Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 458 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Cila fjale e urte do te perfaqesonte ne keto momente? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11031)


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Shkurt 2006 - 19:01:

Wink Cila fjale e urte do te perfaqesonte ne keto momente?

Ju mirepres!!!
"Më mirë i varfër e me nder, se sa i pasur e me turp."


Postuar nga cupka datë 23 Shkurt 2006 - 19:07:

ne keto momente asnje ne vecanti!
Megjithate, mbeses time te vogel gjithmone i them
"mua, fjalen degjoma po p*rdhet mo mi degjo"


Postuar nga skunkanansie datë 23 Shkurt 2006 - 19:12:

Pershendetje Enigme urime per temen!


->Mos e shiko veten ne pasqyre,kerko veten tende midis te tjereve dhe njihe.


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Shkurt 2006 - 19:13:

AAHAHHA

shejtanke mbesken nga mua dhe thuaji kete :p

"Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete"


Postuar nga Klodel datë 23 Shkurt 2006 - 19:21:

Enigma tema interesante si gjithmone. Mund te shpikim vete ndonje fjale te urte?
sot kam dy qe me perfaqesojne,

Guri do pelcasi por une jo
dhe where is will there is a way- ku ka vullnet ka dhe rrugedalje
perqafime per ty dhe per shejtanken


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Shkurt 2006 - 19:24:

Wink

Ana perqafime dhe nga mua
Pse te mos shpikim pikerisht une dua qe te gjithe ne te kujtojme fjelet e popullit dhe te mesojme te reja

Ja dhe nje tjeter nga mua:

"Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone."


Postuar nga cupka datë 23 Shkurt 2006 - 19:56:

thesare te tjera qe i jap mbeses ne lidhje me djemte zuzare:

te gjithe derrat nje fecke kane.
deti eshte i kripur kudo
nuk ngopet ariu me miza
s'mbushet pusi me gjilpera
te tradhetoi njehere, te tradheton perhere
dhe ja mbyll me: pac fatin e kurves e kurv mos qofsh
(eshte 17 vjecare keshtu qe mund ti them dhe fjale turpi)
mbese, Prija me limon dhe mos harro Kufirin ke thana! lool

enigmes dhe shefes, lots of hugs


o cu kenaqa me kete temen! Do vij prape.


Postuar nga Demokrate4ever datë 23 Shkurt 2006 - 21:37:

Një shpirt i madh zbukuron edhe fytyrën më të shëmtuar. Një shpirt i vogël shemton edhe fytyrën më të bukur!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 23 Shkurt 2006 - 21:56:

jO CDO KOKE E THINJUR ESHTE E MENCUR.


Postuar nga skunkanansie datë 24 Shkurt 2006 - 23:25:

Me mire i urryer nga e tere bota se sa nje lolo per te tjeret.


Postuar nga ~Enigme~ datë 24 Shkurt 2006 - 23:28:

Mat shtate here, e pri njehre.


Postuar nga Cindi datë 24 Shkurt 2006 - 23:44:

QENI QE LEH NUK TE KAFSHON


Postuar nga ~Enigme~ datë 25 Shkurt 2006 - 00:09:

Wink

Citim:
Po citoj ato që tha football
QENI QE LEH NUK TE KAFSHON


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~



MOS ME MBYLL SYRIN THUAJ NJE TJETER


Postuar nga Demokrate4ever datë 25 Shkurt 2006 - 00:15:

qenit qe leh ruaju fort..


Postuar nga ~Enigme~ datë 25 Shkurt 2006 - 00:18:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha football

MOS ME MBYLL SYRIN THUAJ NJE TJETER


Te jesh i beses por mos beso kurre.


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 00:24:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~

Te jesh i beses por mos beso kurre.



HMMM

SKA TYM PA ZJARR

Ti enigme pse se hap kutine e mp?


Postuar nga Demokrate4ever datë 25 Shkurt 2006 - 00:25:

Farefisin e cakton fati ,ndersa miqte i zgjedhim vete.


Postuar nga skunkanansie datë 25 Shkurt 2006 - 00:26:

Fjalet jane natyrisht droga me e fort me te cilen sherbehet gjinia njerezore.


Postuar nga cupka datë 25 Shkurt 2006 - 00:30:

Citim:
Po citoj ato që tha football

SKA TYM PA ZJARR



Ku ka ze, s'eshte pa gje!


Postuar nga cupka datë 25 Shkurt 2006 - 00:34:

qepari nga kohe me diell qe ishte u kthye ne shi dhe i them shoqes time "me duket se po martohen jevgjit"
Na zuri histerizmi ne mes te rruges, kishim kohe pa i perdorur keto batuta e vegjelise!!!


Postuar nga iliriusa datë 25 Shkurt 2006 - 00:41:

Durimi eshte nje peme me rrenje te hidhura por me fruta shume te embla.


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 00:47:

MIRESERDHE BUKE KRIPE E ZEMER TE BARDHE


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 00:54:

sot nuk e di sikur te kishte dhimbja fjale do tundte edhe malet? ndoshta/ ka ndonje fjale te urte per dhimbjet?


Postuar nga iliriusa datë 25 Shkurt 2006 - 00:57:

Une di nje shprehje ne anglisht qe eshte nje nga te preferuarat e mija te cilen asnjehere nuk arrij dot ta perkthej si duhet ne shqip. Megjithese s'hyne tek fjalet e urta.

"Pain is weakness leaving the body! "

Shpresoj te te pelqej!


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 01:00:

nuk e le asnjehere trupin, behet pjese e pandashme e shpirtit.
ndoshta

Guri plasi dhe zemra e nenes nuk plasi?


