote liri dhe pavarsi mesova cdo te thote pergjegjesi, mesova te jem e zonja e vetes dhe te mos merem pas thashethemve apo rymes negative.
Mesova nje kulture te re qe te jep mundesi, qetesi...me mesoj te kem respekt per tjeterin dhe jo cmire
Mund te ri te shkruaj ketu me ore por me 2 fjale.
Me ndryshoj te jem e etur per njohuri ....Ah emigracioni me ndryshoj te ritem me shpejt.....
i think so
Ne rradhe te pare te dua dhe te respektoj kulturat dhe traditat e te gjitha vendeve dhe popujve dhe te mos harroj kurre as une dhe as femijet e mij ate kulture dhe tradite, ne te cilen perkisnim dhe akoma perkasim.
Ti pershtatem dhe te respektoj pak a shume kulturen dhe traditen e vendit, ne te cilin jetoj.
Te behem agresive, persa i perket problemit te punesise, duke reklamuar veten dhe cilesite profesionale dhe sociale (keto te fundit kane shume rendesi, per te patur sukses ne gjetjen e nje pune te re dhe natyrisht edhe ne mbajtjen e pozicionit te punes)
Te jem e pavarur dhe e cliruar nga dara e forte e thashethemeve dhe shpifjeve, duke i vene vizen e kuqe, pa me sjellur asnje lloj shqetesimi moral ose shpirteror.
Te mendoj se ne jete ne plan te pare eshte familja jote dhe as shoket, as kusherinjte, as komshijte. Jeta eshte e jotja dhe te perket vetem ty dhe askujt tjeter.
Mesova se si duhet te perdorim tonin gjate nje kritike te sinqerte dhe ne qofte se nuk ka veshe dhe mendje te degjojne, duhet te pushosh dhe te mos lodhesh me duke folur.
Mesova se dhenja e keshillave tek te tjeret, qe jane persona te huaj per ty, tregon nivel te ulet dhe mosrespektim ndaj vehtes tende.
Mesova se sporti dhe noti eshte shume i nevojshem per shendetin, ne cdo lloj moshe dhe stadi te jetes.
Mesova se liria e mendimit, vjen kur respekton mendimin e tjetrit.
Mesova si mos te nderpres tjetrin kur eshte duke folur dhe ai qe bertet nuk eshte kurre fituesi ne nje bisede.
Mesova te bej pushime si njeri.
Mesova ate qe me ne fund quhet "life style" dhe jo para=money.
Mesova te them me fal tek femijet e mij.
Mesova si te pij dhe si te haj ne menyre te kulturuar, se na dukej sikur dinim, por e verteta ishte se nuk dinim me te vertete etiketen ne tryeze, qe eshte nje nga tiparet kryesore per tu prezantuar ne nje shoqeri perendimore.
Mesova te respektoj gjitoniane ku jetoj, duke u kujdesur per mirembajtjen e shtepise jo vetem brenda, por edhe jashte.
Mesova si te financoj te ardhurat.
Mesova se kujdesi per dhembet eshte me kryesorja ne shendetin e trupit dhe me e shtrenjta, por eshte edhe ky nje investim i mire persa i perket shendetit trupor.
Deri sa ti mesoja te gjitha keto dhe ti pershtatesha kesaj jete te re te emigrimit, nuk e fsheh se vuajta shume, por edhe kjo ishte kalimtare dhe mbeti ne harresen e larget.
Paskemi qene me i klase ne Footballo.
Citim:
Po citoj ato që tha juve
Paskemi qene me i klase ne Footballo.
pershendetje
Emigrancioni?
Them se me ka ndryshuar shume. I jam shume mirenjohese familjes per edikaten sepse me te mire nuk gjeta ketu ku jam, por mora kaq shume gjera sa nuk mund ti numeroj dot.
MBi te gjitha mesova te jem e pergjegjshme, e pavarur, larg mentalitetit budalla te qyteteve tona.
Mendova te mos resht kurr se mesuari e studiuari. Kam pare racizem dhe ne fillim me vriste kur i degjoja, por tani me ka bere me te forte dhe u buzeqesh pa u thene asnje fjale mjeraneve, qe nuk kuptojne se cfare eshte bota.
Mesova se kjo bote nuk ka kufij.
Mesova pra te luftoj ne menyre dipllomatike, te mos heq dore asnjehere nga lumturia.
Mesova ti ve rendesi vetem gjykimit te njezve qe dua. Mesova ti them 'te dua' me ze te larte, njeriut te zemres ne mes qindra njerezve te tjere, dhe mos e ve re asnje prej tyre.
Mesova shume gjera nga jeta jashte shqiperise, nganjehere mendoj se do ti bente mire cdo shqiptare te jetonte ca kohe ne emigracion.
Best sere
www.hermesnews.org
Emigracioni
disa gjera m'i ka hequr dhe disa te tjera mi ka shtuar, njeriu ka fatin e mire ti pershtatet cdo lloje kushti e ambjenti...
=Nuk e di nese pata ndonjehere mentalitet te gabuar.
Gjithmone kam qene e lidhur pas mendimit dhe jetes se lire.
Kam qene gjithmone pjese e pandare e lirise se fjales.=
te gjitheve
Mendoj se te gjitheve na ka nderruar mentalitetin, emigracioni. Nje pjese e jona ka ndryshuar per mire a per keq, jemi rritur ndoshta, ndoshta jemi bere me te mire, kemi jetuar me shume.