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
sot nuk e di sikur te kishte dhimbja fjale do tundte edhe malet? ndoshta/ ka ndonje fjale te urte per dhimbjet?


PSE?

KU DHEMB DHEMBI VETE GJUHA


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 01:03:

NJe jete e re fiket papritur, nje djale i vetem ne lulen e moshes, nje nene qan, motra thote pse s'vdiqa une por vdiq im vella? ka ndonje shprehje per keto?


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
NJe jete e re fiket papritur, nje djale i vetem ne lulen e moshes, nje nene qan, motra thote pse s'vdiqa une por vdiq im vella? ka ndonje shprehje per keto?


I AM SO SORRY

PER MOMENTIN NUK KAM VETEM NGUSHELLIME DHE KUJTIMI I TIJ QOFTE I PERJETSHEM


Postuar nga unforgiven datë 25 Shkurt 2006 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
NJe jete e re fiket papritur, nje djale i vetem ne lulen e moshes, nje nene qan, motra thote pse s'vdiqa une por vdiq im vella? ka ndonje shprehje per keto?


O Ana kujt i takojne keto fjale...
C'fare eshte tere kjo dhimbje??Oh , my God, te vetmen fjale qe s'dua ta degjoj kurre, s'dua qe askujt shpirti dhe zemra t'ja ndjeje kete dhimbje..

ngushellime per kedo qofte, i njohuri apo i panjohuri im..


Postuar nga skunkanansie datë 25 Shkurt 2006 - 01:21:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
NJe jete e re fiket papritur, nje djale i vetem ne lulen e moshes, nje nene qan, motra thote pse s'vdiqa une por vdiq im vella? ka ndonje shprehje per keto?



Per nje cast mund te vije nje vjeshte me shi
Nje pranvere me lule mund te vije.
Per nje cast mund t'i harrojm emrat
Harrojme veteveten per nje cast.
Per nje cast dicka fillon te vdes ne ne
Dicka fillon te lind ne ne.
Per nje cast nuk mund te shkoj diku
Per nje cast nuk mund te vij dikush .
Sepse.......
Ah,per nje cast harrojm njeri tjetrin.
Per nje cast harrojm kete bote.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 25 Shkurt 2006 - 01:35:

neqoftese degjohet kembana...d.mth se kisha eshte afer.


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 02:17:

I takojne nje shokut tim. Pak me pare mesova qe kishte humbur jeten, dy shoke te tjere jane ne koma, dhe e motra e tij shpetoi por ka 6 motra dhe ishte djale i vetem i familjes. Flm per ngushellimet.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 25 Shkurt 2006 - 02:19:

Arrow

te rroni vete....


Postuar nga unforgiven datë 25 Shkurt 2006 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
I takojne nje shokut tim. Pak me pare mesova qe kishte humbur jeten, dy shoke te tjere jane ne koma, dhe e motra e tij shpetoi por ka 6 motra dhe ishte djale i vetem i familjes. Flm per ngushellimet.


kosovare jane o Ana?
(me fal ne se po e teproj me pyetje)


Postuar nga Cindi datë 25 Shkurt 2006 - 02:31:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
I takojne nje shokut tim. Pak me pare mesova qe kishte humbur jeten, dy shoke te tjere jane ne koma, dhe e motra e tij shpetoi por ka 6 motra dhe ishte djale i vetem i familjes. Flm per ngushellimet.


Ndonje aksident me makine patjeter?
Ngushellime.


Postuar nga Iyua datë 25 Shkurt 2006 - 02:47:

Enigme Ku mi gjen kto tema sa te mirka i ben Interesante.
"Fjala eshte me e rende se Plumbi" -


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 02:50:

jo nuk jane kosovare. jane nga shkodra. flm per ngushellimet. fundjave te qete ju uroj/ football s'te dergoj dot mp thot e ke plot.


Postuar nga roke datë 25 Shkurt 2006 - 11:34:

hmmmmm,mua per keto momente me perfaqeson kjo fjale e urte:
varja dhe kesaj dite


Postuar nga i/e paregjistruar datë 25 Shkurt 2006 - 21:20:

momentalisht mua me perfaqeson shprehja "kur te vijne, hapi deren"


Postuar nga Zhylien Sorel datë 25 Shkurt 2006 - 21:43:

Talking

Kujto shkopin bej gati qenin.....


Postuar nga skunkanansie datë 25 Shkurt 2006 - 22:02:

Ata njerez qe kane pare dhe pak shkronja ne koke - nuk dine te gjejne zgjidhje dhe shohin vetem fusha te shumta boshe.Ata e nisin vallen dhe i therrasin shkronjat,ne vend qe te blejne zanore.


Postuar nga myzeqari datë 25 Shkurt 2006 - 22:03:

Uji fle , ''armiku'' s'fle


Postuar nga Demokrate4ever datë 25 Shkurt 2006 - 22:06:

Fjala eshte si bleta ka dhe helmin dhe mjaltin!


Postuar nga Klodel datë 25 Shkurt 2006 - 22:12:

njeriu eshte me i forte se guri


Postuar nga ~Enigme~ datë 26 Shkurt 2006 - 00:10:

E shara eshte arma e te dobetit.


Postuar nga skunkanansie datë 02 Mars 2006 - 05:30:

Puna eshte baze e cdo kulture.


Postuar nga ~Enigme~ datë 05 Mars 2006 - 01:18:

Me mire heret se sa vone, por me mire vone se sa asnjehere.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 05 Mars 2006 - 05:29:

kur te vijne, hapi deren.


Postuar nga Emy datë 05 Mars 2006 - 20:40:

te renca mos u vrafsha!!!!


  Gjithsej 10 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 458 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.