Do ndryshonim dhe po te ishim ne Shqiperi, por ja qe jemi jashte saj, keshtu qe duam s'duam ia leme 'fajin' emigracionit.
Best
Serenidita
Nuk besoj se emigracioni me ka ndryshuar mentalitetin .Mund te me kete krijuar disa mundesira qe po te isha ne Shqiperi nuk do t'i realizoja dot per arsye te ndryshme.Nuk ta ndryshon vetem vendi ku jeton mentalitetin,por ndikojne dhe faktore te tjere si kultura qe ka nje njeri,mosha apo ngjarje a situata te ndryshme qe ndesh ne jete . Me shume injorancen, fanatizmin e kam ndeshur te shqiptaret qe jetojne ketu ne USA se ne Shqiperi.Injorantin coje ku te duash i njejte do te ngelet. E vetmja gje qe do ndryshoje tek ai apo ajo eshte fakti qe do ti hyje vetja ne qej,pasi i duket se coc ka arritur.Ndikon shume dhe mosha ne rritemi ,mesojme gjera te reja,arrijme te gjykojme me thelle ,pervoja jetesore ,disfatat, sukseset,gabimet qe bejme ne jete na bejne me te pjekur ose me te keqinj.
Emigracioni mund te me kete ndryshuar mentalitetin deri ne nje fare pike;
Sigurisht te kisha jetuar adoleshencen ne Shqiperi do te kishte qene ndryshe,ndoshta me mire
...por nuk do te kisha arritur ti shikoja gjerat me sy me liberal dhe tolerant si arrrij sot...
Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Me shume injorancen, fanatizmin e kam ndeshur te shqiptaret qe jetojne ketu ne USA se ne Shqiperi.Injorantin coje ku te duash i njejte do te ngelet.
kam ndryshuar normal,pasi kam qene dhe e vogel kur kam emigruar dhe normale kur e shef jeten me mire,mer vendime te ndryshme nga ato qe mbase nuk mund ti kisha mare ne shqiperi,,,,,gjithmone gjera pozitive,por prap Proud to be Shqiptare
Citim:
Po citoj ato që tha ^AngeL^
kam ndryshuar normal,pasi kam qene dhe e vogel kur kam emigruar dhe normale kur e shef jeten me mire,mer vendime te ndryshme nga ato qe mbase nuk mund ti kisha mare ne shqiperi,,,,,gjithmone gjera pozitive,por prap Proud to be Shqiptare
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
hajde njana hajde
si hajduti futet ne forum
Citim:
Po citoj ato që tha ^AngeL^
ahahahahahaha..........loooooooooooooooool ca me bo,,une sa erdha filluan duke me be presion ne disa tema............pastaj ai avatari jot......oh my god..............unresistable,,,nese e thash mire
si tkom naqe a je mire kisssssssssssssssss se mpask pa mar malli.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
hahahahah kam qesh me lot ke nje koment i joti teknje e tema e sexit
po nga ke humb moj se je pa per mall
une mram u futa ne chat mbas nja 6 muajve
thash se me kishin harru por jo
hahaha kissssssssss shume
Kam arritur te mendoj se jeta nuk eshte vetem bardh e zi por disa here edhe gri.
S'di si do isha t'jetoja ne Shqiperi.
po s'besoj se do ndryshonte gje, se dhe ktu kam jetuar ne ambient familjar.
mentaliteti i ripit sndryshon kurr kudo ta cosh besoj Ã_sidomos shqiptaret meshkujt shititjua boten rotull nje tru se nje tru kan kurr su iken
jo me larg s esot nje bised me nje shoqe pun shqiptarehs
me tregonte per nje mahskull qe ishte matru me nje femer ky mysliman ajo katolike ishim martu me dashuri madje ky kishte len te fejuaren gruan e tij per te vetem te jet me ket
kishin ikun nga shqiperia ne koh q eky ishte martu me tjeetr vetem per te qen me ket
me dashuri me gjiteh dehsiren e tyre kishin pranu njeri tjetrin e tregonte kjo q eja ben jeten vorr nga mosbesimet e xhelozit qe ndejn ndaj saj
imagjino tru shqiptari nuk ndryshon kurr
per vete sa per teems sdi cfare te them
Isha ne plazh sot dhe ndesha shume familje shqiptaresh. Nje gje e them me siguri qe me pordhac, turivarur, se ne nuk ka! Sa marrim vesh qe kemi shqiptare rreth e rrotull ne vend qe te buzeqeshim i shtojme me shume pordhet dhe indiferentizmin.
Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Isha ne plazh sot dhe ndesha shume familje shqiptaresh. Nje gje e them me siguri qe me pordhac, turivarur, se ne nuk ka! Sa marrim vesh qe kemi shqiptare rreth e rrotull ne vend qe te buzeqeshim i shtojme me shume pordhet dhe indiferentizmin.![]()
I think immigration has definitely changed my mentality. I used to be more closed-minded and only really considered my own culture and way of life to be the correct way. After emigrating, I have been exposed to so many different cultures and ways of life that I have come to realize that there is no one right way to do things. I have also become more open-minded and tolerant of others, even if they do things differently than me. I think this has made me a better person overall.
There are definitely some aspects of my "change" that I view as negative. For example, I have become more materialistic and focused on worldly possessions. I also worry more about money and my future than I used to. However, I think the positive changes outweigh the negative ones, and I am happy with the person I have become as a result of emigrating.GBWhatsapp
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.